Saturday, 27 April 2013

Katarsis





Nga Fatmir Terziu

Çfarë linjash na bashkojnë në këtë zullum
që zvogëlon të mishtin njeri
udhëtarin e skalitur mes lojërave fëmijërore
me herronj të raskapitur gjitarësh
trupash koracë të varur në memorje
apendikse zvarritëse bishtore?
Nga të pazellshmit asgjë më shumë
nuk mbetet distancë e largësi
në udhëkryqin e tyre të ngushtë
jeta i bën fole vetëm zilisë
ndezur në aortën e tyre të prushtë
heshtja e madhe e ndjesisë.
Krijesa agonike në sosje e sipër
tresin inatin si letargjikët dhjamin
sjedhja e tyre tejet e shpifët
bota hesht shkrimet lëshojnë alarmin
ikën cmiraxhinjtë ngushtuan ditët.
E pra vargu vetë ulërin. Zvarranikët
u shtuan në gurroren cerebrale
katarsis i kohës së mykët
nga pema gjethake e shtratit të shthurur
mos prit kurë frutin e  duhur!

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: