Thursday, 28 July 2011

SKENDERBEU Novelë historike

 
JANI LUFI




Botimi në rusisht: Krasnodar “Sovjetskaja Kuban”
2007


Përktheu: Mehdi Ramohito



Redaktoi dhe punoi në kompjuter: Shpendi Topollaj
Korrektoi: Mehdi Ramohito
Kopertina: Albana Meta
Portreti i Skënderbeut: Xhentile Belini, 1466, galeria Ufici, Firence.
Botues: Petraq Risto








Ky libër u sponsorizua nga intelektuali i njohur i qytetit të Durrësit,
                      zoti LLAMBI KARAMANI
i cili menjëherë u tregua i gatshëm, porsa mësoi se ai bënte fjalë për
                            Heroin tonë kombëtar,
                                Gjergj Kastriotin.







Shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tim për ndihmesën e dhënë në shkruarjen e kësaj novele:
Prof. ass. dr. Gjergj Titani
Prof. Avni Xhelili
Zonja Sofia Avdiu
                                                         Autori


                              Dy fjalë lexuesve

Gjithmonë, kam pasur bindjen, se asnjë personaliteti tjetër të historisë tonë, më shumë se Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, nuk i shkojnë  fjalët e shkruara mbi varrin e N. Makiavelit “ Tanto nomini nullum par elogium”, që do të thotë se “Nuk ka lavdi që mjafton të nderojë një emër të tillë”.
Kalimi i pesë shekujve, nga koha kur jetoi dhe luftoi ky Kalorës i Parë i Krishterimit, natyrisht që do të sillte edhe mitizime të kësaj figure të ndritur. Në fund të fundit, asgjë nuk mund ta ndalë shprehjen e mirënjohjes, nga ana e popullit. Por, ato nuk kanë asnjë rëndësi, para veprës madhështore të tij, në mbrojtje të lirisë e mëvetësisë të Atdheut dhe qytetërimit Perëndimor, nga makineria luftarake e Perandorisë më të madhe të kohës, asaj që kishte gjunjëzuar Bizantin. Nuk ka vend të botës, ku entuziazmi i masave, të mos nxjerrë Araknën e vet lidiane që me duart e saj të arta, endte në pëlhurë, pamje marramendëse, mbushur me ngjarje e bëma heronjsh, pa ia ditur as nga hakmarrja e Atenës ziliqare. Prandaj, kur shohim ndokënd, që në emër të çmitizimit, krejt të panevojshëm, përkthejnë dhe botojnë libra autorësh që trazojnë sadopak përmasat titanike të simbolit dhe krenarisë të Kombit tone, nuk ka sesi të mos pezmatohemi.
Ndofta kjo ka qenë dhe shtysa e parë, për t`iu përveshur punës jo të lehtë, sëbashku me mikun tim të vyer, Mehdi Ramohito, për të botuar këtë libër të shokut tonë ish skënderbegas, gjeneralit Jani Lufi.
Lidhur mesa parashtrova, do t`i lejoj vetes të bëj një krahasim të thjeshtë, por dhe të komplikuar njëkohësisht. Do t`i vë përballë, Skënderbeut tonë, mbretin e mirmidonëve, Akilin, më të dëgjuarin e heronjve grekë. Ai ishte i paprekshëm nga shigjeta (me përjashtim të thembrës së tij), ishte rritur nga çentauri Kiron i cili i mësoi atij artin e të luftuarit dhe e ushqeu me palcë luani, ishte paralajmëruar nga orakulli se ku do vdiste, e ëma për ta ruajtur e kishte dërguar në ishullin Skiros, ku u martua me vajzën e mbretit Likomed dhe me të cilën pati një djalë, Pirron, u thirr në Luftën e Trojës falë dinakërisë së Odiseut, pasi zgjodhi mes stolirave shpatën, u grind më pas për skllaven Briseidë dhe i zemëruar u largua nga beteja së bashku me luftëtarët e tij, u kthye për t`u hakmarrë për vdekjen e mikut të tij, Patroklit, duke patur me vete, mburojën e famshme që i kishte dhuruar Hefesti, ai vrau Hektorin dhe i tërhoqi trupin pas qerres, ia ktheu atë babait të tij Priamit, jo nga keqardhja, por se pa të dashurën e tij, Poliksenin, motrën e Hektorit.
Kurse Skënderbeu ynë, që gjithashtu, kishte zgjedhur kur ishte i vogël, mes lodrave, shpatën, ishte njeri i zakonshëm, i prekshëm nga çdo armë, që nuk e dinte se ku dhe kur do të vdiste, ishte rritur në oborrin e sulltanit (që ishte gjithëashtu njeri), ku qe marrë peng, ushqehej si të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës “Ic Oqllan”, ku mësoi sesi luftohej burrërisht, qe edukuar nga turkesha e virtytëshme, Selime, u thirr nga e ëma që të kthehej në vendin e tij, ku kishte njerëzit e tij të dashur që vuanin nën sundimin turk, u martua me vajzën e princ Aranitit, me të cilën pati një djalë, Gjonin, u vu në krye të ushtrisë, duke patur besimin se “Nuk është arma, një hekur i dheut, por krahu i fortë i Skënderbeut”, armiqtë e vrarë, i varroste me nderime sipas rangut që kishin, i nxitur nga fisnikëria dhe shpirtmadhësia e tij dhe jo nga lutjet e së dashurës.
Mendoni tani, sikur atë dhe veprën e tij, t`i kishin njohur Homeri (rreth - 850 para Krishtit), Euripidi (485 - 406 para Krishtit), Virgjili (70 - 19 para Krishtit) dhe Ovidi ( 43 para Krishtit - 18 pas Krishtit), dhe përfytyroni sesa më të bukura se për Akilin, do t`i thurnin këngët e tyre, për të.
Këto motive, patjetër e kanë shtyrë edhe gjeneralin e talentuar dhe atdhetar Jani Lufi, dikur i anatemuar nga diktatura komuniste dhe më pas, i lënë qëllimisht në harresë, që të trajtojë me kaq kompetencë profesionale dhe dashuri, këtë strateg të madh, me famë botërore, i cili me fitoret e tij të bujëshme për një çerek shekulli, e pasuroi edhe vetë fondin e artit të luftimit.
I shprehim atij përgëzimet tona më të mira, ashtu sikurse falenderoj nga zemra, zotin Mehdi Ramohito, për punën e palodhur dhe pasionante, në përkthimin e librit, nga gjuha ruse.       
Ne, gjatë përgatitjes për botim, të këtij libri, jemi përpjekur, të ruajmë strukturën origjinale të autorit.
Lexuesi shqiptar, duhet të ketë parasysh, edhe anën artistike të saj, të cilës, i falen shmangiet e parëndësishme historike.
Sidoqoftë, kemi mendimin se Skënderbeu i gjeneral Jani Lufit, na paraqitet, shumë njerëzor, çka do të lerë të kënaqur edhe partizanët e çmitizimit të tij.                
                                                   
                                SHPENDI TOPOLLAJ   
                                          Shkrimtar


   Ky libër na kthen në historinë e shekujve të Mesjetës. Ngjarje të përgjakshme ndodhin në Gadishullin Ballkanik (Hemit - shënim i redaktorit) në shekullin e XV-të. Perandoria Osmane përmblodhi forcat dhe furishëm zgjeroi sundimin e saj në kurriz të shteteve të krishtera. Turqia zaptoi territoret e Greqisë, Bullgarisë, Serbisë; megjithëkëtë, në tokën shqiptare, pushtuesit turq ndeshën në rezistencë këmbëngulëse. Malësorët shqiptarë, me në krye strategun e guximshëm, Skënderbeun, i shkaktuan ushtrisë së Perandorisë Osmane, disfatë pas disfate.
  Në mesin e shekullit të XV-të, Evropa u befasua dhe njëkohësisht u çudit: si ka mundësi një ushtri e pakët në numër, e komanduar nga Skënderbeu, të triumfojë mbi një ushtri të madhe të sulltanëve turq? Ajo korrte fitore në sajë të forcës së shpirtit të popullit malësor, trimërisë dhe qëndrueshmërisë të luftëtarëve dhe natyrisht, edhe të talentit të jashtëzakonshëm prej strategu, të Skënderbeut.





            Shqipëria në luftë kundër zaptuesve turq.

Shqipëria është shtet në pjesën Jug - Perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Toka e saj laget nga ujërat e dy deteve: Adriatik dhe Jon. Gjeografikisht, Shqipëria zinte dhe zë edhe tani, një pozitë të veçantë strategjike në këtë Gadishull. Perandoria e Romës, duke zgjeruar sundimin e saj në Lindje, gjeti këtu, nëpërmjet territorit shqiptar, rrugën më të shkurtër. Për qëllimet e saj, këto rrugë komunikimi i shfrytëzoi edhe Perandoria e Bizantit. Megjithatë, në Shqipëri, njerëzit, jetonin të lirë, sipas ligjeve (kanuneve) dhe traditës së tyre.
Në shekujt e XIV-të dhe XV-të, në Gadishulli Ballkanik, filluan të vinin kohë të trazuara. Në Azinë e Vogël ishte fuqizuar Perandoria Osmane. Në Rumeli, siç quhej nga turqit Gadishulli Ballkanik, ata fillimisht kryen inkursione për të rrëmbyer trofetë e luftës. Por, më 1354, ata zunë një pikë mbështetëse të rëndësishme në bregun evropian të Dardaneleve.
  Duke shfrytëzuar dobësimin e Perandorisë Bizantine, turqit osmanë, iu përveshën pushtimit të territoreve të saj. Sulltan Murati i I-rë, rrufeshëm përshkoi qytetet e Greqisë, pushtoi Adrianopolin (Adrianopojën), dhe pasi e ktheu atë në rezidencën e tij, në të pastajmen, pushtoi Thrakën, Filipopolien, Luginën e Lumit Marica dhe filloi të lëvizte shpejt drejt Perëndimit. Më 15 Korrik të vitit 1389, turqit u shkaktuan disfatë forcave të bashkuara ushatarake të serbëve e shqiptarëve në Fush - Kosovë*. Një pjesë e princave serbë e bullgarë, të frikësuar dhe në panik, u bashkuan me turqit, duke pranuar islamin, gjithmonë për të ruajtur sundimin e tyre. Në vitin 1402, turqit okupuan Maqedoninë, zaptuan Bullgarinë dhe e detyruan Serbinë të paguaj haraç. Në Azinë e Vogël, shtetit osman iu bashkuan emiratet e Azisë së Vogël.
   Në vitin 1354, ushtria turke, kapërxeu ngushticën e Dardaneleve. Shteti Osman, filloi pushtimin e Evropës Jug - Lindore. Ushtria turke, arriti në kufijtë e Shqipërisë dhe shpejt hyri në territorin e saj. Shqiptarët u bënë hordhive turke, një rezistencë këmbëngulëse. Për të pushtuar këtë vend, Perandoria turke, humbi plot njëqind vjet.
   Në shekullin e XIV-të, malësorët shqiptarë jetonin në kushtet e rendit të klaneve fisnore. Disa dhjetra familje malësorësh, bashkoheshin në një fis, në pronësi të të cilit, përfshihej e gjithë toka e punueshme dhe bagëtia. Fisin e drejtonte Kuvendi - Këshilli i Kryetarëve të të gjitha familjeve, që përfshiheshin në Fis.
Përveç kësaj, ishte edhe Kryetari i Fisit, titull i cili kalonte në trashëgimi. Drejtues ushtarak i Fisit, ishte Komandanti, pra ai që komandonte të gjithë meshkujt që mund të përdornin armët. Fisi garantonte mbrojtjen e jetës dhe të drejtat e secilit antar. Nga ana tjetër, ligji i gjakmarrjes, ishte i detyrueshëm për të gjithë anëtarët e Fisit.
   Në gjysmën e dytë të shekullit XV-të në Shqipëri u krijuan disa principata të pavarura. Megjithatë, komunitetet fshatare, ruajtën brënda tyre lirinë.
   Problemi kryesor me të cilin u përplasën principatat shqiptare në fillim të shekullit të XV-të, nuk ishte ai i situatës së brëndëshme, sesa trysnia agresive e Perandorisë Osmane. Kërcënimi i humbjes së pavarsisë, i detyroi princat shqiptarë, të kërkonin rrugët e bashkimit, përkundrejt armikut të fuqishëm. Një aleancë e tillë, do të arrihej vetëm në vitin 1443.
Princi shqiptar Andrea Topia, në vitin 1432 u shkaktoi forcave turke, më të shumta në numër, disfatë; megjithëatë i vetëm, nuk mund të rezistonte gjatë.               Turqit e rritën numërin e njësive ushtarake, krijuan supremaci dhe e shtypën rezistencën e vendasve.
   Shqipëria, në saj të pozicionit të vet strategjik në Gadishullin Ballkanik, në të gjitha kohërat, ka qenë objekt lufte ose okupacionit nga shtetet e mëdha. Kështu, Perandoria Romake, kishte interesa strategjike në pjesën lindore të Evropës. Prandaj dhe ka qenë për të, porta pë t`u futur në Gadishullin Ballkanik. Nëpërmjet territorit të saj, kalonin rrugët më të rëndësishme nga Perëndimi në Lindje, në Kostandinopojë dhe Palestinë.
   Perandoria Osmane, kishte interesat e saja strategjike në Perëndim. Qëllimi kryesor i sulltanëve turq, në shekullin e XV-të, ishte pushtimi i këshjellës kristiane, qendrës së Kishës Katolike, Vatikanit. Shqipëria, ishte në mesin e rrugës së sulltanëve turq, duke mos u dhënë mundësinë për të realizuar planet e tyre. Në gjysmën e dytë të shekullit XV-të sulltanët turq, ndërmorrën disa përpjekje për të thyer rezistencën e shqiptarëve dhe çdo herë kanë pësuar disfatë.
   Mosmarrëveshjet e brendshme të princave shqiptarë për ndarjet e territoreve, Turqia i ka shfrytëzuar me shkathtësi dhe dinakëri: ajo i ka ardhur në ndihmë njërit, për të shtypur tjetrin dhe në të pastajmen, ka qëndruar në tokat e të dy palëve.
   Në fillim të shekullit të XV-të, në Shqipërinë Qëndrore u fuqizua principata e Kastriotëve. Fisi Kastrioti ishte i njohur mirë si brenda Shqipërisë, ashtu dhe jashtë kufijve të saj.
   Princi Gjon Kastrioti, babai i strategut të ardhshëm shqiptar, Gjergjit, i ashtuquajturi Skënderbe, shfaqi aftësi të jashtëzakonshme në zgjerimin e principatës. Në trashëgimi të princit Kastrioti, gjendej një pasuri modeste. Pronar vizionar dhe i ditur, ai si kryetar familje, dijti që në një kohë të shkurtër të zgjerojë dhe forcojë principatën. Martesa i solli princit të ri Kastrioti edhe mbarësi edhe para. Ai u martua me princeshën bukuroshe Vojsava, vajza e një feudali të pasur. Gruaja e re, solli në shtëpinë e Gjon Kastriotit, lumturi, ndërsa për pajë një copë të madhe toke. Princi e princesha jetuan në dashuri dhe harmoni për vite të tëra. Në familje për nëntëmbëdhjetë vjet erdhën në jetë, nëntë fëmijë; katër djem dhe pesë vajza. Për edukimin dhe arsimimin e tyre, ftonin mësues - edukatorë nga qytetet e afërta si Venecia e Napoli, të cilët u mësonin atyre gjeografi, histori, matematikë, gjuhë latine e greke. Djemve u mësonin edhe kalorësi dhe përdorim shpate.
   Mund të themi, se princi Gjon Kastrioti, me çdo mënyrë përpiqej të pasurohej, pa u qederosur për mjetet që përdorte për arritjen e qëllimit. Shpesh tokat e të tjerëve, zaptoheshim me forcën e armëve. Garda e armatosur e princit vetëm me këtë merrej, gjë që solli rrëmbimin e sipërfaqeve të tëra toke, fqinjëve të tyre. Gjoni madje, nuk e kishte për gajle, edhe të vidhte. Ai mund t`i shkëpuste një copë tokë komshiut dhe më pas të deklaronte se ajo i takonte atij prej kohësh. Gjoni dhe djemtë e tij, ja dolën mbanë që të bashkonin zotërimet e tyre që ishin territore të gjëra në Qendër dhe Veri të Shqipërisë. Princesha Vojsava, i martoi djemtë e saj, me vajza të pasura të princave shqiptarë, ndërsa pesë vajzat u martuan me djemtë e élitës së vendit. Familja e princit Kastrioti, u pasurua, u fuqizua dhe u bë e plotpushtetëshme. Vetë Gjoni fitoi përvojë, dituri e urtësi dhe më me siguri e drejtonte ekonominë e fisit të madh.
   Më 20 Korrik të vitit 1402 ushtritë tataro - mongole, nën komandën e Timurit, në betejën pranë Ankarasë, i shkaktuan një disfatë shkatërrimtare ushtrisë turke. Sulltan Bajaziti u kap rob dhe shpejt vdiq. Timuri e shkretoi Azinë e Vogël. Perandoria Osmane, për një farë kohe ishte e paralizuar. Situata ushtarako - politike në Ballkan, kishte ndryshuar në favor të princave shqiptarë. Turqia për një kohë të gjatë, nuk mundi të influenconte në situatën e krijuar.
   Gjoni, shpejt dhe i vendosur shfrytëzoi situatën e favorshme për qëllimet e veta. Para së gjithash, ai rriti forcat e armatosura deri në dymijë vetë. Kavaleria e princit Kastrioti, sulmoi dhe rrëmbeu një pjesë të territorit të fqinjëve. Princat Topia dhe Balshaj u pajtuan me shortin: “I forti ka gjithmonë të drejtë”. Pastaj, regjimentet e Gjonit dolën në bregdetin e Adriatikut dhe pushtuan qytetin e rëndësishëm - portin detar të Durrësit.  
U realizua ëndërra e Kastriotit: principata e tij u bë shtet detar. Porti i Durrësit, kishte rëndësi strategjike dhe ekonomike. Nëpërmjet tij Perandoria Romake dërgonte në Lindje, në Kostandinopojë, Palestinë dhe Egjipt, karvanet me mallra, ushtri etj. Romakët paguanin doganë në arkën e principatës së Gjon Kastriotit, ku hynin shuma të mëdha. Kështu, ajo u zgjerua, forcua dhe pasurua.
   Në vitin 1413, Kastrioti kurorëzoi formimin e principatës. Në të përfshiheshin toka të begata, me përmasa të mëdha, kullota, pyje, burime ujore dhe nyje komunikacioni. Principata kufizohej në Perëndim - qyteti port Durrës dhe bregdeti shqiptar i detit Adriatik, në Veri - qyteti i Shkodrës, në Lindje - qyteti i Ohrit dhe në Jug - qyteti i Elbasanit.
   Princi Gjon Kastrioti bleu, mori dhuratë ose zaptoi më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare në pjesën qëndrore të shtetit. Principta, zuri një pozitë strategjike në gadishullin Ballkanik, në territorin e saj kalonin në Lindje nyjet kryesore të komunikacionit të Parandorisë së Romës. Rruga mbretërore e kishte fillimin e saj nga porti i Durrësit dhe binte përmes territorit të Principatës, kalonte në kufirin verior të Greqisë, nëpër Dardanele, duke arritur në Palestinë dhe Egjipt. Pikërisht, nëpërmjet kësaj rruge kryheshin të gjitha operacionet ushtarake të romakëve me perandorinë e Lindjes , atë të Bizantit.
Rruga e dytë nga bregu i Adriatikut, shkonte në veri, arrinte në Shkodër dhe dilte në lumin Danub. Nëpërmjet kësaj rruge, qytetet e Italisë Jugore
 dhe të Afrikës Veriore, nisnin karvanet me mallra në shtetet danubiane: në Serbi, Austri, Bullgari, deri detin e  Zi. Ushtria e princ Kastriotit, siguronte lëvizjen e karvaneve me mallra. Shërbimi i tij doganor, vilte të ardhura për kalimin në territoret e Principatës. Arka e shtetit mbushej me valutë dhe tregjet ishin të plot me mallrat ë përtej detit. Popullata e principatës, zhvillonte një tregti aktive, duke u ofruar tregtarëve të huaj, mallrat e tyre.
Kështu, princ Kastrioti, shfaqi aftësi të jashtëzakonshme organizative. Ai, një burrë dyzetvjeçar, arriti të bëhet një personalitet i zoti dhe të krijojë një principatë të fuqishme. Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XV-të, forcën dhe aftësitë e këtij prince i konstatuan si në Perëndim, ashtu dhe në Lindje. Qytetet italiane Venecia e Napoli i shprehën Kastriotit luajalitetin e tyre. Në pranverën e vitit 1408, Gjon Kastrioti, me ftesën e Senatit vizitoi Venecian, duke nënshkruar me këtë qytet të pasur italian, marrëveshje tregtare. Senati e shpalli Gjon Kastriotin “Qytetar Nderi të Venecias”.Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Evgjeni i IV-të, priti në Vatikan princin shqiptar, duke i premtuar atij ndihma në luftë kundër turqve. Gjon Kastrioti, me mirësjellje, pranoi ndihmën e Papës, madje pranoi fenë katolike. Pas kthimit në atdhe, Kisha Krishtere e akuzoi princin për shmangie nga feja e tij, ndërsa Kastrioti iu përgjigj: “Zoti është një për të gjithë. Fe ka shumë - njeriu ka të drejtë t`i besojë të gjitha, ose asnjë prej tyre. Unë mund të bëhem dhe musliman.” Megjithatë, nuk e bëri këtë.
… Turqia i mjekoi plagët e saj të shkaktuara nga ushtritë tataro - mongole. Perandoria Osmane, i mori territoret e humbura në Gadishullin Ballkanik. Sulltani turk me shqetësim, ndiqte fuqizimin e principatës së Kastriotit në Shqipëri. Ndërsa ky i fundit, nga ana e tij, parandiente kërcënimin që mund t`i vinte nga Lindja. Për të çtensionuar situatën, ai u përpoq të hynte në bisedime me sulltanin. Megjithatë, Murati i I-rë, kërkon nga princ Kastrioti, pagesën e haraçit - dhe më kryesorja; të japë djalin peng.
Ç`të bënte? Princi shqiptar e pagoi haraçin dhe më 1409 i dërgon djalin e madh sulltanit turk. Kështu, ndërmjet palëve, u vendos një armëpushim i brishtë. Në të njëjtën kohë, Gjon Kastrioti, në mënyrë energjike kërkon aleatë. Në mes të princave shqiptarë, nuk i gjen dot: ata akoma mbanin mend sesi paturpësisht aso kohe princ Kastrioti u grabiste tokat. Disa prej tyre, madje, ju drejtuan për ndihmë turqve, që t`i mbronin nga atentatet dhe brutaliteti i Gjon Kastriotit. Kështu që në tokat shqiptare, u krijuan vatra të garnizoneve turke.
Atëhere, Gjoni drejtohet për ndihmë te Papa i Romës dhe Venecia. Papa Evgjeni i IV-të i premton atij se do t`i lutet Zotit për mbarësi të ecurisë së luftës me turqit. Venecia pranon të hyjë në luftë në krahun e princit, kundër Perandorisë Osmane.
   Në verën e vitit 1414, ushtria turke hyri në kufirin e Principatës së Kastriotit. Princi, në krye të korpusit prej tremijë luftëtarësh, zuri pozicionet luftarake në kufirin lindor të Principatës dhe ish përgatitur ta thyente mësymjen e turqve, të cilët kishin epërsi numerike gjashtë herë më të madhe. Në këtë kohë sulltan Murati i I-rë, bëri një marrëveshje të fshehtë me Venecian, e cila e tradhtoi Gjonin. Princi u gjend i vetëm para ushtrisë së fortë turke.
Pashai turk, i paraqiti atij ultimatumin: për të shmangur gjakderdhjen, duhet të hedhë armët! Princi e kundërshtoi.
Në afërsi të liqenit të Ohrit, në lindje të Shqipërisë, filloi një përleshje e ashpër ndërmjet forcave të princit Gjon Kastrioti dhe Armatës njëzetmijëshe turke. Gardistët e princit zhvilluan luftime të rrepta, bënë rezistencë të fortë, dhe treguan qëndrueshmëri të lartë. Megjithatë, forcat armike, falë epërsisë së madhe numerike, i thyen formacionet mbrojtëse shqiptare.
   Afër vjeshtës, turqit kapën kalanë e Krujës dhe okupuan gjithë territorin e Principatës së Kastriotit.  Pasojat e disfatës për Gjonin, dukeshin shumë të rënda. Turqit e çarmatosën ushtrinë e princit, pikat doganore të komunikacionit në territorin e Principatës, kaluan nën kontrollin e ushtrisë turke. Kalaja e Krujës, u kthye në rezidencë e shtabit ushtarak turk. Vetë princit Gjon Kastrioti, turqit i siguruan jetën, duke e dërguar në internim në veri të vendit, në qytetin Mat. Dashakeqët dhe kundërshtarët, në fillim, u gëzuan për disfatën e princit - grabitës. Megjithatë, gëzimi i tyre nuk zgjati shumë; shpejt ai u kthye në dëshpërim të hidhur: principatat shqiptare për një kohë të gjatë u shndërruan në koloni të Perandorisë Osmane. Erdhën kohëra shumë të vështira për popullin shqiptar. Turqia u mohoi lirinë atyre dhe i shfrytëzoi pa mëshirë banorët e këtij vendi.
  Lufta me turqit më 1418 e ndryshoi rrënjësisht, të gjithë jetën e Gjon Kastriotit. Rrufeshëm ai humbi gjithçka që kishte krijuar gjatë një gjysmë shekulli; nga njëri shumë i pasur, udhëheqës i suksesshëm, i njohur tashmë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj ai u kthye në një lypës. Tani principata me të gjitha pasuritë, u bë pronë e sulltanit turk.
   Në pranverën e vitit 1415, Kastriotit i ra një gjëmë tjetër: turqit i morën peng dhe djalin e vogël - nëntë vjeçarin Gjergji. Princi dhe princesha përjetonin një ankth të vërtetë; djalin e tyre të shtrenjtë e dërguan në dhe të huaj, në një vend të largët dhe të panjohur. Të tilla ishin kushte e sulltanit turk: fëmija peng, do të shërbente si garant i nënshtrimit ndaj Perandorisë Osmane.
Në ditën e nisjes së robit të vogël, në oborrin e kishës të të shenjtit Pantelejmon, ishin mbledhur të gjithë banorët e fshatit Krujë. Përcjellja ishte shumë e dhembshme. Princi, pasi lëvizi ashpërsisht vetullat, mezi e mbante veten, kur shihte gjëndjen e krijuar. Princesha, ngashërehej nga të qarët, dhe ra duke humbur vetëdijen.
   Rruga për në dhe të huaj, për më të voglin e familjes Kastrioti, do të ishte e gjatë dhe e vështirë. Kryeqendra e perandorisë turke - Adrianopojë, gjendej shumë larg nga Kruja.
   Perandoria osmane, në vendet e okupuara të Gadishullit Ballkanik, përpiqej të përjetësonte sundimin e saj, duke kultivuar mes popujve, islamin. Për këtë, sulltanët turq, morën fëmijë të vegjël pengje nga familjet e njohura dhe fisnike dhe i edukonin ata me traditat e fesë islame, me një fjalë, i përgatisnin si drejtues të ardhshëm, që të bëheshin mbështetje e islamit në vendet e Gadishullit Ballkanik. 









                           Pengu i vogël





   Kështu, Gjergjin nëntë vjeçar, sulltan Murati i I-rë e mori peng. Atë për ta edukuar dhe arsimuar e futën në shkollë të zgjedhur elitë “Ic Oqllan” nën kujdestarinë e vetë sulltan Muratit të I-rë. Në këtë shkollë, përgatiteshin shefat ushtarakë të ardhshëm dhe drejtuesit e rangjeve të larta, predikues të islamit.  Nxënësit merrnin këtu njohuri të gjithanëshme. Edukatorët vinin nga një kastë e veçantë. Niveli i mësimdhënies, programi mësimor dhe struktura organizative e shkollës, i përgjigjeshin nivelit të institucioneve të përparuara mësimore të Evropës Perëndimore. Nxënësit këtu merrnin dije të gjëra në fushën e fizikës, kimisë, matematikës, gjeografisë, historisë, çështjeve ushtarake, mësonin arabisht, latinisht, gjuhët sllave dhe atë greke. Lëndë parësore, konsiderohej teologjia (besimi te Zoti). Këtu ata mësonin përmendësh Kuranin dhe syret.
Tek këta fëmijë me prejardhje nga familje krishtere, që në fillim mësimi synonte të çrrënjoste plotësisht edukimin krishter; emrat e krishterë  ndryshoheshin në muslimanë dhe vetë ata, i bënin synet, i shpinin nëpër familje muslimane, në gjendja të mirë ekonomike dhe me shumë fëmijë, duke mikluar atë, se ata janë farefis të sulltanit. Bashkë me fëmijët e tyre, ata ushtronin ritet fetare, drekoseshin, qëndronin edhe për darkë, merrnin dhurata etj.
Edukatorët e shkollës, për ditë mbanin ditar, në të cilin shënonin sjelljen, sukseset në mësime, ndryshimet në jetën e çdo të riu. Drejtuesve të shkollës, nuk u shpëtonte asnjë ngjarje që ndodhte me cilindo nxënës. Pas përfundimit të arsimimit të tyre, ata emëroheshin në poste të larta në ushtrinë e Perandorisë Osmane, në detyra shtetërore apo ato klerikale. Me arritjen e moshës së pjekurisë, tridhjetë deri dyzetë vjeç, disa prej tyre, ata më të zgjedhurit, caktoheshin drejtues në ato vende ku kishin origjinën.
Çdo nxënës i ri, i prezantohej personalisht sulltanit nga drejtuesi i shkollës, i cili paraprakisht instruktonte nxënësin sesi duhej të sillej në prezencën e autoritetit të lartë. Kur erdhi radha e Gjergjit, ai, si të gjithë fëmijët e tjerë, u emocionua, por fatin e tij e zgjidhën shpejt. E pagëzuan atë me emrin musliman Skander (Aleksandër) e çuan në dhomën e veçantë dhe e bënë synet. “Ja, tani ti je një musliman i vërtetë” - tha drejtuesi i shkollës dhe ia dorëzoi një gruaje që kishte në krah.
Selimea, një vejushë tridhjetëetetë vjeçare e pranoi të riun shqiptar me kënaqësi e ngrohtësi. Turkesha e arsimuar dhe pa fëmijë nga oborri i sulltanit, kishte mbetur me kohë e ve. Burri i saj që kishte shërbyer heret në ushtrinë osmane, ishte vrarë në vitin 1412 në muret e Ankarasë, në betejën me tataro - mongolët. Me gjithë zemër ajo ëndërronte për një fëmijë. Dhe ja tani, fati i buzëqeshi, duke i dhuruar një djalë të mrekullueshëm. Turkesha e mirë u bë nëna e vërtetë e tij. Ajo e donte atë me gjithë shpirt.Gjatë kohës së shkollimit të tij, ajo i qëndronte pranë dhe e ndihmonte t`i përshtatej mjedisit të ri. Kjo grua me shpirt të gjërë dhe zemërbardhë, investoi gjithë dashurinë e nënës te djaloshi shqiptar. Strategu i ardhshëm, ndieu një vuajtje të madhe fizike pas synetllëkut. Çdo natë shihte në ëndërr vëllezërit dhe motrat, nënën dhe babanë, Krujën e dashur dhe fëmijët e oborrit fqinj. Ai zgjohej me lot dhe i frikësuar. Por pranë tij ishte Selimea. Skënderi ndiente dashurinë e saj, përkëdhejet, ndiente rehatinë dhe ngrohtësinë. Pak nga pak, ai u mësua me atë shtëpi dhe mamanë e tij të re.
   Me emrin e ri musliman Skander, Kastrioti, do të mbetet në shekuj, me këtë emër ai do të hynte në histori.
… Viti i parë i mësimit kaloi me sukses. Skënderi mësoi gjuhën turke dhe fillesat e Kuranit. Mundej në mënyrë të pavarur të falej (lutej). Ai krijoi marrëdhënie të mira me bashkëmoshatarët dhe shokët e të njëjtës klasë. Djelmoshat Novruz dhe Sadik, ishin miqtë e tij të afërt. Ata shkonin te njëri -tjetri për gosti, shëtisnin bashkë në qytet, frekuentonin sëbashku xhaminë etj.
   Studimit të Kuranit në shkollë i jepej një rëndësi e veçantë. Por Skënderi, haste vështirësi në përvehtësimin e tij. Djaloshi, mësonte përmendësh, por nuk kuptonte thelbin e librit të shenjtë. Çdo ditë, gjatë një ore, nxënësit mësonin përmendësh, një vjershë, ndërsa në libër kishte 114 kapituj. Mësuesi ju thosh fëmijëve se Kuranin e kishte shkruar profeti Muhamet, gjatë një periudhe prej njëzetetre vjet. Muhameti, i biri i Abdullahut nga     
klani kurejshit, lindi në Mekë në vitin 570. Në fillim ishte një shoqërues i varfër i deveve. Atë e dallonte imagjinata e pasur, karakteri energjik dhe mëndjehollësia. Ai studioi thellë zakonet dhe traditat e popullsisë arabe.  Mësimet e tij ai i ka predikuar gjatë tridhjetë vjetëve dhe në vitin 622 u shfaq feja muslimane që sot e beson gjysma e botës. Profeti Muhamet, mëkëmbës i Allahut në tokë, krijoi Mbretërinë e Re.
   Çdo mëngjes Skënderi e fillonte mësimin në shkollë me lutje dhe me leximin në kor “S`ka më Zot veç Allahut. Kurse Muhameti - i dërguari i tij”.
Për 10 vjet mësimi në shkollën  “Ic - Oqllan”, nxënësve u duhej të mësonin Kuranin përmendësh. I dyti për nga rëndësia ishte libri “Sunu” me 6232 vjersha që tregonin jetën e Muhametit.
Në Janar të vitit 1422, Skënderi mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç. Sipas përshkrimit të bashkëkohësve, ai u rrit si një djalë shtatlartë, i drejtë dhe me tipare të bukura, me sy të shndritshëm, vetulla të zeza të theksuara, me ball të lartë dhe flokë të errët kaçurrela. Ai mbante një veshje të kuqe të ndezur, e qepur bukur mbas trupit, që i jepte djalit të ri një pamje elegante. Selimea, ishte mbushur me gëzim dhe krenari për djaloshin, sepse ai ishte i suksesshëm në mësime dhe ishte i rritur si një burrë i vërtetë.
   Për nxënësit e shkollës, kishte ardhur një moment me rëndësi për jetën e tyre : udhëheqja e "Ic - Oqllan” kishte filluar përgatitjen për t`i bërë haxhilerë. Për këtë, ata duhej të venin në vende të shenjta për muslimanët: në Mekë, Medinë dhe në Malin Afon. Selimea e përgatiti djalin për rrugë të gjatë, duke e pajisur me të gjitha gjërat e domosdoshme për haxhillëkun. Në fillim të Janarit, grupi i shkollarëve të klasës së tetë, së bashku me udhëheqjen e shkollës, morën udhën për në Mekë. Rruga ishte e gjatë, marrshuesit kaluan Bejrutin, Damaskun, Amanin dhe përgjatë bregut Lindor të detit të Kuq, dhe në ditën e dhjetë, arritën në Mekë. Lëviznin vetëm ditën, ndërsa natën ndaleshin për pushime: qetësoheshin vetë ose ushqenin kuajt. Pelegrinazhi për në vendet e shenjta, ishte i domosdoshëm për ata muslimanë që ishin të aftë ta bëjnë atë. I Lartmadhërishmi Allah, thotë kështu për këtë rit: “Kush e gjen veten në detyrim për t`u shfajësuar në Haxhi, duhet ta kryejë atë në kohën e duhur. Prej femrave, kërkohet të heqin dorë nga shkelja e normave të nderit dhe nga grindjet, e gjithmonë rruga është e hapur për në vendet e shenjta dhe gjithçka të bëhet me vullnetin e lirë. E kryeni këtë, Zoti e di.
Merrni me vete për në rrugë rezerva, mirësinë dhe nderin. Këto janë nga gjërat më të mira. Kujtoni: te secili jeton arsyeja.” (Syre 2 artikulli 197).
Festa e madhe e kurban - bajramit e gjeti Skënderin dhe shokët e tij, në Mekë, kur pelegrinazhi i madh po përfundonte.
   Me kthimin në Adrianopojë, Skënderin e priste një surprizë. Nga Shqipëria e largët, i erdhi vëllai i tij Kostandini. U bënë shtatë vjet që Skënderi kishte lënë shtëpinë e dashur. Ardhja e vëllait, e gëzoi tej mase atë. Prej Kostandinit mësoi gjithë të rejat: mamaja kishte lindur vajzë, ajo tanimë kishte mbushur dy vjeç dhe quhej Mamica dhe ishte fëmija e nëntë në atë familje. Turqit kishin zaptuar kalanë e Krujës dhe gjithë tokat, ndërsa pashai turk e ndiqte familjen e tyre. Kostandini kishte ardhur fshehurazi dhe nuk dëshëronte që këtu të merrej vesh për vizitën e tij. “Nëna, vuan shpirtërisht - i tha ai - Ajo nuk di asgjë për ty, sesi jeton. Ajo nguli këmbë që unë të vija te ti.”
Skënderi i tregoi të vëllait për udhëtimin e tij në vendin e shenjtë - Mekën, Medinën dhe Malin Afon. Kostandini dëgjoi me vëmendje dhe pastaj e pyeti: “Përse muslimanët mbajnë një qëndrim dashakeq, armiqësor dhe agresiv ndaj nesh?”
“Në Kuran - iu përgjigj i vogli vëllait më të madh - ka një thënie, mbi armiqësinë ndaj të krishterëve - “Xhihat Meça” (Lufta e armatosur me të pabesët pa atdhe, në të cilën sigurojnë parajsën e përjetëshme). “ Ne kemi lindur në familje kristiane - kundërshtoi Kostandini - dhe asnjëherë nuk kemi dëgjuar fjalë të pahijshme për muslimanët.
Megjithatë vëllai i vogël, iu përgjigj: “Kristianët, nën udhëheqjen e Papës së Romës, kanë organizuar kryqëzata kundë muslimanëve, me pretekstin e shpëtimit të varrit të Krishtit në Palestinë. Historia e marrshimit të kryqëzatave është historia e ashpërsisë çnjerëzore, është fantazia fetare me intrigat e holla të Kishës Katolike të Romës. Fushatat e kryqëzatave, u sollën muslimanëve, vuajtje të paimagjinueshme. Çuan në zhdukjen e miliona njerëzve. Qinda - mijëra të pagëzuar lanë kockat e tyre në malet, pyjet dhe rërat e Azisë së Vogël. Mua në shkollë - vazhdoi Skënderi - më mësojnë të jem musliman shëmbullor. Çdo ditë zbatoj mësimet e Profetit Muhamet: pesë herë në ditë falem, patjetër që këto sjellin mirësi, sakrifikim të vullnetshëm, në muajin e Ramazanit respektojmë në mënyrë të rreptë kreshmën, një herë në jetë vizitojmë vendet e shenjta: Mekën e Medinën.
Vëllai i madh dëgjonte me vëmendja Skënderin dhe me ngadalë shqiptoi: “Zoti - një për të gjithë njerëzit - ka thënë babai ynë, - fe janë shumë, ato i kanë krijuar dhe menduar vetë njerëzit. Krishti ishte pak i arsimuar, Muhameti shoqëronte deve nëpër shkretëtirën arabe dhe pothuajse nuk dinte të shkruante dhe të lexonte; megjithatë teoria e tyre u perhap në të gjithë rruzullin. Kjo është natyra e njeriut: Ai beson në të vërtetën dhe në gënjeshtrën”.
… Erdhi koha e ndarjes, do të shkoj në shtëpi - i tha Kostandini - Do t`i tregoj nënës dhe babait se je bërë djalë i mbarë dhe i suksesshëm në mësime. Je i rrethuar nga njerëz të ndershëm dhe të mirë.”
Skënderi mori frymë thellë, para se të përgjigjej: “Puthe nënën për mua dhe jepi këtë dhuratë; një shami të bukur grash.”
   Takimi me të vëllanë, pas ndarjes prej shtatë vjetësh, i ngacmoi shumë ndjenjat e djaloshit, në thellësinë e shpirtit. Ai për herë të parë në jetë, ndjeu se nuk ishte i vetëm. Në Atdhe, në Shqipëri e prisnin nëna, babai vëllezërit dhe motrat.   
… Pas kthimit nga vendet e shenjta, efektivit të shkollës, do t`i komunikonin një lajm jo të këndshëm. Vdiq tutori i shkollës “Ic - Oqllan”, sulltan Murati i I-rë. Në pushtet erdhi djali i tij, Murati i II-të, njeri i arsimur por tepër i rreptë. Ai do të udhëhiqte Perandorinë për një kohë të gjatë, plot tridhejetë vjet (1421 - 1451) . Mendime të trishta do ta shqetësonin tani djaloshin shqiptar: si do të sillej me të sulltani i ri? Murati i II-të, te kjo shkollë tregoi po atë vëmendje dhe kujdes për nxënësit e saj. Në të njëjtën kohë, taktika e drejtimit të Muratit të I-rë, aspak nuk ndryshoi. Selimea, si gjithmonë, kujdesej për Skënderin si një nënë e vërtetë.
Në vitin 1423 Skënderi mbushi tetëmbëdhjetë vjeç. Në verë do të jepnin provimet e shtetit për përfundimin e shkollës. Djaloshi shkëlqente për rezultatet e larta në mësime. Fliste dhe shkruante lirisht në gjuhën arabe, italisht, greqisht dhe persisht. Për zilinë e bashkëmoshatarëve të tij, demonstroi një mjeshtri të lartë në kalorësi dhe përvetësimin e armëve. Pedagogët nuk rreshtnin nga entuziazmi për arritjet e shqiptarit të ri. Të gjitha provimet i dha shkëlqyeshëm.
   Në ditën e përfundimit të shkollës, të gjithë nxënësit organizuan në hipodrom një spektakël hipizmi: Demonstruan ecjen në kal. Në këtë shfaqje festive, mori pjesë vetë sulltani, të cilin e shoqëronin gjithë personalitetet e larta të Perandorisë. Çdo diplomant tregoi një numër të veçantë para miqve të shquar. Edhe Skënderi manifestoi një numër shumë të vështirë dhe jashtëzaknisht efektiv: ai me kërcim fluturimthi mbi kale, kapërceu rrethin e madh të përflakur dhe me një ecje rrufe preu me shpatë kokat e dhjetë pupacëve të vendosur gjatë rrugës. Spektatorët u mahnitën me këtë truk unikal të ekzekutuar nga Skënderi dhe miku i tij me katër këmbë.
…Erdhi koha e ndarjes me miqtë e shkollës. Secili mori emërimin në detyrë, në çdo cep të Perandorisë Osmane. Miqtë e ngushtë të Skënderit, Sadiku dhe Novruzi, u caktuan në repartet dhe njësitë e Gadishullit Ballkanik. Skënderi me diplomë të shkëlqyer, u emërua komandant - instruktor i shkollës “Ic Oqllan”. Atij i besuan mësimin dhe edukimin e djemve të aristokracisë turke. Më shumë se kushdo tjetër u gëzua Selimea, por dhe vetë ai ishte i kënaqur.
   Në verën e vitit 1429, në territorin e Sirisë, kryengritësit zaptuan kështjellën Es - Saura. Garnizoni turk që mbronte kështjellën, u dorëzua. Sulltan Murati i II-të, mori vendim që ta rimerrte këtë këshjellë dhe dërgoi për zbatimin e kësaj detyre një korpus kavalerie me efektiv pesëmbëdhjetëmijë vetë, me në krye njëzetekatër vjeçarin Skënder.   
   Në vjeshtë, Skënderi, me sulm të furishë e pushtoi kështjellën, duke e shpartalluar kundërshtarin. Kështjella Es - Saura, përsëri i kaloi Perandorisë turke. Kjo betejë ishte dhe pagëzimi luftarak për Skënderin. Për këtë fitore, Sulltan Murati i II-të, e shpërbleu djalin e talentuar shqiptar, me titullin Bej. Tani ai do të quhej Skënderbej. Në të njëjtën kohë, sulltani i dha atij gradën e gjeneralit të ushtrisë turke. Bashkë me gradimin, ai mori emërimin si komandant i njërit nga repartet e gardës së sulltanit. Kështu, në mesin e shekullit të XV-të Skënderbeu, u bë drejtues i lartë ushtarak i Perandorisë Turke.
Në dimrin e vitit 1432, në moshën gjashtëdhjetëenjë vjeçe, vdiq Selimea, nëna e dytë e Skënderbeut, turkesha e dhimbshme dhe e dashur për të. Kjo vdekje e pikëlloi pamasë, e bëri të vuajë dhe të ndiej një boshllëk shpirtëror dhe pasiguri. Ai mbeti vetëm për vetëm me fatin. E ndjeu deri në dhembje vetminë. Selimea e kishte rritur shqiptarin qysh të vogël, me dashuri dhe përkujdesje të përditëshme. Ishte mësuar në komoditet, ngrohtësi dhe me mirëqenie familjar. Por jeta nuk qëndroi në vend. I hidhëruar dhe i dëshpëruar tej mase, i riu Skënderbej, solli në kujtesë prejardhjen e tij. Ai mori pjesë në shumë beteja. Në fushën e luftës e tregoi veten si një ushtarak trim dhe i mënçur, prandaj Murati i II-të i beson atij jo vetëm pushtetin ushtarak, por dhe atë administrativ. Ai u bë sanxhakbej (guvernator) në një sërë provincash të Perandorisë Osmane.
   Në vitin 1437 vdiq babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Nëna, princesha ia kumtoi lajmin e kobshëm të birit. Po kështu e njoftonte edhe për martesën e pesë motrave të tij, në vende të ndryshme të Shqipërisë. Shtëpia atërore po boshatisej, ekonomia po shkonte drejt rënies. Nëna me dëshpërim i drejtohej atij: “I dashur biri im! Shumë ke kontribuar për Perandorinë Osmane, ka ardhur koha të kthehesh në shtëpi”.
   Duhet theksuar se vitet e fundit Skënderbeu po kërkonte çdo mundësi që të kthehej në Atdhe. Dashuria për nënën, malli për vendlindjen, gjithmonë e më shumë e shqetësonin zemrën e tij. Vitet më të mira të jetës, plot tridhjetë vjet, ia kushtoi shërbimit për Perandorinë Osmane. Mundësia për t`u kthyer në Atdhe, i erdhi në vjeshtën e vitit 1443. Perandoria turke përpiqej të zgjeronte zotërimet e saj në perëndim. Në planet e sulltan Muratit të II-të përfshihej pushtimi i Hungarisë dhe në të pastajmen Austria. Mbreti i Hungarisë Janosh Huniadi, në asnjë mënyrë nuk i nënshtrohej sulltanit. Ky strateg i talentuar dhe mbret trim, në shekullin e XV-të, kreu sulme të ashpra, duke mbrojtur me trimëri territoret e veta.
   Në Shtatorin e vitit 1443 Turqia, përqëndroi në afërsi të qytetit Nish, një ushtri prej gjashtëdhjetëmijë vetësh,  në gatishmëri për të filluar mësymjen. Ndërmjet drejtuesve të lartë turq, ndodhej edhe guvernatori i provincës së qytetit Nikopol, Skënderbej. Një ditë para fillimit të mësymjes, sulltani mblodhi gjeneralët në çadrën e tij, preçizoi kohën e kalimit në sulm, drejtimin e lëvizjes së çdo kolone, radhën e bashkëveprimit dhe sinjalet e drejtimit. Korparmata e kavalerisë së Skënderbeut, duhej të lëvizte në krahun e majtë të rreshtimit luftarak të ushtrisë turke. Afër mesit të natës, Skënderbeu u shtri të flinte, por gjumi nuk e zinte. Në shpirt ndiente shumë fyerje nga Perandoria Osmane dhe vetë sultan Murati i II-të i cili i kishte degdisur në skajet më të largëta, vëllanë e tij, Manishin i cili atje edhe vdiq. Po ashtu, dikur i kishte çuar në internim, larg shtëpisë,  të atin që vdiq nga poshtrimi dhe vuajtja. Ai i mori familjes Kastrioti, gjithçka kish, duke e lënë në varfëri të plotë. Pasi u mendua gjatë, Skënderbeu vendosi: “Sido që të jetë nesër fati i betejës, për mua nuk ka fare rëndësi. Po kthej kalin nga perëndimi dhe po vrapoj në shtëpinë atërore.” Ç`ka u tha, u bë.
Natën, Skënderbeu dërgoi dy bashkëkombas shqiptarë me detyrë: të mblidhnin të gjithë shqiptarët që ndodheshin me shërbim në vartësi të reparteve që ai komandonte. Këta bëheshin nja dyqind veta. Skënderbeu vendosmërisht besonte: bashkëatdhetarët do të ishin luftëtarë besnikë. Me ta ai do të mund të kthehej në Atdhe.






                               Kthimi në Atdhe



   Në mëngjesin e 3 Nëntorit, ushtria turke kaloi në mësymje. Në hyrje të qytetit të Nishit, u zhvillua një betejë e madhe. Ushtria hungareze ia doli të thyejë mësymjen e turqve, dhe pas kësaj, ajo kaloi në kundërmësymje. Gjatë ditës sulltani pati disa mijra ushtarë të vrarë dhe të zënë rob. Ushtrinë turke e zuri paniku dhe me ngut braktisi fushën e luftës. Sulltan Murati i II- të, mrekullisht shpëtoi pa u rënë në duart e tyre. Mbeturinat e ushtrisë turke që shpëtuan nga ndjekja, u fshehën në malet qëndrore të Hungarisë.
Detashmenti i Skënderbeut, u kthye në Jug - Perëndim dhe ndoqi rrugën për në Shqipëri. Rreth njëqind kilometra në jugë të Nishit, në një pyll, Skënderbeu u ndal për pushim. Ai duke mos humbur kohë, ndërmori një seri masash organizative, duke e kthyer këtë grup njerëzish, në një detashment luftarak kavalerie me komandantin e tij, sipas rregullave ushtarake. Ai foli para efektivit të detashmentit, dhe pasi vuri detyrat luftarake tha: “Ne do të kthehemi në Shqipëri, atje kemi punët tona, na presin fëmijët, gratë dhe farefisi. Ne i falëm Perandorisë Osmane, sulltanit turk, vitet më të mira të rinisë tonë. Tani ka ardhur koha të mendojmë për të mirën e fëmijëve tanë, për Atdheut tonë. Marshimi për në Atdhe do të jetë i gjatë gjashtë - shtatë ditë, afërsisht pesëqind kilometra. Rruga kalon nëpër vendet ku jetojnë bashkëkombasit tanë. Do të lëvizim vetëm gjatë ditës. Natën do të pushojmë.” Dhe dha urdhrin: “Mbi kuaj!” Kalorësit në çast u gjendën mbi shalët e kuajve. Në krye, në krahun e djathtë të lumit Marica, lëvizte Skënderbeu, të cilin e ndiqte i gjithë detashmenti.
Gjatë rrugës, Skënderbeun e shqetësonte mendimi: a do t`ia dilte ai që të bashkonte popullin shqiptar dhe në mënyrë të pavarur, t`i kundërvihej armikut të jashtëm? Skënderbeu e kuptonte se sulltani do të hakmerrej ndaj tij. Ai e njihte mirë karakterin e Muratit të II-të, si drejtues dinak dhe mizor. Por e njihte edhe si ushtar frikacak, që disa herë kishte braktisur fushën e luftës. Prandaj ai e vlerësoi situatën: para ishte dimri, malet shqiptare dhe qafat e tyre, duhej të ishin mbuluar me më shumë se katër metra dëborë. Ato do të ishin të pakapërcyeshme deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo do të thoshte se kishte pesë gjashtë - muaj për përgatitjen e ushtrisë për të zbrapsur armikun.
   Në mesin e Tetorit të vitit 1443, Skënderbeu mbërriti në Shqipërinë e Veriut. Në qytetin e Dibrës, ai u takua me princat dhe klerikët e zonës veriore dhe diskutoi me ta çështje të rëndësishme strategjike. Të gjithë në një zë, ishin të mendimit se duhej të bashkoheshin kundër ekspansionit të Perandorisë Osmane. Pritja e ngrohtë që iu bë atij dhe dëshira e princave për të bashkuar vendin, ia shtuan forcat dhe entuziazmin Skënderbeut. Ai ishte i gatshëm për detyrat e mëdha që e prisnin.
… Princesha Vojsava, dy net radhazi, pa në ëndërrt ë ndjerin Gjon: ai diçka i fliste, por disi të pakuptueshme. U frikësua dhe vrapoi te fqinja, një fallxheshë me përvojë. Ajo, duke qeshur i tha: “I ndjeri me atë ëndërr, do të thoshte se kjo ishte shenjë e mirë dhe se duhej të priste lajme të gëzueshme”. Princesha u qetësua. Fqinja dinake gjithmonë i thoshte asaj atë që ajo pëlqente të dëgjonte. Vojsava filloi të priste lajmin e gëzuar që i kishte parathënë ajo. Dhe ja, një herë, në pragun e derës, u shfaq djali i saj i dashur. “Gjergji!” - thirri nëna dhe iu hodh në qafë dhe e përqafoi atë, duke humbur ndjenjat. Ajo vite të tëra e ëndërronte këtë çast. “Nuk do të iki kurrë nga shtëpia ime” - u shpreh Skënderbeu.
   Banorët e qytetit të Lezhës, mësë shumti, të afërt dhe farefis të Skënderbeut, i organizuan atij një pritje të ngrohtë. Ata shpresonin se bashkëvendasi i tyre do të ndryshonte për mirë edhe jetën e tyre.
   Para Skënderbeut, menjëherë qëndronin shumë probleme, por dy prej tyre, kërkoni zgjidhje të shpejtë. E para të merrte kalanë e Krujës në dy - tre muajt e afërt, të pastronte territorin e Principatës nga turko - osmanët. Për zgjidhejn e kësaj detyre, duheshin forca të shumta, të cilat në këtë moment, atij i mungonin.
   E dyta - detyrë e rëndësishme, ishte krijimi dhe forcimi i shtetit shqiptar. Për këtë ishte e domosdoshme, ngritja e një forumi të përfaqsuesve të popullit shqiptar, në të cilin të miratoheshin vendimet dhe aktet ligjore të shtetit të ri.
   Në dimrin e vitit 1443 dhe në gjysmën e parë të 1444-ës, Skënderbeu i realizoi shkëlqyeshëm këto detyra shumë të vështira. Në agimin e 15 Nëntorit, detashmenti i tij u fut pa gjakderdhje në kështjellën e Krujës, çarmatosi forcat turke dhe zuri rob komandantin e kështjellës Ballaban Pasha. Në këtë natë qëlloi që porta kryesore e kështjellës të ishte e hapur. Turqit dyshuan se atë e kishin hapur shqiptarët që shërbenin tek ata. Skënderbeu u tregua i mëshirshëm me gjeneralin turk, i la atij armën personale dhe e lejoi të largohej nga territori shqiptar.
   Skënderbeu ia doli që në mbarim të vitit 1443, të pastronte Principatën e tij nga turqit dhe  në Dhjetor, në kullën e kalasësë së Krujës të valvitej flamuri kombëtar; një fushë e kuqe me shqiponjën dykrenare në mes, simbol shumë shekullor i shtetit shqiptar.
   Në vjeshtën e vitit 1443, Perandoria Osmane, pësoi humbje të ndjeshme nga sulmet e ushtrisë hungareze dhe kryengritjet e popujve të vendeve të Ballkanit.
Skënderbeu e shfrytëzoi situatën e përshtatshme dhe iu fut forcimit të pozicioneve mbrojtëse, pasi mobilizoi princat shqiptarë për bashkimin e forcave kundër okupimit turk. Ai e kuptoi se sapo sulltan Murati i II-të të shëronte plagët, si një egërsirë do tentonte drejt Perëndimit, për t`i kthyer Turqisë territoret e humbura. Shqipëria do të ishte e para në rrugën e mësymjes së ushtrisë osmane.Turqit do të përpiqeshin të shtypnin rezistencën e shqiptarëve. Prandaj Skënderbeu ishte përgatitur për këtë kthesë të ngjarjeve.
   Në dimrin e vitit 1444, Skënderbeu u drejtoi princave shqiptar një ftesë për t`u takuar dhe vendosur çështjen e bashkimit të forcave për mbrojtjen nga Perandoria Osmane. Për këtë, gjithë dimrin dhe në pranverë, ai ia kushtoi fuqizimit të principatës së Kastriotëve: rimëkëmbi ndërtimet mbrojtëse dhe stërviti ushtrinë për luftë.
   Në fillimn e Marsit, në qytetin e Lezhës, mbërritën nga të gjitha anët e Shqipërisë, princat e ftuar dhe krerët e besimeve fetare, si dhe feudalë me influencë të elitës së vendit.
   Në mëngjesin e 2 Marsit, gjëmuan kambanat e Katedrales së Shën Kollit. Udhëheqësit shqiptar dhe miqtë e ftuar morën pjesë në liturgjinë për nder të kësaj ngjarje të madhe historike. Përfaqsuesi i tempullit, peshkopi Kostandin, me predikimin e tij u bëri thirrje princave shqiptarë të ndienin thellë në ndërgjegjen e tyre, përgjegjësinë e detyrës së madhe - shpëtimin e Atdheut nga rrëmbimi i të huajve. Kardinali u lut së bashku me të gjithë:
                            Atdhe i ynë jeto si në Qiell
                            Dhe do të shenjtërohet emri yt
                            Do të vijë mbretëria jote
                            Do të jetë vullneti yt.
                            Si në qiell dhe në tokë
                            Buka që na jep çdo ditë, na ngop
                            Dhe ne të mbetemi borxh
                            Mos na fut të lutem në ngasje
                            Na shmang ne, nga çdo dredhi
                                                    Amin!
   Në mëngjesin e 3 Marsit, Kuvendi i Madh filloi diskutimin e të vetmit problem - formimin e shtetit shqiptar. Në këtë tubim morën pjesë personalitetet më me influence të Shqipërisë: Princi Gjergj Araniti, Teodor Muzaka, Andrea Topia, Gjerg Balsha, Pavëll Dukagjini, Aleksandër Zaharia, Petër Spani, Gjegj Dushani, Stefan Gjergjoviçi. Ata luanin rolin parësor në jetën politike të shoqërisë shqiptare. Mendimi i tyre, kishte rëndësi vendimtare. Shuimca e tyre ishin në anën e Skënderbeut i cili si nismëtar i këtij tubimi, mori fjalën i pari dhe shtjelloi principet e ndërtimit të shtetit të ardhshëm shqiptar. “Perandoria Osmane, ka okupuar plotësisht Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe viktimë e radhës do të jemi ne, shqiptarët - nënvizoi Skënderbeu. - Shqipëria është një kockë e fortë për fytin e sulltanit, prandaj ata do të përpiqen me të gjithë potencialin e tyre, të na skllavërojnë. Principatat e ndara, nuk janë në gjendje t`i kundërihen barbarëve të Lindjes. Vetëm bashkimi dhe kompaktësia, na japin ne siguri mbi fitoren ndaj armikut. Për këtë, kuvendi i sotshëm, ka misionin e madh që të bashkojë popullin shqiptar në luftën kundër Perandorisë Osmane”.
   Lidhja e princave, u bë organi më i lartë i pushtetit shtetëror; ai thirrej vetëm në situatë të jashtëzakonshme. Pushtetin ekzekutiv, Lidhja ia delegoi kreut të shtetit - monarkut. Ai mori postin e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë. Skënderbeu, propozoi të ruhej autonomia e çdo principate, dhe kjo tezë u pëlqeu të gjithë princave. Lidhja e Princave, vendosi: të mbahej një ushtri me pesëmbëdhjetëmijë vetë (shtatë mijë kavaleria dhe tetë mijë pushkatatrët), në gatishmëri të përherëshme luftarake. Ushtria rezervë do të ishte në vartësi të kreut të shtetit. Në situatë të jashtëzakonshme, mund të thirreshin nën armë burrat deri në gjashtëdhjetë vjeç. Thirrjen e tyre Skënderbeu e kreu vetëm një herë; në vitin 1447. Një debat i mprehtë u zhvillua për kandidaturën për kreun e shtetit. Princi i njohur Andrea Topia, propozoi kandidaturën e Skënderbeut. “Ne, na ndihmoi Zoti, duke na dërguar në Shqipëri, shpëtimtarin. - tha princi Topia - Ai është një udhëheqës me përvojë dhe – I aftë që mund t`a shpëtojë vendin nga skllavërimi turk”.
   Kandidaturën e Skënderbeut për postin e kreut të shtetit dhe Kryekomandant të ushtrisë, e mbështetën edhe krerët e besimeve fetare. Megjithatë pati dhe principata që ishin kundër Skëndebeut. Ata kujtuan babanë e tij Gjon Kastriotin, i cili me arrogance, kishte rrëmbyer tokat e fqinjëve dhe shprehnin frikën se ndoshta dhe i biri do shfrytëzonte pushtetin për të zgjeruar tokat e tij.
   Skënderbeu, bëri dy deklarata të rëndësishme, të cilat anonin peshoren nga ana e tij: “Unë - deklaroi ai - djali i të krishterit dhe të krishteres, u bëra jo me vullnetin tim, musliman. Me ardhjen time në Atdhe, u ktheva në fenë e krishterë, të cilin e përdorin prindërit e mij, të afërmit dhe farefisi.    Megjithatë, pranoj të gjitha besimet, si një e drejtë njerëzore, për ta përdorur secili prej tyre, sipas ndërgjegjes dhe dëshirës së vet. U premtoj ju: se as unë dhe as kushdo tjetër, asnjëherë nuk do të lejojmë zaptimin e asnjë pëllëmbe tokë të fqinjit.”
Kjo deklaratë, ndikoi tek ata princa që folën kundër tij gjatë diskutimit. Te Skënderbeu u kthye besimi.
   Princat ranë në një mendim që çdo vit të caktonin mjete financiare, për mbajtjen e ushtrisë. Për këtë qëllim, pranë shtabit të Kryekomandantit u krijua një arkë.
   Më 3 Mars të vitit 1444, Lidhja e Princave shqiptarë, miratoi Gjergj Kastriot - Skënderbeun, kreun e shtetit shqiptar dhe Kryekomandant të ushtrisë. Princat, gjithashtu miratuan propozimin e Skënderbeut, për mbrojtjen e shtetit, dhe i dhanë fjalën njeri - tjetrit, se mbrojtja e tokave shqiptare, nga atentatet e Perandorisë Osmane, për secilin prej tyre, do të ishte detyrë e shenjtë. Fjalën e dhënë më 1444-ën e mbajtën gjatë njëzetëepesë vjetëve.
   Përfaqësuesit e delegacioneve nga Vatikani, Venecia, Napoli, Sirakuza, Hungaria, Polonia, që morën pjesë në Kuvendin e Princave shqiptarë, premtuan se shtetet e tyre, do t`i japin Skënderbeut, ndihmë në luftën kundër sulltanit turk (në të vërtetë, aleatët e Skënderbeut në vazhdim u sollën në mënyra të ndryshme, deri edhe në devijime në dobi të Turqisë).
   Në mesin e shekullit të XV-të, Perandoria Osmane, kishte epërsinë e plotë në Gadishullin Ballkanik. Ajo, në mënyrë të rrufeshme, kapi qytete greke, okupoi Sebinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Azinë e Vogël.
   Qëllimi i mëtejshëm strategjik i sulltanit turk, ishte kapja e Vatikanit dhe okupimi i Austrisë. Megjithatë, papritmas, para ushtrisë turke, u shfaqën barriera të pakapërxyeshme. Këta ishin mbreti i Hungarisë, Janiosh Huniadi, dhe strategu shqiptar Skënderbej.
   Perandoria Osmane, me këmbëngulje, vazhdonte të përsoste përgatitjen luftarake të ushtrisë së saj. Për herë të pare, në gjysmën e dytë të shekullit të XV-të, në ushtrinë turke, u shfaqën, formacionet e artilerisë me hedhje të largët. Këto dukeshin shumë të suksesshme nga pikpamja psikologjike, si armë të tmerrëshme në fushën e luftës.
   Evropën perëndimore e kapi paniku, në pritje të ndërhyrjes së Perandorisë Osmane. Qytetet italiane Venecia dhe Gjenova që ishin qytet - shtete, ndienin një rrezik real për sundimin e tyre dhe zotërimin e tregtisë në veri të Detit Mesdhe. Shqetësimi i vendeve evropiane, u rrit pas asaj, që në vjeshtë e vitit 1444 turqit, asgjësuan nën Varnë, ushtrinë e kryqëzatave. Të krishterët - fanatikë, nën udhëheqjen shpirtërore të Papës së Romës, shkuan në Palestinë për çlirimin e varrit të Shpëtimtarit. Megjithatë, sulltan Murati i II-të, i ndërpreu atyre rrugën dhe dhjetra - mijra kryqëtarve, u preu kokat. Qytetet evropiane, i kishte përfshirë tmerri, vetëm nga fjala “Musliman”. Pas kësaj Vatikani, në mënyrë të prerë, hoqi dorë nga kryqëzatat në Palestinë.
   Përsa i përket shtetit shqiptar, formimin e tij, qytetet italiane të shtrira përgjatë bregdetit Adriatik, e pritën me entuziazëm. Skënderbeu sillej me respekt ndaj shteteve fqinje, veçanërisht, synonte, marrëdhënie me Republikën e Venecias.
   Venecia në gjysmën e dytë të shekullit të XV-të ishte nga më të fuqishmet në detin Mesdhe. Flota e Republikës, me 3345 anije dhe me tridhjetëegjashëmijë marinarë, zotëronte të gjitha ujrat e Mesdheut. Venecia ishte qyteti më i pasur i Gadishullit Apenin. Buxheti vjetor i saj, ishte dhjetë milion dukate. Tregtia i sillte një fitim vjetor katërmilionegjysëm dukate, më shumë se kudo në botë. Kantieret e ndërtimit të anijeve, lëshonin në ujë anije të tonazhit të madh dhe të mesëm. Qyteti i Venecias eksportonte shumllojshmëri stofrash. Kishte ndërmarrje për prodhimin e armatimeve dhe pajisje për ushtrinë.
   Republika e Venecias, shfaqi vëmendje të veçantë për ngjarjet në Shqipëri, në pranverën e vitit 1444. Krijimi  shtetit shqiptar, ishte në interesin e saj. Në territorin e Shqipërisë gjindeshin koloni të Venecias: Porti i Durrësit dhe qyteti i Shkodrës, të cilët kishin një rëndësi të veçantë ekonomike për këtë republikë. Skënderbeu, në kufijtë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mire, u ofroi kolonive të Venecias, kushte të favorshme ekonomike. Senati i saj, në shenjë respekti, i vuri në dispozicion Skënderbeut një bateri me katër topa për të mbrojtur kalanë e Krujës.
   Vatikani dhe Nikolla i V-të, me vëmendje ndiqnin ngjarjet në Shqipëri. “Malësorët trima të krishterë, janë të aftë t`u japin goditje barbarëve të Lindjes. - deklaronte kreu kishës katolike romake, - Bashkimi i shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, u jep shpresë edhe popujve të tjerë për t`i rezistuar agresorit”.
   I dërguari i kardinalit, pas kthimit nga Shqipëria, hartoi një raport të hollësishëm për papën Nikolla i V-të mbi veprimtarinë e lidhjes së Princave dhe mbi personalitetin e liderit të ri shqiptar. Kardinali e përshkruante kështu Skënderbeun: “Një burrë me shtat të lartë, e fizik të fortë, me pamje të këndshëme, i arsimuar, flet lirisht greqisht, italisht dhe arabisht, të jep përshtypjen e një njeriu të mençur dhe të vendosur, i lindur për të drejtuar ushtrinë në betejë. Bën një jetë spartane, mban pranë shpatën në shtëpi dhe në terren *, fle me brucë të zbërthyer, ngrihet nga gjumi me këngën e parë të këndezit. Zotëron të gjitha cilësitë e mira që ngjallin respekt për popullin shqiptar dhe shumë veti të tjera që nxitin njerëzit ta ndjekin pas. Atë e duan dhe e ngrenë në qiell. Turqit do ta kenë të vështirë, pothuaj të pamundur ta mposhtin. Megjithatë, ai duhet ndihmuar me armë dhe pajisje luftarake.”
   Kisha katolike romake, do ta shikonte Shqipërinë në të ardhmen si një rubjezh mbrojtës për ruajtjen e qytetërimit perëndimor, prej ndërhyrjeve të mundshmë të ushtrisë turke.
   Skënderbeu, duke filluar veprimtarinë e tij të shumanëshme, në radhë të pare, u mor me përgatitjen dhe armatosjen e ushtrisë. Ai e kuptonte se për të fituar mbi armikun e fortë duhej përgatitje e lartë dhe pajisja e ushtrisë me armatim bashkëkohor.
   Në dimër, Skënderbeu, mori nga Venecia, një parti armatimi. Ndërsa mbreti i Napolit, i dha kuaj dhe pajisje të tjera. Kjo ndihmë e pamjaftueshme, nuk e kënaqi Skënderbeun, prandaj ai llogariste fitoren kryesisht në forcat e veta dhe në trimërinë dhe qëndresën e popullit të tij. Ushtria shqiptare kishte mungesa në kompletimin e kuadrove, prandaj filloj me ngut përgatitjen e tyre. Nga Napoli, erdhi tek Skënderbeu, miku i hershëm, konti Iran Altisfer. Shqiptarët, shkurt e thërrisnin Vranakonti. Ai i dha Skënderbeut një ndihmë shumë të çmuar në përgatitjen e oficerëve, për artin e të luftuarit dhe përdorimin e llojeve të ndryshme të armatimit. Ai kreu rikonstruksionin e fortifikimit dhe pajisjeve të tyre, në mënyrë të veçantë, fuqizoi nga pikpamja inxhinierike kalanë e Krujës, përgatiti efektivin për mbrojtjen e saj.
Vranakonti, ishte njëri me kulturë të lartë dhe shumë i ndershëm. Kur ishte i gjallë, njerëzit thurnin legjenda për trimërinë, heroizmin dhe besnikërinë ndaj mikurt të tij, Skënderbeut. Deri sa vdiq (më shumë se pesëmbëdhjetë vjet), nuk shkeli dot këmba e ushtarit turk!
   Nga Anadolli i largët, u kthye në Atdhe nga emigracioni miku tjetër i Skënderbeut, princi shqiptarAjdin, një udhëheqës i lartë ushtarak, me shumë eksperiencë, kavalerist i mënçur. Për Skënderbeun, ardhja në shtabin e tij e miqve të tij të mirë dhe të besueshëm, njëkohësisht, komandantë të talentuar, do të ishte një fat i madh. Dhe këshu ai, do të kishte mundësi t`i kalonte çështjet e ushtrisë në duar të sigurta dhe vetë të merrej me ndërtimin e shtetit.
   Në verën e vitit 1444, për Perandorinë Osmane erdhën ditë të zeza. Në Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore, Vatikani, mblidhte vullnetarë për marrshimin e radhës për në Palestinë. Kryqëtarët, ishin besimtarë fanatikë, të gatshëm të jepnin edhe jetën për fenë. Megjithatë, kjo turmë e madhe njerëzish, ishte pëgatitur keq dhe armatosur dobët, prandaj qysh në ndeshjen e parë me ushtrinë turke, atë e kapi paniku dhe me turp ia mbathën këmbëve nga fusha e betejës. Turqit, nën komandën e sulltan Muratit të II-të, u prenë kokat, më shumë se dhjetëmijë kryqëtarve. Kjo ka qenë masakra më mizore  që ka ndodhur në atë epokë, gjë që ngjalli frikë dhe pasiguri, në vendet e Evropës Perëndimore.
   Pushimin dy vjeçar, Skënderbeu e shfrytëzoi për forcimin e aftësisë mbrojtëse të shtetit. Ai ia doli ta kompletonte ushtrinë me efektivë dhe pajisje dhe të zhvillonte përgatitjen luftarake të saj. Ushtria shqiptare ishte e gatshme të kryente veprime luftarake dhe të mbronte vendin e vet. Në kalanë e Krujës, u bënë përforcime në garnizon dhe mbrojtësit u pajisën me sisteme artilerie. Efektivat e artilerisë ishin të aftë dhe kishin ardhur nga Venecia. Kjo e fundit ishte e gatshme të hynte në aleancë me shqiptarët, për bashkëveprim luftarak kundër Turqisë. Skënderbeu po ngutej, pasi e kuptoi se sulltani turk në mënyrë të paevitueshme, do t`i binte vendit të tij. Turqit do përpiqeshin të shtypnin çdo rezistencë shqiptare, sepse ajo prishte planet strategjike të sulltanit që synonte brigjet jugore të Apenineve.
   Zbulimi i Skënderbeut, punoi në mënyrë intensive dhe të efektshme. Miqtë e tij, në rrethin e sulltanit, e njoftonin mbi planet e fshehta të tij kundër shqiptarve. Në Prill të vitit 1444, strategu shqiptar, mori informacion mbi vënien në gatishmëri të ushtrisë turke, dhe përgatitjen e saj për të hyrë në Shqipëri. Për herë të parë, Skënderbeut i takonte të luftonte kundër Perandorisë turke. Ky armik dinak, ishte i njohur mirë nga ana e tij.
    Skënderbeu thirri Këshillin e Mbrojtjes, në përbërjen e të cilit kishte personalitete të spikatura: gjeneralët Ajdin, Vranakonti, Manisha Kastroiti, princat Andrea Topia, Gjergj Araniti, Nikolla Dukagjini dhe Gjergj Dushmani. 
   Shqiptarët morën një seri masa plotësuese: kompletuan tërësisht ushtrinë me efektiv, armatim, kavaleria arriti numrin shtatëmijë vetë.  
   Domosdoshmëria e mbrojtjes së popullsisë nga grabitja dhe genocidi, shtonte nevojën e një përkujdesjeje të veçantë. Ishte marrë vendim që gratë dhe fëmijët të strehoheshin nëpër shpella dhe lartësitë e maleve, bagëtia nëpër pyje, ndërsa të mbjellat bujqësore të digjeshin para se të mbërrinte ushtria turke.
   Skënderbeu përcaktoi detyrat ndërmjet bashkëpunëtorëve të tij. Për përgatitjen e ushtrisë, ai mori si ndihmësa, vëllanë e tij Manisha dhe gjeneralin Ajdin. Garnizonin e kalasë së Krujës me efektiv dymijë vetë e komandonte gjenerali Vranakonti. Princin Nikolla Dukagjini e nisi me mision diptlomatik te mbreti i Hungarisë Janosh Huniadi për organizimin e veprimeve të përbashkëta kundër ushtrisë turke. Megjithatë, ky mision nuk pati ndonjë sukses. Hungarezët dhe polakët bënë një marrëveshje paqeje me Perandorinë Osmane, me afat për dhjetë vjet. Sulltan Murati i II-të, ishte përgatitur seriozisht për luftë kundër Skënderbeut.
   Princi Andrea Topia, udhëhoqi bisedimet me senatin e Venecias dhe Vatikanit. Venecia ofroi një ndihmë të pakët financiare për blerjen e kuajve dhe të armatimeve. Papa i Romës, Nikolla i V-të, premtoi mbështetje, megjithatë, nuk bëri asgjë. Vatikani, Venecia dhe qytetet e tjera të Italisë së Jugut, dyshonin nëse shqiptarët, mund të rezistonin para ushtrisë së madhe turke.
   Skënderbeu njoftoi bashkëluftëtarët e tij, se ai fshehurazi, kishte marrë një letër nga sulltani turk, me propozimin për të përfunduar një pakt paqeje me kushtet e mëposhtëme: t`i ktheheshin Perandorisë Osmane territoret veriore shqiptare, kalaja e Sfetigradit dhe t`i paguanin haraçin. Skënderbeu iu përgjigj sulltanit se ai nuk do të merrte as edhe një pëllëmbë, nga toka shqiptare.
   Në Prill, sulltani, i dha udhëzime gjeneralit Ali Pasha, të bëhej gati për fillimin e luftës kundër Shqipërisë, duke patur në dispozicion një ushtri prej njëzetmijë ushtarësh. Për përgatitje kishin mbetur vetëm dy muaj. Pashait, I dha urdhët që të shkatërronte ushtrinë e Skënderbeut dhe të pushtonte kalanë e Krujës, të kapte rob udhëheqësin shqiptar dhe t`ia dorëzonte të gjallë sulltanit në Adrianopojë.
   Gjenerali Ali Pasha, në fillim të muajit Korrik, përqëndroi në Veri, afër kufirit shqiptar, ushtrinë e tij. Nga të gjitha anët e Perandorisë Osmane, ishin thirrur nën armë djem të rinj, me të cilët u formuan tre korpuse: korpusi vullnetar i kavalerisë, i cili do të ishte në krye të ushtrisë, do të bënte zbulimin dhe do asgjësonte forcat e mbulimit të shqiptarëve. Korpusi akindxhi - formacion jo i rregullt, që merrej me grabitjet dhe plaçkitjet e zonave ku luftohej. Ai shpërblehej, duke marrë një pjesë të trofeve ushtarake. Ata e ulën reputacionin e ushtrisë, me sjelljen e tyre brutale. Korpusi i këmbësorisë së rregullt - jeniçerët, të kompletuar me djem të rinj të krishterë nga vende ballkanike: serbë, grekër, bullgarë dhe një pjesë ishin gjeorgjianë dhe armenë. Jeniçerët ishin edukuar me frymën e fanatizmit musliman. Ata vepronin në fushën e luftës në mënyrë shumë të egër. Ali Pasha me këtë kategori, kishte një efektiv prej pesëmbëdhjetëmijë vetësh.
   Skënderbeu, e përfytyronte mirë se me kë kishte të bënte. Ai njihte anët e dobta dhe të forta të ushtrisë turke. Gjatë betejave për njëzet vjet ai kishte shërbyer në ushtrinë turke, ku fitoi një eksperiencë të madhe. Megjithatë, betejat që priteshin, kishin një rëndësi të veçantë strategjike dhe historike. Disfata në to, do të sillte pasoja katastrofike për popullin shqiptar.
   E diela e fundit e Prillit, përkonte me festën e madhe krishtere - pashkët. Skënderbeu me të ëmën, shkuan në kishë. Në hyrje, figuarat e larta, i priti përfaqsuesi i tempullit, At Dhimitri. Shërbëtori i kishës, i kujtoi Skënderbeut, se kjo ishte ndërtuar me të ardhurat e babait të tij, Gjon Kastrioti. Dhe atë më 1405, në fëmijëri e pagëzuan pikërsht këtu dhe i dhanë emrin e zotit Gjergji. Skënderbeu dhe e ëma e tij, filluan të luteshin.
At Dhimitri, si shërbëtor i denjë shqiptoi: “Po ju lexoj predikimet që ka dërguar Jezu Krishti që nga Mali Galilej:
                    Të lumtur janë të varfërit në shpirt
                    Sepse me ta është Mbretëria Qiellore
                    Të lumtur janë ata që qajnë
                    Sepse ata ngushëllohen
                    Të lumtur janë ata të urtët
                    Sepse ata trashëgojnë token
                    Të lumtur janë ata që thonë dokrra
                     Dhe kërkojnë të vërtetën
                     Sepse ata janë të ngopur
                     Të lumtur janë zemërmirët
                     Sepse ata dinë të falin
                     Të lumtur janë ata me zemër të pastër,
                     Sepse Zoti i përkëdhel
                     Gëzohuni edhe ju dhe argëtohuni
                     Sepse i madh është shpërblimi në qiej
                     Kështu i përzunë dhe Profetët që ishin para jush.
                                                   Amin!”
   Skënderbeu pa me vëmendje stolisjet e brendëshme të tempullit. Ikona që përfytyronte Jezu Krishtin i bëri një përshtypje të thellë dhe gjatë i tërhoqi vëmendjen. Për shumë çaste nuk i hoqi sytë nga ajo dhe në heshtje për diçka po mendonte. Princesha, ngadalë i tha të birit: “Gjyshi yt dhe i ndjeri baba, pesëmbëdhjetë vjet më parë, ndërtuan këtë tempull. Ata u lanë njerëzve një dhuratë të vërtetë të Zotit”.
   Skënderbeu i rrethuar nga bashkëkombasit e tij, e ndiente veten të mbërthyer: pjesëmarrësit ia dinin të kaluarën, që ai kishte qënë musliman. Megjithatë, pati burrërinë të deklaronte me zë të lartë: “Drejtohem tek i Madhi Zot, me lutjen të më fali gjynahet dhe të më kthejë mua në besimin e prindërve të mij. Jam pagëzuar i krishterë dhe dua të jem i tillë deri ditën e fundit. E quaj të arsyeshme që kurrkujt, për asnjë lloj shkaku të mos i hiqet e drejta e zgjedhjes, nëse ndokush do të preferonte krishtërimin ose një besim tjetër që i duket atij e përshtatëshme, le ta pranojë, në mënyrë që Zoti i Madh, ceremoninë e të cilit  e respektojmë me vullnetin e lirë, do të mund të na japë mirësinë dhe bujarinë e tij”.
   Në mbrëmje, ndërmjet Skënderbeut dhe pjesëmarrësve, u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe e sinqertë: Peshkopi e përshëndeti strategun me rastin e kthimit të tij në fenë e krishterë dhe zgjedhjen e tij në krye të shtetit. “Më shumë se dy vjet, turqit bënin sipas qejfit, në kalanë tonë - iu drejtua të pranishmëve At Dhimitri - talleshin me ne. Disa herë ishin shfaqur jeniçerët me leva dhe sopata që të shkatërronin të shenjtën tonë dhe në çdo rast ne e mbrojtëm, kurse prindërit tuaj i paguanin haraç Pashait turk. Kisha jonë do t`i lutet Madhërisë supreme, që ju të mundni armiqtë.”
   Skënderbeu u kthye në rezidencën e tij me një mendim të vetëm në kokë: si mund të fitojmë mbi armikun e fuqishëm? Aty nga fundi i muajit, zbulimi raportoi mbi përgatitjen për ndërhyrje të ushtrisë turke në tokat shqiptare. Më në veri të qytetit maqedonas Shkup, gjenerali turk Ali Pasha, përqëndroi ushtrinë prej njëzetepesëmijë vetë. Jeniçerët përbënin forcën goditëse të saj. Para tyre ishte vënë detyra të shfarosnin shqiptarët - kaurrë ( të krishterë ortodoksë). Për herën e parë në shekullin e XV-të, Perandoria Osmane, kishte rreshtuar në sulmin mbi Shqipëri, një ushtri kaq të fuqishme.
Skënderbeu në muajin e fundit, kreu rikonicionin e dytë të terrenit ku pritej të niste beteja. Ai edhe një herë bisedoi me komandantët e lartë, radhën e bashkëveprimit të korpusit të kavalerisë dhe reparteve të këmbësorisë në kohën e zhvillimit të luftimeve. Edhe këtë radhë u bind se komandantët do t`i jepnin goditje dinjitoze armikut.
   Skënderbeu vuri nën armë, dymbëdhjetëmijë ushtarë dhe oficerë. U formuan dy korpuse kavalerie me nga tremijë kalorës secili dhe Brigada e kavalerisë -  rezervë e komandantit me dhjetëmijë kalorës. Dy korpuse këmbësorie me tremijë luftëtarë secili, Brigada e këmbësorisë - me njëmijë gardistë nga rezerva e Skënderbeut.
   Në Korrik, banorët e fshatrave veriore shqiptare, dhe të qyteteve, lanë banesat e tyre dhe u fshehën nëpër pyje ose në lartësitë e maleve. Kjo ishte e vetmja mundësi që t`i shpëtonin shfarosjes.
Natyra, gjithashtu, sikur bëri zgjidhjen e saj në luftën kundër armikut: vera ishte shumë e nxehtë, dielli kishte përvëluar gjithçka përreth, ishin shteruar burimet dhe ishin tharë lumenjtë e rrëmbyer malorë, ditën ishte vapë e padurueshme, kurse nata ishte shumë e ftohtë.
   Fshatarët shqiptarë dogjën të gjitha të mbjellat bujqësore të pakorrura. Një tym i fortë, i mbështjellë si një re e zezë, kishte mbuluar gjithë fushat dhe pllajat. Në majat e maleve shpërthyen zjarre - në këtë mënyrë shqiptarët njoftonin njëri - tjetrin për afrimin e ushtrisë armike. Kishat ortodokse u binin kambanave, jepnin kushtrimin, malësorët përgatiteshin për të mbrojtur tokat e tyre dhe banesat.
   Në qytetet italiane Venecia dhe Napoli, gazetat ngrinin zhurmë, duke parashikuar katastrofën e Shqipërisë dhe Skënderbeut. “Muslimanët te portat tona!”. Papa i Romës u bëri thirrje udhëheqësve të qyteteve jugore për bashkimin e të gjitha forcave kundër sulmit të mundshëm të barbarëve muslimanë të Lindjes.
   Ishte fillimi i Qershorit të vitit 1444, në kampin e armikut dhe në ushtrinë e Skënderbeut, tensioni kishte arritur kulmin. Secila palë ishte përgatitur për betejën që ishte në vigjilje të saj. Strategu shqiptar, dispononte informacion të plotë mbi plan - veprimin e komandës turke. Ai i informoi princat e territorit verior të vendit dhe komandantët e detashmenteve vullnetare, mbi qëllimet e kundërshtarit, duke kërkuar prej tyre veprime të vendosura kundër ushtrisë tuke, gate jmarrshimit dhe lëvizjeve të saj brenda Shqipërisë.
   Në mëngjesin e 10 Qershorit, ushtria njëzetepesëmijëshe turke, nën komandën e gjeneralit Ali Pasha, kaloi në vah lumin Vardar dhe u drejtua për në jug - perëndim të Shqipërisë, ku gjendej kalaja e Krujës. Viktima e parë u bë qyteti i Kukësit. Gjatë ditës, ai u bastis në mënyrë barbare nga pushtuesit. Por në të pastajmen, për ushtrinë turke filluan provat e vërteta. Marrshimi i saj do të kalonte në terrene të thyera dhe shumë të vështira. Gjatë lëvizjes dhe sidomos natën, në kohën e pushimeve, mbi ta kryenin aksione, detashmentet vullnetare shqiptare. Vapa e padurueshme dhe mungesa e ujit e lodhën ushtrinë okupuese. Duke u futur sa më thellë në territorin shqiptar, ushtria turke, gjithnjë e më shumë, haste në qëndresën këmbëngulëse. Toka shqiptare po i digjte nën këmbë turqit. Kështu Skënderbeu e lodhi armikun pa filluar përleshja kryesore.
Ai e priti ushtrinë e Ali Pashait në jugë të qytetit të Prishtinës, në fushën e hapur të Torviollit. Strategu shqiptar e ndërtoi formacionin luftarak në dy skalione dhe caktoi veçmas një rezerve gjitharmëshe. Skalionin e parë e ndërtoi si vijon: në krahun e djathtë zuri vend korpusi i kavalerisë i komanduar nga ushatraku i lartë Moisi Aranitasi, në të majtë korpusi i kavalerisë në komandën e Tanush Topisë, në qendër të skalionit të parë, ishte vendosur korpusi nën komandën e komandantit të famshëm Kont Urani.     Dy grupe kavalerie ishin në rezervë. Skalioni i dytë dhe rezervat qëndronin në gatishmëri të plotë për të hyrë në betejë në drejtimin e goditjes kryesore, për të siguruar suksesin e mëtejshëm. Në mesin e shekullit të XV-të, akoma nuk kishte armë zjarri. Forcat e goditjes kryesore ishin kavaleria dhe këmbësoria, ndërsa armatimi, ishin shpata, thikat dhe grushti. Nëqoftëse luftëtari i mësuar mirë, kishte kalë dhe shpatë, mund të qëronte hesapet me dy - tre ushtarë armiq. Skënderbeu, për një kohë të shkurtër, arriti suksese të mëdha në përgatitjen luftarake të ushtrisë së tij.
   Në mëngjesin e 28 Qershorit, ushtria turke ishte vendosur në fushim pesëmbëdhjetë kilometra në veri të fushës së Torviollit. Fundi i kolonës ushtarake, vështirë se dukej pa mjete optike. Me flamurë luftarakë, nën tingujt e daulleve, gjatë gjithë ditës, grumbulloheshin forcat ushtarake dhe vetëm aty nga perëndimi i diellit, të fundit që mbërrinin ishin repartet e prapavijës. Gjeneral Ali Pasha, duke vrojtuar përqëndrimin e ushtrisë së tij i tha Shehut Nuredin: “Kush mund t`i rezistojë kësaj ushtrie kaq të madhe? Nesër ajo me siguri, do të zhdukë nga faqja e dheut Skënderbeun dhe ushtrinë e tij.” “Allahu me ne! - shtoi Sheh Nuredini.
   Skënderbeu, në mesin e natës, vendosi forcat e tij në bazën e nisjes. Në agimin e 29 Qershorit, korpuset e kavalerisë dhe këmbësoria ishin gati për veprime luftarake. Në orë tre të mesnatës, ishte ora e lutjeve. Predikuesit muslimanë, u bënin thirrje masës së ushtarve - jeniçerë, që të vrisnin arnautët (shqiptarët), kaurrët (të krishterët) - tradhtarët e Allahut.
Në agim ushtria turke doli nga kampi dhe mori formacion luftimi, duke u drejtuar për në jugë. Përpara marrshimit repartet ushtarake me flamurë të shpalosur dhe nën tingujt e borieve dhe daulleve, filluan lëvizjen. Në lindje shkëlqenin rrezet e para të diellit. Dita dukej se do të ishte shumë e nxehtë.
Gjenerali Ali Pasha me karrocën katër vendëshe, lëvizte në krye të kolonës kryesore. Kryekomandantin turk e ruante një detashment kalorësish. Ai dukej i qetë dhe e printe mendimi se ushtrisë së  tij të madhe, askush nuk mund t`i rezistonte. E ndërkohë, në anën veriore të fushës së Torviollit, Skënderbeu i dha ushtrisë gatishmërinë numër një.
Turqit u hapën në formacion luftimi për mësymje. Gjëmonin tingujt e borieve, daulleve dhe ulërimat e njerëve: “Allahu me ne! U bini të pafeve!”  Të gjitha këto shkriheshin në një, me gjëmimet shurdhuese. Turqit u hodhën në sulm. Bashkë me formacionet e skalionit të parë, prinin edhe flamurtarët, me flamurët luftarakë të shpalosur. Ata ngrinin lart shpirtin luftrak të trupave.
   Ali Pasha kishte planifikuar të jepte goditjen kryesore në qendër të formacionit luftarak të shqiptarëve. Epërsia trefishe e ushtrisë turke, jepte mundësi të supozohej se përleshja do të mbyllej brenda ditës, me fitoren e turqëve. Megjithatë, ndodhi e kundërta.
   Skënderbeu e theu goditjen e parë ballore dhe shpejt kaloi në kundërsulm me vendosmëri. Dy korpuset e kavalerisë shqiptare dhanë kundërgoditje në krahun e majtë të turqve. Kavaleria depërtoi në formacionin luftarak të armikut, duke prishur rreshtimin e kundërshtarit. Përleshja ishte e rreptë. Turqit, pësuan humbje të mëdha. Në mesin e ditës së 29 Qershorit, fusha e luftës, ishte mbushur me trupat e vrarë të njerëzve dhe kuajve të ushtrisë osmane. Skënderbeu futi në luftim, skalionin e dytë dhe dy grupet rezerve të kalorësisë. Kjo goditje ishte fatale për ushtrinë e Ali Pashait. Turqit i përfshiu paniku. Afër mbrëmjes veprimet luftarake u ndërprenë: beteja përfundoi me disfatën e plotë të ushtrisë osmane. Gjenerali Ali Pasha, mezi shpëtoi pa rënë rob. Ai, me një grup të vogël jeniçerësh, natën tjetër, fshehtazi, doli në Maqedoni. Atë tani e priste ndëshkimi i rëndë i sovranit. Ushtria turke, në betejën e fushës së Torviollit, la më shumë se pesëmijë ushtarë dhe oficerë të vrarë dhe dymbëdhjetëmijë robër.
Kjo ishte një fitore e shquar e arritur në sajë të trimërisë personale të strategut të mënçur Skënderbej. Luftëtarët shqiptarë, duke mos kursyer jetën mbrojtën shtëpitë, tokën dhe atdheun e tyre. Talent dhe aftësi të rralla drejtuese dhe trimëri të pashoqe, treguan edhe gjeneralët Moisi Araniti, Tanush Topia, Ajdini dhe konti Uran. Fitorja mbi turqit ngjalli një entuziazëm dhe ngazëllim të paparë në të gjithë Shqipërinë. Populli me të drejtë, përjetonte ndjenjën e krenarisë, për arritjen e kësaj fitoreje. Në gjithë vendin, në fundin e Korrikut, gjëmuan kambanat: në kisha nderoheshin fitimtarët dhe kujtoheshin të renët. Skënderbeu u shpall Hero Kombëtar. Populli, atë e njohu si prijës të shquar që zbriti si dhuratë e dashur për ta.
   Ndryshoi atmosfera edhe në qytetet italiane Napoli, Venecia dhe Vatikan. Fitorja e ushtrisë shqiptare mbi turqit ngjalli tek ata një entuziazëm të furishëm dhe një mirënjohje për Skënderbeun dhe ushtrinë e tij, si mbrojtësit kundër agresionit osman.
   Papa Nikolla i V-të e quajti këtë fitore, një ngjarje të shënuar në historinë e qytetërimit të krishter. Vatikani dhe qeveritë e qyteteve italiane të shtrirë në brigjet e Adriatikut, kuptuan se në Shqipëri, është shfaqur një fuqi e aftë për t`i dhënë goditje Perandorisë Osmane. Papa i Romës, senati i Venecies dhe mbreti i Napolit Alfonsi i V-të, shprehën gatishmërinë për t`i dhënë ndihmë Skënderbeut dhe ushtrisë së tij në kundërvënien ushtrisë turke.
   Disfata e ushtrisë turke, në verën e vitit 1444, shkaktoi në qarqet e larta të hierarkisë së sulltanatit, inat e zemërim. I vetsigurti sulltan, nuk mund të pajtohej me faktin që ushtria e tij e famëmadhe, të shpartallohej brenda një dite, ku gjysma e ushtrisë të vritej dhe zihej rob. Egoizmi, Muratin e II-të, dukej që e kishte kapur fort në shpërthimin e zemërimit dhe tërbimit të tij. Ai lëvizi vetullat: “Të përgatitet një ushtri e re për të ndëshkuar Shqipërinë!” Sigurisht, këto fjalë ai i tha në gjaknxehtësi e sipër, se më vonë ai ndoqi rrugën diplomatike për zgjidhjen e konfliktit: përdori dinakërinë, mashtrimin dhe shantazhin.
    Papa Nikolla i V-të, në Nëntor ftoi Skënderbeu në Vatikan. Monarku shqiptar e priti me kënaqësi këtë ftesë. Në këtë udhëtim, me të ishin bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij të afërt, konti Uran dhe kardinali Pavëll Engjëlli. Shoqëruesit, mbrojtës të Skënderbeut, qëndruan në periferi të Romës. Kreu i kishës Katolike të Romës, e priti monarkun shqiptar me ceremoni shterërore. Papa Nikolla i V-të dhe Skënderbeu takoheshin për herë të parë. “Ja kush qenka!”  - tha Papa i shenjtë dhe duke - shtrënguar fort duart e ftoi të ulej. Biseda vazhdoi më shumë se një orë. Ai - bëri Skënderbeut një pyetje të drejtpërdrejtë: “Çfarë ndihme kërkoni nga Vatikani?” “Ju e dini që ushtria shqiptare mbeti e vetme në luftën kundër Perandorisë Osmane. Sulltani bëri paqe me Hungrinë, okupoi vendet e Ballkanit, po përpiqet të zhdukë ushtrinë shqiptare, pas kësaj ata do t`u drejtohen juve.”  Pas këtyre fjalëve, Papa  rrudhi fytyrën: “Ju - vazhdoi Skënderbeu, - paguani shumë para për mbështetjen e kryqëzatave, kurse ne shqiptarët mbrojmë portat tona. Ushtria shqiptare ka nevojë për armatim, ushqime dhe kuaj. Ne derdhim gjak për të mbrojtur veten dhe ju. Dhe për këtë, ne duhet të ndihmohemi.” “Kisha Katolike e Romës - shqiptoi Papa, - falenderon juve personalisht dhe popullin shqiptar për heroizmin që keni treguar kundër ushtrisë turke. Ne do i lutemi Madhërisë, për fitoren e ushtrisë shqiptare. Kurse ndihmë do t`u jepet” - preçizoi kreu u Kishës Katolike. Ata shtrënguan duart dhe u ndanë me njëri - tjetrin.
   Papa Nikolla i V-të, kuptoi: rreziku i shpërthimit të ushtrisë turke në Gadishullin Apenin është plotësisht real. Në mesin e shekullit të XV-të e vetmja forcë e aftë për të përballuar Perandorinë Osmane në Ballkan, ishte Skënderbeu dhe ushtria e tij. Papa u dha ndihmë tepër modeste: dymijë dukate.
   Senati Republikës së Venecias e priti Skënderbeun me gëzim. Sigurisht kështu do të ndodhte; në territorin e Shqipërisë ishin kolonitë e saj. Nëpërmjet këtij vendi, kalonin rrugët e komunikacionit dhe transportit që kishin për Venecian një rëndësi të madhe ekonomike dhe ushtarake. Përveç kësaj, Skënderbeu u kujtoj se babai i tij Gjon Kastrioti ishte qytetar Nderi i Republikës së Venecias. Por, udhëheqësi shqiptar, ju kujtoi edhe faktin se në vitin 1414, Venecia e kishte tradhtuar atë, duke mos zbatuar asnjë detyrim që rridhte nga marrëveshje për ndihmë reciproke. Si rezultat i kësaj, ai mbeti i vetëm në luftën kundër ushtrisë turke dhe si pasojë e humbi atë luftë.    Megjithatë, Skënderbeu kishte vendosur të mos merrej me këtë, sepse tani situata politiko - ushtarake, kërkonte një qëndrim tjetër. Ai ishte dakort që me Venecian të ruante aleancën, kundër Perandorisë Osmane. Kolonive veneciane, u krijoi kushte të favorshme, duke u garantuar sigurinë e lëvizjes së mallrave të tyre dhe gjithçkaje tjetër. Ndërsa Venecia, nga ana e saj, u zotua se do t`i jepte atij ndihmë financiare dhe armatim.
   Palët u ndanë miqësisht, por tek Skënderbeu kishte mbetur thellë në shpirt një hije dyshimi.
   Kënaqësi të plotë, ai mori në Napoli. Mbreti Alfons, e priti mikun shqiptar vëllazërisht. Skënderbeu kaloi disa ditë në rrethin e njerëzve miqësor e dashamirës. Gjuetia, mbrëmjet e gëzueshme muzikore i hoqën atij, ngarkesën psikologjike dhe fizike.
   Në tërësi, Skënderbeu, mbeti i kënaqur me rezultatet e takimit me Papën, dozhët e Venecias dhe mbretin e Napolit. Tani ai nxitonte të kthehej në Atdhe, ku e prisnin punë të mëdha. Përpara kishte dimrin e ftohtë dhe urinë. Por kujdesi kryesor ishte për ushtrinë që donte të thoshte shumë për të. Tek ushtria, tek niveli i përgatitjes luftarake të saj, kishte varur shpresat e vendit në luftë me barbarët turq. Tre muajt e dimrit, ushtarakët e lartë shqiptar, e drejtuan vëmendjen në stërvitjen intensive të ushtrisë. Ndërkohë, njësitë ushtarake u pajisën me armatime dhe materiale të tjera të rëndësishme, për luftë dhe jetesë. Njëkohësisht, vazhdonte puna intensive pë ndërtimin dhe përmirësimin e objekteve fortifikuese mbrojtëse. Një shqetësim të madh, përbënte kalaja e Krujës. Për dekada të tëra, askush nuk i kishte kushtuar vëmendje asaj. Skënderbeu, cakoi specialistë dhe mjete për strukturimin e saj. U përforcuan muret rrethuese, u ndërtuan sheshe të posaçme dhe pozicione për vendosjen e topave të artilerisë. U ngritën akoma më lart dhe u përforcuan kupolat me frëngji, u kryen punime plotësuese mbrojtëse brenda mureve rrethuese, u sigurua vendi për mbajtjen e ushqimeve dhe pajisjeve  rezerve. Gjatë punimeve, u bë një zbulim i papritur: brenda kalasë doli një burim uji. Të gjitha veprimet që kryheshin në kala, ruheshin në sekret të rreptë. Efektivi i garnizonit, përbëhej nga vullnetarë shqiptarë, të përkushtuar për të mos ia dorëzuar kalanë armikut në asnjë mënyrë. Komandantët dhe ushtarët, kishin lidhur besën që për asnjë arsye nuk do ta braktisnin dhe dorëzonin atë, madje edhe po të ishte jeta e tyre në rrezik. Në betim thuhej: “Do të vdesim, por kalanë nuk ia japim armikut!” Stërvitja luftarake e efektivit të kalasë, vazhdonte ditën dhe natën. Luftëtari që nuk e përballonte dot ngarkesën e stërvitjes, paraqitej tek komandanti dhe lejohej të largohej. Luftëtarët që shërbenin aty, quheshin heronj.
   Në Janar, në Krujë u dukën përfaqësuesit e sulltanit për të zhvilluar bisedime sekrete. Përfaqsuesi kryesor i sulltanit, u paraqit si i plotfuqishëm për përfundimin e marrëveshjes me Skënderbeun për ndërprerjen e luftës, me të vetmin kusht që Shqipëria të mbetej vasale e Perandorisë Osmane. Pashai turk në fjalën e tij përdorte gjuhën e bindjes dhe të detyrimit. Në fillim i nginte ditirambe Skënderbeut dhe pastaj çirrej se Turqia - ishte një shtet i madh dhe para saj askush nuk do të muud të rezistonte. Dhe e përfundonte bisedën me kërcënimin e hapur se “Në qoftë se nuk bini dakort me kushtet e Sulltanit të Madh, ai do të zhdukte çdo gjë të gjallë në Shqipëri!”
Skënderbeu, në heshtje e dëgjonte të dërguarin sekret dhe në ndarje i tha atij: “Kushdo që vjen në malet tona me shpatë, aty do të varroset”. Skënderbeu e kuptoi se lufta ishte e pashmangëshme. Ai mblodhi bashkëluftëtarët e tij, i njoftoi për bisedimet e zhvilluara, dhe urdhëroi përgatitjen për luftën e pritshme.
Në pranverë, Skënderbeu, mori nga rrethi i afërt isulltanit, një të dhënë të besueshme, për mundësinë e ndërhyrjes në veri të Shqipërisë të një ushtrie prej tridhjetëmijë vetësh. Çdo herë ushtrisë turke i vihej e njëjta detyrë: të shpartallonte ushtrinë dhe të asgjësonte Skënderbeun, të pushtonte kalanë e Krujës dhe të ndalej në bregdetin Adriatik. Zbatimi i kësaj detyre, do t`i çelte Perandorisë turke, korridorin për në Perëndim, drejt gadishullit Apenin.
   Këtë herë sulltan Murati i II-të, përdori një taktikë të re: ai nisi për Shqipëri, dy korpuse kalorësie; njëri doli në veri e tjetri drejt jugut.
Të dy korpuset përbënin unazën e rrethimit në Shqipërinë Qëndrore, në të cilën ishte planifikuar asgjësimi i vetë Skënderbeut.
   Në fillim të muajit Tetor, korpuset e kavalerisë turke u futën në kufirin shqiptar; megjithatë planet e turqve po ecnin në kundërshtim me dëshirat dhe planet e sulltanit. Nga veriu korpusi i kavalerisë të Feriz Pashait, kaloi lumin Vardar, përshkoi masivin malor Mokri Modrish dhe arriti në Qafën e monopatit Volçja. Më pas, korpusi i kavalerisë ra në pritë. Shqiptarët kishin ndërtuar pengesa me gurë dhe shkarpa përgjatë kurrizeve, grykave dhe qafave. Kishin grumbulluar gurë qikllopikë të cilët me një sinjal rrokulliseshin mbi forcat turke me një shpejtësi skëterre, duke krijuar një ortek shkëmbor të frikshëm dhe vdekjeprurës. Disa mijra ushtarë dhe kuaj, u asgjësuan qysh në minutat e para dhe mijra të tjerë u gjymtuan keqas. Rënkimet nga Qafa e monopatit të Volçjas, dëgjoheshin edhe pas disa ditëve.
Gjeneral Feriz Pasha, i tronditur nga goditja e befasishme dhe e papritur, me vështirësi grumbulloi ushtarët dhe kuajt e mbetur gjallë dhe si një bishë e plagosur rëndë, i braktisi tokat shqiptare. Kurthi i ngritur nga shqiptarët në Qafën e monopatit të Volçjas, hyri në historië e inxhinierisë ushtarake, me emërtimin “Pajisja shqiptare e fortifikimeve fushore.”
   Në veri të Shqipërisë,. Korpusi i kavalerisë turke i gjeneralit Mustafa Pasha po bënte kërdinë. Turqit tanimë, kishin zënë territore të gjera, duke grabitur pa mëshirë fshatra shqiptare: ata u merrnin bagëtitë, digjnin banesat e fshatarëve. Gjeneral Mustafa Pasha, mori nga sulltan Murati I II-të urdhërin që ta kthente veriun e Shqipërisë në shkretëtirë. Gjithçka që gjenin gjatë rrugës, turqit duhej ta digjnin ose ta grabisnin. Shqiptarët, gjatë dimrit, duhej të vdisnin nga urija. E tillë ishte dëshira e sulltanit.
Skënderbeu, fshehurazi, natën me gjithë ushtri, u drejtua për në veri të vendit.     Afër qëndrës së banuar Oronik, pesë kilometra nga kampi fushor ë turqve, ata u fshehën në pyll. Më 20 Tetor bashibozukët kokëqethur turq, si ujqër të uritur, u turrën të plaçkisnin një qytezë shqiptare, Dibrën. Skënderbeu, në befasi e sulmoi kampin armik, gjysëm të boshatisur. Komandantin e korpusit, gjeneral Mustafa Pashën e kapi rob. Një pjesë e ushtrisë turke që mundi të shpëtonte u fut në pyll. Malësorët shqiptarë, pasi i kapën ata të gjallë, i detyruan të kthenin gjithçka kishin grabitur dhe të ndërtonin ato që kishin shkatërruar. Në këtë mënyrë veprohej me të gjithë ushtarakët që kapeshin robër. Kështu, në vjeshtën e vitit 1445, Perandoria Osmane, pësoi një humbje poshtëruese. Vetëm për një muaj - u asgjësuan plotësisht, dy korpuse të kavalerisë. Skënderbeu dhe ushtria e tij, korri një fitore të lavdishme, të cilën e vlerësuan dhe vendet fqinje. Vatikani, pa te Skënderbeu një strateg të talentuar, mbrojtësin e sigurtë të qytetërimit të krishterë perëndimor. Papa Nikolla i V-të, nuk u tregua më koprrac në ndihmesë me materiale për ushtrinë shqiptare e cila kishte shumë nevojë aso kohe.
   Në dimrin e vitit 1446, ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës së Venecias, lindi një konflikt. Shkak u bënë kolonitë veneciane - Porti i Durrësit dhe qyteti i Shkodrës. Shqiptarët, ngulnin këmbë në pagesën e menjëherëshme të qirasë, kurse Venecia nuk pranonte. Konflikti kaloi në përballje të armatosur i cili shumë shpejt, përfundoi në favor të Skënderbeut. Ushtria mercenare e Republikës së Venecias, nuk i rezistoi dot goditjes së detashmentit të kavalerisë së Skënderbeut. Ajo u shpërbë dhe u shpartallua, duke ia mbathur nga sytë këmbët. Shumica e mercenarëve u strukën pyjeve, u zunë robër ose u vranë. Venecia u detyrua të nënshkruante marrëveshjen e paqes, në dobi të Skënderbeut.
Në përgjithësi, monarku shqiptar, mbajti marrëdhënie të mira me fqinjët; mosmarrëveshjet lindnin jashtë dëshirës së tij. Venecia ishte aleate e Shqipërisë, përveç kësaj, ajo kishte interesat e veta në këtë vend. Kolonitë e saj, Durrësi dhe Shkodra, të shtrira në principatën e Kastriotit, loznin një rol rë rëndësishëm në ekonominë e saj. Skënderbeu, gjithashtu, ishte i interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësie me Venecian, sepse merrte prej saj një ndihmë të ndieshme financiare.
   Sidoqoftë, senati venecian ka bërë me të një politikë dinake me dy standarde. Në luftën me Perandorinë Osmane, Venecia e ndihmonte Shqipërinë me armatime dhe financiarisht. Por leverdia ishte e saj: ajo shpëtonte nga ndërhyrja e turqve. Megjithatë, fuqizimi i ushtrisë shqiptare e trembte atë. Të kesh një fqinj të fortë, është gjithmonë e padëshirueshme. Venecia, fshehurazi, ndërsente princat shqiptarë kundër Skënderbeut.
Ndërkohë që Skënderbeu pati një ndërprerje tre vjeçare të veprimeve luftarake me Turqinë (1445 - 1448), ai përqëndroi fuqitë në forcimin e shtetit dhe ushtrisë. Në pranverën e vitit 1448, gjithë Shqipëria festonte jubileun - pesë vjetorin e ardhjes së Skënderbeut në krye të shtetit. Gjatë kësaj kohe ai u bë një strateg i shquar,  kalitur në beteja, u bë udhëheqës i zoti i shtetit - Hero i Popullit.
   Skënderbeu ia doli dhe bashkoi të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare në luftë kundër armikut të përbashkët - Parandorisë Turke. Ai krijoi një strukturë efektive të drejtimit të shtetit, arka u mbush me mjete financiare që shpenzoheshin për mbajtjen e ushtrisë dhe administratës shtetërore.
   Strategu shqiptar, i kushtoi vëmendje ushtrisë, shfrytëzoi me sukses përvojën e shteteve perëndimore dhe atë të luftës së tij me turqit. U perfeksionuan në mjeshtëri dhe zotësi për të luftuar e drejtuar bashkluftëtarët - komandantë. Ushtria shqiptare, tanimë kishte në pajisjen e saj, modelet më të mira të armatimit të kohës. Në kalanë e Krujës mbizotëronte organizimi i përsosur dhe disiplina e lartë. Luftëtarët shqiptarë, kishin treguar në përleshje me armikun, trimëri të paparë, shkathtësi, një dëshirë të papërmbajtur për të mundur atë. Ishin qartësisht të ndërgjegjshëm: mbronin tokën mëmë, shtëpinë e vet. Disa dekada radhazi, ushtria shqiptare e vogël në numër, mundi forcat ushtarake të Perandorisë Osmane, më të shumta në numër dhe teknikë.
   Zbulimi i Skënderbeut, ishte mjaft efektiv në veprimet e tij: ai në kohën e duhur siguronte informacion të besueshëm. Monarku shqiptar e kishte ndarë veprimtarinë e zbulimit në atë taktik dhe strategjik. Zbulimin taktik e kryenin nënrepartet e vogla të përgatitura enkas për këtë qëllim, të cilat veproni përgjatë kufrit lindor dhe verior të vendit. Ata ndiqnin veprimet e turqve dhe raportonin në shtabin e ushtrisë. Zbulimi strategjik vepronte brënda Turqisë dhe në kryeqytetin e saj Adrianopojë. Zbuluesat shqiptarë depërtoninn deri në rrethet e afërta të sulltanit, dhe gjithmonë ishin në dijeni saktësisht, për planet e udhëheqjes turke ndaj Shqipërisë.
   Ushtria turke ishte më e shumtë në numër, megjithatë struktura e saj organizative ishte e dobët dhe jo efektive. Tre të katërat e asaj ushtrie armike, i përbën burrat me besim fetar ortodoks nga vendet e okupuara: bullgarë, maqedonas, serbë, grekë, gjeorgjianë dhe armenë. Dhe vetëm një e katërta përbëhej nga turq - jeniçerë.
   Në dimrin e vitit 1448, në Adrianopojë, udhëheqja turke, zhvilloi me krerët e ushtrisë një mbledhje sekrete, në të cilën u mor vendim që me forcat e dy armatave, në verë, të kryhej një operacion mësymës kundër Shqipërisë.
“Ballkani tani është i yni - tha sulltan Murati i II-të. - Nuk do të lejojmë më asnjë turbullirë. Perandorisë Osmane do t`i nënshtrohen të gjithë. Me forcë do t`i detyrojmë t`i binden Allahut dhe neve. Në verë, ne do ta zhdukim ushtrinë shqiptare dhe vetë Skënderbeun, do të përfundojmë me këtë vend për gjithmonë.” Mbi Shqipërinë po shfaqej një kërcënim i ri. Gazetat turke paralajmëronin shkatërrimin e shpejtë vdekjeprurës. Sulltani dhe gjeneralët e tij, filluan punën për formimin e dy armatave: njëra në qëndër të Turqisë dhe tjetra në lindje të Anadollit. Secila prej tyre do të kishte nga pesëdhjetëmijë ushtarë. Sulltani ishte i sigurtë, se ushtria e tij e madhe do ta mundëte patjetër ushtrinë e vogël shqiptare. Komandimin e përgjithshëm të ushtrisë, ai e mori vetë në dorë.
   Qytetet jugore të Italisë, i kishte kapur paniku; të gjithë prisnin sesi do të përfumdonte përleshja e turqve me shqiptarët. Shumica ishin të sigurtë se shqiptarët nuk mund t`i rezistonin ushtrisë së madhe të Turqisë nën drejtimin e vetë sulltanit. Armiku ishte akoma larg, kurse drejtuesit e qyteteve italiane hamendësonin nëse turqit do të zbarkonin në trojet e tyre dhe çdo të bëhej nëse do të ndodhte kështu?
   Skënderbeu, në mbledhje me shtabin e tij, në mesin e muajit, paraqiti planin e veprimeve kundër turqve. Ishte i vendosur që të praktikoheshin në këtë luftë metoda të panjohura për turqit. Në fillim të Korrikut, ushritë turke, shpërthyen në territorin e Shqipërisë. Sulltan Murati i II-të, përdori taktikën e tre vjetëve më parë. Një armatë nga lindja drejt jug - perëndimit. E dyta, nga veriu sulmoi në jug. Sipas arsyetimit të tij, duhej rrethuar ushtria shqiptare ndërmjet lumit Vardar dhe Drinit të Zi, të asgjësoheshin forcat dhe të kapej kalaja e Krujës. Skënderbeu iu shmang ndeshjes ballazi me turqit në fushë të hapët. Forcat ishin të pabarabarta. Shqiptarë filluan t`i sulmojnë turqit gjatë marrshimit, në kohën e ndalesave ose kur jeniçerët kalonin shtigje të ngushta malore. Sulmonin mbi ta ditën dhe natën, asgjësonin detashmentet e prapavijës, ju hiqnin mundësinë e furnizimit të trupave. Ushtria turke për herë të parë u gjend në kushtet e ankthit dhe frikës së pandërprerë.
   Luftime të ashpra zhvilloheshin në muret e kalasë Sopotnica. Jeniçerët, me dhjetra herë sulmuan muret e kalasë, por pa mundur ta marrin atë. Aty shkoi vetë sulltani në krye të ushtrisë në shoqërimin e të birit njëzet vjeçar, Mehmetit. Sopotnica, për shqiptarët, kishte rëndësi të jashtëzakonshme strategjike. Ajo mbulonte rrugët e hyrjes të forcave armike në Shqipërinë Qëndrore. Garnizoni i kalasë që komandohej nga shërbyesi i kishës At Petro Perlati, tregoi trimëri të madhe. Gardistët shqiptarë dhe komandantët e tyre u futën në luftim trup me trup, duke sprapsur jeniçerët nga muret e kalasë, derdhnin mbi ta ujë të valuar, tulla dhe trarë. Këto luftime të rrepta, i ndiqte nga afër vetë sulltani i cili më pas u afrua te muret dhe i propozoi At Perlatit që ta dorëzonte kalanë kundrejt një shpërblimi të majmë të hollash, si dhe garantimin e jetës së çdo mbrojtësi të kalasë. Megjithatë, komandanti shqiptar i kështjellës dhe ushtarët e tij, nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin.    Tre muaj rresht, ditë e natë, në zheg e shi, përleshej ai garnizon me armiqtë (ky heroizëm hyri në folklorin shqiptar nga brezi në brez). Në Shqipërinë e veriut, ndërmjet lumit Vardar dhe Shkumbinit, gjithashtu vazhdonin luftimet në një fushë të vogël që quhej Domosdovë. Aty Skënderbeu, në mesin e muajit Qershor, mësyu forcat kryesore të armatës veriore turke. Armiku pësoi humbje të ndjeshme. Atij toka i digjej nën këmbë. Ushtria e Perandorisë Osmane, në mesin e verës, humbi në malet e Shqipërisë, mjaft forca. Nga Turqia erdhën rezervat, për të kompletuar njësitë dhe repartet e dëmtuara.
   Në fillimin e Gushtit, korpusi i kavalerisë, nën komandën e princit Muzaka, afër qytetit të Matit, sulmoi një kolonë turke dhe e shpartalloi atë. Në atë përleshje, u kap haremi i sulltan Murati të II-të. Dy karroca të argjenda që shkëlqenin nga rrezet e diellit, transportonin gjashtë gra me një bukuri mahnitëse, por të trembura për vdekje që kishin rënë në dorë të kaurrëve -krishterë. Megjithatë, nuk ishte në traditën e malsorëve shqiptare që t`i keqpërdornin femrat. Gjithë frika dhe dyshimi i haremit u zhduk. Në përgjithësi, shqiptarët, nuk i merrnin femrat si robe, prandaj edhe këto në rrugë të re, i rikthyen sërish në Adranopojë, me keqardhjen e madhe të sulltanit.
   Në veri të Shqipërisë, në territorin e pushtuar nga turqit, gjithçka ishte shfarosur: ishin djegur banesat e shqiptarëve, ishte marrë gjithë pasuria e banorëve, u rrëmbyen tufat e bagëtive dhe u nisën në Turqi, u zhdukën të mbjellat dhe gjithçka që shërbente për jetën e tyre. 
   Skënderbeu, nisi me mision diplomatik te mbreti hungarez, princin Aranit. Monarku shqiptar, i lutej për ndihmë Janosh Huniadit. Ky e pranoi kërkesën e monarkut shqiptar dhe filloi përgatitjen e ushtrisë për mësymje kundër asaj turke. Sulltani e parandjeu rrezikun e katastrofës dhe e nxorri ushtrinë nga Shqipëria.
   Në pesë vjetët e fundit sulltan Murati i II-të, tre here i drejtoi kundër Shqipërisë armatat më të zgjedhura nën komandën e kamandantëve më të shquar dhe tre herë pësoi disfatë. Veprimet taktike të ushtrisë turke, nuk siguruan arritjen e qëllimit strategjik të komandës së lartë turke. Në të gjitha fushatat ushtarake kundër Shqipërisë sulltani dhe gjeneralët e tij vepruan sipas skemës: të kapet Skënderbeu ose të rrethohet dhe asgjësohet.    Ndryshimi konsiston vetëm në atë që shtoheshin forcat në numër. Në ekspeditën e parë, ndërhyri një korpus me një efektiv prej pesëmbëdhjetëmijë vetë dhe më në fund, nën komandën e sulltan Muratit të II-të, një ushtri prej njëqindmijë forcash.
   Ushtria shqiptare, në çdo betejë aplikonte veprime të reja taktike. Në rastin e parë, forcat ishin të barabarta. Strategu shqiptar, në luftim të hapur, shpartalloi armatën që komandohej nga gjeneral Ali Pasha. Kundër sulltan Mahmutit, armata e të cilit kishte dhjetë fish epërsi mbi shqiptarët, strategu përdori taktikën e luftës popullore: sulmonte armikun në befasi, kudo që gjendesh, ditë dhe natën, duke krijuar për të situata të padurueshme dhe pasiguri. Gradualisht, ushtria turke humbi aftësinë luftarake dhe pësoi disfatë. Skënderbeu arrinte fitoren, jo me sasinë numerike, por me mënçuri.    Historiani turk që shoqëronte sulltanin gjatë rrugëtimit të kthimit prapa, përshkruan bisedën e tij me të birin, Mehmetin: “Pse ushtria jonë e madhe, nuk mundi t`ia dilte në ballë, me një ushtri grimcë të Skënderbeut?” - e pyeti djali babanë e tij. Murati i II-të, pasi heshti gjatë, u përgjigj: “Një herë profetin Muhamet e pyetën: - A mund të jenë vallë muslimanët frikacakë?” Ai ia ktheu: - “Po!” - “Po të dobët?” -“Po” - “A mundet të jetë muslimani i nështruar?” - “Jo! - u përgjigj profeti”- “Biri im, do të vijë koha që ti do të bëhesh sulltan, dhe duhet ta mësosh të vërtetën. Ne turqit morëm trashëgim nga të parët tanë, taktikën e vjetëruar për të tërhequr armikun në rrethim, e sulmonim atë dhe e detyronim të dorëzohej, duke patur patjetër epërsi numerike. Armiqtë tanë, gjetën forma për të fituar ndaj nesh. Ata përdorën taktikën e dinakërisë. Ne dikur humbëm me hungarezët, tani me shqiptarët. Unë vura përballë Skënderbeut, një ushtri njëqindmijëshe, e cila e rrethoi Shqipërinë nga Lindja dhe Veriu, me llogarinë që ta rrethoja atë dhe asgjësoja. Nuk ia dola dot; Skënderbeu, na mësynte ne, atje ku nuk e prisnim, vepronte natën, në krah dhe në shpinë. Ushtria shqiptare ishte e përgatitur më mirë sesa jona. Këtë nuk e patëm parasysh. Shqiptarët janë luftëtarë të mirë, burra të palëkundur. Në përleshjen për kalanë e Sopotnicës, ata humbën dyqind luftëtarë, ndërsa ne dymijë jeniçerë. Ti, i pe vetë, sesi mbrojtësit e kalasë, me në krye komandantin e tyre të gjakosur për vdekje i kapnin ushtarët tanë për gryke dhe i hidhnin poshtë në humnerë. Të parët e shqiptarëve, kanë qenë - ilirët që përbënin shtyllën kryesore të ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Ata pushtuan Lindjen dhe shkuan deri në Indi. Ne turqit, mund ta gjunjëzonim Skënderbeun se jemi parandori e madhe, por këtë që nuk e bëra unë - do ta bësh ti!”
   Fitorja e shqiptarëve në verën e vitit 1448 e brengosi armikun i cili bëri krime të panumërta. Në veri të Shqipërisë, ata dogjën banesat, duke shkatërruar e kthyer në pluhur e hi gjithëçka. Para i priste dimri dhe popullata ishte në nevojë të ngutëshme ushqime, ndërsa ushtria e saj për armatime. Pèr këtë, Skënderbeu ndërmorri veprime energjike. Pa humbur kohë, ai grumbulloi ushqim dhe tagji për kafshë, armatime dhe barot për ushtrinë. Familjeve të luftëtarëve të rënë në fushën e betejës dhe të plagosurve, u akordoi ndihmë financiare.
   Mbreti i Napolit, Alfosi i V-të, e ftoi në këtë kohë monarkun shqiptar që të vizitonte vendet e veçanta të bregdetit të Pirenejve. Ai e pranoi ftesën e mikut të tij. Pushimet në vendet e mrekullueshme në jugun e Italisë, në ishullin Kapri, ishin në kohën e duhur dhe i dhanë kënaqësi udhëheqsit të shqiptarëve. Ai kishte nevojë të merrte fuqi të reja për betejat e ardhëshme…
   …Në kohë paqeje, shqiptarët, nga natyra, janë zemërmirë. Merren me punët e bujqësisë dhe blegtorisë. Për fshatarin shqiptar, këto përbëjnë bazën e ekzistencës së tyre. Shqiptari, në të gjitha kohrat, ka zotëruar dy profesione: luftën dhe blegtorinë. Sulltanët turq, gjithmonë i kanë parë me zili djemtë e këtij vendi; të shkathët, trima dhe të fortë. Ata do të kishin dëshirë t`i shikonin në radhët e ushtrisë së tyre, burrat e durueshëm dhe të sjellshëm shqiptar.
   Murati i II-të (1448 - 1450) e përgatiti ushtrinë e vet, për ndërhyrjen e radhës në Shqipëri. Egoizmi i sëmurë, etja për revansh për humbjet që kishte pësuar në Shqipëri, në verën e vitit 1448, nuk e linin atë të qetë. Sulltani përgatiti një ushtri prej dyzetmijë vetësh, të kompletuar kryesisht nga ushtarë turq - muslimanë.
   Skënderbeu mësoi në pranverë për planet e sulltanit. Në këtë kohë, ai kishte një ushtri të rregullt prej pesëmbëdhjetëmijë ushtarësh. Dy vjet me radhë, ai, në mënyrë të sforcuar e kishte armatosur dhe stërvitur atë, për të bërë rezistencë të vendosur.
  Fqinjët perëndimor - qytetet italiane, të tronditura, prisnin zhvillimin e situatës. Ata supozonin se ushtria e madhe turke, do t`i mundëte shqiptarët. Por ata më shumë, shqetësoheshin për fatin e tyre. Italianët i druheshin asaj që turqit - muslimanë, do okuponin edhe qytetet e tyre.
   Në fillim të Korrikut, të vitit 1450, sulltan Murati i II-të, në krye të një ushtrie dyzetmijë vetëshe, u fut në kufijtë e Shqipërisë dhe po synonte Jugun e vendit, në drejtim të kalasë së Krujës, me shpresën e asgjësimit të ushtrisë së shqiptarëve.
   Skënderbeu, u përpoq të evitonte ndeshjen me armikun në fushë të hapur: katër korpuse të ushtrisë shqiptare, u shpërqëndruan dhe zunë pozicione luftarake në male dhe pyje. Në këtë mënyrë, u zvogëlua mundësia që sulltani, të mund të përdorte superioritetin numerik të tij.
Banorët shqiptarë, në të njëjtë kohë, ia dolën që të mblidhnin të korrat dhe në fund të Korrikut, ata u tërhoqën gjithashtu në lartësitë e maleve dhe pyjeve.
  Përvoja e mëparëshme luftarake, tani ishte e dobishme: ata e kishin kuptuar se turqit nuk ishin të aftë të zhvillonin luftime në male. Prandaj edhe shmangeshin. Udhëheqësi shqiptar, praktikoi kundër ushtrisë turke taktikën e presionit dhe intensitetin luftarak mbi forcat, për të futur frikën dhe pasigurinë mes tyre. Për këtë ai i niste në sulm ushtarët natën dhe atje ku ata nuk e prisnin. Detashmentet vullnetare, asgjësonin kolonat e prapavijës në qafat dhe vend - pushimet e tyre, në befasi të plotë.
Turqit nuk ishin në gjendje të luftonin në të tilla kushte. Çdo ditë pakësohej efektivi i ushtrisë së tyre, kishte rënë morali në mënyrë të ndjeshme dhe gatishmëria luftarake ishte cënuar rëndë. Pas çdo disfate pushtesit ndëshkonin ashpër popullsinë e paarmatosur që kishte mbetur pa ikur, digjnin banesat e tyre dhe i grabisnin pa mëshirë. Atje ku shkelte këmba e ushtarit turk, nuk mbinte më bar.
   Në verën e vitit 1450, popullata e territoreve veriore dhe qëndrore, tanimë ishin nën okupimin osman. Fjala “turk” ngjallte frikë dhe tmerr.
   Në një ditë të shndritshmë vere, më 20 Korrik, vrojtuesi zbulues vërejti - se më në veri të kalasë së Krujës u duk një shtëllungë e madhe dhe e zezë pluhuri. Papritmas, u shfaq kavaleria, filloi të dëgjohej zhurma  e daulleve. Vrojtuesi i raportoi komandantit për afrimin e armikut. Komandtani legjendar i kalasë, Vranakonti, ngriti garnizonin në kushtrim dhe iu drejtua atij me fjalët: “E shikoni?! Tek ne po vijnë miq të paftuar. Po vijnë të na vrasin ne dhe fëmijët tanë. Po ju pyes: - A jeni gati të mbroni shtëpinë tuaj - kala?”
“Pooo!” - jehoi fuqishëm në kor, përgjigja.
“Ndokush nga juve, për arsye të ndryshme, ndoshta dëshëron të braktisë kalanë?!”
Pasoi një heshtje mortore. Asnjë nuk u largua nga kalaja.
Në mbrëmje, përfaqsuesi i kishës, At Dhimitri, kreu shërbesën në kishëzën brenda kalasë. Përfaqsuesi i kishës dhe luftëtarët, iu lutën nxehtësisht Zotit që t`u japë forca për ta mundur armikun dinak.
Ushtria e tmerrshme turke, dyzetmijëshe, afër mbrëmjes mbushi kampin fushor në afërsi të kalasë. Ndërmjet shumicës së tendave shumëngjyrëshe, dallohej njëra - e madhe, ngjyrë jeshile, ajo e sulltanit, ku qe vendosur Murati i II-të dhe i biri njëzet vjeçar, Mehmeti i II-të.
   Në agimin e 21 Korrikut, u dëgjua rënia e daulleve: ushtria rrethuese përgatitej për sulmin mbi kala. Në të gjitha anët e kampit, vinte zëri i fortë i hoxhës. Ai u bënte thirrje luftëtarëve të Allahut që të asgjësonin kaurrët e pabesë. “Me ne është djali i madh i Allahut, sulltan Murati. Fitorja është me ne.” - thirriste hoxha.
   Gjatë gjithë ditës, turqit vazhdonin të zinin pozicionet rrotull kalasë, instaluan sistemin metaliko - guror, katër topa si përbindësha, të aftë të hidhnin deri njëqind të shtëna në ditë.
Sulltan Murati i II-të, kishte llogaritur që me goditjet e sistemit metaliko - guror, ta shëmbte kalanë. Gjashtë ditë e net, artileria turke, bombardoi muret, me shpresën se mbrojtësit e kalasë do kapitullonin.
   Në 25 Korrik, ushtria turke, ndërmorri përpjekjen e parë që me sulm të pushtojë kalanë. Gjenerali Sermet Pasha, hodhi në sulm jeniçerët. Me një fjalë, valë pas vale, turqit po ngjiteshin në muret e kalasë, por pikërisht këtu, shqiptarët u dhanë goditjen e papritur: ju derdhën ujë të nxehtë, zift të shkrirë, u binin kokës me tulla, gurë dhe trarë. Deri afër mbrëmjes së ditës së parë, turqit patën mbi njëmijë të vrarë dhe shumë të plagosur dhe të gjymtuar. Sulmi i pasuksesshëm dhe numëri i madh i humbjeve, e tërboi fare sulltan Muratin. Ai i kërkoi gjeneral Sermet Pashait që të shtonte intensitetin e bombardimit të kalasë dhe të forconte sulmin, duke e detyruar garnizonin që të dorëzohej. Megjithëatë të rrethuarit, nën komandën e Vranakontit legjendar i zbrapsën njëri pas tjetrit, të gjitha këto sulme. Në fund të Korrikut, turqit i ndërprenë përkohësisht, veprimet luftarake mbi kështjellë, pasi vendosën të rigruponin numërorët e artilerisë. Skënderbeu ndiqte nga distanca me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve dhe ishte i gatshëm për një sulm të befasishëm mbi kampin turk.
   Në gusht, sulltan Murati kreu një udhëtim sekret në qytetin - port Durrës. Ai i bëri një rikonicion bregut të detit dhe objekteve rreth portit të tij. Atë e shoqëronte i biri Mehmeti dhe historiani ushtarak, i ardhur posaçërisht nga Adrianopoja, si dhe një oficer i shtabit të marinës dhe eskorta prej njëqind kalorësish. Sulltani për për të mos rënë në sy, ishte veshur me uniformën e komandantit të ushtrisë turke. Në veri - perëndim të qytetit, në kodër, jo shumë larg, ishte përgatitur sheshi i vrojtimit. Prej andej shpalosej një pamje e bukur e gjithë bregdetit dhe portit të Durrësit. Bregdeti Adriatik dhe portet detare, i interesonin më shumë sulltanit. Prej këndej, deri në brigjet jugore italiane, ishte aq afër, sa të shkëmbehej gjithka me dorë.
Kanali i ngushtë i Otrantos, bashkonte portin e Durrësit dhe të Vlorës, me qytetet në jugë të Italisë, Brindizi dhe Toranto. Kanalet dhe portet detare të Shqipërisë, përgjatë bregdetit Adriatik, përfshiheshin në planet strategjike të Perandorisë Osmane.
Sulltani dhe bashkëudhëtarët e tij, soditën gjatë bukuritë mahnitëse të natyrës. Pyjet, luginat e blerta, vreshtat dhe ullishtat… ujët e kaltër i detit, ajri i freskët, e entuziazmuan sulltanin turk dhe djalin e tij Mehmet. “Parajsë e vërtetë” - shqiptoi sulltani. Ishte e pamundur të shkëpuste shikimin nga gjiri magjepsës i detit.
Historiani i tregoi sulltanit se çfarë kishte ndodhur më parë në këtë port: “Porti dhe qyteti i Durrësiit - i tha ai  janë ndërtuar nga romakët në vitin 627 para erës sonë. Tani ai është një nga portet më të mëdhenj në brigjet e Adriatikut.
Që këtej rrugët të çojnë në Kostandinopojë, ndërsa në rrugën e kundërt nga Adrianopoja në Romë.”
Kjo frazë sulltanit i bëri shumë përshtypje. Nga sheshi i vrojtimit, dukej shtëpia në të cilën ishte lindur e rritur parandori i Romës Anastasi i Parë. Pikërisht në drejtim të jugut, dukeshin rrënojat e Apolonisë, të ndërtuar nga grekët, në vitin 588 p.e.sonë dhe e braktisur prej tyre në shekullin e parë të erës së re.
   Në rrethinat e  qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur Shkëmbi i Petrës, udhëheqësit ushtarakë Pompeu dhe Jul Çezari u përlesh për fronin e perandorisë romake. “Kush fitoi?” - pyeti sulltani. - “Këtu, Çezari, humbi për herë të parë në jetë, duke deklaruar se Durrësi ishte i pamarrshëm, por fitoi kundër Pompeut përfundimisht, në betejën e Farsalës.
Qyteti i Vlorës, është i dyti për nga madhësia, si port detar në Adriatik, prej nga fillon kanali i Otrantos, pika më e afërt me Italinë.”
Më pas, raporti i oficerit të marinës ishte i shkurtër: “Imbarkimi i desantit detar me anije, mund të realizohet si në portin e Durrësit, ashtu dhe në atë të Vlorës. Ndërsa si rezervë do të jetë liqeni ë Shkodrës, pastaj nëpër lumin Drin në drejtim të detit Adriatik. Rajonet e oganizimit të desantimit detar janë: në veri limani i Drinit, në qëndër Gjiu i Durrësit dhe në jugë, porti i Vlorës. Mënyra e desantimit breg – breg; koha e kalimit të detit - një natë”. (Më vonë sulltanët turq këtë ëndërr e realizuan, ndërkohë që ata ishin penguar nga ushtria shqiptare dhe udhëheqësi Skënderbej.)
   Jakup Beu, njëri i rrethit të sulltan Muratit të II-të, në mesin e Shtatorit përgatiti një raport sekret për eprorin e tij, mbi gjendjen e ushtrisë tuke në Shqipëri, pas tre muaj lufte. Raporti të krijonte një përshtypje trishtuese. “Kryesorja - nënvizonte Beu turk - po bie morali i ushtrisë, po dobësohet gatishmëria luftarake dhe epërsia strategjike, po kalon në anën e Skënderbeut. Ushtria turke ka pësuar gati dhjetëmijë të vrarë, dhe pothuajse kaq të plagosur. Shqiptarët kanë mbyllur qafat e maleve, ushtria jonë nuk mund të furnizohet me produkte ushqimore dhe luftarake. Materialet rezervë dhe ato operative, janë në përfundim. Kanë mbaruar rezervat e barutit, topat kanë heshtur. Përpara kemi dimrin, të ftohtit dhe sëmundjet. Sulmet e ushtrisë së Skënderbeut, mund të çojnë në asgjësimin  e plotë të ushtrisë sonë”. Jakup Beu i dha të kuptonte sulltanit, se ushtria turke, duhej tërhequr nga Shqipëria. Sulltani, e vlerësoi situatën e keqe dhe ishte në të njëjtin mendim me Jakup Beun. Ai e autorizoi atë të takohej fshehazi me Skënderbeun, për të marrë kompensim financiar.
Takimi sekret u realizua. Emisari turk për largimin e ushtrisë turke nga Kruja, kërkoi 20.000 dukata ari. Skënderbeu e nuhati: iniciativa strategjike kishte kaluar tashti në duart e tij, dhe menjëherë në këmbim nga Perandoria Osmane për krimet e ushtrisë të saj të kryera në veri të vendit, kërkoi një kompensim financiar prej 200.000 dukata flori. Beu turk, u kthye duarbosh tek eprori i tij, sulltani.
   Një zhvillim i tillë i bisedimeve, e vuri në telashe sulltanin: egoizmi i tij, ishte lënduar. Ai në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohej me disfatën. Dhe prej kujt!? Prej ushtrisë së një populli të vogë ballkanik dhe Skënderbeut!! Ky ishte marrshimi i dytë i sulltan Muratit të II-të në Shqipëri dhe njëkohësisht ishte dhe dështimi i dytë i tij. Vetëm tani situata ishte fare pranë katastrofës përfundimtare. Murati i II-të e parandieu këtë dhe në fillim të Tetorit, e nxorri ushtrinë e tij nga Shqipëria.
   Fitoren mbi ushtrinë turke, e kremtuan si vetë shqiptarët, ashtu dhe popujt fqinjë në jug të gadishullit Apenin. Përfaqësuesit e lartë të Vatikanit, Napolit, Venecias, Polonisë, Hungarisë, Sirakuzës, Herconët, Burgonët, Milanasit, personalisht, e përshëndetën Skënderbeun për fitoren që korri. Megjithatë, fitorja i kushtoi shumë popullit shqiptar. Ushtria turke kishte kthyer në gërmadha shumë qytete dhe fshatra, kishte djegur dhe shkatërruar të mbjellat, robërit dhe tufat e bagëtive që rrëmbyen i degdisën në dhe të huaj. Po afrohej dimri, rezervat ushqimore po mbaronin, ushtria kishte nevojë të ngutëshme për kompletim me njerëz dhe kuaj. Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vigjiljen e dimrit të 1450 - 51 ishte kritike.
   Me ftesën e Papës së Romës, Nikolla i V-të, Skënderbeu vizitoi Vatikanin. Kreu i Kishës e priti ngrohtë udhëheqësin shqiptar, duke kryer për nder të tij, një ceremoni mbretërore. Nikolla i V-të, e shikonte me habi Heroin: “Ja kush qenki Ju!” Ai e dekoroi Skënderbeun me titullin “Ushtari numër një i Jezu Krishtit”. Ky vlerësim, kishte një status të veçantë, shumë të lartë.         Kisha Katolike Romake e dekoroi atë për merita të veçanta për mbrojtjen e qytetërimit të krishtarë, perëndimit, nga agresioni Musliman i Perandorisë Osmane.
   Komplimentet e panumërta, entuziazmi i pamatë ndaj tij, te Skënderbeu nuk krijuan ndonjë eufori dhe nuk i bënë ndonjë përshtypje të veçantë. Kreu i Kishës, e vuri re këtë, megjithatë, nuk po e kuptonte shkakun. Përgjigjen e dha vetë trimi shqiptar: “ Çdo vit në luftë me Perandorinë Osmane - nënvizoi ai - shqiptarët derdhin gjak. Ranë në fushën e nderit, djemtë më të mire të popullit, u shkatërrua ekonomia e vendit. Por shqiptarët, bien duke mbrojtur  tokën e tyre, por edhe ju. Na premtuat ndihmë, por këto mbetën vetëm fjalë! Çdo verë ushtria shqiptare e vetme, është përleshur me ushtrinë e sulltan Muratit të II-të. Gjatë katër viteve të fundit, sulltani dy herë na ka propozuar që të përfundonte paqe me ne. Ne, në të dy rastet kemi refuzuar. Populli im do të jetojë në paqe, i lirë dhe të mos varet nga askush. Ne i deklaruam sulltanit turk, që do të përleshemi deri në fund; por forcat tona nuk janë pambarim.”
   Skënderbeu u përkul para Papës dhe la Vatikanin. Në ndarjen e lamtumirës, ai si rastësisht shqiptoi: “Sulltanit nuk i largohet dëshira të hakmerret ndaj Vatikanit për marrshimet e kryqëzatave, ku në përleshje me ta, humbën jetën qindra - mijra muslimanë.”  Papa Nikolla i V-të seriozisht u vu në mendime. As nuk e priste ta dëgjonte këtë mendim nga Skënderbeu. Papa e kuptoi se  kishte ardhur koha të hiqej dorë nga ushqimi i shqiptarëve me fjalë, duhej ndihmë konkrete për ta, se në të kundërtën turqit do t`ia behnin në Vatikan.
   Senati i qytetit - shtet të Venecias, kërkoi nga Shqipëria ndryshimin e marrëveshjes të vitit 1447. Në bazë të këtij dokumenti, Shqipëria kishte nën kontroll të plotë pushtetin e qytetit të Durrësit dhe Shkodrës - koloni të Venecias. Senati i qytetit i paguante Shqipërisë çdo vit taksë. Skënderbeu mbërriti në Venecia për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme, dhe duke përdorur një diplomaci të shkathët arriti përfundime të dobishme për të, me senatin. Qeveria e Venecias, ra dakort që çdo vit të vinte në dispozicion të Shqipërisë, topa artilerie dhe ushtarë, barut dhe pajisje të tjera, si dhe pesëmijë ton drith. Për Skënderbeun, rezultatet e arritura, ishin plotësisht të kënaqëshme. Gjatë rrugës për në Napoli, monarkun shqiptar, e arriti korrieri me një letër nga Papa Nikolla i V-të. Ai e njoftonte udhëheqësin e Shqipërisë, se Vatikani, vlerëson situatën e mprehtë dhe i jep Skënderbeut 2.000 dukate dhe në të pastajmen, pas dy - tre muajsh, edhe 2.000 të tjera. Skënderbeu mbeti i kënaqur. Këto para i dhanë mundësinë të shpëtonte vendin nga uria dhe të dilte nga kriza, në të cilën qe zhytur Shqipëria në prag të dimrit të vitit 1450-të.
   Mbreti i Napolit, Alfonsi i IV-të e priti Skënderbeun me gëzim. Ndërmjet dy monarkëve, qysh herët ishte krijuar një miqësi e sinqertë. Mbreti napolitan, çdo vit e furnizonte ushtrinë shqiptare me barut, kuaj, armë dhe pajisje të nevojshme. Shqiptarët e plagosur dhe të gjymtuar në beteja, rehabilitoheshin në zonat e ngrohta të bregdetit napolitan.
   Duhet theksuar se Skënderbeu u përpoq për vendosjen e marrëdhënieve miqësore me të gjithë fqinjët dhe arritjet nuk ishin të pakta. Në kohën që ai ishte në drejtim të vendit, shteti i tij në asnjë rast nuk krijoi premisa dhe situata konfliktuale me shtetet fqinje.
   Pas kthimi nga udhëtimi në qytetet e Italisë, Skënderbeu thirri mbledhjen e Këshillit të Princave. Udhëheqja e Lartë e vendit diskutoi rezultatet e fushatave luftarake të periudhës verore të vitit 1450, gjithashtu dhe rrugët e daljes nga ekonomia e shkatërruar. Burimet e brendshme dhe ndihma e jashtme ekonomike, ishin shpërndarë me llogjikë, kështu që kriza e dimrit u kapërcye.
   Në mesin e shekullit të XV-të, Shqipëria ishte i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik, që nuk iu nënshtrua Perandorisë Osmane, kurse Skënderbeu, i vetmi drejtues dhe strateg që e kishte mundur dy herë sulltanin.
   Nëna e Skënderbeut, princesha Vojsava, në kohën e veprimeve luftarake e la rezidencën e saj në qytetin e Krujës dhe u strehua në shtëpinë e mikut të vjetër, princ Gjergj Aranitit. Nëna - princeshë në këto pesë - gjashtë vjet, ndiente dëshpërim: djali i saj deri tani, akoma nuk ishte martuar. Principata Kastrioti rrezikohej të mbetej pa trashëgimtar. Ajo e dinte se princ Araniti kishte shumë vajza. Intuita femërore dhe përvoja e pasur jetësore, e ndihmuan princeshën - nënë që t`i zgjidhte të birit nusen e ardhshme. Gruaja e mbretit të parë shqiptar, u bë bukuroshja ezmere njëzetekatër vjeçarja, princesha Donika Araniti. Dy fise princash, Kastrioti dhe Araniti, vendosën të bënin dasmën më 27 Prill të vitit 1457.
   Nga Lindja, arritën lajme të rëndësishme: në fundin e Janarit të vitit 1451, në moshën dyzeteshtatë vjeçare, vdiq sulltan Murati i II-të. Fronin e zuri  biri i tij, Mehmeti i II-të. I ri në moshë, i arsimuar, ai kishte fituar reputacion si drejtues, por njihej si i pamëshirshëm. Në burimet historike greke dhe italiane, theksohet se Mehmeti i II-të, ishte njohës i përsosur i civilizimit perëndimor, zotëronte pesë gjuhë të huaja, por ishte një despot kapriçioz dhe barbar jo vetëm me popujt që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, por edhe me popullin e vet.
   Për të siguruar interesat e aristokracisë ushtarake dhe civile, pushteti i sulltanit, vazhdonte luftra të pandërprera me shtetet jo muslimane. Këto luftra dalloheshin për masakra, barbari dhe grabitje të papara, ndaj territoreve që pushtoheshin. Zbatohej parimi i shpërnguljes së qindra e mijra qytetarëve të pafajshëm. Monarku bullgar, Isai Svjatagorec, shkruante: “Disa masakroheshin, të tjerët ktheheshin në skllevër, ndërsa me ata që qëndronin në atdheun e tyre, bënte kërdinë vdekja nga uria. U shkretua toka, njerëzit ishin privuar nga çdo pasuri, vriteshin të pafajshmit, grabiteshin bagëtia, zhdukeshin njerëzit. Në të vërtetë, atëhere, të gjallët i kishin zili, ata që kishin vdekur qyshkur.”
   Ndërrimi i pushtetit në Perandorinë Osmane, vazhdoi dy vjet. Sulltani i ri, po përgatitej për beteja vendimtare: ai synonte të zgjeronte territoret e perandorisë, në kurriz të vendeve ballkanike.
   Skënderbeu e shfrytëzoi ndërprerjen dy vjeçare të luftimeve për fuqizimin e ushtrisë së tij. Ai e kuptonte mirë se ambiciozi Mehmei i II-të nuk do të tërhiqej nga Shqipëria.
… Në Krujë, vazhdonin përgatitjet për dasmë. Miku dhe bashkëluftëtari i Skënderbeut, gjenerali Ajdin, mori vetë përsipër, përgatitjen e eskortës së nderit dhe të shoqërimit të mbretëreshës së ardhëshme shqiptare nga shtëpia e prindërve në kalanë e Krujës. Hamza Kastrioti, nipi  Skënderbeut, u caktua administrator i dasmës.
   Solemniteti ishte vendosur të zhvillohej sipas traditave të malësorëve shqiptarë. Në Mars, shtëpia Kastrioti shpalli kryerjen e masave martesore dhe gatishmërinë për pritjen e nuses.
Gjenerali Ajdin, formoi kortezhin e nderit, nga qindshja e kavaleristëve. Njëqind kuaj të bardhë, gri dhe të kuqërremtë, përbënin një kolonë mbresëlënëse. Efektivi qindshes - luftëtarë gardistë, me gjatësi njëqindeshtatëdhjetë centimetra, ishin të veshur me kostume kombëtare. Të pagëzuar në beteja me turqit, ata qëndronin lehtësisht përmbi shalët e kuajve.
Kokat, këmbët dhe bishtat e kuajve ishin zbukuruar me fjongo shumëngjyrëshe.
   Në një ditë të ngrohtë Prilli, tetë karroca të argjenda, nën shoqërinë e kavalerisë gardiste, morën drejtimin për në kalanë e Krujës. Princ Araniti me bashkëshorten, siç ishte zakoni për prindërit, udhëtuan në karrocën e kreut. Mbi karrocën e Princit valëvitej flamuri me stemën e Principatës, duke i dhënë proçesionit vlerën e domethënies shtetërore.
   Princesha Donika, mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë me motrat e saj, udhëtonte në karrocën e dytë,  që e tërhiqnin katër kuaj të bardhë, të zbukuruar me zile të vogla. Të afërmit e tjerë dhe miqtë, udhëtonin me karrocat e tjera. Skuadroni, sipas traditës së ushtarve gardistë, garantonte lëvizjen e sigurtë të kortezhit dasmor. Në rrugët e fshatrave dhe qyteteve, ku kalonin krushqit, populli i priste me bukë e kripë. Ata organizonin dhe zhvillonin kërcime të gëzueshme dhe këngë. Të gjithë kishin dëshirë të shikonin nusen e zgjedhur të mbretit - mbretëreshën e Shqipërisë.
   Në një ditë të diel, kortezhi i dasmorëve, mbërriti në qytetin e Krujës. Nga kullat e saj gjëmoi përshëndetja e artilerisë dhe buçitën kambanat e dy kishave të qytetit. Në kishën e Shëngjergjit, nuk kishte ku të hidhje mollën. Ata që nuk mund të futeshin brenda saj, u rreshtuan përgjatë rrugës.
Mbreti me nusen u shfaqën para popullit. Skënderbeu ishte veshur me kostum kombëtar: qeleshe të bardhë - feste, këmishë të bardhë, xhamadan të zi të qëndisur me fije ari dhe argjendi, një fustanellë të shkurtër burrash me shumë pala, pamtallona të zeza me xhufkë. I gjatë, shpatullgjerë, me mustaqe të gjata dhe vetulla si gajtan të zeza sterrë, pikërisht, ashtu siç donte populli ta shihte mbretin e tij. 
   Mbretëresha Donika, e brishtë, si një degë e hollë, ishte veshur me një fustan të gjatë të bardhë, një feste të zbukuruar me gurë të çmuar dhe medaljon. Në gjoks i varej një zinxhir që shkëlqente nga margaritarët. Në këtë ceremoni madhështore, ajo dukej një mbretëreshë e vërtetë.
Në kishën e Shëngjergjit në Krujë zhvillohej një ngjarje historike - kurorëzimi i Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut, me bukuroshen, mbretërshën Donika Araniti. Çifti i ri, ndriste nga buzëqeshje lumturie. Përfaqësuesi i kishës, At Andrea, drejtoi liturgjinë me theksin e madhështisë, duke mbajtur në dorën e djathtë, një pjatë argjendi të shndritëshme, në të cilën ishin unazat e kurorat, ndërsa në dorën e majtë një gotë me verë të kuqe dhe iu afrua çiftit.
Skëderbeu kapi dorën e djathtë të Donikës, e puthi, dhe vuri në gishtin e saj unazën e florinjtë. Mbretëresha përsëriti ritin dhe iu ul në gjunjë bashkëshortit - gjest ky që donte të thoshte besnikëri gjer në fund vatrës familjare dhe njohjen e epërsisë së burrit në çështjet familjare. Ati, i propozoi burrit dhe gruas të pinin verën e kuqe në shenjë të lidhjes martesore të pathyeshme. Pasi rituali u krye, mbreti dhe mbretëresha, u drejtuan për në kala. Nga kullat e saj gjëmuan të shtënat përshëndetëse të artilerisë, buçitnin kambanat e kishave. Populli ngazëllehej me hare. Miqtë e ftuar të përtejdetit, gjithashtu me kostume kombëtare, përshëndetnin të lumturuar Skënderbeun me bashkëshorten, me një përkulje të lehtë dhe duke u dhuruar peshqeshet e rastit.
   Kardinali Paulo Loredani, në emër të Papës Nikolla i V-të, i dhuroi Skënderbeut një shpatë në dorezën e së cilës me gdhendje, shkruhej “Luftëtarit numër Një të Krishtit”. Donikës i dhuruan një gjerdan me gurë të çmuar. Mbreti i Napolit Alfonsi i V-të, i dhuroi çiftit njëmbëdhjetë funta argjendi, veshje të shtrenjta për nusen. Ambasadori i Venecias, në emër të senatit të Republikës, ju dha si dhuratë një mëz tre vjeçar të rracës egjiptiane. Vetë Skënderbeu, i dhuroi Donikës një peliçe të shtrenjtë prej lëkurë, të  murrme kunadheje, si dhe një gjerdan me margaritar laraman, diamante dhe esmeralde.
   Nusja nga ana e saj, i dhuroi dhëndërrit, një unazë që shprehte shtrëngim duarsh - simbol i lidhjes së lumtur martesore. Sollën pajën e Donikës - veshje, zbukurime, mbulesa, mobilje, disa ikona në korniza të çmuara që personifikonin nënën Perëndi të Jezu Krishtit dhe Kostandinit të shenjtë. Dhurata sollën dhe princat shqiptarë dhe fshatarët e thjeshtë, malësorë.
Dasma vazhdoi tre ditë dhe netë: gëzonte populli me hare, këndonin koret e burrave dhe grave, jehonin kambanat e kishave, loznin në instrumente muzikantët popullorë.
   Shtëpia dykatëshe në bregun e Adriatikut u bë rezidenca verore e monarkut shqiptar. Familja mbretërore kënaqej me pushimet në atë peizazh mahnitës.
… Në lindje Perandoria Osmane vuante vakumin e pushtetit. Sulltani baba vdiq, pushtetin e mori i biri, akoma i paforcuar moralisht.
Në mesin e shekullit të XV-të Perandoria Osmane vendosi të zgjerohej në kurriz të vendeve ballkanike. Ajo në këtë kohë sundohej nga një rënie shumë e thellë. Luftrat e përherëshme të oborrit, kundërshtitë për fronin e shoqëronin dobësimin e pushtetit qëndror dhe aftësinë luftarake të trupave.    Në gjithë Gadishulli Ballkanik, vetëm Skënderbeu kishte një ushtri të armatosur dhe të përgatitur mirë, që ishte në gjendje t`i përballonte ata.
Fqinjët perëndimorë të Shqipërisë, Venecia dhe Gjenova, si dhe shtetet e tjera, realisht e ndienin rrezikun që u kanosej. Të gjithë i druheshin sulmit të osmanllinjve. Sulltan Mehmeti i II-të, ende i papjekur, në vitin 1452 vendosi të hidhej në veprim. Në planet e tij, së pari dallohej synimi për zaptimin e tokave shqiptare dhe eliminimi i vetë Skënderbeut, dhe më pas nënshtrimi i Kostandinopojës dhe gjithë Perandorisë Bizantine.
   Në pranverën e vitit 1452, sulltan Mehmeti i II-të, drejton për në Shqipëri një ushtri prej gjashtëdhjetëmijë vetësh nën komandë e gjenaralit me përvojë Hamza Pashait. Në fillim të Majit, ai hyri në Veri të Shqipërisë dhe shkretoi disa qëndra të banuara. Skënderbeu, nisi ushtrinë e tij për t`u ndeshur me kundërshtarin. Më në Jug të qytetit Kukës, u ndez një përleshje e përgjakshme që zgjati gjithë ditën. Sulmi i befasishëm i Skënderbeut ishte fatal për turqit. Hamza Pashai ra rob. Lajmi për shkatërrimin vdekjeprurës të ushtrisë gjashtëdhjetëmijëshe e tërboi sulltanin. Aksioni i parë luftarak i Mehmetit përfundoi me disfatë të plotë. Sulltani i inatosur keq, drejtoi për asgjësimin e Skënderbeut, korpusin e kavalerisë të përbërë nga njëzetmijë vetë dhe të komanduar nga gjenerali Debe. Në 1 Korrik, ky korpus, kapërceu kufirin shqiptar nga veriu: kapi dhe plaçkiti qytetin e Shkupit. Në pushimin e natës, jeniçerët u vendosën në luginën Pollog.
Po gjatë natës, trupat e Skënderbeut, pa u kuptuar nga armiku, sulmuan korpusin e kavalerisë turke dhe i shkaktuan atij një disfatë shkatërrimtare. Më shumë se gjysma e  efektivit të korpusit ra rob. Gjenerali Debe Pasha
u vra. Skënderbeu dha urdhër që gjenerali turk të varrosej në përputhje me gradën që mbante.
   Dy përpjekjet e sulltan Mehmetit të II-të më 1452 për të pushtuar Shqipërinë, përfunduan me dështim të plotë. Humbjet e Perandorisë Osmane ishin të ndieshme. Sulltan Mehmeti i II-të, hoqi dorë nga veprimet luftarake në Shqipëri, pasi përqëndroi forcat në luftë me perandorinë Bizantine.    Turqia, në vitin 1453, përpiqej me çdo kusht të shtinte në dorë Kostandinopojën. Qyteti Kala, qëndra e krishterimit dhe e kulturës helene ishte ndërtuar nga Kostandini i I-rë i Madh, në vitin 326 të erës sonë. Në mesin e shekullit të XV-të, Perandoria Bizantine, e humbi përfundimisht gjithë territorin e saj dhe pësoi rënien e plotë.
   Në vjeshtën e vitit 1452, turqit pushtuan copën e fundit të perandorisë, qytetin e Kostandinopojës. Sipas dëshmitarëve të kohës, sulltan Mehmeti i II-të, përqëndroi në muret e qytetit një ushtri prej dyqindetetëdhjetëmijë vetash, njëqind anije lufte dhe dyqind topa. Inxhinieri hungarez Urban, për tre vjet krijoi për sulltanin, topin - bazilik, një armë e tmerrshme me gjatësi dymbëdhjetë metra dhe peshë tridhjetëedy ton që hidhte gjyle dyqind kilogram, në distancë deri pesëdhjetë metra. Oshëtima gjatë qitjes ishte tmerrësisht e frikshme. Drejtpërsëdrejti në muret e qytetit ishin vendosur katërmbëdhjetë bateri artilerie, të cilat për njëzetekatër orë kryenin njëqind deri njëqindenjëzet të shtëna.
   Kostandinopojën e mbronin pesëmijë luftëtarë, me në krye Perandorin Kostandini i XI-të. Grekët heroikë dhe vetësakrifikues, natë e ditë zbrapsin sulmet e armikut. Në ditët e para, arritën të mbyllnin të çarat e kullave dhe të mbronin hyrjet në tunele.
   Më 2 Prill, Mehmeti i II-të valëviste flamurin e tij para portave të Kostandinopojës, si shenjë e fillimit të rrethimit të qytetit. Nga toka dhe deti, ishte realizuar një rrethim i plotë. Për këtë turqit, nxorrën flotën e tyre në gjirin Zollotoi rog (Briri i Artë). Ushtria turke gjatë një nate, mundi të sillte tetëdhjetë anije.
   Më 27 Maj, u shpall mësymja e përgjithshme mbi Kostandinopojën. Sulltani kaloi në revistë para gjithë ushtrisë së rreshtuar, duke i premtuar jeniçerëve të tij se do t`u dorëzonte qytetin që ta plaçkisnin vetë, dhe u betua në emër të babait dhe djemve të tij se qyteti do merrej për tri ditë. Garda e sulltanit, pasoi me thirrjen: “S`ka Zot tjetër përveç Allahut, kurse sulltani është i dërguari i tij” dhe nisi sulmin mbi qytet. Në ditën e dytë të veprimeve luftarake, dikush hapi portat në pjesën qëndrore të qytetit dhe ushtria turke shpërtheu brenda tij.
   Më 29 Maj, Kostaninopoja ra. Tre ditë me radhë, turqit e grabitën pa mëshirë atë. Perandori Kostandin i XI-të dhe katërmijë luftëtarë - mbrojtës të qytetit, ranë heroikisht.
   Në kishat shqiptare, gjatë gjithë Korrikut, vazhduan përshpirtjet për rënien në fushën e betejë të Perandorit Bizantin, Kostandinit të XI-të dhe mbrojtësve të qytetit.
   Rënia e Perandorisë Bizantine dhe katastrofa në Kostandinopojë i hapi rrugën sulltanit për pushtime të tjera. Mehmeti i II-të, zaptoi mbretërinë trapezoide dhe Emiratet e Azisë së Vogël. Forcat turke nënshtruan kolonitë genueshe në Krime dhe kaluan nën vasalitetin e tyre, hanin e Krimesë. Për pushtetin e carëve ruse, ky pushtim, solli një situatë mjerane. Pas kësaj, tatarët e Krimesë, me mbështetjen e Turqisë çdo vit organizonin ekspedita kalorësie me qëllim zënien e tokave dhe të siguronin sa më shumë të ardhura nga plaçkitjet dhe robërit, të cilë më vonë i transportonin në Turqi.
   Në gadishullin Ballkanik, sulltan Mehmeti i II-të nënshtroi plotësisht Serbinë, Principatën greke Marea, Athinën dhe mbretërinë e Bosnjes. Largoi nga Ballkani Venecian. Perandoria Osmane vazhdonte të zhvillonte një luftë të pandërprerë me këtë republikë. Ajo ishte e detyruar të tërhiqej dhe t`u linte turqve ishujt e saj në Egje dhe gjithsahtu detyrohej të paguante çdo vit një taksë prej dhjetëmijë dukata.
  Qëllimi kryesor i sulltanit, ishte pushtimi i Vatikanit. Ai ëndërronte ta kthente gjithë botën, në muslimane.
   Mesi i viteve pesëdhjetë të shekullit të XV-të, dukej i mbushur me ngjarje të mëdha historike, si në perëndim, ashtu dhe në lindje  si dhe brenda vetë Shqipërisë.
… Në vitin 1455 vdiq Papa Nikolla i V-të. Fronin e kreut të Papatit e zuri Piu i II-të. Ai hyri në histori, se i shkroi letër sulltanit, me propozimin që të pranonte besimin e krishter, të lutej sipas mënyrës së krishterë. Në shkëmbim, papa i premtoi ta bënte Mehmetin e II-të, në rang perandori.
… Më 1455, mbretëresha Donika lindi djalë. Trashëgimtarin, e quajtën Gjon, për nder të gjyshit të tij. Ai hyri në histori si Gjon Kastrioti i Ri.
   Në vitin 1456, sulltan Mehmeti i II-të, në krye të një ushtrie prej njëqindmijë ushtarësh, u përpoq ta zinte Beogradin, qytet i rëndësishëm ekonomik, me pozicion strategjik, në qendër të Serbisë. Megjithatë, ushtria turke, pësoi një disfatë rrënuese nga mbreti hungarez Janosh Huniadi. Sulltani kishte llogaritur një fitore të lehtë, por mori një goditje vdekjeprurëse. Turqit i kapi paniku dhe pësuan humbje të mëdha. Mehmeti i II-të mezi shpëtoi, braktisi fushën e luftës, u shmang dhe nuk ra rob.
   Skënderbeu e ndiqte situatën dhe veprimet e ushtrisë turke, me shumë vëmendje. Ai kishta arsye të druhej: në rast fitoreje, sulltani do të mund të kthente ushtrinë drejt Shqipërisë. Kështu që disfata e turqve ishte në dorën e Skënderbeut.
   Ndërkohë, sulltan Mehmeti u përpoq të kapte ishullin Rodos në detin Egje. Mbrojtësit e ishullit, e thyen zbarkimin e desantit detar turk. Viti 1456 ishte i pasuksesshëm për Perandorinë Osmane: gjithkund ajo pësoi humbje.
   Në këtë kohë, në Hungari dhe Shqipëri, ndodhën dy ngjarje tragjike. Në Hungari vdiq mbreti Janosh Huniadi, një komnadant trim dhe strateg i talentuar. Ai shpesh zhvillonte sulme vdekjepurëse kundër ushtrisë turke, duke mbrojtur kështu qytetërimin e krishterë. Pa atë udhëheqës, hungarezët, do ta kishin të pamundur t`i rezistonin sulltanit turk. Tani Skënderbeu mbeti një për një me Perandorinë Osmane. Në Shqipëri Skënderbeun e zuri një e keqe: tradhëtia. Nipi i dashur i tij, Hamza Kastrioti dhe bashkëpunëtori i ngushtë i monarkut, Gjergj Balsha, fshehurazi, braktisën Krujën dhe kaluan në shërbim të sulltanit. Me ndihmën e spiunëve turq dhe blerjen e tyre, ia arritën që ta kthenin nipin në krahun e sulltanit. Ky akt i dha një goditje të fortë prestigjit të Skënderbeut dhe gjithë familjes princërore të Kastriotëve. Skënderbeu, me shumë vështirësi e kapërceu këtë krizë morale në vitin 1456. Megjithatë, ia arriti ta forconte pushtetin dhe të rriste influencën në ushtri. Populli, si gjithmonë, i besonte atij, gjë që për udhëheqësin shqiptar, kishte rëndësi të dorës së parë.
   Në vitin 1457, Mehmeti i II-të ndërmerr përpjekjen e radhës për pushtimin e Shqipërisë. Kundër Skënderbeut ngriti një korpus prej gjashtëdjetëmijë luftëtarësh, nën komandën e gjeneralit Isa Evrenozi. Duke filluar nga viti 1444, sulltani, gjeneralëve të tij, duke i nisur drejt Shqipërisë, ju vinte të njëjtë detyrë: të asgjësonin Skënderbeun dhe ushtrinë e tij. Megjithatë, asnjë nga drejtuesit ushtarakë, nuk mundi ta plotësonte këtë detyrë. Korpusi i gjeneral Evrenozit, në fillim të Tetorit, zuri një territor të gjerë në veri të Shqipërisë. Që ditën e parë, turqit nisnin nga plaçkitja  e popullatës vendase, digjnin shtëpitë dhe dërgonin në Turqi, bagëtitë. Gjeneral Evrenozi, dha udhëzimin: “T`u merret gjithçka, çfarë u kap syri, ajo që nuk mund të tërhiqet, të asgjësohet.Të mbeten vetëm gurët, dhe gjatë dimrit, duhet të vdesin nga uria.” Në mesin e Tetorit, korpusi turk, ngriti kampin, afër qytetit Ujibardhë. Komandanti i Korpusit, nisi jeniçerët për plaçkitjen e radhës ndaj popullatës vendase. Turqit, brenda disa orësh, e kthyen qytetin në gërmadhë.
   Skënderbeu, në fshehtësi të plotë, përqëndroi korpusin e tij të kavalerisë, në afërsi të korpusit turk. Dhe më pas, në befasi ju vërvit kundërshtarit. Turqit që nuk e pritnin këtë, u gjëndën të rrethuar. Gjysma e forcave të gjeneralit Evrenoz, ranë robër. Perandoria Osmane, përsëri pësoi disfatë të thellë në Ballkan dhe para së gjithash, në Shqipëri, ku humbjet ishin të konsiderueshme. Për një farë kohe sulltani i ndërpreu marshimet dhe veprimet luftarake, kundër këtij vendi.
    Skënderbeu, u bëri thirrje komandantëve të tij, që të forconin vigjilencën. “Sulltani është dinak - nënvizonte ai - nuk duhet besuar asnjë fjalë e tij.”
   Në të njëjtën kohë, Mehmeti i II-të, rimëkëmbi forcat, shëroi plagët, duke u përgatitur për betejat e ardhshme. Endërra e vetme e sulltanit;  asgjësimi i Skënderbeut dhe pushtimi i Vatikanit, gjithësesi mbetej e palëkundur. Me Kostandinopojën i kishte qëruar hesapet, tani në rend të ditës, qëndronte Kisha Katolike e Romës.
   Duhet theksuar se sa herë turqit, shpërthenin në veri të Shqipërisë, qytetet e jugut të Italisë, i zinte paniku. Në Vatikan, Napoli dhe Venecia ishin në gjendje alarmi: “Armiku te Porta!” dhe kërkonin ndihmë. Asnjë nuk e besonte se Skënderbeu, do të mund t`i jepte goditje shkatërrimtare ushtrisë osmane. Pas fitores së radhës, nga ana e shqiptarëve, qytetet e Italisë i përfshinte euforia; kështuqë derdheshin lumë falenderimet në adresë të Kapedanit shqiptar, njëkohësisht edhe premtimet për ndihme ushtrisë së tij, të cilat jo gjithmonë u realizuan. Por Skënderbeu, si strateg i mënçur, përherë i bënte llogaritë me forcat e veta.
   Papa Piu i II-të, e ftoi Skënderbeun në Vatikan. Në Dhjetor, monarku shqiptar, mbërriti në oborrin e Papës. Për herë të parë e takonte kreun e ri të Kishës Katolike. Ai i rezervoi një pritje madhështore udhëheqësit shqiptar. Megjithatë, bisedimet ishin të vështira. Skënderbeu shprehu hapur akuzën për Kishën  Katolike se ajo luante me dy fytyra. “Ju na këndoni himne, na premtoni ndihmë, por premtimet nuk i mbani. Kjo na hidhëron shumë” - deklaroi monarku shqiptar. Ai përshkoi me hollësi situatën e rëndë ekonomike në të cilën gjëndej vendi i tij, si pasojë e luftës shumëvjeçare që zhvillonte ajo me Perandorinë Turke. “Ju nuk e përfytyroni - i tha ai Papës - se çfarë rreziku vdekjeprurës i sjell qytetërimit Perandoria Osmane. Mehmeti i II-të, e pushtoi shumë lehtë Kostandinopojën dhe parashikon që po kaq lehtë të pushtojë edhe Vatikanin. Ai kërkon revansh te Kisha Katolike e Romës për kryqëzatat kundër muslimanëve. Shqipëria, në luftën shumëvjeçare me turqit, pësoi shumë humbje. Populli u lodh nga lufta, vendin e kërcënon uria. Në përleshjet e ardhëshme të fushatave luftarake, shqiptarët ndoshta nuk do të rezistojnë dot ndaj turqve, atëhere, edhe juve u kërcënon katastrofa.” Tek Papa Piu i II-të, si njëri i mënçur, këto fjalë shkaktuan një përshtypje të thellë. “Ju premtoj - u përgjigj kreu i Kishës Katolike të Romës – se në një kohë të afërt, ju do të merrni ndihmën e duhur.” Me këtë premtim ata u ndanë. Ndihma erdhi, por si gjithmonë e pamjaftueshme.
   Në vigjilje të vitit të ri 1458, fshehurazi, u kthye në Shqipëri, nipi i Skënderbeut - dezertori Hamza Kastrioti. Gjyshja, nëna mbretëreshë, e takoi të nipin në pragun e derës. Ajo e përqafoi fort, e puthi dhe qau. “Zoti të dha gjykimin dhe ti u ktheheshe në shtëpi.” Ajo e futii në dhomë dhe u ul pranë oxhakut, duke ngulur shikimin mbi trupin e dobësuar shumë të të nipit që ishte thinjur krejt. Veshjen e kishte të vjetër dhe të papastër, këpucët të prishura… Ajo me zë të ulët e pyeti: “Përse ti shkove tek armiku? Sa shumë hidhërime na ka sjellë neve sulltani.” Hamzai mori frymë thellë dhe pastaj zuri të flasë: “Mua më ftoi Mehmeti i II-të. Në fillim turqit më pritën mirë, pastaj më harruan fare. Unë u ndieva keq dhe e quajta veten të braktisur. Shpesh natën më dilnin në ëndërr njerëzit e dashur dhe miqtë. Në dhe të huaj e kisha shumë të vështirë, për turqit i huaj isha. Kështu që ika dhe erdha në shtëpinë time. Nddoshta Skënderbeu nuk do të ma fali mua. Unë jam gati për çdo masë.” “Jo - foli me zë të lartë nëna mbretëreshë – Nuk do të lejoj që në shtëpinë time të derdhet gjak Kastrioti.” Dhe menjëherë dërgoi korrierin tek djali.
   Skënderbeu erdhi me një frymë dhe qysh te pragu, pyeti nënën: “Çfarë ka ndodhu?” “Hamzai u kthye në shtëpi!” Skënderbeu me habi pa nga e ëma: “A është e vërtetë kjo?” E ëma, rreptazi paralajmëroi të birin: “Hamzai të mos preket, në jetë gjthçka ndodh.” Pastaj, nëna, i biri dhe nipi, u ulën të hanin bashkë darkë. Skënderbeu heshti gjatë, me sytë ngulur te pjata. Hamzai e ndiente mbështetjen e gjyshes, prandaj qetësisht, vazhdonte të hante fasulet. Skënderbeu ngriti kokën, pa të nipin në sy, dhe foli: “Fjala e nënës për mua, është fjala e Zotit” dhe u ngrit e iku. (Më vonë, në një situatë kritike, Hamzai do t`i shpëtonte jetën dajës së vet).
   Në verën e vitit 1458, princat shqiptarë Muzak Topia dhe Gjergj Araniti u përqëndruan në afërsi të qytetit të Beratit, në Shqipërinë Qëndrore të pushtuar nga turqit, me një ushtri prej tetëdhjetëmijë vetësh. Ky qytet ishte një ansambël unikal arkitekture e ndërtuar nga Ilirët qysh në shekullin e I-rë të para erës sonë. Përgjatë masivit malor ngrihen shtëpitë e gurta që duken si një e tërë. Se në të vërtetë ato janë secila më vete. Malet e larta, Shpiragu dhe Tomorri e rrethojnë qytetin nga dy anë. Burim i jetës së tij, është lumi Osum. Ai, duke gjarpëruar, çan me shtratin e vet, mes për mes dhe derdhet në detin Adriatik. Romakët në kohë të lashta, ndërtuan rrugën që lidh Romën me Kostandinopojën. Rruga për ta kishte një rëndësi të veçantë strategjike. Nëpërmjet saj lëviznin na lindje, karvanet me mallra, formacione ushtarake që arrinin deri në Palestinë. Perandori romak Kostandini i Madh i I-rë, në shekullin e katërt, ndërtoi përgjatë kufijve lindorë të perandorisë, një shumicë kalashë. Kalaja e Beratit, ishte e destinuar për ruajtjen e pjesës malore të rrugës dhe të siguronte parrezikshërinë e lëvizjes së karvaneve me mallra, nga perëndimi në lindje.
    Në fillim të shekullit të XV-të, turqit e zaptuan kalanë e Beratit, duke vendosur në të, një garnizon ushtarak. Ata vendosën në të njëjtën kohë, një kontroll të plotë mbi rrugën dhe merrnin nga kalimtarët, taksa deganore të cilat shkonin në arkën e sulltanit.
   Dhe kështu, princat shqiptarë, vendosën ta kishin nën kontrollin e tyre Beratin. Shqiptarët, e rrethuan kalanë. Princ Topia hyri në bisedime me komandantin turk të garnizonit, gjeneral Ilia Beun.
Princ Topia, kërkoi nga gjenerali turk, të hapnin portat e kalasë dhe ta braktisnin atë, pa pritur gjakderdhje. Komandanti turk e refuzoi ofertën e shqiptarëve dhe u fsheh në brëndësi të kalasë. Bateria e artilerisë së ushtrisë shqiptare, me gjashtë gryka zjarri, hapi zjarr. Gjatë ditës së parë u bombarduan muret, megjithatë nuk u arrit që të shkatërroheshin. Për herë të parë turqit provuan mbi vete një armë të re artilerie. Ata arritën të kuptonin se herët ose vonë ajo do t`i shkatërronte muret e kalasë dhe ata i priste vdekja e sigurtë. Dhe këtu, gjenerali turk, kreu një truk dredharak, ku ranë në kurth princat shqiptarë të cilët në të pastajmen e paguan shtrenjtë.
   Ilia Beu në agim të ditës tjetër, ngriti flamurin e bardhë dhe kërkoi të takohej me Skënderbeun. Udhëheqësi shqiptar në atë kohë ndodhej jashtë kufijve të Beratit. Me gjeneralin turk u takua gjenearal Araniti. Ilia Beu i bëri me dije atij se do ta lërë kalanë, me kusht që garnizonit turk t`i garantohet jeta dhe të lejohen dhjetë - dymbëdhjetë ditë të mbledhin plaçkat dhe pajimet, për t`u bërë gati për marshim.
   Princ Araniti, ra dakort me kërkesën e gjeneralit turk. Por ai me mjeshtëri i mashtroi princat shqiptarë. Po atë natë Ilia Beu i nisi sulltan Mehmetit të II-të, raportin, në të cilin sqaronte se kalaja e Beratit është rrethuar nga ushtria shqiptare dhe garnizoni turk bën rezistencë të rreptë, por gjatë nuk mund të qëndrojë, prandaj i kërkon ndihmë.
Sullatni, pa humbur kohë, nisi për në Shqipëri një ushtri prej dyzetmijë vetësh, nën komandën e Isa Evrenozit. Komandanti i lartë turk, kreu me ushtrinë e tij një kapëcim katërditor nga Shkupi dhe në fund të ditës së katërt, arriti në rrethinat e Beratit. Atë e pritën turqit që ishin vendosur në kala, dhe e vunë në dijeni të vendndodhjes së ushtrisë shqiptare. E habitshme, por shqiptarët nuk ikishin mbyllur qafat në lartësitë e maleve. Turqit kaluan nëpër shtigje dhe monopate, pa u vënë re dhe në agimin e një dite të nxehtë Korriku, i rrethuan shqiptarët në tre drejtime. Skënderbeu, pasi kishte kaluar qytetet jugore të vendit, u kthye natën në kamp, por u gjend i rrethuar.
Princ Topia, gjithë natën fatkeqe, kishte një parandjenjë. Në thirrjen e rojes “Turqit!”, ai i pari doli nga çadra. Jeniçeri turk, tundi shpatën dhe koka e Topisë fluturoi diku përpara. Trupi pa kokë i princit, për pak sekonda qëndroi dhe pastaj u plandos përdhe. Korpusi i krahut të djathtë, të ushtrisë shqiptare mbeti pa komandant. Filloi paniku. Turqit brënda disa orëve ia dolën mbanë me efektivin e korpusit të Topisë. Ranë në fushën e betejës, më shumë se njëmijë ushtarë shqiptarë.
Princ Araniti, mori vendim të arsyeshëm: u zbraps me korpusin e tij në qytet dhe u vendos në mbrojtje rrethore. Turqit, nuk rrezikuan të futeshin në qytetin e liruar. Komandanti i lartë turk, llogariti ku gjendej Skënderbeu dhe  i drejtoi andej forcat kryesore. Detashmenti i Skënderbeut, kaloi në mbrojtje rrethore dhe e theu sulmin e parë turk. Në momentin kritik të luftimeve në shpëtim të Skënderbeut, erdhi nipi i tij, Hamza Kastrioti. Me sulm të rrufeshëm nga unaza e jashtme dhe e brendëshme e rrethimit. Skënderbeu, mundi ta shpërthejë zinxhirin dhe të dalë nga dara e armikut. Në këtë përleshje u vranë disa qindra shqiptarë. Forcat nuk ishin të barabarta. Armiku kishta disa herë më shumë epërsi. Në afërsi të kalasë, vepronte bateria e artilerisë. I gjithë efektivi i saj, gjashtëdhjetë artilierë napolitanas, ranë heroikisht.
Korpusi i Princ Aranitit, doli nga qyteti. Për asgjësimin e tij, gjeneral Evrenozi, hodhi forcat kryesore. Megjithatë, shqiptarët ishin të gatshëm për këtë kthesë të situatës dhe i zbrapsën sulmet e armikut. Turqit patën humbje, u tërhoqën dhe nuk ndërmorrën veprime mësymëse. Princ Araniti, në ndeshje me turqit, humbi njërën këmbë.
   Të nesërmen, ushtria shqiptare, u përqëndrua në qëndër të qytetit të Lushnjes, në Shqipërinë Qëndrore. Këtu dhe në Kavajë, ishin hapur disa pika mjekësore, ku u jepej ndihmë të plagosurve dhe të gjymtuarve.
   Në muret e Beratit, ushtria shqiptare humbi afro dymijë vetë që ranë në fushën e betejës dhe disa qindra ishin të plagosur. Për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë, ushtria e Skënderbeut, pësoi humbje kaq të rënda.
   Nga e gjithë Shqipëria mbërritën në Berat, të afërmit e luftëtarve të rënë. Nënat dhe gratë, nuk mundën t`i njihnin djemtë dhe burrat e tyre. Trupat ishin shtrirë në tokë në pesëdhjetë gradë nxehtësi. Vendosën t`i varrosin në varreza të përbashkëta. Përshpirtjen për të rënët në betejë e kreu Peshkopi i Beratit, Evllampi. Kambanat e pesë kishave të këtij qyteti, buçitën për disa ditë rresht, për të lajmëruar popullatën për tragjedinë shqiptare. Fajtorë për ç`ka ndodhi ishin princat Topia dhe Araniti: ata treguan pakujdesi, humbën vigjilencën, nuk organizuan zbulimin dhe ruajtjen e territorit të kampit dhe në fund të fundit, ranë në kurthin e komandantit turk të kalasë, Ilia Beut. Megjithatë, Skënderbeu, përgjegjësinë zyrtare për disfatën e Korrikut të vitit 1458, e mori vetë përsipër.
Kështu, komandantit të ushtrisë turke, gjeneral Isa Evrenozi, herën e tretë, sipas radhës së ndërhyrjes në Shqipëri, i buzëqeshi fati. Ai i siguroi afrimit të fshehtë të ushtrisë turke, shtigje për të hyrë në qytetin e Beratit. Pat avantazh të madh befasinë, duke dhënë goditje në agim, kur formacionet shqiptare akoma ishin në gjumë. Por rol vendimtar, për sigurimin e suksesit luajti mashtrimi i shkathët i komandantit të kalasë, Ilia beut. Turqit e zunë ushtrinë shqiptare në befasi dhe fituan, pasi praktikuan kundër ushtrisë së Skënderbeut, taktikën e tij: fshehtësinë, befasinë e sulmit, rrethimin e kundërshtarit dhe asgjësimin pjesë - pjesë.
   Ndodhi, që në këtë ditë tragjike për shqiptarët, në Krujë, vdiq miku më i mirë i Skënderbeut, Kont Urani, komandanti i forcave mbrojtëse të kalasë së Krujës, i cili i shërbeu Shqipërisë për njëzet vjet me besnikëri, trimëri dhe mençuri. Ai prapsi sulmet dhe goditjet e furishme të ushtrisë turke dhe vdiq, pa iu nënshtruar asnjë sulltani.
   Skënderbeu, i hidhëruar, u fut në mendime: ai asnjëherë nuk kishte rënë në situata kaq të vështira luftarake dhe në çdo rast kishte dalë fitimtar mbi to.               
Humbjet e ushtrisë shqiptare në verën e vitit 1458, e shtrënguan atë të ndërmerrte veprime energjike dhe të rivendoste aftësitë luftarake të ushtrisë dhe ta ngrinte atë moralisht.
   Në vjeshtë, ai thirri Këshillin e Princave. Në Krujë erdhën princat, shefat e lartë ushtarakë, përfaqsuesit e feve. Para së gjithash, vendosën që familjeve të dëshmorëve që ranë në përleshjet me turqit, t`u jepnin një ndihmë financiare. Ushtarakët e lartë dhe princat, shprehën besim të palëkundur te Skënderbeu, përcaktuan fondet për blerjen e armatimeve, si dhe vendosën për rritjen e numërit të ushtrisë dhe riorganizimin e stërvitjes së saj.
   Në vitet 1461 – 1462, Perandoria Osmane përsëri po përgatitej për të ndërhyrë në Shqipëri. Sulltan Mehmeti i II-të, nisi drejt vendit të panënshtruar, për të tretën herë ekspeditat ushtarake ndëshkimore, me në krye komandantët dhe gjeneralët më të sprovuar të tij, dhe të tri herët ata pësuan disfatë. Skënderbeu, nxorri përfundime nga mësimet e hidhura të verës të vitit 1458. Tashmë, ushtria e tij ishte përgatitur në mënyrën më të mirë të mundëshme, ishte pajisur me mjete luftarake bashkëkohore dhe do të mund t`i rezistonte sulltanit turk.
   Disfatat e njëpasnjëshme të ushtrisë turke në Shqipëri, në vitet 1461 - 1462 e detyruan sulltan Mehmetin e II-të të rishikonte politikën dhe qëndrimin e tij, me këtë shtet. Perandoria turke, i propozoi Skënderbeut, të nënshkruante me Turqinë një marrëveshje paqeje për dhjetë vjet: të mos goditen garnizonet turke në qytetet Berat dhe Gjirokastër, të garantohej siguria e lëvizjeve të karvaneve me mallra, që vinin nga Lindja në drejtim të Romës dhe nga Perëndimi në Lindje. Perandoria turke merrte përsipër të mos kryente veprime luftarake mësymëse, kundër Shqipërisë.
   Skënderbeu e kuptoi: forcat turke ishin në përfundim. Në vitet e ardhëshme të afërta, sulltani nuk kishte mundësi të luftonte kundër tyre. Megjithatë, edhe forcat shqiptare ishin dobësuar shumë: ekonomia mezi merrte frymë, populli u lodh nga lufta e tejzgjatur, kërkohej pushim. Skënderbeu e pranoi propozimin e sulltan Mehmetit të II-të.
   Në qytetin e Shkupit në veri të Shqipërisë, në verën e vitit 1463, mbërriti delegacioni turk i plotfuqishëm, për të nënshkruar marrëveshjen e paqes. Kreu i misionit, Pashai turk, qëndronte mbi kal të bardhë me veshje kombëtare. Në kokë i ndriste çallma e zbukurar në mes me rubinë, ndërsa lart I shkëlqente gjysma e hënës prej floriri - simbol i pushtetit Osman. Atë e shoqëronte një detashment kavalerie jeniçerësh. Turqit kapadainj,  me pamjen e tyre, përpiqeshin të paraqiteshin si fitimtarë dhe zotër të marrëveshjes. Ata menjëherë kërkuan të përfshihej pika për shkurtimin e ushtrisë shqiptare, gjysmë për gjysmë. Delegacioni shqiptar, pa hezitim e refuzoi propozimin. Princi Nikolla Dukagjini, përfaqsuesi shqiptar në këto bisedime, e nënshkroi marrëveshjen, duke mos pranuar asnjë ndryshim.
   Skënderbeu i paralajmëroi bashkluftëtarët e tij se: “Sulltanit turk nuk i duhet besuar, ai është dinak dhe i rrezikshëm. Sapo të grumbulloj forca dhe të shërojë plagët - do të na bjerë neve. Na duhet të përgatitemi dhe armatosemi, para se të kemi luftime të rrepta”. Ai kishte të drejtë: marrëveshje ma perandorinë osmane, pati jetë më pak se tre vjet.
   Në dimrin e vitit 1466, shtatmadhoria turke, përpiloi një plan strategjik të veprimeve të ushtrisë turke për në pranverë dhe verë. Sulltan Mhmeti i II-të, përcaktoi drejtimin kryesor të planit: si gjithmonë, okupimi i Shqpërisë dhe asgjësimi i ushtrisë së Skënderbeut. Atje dhe hapej rruga për në Vatikan.    Turqia iu fut një përgatitje të një ushtrie prej tetëdhjetë mijë vetësh. E gjithë kjo, kryhej në sekret të plotë. Zbulimi turk, përhapi informacionin e rremë se gjoja këto përgatitje bëheshin për luftë me Hungarinë. Një herë sulltani pranoi: “Nëqoftëse unë marr vesh se çallma do të dijë të fshehtat e mia, atëhere unë atë do ta djeg” Megjithatë, njerëit e afërt të tij, të shitur, e treguan sekretin. Në fund të dimrit, Skënderbeu,  ishte plotësisht i informuar mbi planet e turqve. Udhëheqësi shqiptar, iu fut përgatitjes të ushtrisë dhe vendit në tërësi për luftën e afërt që e priste.            
   Shqiptarët e rritën numërin e mbrojtësve të kalasë së Krujës. Rezervat ushqimore, baruti dhe pajisjet e tjera mjaftonin për të jetuar dhe kryer veprime luftarake, për dy vjet. Në lartësinë e maleve u përgatitën baza të llogaritura për luftime të gjata.
… Skalioni i përparuar i ushtrisë turke - korpusi i gjeneralit Ballaban Pasha, hyri në veri të Shqipërisë, e shtypi rezistencën e detashmenteve të vogla të ushtrisë shqiptare dhe në fund të Qershorit të vitit 1466, arriti ta rrethojë kalanë e Krujës.
   Forcat kryesore të ushtrisë turke, nën komandën e sultan Mehmetit të II-të, duke lëvizur nga Lindja, në fillim të Korrikut, dolën në Shqipërinë Qëndrore.
Turqit, tërhoqën drejt kalasë, nënrepartet sulmuese, dhe forca të shumta artlerie. Dy topa bombardues me peshë njëzetepesë ton njëri, që tërhiqeshin nga njëzetepesë buaj, i vendosën në Portat e kalasë. Numërorët e topave ishin hungarezë dhe gjermanë. Vengër Urbani, krijuesi i sistemit të artilerisë,  drejtonte veprimet luftarake të numërorëve. Këta topa, sipas parashikimit të tij, duhej ta fshinin nga faqja e dheut kalanë e Krujës.
    Sulltan Mehmeti i II-të, e pyeti Urbanin: “Sa kohë kërkohet për shkatërrimin e mureve të kalasë?” Ai iu përgjigj: “Një - dy ditë”. Sulltani mbeti i kënaqur.
   Turqit përhapnin gjithandej zëra për një forcë çudibërëse - top, duke u përpjekur të thyenin gjendjen shpirtërore të shqiptarëve. Megjithatë, mbrojtësit e kalasë, nuk ndienin frikë. Ata ishin të gatshëm të jepnin jetën dhe kalanë të mos e dorëzonin.
   Skënderbeu, i përqëndroi forcat e tij në male, që për çdo situate t`i vinte në ndihmë garnizonit të kalasë. Në afërsi të Tiranës, Hamza Kastrioti, mbante në gatishmëri korpusin e kavalerisë që të sulmonte turqit.
Gjatë gjithë natës, turqit përgatitën grupet e sulmit, organizuan zbulimin, Urbani përgatiti topat për qitje. Në mëngjes sulltan Mehmeti i II-të ju propozoi mbrojtësve të kalasë të dorëzoheshin, e të ktheheshin në familjet e tyre. “Do të vdesim, por kalanë nuk e dorëzojmë!” - ishte përgjigja që gardistët shqiptarë i dhanë sulltanit turk. 
   Mehmeti i II-të, lëshoi urdhërin për artilerinë që të hapë zjarr mbi kala. Duhet thënë se pak më parë, gjeneralët turq, e larguan ushtrinë e tyre nga muret e kalasë. Ata u fshehën në rrëpira dhe pyje, në pritje të shpërthimit të llahtarshëm të topave. Gjithçka të gjallë rreth e rrotull, e kishte kapur frika dhe të gjithë kishin mbetur të shtangur. Turqit për herë të parë, përdorën topa në vitin 1453, gjatë luftës për kapjen e Kostandinopojës dhe atëhere, ata kishin tronditur mbrojtësit e qytetit, me forcën e tyre shkatërruese.
Numërorët luftarak të topit të parë, që përbëheshin nga hungarezë - mercenarë, hapën zjarr mbi kala…
Predha me peshë dyqindepesëdhjetë kilogram, ra në fasadën e ndërtesës së fuqishme. Sipas dëshmitarëve okularë bashkëkohës, shpërthimi ishte i një fuqie jashtëzakonisht të madhe, pluhuri u ngrit lart në qiell, pamja përqark ishte turbulluar. Nga vala goditëse, gjëmuan kambanat, ndërsa realisht, efekti ishte i parëndësishëm: predha rrëzoi vetëm një pjesë muri.
Turqit u bënë gati të hapnin zjarr me topin tjetër. Ra sinjali i alarmit dhe ushtria turke me në krye sulltanin, u futën nëpër strehime. Morën shënjë të qëllonin mbi portën e kalasë, megjithëatë predha e rëndë, nuk arriti deri atje, ra para portës, duke hapur një gropë dy metra të thellë. Dita e parë për sulltanin, ishte e pasuksesëshme. “Çfarë do të bëjmë?” “Nesër do të vazhdojmë bombardimin e kalasë!” - u përgjigj Urbani. “Ju më premtuat - iu drejtua ashpër sulltani atij - se për nja dy - tre ditë do të shkatërrohen muret e kalasë. Unë do të pres”.
Për një top duhej njëqind kilogram barut dhe katër - pesë orë për mbushjen e grykës së zjarrit. Gjatë një dite, mund të realizoheshin një ose dy të shtëna. Bombardimi i kalasë vazhdoi dhjetë ditë. Sulltani me padurim, priste rrëzimin e mureve. Megjithatë, ato qëndruan si shkëmb. Disa copa të parëndësishme që binin, shqiptarë i rindërtonin gjatë natës.
   Sulltan Mehmeti i II-të, i xhindosur, u lëshua mbi Urbanin: “Premtove shumë; në fakt topat e tu s`bënë asgjë për shkatërrimin e kalasë”.
   Në mesin e Qershorit, turqit kaluan në sulm mbi kala. Detashmente speciale të ushtrisë turke nën tingujt e borive dhe zhurmën e daulleve,  me thirrjet “Allahu është me ne!” u hodhën mbi mure. Luftëtarët shqiptarë, në mbrojtje rrethore, mbi kokat e tyre hidhnin gurë, trarë, tjegulla, zift të zier dhe ujë të valuar. Ata që mundën të ngjiteshin sipër kalasë, i priste vdekja e paevitueshme: Atyre u prenë kokat dhe i hodhën poshtë.
   Në ditën e parë të sulmit, në sy të sulltanit, u vranë më shumë se njëmijë ushtarë, akoma më të shumtë ishin të plagosurit dhe të sakatuarit. Sulltani, ishte i detyruar që ta ndërpriste sulmin mbi kala për një farë kohe.
   Sipas dëshmisë së një historiani turk, (emiri i të cilit nuk është ruajtur) sulltan Mehmeti i II-të, gjatë kohës së luftës së rreptë për kalanë e Krujës, e ndieu veten keq; çdo ditë gjendja e tij shëndetësore, sa vinte e keqësohej. Duhet theksuar se sulltani ishte shumë i shëndoshë: në moshën tridhjetetre vjeçare, ai peshonte njëqindetridhjetë kilogram. Mjekët, nuk përcaktonin dot, shkaqet e sëmundjes. Në fund të Qershorit, ai e lë ushtrinë dhe ja kalon komandën Ballaban Pashës, ndërsa vetë u kthye në Stamboll. Ai e njohu disfatën e tij, në muret e kalasë së Krujës dhe me dhembje u mundua t`i vinte kapak këtij turpi që kishte pësuar.
   Ballaban Pasha, u përpoq dy herë në Gusht dhe në Shtator të shtinte në dorë përsëri me sulm, kalanë e Krujës, por në të dy rastet nuk pati sukses. Mbrojtësit e saj, me guxim luftonin për çdo pëllëmbë mur.
Ballabani takoi fshehurazi, drejtuesin e mbrojtjes së kalasë, princin shqiptar Tanush Topia. Ai i premtoi shuma të mëdha parash, për ta dorëzuar kalanë pa gjakdedhje.
   Princ Topia, fis i afërt dhe dhe mik i ngushtë i Skënderbeut, në përgjigje i propozoi Pashait turk të hiqte bllokadën dhe të linte Shqipërinë. Taktika e pashait turk, u çvleftësua.
   Gjatë tre maujve luftimesh në muret e kalasë, turqit lanë më shumë se katërmijë të vrarë dhe disa mijra të plagosur.
Ballaban Pasha ju përvesh punës për vënien në jetë të pjesës së dytë të planit: dhjetëmijë jeniçerë e rrethuan kalanë në një unazë të pandërprerë, e izoluan plotësisht nga mjedisi i jashtëm. Por në këtë kohë, turqve ju mbarua baruti. Topat heshtën. Shqiptarët i mbyllën qafat e maleve dhe gjatë dimrit, ushtria turke mbeti pa ushqime dhe veshje të ngrohta.
   Në vitin  1464, në Vatikan u nda nga jeta Papa Piu i II të. Vendin e tij e zuri Pavli i II-të. Në Dhjetor, Skënderbeu mbërriti në Romë për bisedime me Papën e sapozgjedhur të Kishës Katolike. Vatikani, ishte aleati kryesor i shqiptarëve në luftën kundër Perandorisë turke. Sidoqoftë, shpesh nuk i kishte respektuar detyrimet e veta, duke bërë një politikë me dy standarde: nga njëra anë ishte interesuar për fitoren e tyre mbi turqit, që barbarët të mos depërtonin në Evropën Perëndimore, nga ana tjetër nuk dëshironte të pajiste ushtrinë e Skënderbeut me armatime dhe financa. Në Vatikan, Skënderbeun e pritën me kanaqësi. Pavli i II-të, mahnitej nga heroizmi i strategut shqiptar. Megjithëse ky nuk i dëgjonte për herë të parë lëvdatat entuziaste, ndaj dhe këtë herë, nuk e besoi shumë kreun e Kishës Katolike. “Sot - i tha ai pontifikut - shkëlqesi, kalaja e Krujës është e rrethuar nga ushtria osmane dhjetramijë vetëshe. Shqiptarët zhvillojnë veprime luftarake të pandërprera. Ushtria ka nevojë për armatime, barut, për ushqime dhe para. Turqit dy herë propozuan për të përfunduar një marrëveshje. Nëse ju nuk do të na ndihmoni, ne do të shkojmë drejt armëpushimit me turqit dhe atëhere për Perandorinë Osmane, nuk do të ketë asnjë pengesë. Ditën tjetër Mehmeti i II-të do të shfaqet në portat tuaja.” “Jo! thirri Papa Pavli i II-të, - ju jini të krishterë, me ju është Krishti, si të tillë jeni të detyruar të mbroni qytetërimin e krishterë.”   Deri në largimin e Skënderbeut, Papa Pavli i II-të, dha urdhër të gjendej një piktor, dhe të vizatonte portretin e udhëheqësit shqiptar. Piktori Xhentile Belini më 1466, e zbatoi porosinë e Papës. Ky mbeti portreti i vetëm, i bërë për së gjalli i Skënderbeut. Ai tani ndodhet në galerinë Ufici.
   Skënderbeu, po nxitonte të kthehej në atdhe: atë e prisnin punë të mëdha. Turqit përsëritën veprimet luftarake në Krujë. Disa herë rresht sulmuan kalanë, por pa sukses.
   Dimri i vitit 1467, solli ndryshime në aktivitetin e forcave ndërluftuese. Ushtria turke përjetoi një dimër shumë të rëndë: humbjet ishin të ndieshme, rezervat nuk po vinin - shqiptarët kishin mbyllur të gjitha qafat. Gjeneralët turq Ballaban Pasha dhe Firduz Pasha, nga llogaria e rezervave, e rritën numërin e forcave që sulmonin kalanë, deri në njëzetmijë vetë; por edhe ky veprim nuk dha rezultat. Shqiptarët thyenin çdo sulm të turqve.
    Skënderbeu gjithashtu, e rriti numërin e ushtrisë deri në tetëmbëdhjetëmijë vetë. Ajo u furnizua me barut, dhe ishte gati të kalonte në mësymje. Në mesin e Prillit, Skënderbeu, pranë qytetit të Dibrës, në veri të vendit, sulmoi një kolonë turke prej dhjetëmijë ushtarë dhe e shpartalloi atë.
Në fund të Prillit, në kulmin e Pranverës, turqit ndërmorrën sulmin e dëshpëruar të radhës mbi kala. Ballaban Pasha, udhëhiqte vetë jeniçerët. Ata si hajdutë vërshuan mbi muret e kalasë dhe që aty, binin të vdekur në tokë: një dezertor venecian, dëshmitar okular i kësaj skena të rëndë të luftimeve në muret e kalasë së Krujës, në fillim të Majit të vitit 1467, dëshmon për vrasje masive të ushtarëve turq: “Ata i hidhnin nga muret poshtë, në tokë, ata binin të vdekur si trungje, ishte e pamundur të numëroheshin të rënët”.
   Në fillim të Majit, Skënderbeu, mori nismën strategjike në duart e tij. Ushtria shqiptare, kaloi në mësymje vandimtare. Gjeneralët turq, Ballaban Pasha dhe Firduz Pasha, nuk e vunë re sesi ushtria e tyre prej njëzetmijë vetësh, u gjend e rrethuar. Shqiptarët u dhanë turqve njëkohësisht dy sulme të fuqishme. Në krah goditi korpusi i kavalerisë nën komandën e vetë Skënderbeut. Në shpinë, Brigada me katërmijë vetë nën komandën e Tanush Topisë. Ushtria osmane u shkatërrua, shumica e turqëve ranë rob. Në përleshje trup me trup, ra kryekomandanti i ushtrisë turke, gjeneral Ballaban Pasha. Luftëtari njëzetepesë vjeçar, Aleksandër, me shpatën e tij, e ndau më dysh, ushtarakun e lartë turk. Për heroizmin e treguar, Skënderbeu, ushtarin e thjeshtë e gradoi oficer dhe me bujari e shpërbleu familjen e heroit me dy hektarë tokë të punueshme, kafshë pune dhe tridhjetë kokë dhen.
   Për heroizmin e Gjergj Kastriotit, shqiptarët krijuan këngë, të cilat këndohen edhe sot e kësaj dite.
   Fushata ushtarake e ushtrisë turke, kundër shqiptarëve, në pranverën e vitit 1467, përfundoi me disfatë të plotë. U zu rob, gjysma e ushtrisë turke duke përfshirë edhe gjeneralët Hadir Pasha, Firduz Pasha dhe Osman Pasha.
   Në vitin 1467, u shfaq me gjithë shkëlqimin e tij, talenti i rrallë i strategut Skënderbe. Ai zhvilloi dhe drejtoi vetë një operacion shëmbullor mësymës, gjatë të cilit rrethoi dhe asgjësoi një armik të madh.
   Bashkëluftëtarët e Skënderbeut, gjeneralët e ushtrisë Xhazafat Barbaros, Aleksandër Dukagjini, Nikolla Monet, Aleksandër Emanuel, Oleg Spani e treguan veten në këtë betejë, përfaqësuesit më të mirë të popullit shqiptar: të urtë, trima, të papërkulur, besnikë të Atdheut. Në fushën e betejës ra heroikisht, miku i Skënderbeut, komandanti i forcave mbrojtëse të kalasë, Tanush Topia.
   Qytetet e jugut të Italisë, me gëzim e pritën lajmin e fitores së shqiptarëve mbi turqit. Papa Pavli i II-të, mbreti i Napolit Ferdinand dhe senati i Venecias, nxituan ta përshëndesnin Skënderbeun.
   Në Perandorinë Osmane, lajmet për disfatën e ushtrisë të Ballaban Pashës, dhe rënien në luftë të atij vetë, shkaktuan tërbim të plotë dhe dëshirë të                                 papërmbajtur për hakmarrje. Udhëheqja e lartë turke, mori vendim për të nisur menjëherë në drejtim të Shqipërisë, një ushtri prej pesëdhjetëmijë vetash, nën komandën e vetë sulltanit Mehmeti i II-të.
   Skalioni i përparuar i ushtrisë turke, në fillim të Korrikut hyri nga veriu. Më 10 Korrik, arriti në qëndër të vendit dhe rrethoi Krujën.
   Kolona e dytë turke, nën komandën e Mehmet Pashës, lëvizi nga Epiri verior drejt qëndrës së Shqipërisë. Sulltani dëshironte të rrethonte  forcat kryesore të ushtrisë shqiptare në rajonin e Krujës, t`i asgjësonte ato dhe të pushtonte kalanë. Megjthatë, përpjekjet e sulltanit dështuan.
   Në fushë të hapët, afër lumit të rrëmbyeshëm Shkumbin, ndërmjet sulltan Mehmetit të II-të dhe Skënderbeut, nisi një përleshje e ashpër. Pesë ditë vazhduan luftimet e rrepta dhe të dy palët patën shumë humbje. Në ditën e pestë, shqiptarët ja dolën të thyenin qëndresën e jeniçerëve turq. Sulltani, la në fushën e betejës, tremijëepesëqind njerëz. Fitorja e Skënderbeut në lumin Shkumbin i solli atij epërsinë strategjike mbi ushtrinë osmane.
   Sulltani urdhëroi gjeneralin Mahmut Pasha, të pushtonte qytetin - port, Durrës dhe ta plaçkiste atë. Gjenerali turk, hodhi në sulm korpusin prej dhjetëmijë luftëtarësh të kavalerisë, megjithatë nuk mundi të hynte në qytet. Mbrojtësit e qytetit i dhanë një mësim të merituar: turqit lanë në muret e portit, mijra të vrarë dhe u detyruan të tërhiqeshin.
   Në territoret e pushtuara, turqit silleshin si barbarë të pamëshirshëm: plaçkitnin dhe digjnin qytete dhe qendra të banuara, vrisnin njerëz të pafajshëm dhe merrnin rob gratë, fëmijët dhe pleqtë. Atje ku shkelte këmba e ushtarit turk, mbretëronte vdekja, bastisja e plotë dhe akte të tjera çnjerëzore. Qytetet e Shqipërisë së jugut, qysh më heret se të shfaqeshin ushtritë turke, i kishte kapur frika dhe paniku. Mijëra familje lanë banesat e tyre dhe ju drejtuan jugut të Italisë. Ata lundruan nëpër kanalin e Otrantos me barka të vogla dhe me mjete të sajuara për lundrim. Shumë prej tyre nuk e arritën bregun tjetër dhe mbetën përgjithmonë në fundin e detit.
   Shqipëria e fitoi luftën në vitet 1466 - 1467, por pasojat ishin tejet të rënda.   Në vitin 1467 vendi kërcënohej nga uria vdekjeprurëse. Qytete dhe fshatra të tëra, në veri të Shqipërisë, ishin bërë shkurmb e hi. Njerëzit kishin mbetur pa strehë, arka e shtetit ishte bosh. Ushtria kishte nevojë të ngutëshme për armatim dhe materiale të ndryshme. Më kryesorja, popullata ishte pakësuar ndieshëm dhe nuk mjaftonin ushtarët për ta forcuar ushtrinë.
   Turqia humbi betejat e verës, por përsëri mbeti një ushtri e fuqishme e Perandorisë. Skënderbeu u vu përballë problemeve që kërkonin rrugëdalje dhe zgjidhje të shpejtë. Ai mblodhi Këshillin Ushtarak, në të cilin shpalli para bashkëluftëtarëve: Shpëtimi i Atdheut është në duart tuaja!
Ishin mobilizuar të gjitha burimet e brendëshme. Përsëri, të rinjtë për kompletimin e ushtrisë, nuk mjaftonin.
Aleatët e Skënderbeut, Vatikani, Venecia, Napoli dhe Sirakuza kishin shfaqur vullnetin e mirë t`i jepnin Skënderbeut, ndihmë financiare dhe materiale. Ky dërgoi në Venecia si ambasador, mikun e tij të ngushtë episkopin Pavël Engjëlli.
   Senati i Venecias, dha për rivënien në gatishmëri të kalasë së Krujës njëmijëekatërqind dukate dhe për mbrojtjen e saj dhe kryerjen e punimeve katëqind ushtarë, si dhe produkte ushqimore për tre vjet. Për mbrojtjen e portit të Durrësit, dhe rajoneve ujore, u vunë në dispozicion nëntëmbëdhjetë anije luftarake veneciane. Ndihma ekonomike dha edhe Vatikani e Napoli. Kështu, shtetet fqinje i shprehën Skënderbeut dhe popullit të tij mirënjohjen për gjakun e derdhur në luftë me turqit për të mbrojtur gjithë qytetërimin e krishterë nga invazioni musliman.                       

    


                  Skënderbeu - ndërtuesi i shtetit shqiptar



   Sistemi i drejtimit në shtetin shqiptar ishte mjaft i thjeshtë. Gjithë veprimtarinë shtetërore faktikisht e drejtonin tre organe: ai për mbrojtjen dhe përgatitjen e ushtrisë, organi i politikës së jashtëme dhe i veprimtarisë dipllomatike, dhe së fundi sigurimi financiar dhe veprimtarisë së shtetit.
   Në vitin 1443, në forumin e princave shqiptarë, u shpall nga Skënderbeu plani i ndërtimit të shtetit. Një vend të rëndësishëm në të, i jepej formimit të ushtrisë së bashkuar shqiptare. Principet e ndërtimit të saj, qëllimi dhe detyrat e ushtrisë së ardhëshme, ishin për kohën progresive. Si rezultat, gjatë njëzetepesë viteve luftë me Perandorinë Osmane, Skënderbeu nuk humbi asnjë betejë me gjeneralët turq. Në vitin 1450, udhëheqësi i shquar shqiptar,  i shkaktoi disfatë ushtrisë së sulltanit Murati i II-të, ndërsa në vitin 1467, mundi Mehmetin e II të. Në këto përleshje, në vartësi të sulltanëve, ishte një ushtri katër - pesë herë më e madhe sesa ajo e shqiptarëve. Fitorja mbi turqit arrihej në sajë të përdorimit të mënyrave të reja taktike dhe përgatitjes së shkëlqyer luftarake të shqiptarëve. Në ditën tjetër, pas forumit të princave në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes dhe shtabit të ushtrisë shqiptare, Skënderbeu shpalli doktrinën e ndërtimit të ushtrisë së ardhëshme.
   Skënderbeu, kryesonte shtetin shqiptar në moshën tridhjetëegjashtë vjeçare. Në këtë kohë, ai kishte mbi supet e tij, një përvojë luftarake të pasur. Ai kishte talent si Kryekomandant që në mënyrë të përsosur zgjidhte çështjet shtetërore. Ai i propozoi Këshillit të Mbrojtjes të miratonte doktrinën e ndërtimit të ushtrisë. Në dokumentin e paraqitur ishin katër çështje themelore. Ushtria shiptare formohej nga repartet luftarake të gatishmërisë të përherëshme dhe rezervë. Ushtria e gatishmërisë së përherëshme, përbëhej nga repartet e kavalerisë dhe ato të këmbësorisë. Në ushtrinë e rregullt thirreshin të rinj të moshës nga tetëmbëdhjetë deri tridhjetë vjeç. Kompania ishte nënreparti bazë dhe përbëhej nga 150 - 200 vetë. Bataljoni kishte 10 - 15 kompani dhe kryente në fushën e luftës, detyra taktike. Brigada e kavalerisë,ose e këmbësorisë, mund të zgjidhte si detyra taktike, ashtu dhe ato operative. Brigada e kavaleisë shqiptare, ishte një forcë e tmerrshme për jeniçerët turq. Ajo ishte e fuqishme dhe e manovrueshme, mund të luftonte ditën dhe natën. Pajisjet e luftëtarit shqiptar, nuk parashikonin jelek të hekurt dhe helmeta. Ai ishte i lehtë dhe mund të manovronte shpejt në fushën e luftimit. Në përgjithësi, malsorët shqiptarë, shquheshin për trimëri të rrallë. Nuk u trembeshin turqve, ata me shumë guxim futeshin në përleshje me armikun dhe lehtësisht përdornin kuajt.
   Skënderbeu vetë, përpunoi sistemin e stërvitjes së ushtrisë. Gjatë dimrit, repartet, merreshin me stërvitjen ushtarake në baza të veçanta, të përgatitura enkas për stërvitje. Repartete e këmbësorisë, përgatiteshin në fushë të hapët, ndërsa nënrepartete e kavalerisë në hipodromet e pajisura posaçërisht. Në efektiv të nënreparteve të këmbësorisë, kalonin përgatitjen gurmetalistët, pishtarët që ndriçonin rrugën gjatë marrshimi apo luftimit, si dhe artilierët, xhenierët dhe zbuluesat.
   Në efektivin komandues të kësaj ushtrie përfshiheshin, komandantë të rangjeve të ulta, oficerë të rangut të mesëm, dhe komandantë të rangjeve të larta. Oficerët vinin nga shtresat fshatare. Komandantë emëroheshin ata që dalloheshin për trimëri dhe që ishin të aftë të drejtonin në sulm masën e ushtarëve.
   Monarku shqiptar, për mbajtjen e ushtrisë, veçoi mjete të shumta financiare, të cilat shkuan në blerjen e armëve, pajisjeve për kuaj dhe ushqime. Në mesin e shekullit të XV-të, ushtria shqiptare ishte nga më të fortat në Evropë. Për një çerek shekulli korri fitore të parreshtura mbi ushtrinë e fuqishme të Perandorisë Osmane.
   Në vitin 1450, Skënderbeu, arriti një fitore të rëndësishme mbi sulltan Muratin e II-të. Kjo fitore në muret e kalasë së Krujës, i solli atij lavdi dhe afirmimin e radhës, si strateg i talentuar. Megjithatë, këtu u shfaqën edhe ziliqarët: disa princër filluan të mendonin si të shkëputeshin nga Skënderbeu. Kishte edhe nga ata që kaluan në anën e armikut. Situata e brendëshme e detyroi Skënderbeun të krijonte në vitin 1451 një detashment kavalerie gardiste në vartësi të drejpërdrejtë të tij. Garda e kavalerisë prej tremijë vetash, ishte e kompletuar me luftëtarë, jo më shumë se tridhjetë vjeç, me konstrukt atleti, besnik të monarkut të tyre. Gardistët duhet ta mbronin atë dhe pushtetin e tij, nga çdo lloj atentati. Në verën e vitit 1455, kur Skënderbeu, ishte në kufirin e katastrofës (gjenerali turk Evrenozi, ja doli të rrethonte ushtrinë shqiptare në qytetin e Beratit), por veprimet herioke të detashmentit të gardës mbretërore e ndihmuan strategun shqiptar të dilte nga ky rrethim. Për nivelin e përgatitjes, organizimit dhe disiplinës, garda e kavalerisë, shërbente si shëmbull për gjithë ushtrinë shqiptare.
   Në shekullin  e XV-të, kavaleria ishte forca kryesora e ushtrisë shqiptare. Numri i saj në vitin 1467, kishte arritur në dymbëdhjetëmijë luftëtarë. Si shëmbull krahasimi, mund të sjellim atë, se vetëm në këmbësori luftonin gjashtëmijë ushatrë. Vetë Skënderbeu, ishte mjeshtër i ecjes në kalë. Shumicën e kohës së jetës së tij e kaloi në majë të kalit. Ai i donte kuajt, kujdesej për ta. Ata i shërbyen atij me siguri dhe besnikëri. Në stallën e kuajve të Skëderbeut, kishte më shumë se gjashtëdhjetë kuaj. Ata bliheshin në Napoli dhe Venecia. Ndërsa në Shqipëri përgatiteshin kuaj të mirë për në ushtri: të durueshëm, të shpejtë dhe të aftë të kalonin në shtigjet, qafat dhe rrugët e ngushta malore.
   Në shekulllin e XV-të, Skënderbeu u bë krijuesi i një taktike të re në përdorimin në fushën e luftës, të kavalerisë dhe këmbësorisë. Ai nuk parapëlqente pajisjet e rënda prej hekuri (helmetën dhe jelekun). Luftëtarit dhe kalit, i binte më lehtë në fushën e luftës, pa ato. Ai përpunoi format dhe taktikat e reja të luftimit: sulmet e befasishme, mësymje ditën dhe natën, ku armiku nuk e priste. Në çdo përleshje, ai përdorte manovra të panjohura për armikun. Kështu, ai tentonte ta rrethonte armikun njëherë dhe pastaj ta asgjësonte atë pjesë - pjesë. Por një nga mënyrat më të efektëshme kundër  kavalerisë së kundërshtarit ishte ajo në rajone malore dhe pyje. Atje i sulmonte dhe i asgjësonte ata. Kuajt e rëndë turq, ushtarët e pamësuar, ishin pak të dobishëm të zhvillonin luftime në të tilla kushte. Ushtria shqiptare, i rraskapiste turqit, në qafkalimet e maleve, në pyjet masive, në shkëmbinjtë e thepisur dhe lumenjtë e rrëmbyer. Detashmentet shqiptare, e godisnin kundërshtarin në pikat e tij më të dobta, atje ku nuk e priste dhe që nuk mund të rezistonte.
   Skënderbeu, e ngriti në një nivel të lartë veprmtarinë zbuluese. Dy detashmente zbulimi të shkëlqyera zhvillonin punën e tyre. Dega e parë, merrej me zbulimin e jashtëm. Njerëzit e Skënderbeut, arrinin të depertonin deri në rrethin e ngushtë të vetë sulltanit dhe siguronin informacionet më sekrete. Dega e dytë - zbulimi ushtarak - nxirrte të dhëna, në kohën e veprimeve luftarake, në territorin shqiptar. Zbulimi me vrojtim, që ishte mjaft i aplikuar, prej nga mblidhte të dhëna ushtarake dhe ekonomike, realizohej edhe në shtetet fqinje, ku disllokoheshin garnizonet ushtarake turke. Zbuluesit ishin syri dhe veshi i Skënderbeut, në gjithë veprimtarinë e tij. Në sajë të këtij shërbimi, ushtria shqiptare ka fituar shumë beteja. Monarku shqiptar, ishte i mirëinformuar për gjendjen e brendëshme të vendit. Ai në kohën e duhur, shuante konfliktet dhe evitonte gjakderdhjen mes princave. Ai gëzonte besimin e shumicës së popullit shqiptar. Njerëzit e respektonin atë dhe e quanin si njerin prej tyre: trim, i mënçur dhe i thjeshtë. Ai i donte ushtarët e tij, e çmonte gjakun e tyre, dhe gjithmonë i porosiste para betejës: asnjë mësymje pa garantuar sigurinë e jetës.






                   Veprimtaria diplomatike e Skënderbeut




    Politika e jashtme e Skënderbeut, ishte drejtuar nga sigurimi i pavarsisë së Shqipërisë, gjithashtu, në qëndrimin ballë për ballë, me Perandorinë Osmane.
Marrëdhëniet prej aleati të Shqipërisë me Hungarinë, bazoheshin në kundërvënien ndaj të njëjtit armik - Perandorisë Osmane. Në luftën kundër saj, ata ishin në mirëkuptim të plotë. Ndërmjet këtyre dy vendeve nuk kishte probleme territoriale etj.
   Shqipëria dhe Venecia, gjithashtu, duhej të ishin të interesuar për marrëdhënie normale, pasi kishin përballë, një armik të përbashkë - Turqinë. Kështu mendonte Skënderbeu. Në të vërtetë, Venecia ndiqte një politikë me ekuivoke. Kur sulltani mësynte sundimet e saj në Gadishullin Ballkanik dhe detin Adriatik, senati i Venecias i drejtohej për ndihmë monarkut shqiptar. Kur rreziku mënjanohej, Skënderbeut i thurnin intriga. Venecia, thjesht kishte zili forcën dhe famën e monarkut shqiptar.
   Sirakuza, porti detar jugor në ishullin e Siçilisë, mbante marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Skënderbeun, por nuk dëshironte të merrte përsipër detyrime si aleate. Ky qëndrim, monarkut shqiptar i leverdiste. Ai nëpërmjet Sirakuzës, vendosi marrëdhënie miqësore me vendet e Evropës Perëndimore. Roma (Vatikani), mbante me Shqipërinë marrëdhënie të veçanta. Vatikani, kishte gjithmonë ambasadorë të përhershëm. Kisha Katolike e Romës, disa herë, në Kishën e Krujës, përfaqësohej nga Kardinalët: Vllacio de Lino dhe abat Pelini. Skënderbeun, e përfaqësonin në Vatikan, peshkopi Andrea dhe miku i tij më i mire Pavëll Engjëlli. Roma e pasur e ndihmoi ushtrinë shqiptare me armatime dhe materiale të tjetra. Papa i Romës, në mesin e shekullit të XV-të, duke u mbrojtur nga ndërhyrjet e mundëshme të ushtrisë Osmane në sundimet e saj, mbështetej, në ndihmën dhe përkrahjen e mbretit hungarez Janosh Huniadit dhe monarkut shqiptar Skënderbeut. Në atë shekull, përherë ndryshoheshin sundimtarët e fronit të Papës: njëri pas tjetrit, iknin nga kjo botë Papët e moshuar. Një ndryshim kaq i shpejtë i fronit, krijonte në disa raste vështirësi: çdo katër - pesë vjet, i takonte që të vendoseshin marrëdhënie rishtazi me Vatikanin.
   Alfonci i V-të, mbreti i Napolit, vazhdonte të ruante marrëdhënie miqësore. E vazhdoi këtë traditë edhe djali i tij, Ferdinadi. Mbreti i Napolit, dërgoi në Shqipëri, grurë, armatime, topa artilerie, barut, kuaj, dhe nga ndonjëherë edhe ushtarë. Mbretërit napolitanë, nuk kishin humbur në llogaritë e tyre; miqësia me udhëheqësi shqiptar, u ka shpëtuar atyre fronin. Kështu, në vitin 1461, mbretin Ferdinand, u përpoqën ta rrëzonte njëri nga gjeneralët e tij. Skënderbeu, i erdhi në ndihmë mikut të tij; e kapi dhe e arrestoi gjeneralin rebel, duke rivendosur mbretin Ferdinand, përsëri në fron.
   Në vitin 1457, aletatët e Shqipërisë, Vatikani, Napoli, Venecia dhe Sirakuza i përforcuan marrëdhëniet e tyre nëpërmjet një traktati që kishte rëndësi ushtarake dhe politike. Tani Skënderbeu mori një mbështetje të sigurtë që nuk do ta linte atë më, të vetëm përballë turqve. Monarku shqiptar, vuri të gjitha aftësitë e tij dipllomatike që të arrinte në aleancën e të “katërtëve” dhe të nëshkruante me ta, një akt  marrëveshje. Skënderbeu, bëri shumë për konsolidimin e shoqërisë shqiptare. Jeta e brendëshme e qetë, kishte për të, një rëndësi parësore. Luftrat e pandërprera me Perandorinë Osmane, i kushtuan shtrenjtë popullit shqiptar, si fizikisht ashtu dhe moralisht. Shqiptarët e shekullit të XV-të, besonin në parimet e fesë të Krishtere: në Veri sundonte katoliçizmi, ndërsa në Jugë, ortodoksia. Skënderbeu shfaqte tolerancë fetare, kështu që Kisha kontribuoi në bashkimin e popullit nën flamurin e Skënderbeut, në luftën për pavarësi kombëtare. Krishtërimi dhe Kisha, u bënë predikues të kulturës në Shqipëri aso kohe.
Konfliktet e pafund, dhe luftrat me Perandorinë Osmane, e frenuan zhvillimin dhe lulëzimin e Shqipërisë. Në vend ndihej mungesa e kulturës, praktikisht këtu mungonte shkrimi shqip. Skënderbeu e kuptoi: vendi nuk mund të zhvillohej më tej me një popull të pamësuar. Vetëm traditat dhe rregullshmëria e shtetasve nuk mjaftonin për të vendosur harmoninë në bashkjetesë. Shteti mund të funksiononte me vlera të plota, vetëm duke u mbështetur në ligje dhe në të drejtën. Analfabetizmi dhe padija e popullit pengonin bazat e zhillimit të shtetit.
   Në gjysmën e dytë të shekullit të XV-të, Skëndrbeu kreu dy reforma të rëndësishme në shoqëri. Në vitin 1462, u shfaq alfabeti i shqipes, i bazuar në latinishten dhe dolën librat e para. Kishat e Krishtere dhe manastiret, u bënë qëndrat e përhapjes së shkrimit. Në shoqërinë shqiptare, filluan të depertonin traditat e kulturës greke dhe asaj romake. Tanimë, me shumë vonesë, në Shqipëri, filluan të duken kryeveprat e para të vendit në letërsi, muzike dhe artet e tjera. Megjithatë, bazat e shkrimit dhe kulturës i vuri Skënderbeu.
   Gjatë shumë shekujve, shoqëria shqiptare ka jetuar me zakonet dhe doket e vjetra. Komunitetet malësore, ndanin konfliktet, gjakmarrja kishte shumë pasoja, shqiptarët vrisnin njeri - tjetrin pë gjakmarrje. Kjo sillte shuarjen e shumë familjeve, gjë që i bënte shumë dëm shtetit dhe shoqërisë. Në vitin 1461, Skënderbeu futi në përdorim, kodin juridik shqiptar. Sipas këtij kodi, ndalohej gjakmarrja, vetëm gjyqi mund të përcaktonte shkallën e fajit. Fajtorët ndëshkoheshin me gjoba. Shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm për çdo mashkull, nënshtetas i këtij vendi.
   Marrëdhëniet e punës, ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, rregulloheshin me ligj. Kodi ishte garant i gjithë jetës dhe aktivitetit të shoqërisë. Në përpilimin e tij, ishte shfrytëzuar eksperienca e së drejtës romake, ligjet e Greqisë së Vjetër. Shoqëria shqiptare, me vështirësi e pranoi sistemin e ri dhe me shumë ngadalësi po shkëputej nga traditat shumëshekullore. Megjithatë, gradualisht, po mësohej se shoqëria dhe shteti detyrohen të jetojnë në të njejtin ligj.
   Skënderbeu, sistematikisht, po e çonte shtetin e vet, në demokraci dhe binarët e qytetërimit. Janë ruajtur dokumente historike që vërtetojë ekzistencën e Kodit të së drejtës, dhe të alfabetit shqip. Konsulli rus në qytetin e Manastirit, shkruante për atë që në Gushtin e vitit 1864, vizitoi veriun e Shqipërisë dhe vërejti se banorët e atjeshëm, udhëhiqeshin në jetën e tyre, akoma, nga ligjet e Skënderbeut.
   Skënderbeun, monark i zgjuar dhe i shkolluar, nuk mund të mos e shqetësonte, pakësimi i numërit të popullsië. Në luftrat e pafundme, u vranë me mijra djem të rinj; vendi kishte humbur fondin gjenetik. Udhëheqësi, krijoi të gjitha mundësitë, për rritje e numërit të popullsisë: u ndau ngastra toke të varfërve dhe atyre me shumë fëmijë. Shpërbleu me të holla, familjet e të rënëve në luftë, pagoi për ushtarët e shërbimeve të rregullta, me vështirësi të veçanta. Në rritjen e popullsisë, ka ndikuar paqja me turqit. Në vjeshtën e viti 1467, vendi ndodhej në kufijtë e urisë. Lufta e viteve 1466 - 1467, i dobësoi në mënyrë të ndieshme burimet ekonomike të vendit. Humbjet njerëzore, dhe paaftësia e popullsisë, për të siguruar vetë prodhimet ushqimore, çoi në dobësimin e aftësive luftarake të ushtrisë dhe pakësimin e burimeve njerëzore. Po trokiste kërcënimi i humbjes së pavarsisë.
Skënderbeu e gjeti rrugëzgjidhjen për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Popullatës, iu shpërndanë pa pagesë prodhime ushqimore nga rezervat e ushrisë. Shtresat e varfra, veç ngastrave të tokës, morën pa pagesë kuaj. Po kështu dhe familjet që kishin humbur të afërmit në luftë, morën përkrahje ekonomike. Popullatës së rajoneve që vuanin nga uria, i erdhën ndihma nga qytetet jugore të Italisë. Skënderbeu dhe qeveria e tij, bënë të pamundurën, që të shpëtonin të uriturit që u kanosej vdekja. Populli nga ana e vet e respektonte udhëheqësin që në çdo çast ishte së bashku me ta.
   Në Tetor të vitit 1467, mbi Shqipëri pllakosi një fatkeqsi e re: në të gjithë vendin u përhap si vetëtimë lajmi i frikshëm, se Skënderbeu ishte i sëmurë. Malarja - kjo sëmundje dinake në shekullin e XV-të, ishte e pashërueshme.
   Nga Venecia dhe Roma erdhën mjekët më të mirë, por gjendja e tij shëndetësore, sa vinte e keqësohej. Sëmundja e kishte lodhur shumë udhëheqësin: ethet e pandërprera u bënë të padurueshme: ai me shumë vështirësi mund të ngrihej dhe të hidhte disa hapa nëpër dhomë. Në vigjilien Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 1468, ra një borë e madhe. Ajo paralizoi çdo lëvizje në qytetin e Lezhës. Nënrepatet e ushtrisë, ditë e natë, bënin çmos të pastronin rrugët. Daljen në rrugë të njerëzve e vështirësonte dhe një sulm tjetër: ishin lukunitë e ujqërve dhe egërsirave që kishin zbritur nga malet në kërkim të ushqimeve. Fshatarët të trembur, u mbyllën nëpër shtëpitë e tyre.
Në natën e pesëmbëdhjetë për gjashtëmbëdhjetë Janar, Skënderbeu ndihej shumë keq. Ai merrte frymë me vështirësi, humbi vetëdijen. Asnjë lloj ilaçi nuk e ndihmonte. Afër mesnatës, zemra e udhëheqësit të Madh shqiptar, pushoi së rrahuri.










              Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut    






   Në agimin e 17 Janarit, banorët e qytetit të Lezhës, i zgjoi një shkrepëtimë ndriçuese me një gjëmim shurdhues. Në dimër, rrallë mund të shikoje vetëtima dhe gjëmime të llahtarshme si ky. “Ky fenomen - thoshin besimtarët - është porosi nga i madhërishmi Zot. Zoti e mori njeriun e Madh në gjirin e vet, në Qiell”. Vdekja e Skënderbeut e tronditi gjithë Shqipërinë. Kjo ishte një tragjedi mbarëkombëtare. Në përcjelljen e udhëheqësit erdhën nga çdo cep i vendit: princat, fshatarë të thjeshtë, klerikë katolikë dhe ortodoksë. Gjatë gjithë vitit 1468, në kisha e manastire, vazhduan shërbesat për qetësimin e shpirtit të luftëtarit të Madh shqiptar. Roma dhe Vatikani, Venecia dhe Napoli, gjithë Gadishulli Apenin dhe qytetërimi i krishterë perëndimor, humbën mbrojtësin e sigurtë dhe shpresëplotë.
   Strategu i shquar, vuri në gjunjë për një çerek shekulli, sulltanët turq dhe ushtritë e tyre.
   Ceremonia funerale u krye në qytetin e Lezhës, në Katedralen e Shënkollit. Për të përcjellë mbretin shqiptar në rrugën e fundit, mbërritën përfaqsuesit e Vatikanit, Hungarisë, Polonisë, Venecies, Napolit dhe Sirakuzës. Pas vdekjes së Skënderbeut, në Evropë u ndie rreziku në rritje i okupimit nga Perandoria Osmane. Bashkohësi i Skënderbeut, historiani Marin Barleti, shkruante: “Skënderbeun e kujtojnë për gjithçka, për atë flasin në të gjitha kontinentet. Sa herë Evropa është gjëndur në pragun e humbjes së lirisë, aq herë është shfaqur figura madhështore e kapedanit shqiptar”.
   Skënderbeu ka hyrë në historinë botërore si një burrë i mënçur shteti, si strategu i pamposhtur. Qytetërimi i krishterë perëndimor, e konsideron atë mbrojtësin dhe heroin e tij. Papa Nikolla i V-të, për merita në mbrojtje të krishtërimit, nga Perandoria agresive muslimane, Skënderbeun e ka dekoruar me titullin “Luftëtar i Parë i Krishtit”. Ky është një vlerësim i lartë i asaj periudhe historike.
   Kisha Katolike e Romës, gjithmonë ka qenë në shënjestrën e Perandorisë Osmane. Sulltan Mehmeti i II-të, pas zaptimit të Konstandinopojës, në vitin 1453, deklaroi qartazi se hapi i tij i mëtejshëm, do të jetë pushtimi i Vatikanit. Në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, do të valvitet flamuri i Islamit.
Në vitin 1457, ushtria tetëdhjetëmijë vetëshe turke, nën komandën e gjeneralit të njohur, Isa Evrenozi, hyri në veri të Shqipërisë. Në planet e turqve, ishte shpartallimi i ushtrisë së Skënderbeut dhe zbarkimi në jug të Italisë. Vatikanin dhe Venecian, i kapi paniku, megjithëse ushtria turke ishte akoma larg Gadishullit Apenin. Skënderbeu e priti Evrenozin dhe ushtrinë e tij, afër vednbanimit Ujëbardhë. Në këtë betejë të rreptë ushtria turke u shpartallua, Evrenoz Pasha shpëtoi për mrekulli pa rënë rob. Në Evropën Perndimore, fitorja rrufe e Skënderbeut mbi një armik pesë herë më të madh, ngjalli një entuziazëm të papërshkruar. Papa Kalisti i III-të, i shkruante Skënderbeut: “Nuk do të ketë njeri në botë i cili të mos ngrejë në Qiell, madhështinë e meritave Tuaja dhe nuk do të shprehte fjalët më të mira për fisnikërinë Tuaj, në çështjen e mbojtjes së qytetëimit të krishterë”. Në vitin 1458, anglezi Xhon Nevport, pasi vizitoi Shqipërinë shkroi: “Rënia e kalasë së Krujës në Shqipëri, do të shpinte në rënien e Italisë dhe Evropës, se nuk ka forcë tjetër që t`i kundërvihet turqve”.
   Dhe kështu ndodhi: pas vdekjes së Skënderbeut; ushtria osmane në vitin 1481, zbarkoi në Itali dhe filloi grabitjen e popullsisë së atij vendi.
Skënderbeu, ishte udhëheqësi i shquar jo vetëm për Gadishullin Ballkanik, por për gjithë Evropën. Ai dha një kontribut thelbësor në zhvillimin e artit ushtarak. Ushtria e tij dallohej dukshëm nga forcat e armatosura të vendeve të tjera, për përgatitjen e lartë të saj. Në çdo ndeshje, në fushën e luftimit ushtarët e Skënderbeut, përdornin metoda të reja taktike. Armiku gjëndej shpesh në qorrsokak, për rrjedhojë pësonte humbje. Skënderbeu ishte më i arsimuar se kundërshtarët e tij. Në fushën e luftës tregonte trimëri të rralla.  Mendimtari francez, Volteri, shkruante: “Nëqoftëse perandorët bizantine, do të ishin si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes, do të shpëtonte.” Perëndimi, Italia Jugore, pas vdekjes së Skënderbeut, parandiente kërcënimin e sigurisë së tyre. Sulltan Mehmeti i II-të, në periudhën 1468 - 1478, u përqëndrua në forcimin e pushtetit të Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik si dhe në zgjerimin e sundimeve të veta në Perëndim. Pas vdekjes të Skënderbeut u krijua një situatë e re strategjike e favorshme për perandorinë Osmane dhe sulltan Mehmetin e II-të, por ky nuk arriti ta shfrytëzonte.
   Në vitin 1479, në krye të një ushtrie prej gjashtëdhjetëmijë ushtarësh, Mehmeti i II-të hyri në Shqpëri dhe rrethoi kalanë legjendare të Krujës. Shqiptarët bënë qëndresë këmbëngulëse, megjithatë forcat e tyre ishin të pamjaftueshme për të rezistuar gjatë. Garnizoni i kalasë, e ndërpreu rezistencën. Tani sulltanit turk, iu hap rruga për në Perëndim. Endërra e osmanllinjve për të pushtuar Gadishullin Apenin, filloi të marrë konture reale. Në 1480, jeniçerët turq, zbarkuan në Jug të Italisë. Kapën qytetin Otranto dhe përgjatë tri ditëve e plaçkitën atë barbarisht. Të njëjtin fat patën edhe qytetet e tjera të pasura të Italisë Jugore.
   Në rrethana të paparashikuara, shpëtuan italianët nga bastisja e plotë: papritmas vdiq sulltan Mehmeti i II-të. Fronin e tij e zuri i biri, Bajaziti i II-të Dervish, i cili hoqi dorë nga plani i pushtimit të Italisë.
   Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut, ra në robëri të rëndë. Turqit shtypnin në mënyrë të pamëshirshmë, çdo përpjekje të tyre për të kundërshtuar. Sulltan Mehmeti i II-të, vendosi një rregjim të ashpër për drejtimin e saj. Shqipëria, u nda në gjashtë sanxhaqe (qarqe). Në krye të secilit ishte një turk. Me kamxhik e kulaçin me mjaltë, turqit i detyruan banorët, të pranonin fenë islame. Perandoria Islame, mori me detyrim djemtë e rinj shqiptar, për të shërbyer në ushtrinë turke. Shumica e tyre vdiqën në dhe të huaj, për mbrojtjen e islamit.
   Nën zgjedhën e Perandorisë Osmane, Shqipëria qëndroi katërqindepesëdhjetë vjet. Vendi i vogël ballkanik, u bë viktimë e shtetit të egër lindor, siç ishte në të vërtetë Turqia aso kohe. Megjithatë shqiptarët nuk hoqën dorë nga rezistenca kundrejt armikut të egër dhe dinak; ata luftuan dhe qëndruan si mundën: sulmonin garnizonte turke, vërsuleshin mbi kalatë e pushtuara. Por forcat ishin të pabarabarta. Turqit silleshin shumë keq me popullin e paarmatosur, digjnin shtëpitë e fshatarve, u merrnin tufat e bagëtive, i shpërngullnin dhe merrnin pengje cilindo që gjenin.
   Për pesë shekuj, në robërinë turke, populli shqiptar ka vuajtur, duke iu shkaktuar një dëm i madh ekonomik dhe social. Prapseprap, shqiptarët, në luftërat e paprera me turqit, mundën të ruanin kulturën e tyre; gjuhën, shkrimin, traditat kombëtare dhe zakonet.*
   Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, vendet ballkanike, Bullgaria, Sebia, Greqia u bashkuan në luftë kundër Perandorisë Osmane. Turqia nuk mundi t`u rezistonte dot, ushtrive të bashkuara të vendeve Ballkanike, prandaj ajo me ngut, largoi forcat e saj ushtarake nga ky gadishull. Një ndihmesë të ndieshme në shkatërrimin e Perandorisë Osmane dha shteti rus, duke mbështetur veçanërisht Bullgarinë dhe Serbinë.
   Ushtari i fundit turk, e la Shqipërinë në vjeshtën e vitit 1912. Patrioti shqiptar Ismail Qemali më 28 Nëntor të këtij viti, vendosi në ndërtesën e Prefekturës së Vlorës, flamurin shqiptar: një fushë e kuqe me një shqiponjë dykrenare. Pas katërqindetridhjetëetre vjetë robërie barbare dhe poshtëruese turke, Shqipëria mori frymë lirisht. Megjithatë, pavarësinë nuk e fitoi plotësisht. Në gjysmën e parë të shekullit të njëzet, Shqipëria u bë dy herë viktimë e shteteve evropiane: - më 1914 - 1918 dhe 1939 - 1944. Në tokën shqiptare marshuan ushtritë franceze, gjermane, serbe dhe greke.
   Pavarësinë e vërtetë, Shqipëria e fitoi në fundin vitit 1944. Fitorja e ushtrisë sovjetike mbi bishën naziste gjermane, ishte njëkohësisht fitore edhe për Shqipërinë. Për herën e parë pas mijra vjetësh, ky vend pati një aleat të madh. Rusët i ndihmuan shqiptarët në çlirimin e vendit dhe ruajtjen e pavarsisë kombëtare, si dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë së shkatërruar: u ndërtuan shumë uzina, fabrika, dhe u hap Universiteti i parë në vend. Populli shqiptar do ta kujtojë përherë ndihmën bujare dhe pa interest të rusëve.




                                 * * *
  



   Pas vdekjes, Skënderbeu u bë i përjetshëm dhe më i afërt me vendet evopiane. Meritat e tij të shquara do të ruhen gjatë, jo vetëm në kujtesën e shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë të Evropës. Në shumë vende të kontinentit: si në Romë, Vjenë, Bruksel, Shkup, Prishtinë etj. - e kanë përjetësuar atë me përmendore. Në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë dhe në Krujën e tij, populli i ngriti këtij heroi monumente madhështore.
   Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, mbi kalë u bën thirrje, bashkëkombasve të tij, të mos e harrojnë të kaluarën dhe të çajnë furishëm përpara në të ardhmen e tyre dinjitoze.






                 Datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut


- Në vitin 1405 - në familjen e princ Gjon Kastriotit, lindi fëmija i tetë. Djalit i dhanë emrin Gjergj.
- Në vitin 1413, fëmijën nëntë vjeçar, sulltani ua mori prindërve peng. Atje mori emrin e ri Skënder.
- Në vitin 1423 - Skënderi mbaroi shkëlqyeshëm shkollën speciale “Ic Oqllan”.
- Në vitin 1424 - Skëndebeu mori titullin Bej dhe gradën e gjeneralit.
- Në vitin 1437 - vdiq babai i Skënderbeut, princi Gjon Kstrioti.
- Në vitin 1443 - Skënderbeu kthehet përgjihonë në Atdhe.
- Në vitin 1444 - u bë mbledhje e Princave shqiptar. Skënderbeu u zgjodh në krye të qeverisë së shtetit dhe emërohet Kryekomandant i ushtrisë.
Në duart e Skënderbeut de jure dhe de fakto, kaloi pushteti monarkik.
- Në vitin 1444 - në 26 Qershor, në fushën e Torviollit, Skënderbeu, i shkaktoi humbje ushtrisë turke prej njëzetepesëmijë vetësh nën komandën e gjeneral Ali Pasha Evrenozit.
- Në vitin 1445 - 10 Tetor, Skënderbeu, afër qendrës së banuar Mokërr, në lindje të Shqipërisë, asgjësoi nëntëmijë luftëtarë turq të korpusit të kavalerisë, nën komandën e gjeneralit Firuz Pasha.
- Në vitin 1448 - 23 Korrik, në betejën te lumi Drin, ushtria shqiptare, nën komandën e Skënderbeut, e detyroi të dorzohet ushrinë e Republikës veneciane. Venecia humbi kolonitë e saj në veri të Shqipërisë.
- Në vitin 1450 - Skënderbeu, në muret e kalasë së Krujës, i shkaktoi humbje sulltan Muratit të II-të.
- Në vitin 1451 - Skënderbeu u martua me Donika Aranitin.
- Në vitin 1452 - 21 Korrik, në periferi të qëndrës së banuar Modrica dhe Megadi, mundi turqit e gjeneralit Taip Pasha dhe Hamza Pasha.
- Në vitin 1455 - në familjen e Skënderbeut lindi djali, trashëgimtari Gjon Kastrioti i Ri.
- Në vitin 1457 - në 2 Shtator, afër qendrës së banuar Mamurras, pësoi disfatë ushtria pesëdhjetëmijë vetëshe turke. U vranë dhe ranë rob, gjysma e ushtrisë turke.
- Në vitin 1461 - Skënderbeu zbret në jugë të Italisë, me një Brigadë kavalerie dhe shpartallon kompllotistët që donin të rrëzonin mbretin e Napolit, Ferdinandin.
- Në vitin 1466 - në Qershor, sulltan Mehmeti i II të, në krye të një ushtrie prej njëqindmijë ushtarësh, pësoi disfatë në betejën për marrjen e kalasë së Krujës. Në përleshje u vra dhe miku i tij Ballaban Pasha. Skënderbeu korri një fitore të rëndësishme.
- Në vitin 1467 - Skëndrbeu, arriti një fitore mbi sulltan Mehmetin e II të.
- Në vitin 1468 - më 17 Janar, në moshën gjashtëdhjetëetre vjeçare Skënderbeu, ndërroi jetë.




        Literatura e shfrytëzuar



- Uspenskij F.I. Historia e Perandorisë Bizantine
- Alabjeva etj. Historia e Përgjithëshme Botërore. Zhvillimi i shteteve të Evropës Lindore. Epoka e Rilindjes.
- La Hof P.R. Strategët.
- Lidel Gard Enciklopedia e Artit Ushtarak
- Rizhev K.V. Njerëz të Mëdhenj.
- Mishko G. Historia e marrshimit të Kryqëzatave.
- Renan Ernest Kisha e Krishtere.
- Makiaveli Nikkolo Sundimtari.
- Frashëri Naim Historia e Skënderbeut.
- Kadare Ismail Kështjella
- Gazali Muhammed Morali musliman.
- Llozinski S.G. Historia e Papatit.




                 Përmbajtja e lëndës



 Shqipëria në luftë kundë zaptuesve turq.
 Pengu i vogël
 Kthimi në Atdhe.
 Skënderbeu - ndërtues i shtetit shqiptar.
 Veprimtaria diplomatike e Skënderbeut
 Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut.
 Datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut.
 Bibliografia.


     * Në betejën e Fush - Kosovës (Fusha e mëllenjave) sulltan Murati u ndesh me Lidhjen e krijuar nga Llazar Hrebeljanoviçi. Këtu, një fisnik i kapur rob, e vrau me dy thika sulltanin, vendin e të cilit e zuri i biri, Bajaziti, i quajturi Ylldrim - Rrufe. (Shën. i redaktorit).

* Skënderbeu kishte dy shpata që ruhen në Vjenë: ajo e luftës ishte e gjatë 88.5 cm (5.7 cm e gjerë) dhe peshonte 1.3 kg. (me gjithë këllëf, 1.9 kg). Kurse shpata e paradave ishte 121 cm e gjatë dhe peshonte 3.2 kg.
Përkrenarja e tij peshonte 3 kg. (Shën. i redaktorit).


* E megjithatë, paradoksalisht, po t`i referohemi një figure me shumë autoritet, siç ishte George Stat Muller, shqiptarët përbënin bërthamën kryesore, mbi të cilën qëndronte ushtria otomane. Nga mbarimi i shekullit të XVI-të, deri aty nga viti 1912, shqiptarët drejtonin administratën shtetërore të Perandorisë Osmane. Ata përbënin pjesën më të madhe të Vezirëve, detyrë që i bënte përfaqësues të plotfuqishëm dhe vetë fytyrën e sulltanit. Nuk kanë të numëruar këta Vezirë, që nga Isak Pasha (1458-1463) në kohën e Mehmetit të II-të dhe Bajazitit të II-të, deri te Seit Halim Pasha (1914) i kohës së Mehmetit të V-të. ( Shën. i redaktorit). 






Autori, Jani Kiço Lufi, lindur më 15 Maj 1931 në Sofratikë të Dropullit, ka marrë pjesë me armë në dorë, në Luftën Nacional – Çlirimtare. Ai ka qënë nga nxënësit e parë të shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe pasi përfundoi edhe shkollën e oficerëve, u emërua komandant batalioni në këtë shkollë. Duke parë aftësitë dhe talentin e tij, ai në vitin 1959, me gradën e kapitenit të parë, dërgohet për studime, në Akademinë Ushtarake “Frunxe” në ish B.S. ku qëndron edhe pas prishjes mes dy partive komuniste. Martohet me mjeken Julia Sergejevna Filaksenova, me të cilën ka dy djem, Andrean dhe Kostandinin. Fillimisht caktohet komandant i një batalioni të motorrizuar në Kaukazin Verior, dhe më pas, falë përkushtimit dhe ndershmërisë, emërohet Komandant Divizioni dhe Shef Shtabi Korpusi, me gradën e lartë gjeneral. Me një reputacion të madh, ai fiton miqësinë e mareshallëve të shquar dhe drejtuesve të atij vendi dhe gjithmonë angazhohet në propagandimin e vlerave morale dhe historike të popullit shqiptar, çka e dëshmon mësë miri, botimi i librave të tij, “Partizani shqiptar – gjeneral i Ushtrisë sovjetike”, “Pirro – Mbreti i Epirit” dhe ky që po merrni ndër duar, kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.
Ai ka kryer studimet edhe në Universitetin e Osetisë, në degën Gjuhë – letërsi dhe sot është në pension, dhe jeton në qytetin e Krasnodarit.
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: