I dashur Jovan!
Shoqata Atdhetare ‘’Vëllazërimi’’ ka ndjekur me vëmendje dhe admirim punën tuaj në përkushtim të ruajtjes straditave dhe vlerave kulturore, sidomos në kontributin e veçantë që Ju keni dhënë për krijimin dhe legalizimin e stafit pedagogjik të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në emigracion-Greqi.
Në saj të vullnetit tuaj dhe të pasionit të mjaft mësuesve që Ju keni organizuar dhe drejtuar për disa vite u arrit që shqetësimet dhe sugjerimet tuaja t’u imponohen titullarëve të Arsimit në Shqipëri.
Ju dhe gjithë bashkësia e Mësuesve që japin mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe në mënyrë vullnetare në Greqi arritët të krijoni Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Greqi.
Komiteti Drejtues i Shoqatës ‘’Vëllazërimi’’ dhe mjaft anëtarë të saj, ndoqëm nga afër veprimtaritë e fundit të Lidhjes së Mësuesve. Shqiptarë dhe u njohëm me vendimin e kryesisë së kësaj lidhje për dhënien e Titullit ‘’Kryetar Nderi të Lidhjes së Mësuesve Shqiptar në Greqi’’ pozicion që ju e meritoni dhe ne na gëzon.
Në këto çaste Komitet Drejtues i shoqatës Atdhetare ‘’Vëllazërimi’’ ju uron jetë të gjatë, shëndet dhe vijueshmëri në përpjekjet tuaja të suksesshme.
Një vlerësim i tillë është i motivuar nga kontributi juaj si qytetar, si shqiptar i përkushtuar, si Intelektual i palodhur për çështjen e madhe të emigracionit, posaçërisht, për mos humbjen e gjuhës shqipe të folur dhe të shkruar nga brezat e rinj të familjeve emigrante.
Ne kemi bindjen dhe sigurinë e plotë se vlerësimi që ju bënë kolegët tuaj do shërbej si shtysë e re për jetë aktive të mëtejshme.
Puna e pasionuar dhe shembulli juaj në veprimtarinë e shoqatës LUSHNJA, në krye të Federatësna ka dhe në fushën e arsimit do të jetë frymëzim, do të shërbejë si model për atdhetarët e ardhshëm që me siguri do të dalin nga gjiri i emigracionit shqiptarë në Greqi.
Ne ndihemi të nderuar që kemi një mik me vizion, të përkushtuar, të suksesshëm dhe modest.
Falënderojmë familjen tuaj që ju ka krijuar mundësi për t'u angazhuar pashkëputshëm në problemet e emigracionit dhe të atdhetarizmës.
Jetë të gjatë! Ta gëzoni nderin që Ju bëri gjenerata e re e Mësuesve shqiptarë në Greqi.
Me respekt
Komiteti Drejtues i Shoqatës Atdhetare ‘’Vëllazërimi’’
Athinë 21 Korrik 2011
Jovan Mëhilli ka lindur në qytetin e Lushnjes më 15 Janar 1943. Mbaroj shkollën e mesme pedagogjike dhe më pas Institutin e Lartë Pedagogjikë të Shkodrës dega matematikë -fizikë.
Ka punuar për disa dekada mësues i lëndës së matematikë-fizikë në zona të ndryshme të Lushnjes dhe shumë kohë dhe drejtues shkolle.
Nga viti 1995 jeton familjarisht në Athinë. Jovan Mëhilli ësht[ një nga protagonistët e jetës të komunitetit Shqiptarë në emigracion. Ai është organizatori dhe drejtuesi i Shoqatës Kulturore Lushnja dhe një nga drejtuesit e Komunitetit Shqiptarë në Athinë. Në saj të punës dhe këmbënguljes së tij u bë e mundur Krijimi i Lidhjes së Mësuesve në Greqi.
Fjala e Lire - Free Speech

0 comments:
Post a Comment