Tuesday, 22 January 2013

Kafshimi i lotit




Nga Fatmir Terziu

Tani germat godasin me shputa faqeve të zverdhura
Ngulur si gozhda çizmesh në retinë...
Aty zë fill shkundja e atij gjumi hutaq.
I gurti im,
hapat m’i ndjen
Jeta ime Abetare e hapur në duart e tua
Mbetur nga ikja e përlotur me fjollë grim
Një mal kokrizash të përmallura dixhitale
djegin shpirtin tim.

Jetëdheu im,
E ndjej aromën e hirtë të përshpirtjes
Molitur nga kumuriat zadhane
Nga lindja në perëndim
Udhërrëfim i qashtër
Më ndjek qosheve
Ku fryma jote e largët
Si fllad jetik
më qep këmishën e lotit...

E avullta si shall najloni qafon xhamin e ftohtë
Ngulur në rrjetë një merimangë kopjon Globin
Me thurrjen e saj për gjah...
E di ti s’je i qetë
Ndoshta ke ditënatën më të gjatë
Aspak i pa fjalë...
... e ndjej zhurmën tënde çdo natë
Siç më ndjen tek gërrasë.

Në tavanin e varrur lulet prej allçije
Kafshime gjuhëzash në palete të ngrira
Shfryjnë si çizme largqofti
Një trup shtriqet e s’gjen qetësi
Nata është bërë llastik nën jorganin tim
Kushedi sa herë ka prerë e djegur fluturimin
Në këtë udhëtim të gjatë
I drobituri udhë-ëndërrim!

Ëndërrimi punon ashtu si merimangë ditë e natë
Dhe jeta si zorrë zvarritet truthatë
Hutuar,
           Tkurrur,
                      alarm nën mantelin e pafat...
E di ti je aty në xhamin ndanë rrugës
Me vellon e bardhë më pret
Kanarinat kanë lënë gudulisjet
Diçka me ta nën fletë po ngjet...


Fjala e Lire - Free Speech

No comments: