Wednesday, 6 March 2013

Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzaj "Profesor i Amerikës" & "Mjeshtër i Madh"



窗体顶端
Vilhelme Vranari Haxhiraj

                     Studim
     Luzaj: Evolucioni i Formave sipas Teozofisë
                          -Pjesa e III


Në pjesën e tretë dhe të katërt të librit filozofik të Prof.Dr..Isuf Luzaj "Ekzistenca dhe Boshësia" u njohëm me suksesin e shkencave ekzakte të marra në veçanti, si dhe në shërbim të zhvillimeve tërësore të Universit, kemi parasysh se arritjet në Astronomi dhe Fizikë, bën të mundur zbulimin e moshës, masës, peshës, largësisë si në kohë dhe hapësirë, apo kahjen dhe shpejtësinë e lëvizjes së objekteve ndërplanetare, që janë suksese të pamohueshme të mendimit intelektual(Gjenisë botërore). Në fushën e shkencave Biologji-Kimi u arrit lindja e njeriut në laborator dhe transplanti i organeve të ndryshme. Shkenca e Paleontologjisë, në bashkëpunim me shkencat e tjera, zbuloi moshën e njeriut të lashtë, përmes analizës laboratorike të eshtrave etje. Ky sukses i shkencave sipas stadeve të zhvillimit të secilës u quajt Evolucion, i cili solli ngjitjen në shkallën më të lartë të ndërgjegjësimit dhe për raste të veçanta në një shkallë superiore të mendimit njerëzor, prej nga dolën Gjenitë. Nëse kalimthi pamë Evolucionin e lëndës, fazat evolutive që nga atomi deri te njeriu, nga një gjymtyrë i humbur në një aksident, në aplikimin e një gjymtyre të dikujt në trupin e gjymtuar, i cili i përshtatet të lënduarit e më pas bëhet aktiv përmes fizio-terrapisë, janë suksese të shkencës që nuk mund t'i mohojë Teologjia dhe Besimtarët e çdo feje. Pyes: Cili besimtarë nuk do të gjunjëzohej para zhvillimeve të shkencës, e cila i garanton jetën fëmijës së tij të sëmurë rëndë e pa shpresë?! Pikërisht këtë domosdoshmëri ka kapur dhe spjeguar filozofi shqiptar I.Luzaj, që thotë se shkenca,edhe para fakteve ngelet memece, se nuk mund të dalë në një përfundim nëse mungon Besa. As Besa (besimi) nuk mund të arrijë përsosjen e mendimit njerëzor i mbështetur te Mbifuqia e cila gjëndet te Mbinjeriu, nëse nuk mbështetet në shkencat. Vetëm Besa bashkë me shkencat, janë të aftë të bashkojnë shpirtin njerëzor me Fuqinë Qiellore.
 Në këtë pjesë të pestë dhe të fundit përmes Teozofisë, Luzaj analizon Evolucionin e Formave f.76. Format që merr lënda e objekteve të Universit nuk janë të ngjashme e nuk janë vënë në "Jukstapozicion"(ballafaqim). Se si format mund të bashkëveprojnë krahas njëra-tjetrën, sqaron ai duke përdorur termin letrar "Jukstapozicion", përdor këtë ballafaqim për të nxjerrë vetitë fizike, dallimet mes tyre, apo drejtimin që merr çdo formë në veçanti dhe si e krijojnë një bashkëveprim harmonik, edhe kur këto forma janë apo jo nga e njëjta lëndë. Marrim një shembull nga jeta: 1-" Një nënë shtatëzënë, brenda trupit të saj rrit dy binjakë. Gjatë lindjes ajo vdes. Njërin nga fëmijët jetim, e rrit një i pasur, kurse tjetri ngelet në mëshirën e fatit, e pret kamxhiku i egër i rrugës. I pari bënë një jetë të begatë, merr edukatë e kulturë, natyrisht që drejtimi i tij në jetë është i kënaqshëm. Kurse tjetri përfundon hajdut. Në këtë rast nxjerrim një konkluzion, që çdo individ e di fundin e secilit,por s'është në gjendje ta sqarojë atë bindshëm. Kurse Luzaj na e qartëson:
"Shohim se dy atome nga e njëjta lëndë, morën drejtime, karaktere, forma, mendime, piksynime dhe ndërgjegje të ndryshme' ."
Një ballafaqim të tillë me vlera krahasuese e ka edhe bërë John Milton në:

II-"Lost Paradise 'John Milton, pra në "Parajsë e Humbur"" Milton ka bër një punë që e ka bazuar në ballafaqim, ku janë hartuar dy karaktere kryesore : i Satanit dhe i Perëndisë. Cilësitë e tyre janë vendosur krah për krah dhe secili luan rolin e tij jashtë emocioneve të tjetrit. Në mënyrë të tillë, mirësia e njërit është tejet e theksuar dhe qëndon shumë më lartë, në kundërshtim me të keqen e tjetrit, duke krijuar një diferencë të madhe ndërgjegjësimi.   
Kështu në të dy rastet(me binjakët) , dhe me të ligën dhe të mirën, kemi në dorë metodën krahasuese se ç'drejtim marrin dy atome të marrë nga i njëjti element molekular:
  Në dy ballafaqime, ku rasti i parë na tregon kontrastin që të dy bijtë, lindur nga e njëjta nënë dhe pse identikë në pamje të parë, janë aq shumë të ndryshëm në motivet e tyre, mënyrën e jetesës dhe karakteret. Kështu ballafaqimi është përdorur për të nxjerrë një kontrast mes të dy formave, të lidhur ende diku në(ADN)dhe ende kjo është e mundur për t'i vendosur ata krah për krah për të nxjerrë një kontrast.
Ja si e spjegon Filozofia ballafaqimin...që si termë ky është përdorur në letërsi.

  Ç'kuptojmë me :  Jukstapozicion" (ballafaqim)
Ballafaqimi është një pajisje letrare që është përdorur si një mjet i rëndësishëm në letërsi për të sjellë një efekt dramatik në situata të caktuara dhe në këtë mënyrë të bëjë më shumë efekt për punën e artit në tërësi. Por çfarë do të thotë ballafaqim? Ballafaqimi është vendosja krahas dy koncepteve, dy karaktere, 2 gjëra, 2 ngjarje, 2 ide, 2 fraza ose 2 fjalë, krah për krah në mënyrë që të nxjerrë një dallim, të krijojë pasiguri, të sjellë një efekt retorik, krahasimi, ose si një mjet për zhvillimin e karakterit. Ky është i vështirë për t'u kuptuar dhe kërkon një studim të kujdesshëm me disa shembuj ballafaqimi në literaturë. Çfarë është ballafaqim?
  Ballafaqimi, pra krijon emocione të kundërta, por ata janë të lidhur në një nivel(kur janë nga një burim lëndor) dhe për këtë arsye ne jemi në gjendje të shohim, analizojmë dhe të krahasojmë.  Shih:Wikipedia Enciklopedi e lirë.
............
Për të sqaruar ballafaqimin e formave Luzaj merr si shembull një masë muzikore, e përbërë nga nota të ndryshme në pentagram, ku secila nga ato ka tingull të ndryshëm, e megjithatë ato bashkohen në harmonizim me çelësin muzikor të Pentagramit. 
Si çdo materie apo çdo objekt në univers, edhe muzika evoluon, sipas temës, karakterit, temperamentit, besimit e të gjitha këto të lidhura janë shtrirë në (Principin)pra në Burimin e Jetës, me të cilin kuptojmë evolucionin (Shpirt- Mendje),që përcakton shkallën e ndërgjegjësimit të njeriut. Megjithë kompleksitetin e notave muzikore, ato tingëllojnë bukur dhe janë në një harmoni të përsosur. Ky është Evolucioni i jetës, që sjell përfeksionimin e mendimit njerëzor. E parë nga një këndvështrim tjetër, kjo tërësi formash jo të njëjta dhe të ndryshueshme, ballafaqohet në "Pikëpjekje" ose pikëtakime si: në klimë, në një vend, në një ambient, këto si kushte të zhvillimit të formave krahas zhvillimit të shpirtit njerëzor, (të njeriut të zgjedhur ose të privilegjuar) që në histori ky evoluim vërehet te Ngritja, ku bën pjeë ( lindja apo vdekja e njerëzimeve). Deri sot numërohen 21 qytetërime të lindura që kanë vdekur. Kemi parasysh se gjithçka që lind, zhvillohet dhe pastaj do të vdesë. Që të njohim lindjen,vdekjen dhe shkallën e zhvillimit të këtyre qytetërimeve që sot janë inekzistentë, duhet të njohim më parë popujt, ata që u dhanë emër këtyre qytetërimeve. Një nga krakteristikat dalluese të popujve janë racat njerëzore që kanë përcaktuar klasifikimet e çdo populli. Njohjen e racave apo mbiracave, të sotme na e lejon vetëm studimi me baza shkencore. Këtë e ka arritur Etnologjia, shkenca që studion karakteristikat e veçanta të trupit të njeriut, bashkë me Psikologjinë, Paleontologjinë dhe me mikroskopin e shkencave ekzakte: Kimi, Matematikë, Fizikë, të cilat mblidhen në Teozofi.
 Racat njerëzore sipas studimeve shkencore, ndahen në në tri klasifikime:
1-Etiopiane: lëkurë e errët, buzë të trasha, flokë të trashë, krye Dolikocefalik. 
2-Mongole:lëkurë e verdhë ose i kuq, flokë zi, mollëzat e faqeve të larta.
3-Ariane ose Kaukaziane: Lëkurë e bardhë ose gështenjë, flokë kaçurel, të zinj ose bionde. Këto raca dhanë 21 Qytetërime, të studiuara nga Teozofia në mënyrë të re, bazuar në shkencë, ku Tradita, Legjenda, Mitologjia dhe Teologjia nuk merren parasysh. Në Ndërgjegjësinë e trashëguar gjejmë, proceset e zhvillimit të saj(ndërgjegjes) dhe në Atë (ndërgjegje) jetojmë si Qenie për të arritur të Qenurit.
 Gjithashtu në pjesën e katërt pamë se Teozofistët nxorën termin "Logos" ( ndërgjegjësinë apo Fuqinë e Parë Krijuese).Ky termë nuk ka të Kaluar (të shkuar ose ç'ka qenë në Ne (Vetja)), është në Atë(ndërgjegje),pra një ndodhi që po vazhdon të ndodhë edhe tani, që secili nga ne bën diçka. Për Logosin, e kaluara është e tashme, dhe çdo ndodhi apo çdo çast i kaluar, po ndodh tani në Atë(Ndërgjegje), e cila është pjesë e Atij(Logosit), është Ai vetë (Logosi), i vetëndërgjegjësuar për Fuqinë e parë krijuese. Mendja e njeriut i cili është i vdekshëm ,mund ta kuptojë shumë pak ose aspak "Të Tashmen Eterne" (Përjetëshme), edhe pse kjo është një nga Vërtetat e mëdha të mendimit filozofik. Për këtë Luzaj thotë :"kur kjo e vërtetë të kuptohet, do tregojë vlera të reja për Krijimin që nga Mikrokozmosi deri Makrokozmos. E Tashmja Eterne,sado misterioze dhe e pabesueshme të jetë, njeriu mund të njoh diçka prej saj.f.77."
Sipas Besës, sot njeriu (individi) me shpirtin e tij është, Ai që është sot në fytyrën e Krijuesit. Një ditë po ky njeri do mund ta shohë të ardhmen të qartë si të shkuarën, në bazë të Evolucionit ku kemi parasysh kriteret Mendim- Ndjenjë, Shkencë- Art, Logjikë-Imagjinatë, Metalogjikë-Metafizikë, Shkencë-zbulim. Dimë se qytetërimet lindin, vdesin dhe si pasojë e zhvillimit të tyre lënë pas përvojën si thesare në Shkenca-arte etje. Kuptimi i këtij zhvillimi është Reinkarnacioni (Rimishërimi) i bazuar në Evolucion. Qytetërimet, sipas Luzajt, vijnë, jetojnë, ikin, vetëm për të na dhënë mësime dhe eksperiencë për të cilën ka nevojë jeta pas jetës. Çdo qytetërim i ri trashëgon përvojën e atij paraardhës që u shkatërrua. Asnjë qytetërim i ri nuk e nis nga e para, por vazhdon aty ku e la qytetërimi që pësoi disfatë. Sipas Besës, Ati ynë ndërtoi qytetërime prej balte, i la të luajnë rolin e tyre, pastaj i shfarosi përmes një katastrofe, e cila është drama e fatit që Ai(Zoti) shkroi për ne, që ishim "fëmija e tij". Pra Krijuesi e ndërtoi dhe e shkatërroi vetë qytetërimin. Pyes: Ku qëndron humanizmi , dashuria, mirësia dhe mëshira e tij?! Duke luajtur mirë dramën (e jetës), ne mësuam, u përfeksionuam në atë shkallë sa njeriu(fëmija i tij) një ditë do të jetë i ngjashëm me Atë (Zotin). Pikërisht janë Gjenitë ata që zbuluan të fshehtat e Universit, duke i vënë në dobi të qytetërimeve, të cilët vunë shenjën e barazimit mes arsyes, logjikës, fateve që sollën përkryerjen e mendimit njerëzor, që e udhëheqin njerëzimin drejt përsosmërisë, duke vënë shenjën e barazimit mes njeriut krijues(të zgjedhur, të privilegjuar) dhe Zotit Krijues. Luzaj sqaron termin Reinkarnacion,përmes një spjegimi sipërfaqësor, ku ka parasysh evolucionin shpirtëror të njeriut, që ka 3 kuptime:      
1-Doktrina e Preekzistencës, sipas së cilës Zoti nuk krijon një shpirt të ri kur lind fëmija, se ai ka qenë në një individ tjetër, në disa kondita shpirtërore.
2- Ideja e Transmigracionit ose e Metampsikozis( Transplant i psikikës sipas grekëve), se shpirti i njeriut dikur i personifikuar në një individ, në trajtë njerëzore, kafshe apo bime kalon tek i porsalinduri.
3- Doktrina e Reinkarnacionit, se shpirti i njeriut para se të lindë si foshnje, ka jetuar si burrë apo si grua, i cili rilind te një njeri, por asnjëherë si kafshë apo bimë. Doktrina e Teozofisë tregon se një shpirt i bërë( i ardhur) si njeri i individualizuar nuk mund të rimishërohet as si kafshë as si pemë.
 Meqënëse synimi i Prof.Dr. Luzaj është të sqaroj Ekzistecën dhe Boshësinë, ka vërtetuar se bota njerëzore është një botë ligjesh. Një i tillë është ai i energjisë pozitive, që quhet Ligji i Karmës, i cili përkufizon shkaqet dhe efektet ndërkohë që njeriu transformon energji. Zbulim i një ligji njëkohësisht realizon dëshirën tonë, por dhe përshkruan veprimin tonë. Çdo veprim i njeriut është rezultat i fuqisë së mendimit, i ndjenjës së botës së brendshme, që e kupton atë sipas ligjit dhe rregullit. Teozofistët Hindu e quajnë këtë Ligj i Madh i Karmës,ose i Aksionit. Ky ligj ndihmon që bota e brendshme e njeriut e bën atë , që të bëhet mjeshtër (Zot) i rrethanave dhe jo Rob i rrethanave. Pas njohjes së shkencave moderne, koncepti i gjithë Universit përkufizohet si shprehje energjie. Elektroni është një magazinë energjie. Po kështu është dhe një yll. Edhe vetë njeriu çliron energji, të cilën e fiton nga ushqimi. Kjo energji shkëmbehet dhe shndërrohet në elektricitet, më pas në magnetizëm, pastaj kalon nga një transformim energjie në tjetrën. Kur njeriu e përdor energjinë pozitivisht për të mirën, quhet Mirësi. Kur e keqpërdor, veprimi quhet Ligësi, kurse njeriu quhet Djall. Për ta kuptuar Karmën, ka vlerë fuqia dhe efektet e energjisë, që varen nga tre burime: Fuqi Fizike, Fuqi e botës Astrale (qiellore)të ndjenjës dhe Bota mendore e mendimit që varet nga Arsyeja. Të ëndërrosh, të mendohesh e të arrish të bësh diçka, duhen vënë në lëvizje fuqitë e të tri botëve(Fizike, Qiellore dhe mendore), të cilt janë shprehje e energjisë së Logosit(kur mendimtari arrin në udhëheqës i doktrinës në bazë të ndërgjegjes dhe imagjinatës). Kjo arrihet vetëm duke vënë në zbatim njohurtë dhe ligjet e shkencave, kurse ndërgjegja duhet të zhvishet nga helenizmi abstrakt. Duke ditur se njeriu është vetëm transformator energjie, e kemi të qartë se individi nuk është i vetëm. Bota bëhet nga një Unitet( miliarda njerëzish), ku secili ka mendimin, ndjenjat e veta dhe shpërndan fuqi sipas rolit që luan dhe aftësive në dramën e jetës, pa harruar talentin e tij. Rreth nesh, apo çdo njeriu, ekziston një botë e padukshme, që intuita dhe imagjinata na e ofron rrallë herë në jetë. Edhe pse nuk e shohim, nuk e prekim, bota e padukshme përsëri na sundon. Në çaste të veçanta e padukshmja paraqitet si një tingull muzikor magjik, si një varg poetik hyjnor, si një zë i panjohur që s'është zë njeriu. Rrallë, e megjithatë ne i përjetojmë. Një dukuri të tillë e spjegon Psikologjia moderne, e cila pranon se ajo botë e padukshme që e ndiejmë me të gjitha ndjesitë tona, është magazina e kujtesës. Duke marrë si bazë faktet e shkencëtarëve evropianë orientalë dhe Hindu, nxjerrim se bota fizike e padukshme, është pjesë e botës së vërtet. Ne shohim dhe prekim lëndët e lëngëta, të ngurta, ndiejmë aromat, por përtej secilës, madje përtej së mirës dhe së ligës as shohim dhe as përceptojmë gjë, pasi matanë kufirit të njohjes, ekzistojnë shumë botë të padukshme. Ndiejmë aromën e eterit, por shqisat tona nuk e përceptojnë dhe nuk jemi të aftë ta spjegojmë gjendjen, formën  dhe trajtën e tij. Si pjesë e realitetit ekzistues, të gjitha botët e padukshme nuk janë abstrakte, por lëndore. Ne nuhasim gjendjen e gaztë dhe nuk jemi të aftë të spjegojmë gjendjen e tyre elektromagnetike (si lëndë radiale, që lëshojnë rreze)f.83, të cilat kanë shumë veti të tjera të padukshme, që ngelen mister për njeriun, por ama jo për shkencën moderne, që vërteton me fakte se Bota e Padukshme është një pjesë e Botës së vërtetë. Luzaj thotë se për këtë botë misterioze ka kërkuar, studiuar, zbuluar(reveluar) dhe përshkruar shkenca e Teozofisë. Sipas saj Elementet e natyrës , le të marrim ujin në elektrolizë, që nuk është gjë tjetër veçse Esenca e Transformuar në Trajtë-Mendim, që në përpjestim me peshën specifike të Mendimit (në trajtë) i cili përbëhet nga elementë të lëndës astrale. Këto mendime -trajta fluturojnë ose qëndrojnë orë, ditë, muaj,vite dhe transmetohen nga një brezë te tjetri. Këta elementë si banorë të botës së padukshme, duke u vënë në shërbimë jetës , një ditë zgjidhin ekuacionin shkencor të quajtur mrekulli. Por nga ana tjetër Teozofia nuk mund të jetë syri i gjithë botës së gjallë që secili të shohë, atë që sot shkenca ka arritur të na japë: vizionin e botës së padukshme. Nëse Teozofia si shkencë nxit te njeriu frymëzim, por s'e shohin të gjithë, ndoshta vetëm intelektualët me një ndërgjegjësim superior.
Filozofi i Krishtërimit Pali jep këtë formulë magjike: "Nuk bëj dot mirësinë që mund të bëja, porse bëj të ligën që nuk duhet ta bëja" dhe kjo ndodh kur dikush kërkon të bëj diçka, padashur kthehet në egërsirë, të cilën e sqaron proverbi japonez:" Në fillim njeriu pi një gotë, pastaj gota merr një gotë, pastaj gota merr njeriun"f.85- bëhet fjalë për të alkoolizuarin.
 Luzaj sqaron se është mendimi shkencor i avancuar ai që zbulon, peshon apo njeh veçoritë e Universit dhe bën që funksioni i mendimit abstrakt, apo eksperiencat e trupave mendorë të marra, si koncepte eterne (përjetsie), mund të shkrihen me natyrën e shpirtit. Herë- herë disa mendime të tilla veprojnë si një masë e huaj malinje, tumor apo kancer, ndërsa mendime që paraqiten si normale, thithin vitalitetin e Mendimeve -Trajta, të cilat gradualisht shndërrohen si tumor në tru, shkatërrojnë mekanizmat e trurit dhe përfundojnë në çmenduri ose vdekje. Kur në procesin evolutiv shkenca transformoi atomin në protoplazmë dhe protoplazmën në njeri, njerëzimi e pranoi shkallën e ngjitjes graduale në shkallët e evolucionit, jo vetëm si shërbim i madh për njeriun, as si përvojë,që ka vlerë për shkallën e lartë të Mendimit, se gjallëron jetën intelektuale dhe është frytëdhënëse.
Njeriu do ta linte mënjanë këtë arritje të shkencës nëse kjo do të bëhej jashtë fushës së eksperiencës. Derisa një njeri ka imagjinatë,ai kupton se një trup i vdekshëm i detyron ,ushtron forcë mbi ndjenjat dhe idividualitetin e tij, gjë që varet nga horizonti intelektual, sipas të cilit varet rezultati i të përshtaturit ambientit jetik. Të udhëhequr nga Filozofia, idetë e së cilës janë Esenciale, njeriu merr fuqi, këmben ambientin, e përmirëson atë dhe provon vërtetësinë e Evolucionit. Gjithsesi koncepti i Evolucinit, qëndron shumë larg nga çfarë studion Teozofia. Termi Jetë në atë mori ngjarjesh të ekzistencës së jetës njerëzore, bimore apo shtazore, si dhe lëndëve të vdekura e të padukshme, është term shumë i gjërë, i parë nga Teozofia. Për Evolucionin në vazhdim, Teozofisë i është dashur shumë kohë, mes një plani të paracaktuar dhe me synime divine (hyjnore). Në kundërshtim me jetën njerëzore që ndryshon në vazhdimësi shekujsh,Jetës Mendore i duhen mijëra shekuj e vite për një zhvillim Mbinjerëzor, sepse sot vatrat e varfëra të trurit, do të pasurohen me  atome dhe elemente elektromagnetikë mijëra herë më të fortë se ekzistueset. Në konceptet Lëndë -Trajtë, Luzaj thotë se lënda është fuqi dhe trajta është Jetë, kurse humanizmi i njeriut është Divinitet. Ku ka Evolucion, atje është Logos-Zot (Deus -Allah), ku punohet dhe shkallë-shkallë arrihet drejt Përfeksionimit, f.87. Evolucioni gradual i Lëndës dhe i Fuqisë bëhen si përpunim i elementëve në Kohë dhe Hapësirë sipas ligjeve shkencore, që bazohen mbi disa veçori të elementëve kimike: 1-Një element ka një peshë të caktuar dhe kurrë 2 elemente nuk kanë peshë të njëjtë.  2-Elementet janë: *paramagnetik, kur janë nën ndikimin e magnetit dhe qëndrojnë paralel me vijat e asaj fuqie. *Diamagnetik, kur qëndrojnë në këndet e djathta të asaj fuqie magnetike.
3- Elementët janë Elektro-pozitive dhe Elektro-Negative. 4- Elementët kanë Valenca për t'u kombinuar me 1, 2, 3 apo 4 atome të Hidrogjenit, këto janë pak të dhëna sa për të njohur mrekullitë e natyrës. Më 1887 Crookes* vizatoi Genesis e Elementeve (prejardhjen e tyre duke zbuluar lëvizjen e rrymës elektrike) jashtë substanës primordiale(primitive).
...............       
*** Fizikani dhe kimisti i famshëm William Crookes '1887, pasi eksperimentoi, përshkroi detajet e imagjinuara të rrymës elektrike të krijuar dhe kalimin e saj përmes një tubi qelqi përmban një sasi të vogël ajri. Si rezultat i një rrezatimi padukshëm u shkaktua ndriçim fluoreshent që ai e quajti rrezet katodë, ose elektrone të polit negativ. Pas kërkimesh mbi rrezet katodë, demonstroi se ato zakonisht udhëtojnë në vijë të drejtë. Ai vendosi një pengeë në rrugën e rrezeve, që u quajti anodë. Kështu bashkimi rrymës përmes dy poleve, negativ dhe pozitiv, në fund të tubit krijuan një ndriçim fluoreshent. Ky është xhenesi i një trupi të gaztë dhe të padukshëm, që është lëndor dhe pjesë e realtetit.
.....................
 Tani që njeriu njeh shkencën, për të parë Genesis të elementeve, e konceptojmë më mirë mes arritjeve të Teozofisë mbi misteret e fuqisë së lëndës dhe origjinës së elementeve. Ndaj duke lënë mënjanë përrallat, se pa ligje të përcaktuara, shohim se ndërtimi i Universit qe menduar, peshuar, dhe matur nga një krijues i shenjtë ( Divino Creatore) dhe çdo hap në jetën e Universit, atomet dhe objektet e Universit, bashkë apo veç e veç, lëvizin sipas ligjeve ekzakte. Sepse kjo është dëshira e Atij (Zotit). Atje është mrekullia e thesarit qiellor, e muzikls dhe poezisë që s'ka pentagram,apo imagjinatë për të disiplinuar poezinë dhe të harmonizojë muzikën hyjnore. Këtë mrekulli, Luzaj e përshkruan: "Në vitin 1990 kur u tërhoqa nga detyra, dorëzova Katedrën e Filozofisë, në Universitetin e Ilinoisit,për arsye shëndetësore, kam asistuar në tri operacione të Kimisë Nukkleare në në Institutin Teologjik të Ilinoisit në Çikago, pohoj se kam mbetur gojëhapur nga mrekullia shkencore trefishe, saqë m'u duk një poezi më e lartë se ajo e Gëtes, dhe një muzikë më fetare se ajo e Bahut. F.88"
  Me këtë Luzaj tregon se jeta është një mrekulli realiteti. Nga faktet shkencor, asnjë nuk është aq magjik sa zbulimi i Teozofisë, që thotë se realitet ka tre aspekte në një unitet të dukshëm :Fakti; Lëndë -Jetë dhe Shpirt-Ndërgjegje. Ai nxjerr se, Jeta dhe shpirt- ndërgjegje, janë tri aspekte uniteti të ekzistencës së botës së dukshme. Lënda e Vdekur apo bota pa ndërgjegje ( pa shpirt), jnë të pakonceptueshme. Por njeriu arrin një pikë dhe kupton se Trajta e Ndërgjegjësisë, nga gjendja e elektronit tek ajo Dhyhan Chohan( ku përfshihen (Shpirt, Ndjenjë, Mendues), janë Krijime të Logosit.= me Principin (parimin) e Zotit. Fq.89.*Dhyan Chohan, njeriu arrin se Ai(Zoti) është atje, kudo,Ai është elektroni,më vonë lëviz në Univers një dritë e përjetshme.

Genesis i elemenetëve të të Parëve tanë hyjnor Chohan Dhyan(1)
***Ka të bëj me shtatë ndarjet e mëdha Chohan Dhyan ose (Kumaras) (një entitet, apo shpirt njerëzor që ka kapërcyer nivelin njerëzor të spiritualitetit dhe inteligjencës, sipas teologjisë helene. Shtatë ndarjet e teozofisë helene, quhen hyjnore për nga aftësia e pushtetit, por përjashtojnë shkencën. Teologë të krishterë flasin për një garë të Krijimit të njeriut,ku kanë devijuar me teorinë e engjëjve të rënë, që i quajnë "Djalli" dhe demonët. Në garën e sotme mes teologjisë dhe filozofisë, debatohet lidhur me zhvillimin e të menduarit, të ndërgjegjes dhe hyjnores. Sipas tyre, Paraardhësit e vërtetë shpirtëror të njeriut primordial (primitiv), në llojin e formën fizike, ekzistojnë vetëm"në imazhin e tteolgjisë.
  Doktrina mëson se Chohans Dhyan (Kumaras) kemi të bëjmë me mendimtarë të inteligjencave hyjnore ose Mendje primordiale primitive që janë mishërimi i një Zoti, i cili pajis me inteligjenë hyjnore, që rruga e të kuptuarit i çon drejt misterit të Krijimit .Sipas tyre më parë Zoti krijon Psikikën e njeriut. Si dhe mendja e njeriut në shkallë të lartë, nëse ajo nuk është një pjesë e esencës  del se është thelb i mishërimit të Zotit. Shkencat Psikologjike moderne kanë vërtetuar se Njeriu nuk është, e nuk mund të jetë kurrë produkt i plotë i "Zotit -Perëndisë."
         ***shih:Teozofia, Vol. 47, Nr 1, nëntor, 1958 (Faqe 28-33; )
Ajo që ne kuptojmë me Fe është diçka konceptuale që ka të bëjë me lidhjen Shpirt -Zot, si :ndjenja e mëkatit, e pendimit dhe hirit(mirësisë). Sot njeriu e di se Natyra e njeh Universin misterioz, por për ta ndjerë dhe për ta jetuar atë, duhet një dritë Superiore e Mendimit,Ndjenjë e Shpirtit (Ndërgjegje), një Imagjinatë e pasur fantazie dhe dashuri e pakufishme për zbulim. Evolucioni i jetës drejtohet nga shumë parime, që janë: 1-Jeta rritet dhe si shtysë ka Stimulin,i cili zgjon jetën, pa të cilin jeta qëndron e fjetur. Ndërsa pa impulsin,stimulin e brendshëm të njeriut, jeta është e vdekur. Thënia jeta energji, ose energjia e jetës, nuk punon verbërisht, por nga ndërtues"murator" të padukshëm, për disa është gjë e re, për të tjerët është çudi. Por mjaftë e vjetër si parim që ka ekzistuar në Hindiuzëm, Budizëm dhe Islamizëm. Edhe pse nuk e deklaron kristianizmi, edhe ai e pranon këtë parim. Besa kristiane nisi ta humb vlerën, kur lindën shkencat moderne. Që Besa nuk është e paarsyetuar dhe e paarsyetueshme, e bëri të njohur lindja e embrionit në laborator, zbulimi i ADN, të cilat e çuan imagjinatën tej Agnosticizmit. Jeta me fazat e saj evolutive përmbledh ndërgjegjen për atë që di të shohë Mrekullitë e Diturisë së Shenjtë, si Bukuria magjike, Fuqi të jashtëzakonshme madje dhe shkatërruese. Njeriu që ëndërron kur sheh diçka të njohur apo të panjohur, ndjen ankth për një akt vandal, adhuron fluturimin e një zogu, këngën e Ujëvarës, fëshfërimën e gjetheve, që derdh lot për mirësinë e dhuruar dikujt, nga rënia e Yllit, lindja apo perëndimi i diellit, çelja e një sythi apo luleje, themi se ka lindur poet. Duke adhuruar bukuritë e Natyrës ai ka kapërcyer kufijtë tokësor të njeriut, ngjitet në sferën e engjëjve dhe në fund sheh Zotin. Kjo është poezia e Universit. Po të njihej misteri i (Ndërgjegje,Karma-Zot), do të shkohej drejt zgjidhjes së Misterit të Evolucionit. Kjo ka të bëjë me Ndërgjegjësinë, që është shprehja më e lartë e Ne-Ekzistencës, me të cilat kuptojmë Lëndë-Fuqi. Për të arritur te njeriu këtë shkallë, që do të thotë konkurencë, vetëvlerësim, egocentrizëm, me të cilat nënkuptojmë: bashkëpunim deri në vetësakrificë. Pas shumë analizave Logosi është vetmohim, porse ai imiton Atë (Zotin). Pa këtë parim, nuk e kuptojmë kurrë Teozofinë, sipas së cilës Njeriu nuk përparon pa vetmohim. Të njohësh Evolucionin e ndërgjegjes, do të thotë të njohësh natyrën e Zotit, që është misioni më i lartë i njeriut, që  engre atë në sferat e Nirvanës. Platoni thotë : "Zoti është Gjeometri ose Zoti bën Gjeometri!", sipas kësaj thënie, Zoti është krijues i Universit, poer sipas teorisë së Evolucionit , zbuluar nga shkencat moderne, nxjerrim se plani i Natyrës,përmes fuqisë mekanike lëvizin elementët, krijoi Universin dhe hodhi poshtë tezën e ekzistencës së një Zoti Krijues. Shumë fenomene dhe në bota e padukshme ngelen të panjohura. Ne përdorim elektricitein, mangetizmin por nuk dimë se ç'janë dhe nuk njohim origjinën e tyre (genesis). Ritmi në strukturë,si dhe lëvizja Universit është muzikë, vërtetësi, poezi, shkencë... Si Universi që ka planin e vet, edhe njeriu ka plane për zhvillimin e ndërgjegjes së tij, për përfeksionimin e saj përmes shkencës dhe Besës. Ndaj thuhet se Zoti bën Gjeometri. Gjithë kjo tërërsi universale, në lëvizje dhe harmoni të plotë, është një Mrekulli,e cila duhet ë ketë një krijues fillestar (Princips Universi ),Mister që e ardhmja shkencore do ta zgjidhë.
Kur njeriu arrin në një fazë më të lartë të evolucionit, atëherë universe të tjera do të jenë të hapura për të, ndërkohë që njerëzimi ka njohuri të plota të të gjitha botëve imagjinare brenda dhe jashtë Sistemit Diellor, por që janë të paidentifikuar.
 Njeriu priret për t'u bërë një Zot, si çdo atom tjetër në univers.
Duke njohur Hierarkinë Qiellore, në të ardhmen, ai do të gjejë veten transformimi e sipërnjë cikël më të lartë të jetës, në një botë superiore, ku do të zerë vend një hierarki të re, e përbërë nga të zgjedhurit e njerëzimit. Kemi parë se ekzistojnë tri nivele të këtyre qenieve. Më i ulti është njeriu, i cili kur ka  mund të marrë përgjegjësinë e universit dhe sheh shumë nga çka ndodh dhe aftësinë për ta ndryshuar atë, kemi të bëjmë me nivel të lartë ndërgjegjësimi. Kur është jashtë vetes dhe arrin të shoh ndryshimin e kësaj bote, si pjesë ekëtij evolucioni, atëherë kemi të bëjmë me nivelin e tretë Hyjnor, që paraqitet si Iluzion, pra gjendje që është përtej nesh. Por ne nuk e kemi arritur atë nivel ende. Ndaj themi se Historitë njerëzore janë të vërtetat e zhdukjes dhe transformimeve të njerëzimit.
 Në pjesën e tretë dhe të katërt të librit filozofik të Prof.Dr..Isuf Luzaj "Ekzistenca dhe Boshësia" u njohëm me suksesin e shkencave ekzakte të marra në veçanti, si dhe në shërbim të zhvillimeve tërësore të Universit, kemi parasysh se arritjet në Astronomi dhe Fizikë, bën të mundur zbulimin e moshës, masës, peshës, largësisë si në kohë dhe hapësirë, apo kahjen dhe shpejtësinë e lëvizjes së objekteve ndërplanetare, që janë suksese të pamohueshme të mendimit intelektual Në fushën e shkencave Biologji-Kimi u arrit lindja e njeriut në laborator dhe transplanti i organeve të njeriut. Shkencat  e Paleontologjisë, në bashkëpunim me shkencat e tjera, zbuloi moshën e njeriut të lashtë, përmes analizës laboratorike së eshtrave etje.Ky sukses i shkencave sipas stadeve të zhvillimit të secilës u quajt Evolucion, i cili solli ngjitjen në shkallën më të lartë të ndërgjegjësimit dhe për raste të veçanta në një shkallë superiore të mendimit njerëzor, prej nga dolën Gjenitë. Nëse kalimthi pamë Evolucionin e lëndës, fazat evolutive që nga atomi deri te njeriu, nga një gjymtyrë i humbur në një aksident, në aplikimin e një gjymtyre të dikujt në trupin e gjymtuar, i cili më pas i përshtatet të lënduarit përmes fizio-terrapisë, janë suksese të shkencës që nuk mund t'i mohojë Teologjia dhe Besimtarët e çdo feje. Pyes: Cili besimtarë nuk do të gjunjëzohej para zhvillimeve të shkencës, e cila i garanton jetën fëmijës së tij të sëmurë rëndë e pa shpresë?! Pikërisht këtë domosdoshmëri ka kapur dhe spjeguar filozofi shqiptar I.Luzaj, që thotë se shkenca,edhe para fakteve ngelet memece, se nuk mund të dalë në një përfundim nëse mungon Besa. As Besa (besimi) nuk mund të arrijë përsosjen e mendimit njerëzor i mbështetur te Mbifuqia e cila gjëndet te Mbinjeriu, nëse nuk mbështetet në shkencat. Vetëm Besa,përmes shkencave, janë të aftë të bashkojnë shpirtin njerëzor me Fuqinë Qiellore.



Si Përfundim

Duke u bazuar në spjegimet e Teozofisë,lidhur me botën e dukshme dhe të padukshme, me një bagazh të pasur njohurish që enis me shkencat ekzakte Kimi-Fizikë-Matematikë,lidhur me ekzistencën e elementëve në Univers, ndërsa spjegon vetitë dhe vartësitë nga njëri-tjetrit, kalon në shkencat Biologji, Paleontologji, Astronomi dhe Ontologji , Luzaj ndalet te Ekzistenca dhe Boshësia, temë së cilës Profesori i është përkushuar në këtë libër filozofik.
Lexuesi ose më mirë studiuesi duhet të ketë parasysh, sepse libri nuk është i nivelit të një lexuesi të zakonshëm që lexon vetëm për kënaqësi apo kërshëri, por për dikë që i vë vetes një qëllim të caktuar për të analizuar dhe kuptuar domethënien e tij dhe shërbimin që autori i bën njerëzimit, sidomos shoqërisë shqiptare që njeh dy ekstreme: Fenë abstrakte për shkak të padijes dhe idealizimin politik të pabazë, përsëri pa arsye bindëse, ku në të dy rastet njeriu është i pambështetur në shkencë dhe logjikë. Pasi e ke studiuar dhe analizuar këtë libër filozofik të Prof. Dr Isuf Luzajt "Ekzistenca dhe Boshësia", si zbulon synimet dhe arritjet e gjithë shkencave moderne, të duket vetja një tjetër njeri.
Këtë e them me bindje. Me të vërtet tani më duket sikur shoh brenda sendeve, objekteve, sepse është realitet ajo që thotë Prof. Luzaj ,që çdo njeri ka ndjesinë e diçkaje që e rrethon apo e përjeton dhe s'është në gjendje ta spjegojë. Individi gjithmonë këto i lidh me ëndrrën dhe fantazinë e shthurur të mendjes së tij, pa ditur se shqisat e tij dhe sidomos shkalla e ndërgjegjes së të menduarit, nuk e kanë aftësinë për ta spjeguar ndjesinë apo ndjesitë e çuditshme që i shfaqen në jetë, edhe pse janë tejet të rralla (rastësore).Të gjithë e kemi të qartë se ne ndeshemi në përditësinë tonë me realitete të njohura dhe të panjohura, me botë të dukshme dhe të padukshme. Kjo sepse çdo objekt që shohim, prekim dhe që dëshirojmë ta transformojmë ka dy anë: të dukshmen atë që ne e përceptojmë mes shqisave dhe të padukshmen atë që s'jemi në gjendje ta dallojmë. Të padukshmen vetëm shkenca është e aftë ta menaxhojë, të analizojë veçoritë e saj pozitive. Pikërisht shkenca reflekton kujdes për veçoritë negative dhe më pas, vetëm ajo është në gjendje t'i transformojë në dobi të njerëzimit këto energji pozitive. E dukshmja është ekzistencë, pavarësisht se deri në ç'kufi ne arrijmë ta disiplinojmë që të na shërbejë. Duke marrë parasysh zbulimet shkencore të fundshekullit të XX, shkenca moderne vërteton me fakte se Bota e Padukshme është një pjesë e Botës së vërtetë, reale. 
 Gjithsesi kjo mosnjohje deri në abstraksion, më bën të shprehem se ndërgjegjësisht tek Ekzistenca gjendet edhe Boshësia ose (e padukshmja, e panjohura). Pohoj se E Padukshmja që na rrethon deri te lidhja e Qenies (Njeri) me Fuqinë Hyjnore të cilën nuk e ka parë askush(është fjala për të menduarit superior). Edhe pse nuk është lëndore, ajo ekziston, vërtitet rreth nesh, është kohore me ne, merr pjesë në histori si dhe njeriu, pasi ajo ruhet në Magazinën e Kujtesës sonë përmes një shkalle të lartë ndërgjegjësimi. Këtë e ka treguar doktrina e Teozofisë së kohëve moderne, se pa "Besën"(besimin) nuk shkohet te Fuqia Hyjnore (Astrale). Për derisa nuk e ka parë askush Zotin, njerëzit e shkencës nuk do të jenë në gjendje të arrijnë sukses në zbulimin e të panjohurës ose Misterit që e shoqëron njerëzimin gjatë veprimtarisë së tij si në kohë edhe në hapësirë. Për këtë veç shkencës, nevojitet një shkallë e lartë e të Menduarit të Mendimit, vetëm kur ai del Mbi Veten(Mbinjeriu), që matet me shkallën superiore të ndërgjegjësimit, nga e cila përfton Mbifuqinë, që bëhet e dobishme vetëm përmes binomit Besë-shkencë. Po marrë një shembull nga jeta. Që intelektuali të arrijë të realizojë një vepër madhore si në letërsi: një vepre letrare, ku lexuesi të gjejë veten; realizimi i një opere apo vepre simfonike, e cila gjatë interpretimit arrin të elektrizojë sallën; në artin kinematografik(realizimi i temës në tërësi), ose përsosmëria e rolit nga aktori, e cila të drithëron trup e shpirt; apo realizimi i një vepre arkitekture të parealizuar më parë, që e bënë banorin e saj të arrijë që të jetojë parajsën, e sa e sa të tjera, nuk mund të realizohen vetëm duke zbatuar shkencën. Aty hyn Hyjnorja, me zbatimin e ligjeve të natyrës, të cilat janë në lidhje dhe vartësi me gjithë Universin. Ndërgjegjësimi superior i individit (shpirt- mendje-lëndë- trajtë),si dhe nocioni i shkallës së njohjes të dukshmes dhe të padukshmes, arrihet vet përmes besimit. Është Besa tek Mbinjerëzorja,tek Mbifuqia Hyjnore, si dhe Besimi te vetja për realizimin e një kryevepre të çdo fushe. Këto e udhëheqin njeriun drejt suksesit dhe transformojnë në një nivel të lartë : si shpirtin, edhe trupin. Mungesa e besimit të kthen pas, në regres dhe dështim.
  Në këtë libër me vlera, për të na bërë që të kuptojmë Ezistencën dhe Boshësinë, Luzaj, ka paraqitur Evolucionin në Teologji dhe Filozofi, qysh nga lindja e tyre si doktrina. Ai e nis studimin me Aristotelin, Ptolemeun, si themelues të Metafizikës, që thonë se Zoti është Krijuesi i Universit, Ati i njerëzimit dhe drejtues i jetës. Më pas na njeh me Ekzistencializmin ateist të Hejdeggerit dhe Sartrit, mohues të ekzistencës së një Zoti Personal. Pastaj ai ka paraqitur Evolucionin e shkencave deri tek zbulimi i Atomit, që bëri të mundur të kontrollojë, të kërkojë, të zbulojë dhe menaxhojë Universin, përmes ligjve të zhvillimit të tij, sipas shkencave ekzakte dhe të tjera, jo vetëm kanë zbuluar disa të fshehta të Universit, por ende askush nuk mund thotë se u zbulua Misteri ose e Vërteta. Këtë do ta arrijë Mendimi që gjendet te Ndërgjegja Superiore, vetëm kur te njeriu do të zhduket çdo lloj hije dyshimi. Asnjë shkencë nuk e sqaron thelbin e Ekzistencës dhe Boshësisë si Teozofia, e cila duke u mbështetur në arritjet e shkencave moderne, ka arritur në Vizionin e të Vërtetës së Madhe për botën e dukshme dhe të padukshme. Vizioni mud të jetë i vërtetë kur njeriu do të arrrijë të bëhet Mjeshtër i Diturisë. Për të zgjidhur Misterin, lidhjet Njeri- Zot; Zot- Ndërgjegje, duhet një shkallë e lartë ndërgjegjësimi e gjithë njerëzimit, vëllazërim i të gjithë popujve në synime, një pikëtakim i gjitha mendjeve dhe ndjenjave të gjithë popujve të botës. E Për të gjetur të Vërtetat e Mëdha të Teozofisë, duhet që dashuria për zbulimin të shndërrohet në Dituri. Që të fitohen Dituri, duhet Fuqi (mendore-fizike, lëndore -shpirtërore). Janë pikërisht këto Fuqi që kanë ndërtuar qytetërimet që vdesin ashtu si dhe Perandoritë që rrëzohen. Ndaj kërkohet Ndërgjegjësim tërësor Botëror, i cili as ka ekzistuar dhe as ekziston,për shkak të diferencimit social- ekonomik, zhvillimi jo i një niveli të ndërgjegjes mes individëve, klasave dhe popujve. Ndaj njeriu duhet të jetë këmbëngulës që të zbulojë, të njohë dhe të gjejë vetveten.Janë të vetmet mjete që njeriu ta shndërrojë jetën në Vlerë dhe Mirësi.         
Po e përfundoj me një paragraf të Prof. Dr. Luzaj, që presupozon ringjalljen e të menduarit në shkallë superiore, duke u bazuar në Teozofi (teori fetare që tejkalon abstrakcionin e teologjisë kristiane të ekzistencës së një Zoti Personal dhe i kundërvihet nihilizmit të ateistëve bashkëkohor, duke u mbështetur në shkencat moderne, thotë:" E vërteta e Zotit gjendet brenda në natyrën e njeriut. Nuk është Zoti një qenie e huaj, e jashtme për të, porse është mbanë tij, një shok e shoqërues i ëndrrave të tij. Me qenë se Njeriu është i shenjtë, Dituria e lartë është trashëgimia e tij. F.99", i cili gjendjen e Zotit te njeriu e sqaron me këto vargje:
"E tërë natyra është një qenie shpirtërore
organet e saj janë kujdesisht orkestruar,
shkëlqejnë në mendime hyjnore
që nga flutura, bleta dhe miza e dheut,
të lehta e të mendshme jetë e organizuar
vinë e të marrin mik vetë për dore
për të adhuruar mjeshtrin e Universit* f.91!"

Ps:  I.Luzaj nga "Vezullime Pleqërie"
Ky libër i shërben më shumë se kujtdo shoqërisë sonë të hallakatur në këtë tranzicion të tejzgjatur.





No comments: