Saturday, 17 December 2011

LIRIKA TE METROSE 2



                          (cikel poetik nga Roland Gjoza)
 
 
 
                   ELEGJI PER FREDERIK RRESHPJEN
 
 
frederiku vdiq, frederiku
vdiq
me syte e hapur
s'ka kush t'ia mbylle qepallat prej mermeri
i pushoi zemra si vjeshta alpine
truri i ra ne fashe dhe erresire me shira akuareli
s'i shkruan me dora delikate rapsodi per vjollcen e vogel dhe arlekinin e femijerise.
 
syte nuk i mbyllen
shohin perseri
syte i mbeten hapur
nuk ia mbyll njeri
 
pozicioni i frederikut
shtrire perballe qiellit gri
 
prej syve del shpirti
ne sy nuk hyn krimbi
balta ka pune me mishin
syte ia mbyll krishti.



*   *   *


pergjoj naten njujorkeze me nje ndjeshmeri prej tigri
preha eshte gjumi
si nje sorkadhe qumeshti
tigri sulet ne savanat e reklamave te bujshme dhe ngrin mbi gjakun qe del perjashta lekures prej bakri,
pingulthi bie me putrat dhe thonjte e nxjerre
po topmodele nga kremerat e plazhit nxjerr, tutje shket sorkadhja
perpara rend dhe humb ne filmat e hollivudit..
vetem ne nju jork s'e kap dot tigri sorkadhen
si ne savanat afrikane
s'e lene reklamat
sapo e ze gjumi nje grime zgjohet ne cast
prej milionave
te megallotos hata qe vec shtohet nga sekonda ne sekonde
dhe njerezit zgjuar rrine
vec per para
tigri rri sus
perpara sorkadhes!



*   *   *   *


mblidhen therrimet ne tryezen e bukes
ne koshin e plehrave s'hidhen
nena ndjek kumrite dhe ketu
po trenat cukisin ne qelqet qe dridhen


            


 KORRIK NE NJU JORK
 
 
Zheg pervelues i kuq rrokaqiejsh te qiellte
Lahem e shplahem me rrokaqiejt si sapun
Me dush xhevahiresh e diamantesh kubik
Shtrydh Statujen e Lirise si krem mistik
Ferkohem me Uoll Stritin,Distriktin e Eksxhejnxhit,
I jap kurmit tim te dhjamosur
Ngjyren asketike te floririt
Fshihem me Central Parkun
Me kete peshqir te madh te gjelbert
Dhe jam atlet i fresket
Trup elektrik
I vargut te gjate natyral te Uollt Uitmanit.
Me bukurite e bujshme te korrikut te kuq
Gati per t'u ndeshur.
 
 
                                       FUNEBRE
 
 
poshte nen kembe i shtrijme te vdekurit
o, Zot, c'behet keshtu me ne njerezit
nuk gjejme dot nje vend tjeter?

ecim dhe mbi ta shkelim!

zoti gishtin drejton lart
dhe me shkel syrin prej qielli

nga zot eshte kthyer ne varremihes efemeresh

varret na shtypin, po ne s'i shohim
varret e ngastrave qiellore
si debore korren
kositen si shi
qendisen me fije ari diellore
prej te vdekurve rrojme
qe enden lart si re.

sheet,
se na degjojne dhe ngjallen!

gjyqi i perbotshem i mikelanxhelos!






              DUA DRU
                            

Ne syte e mi nuk ka me perendi klasike
Perendi te vogla te drunjta province
Qe me ndihnin
Te shkruaja poezi lirike
I humba
Kur ika
Per nje cope buke
Ne syte e mi ka rrokaqiej blu
Si perendi atomike
Shkelqim
Madheshti
Parfum
Qepallat s'i mbyll
I mbaj hapur
Si i vdekuri
S'bej gjume
Jam amerikan me letra
Edhe njeqind vjet do te mbetem i huaj.


Nuk flihet ne kete qytet kozmik
Ku dhe kuajt s'kane kembe
Po rrota
Kater rrota si Fordi
Dhe krahe avioni
Krahe avioni Konkord.


Une primitivi ndez qirinj neper katedrale
Dhe kerkoj perendite qe humba
Perendite e drunjta
Te me kthehet fryma mistike
Te shkruaj lirika delikate me pak blu si lutja.
S'ka gjume
Kafe
Takime
Dashuricka
Krime
Perendia amerikane eshte planetare
Te jep kominoshet dhe te con ne pune
Te nxit te fitosh sa me shume pare
S'ka gjume
C'mbetet eshte serish pune
S'ka gjume.


E humba perendine e ngeshme te katundeve ballkanike
Perendine qe qeron morra nen hije baladike
Ajo dremit ne dy dete te kalter ne blu
Ne dy dete te mavinjte
Te trishte e me shume ndricim prej qielli e prej fundesh.
Dhe shikon enderra me Pegas calaman
Vjen ere temjan, tym dhe kripe deti me shurre
Eshte dru dhe digjet vetiu
Behet shkrumb e qymyr per t'u djegur serish,
Po ate dua me shume
Perendine e drunjte,
Perendine e drunjte te vargut te kalter lirik.


Jam amerikan me letra
Edhe njeqind vjet do te mbetem i huaj
Ballkanas primitiv
Dua nje dru te mire
Te me thyejne dy tri brinje
Qe te ve mend
Te heq dore nga poezia.



                       BALTA


i kendoj baltes qe do te me marre, i kendoj
nje cope balte qe do te me mbuloje pergjithmone, nje cope balte boje kafe si ne blu
qe per mua do te sakrifikoje, per mua
s'do te behet plithare, tjegull. as qyp, as poce per vere, qe ta pijne ata te dymbedhjetet
s'do te behet mur qe te qaje per hidherimet njerezore
plage te marre nga luftrat mizore, s'do te behet mur
prej mishit tim do te lulezoje bujshem, prej mishit tim
prej shpirtit tim krimbat do t'i shnderroje ne flutura, prej shpirtit tim
ajo cope balte do te me pyese se c'deshire kam te fundit, ajo cope balte
nje peme perballe shtepise, nje peme
te shoh c'behet pa mua, femijet ku shkuan, te qaj, se shume lot ka kjo bote, te shoh c'behet pa mua, femijet ku shkuan
ose te qesh, ne qofte se punet shkojne mire, ose te qesh, diellin ta vjedh kur shkon ne perendim
te mbushem me lule, me zogj plot e perplot te mbushem
te kembet e mia te puthen dashnoret dhe puthjet qe kercasin te me lene pa gjume, puthjet
te vijne te deshperuarit pa shprese dhe aty te ngushellohen, te deshperuarit pa shprese
te vijne varfanjaket dhe te luten, te me ngaterrojne me nje kishe...



         ZOTI I MADH QE JE NE QIELL


zoti i madh qe je ne qiell..
kendojne koret kishtare, organoja elektrike kumbon trishtem
te deum..

dhe zoti ka mbetur vetem
braktisur prej shenjteve

me con poshte nje leter
roland, c'keni gatuar per dreke?
byrek me gjize dhe lepjete e te eger
me sill ca ketu lart, mos harro dhe
nje broke me vere te vjeter

ha sa fryhet zoti i madh ne qiell
gogesin nga qejfi
pulit syte per gjume
vaji i kullon neper mjekerr
roland, me lane shenjtet
makutet e dreqit
donin te me zinin vendin
sheet..mos ta marrin vesh njerezit
se ma pijne lengun!

dhe fjeti.




            PARQET


marr ne pellembe parqet
parqet e nju jorkut plot me dashnore
kam nje zakon kur fle
doren e ve nen faqe



         VETEMI


kam mbetur vetem, fillikat vetem
shkrepese, qiri, pak kafe pa sheqer
ndjell zotin te me thote te verteten
a do te vazhdoj te shkruaj dhe ne qiell?

s'marr pergjigje per pyetjen mistike
dhe nuk e di pse kaq i trishtuar ndjehem
i pakenaqur me krejt c'kam shkruar nder vite
pandeh se ne qiell me te lehte do ta kem

dhe ndez nje shkrepese, ndez nje fitil
prane qiririt pi nje kafe pa sheqer
ashtu ne vetmi dylli behet fir
dhe une gjej kuptimin se c'me pret ne qiell



                DENIMI


degjoj
si vulos dhe dyllos dosjet e mia sekrete
i ben gati
zoti lart
si keta
ketu poshte
ku ende rroj
qenka e thene te denohem dy here
ne toke
dhe ne qiell

a do t'i provoj serishmi keto dhimbje te tmerrshme?

apo dhe ne qiell me pret dajaku i shenjteve?



                REQUIEM


ti je kaq e cilter sa ma more djallin
c'te bej une pa djallin ne mes te cakejve
se me djall s'me doje
bere pune mizore
ne shpellat e mia s'kish hyre njeri tjeter
ti ma more djallin pa me pyetur fare
me doje te mire
te sjellshem me doje
te jap per te mjeret
te jem me te drejten
i bute me meshiren
dhe rrugen e nderit
permes egersirave
ta marr si nje engjell
ti ma more djallin
e delira ime
engjellin ma shqyen
ma bene fije-fije
ti ma more djallin
mbrojtesin, pancirin
ti ma more djallin
shpaten e atiles
me le vetem flatrat
qe s'vlejne kurrfare
me laptop, ipod
tregime, romane
vec nxit grabitqaret
engjell jam i humbur
qielli eshte perralla
toka eshte varri
ti ma more djallin..



NE NETET E KALTRA BOREALE


celen lulet ne kopshtet e rixhvudit
ne netet e kaltra boreale
prisja te celnin dhe ne lekuren tende sensuale
ne gropken e gjinjve
ne kofshet e bardha
ne pubisin e flakte
po kjo nuk ndodhi
dhe kur t'i hoqa petkat nje nga nje me radhe
qe binin poshte me feshferime
dhe kur te zhvesha lakuriq
s'pashe gje ne mishin tend te fresket
po pse te shkelqyen brinjet?
pse t'u bene te kuqe?
ne zemer te celen lule
kur u puthem.



LULET KTHEHEN SERISH NE PRILL



lulet celin perjashta dritareve tona
ne rruget me pluhur dhe tym makinash
s'duan fustane, kepuce, arturina,
dhe jane aq te bukura, fine
per dashnore kane ca grereza
brumbuj, flutura e pilivesa
ca miza te shemtuara, si djaj me brire,
po nuk merziten,
ashtu te thjeshta buzeqeshin
mahnisin van gog, mone, matis
ashtu te thjeshta vdesin
jetojne pak dite dhe ikin
bashke me eren dhe shiun
rruges takojne tri te krisur
i marrin leje venusit
kthehen serish ne prill
per ata tre te krisur
van gog, mone, matis



*   *   *

Si nje milingone e ngrate
nen rrokaqiej
nen putrat e renda te elefanteve
e ndjej veten ne manhattan
bej kujdes
te mos me qelloje rruga
aty ku ata leshojne bajgen.



*   *   *


amerike,
ti me hoqe urine
zorret s'me kercasin me
me hoqe arnimet
gjilperen qe mbaja me vete
me hoqe friken
nga nje plumb rikoshet
amerike,
tani me hiq mallin qe me cmend!
megjithese mikrosoftin shpiku bill gejts
facebook-un mark zuckerberg
malli me rritet cuditerisht
ah, vec kete ti s'di ta besh!

amerike,
prej mallit mund te vdes!
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: