Monday, 6 July 2009

Londër (UK) dhe Stamford (SHBA) rizgjohet tradita shqiptare e bahçevanëve



Fatmir Terziu

Tradita e lashtë e bahçevanëve shqiptarë mbetet traditë e bukur edhe në ditët e sotme. Shqiptarët duket se e kanë rikthyer këtë traditë të bukur në ditët tona me një risi të re të përqafuar edhe nga emigrimi në kushtet e tij. Këtë traditë të bukur e kanë ‘shpërngulur me vete’ shqiptarët, thonë aktivistët e shoqatës “Dituria” në Londër, që vetëm pak kohë më parë u përkushtuan në hapësirën e blertë, duke prodhuar mjaft bimë bujqësore në kopshtet e marra me qira në Londër. Kështu kopshtet e punuara nga shqiptarët, lulet dhe lulishtet në afërsi të banesave të tyre flasin për këtë ‘ringjallje’ të traditës në kohë e vend tjetër. Ndërsa shoqata “Dituria” shquhet në këtë drejtim, një emër tjetër nga 36 Leonard Street në Stamford të Amerikës vjen në rendin e ditës duke mbushur mediat. Është familja e Keda dhe DIN Dervishit. Është kjo familje që me 11 vitet e saj në emigrim në SHBA ka fiksuar të bëjë gjelbërimin pjesë të jetës dhe integrimit. Ata kanë ndërtuar një kopsht pikërisht aty kua ata banojnë me familjen e tyre dhe dy binjakët e shëndetshëm, Yona dhe Terence. Kur ata mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata u vendosën në Bronx, të Neë Yorkut. Dhe pikërisht ata filluan pa humbur kohë të integrohen, të luftojnë me jetën si amerikanët, pore dhe të ushqehen njësoj si vendasit. Pas një viti, Keda, 44 vjeçare, vuri mbipeshë dhe u prek nga problemet digjestive të shëndetit. Ajo ishte e lodhur gjatë gjithë kohës. Kështu është shpehur dhe kështu të paktën i tha mediave ajo.
Pra pesë vjetësh ata vendosën të shpërngulen në Stamford dhe pikërisht në Whole Foods në Grinviç filluan të bënin pazaret. Keda filloi të ndjehej më mirë dhe gradualisht filloi të binte në peshë. Din, 51 vjeçar, një ish-kapiten i ushtrisë shqiptare që punon për mirëmbajtjen e qytetit të Grinviçit, vendosi që sa më shpejt të ndërtonte një mënyrë për ushqime organike. Dhe menjëherë biseduan me një pronar që të punonin kopshtin. Filluan gërmimet në një vend të vogël. Dhe tani ai vend i vogël duket një oaz i blertë me qepë të njoma, domate, speca, lulelakrra, patëllxhanë, kunguj, misra dhe mjaft lloje të tjera zarzavatesh.
"Unë e di se sa e rëndësishme është për të ngrënë ushqim organik," i tha Keda medias lokale amerikane, pasi ajo shpjegoi se u rrit në Berat, Shqipëri, me një kopsht të tillë të ngjashëm me perime. Në jetën e saj tani perimet e freskëta janë një magji për shëndetin. Ajo bashkë me familjen e saj punojnë gati dhjetë orë në ditë, por janë të shëndetshëm dhe të lumtur që s’kanë më pesticide në trupin e tyre.
“Ata gjithashtu kanë tetë pula dhe 25 zogj pulash. Katër pulat e quajtur nga Yona - Trippie, Annie, Obie dhe Butterscotch kanë tashmë një përkujdesje të vazhdueshme nga familjarët pasi i furnizojnë mjaftueshëm me vezë të freskëta.”,- shkruan gazeta lokale e zonës së tyre.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: