Saturday, 25 May 2013

Denisi



ELMAZ QERRETI

poemë .

KËNGA E PARË      
Gjithë shkalla e pallati,
gjithë lagjja e qyteti
u habitën kur Denisi
u bë shurdh, pa veshë mbeti.

I thërret dhe s’të dëgjon,
veç me shenja merresh vesh.
Është bërë si hutaq,
Si matuf, në mos më keq.

Në biseda s’ndërhyn fare
Dhe kur flet , flet kot më kot.
Shokët qeshin me të madhe,
Qeshin, sa u dalin lotë.

Eh, Denis, si vete puna,
E kupton, more hutaq?
Po u hoqe si i shurdhër,
Ti vërtet bëhesh shurdhaq.

Mami ngjirej në dritare:
-O Denis, eja këtu!
Ndërsa ti nuk tundeshe fare,
Rrije ngulur si një hu.

Xhaxhi Dielli të dëgjoi
Edhe zbriti në oborr.
“Ç’i do veshët ky fëmijë,
Ç’i do veshët kur s’dëgjon?”

Mori ca shtiza të arta,
Majëmprehta, si gjilpërë
Dhe ia shpoi timpanin veshit,
Ikën tingujt , morën dhenë.


                                   2

I thëret, ai s’dëgjon,
Veç me shenja merresh vesh
Është bërë si hutaq,
Si matuf, në mos më keq.

KËNGA E DYTË

Gjithë shkalla e pallati,
Gjithë lagjja e qyteti,
U habiten kur Denisi,
U qorrua, pa sy mbeti.

Kalon rrugës, nuk shikon,
Zbardhur sytë , si akullore,
Mund të bjerë që nga shkallët,
Po s’e mbajti kush prej dore.

Ngyrat ikën që nga syri,
Veç e zeza i ka mbetur.
Sytë janë , s’kanë dritë,
Si ekrane nxirë , djegur.

S’e sheh ngjyrën e qershisë,
As të pjeshkës e të mollës,
S’i sheh lulet që kanë çelur
Dhe po digjen para shkollës.

S’i sheh rrobat që ka veshur,
As sandalet bojëmjalti,
S’i sheh shokët duke qeshur,
As dhe plakat tek pallati.

S’i sheh lotët e mamasë,
Që pikojnë pikë-pikë,
As dhe flokët e babait ,
Që po  thinjen  ditë per dite.

                    3

Eh, Denis, si vete puna,
E kupton, more i gjorë?
Po u hoqe si i verbërt,
Menjeherë bëhesh qorr .

Gjyshja plasi duke thënë:
“Gjeje termometrin pak”,
Ndërsa ti s’lëvize fare.
U mërzit e shkreta plakë!

Kaloi Dielli dhe dëgjoi
Edhe zbriti në oborr.
“Ç’i do sytë ky fëmijë,
Ky më mirë të jetë qorr”

Edhe nxorri ca shigjeta,
Majëmprehta si gjilpërë
Dhe ia derdhi dritën syrit,
Rrodhën ngjyrat, morën dhenë.

Kalon rrugës, nuk shikon,
Zbardhur sytë si akullore.
Mund të bjerë që nga shkallët,
Po s’e mbajti kush prej dore.

KËNGA E TRETË

Gjithë shkalla e pallati,
Gjithë lagjja e qyteti,
U habiten kur Denisi,
Si memec , pa gojë mbeti .

Kalon rrugës më nuk flet,
Ngrirë gjuha gjithe shkumë,
Si një peshk dekorativ,
Që s’lëviz në akuarium.

Tingujt rrjedhin nëpër buzë
Pa formuar asnjë fjalë,
Buzët dridhen , përpëliten,
Eh, ç’i djeg i shkreti mall.

Ka oreks, pos s’e shpreh dot,
Bën me shënja kuturu.
As dëgjonë e as shikon,
Ç’e do jetën më kështu?

Edhe po i dhembi koka,
S’kërkon dot as asperina.
As urinën më s’e ndjen,
Ndaj i venë bebelina.

Eh, Denis , si vete puna,
Mos na bëj të tilla lojra!
Po u hoqe si memec,
Tak , fap,  te iken goja.

Motra digjej , kishte ethe,
Skuqur balli bërë zjarr,
Ti as mjekut nuk i thirre ,
Që e ke aty nën shkallë .
                                    5

Kaloi Dielli edhe zbriti
Tej për tej mbuloi oborrin.
“Ç’e do gojën ky fëmijë,
Kur s’lajmëron dot as doktorin?”

Edhe nxori ca gjilpëra
Edhe ca fije ngjyrë mendafshi,
Qepi gjuhën lart tek qiellza
Edhe iku ”mirë u pafshim”

Kalon rrugës më nuk flet,
Ngrirë gjuha si bujashkë,
Si një peshk dekorotiv,
Që ka nxjerrë barkun jashtë.

KËNGA E KATËRT

Gjithë shkalla e pallati,
Gjithë lagjja e qyteti,
U habiten kur Denisi,
Si ulok, pa këmbë mbeti.

Rri si trung mbi një karroce,
Nuk ka këmbë, nuk ka as sy,
Nuk ka veshë, nuk ka gojë.
Mjerë ai që është si ky!

Nuk vrapon më dot pas topit,
As pas zogut nëpër drurë.
Oh, sa qejf që ka të bredhë
Pas thëllëzës nëpër grurë!

6

Ah, Denis ç’i bëre kokës,
Pse kështu ti, more djalë?
Si përtove të vrapoje
Me të katërta në spital?


Të pa Dielli edhe zbriti
Flokëlëshuar, ballëzjarr.
“Ç’i do këmbët kur s’vrapon
Për ca barna në spital?”

Dhe me rreze iks , a lazer,
T’i shkurtoi të shkretat këmbë.
Ti tani po përpëlitesh
Edhe veten ha me dhëmbë.

Rri si trung mbi një karrocë,
Nuk ke këmbë, nuk ke as sy,
Nuk ke veshë, nuk ke gojë.
Mjerë ai që është si ty!

KËNGA E PESTË

Gjithë shkalla e pallati,
Gjithë lagjja e qyteti,
U habiten kur Denisi
Dhe pa duar i shkreti mbeti.

Rri si trung i thatë pylli,
Që nuk çon më filiza,
Që nuk ka as zogj, as këngë,
Që po mbushet vëç me miza.

7

I rrjedh djersa, s’e fshin dot,
E ha miza dot s’e tremb,
I ha trupi dot s’e kruan,
Me fatzi se ky nuk gjen.

Ah, Denis, ç’i bëre kokës,
Çfarë i bëre, more djalë!
Si përtove një kompresë
T’i veshë motrës mu në ballë?!

Të pa Dielli edhe zbriti
Që nga qielli faqezjarr
“Ç’i do duart kur kompresa,
S’i vë motrës përmbi ballë?”

Dhe me rrezet iks , a lazer,
T’i shkurtoitë shkretat  duar
Dhe tani ti përpëlitesh,
Vetë në ethe përvëluar.

Djersët të kullojnë nga balli
Edhe futen nëpër sy.
Hidhesh “vrik” nga krevati
-Ku je Eva, ku je ,  ku ?

Thirri Diellit që të vijë ,
Çfarë më mori , të ma japë,
Thirri , motër sa më parë ,
Se çudita një pallat.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: