Wednesday, 27 July 2011

Gastarja




                             
                   Tregim



Nga Përparim    Hysi




                      Kur qemë bujq privatë,ne,në shtëpinë tonë,kishim tri lopë:Shegën,Vitoren dhe Gastaren.Sado që qumësht më shumë kishin Shega dhe Vitorja,unë më shumë doja Gastaren.Kjo vërtet që qumësht kishte më pak,po qe shumë luftarake.Aq sa në gjithë fshatin nuk kish një lopë që të matej me të.Kjo më gëzonte mua,se dhe unë qeshë pak a shumë"luftarak" si kjo,Gastarja.
Nuk është se kishte trup më të madh se të tjerat.Aso kohe,në Myzeqe,ku jetonim , lopët,pothuaj,ishin të një rrazhge.Njerëzit i cilësonin si lopë vëndi,për t'i dalluar nga ato"Xherset" që e kishin prejardhjen,diku,nga Evropa.Më vonë kur erdhën ato"laramënet" holandeze,mirë që nuk qe  Gastarja,se ato të trëmbnin,sa i shihje.Sikur nuk qenë lopë,po "tromobila" të mëdhenj,siç i quante,pa të qeshur plaka Qeriba.
Gastarja qe një"lopëvëndi",pak e bardhë dhe pak e murrme.Në ngjyrën e asja gunës së dhirtë që mbajnë çobanët.Trupvogël,po e sertë dhe xanxare sa nuk ia gjeje shoqen.Për zarare,nuk mbahjej.Duhet ta mbaje në vëzhgim,se nuk kishte gardh që nuk kapërcente.Megjithatë,xhaxhai im,ia gjeti ilaçin.Tek i merrja nga kasollja,për t'i çuar në kullotë,Gastaren e lidhte me një litar të shkurtër tek brirët,dhe,mandjej,tek njëra këmbë.Pra,me mëgojëz.Sa për të kullotur.Mirëpo unë që e doja,si trime,sa u shpëtoja syve të xhaxhait,e ndaloja dhe ia hiqja këto pranga prej skllavi.Se si mund të luftonte atje tek "Mushaja" (kullotë e lirë për të gjithë fshatin)  ,me loptë e tjera të fshatit?Gastarja qe krenaria ime dhe,në ndodhte që ndonjë lopë ta "vriste" atë,mua do më dukej se kaq e kishte bota.Bota shkoi e u vidhis.Ia hiqja pra"prangat" dhe atje,tek "Mushaja" pesë para vinte sehiri.Se nuk kishte kënaqësi më të madhe,kur shihja Gastaren që mihte dhenë me këmbë si të qe ka,sikur me gjuhën e lopëve,paralajmëronte:-Mos  m'u afroni,se mu këtu tek ky dheu që mih,do t'u fus brënda.Lopët duket nuk e kuptonin dot gjuhën dhe provonin forcën.Këtu qejfi i të tërëve ishte në kulm.Fillonte dyluftimi dhe tek shihja Gastaren që ngulte mirë thundrat e këmbëve dhe tendosej deri në "vetmohim",unë nuk  e mbaja entusiazmin duke bërtitur:-Jepi Gastare! Dhe,kur shihja,se lopa tjetër,tërhiqej e mundur,s'kisha si mos ndërhyja,se mos brirët e saj të mprehtë,si teh brisku, mund të shponin atë tjetrën.Se kish një huq:pasi e mundte,donte,patjetër,që t'i ngulte qoft dhe një bri kundërshtarit.

                                                                 *     *     *    
Po si mund të mos e doja Gastaren? Një ditë tek ajo u afrua një ka.Gastarja,mysafirët,nuk i priste mirë.Filloi dhe para këtij kaut të mihte dhe.Bobo!- mendova.Tek do ma vras ky,kau,Gastaren?!
Ajo mihte dhe , dhe kau po tutje.Siç thotë dhe ajo kënga:-Ja sheshi,ja mejdani!Hidhu,o ka,kapedani! Gastarja as që pyeti në ish ka apo lopë ajo që nuk e përfillte dhe iu lëshua.Dyluftim i egër,që zgjati,më shumë se zakonisht,po Gastarja jo vetëm e mundi këtë kaun,por e goditi me bri në sy.Kau,pothuaj,u qërua nga ai sy,po i zoti i kaut,nuk u ankua.Në fshat qe turp që të thoshe:-Lopa jote më vrau kaun.Im Atë,- ndjesë pastë,- thoshte:-Kaun që vret lopa,në fshat e therin.Dhe sikur i kishte thënë të gjitha.Kjo thënie,mandej,thuhej dhe për ata burrat që kishin "frikë" nga gratë.Të vjetrit,i binin pragut të dëgjonte dera.Po pse të largohemi nga Gastarja?Ajo qe "kanakarja" e lopëve të mia,por të tjerët,në shtëpi,nuk e shihnin me atë sy.Kur pillte,mezalla s'e linte njeri që t'i prekte viçin se,sado e lidhur,lëshonte ato"mu-të" kërcënonjëse,sa po të lëshohej,bënte kiametin.Për mua,bënte lëshim.As ulërinte dhe,tek ia prekja,atë viçin e vogël,por të bëshëm me dorë,dukej sikur më thoshte:-Edhe ne,lopët,e kuptojmë kush na do dhe kush jo.Kështu që duhet të rrija unë tek koka,që ta milte ime ëmë.Në se mungoja unë,do të qe mrekulli,që të mos ia derdhte të gjithë kusinë.
Në nuk kishte atë "mëgojëzën" që i vinte,xhaxhai,ajo çante arave dhe drejt e atje ku bëhej dëmi:në grurë,pranverës,në misër apo kudo ku kishte kullotë.Lopët, (po dhe qetë)  , e tjera mund t'i ktheje nga rruga,në ishin nisur për "zarare",po Gastarja as  që të njihte për zot.Do bënte të sajën,aq trazovaçe qe.Por,sidoqoftë, ne qemë mësuar me Gastaren dhe bënim kujdes,se pak,po të shpëtonte nga sytë,do bënte ndonjë dëm.

                                                                *    *   *   

Një ditë,tek po i nxirrja për kullotë,babai im pa një"gjest" të Gastares,që kjo nuk e kish bërë ndonjëherë.Gastarja, mu para syve tonë,i hipi lopës tjetër,Vitores.-Hë,- tha im atë,- duket kërkon dem.
Kur t'i sjellësh,pastaj në vapë,do ta çoj për dem.Dhe kështu bëri.Mirëpo kur u kthye, nga ajo shtëpia ku qe demi (se jo të gjithë kishim dema në fshat),babai sikur nuk qe mirë nga "çehreja".Unë qeshë i vogël dhe nuk mund ta dija kollaj seç bluante im atë.Veç dëgjova që i tha xhaxhait:-Në dimër,Gastaren,do ta therim.Do ta bëjmë pastërma.Më tha dhe veterineri:-Nuk mban më dem.Në u hipën lopëve,- shtoi im atë,- është shënjë e keqe.Do na i kthej dhe ato shterpa siç katandisi vet.Do shuhet fara.Unë fillova me të qarë dhe,me që qe korrik,deri në dimër,- thashë,- do ndryshojë mëndim babai.Por nuk qe kështu.Vërtet dem nuk mbajti "Gastarja",po atë "lojën" me Vitoren apo lopë të tjera,e vazhdonte.-Është trullosur,- thoshte plaka Qeriba. Po dimri qe larg dhe unë sikur po e harroja të keqen që i  kërcënohej "Gastares".
Kur erdhi nëntori,qe praggdimri dhe babai,bëri një përjashtim.Për hatrin tim,nxori dhe e shiti "Gastaren".E,- më tha mua,- do vish ta ngasësh deri në pazar.-Jo,- i thashë,se po të vij,do t'i lëshohem atij që ta blejë me sa fuqi kam,që t'ia rrëmbej nga dora.Babai qeshi dhe tha:-Si Gastarja je dhe vet.Dygurë bashkë nuk lë ti,dëm nuk ka lënë  pa bërë Gastarja. E shiti dhe mua më kish blerë një  kallam të madh sheqeri.-Ke të fala nga Gastarja,- më tha.Unë,sado që e lakmoja këtë kallamsheqeri,nuk e zgjata dorën për ta marrë,megjithëse me sy ruaja se mos ma merrte vëllai apo motra.
Sa iku babai,e rrëmbeva dhe,tek sa e lëpija me nge, më dukej sikur Gastarja,më thoshte:-Si nuk më shpëtove?Sa të ligj jini ju,njerëzit,gabimte tona nuk i falni,tuajat nuk i shihni.Dhe,po i patë,bëni një sy qorr e një vesh shurdh. Po vërtet,ç'faj kishte Gastarja?!!!


                                                     27  korrik     2011
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: