Thursday, 7 March 2013

Pena ime




Në vend të kujtesës..., jo vetëm për 7 Mars

Nga Fatmir Terziu

Zgjova brengosur veten time
Këtë 7 Mars larg, ... tutje
Thinjat e bardha mbi krye
Pena m’i kish kthyer lule...

Penën nuk e ndaj nga sytë
Peshqesh prej Klasës së Parë
Përmbi letër më ndez dritë
Thellë në zemër plot zjarr.

Fle me mua kjo pena ime
Majëmprehur ditë e natë
Përmbi letërza thatime
Germat i vendos në garë.

Turrem që t’ua zë hapin
Merakosur për atë ritëm
Ato shpejt e marrin vrapin
Thua se e kapin dritën.

Ara jonë është libri
Plot me bereqet e fruta
aty gjallon edhe Dimri
zbret tufëborat e buta.

Kemi ëndër të përbashkët
Dritëzën që vjen nga larg
T’ua lëmë brezave të pastër
Rruga jonë t’mos ketë natë.

Dhe ashtu nëpër muzg
Dritë mbjellim hapësirash
Kemi gjetur këtë rrugë
Si burim veç të mirash...

Është lidhur mish e shpirt
Binjake me udhëtimin
Ikën shtizë ku gjen dritë
Që të mbaj premtimin.

Në na ardhtë ide tjetër
Sigurisht në të shtatin Mars
bëhen njësh penë e letër
libër tjetër për të mbarsë!

Veç në libra pena ime
Vizaton të ardhmen qashtër
Lind dritëza dhe bekime
Mban shqipen të pastër.

*7 Marsi është dita e 66-të e vitit (e 67 e viteve me Shkurtin 29 ditësh) në kalendarin Gregorian. Janë edhe 299 ditë të mbetura deri në fund të vitit...



Fjala e Lire - Free Speech

No comments: