Sunday, 13 January 2013

OBJEKTIVAT KRYESORE TË PROGRAMIT TË PUNËS PËR VITIN 2012

Shkruan : Xhemaledin SALIHU











Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë, në Programin e saj të punës PëR VITIN 2012,  planifikoi veprimtari dhe aktivitete të bollshme dhe të shumëllojta.
Ajo u themelua në vitin 2010, qëllimi dhe misioni primar i saj ishte identifikimi, evidentimi, regjistrimi, mbrojtja dhe ruajtja e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore si dhe zhvillimi i formave të ndryshme të krijimtarisë kulturore.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore zhvilloi një veprimtari dhe pati aktivitet të ngjeshur në zhvillimin e veprimtarisë së saj, gjatë vitit 2012.
Kështu, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë në fillim të vitit  hartoi projektin : “Trashëgimia jonë- puna jonë, pasuria e jonë” me të cilin aplikoi në FONDACIONIN PËR SHOQËRI TË HAPUR nëBeograd. Projekti u cilësua me vlerë dhe kaloi nëpër organet drejtuese të Fondacionit dhe këtij projekti iu dha drita jeshile, gjegjësisht projektin e përmendut e mori përsipër ta financojë  Fondacioni i përmendur.
Puna në realizimin e projektit zgjatë 6 muajë dhe zhvillohet në pesë faza/5/ :


Faza e parë filloi më 1 tetor 2012 dhe zgjatë deri më 31 dhjetor 2012. Gjatë kësaj faze realizohen këto punë : hulumtimi sistematik, mbledhja, përpunimi i të dhënave dhe formimi i evidencës së trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e dytë filon më 1 janar 2013, mbaron më 15 janar 2013 dhe gjatë kësaj faze realizohen këto punë : bëhet caktimi i pozitës gjeografike e vlerave-pikave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e tretë fillon më 15 janar 2013, mbaron më 15 shkurt 2013 dhe gjatë kësaj faze realizohen këto punë : bëhet fotografimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e katërtë fillon më 15 shkurt 2013, mbaron më 15 mars 2013 dhe gjatë kësaj faze realizohen këto punë : bëhet hartografimi, skenimi dhe grafikimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e pestë e fundit fillon më 15 mars, mbaron më 31 mars 2013 dhe gjatë kësaj faze realizohen këto punë : bëhet digjitalizimi dhe skenimi i dokumentacionit dhe të dhënave të terenit, të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore hartoi Listën e vlerave-pikave të Trashëgimisë dhe krijimtarisë kulturore dhe hartoi planin operativ të punëve gjatë këtyre fazave në teren.
Ajo hartoi Listën prej 446 vlerave të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore për vendbanimet e komunës së Preshevës. Ndërsa Enti për mbrojtjen e Monumenteve kulturore dhe historike nëNishkishte hartuar një listë prej 136 vlerave të trashëgimisë në komuën e Preshevës dhe i kishte futur në mbrojtje ligjore.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e filloi realizimin e projektit më 1 tetor 2012 dhe deri më 31 dhjetor 2012 arriti  të realizojë fazën e parë, fazën e dytë dhe fazën e tretë. Ajo formoi ekipet hulumtuese për teren, në përbërje të të cilave kishte hulumtures, evidentist, fotografist, kameraman dhe vozitës, në ekip ndër hulumtues pati doktor të shkencave gjeografike, por edhe një bujk, i cili njihte shumë mirë vlerat e trashëgimisë në vendbanimin e tij.

Kështu ekipet në teren identifikuan, hulumtuan, evidentuan, fotografuan, bënë matjen e pozitës gjeografike dhe filmuan vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Nga lista e hartuar prej 446 vlerave, ekipet në teren evidentuan dhe regjistruan 376 vlera të trashëgimisë, gjegjësisht kryen me sukses fazën e parë, të dytë dhë tretë, edhepse afatet ishin në vitin 2013. Ekipet hulumtuese i përbënin: koordinatori, asistenti, dy vozitësa, hulumtuesi, evidentisti, matësi i pozitës gjeografike, fotografisti dhe kameramani. Në teren u realizuan 18 vizita  nëpër vendbanimet e Preshevës dhe në ekipet hulumtuese u angazhuan afro 30 kuadro të rinjë dhe të tjerë. Pra, gjatë tre muajve u mblodh një material i bollshëm i trashëgimisë në komunën e Preshevës. Mbetet që për tre muajt e ardhshëm të realizohen edhe fazat e mbetuaar dhe në fund i gjithë ky material t’i prezentohet publikut nëpërmjet një arkivi digjital.

Financimin e gjithë kësaj pune dhe projekti e bënë FONDACIONI PËR SHOQËRI TË HAPUR nëBeograd. Ne i falëmnderojmë sinqerisht, sepse pa mjetet financiare të Fondacionit, nuk do të realizohej ky projekt madhor për komunën e Preshevës.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, sëbashku me OVL e Luginës së Preshevës, në tetor të vitit 2012  organizoi Akademinë Përkujtimore kushtuar 40 vjetorit të Lindjes së Dëshmorit të Kombit, Bardhyl Osmani, Komandant “Delta”, në shenjë nderimi të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Poashtu gjatë kësaj dite OVL e Luginës së Preshevës bënë homazhe dhe vendosi flamujë kombëtar në vendet e ramjes së Dëshmorëve të Kombit në komunën e Preshevës. Ndërsa Shoqata me OVL bëri homazhe dhe vuri kurora në varrin e Dëshmorit të Kombit, Bardhyl Osmani, në varrezat e qytetit të Preshevës dhe varrin e përbashkët ku ranë Bardhyli dhe tre dëshmorë të tjerë në Rahovicë.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, me sukses organizoi Simpoziumin Shkencor, me temë : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen kombëtare gjatë historisë”, në të cilin u lexuan  24 punime gjatë dy ditëve sa zgjati Simpoziumi. Në Simpozium me kumtesa morën pjesë shumë doktorë, magjistra, profesorë të lëndëve të ndryshme të mendimit njerëzor.
Simpoziumi u organizua më 23 e 24 nëntor në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.
Simpoziumin shkencor e financuan Këshilli komunal i Bujanocit, me në krye kryetarin e komunës, Z.Nagip Arifi dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve, me në krye kryetarin e tij, Z. Galip Beqiri. Publikisht i falemnderojmë për përkrahjen, pa të cilën nuk do të mundnin ta organizonim Simpoziumin.

Poashtu në fund të nëntorit 2012, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë botoi librin : “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot” me kumtesat e lexuara në Tribunën shkencore, të mbajtur më vitin 2011, po me të njëjtën temë dhe titull. Libri i ka 355 faqe dhe është botuar në formatin 250X160 cm.



Botimin e librit e mundësuan Këshilli komunal i Preshevës, me në krye kryetarin e Komunës Z.Ragmi Mustafa, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, me në krye Z.Galip Beqiri, Ndërmarrja “Zeniti” Corroticë, Agjensioni “Mimoza” Preshevë, Salloni i mobileve “Nita” Preshevë dhe Gold Shop “Liça” Preshevë. I falemnderojmë.

Preshevë, më 10 janar 2013

No comments: