Wednesday, 27 July 2011

POEZITE E FILLIMVERES


                                        nga Roland Gjoza


                         KORBI

dhjete vjet ne nju jork dhe s'heq dore nga poezia
dhjete vjet ne nju jork
pres te vije te dritarja korbi i edgar allan po-se
dhjete vjet ne nju jork
po ai s'vjen te me thote hiq dore sa s'eshte vone
dhjete vjet ne nju jork
te shqiptoje vargun kob prej korbi me ate katran krrokame
kurre me kurre me kurre me
dhjet vjet ne nju jork
s'te vjen keq edgar allan po?


                       XHUNGLA

nju jorku eshte xhungla me e bukur
me nje tiger mund te udhetosh ne metro
mos ki frike
dhembet s'ti ngul
me nje anakonde qe ka pune ne uoll strit
mund te kryqezohesh
po ajo do te buzeqeshe
te betohem
per krisht
me nje dem korridash mund te perplasesh dhe prap te mbetesh gjalle
ka paqe ne xhungel
ka qetesi
kthehem ne shtepi dhe shtrohem te ha kashte
me falni
me pelqen qe dhe une jam bere... kale!


                     KARTA AMERIKANE


jeta ime u be nje cope karte
e bardhe gri e gjelber e kuqe
nje cope karte qe ka brenda nje ylber te praruar
aq shume e rendesishme eshte kjo karte sa une jam harruar
te mjeku me kerkojne karte
karte ne banke
ne pune karte
karte ne moll
ne metro
ne qiell
pse jo
pa karte s'kam asnje shans
dhe puthjet dhe dashuria mershore ne shtrat
jane te garantuara me karte

ne shqiperi kam dhjete vjet pa shkuar
c'te shkoj
a i vishet kartes kostum versace
a i lidhet kollare
si te prezantohem
c'ta djallos, them
me mire po e le fare

sa te lehte e paska nje karte
te marre nje vendim okej
nje vendim amerikan


                            RROKAQIEJ


ne mes te kesaj baterdije rrokaqiejsh
ne manhatanin e poshtem
qe s'te lene te shikosh qiellin
te ndjehesh njefaresoj poet
me ne fund ne chember strit me broduej
ngjitur me siti holl
me del perpara nje fener i nenteqindes
nje stol i vjeter me glasa zogjsh
vilaret me jargavane kane celur bujshem
petalet blu
mbushur me blete
si te remarku
te vjen t'ia mbathesh ku te te cojne kembet
dihet se ku
drejt vendit tend



                             VERE DHE GRUA

pi vere pa romantike
se ketu ne nju jork nuk ikin dritat qe te ndez qiri
me flake te zbehte
me pak melankoli
pi vere pa romantike
dhe brenda ne gote shoh nje njeri
ngre duart, ulerin, me nxirr
eshte nje grua
si ta le nje grua ne nje gote me vere
nje grua fort te bukur
po mu kujtua proverbi i lashte
me shishe me djall e grua
qe burrat i marrka me qafe
bej ta nxjerr po s'del e bukura
keshtu nje jete te tere
bashke me veren pi dhe gruan

Nju Jork 2011

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: