(poezi)
Nga Përparim Hysi
Është korrik dhe kam dalë që të gjuaj thëllëzë a lepur
Por ja tek shoh përballë:shoh një vajzë të shkathtë si ketër.
Ula çiften që nga krahu,se mos trëmbet "ketërushja?!"
Po s'e zgjati,çapin ngau,në anë tjetër,"vogëlushja"
-Dal,- i them,- moj ketërushe;dale të këmbejmë dy fjalë
Ngriti kokën,mbuluar skuqja,e qëndroi me mua përballë.
-Siç e sheh,për gjah kam dalë,për thëllëzë apo për lepur
Mos e di,zotrote,vallë ndonjë strofkë ku rrinë fshehur?!
Dhe "ketrushja" krejt e skuqur,zuri vëndin ma tregojë
Se thëllëza edhe lepuj kish parë vetëm tek përroi
Se ish vapë e kishin etje,tek përroi venë e pinë
Veç atje,more zotëri,çiftja jote shkrep,beqim?!
Pastaj ajo ngau përpara,unë nga pas,sigurisht
Po,kur sosëm tek përroi,gjah nuk kishte çuditërisht!!!
-Ua,- bëri e habitur,- s'paska as thëllëzë as lepuj?!!!
Siç e sheh,more zotëri,çiftja jote mbeti shkrehur.!!!
-Jo,- i thashë,moj ketërushe,çiftja ime nuk rri shkrehur
Do të "vras" ty,bukurushe,mëndjen top e kam mbledhur.
Dhe e zbraza"çiften" time,mbi ketrushen tek burimi
Nëpër hambulla jam kthyer,goxha"gjah" bëri Përparimi.
* nga cikli "Prushi i dashurisë",vjersha është ripunuar.
26 korrik 2011
Fjala e Lire - Free Speech

0 comments:
Post a Comment