Monday, 6 July 2009

Saimir Pirgu në krah të Natalie Dessay




Fatmir Terziu



Tenori shqiptar, Saimir Pirgu vazhdon të mbetet një qendër e vëmendjes ndërkombëtare të dashamirësve të muzikës. Para dy ditësh ai u shfaq në krah të francezes së famshme, sopranos, Natalie Dessay nën dirigjimin e mjeshtrit Frédéric Chaslin. Ishte Santa Fe Opera, që pas lëshimit të dritave në mënyrë të zbehtë dhe pas himnit Kombëtar të ritmonte duartrokitjet në sallën plot. Një orkestër me një kordë tërheëse mjaftonte të shpallte dashurinë nën valën e rrufeshme të zërave magjikë.
“Tenori Saimir Pirgu pushtoi sallën me emocione.” Kështu shkruajnë dhjetëra media. Në krah të Dessay ai dukej akoma më i madh, më vyrtuoz. Një skenë magjikë. Një lojë komplekse. Një larmi e frytshme nën zëra magjikë e tepër frymëzues. Një emër që sillte magjinë në skenë me zërin dhe lëvizjet e tij plot pathos.
Ajo e veshur në portokalli solli Violetën, ndërsa Pirgu riprodhoi mjështërisht, Alfredon. La Traviata e Verdit ishte një prurje në një risi të re.
Dessay ka pritur disa vjet për të kënduar Violetën, dhe kjo është një fat për rrugën e saj. Ndërsa Pirgu ka një simbolikë më të gjallë dhe më shumë arsye për të qenë akoma më me fat në krah të saj. Çdo lëvizje kishte kuptim. Dhe të kënduarit të mbërthenin në valët e tyre.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: