Sunday, 6 January 2013

Nje nate buze gremines




(Kapardina e gjyshes)
Dimri ishte i ftohte ate vit (1976), ekstremet e tij arrinin te shuheshin me veshtiresi deri nga fundi i Majit. Sidomos ne qytezen tone amplitudat ishin me te theksuara.
Bora kthehej ne akull, akulli shtronte siperfaqen me nje shtrese izolimi te xhamte, qe behej vdekjeprurese, per ata qe nuk i njihnin keto fenomene.
Nuk ishte menduar ndonje gje e sakte, per te lehtesuar jeten e banoreve ne keto stine aqe te ftohta ne qytezen tone te thyer e malore.Shkallet engushta we mbuloheshin gjithe khen me akull beheshin si xham vdekjeprures per kalimtaret.
Cdo gje ishte e ngushte, ne rruget ku ecnim, duhet te shtrydheshe per te kaluar, si njerezit dhe makinat, pse jo dhe kafshet qe ndonjehere vareshin nga fshatrat perreth per te bere pazaret.
Midis dy faqeve te maleve qe e ngushtonin ate qyteze sharrexhinjsh dhe minatoresh si me nje dare te ngushte, te zihej fryma dhe hera - heres duhej te hidhje syte lart nga qielli per t'i clodhur, duke kerkuar mbeshtetjen ne hapesiren e kalter!
Kur na erdhi vizite nje here vjehrri im, i cili jetonte ne Qeparo, midis qiellit te pafund dhe detit Jon te paane, perdori nje shprehje te goditur:
“Nuse, mund te beheni dhe miope ketu '' - tha, se keni vetem nje hektar qiell nga lart, nuk keni ku te shtrini shikimin " Ndaj shikoni se  mos afroheni pak nga anet tona”.
Te drejte e kishte dhe vjehrri im, por ne nuk ankoheshim, vazhdonim te kushtoheshim fizikisht e mendderisht. E donim me gjithe shpirt ate qyteze, per te cilen dhame vitet me te bukura te rinise sone!
Atje nisem experiencat e para, lindem femije, krijuam respektin dhe vlerat nepermjet punes, mbeshtetem njeri tjetrin, simpatizuam dhe urryem kur ishte rasti, njohem mikun dhe ate qe nuk na donte te miren.
Per vete aresyet qe permenda me lart, duke pase nje dimer shume te ashper, duhej patjeter qe te benim nje shkeputje ne Janar, duke shkuar ne parajsen e Rivieres sone.
Te harronim qe ekzistonte bota e akullit e te clodheshim buze detit te bekuar, ku na priste subtropiku i arte, plot ngrohtesi shpirterore dhe atmosferike. Ishte tradita jone e perhereshme, qe Vitin e Ri shkonim per ta festuar prane strehes prinderore.
Nuk i mungonim dot stines se agrumeve, ullinjve dhe limonave. Merrnin energji pozitive per gjithe vitin dhe ngarkonim baterite shpirterore, per pjesen tjeter te kohes.
Ajo ishte rruga e jetes sone, e larget, si atehere dhe sot qe jemi ketu. Ne ato vite e benim dy dite nga Qeparoi ne Puke, sot e bejme dy dite nga Nju Jorku – Tirane - Qeparo.
Asaj vatre i referohemi dhe tani, nga distanca te pamatura. Qe aty marrim pak vrull, per te mos mbetur shpirti yne jetim dhe i plagosur nga kohet qe ngaterruan rrjedhjen normale te jetes! Ne nje Dhjetor te tille shkuam te benim Vitin e Ri ne Qeparo.
Ishte nje privilegj i mire te ndodheshe atje. Udhetimi zgjaste zakonisht dy dite. Ne preherin tone perhere do kishim bebet e vogla, qe i kishim stervitur dhe ata, per ato rruge te veshtira, deri sa te arrinim te destinacioni, te rropatur nga sedilet e llamarinave.
Sapo arrinim na prisnin te dashurit tane me shume ngrohtesi. Harronim gjithe ato qe kishim kaluar dhe ringjalleshim, si Lazaros. Merrnim riperteritje energjish, cmalleshim e clodheshim nga ana mendore dhe fizike.
Nje bukuri e vecante ishte larmia e gatimit te nenave tona, qe nuk kursenin asgje per femijet e tyre, por dhe qumesht dallandysheje do na pregatisnin.Fytyra e nenes dhe e gjyshes sone ndriste nga gezimi, ato dite.
Aty takonim te afertit qe ashtu si ne, vinin nga te gjitha anet dhe Qeparoi ziente nga gjalleria ne cdo vater. Tani qe i kujtoj ato kohe, me ngjajne si ne film.
Megjithse arrinimin me veshtiresi te realizonim ate udhetim, cdo gje merrte pamjen e detit Jon, dhe mbizoteronte bluja dhe ne zemren tone.

“Te keqen mema” Shyqyr Zotit qe m’u mblodhet se na thate syte, thoshte gjyshja jone.
Rrini sa te kaloje dimri ketu e mos shkoni me atje larg ne mes te bores, akullit e arinjve!
“Por jo moj gjyshe, se nuk behet ashtu!” i pergjigjeshim ne. Atje na ka caktuar Partia, nuk behet dot ajo gje qe thua.
“E pse nuk behet o xhaneee, mo duam t’ju shohim dhe ne se mezi ju rritem “ – na pergjigjesh ajo, me ate zerin e saj te embel. Te drejte kishin nenat dhe gjyshet tona, po kush ju a njihte ate te drejte?
Pregatitjet per Vitin e Ri
Mamaja kishte kohe qe grumbullonte te gjitha gjerat e nevojeshme, nga ato qe nuk gjendeshin lehte ne Qeparo, po sillnim dhe ne te tjera nga larg. Gjithmone takoheshim motra e vellezer dhe benim se bashku ritin ceremonial te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri sipas tradites familjare.
Ishte shume kenaqesi te mblidheshim nga te gjitha anet ku ishim caktuar te punonim, dhe ato dite te kenaqeshim prane oxhakut duke kaluar ne menyre festive.
Vinin dhe gjithe te afertit dhe miqte e na pershendesnin dhe shtepia ne cdo ore te dites e tw nates ishte plot me te aferm, miq dhe kalimtare qe ndalonin per pak, te shkembenin nje bisede, ose te uronin mirseardhjen tone.
Naten e Vitit te Ri, hapnim veren qe e kishin pregatitur me aqe merak nga vloshi i kuq, apo nga ai i bardhi.
Po ashtu rakia e Qeparoit ishte nje nga produktet me te pastra, qe ata prodhonin vete, ishte si ne vend te ujit dhe e kishin bazen e mikpritjes per gjithe rastet e mira apo te keqia.
Rakia ne tavoline vlonte ne gezimet, rakia ne tavoline rrinte gati ne hidherimet. Po te thoje dicka, na pergjigjeshin prindet: ’’Vete e bejme se mos e blejme, mos na qani hallin’’!
Tradita ishte qe na shoqeronte kenga ne te gjitha festat. Ja nisnim dhe jehonte dere ne dere, kenga dhe vallja.
Esmerke moj esmerkeee,

Esmerke o lezet me kripe,
Pa dil ti o moj, pa dil  tiiii,
Pa dil te te shoh nje cike,
Se jemi, o moj se jemi…
Se jemi rritur versnike…
Kjo ishte nje nga kenget qe e degjonim dhe kendonim ate kohe. Pastaj ja nisnim Vajzes se Valeve, na mallengjente kenga e pavdekeshme e Neco Mukos, dikur mamaja ime ishte vete “Vajza e Valeve”, kur priste buze detit me syte e lotuar te kthehesh im ate, nga internimi - Gjermania, ishte vetwm 20– vjece ne ate kohe,me nej foshnje te sapo lindur, vellain tone.
Babai ishte rritur ne Athine dhe dinte shume mire te kendonte dhe te danconte, si dhe vershellente shume bukur, na i kishte futur dhe ne ne shpirt tiparet e tij.
Me humor dhe me nje shpirt te pasuruar me dashuri, e kenaqesi te cilat vetem nje vater e ngrohte mund te t’i siguroje, percillnim ditet e Para te Vitit te Ri dhe pastaj nisnin pregatitjet per tu larguar perseri per ne qytetet ku banomin te kater vellezerit ne drejtime te ndryshme, kryq e terthor Shqiperise nene.
Kthimi per ne vendet e punes
Ne daten 2 Janar te Vitit te Ri duhet te ktheheshim per ne pune.
Niste beteja per te siguruar vendet e postes, nje cope vend ne autobuzin me stola druri, qe shkonte ne Vlore. Fillonte interesimi qe ditet e para kur arrinim, per te shenuar emrat ne liste.



Lista ishte formale, se perhere kishte me teper njerez se vendet e makines. Niste spostimi sipas miqesise dhe mund te ngeleshe dhe dite te tera pa u kthyer. Te privilegjuarit e vendeve te para ishin ata te sekretarit te parties, kryetarit te fshatit, kryetarit te kooperatives, doktorit, kshilltareve, brigadiereve…shtynin te tjeret, sipas tabeles se Mendelejevit…dhe medet!

Per kete gje babane nuk e zinte gjumi deri sa te na siguronte. Me shume perpjekje arrinim te futeshim ne autobuzin poste.



Ishte nje ngjeshje aqe e madhe mes bagazheve dhe numurit te njerezve, sa gati dyfyshohej kapaciteti i makines.
Githsecili ngarkonte portokalle, limona, ullinj, raki, fiq, mish, qengja, djathe, gjize, caj mali etj. te cilat ishin te zakoneshme ne ato udhe. Shoferet qe beni ato linja per mendimin tim ishin heronj! Ata drejtonin me makina te vjetra e me ate dyndje njerezish, kalonin ne rruget e veshtira te Llogorait mes bores e acarit, duke pate pergjegjesi per gjithe ato jete njerezore!
Moti i atij dimri te dates 2 Janar, ishte shume i ftohte por veshtiresite u ndjene me shume kur morem rrugen per t’u ngjitur ne Llogora.
Qielli nxinte nga rete te cilat sa venin e rendoheshin, per te shperthyer ne nje stuhi te pa imagjinuar. Bora shkarkohesh me furi dhe po bllokonte majat dhe rruget e Llogorase.Sa binte, ajo menjehere kthehej ne akull, si xham rreshqites.
Ulurima e eres te rrenqethte! Jashte xhamave te autobuzit, mosha e te cilit ishte mbi te 40 vjetet, cikloni we avitej e bente me te friksheme pamjen nga deti.Asnje te dhene nga sinoptika nuk kishim mare. Ku ta parashikonim per te mos u nisur per ate rruge. Askush nuk tha se do vinte stuhia, ose cikloni. Pastaj ku merrte stacioni televiziv ne Qeparo,  ishte veshtire, perhere me difekte!
Ecnim midis te panjohures dhe pasigurise. Pasi i kishim ngjitur te gjitha kthesat gjarperuese te malit, ne ngjitjen kulminante te fundit, u degjua nje rrenkim i rrende i makines, ndaloi papritur si i varur ne nje pjerresi qe te rrenqethte po te hidhje syte jashte. Shikuam te gjithe njeri tjetrin me mosbesim.
Po kjo, c’te jete? Era e kishte me te lehte na ate pozicion ta tundte dhe ta permbyste makinen. Filloi paniku, pyesnim shoferin we ishte nga Palasa. Mos ishte ai ne gjendje te na spjegonte dicka?I u qep goja fare!
Bora po stivosej pa pushim, ne degjonim ulurimat e ujqerve qe  afroheshin, te terhequr nga era e njerezve. Ne erresiren nates ata dukeshin se ju dilnin xixa nga syte. Mbase kjo imagjinate na pasqyrohej ndoshta dhe nga frika.
Mbetem te varur ne nje pjerresi vdekjeprurese, pa shprese per te ecur, pa ndihme nga askush, shoqeruar nga ulurimat e ujqerve.
Shoferi tha se nuk kishte asnje pike benzine ne makine. Cdo benim ne ate pike fatale, atw natw pa asnje shprese?
Asnje makine tjeter nuk guxonte te ngjitej pas nesh ne ate stuhi.
Njerezit  e shtate fshatrave tona vazhdonim te qendronin me leje, te gezonin diten e dyte te vitit, te trokisnin gotat per nisjen e Vitit te Ri, pa ditur asgje per tragjedine tone.
Furtuna sa vinte behej me e ashper. Nga qielli karshi Korfuzit, shkarkoheshin rete e zeza ne faqet e malit te Llogorase, me ngarkesa bore, qe shndroheshin ne fjolla akulli.
Shoferi na tha se duhej te shkonte te baza ushtarake e Llogorase te lajmeronte marinen dhe te priste ndonje ndihme. Ai sa hapi deren per te dale nga ana e vet por presioni i eres e theu, xhamin e deres se shoferit. Ai mori dhe dike me vete dhe na la ne ne pike te hallit
Nga dera e thyer filloi te shkarkohesh bora brenda. Njerezit filluan te shtyheshin rreth fundit te autobuzit per t’i shpetuar ngrirjes. Ata ngjteshin me njeri tjetrin per t’u ngrohur sadopak. Sado qe dikush i lutesh Zotit per ndihme, asnje gje nuk shikonim, asnje shprese! Nga shoferi qe u largua, asnje fjale e re apo ndihme nuk po dukej…
Pritja shtohej, padurimi shtohej po me ate intensitet qe shtohej dhe tallazi I bores!
Nata vazhdonte ta thellonte fatkeqesine duke venitur dhe shpresat tona. Me te moshuarit filluan te ngrijne nga gishtat e duarve e te kembeve dhe nga veshet. Te qarat e femijeve te pickonin veshet. Autobuzi si nje hambar i vjeter,a si nje kase massive, sikur na ndillte vdekjen.
Po ushtria? Po marina? Asnje shprese nuk do kishim?
Dikush e ulte pulsin e optimizmit me vajtim. Pavllo Xhuvelit apo Polikronit ( s’po e kujtoj mire), filluan t’i dilnin pika gjaku nga veshet e ngrire, po ashtu shumica rrenqetheshin dhe rrinin mbi kurriz te njeri tjetrit.
Sikur te ishim ne Siberi po masnin kohen, se sa do te rrezistonim.
Burrat guxonin te delnin nga xhami i thyer per nevojat e tyre, por vinin me te ngrire, ndersa femijet dhe ne grate u kurspullosem sa nje grusht. Me thellimin e nates, as per te nxjerer koken jashte nuk guxonin se shiheshin syte e zjarrte te baba ujqerve, ne naten e zeze shume afer nesh!
Dikush thoshte se ishte thene qe te mbaronim atje, dikush thoshte se na kishin mallekuar! Me kujtohesh libri i Petro Markos, “Hasta la Vista” nje nga personazhet e tij, Malombra thoshte gjithe kohen “Mjera ne”
M’u kujtua babai, qe na thoshte: - Mos udhetoni asnjehere gjithe familja ne te njejten makine, se nuk dihet e keqja - ! Une isha ngjeshur fort me tim shoq, me djalin ne duar, dhe me motren e burrit qe ishte studente dhe te fejuarin e saj, qe kishte ardhur me ne per te festuar 1 Janarin.
Ina hoqi nje bluze dhe ja dha te vellait, per ta mbrojtur se ai ishte veshur holle. Une po dridhesha nga frika se djalin e kisha akoma tre vjec, mund tw pesonte ngrirje, ose pneumoni. Shkaku i shkrimit tim u be dicka, qe per mua ishte shumw jetike ne ato momente.
Mamaja ime kishte nje pardesy shume te bukur ngjyre cokollate qe ja kishte sjelle halla ime Dorothea nga Franca. Mamaja dukej shume simpatike me te. Sa here ja shikonim veshur, si une motra apo dy nuset e vellezerve, e kishim shume qejf, ate prerje dhe ngjyre te vecante. Halla e kishte blere ne dyqanet e shtrenjta te Parisit.
Secila nga ne ishim gati ta kerkonim por, nga turpi permbaheshim.
Ne pergjithesi gjerat e bukura te saj, perfundonin tek ne ashtu sic e kane vajzat perhere.
Ate Janar une u tregova guximtare dhe per faktin, se jetoja ne nje vend shume te ftohte, ajo me deshirw ma dha mua. Shume e gezuar e paketova shpejt ne valixhe si nje gje te cmuar dhe te rralle!
I thashe: - Mama mos bera gabim qe ta mora? Mos je pishman?
“Jo me tha, ta mbash me shendet se te shkon shume, te keqen mamaja! Ti shkon ne konferenca e shetitje une nuk dal, se nuk me lene punet”.
Keto mendoja kur po me linte shpresa per te mbrojtur djalin e vogel, kur si shkendije me erdhi dhurata e mamase ne mendje we per ato caste isha e hutuar dhe hapa valixhen me duart qe me dridheshin. Me gezim e nxorra pardesyne ( kisha harruar qe ekzistonte) dhe e mbeshtolla fort djalin.
Ne ate mbeshtjelle e takova me engjellin mbrojtes, qe me kishte dhene nena ime me vete, gjyshja e embel e djalit tim!
Zot I Madh, qofsh I plotfuqishem we me erdhe prane ne momentet me fatale!
Peripecite e nates se tortures, ishin te pakrahueshme, na e ulen besimin fare. Dalngadale, dritat e Korfuzit po shuheshin dhe agimi nisi te zbardhte ne faqet e malit te Llogorase.
Njerezit te torturuar nga nata e gjate, ju frynin duarve per t’i ngrohur, qanin, therrisnin; ne kurrizin e secilit ishin 4-5 njerez te tjere. Dikush jepte kurajo me ndonje histori, dikush i krahasonte situata te tilla, me raste te peraferta te degjuara ose te jetuara, te treguara me gjuhen gjysem te mpire. Te vegjelit plasen ne te qara, te rriturit humben durimin, burrat ne vend te na jepnin kurajo, ishin me te vajtuarit!
Lajmi nga pika e Marines ishte transmetuar ne Korfuz, me pare se ne Tirane me radiodhenese.
Ishte alibi per vete faktin se asnje elikopter nuk mund te fluturonte qofte dhe pak metra, nga cikloni per te veifikuar gjendjen. Pastaj, kush do vinte veten ne rrezik te ngjitej atje? Por me zbardhjen e dites, u zbardh dhe fati i dhjetra njerezve te gjithe nga Qeparoi, Kudhesi, Himara, Vunoi, Illyasi, Piluri dhe nga Borshi e Fterra.
Arriti xhipsi i pare ushtarak, nga njesite ushtarake te Vlores. Ata erdhen te sigurte se ne kishim ngrire te gjithe ate nate, ose rreshqitur ne gremine. Por fale Zotit, qelluam jete gjate! Autobuzi si samari i vjeter i nje breshke gjigande, qendroi ne pjerrine, fale peshes se njerezve dhe sidomos kuintaleve me portokalle.
Midis nesh ishte dhe nje djale nga Puka, dhenderi i familjes sone.
I thame, mire ne qe jemi nga subtropiku, e me zor po rrezistojme, po ti malesori si u bere me delikat se ne? – Askush nuk don me u perballe me vdekjen -, thoshte Z.!
Apo nuk enderronte ai oxhakun e Mrikes plot me drute e pyjeve te Pukes qe flakeronte! Avulli I bukes se misrit te ngrohte me djathe te bardhe I rrinte ne imagjinaten e tij e ja shkrinte qelizat e trurit, ne ato caste tragjike!
U dha urdheri qe makinat ushtarake do trasportonin vetem grate dhe femijet, te gjithe te tjeret do iknin ne kembe deri poshte Sorkadhes ne LLogora.
Nuk kishin mundesi transporti per te gjithe njerezit se nuk kishin ardhur shume makina.
Ne grave na mbeti mendja dhe syte pas, me keqardhje shikonim nga bashkeshortet tane, nga vellezerit dhe djemte, te cilet nuk di me ato kembe te mpira, si do ecnin gjithe ate rruge. Pasi te zbrisnin Dukatin do te vinin kamjonat t’i shoqeronin per ne Vlore.
Arritja ne Vlore



Te lodhur e rraskapitur, nga nata buze gremines, arritem ne Vlore, sic tregova me lart. Kur zbritem Dukatin, kaluam Orikumin, dukesh sikur ajo ane jetonte tjeter situate, qielli ishte qetesuar, s’ju besonim dot syve! Deti Adriatik, kishte pamjen e nje dite te zakoneshme.

Kaltersia e detit, qe me ne fund ishte qetesuar nga boforet e larte, kish rene ne bunace… na dha pak qetesi ne ne zemrat e lodhura nga ankthet e nates!

Zeusit te plotfuqishem i kishte kaluar tashme inati qe kish grumbulluar nga gjynahet apo mekatet e njerezve ne toke dhe i la te rehatoheshin gjysem te vilanosur!

 Bukuria e rruges eshte nje mrekulli e vertete. Edhe i mpire te jesh, menjehere behesh esell, riperterihesh nga rruga e Orikumit per ne Ujin e Ftohte ne Vlore.

Ne Orikum une kisha tezen time, qe jetonte atje, nje grua shume e dashur. Nje nga mamite me emer, e cila ka asistuar ne lindjen e sa e sa brezave te femijeve te qytetit te Orikumit.

Eh, mendoja, ta dinte tezja ime, do kishte ardhur me petulla te ngrohta per te gjithe ne ne autobuz, ashtu jane ata njerez shume bujare!

Lajmi ishte perhapur si rrufe, gjithe Vlora ishte ngritur ne kembe!

Ishin alarmuar gjithe njerezit e shtate fshatrave ne qytetin e Vlores, per te na mare neper shtepia dhe per te dhene ndihmen e shpejte. Ishte nje perkrahje dhe unitet, qe nuk do harrohet kurre! Gjetem shtepite e ngrohta, buzeqeshjet, ushqim, caj mali, kafe, banjo te ngrohte!

Mua familjarisht me takoi te me priste familja Bixhili, Vasili me Zaharullen. Vasili punonte shofer ne linjat e Llogorase dhe te bregdetit, e dinte se sa rrezik te madh kishim kaluar. Ju a kemi borxh, qe nuk arritem t’ju a shlyejme, gjithe atyre qe u ndodhen ne ate rast te veshtire. Ata qe nuk jane gjalle per ta lexuar, ju ndrite shpirti i tyre aty ku jane!Po jam e sigurt se prindet e mi we mbanin dyert ne flete per gjithe njerezit me mikpritjen dhe ngrohtesine e tyre e kane plotesuar kete amanet, qofshin ne Parajse!

Prandaj dhe sot rrime dhe qajme per njerezit dhe traditat e bukura qe i lame aqe larg dhe do te harrohen, duke u mbuluar nga ndryshku i botes se emigracionit masiv…

Me vone, pasi fjetem dhe u qetesuam, pritem te takoheshim me pjestaret e tjere te familjes; nderkohe ishin lajmeruar se ku ndodheshim dhe u bashkuam perseri per te vazhduar aventuren e gjate te udhetimit tone deri ne veriun e ftohte, ne Murmanskun e Shqiperise.



Dicka nga im kushuri, Koco Koka



Ne momentin qe erdhem ne vete m’u kujtua nje histori e kushuririt tim, Kostandin Kokes( Kocos)  qe punonte shofer ne posten Qeparo - Vlore.

Ai punonte me nje skode ne ate linje, por kishte vendet e para qe perhere mirrte pasagjere, ndonjehere nga tre vende qe kishte i ulte ca te kembet, ca te krevati, ca nga dy, dhe beheshin tetw vete ne kundravajtje me normalen.

Nje rast po udhetonte me nje burre nga Piluri, qe ne pergjithesi pilurjotet jane shume te zgjuar e hokatare, “ fun” sic thone amerikanet.

Pervec atij, Kocua mori dhe nje pasagjer, lushnjar qe shkonte ne Palermo te takonte djalin e tij ushtar.

Lusnjari e kishte udhetimin per here te pare. Nga frika e kthesave te Llogarase qe bere nje grusht dhe pothuaj nuk i dukej koka nga sedilja. Nga nje here e pyeste pilurjotin:

Bobo! Si e beni ju kete rruge, cdo dite me Kocon, nuk keni pase frike nga aksidentet keteje?

Aksidente thua…?

Ja priste bregasi yne nga Piluri: ” E c’thua shati, pa ngre koken, te shoc, ne cdo rrenje murrize, nga nje skelet koke njeriu eshte, mos pyet c’behet kendeje!”

Bobo!… Thoshte i shkreti myzeqar, si e kane sjelle djalin tim ne kete ane, i ziu une, c’ me gjeti ! Do me kthehet dot gjalle djali nga ushtria??? Pilurioti me Kocon qeshnin nene hunde.

Nejse, rrugetoi i shkreti me gjithe ate panik… ne nje fare kohe, arriten me keto histori ne Himare. Here – here gajaseshin se Kocua I ngjante nga shakate te atit te vet, nuk linte pa ngacmuar me humor asnjeri.



Pasagjeri nga Lushjnja zbriti, ishte bere si limon, zvogeluar nje grusht nga frika i shkreti. Por nxorri nje dore me para dhe ja dha Kocos.” Merri i tha - t’i kesh hallall se shyqyr qw arritem gjalle!

Pasagjeri tjeter do vazhdonte me tej ne maje te Pilurit, ku banonte, prandaj qendroi akoma per te bere pjesen tjeter te rruges ne muhabet me Kocon.

Dihet qe rruga e Palermos ishte mbyllur, kishte kaluar prone e Ministrise se Mbrojtjes, dhe e paresise ushtarake. Ne na ishte hequr e drejta per te lehtesuar udhetimin, na ishte vjedhur pjesa me magjike ne faqet e te ciles ishin pronat tona, te erresuara nga myku komunist i cpronesimit privat.



Pra na ishte mohuar dhe izoluar Palermua, magjia e bregdetit Jon!

Kishim per te ngjitur dy Llogorara te veshtira, dy kreshta te rrezikeshme per ne njerezit e bregdetit, por kush pyeste per popullin…

Jetonim apo jo ne rrethim, nga armiqte fantazme te brendshem e te jashtem we na ndiqnin ne cdo hap te jetes sone!



Arriti skoda ne Pilur, ndaloi Kocua dhe pilurjoti u hodh si kec, beri disa hapa jashte makines por shoferi, priste qe te merrte leket e biletes.

Emrin ja kam harruar, por Kocua i thirri: O filan, ktheu ku shkon! Pse i tha ai pa e prishur terezine, c’ke me mua?

Por nuk me pagove a derezi...i thote Kocua.

E c’ thua, je ne vete ti Kocoo, tha pasagjeri! Une nuk e bera gjithe ate propagande per tw te ndihmuar ty?
“Leket e mi t’i pagoi ai tjetri nga Lushnja, a i vrare, ndaje te dha nje grusht me para, nga une, qe e kisha trembur gjithe rruges ! ”

Kocua filloi te qeshte me te madhe se i pelqente shume dhe humori I te tjereve dhe e fiksoi ate histori.



Kur takoheshim rreth vatres se zjarrit ne mbremje na i tregonte dhe ne qeshnim me lot, me aventurat e shoferave tane trima por dhe “qejflli” per t’ mbushur xhepat plot. Nuk di sa i jepnin parkut te autobuzave e sa mbanin per vete, po di se i kishin hallall ato we merrnin ne ato rruge dhish!

Por di mire, se grate e tyre e kishin problem t’ju arnonin cdo jave  xhepat e pantallonave e te xhaketave, qe griseshin nga pesha e lekeve metalike, s’kishte dok qe t’I perballonte…

Vetem i ndjeri Dhime Guma ( nje nga shoferet veterane te asaj linje) e kishte zgjidhur mire, ai i vishte pantallonat me rrypa ne supe alla amerikance. Ndoshta me ate model, eliminonte dhe ndihmen per t’i kerkuar t’i qepte xhepat, e shoqja e tij Maria.

Keto me kujtoheshin ate nate, ne mes te tragjedise dhe me kalonte here pas here, neneqeshje ne buze, duke kujtuar tim kushuri, Koco Koken, humori i te cilit ishte trashegim nga i ati, xhaxha Sofua, qe njihesh si me hokatari ne Qeparo. Se ndonjehere nuk thone kot, edhe kur percjellin te vdekurin, krijohen momente per humor.



Sidoqofte pardesyja e mamase sime, ate nate me shpetoi djalin nga ngrirja. Fale gjyshes dhe zemres se saj te madhe, djali nuk e ndjeu krizen e asaj nate te llahtareshme. Ai u kot ne gjumin e debores, me perrallat e ngrohta te gjysheve te embla…kur ne naten e frikeshme, ne te rriturit perpeliteshim dhe kercisnim dhembet!

Ndaj duhej ta kisha mbajtw akoma dhe tani, ta ruaja si dicka te shtrenjte, atw dhuratw nga nata e llahtareshme e 2 Janarit 1976, per ta vendosur si shenje ne ndonje kishe, ose ne ndonje muze… se kishat nuk ekzistonin ne ato vite. Por levizjet e shumta qe beme si guri ne rrokullime, deri sa erdhem ketu qe jemi sot, harruam dhe gjerat me vlere ku i kemi lene, e kush i rrembeu!



Ju a dedikoj kete shkrim gjitha bashkeudhetareve te asaj nate, patrioteve te mi, me te cilet me lidhin shume ngjarje gjat jetes sone!

Sonte ne daten 2 Janar te Vitit te Ri 2006, 30 vjet me vone nga dita e asaj ngjarjeje, nga Nju Jorku ju uroj te gjitheve shendet dhe lumturi familjare kudo qe ndodhen!

Paci fat ne jete dhe sa me pak aventura te veshtira!



P.s.

Shoferi, kishte shkuar ne Palase dhe ja kishte futur gjumit.

Benzinen ja kishin vjedhur fshataret e tij, per ta perdorur per gatime ne furnellat e vajgurit, se ishte koha e varferise se madhe qe shiteshin me tollona te gjitha.

Nuk thote kot populli yne ate shprehjen e njohur: “Varferia, turperia”

Po ai zotnia, si nuk e kishte kontrrolluar depoziten dhe nje here ne mengjez? Nuk i kishte shkuar ne mendje fare pergjegjesia qe kishte per gjithe ata njerez?

Megjithate parku i autobuzave e pushoi nga puna, per mungesat e tij serioze dhe neglizhencen e asaj nate te dhimbeshme Janari, ku luajti me jeten dhe fatin e njerezve.

Mbi te gjitha ai ishte nje burre frikacak, u fsheh, e kaloi naten ne shtepine e tij ne qetesi dhe ne na tradhetoi. Burracaku!

 Nuk e mbaj emrin e tij mend, por do shikoj mos ja gjej.



©Elko

 Eleonora K. Gjoka,

  New York

No comments: