Wednesday, 1 May 2013

DHIMBJE PERËNDIE




Myslim Maska
      LIRIKA


  DHIMBJE PERËNDIE

Më mori malli sot
Për sytë e tu
Kaq vite…Nuk e di ç’shikuan
Befas shkrepëtinë
Në qiellin blu
Dhe më dogjën, gati më verbuan.

Unë zgjata duart
Dhe përqafova qiellin
Marrosur t’i puthja ata sy
Kur një dhimbje e madhe
Për së thelli
Na treti mish e shpirt ne të dy.

Fatkeqësisht
Ti ishe një HIJE
Unë i gjallë,marrosur pas teje…
Por, kur paska
Dhimbje Perëndie
Të gjallë e të vdekur s’paskan vdekje…

FALEM SI FËMIJË…

Yjet
Vdesin në qiell,
Pemët vdesin në këmbë!
Mbi gjinjtë e tu
Të vdisja si një mjellmë
Mbi dy fole yjesh, marramëndsh.

Marramëndsh
Jam vërtetë në jetë
Ku t’a gjeja këtë mrekulli
Ndoshta këto
I bënë Zoti vet
Ndaj dhe unë, i falem si fëmijë…

AKUZA E NJË BEBEJE QË S’LINDI…
      Nuses shtatzanë greke që u mbyt me Molotov
      Më 5 maj 2010 në Athinë.

Ç’faj kam bërë
Që më vrave,
Në bark të nënës time?!...
Ma more frymën
Përmes dallgëve
Kur mbyte një anije…

 ËNDËRR DASHURIE…

Nuk e di si erdhe
Dhe re në shtratin tim,
Miljona pupla mjelmeje
Binin pambarim…

Nuk mbaj mënd si erdha,
U shëmba në shtratin tënd.
Një pyll i madh me bredha
Vallzonte,sa s’u çmënd…

KUR JA VJEDHIN DASHURINË

Një varr e ngrita brënda meje
Në zemër, mëndje e në shpirt
E mbusha me perkëdhelje
Me rrufe resh që shpërthejnë dritë.

Vezullojnë, pse vallë s’e shoh
Atë që desha dhe më deshi?
Frynë një erë, një shi, një llohë
Flokët e saj më perkëdhelin…

Befas, zgjuhem, ngrihem nga varri
E marr ndër duar si një fëmijë
Nuk e di s’e ç’bënë i marri
Kur ja vjedhin dashurinë…

POR DHE MBRËMJA…

Unë të desha
Si dy sytë e ballit,
Më betoheshe ti për Perëndinë!
Por nuk paska fund
Mallkim i djallit,
Varr na e bëri dashurinë.

Kam merak,
Si shkon me atë tjetrin
(Nëse rron, je gjallë në këtë botë!)
Janë të bukur
Yjet e mëngjesit
Por dhe mbrëmja ka yje magjiplotë…


MBRËMJE ME SHI…

Mbrëmje me shi
Pa hënë, pa yje
Dhe ne putheshim e digjeshim.

Pas pak,
Rrugicat nisën të vallzonin
Lumenjë të harbuar u bënë.

Të harruar,
 Putheshim e digjeshim
Gjersa ra rrufeja e na dogji…

U habita,
Kur trupat tanë të marrosur
Rendnin drejt varrezave…
Ndërsa ne,
Putheshim e digjeshim
Atë mbrëmje me shi
Pa hënë e pa yje…

BUKURIA

Po mirë! Ç’është bukuria?
Është ndjenjë,fantazia e çmendur e botës
Që dëshiron ta mbushi trishtimin e jetës,
Me vezullime,
Me ëndrra dhe shpresa pambarim…
Apo të gjitha së bashku
Përbëjnë harmoninë ?
Ndoshta!
Gjersa brënda tyre është dhimbja:
Ajo që e bënë njeriun,abstrakt, konkret, fluror.
E bënë të pasur dhe të varfër, të bukur dhe të shëmtuar.
Dhimbja, ndoshta është ndjenja.
Ndjenja është AJO vajza bukuroshe
Që unë s’e putha dot kurrë,
Se në çastin që zgjata duart ta përqafoja,
VDEKJA ma rrëmbeu…

NDOSHTA

Nuk e di
 Se ç’datë është sot
Ç’muaj, ç’vit.
Pse më fute
Në ferrin që s’dal dot,
Veç në më ndihmofshin perënditë.

Ti, nëna ime,
M’a bëre këtë gjëmë
Më bëre të bukur mëndje e shpirt:
Të puthem me jetën
Marramëndsh
Të digjem, të bëhem dritë.

Pastaj më fute
Në një varkë të lehtë
S’di pse e quajnë arkivol!...
Endem oqeaneve
Mijëra vjet
Ndoshta e tillë, është kjo botë…

PIKË VESE MBI GJËMB…

Le të vdisja,
Në sytë e tu, brënda
Në dy varre që vezullojnë dritë,
Duke puthur buzët
Mjaltë të ëmbla,
Harlisemi të dy mish e shpirt.

Kjo është vdekje!
Se kush vdes, s’vdes prapë;
Jeta është dritë ëngjëjsh që të çmënd!
Se më tej je “hiç”
Një flori në baltë,
Një rreze ylli, pikë vese mbi gjëmb…

S’KA  FAJ YLLI…
(Tekst për këngë)

S’ka faj hëna, s’ka faj ylli
Por buzët e tua…
Kur u puthëm u ndez pylli
Sa s’u përvëluam.

Unë si ylli, ti si drita
Putheshim përqafuar
Ngriheshin lulet në rrugica
Për të na bekuar.

Dhe kur shkuam tek burimi
Ai një çast ndali!...
Sytë e tu ngjyrë jasemini
E ngrinë për së gjalli…

NE TË DY…
       Miqve të mi të rinisë: shkrimtarit M.ALIAJ
       Dhe poetit A. ZAKA, që s’është më…

Mbi shpirtin tënd
Mbi shpirtin tim,
U shëmb një mal, një shkëmb,
Ne të dy
Ulërijmë
Nga dhimbja  u bëmë hënë.

Shtrydh hëna dritën
Përmbi lule
Derdhet ngjyrë argjënd
E dinë petalet
Se ç’është dhimbja
Dhimbja që të çmënd?

Sigurisht e dinë,
Është Sandri
Në ëndrrën tënde, timen
Ndaj dhe digjemi
Bëhemi shkrumb
Për të njëjtën dhimbje…

ËNDËRR  A  PËRRALLË?

Unë të prisja ty
Ti më prisje mua
Kurrë s’u takuam!
Pse ndodh kështu vallë?

Kur putheshe me burrin
Më kishe ndërmënd mua
Kur puthesha me gruan
Ti ma digjje shpirtin
Pse ndodh kështu vallë?

Unë të prisja ty
Ti, mua më prisje
Kurrë s’u takuam
Është ëndërr a përrallë?...
Pse ndodh kështu vallë!?

GJER NË DHËMBJE…

Jam plak tani
E më vjen rëndë
Të them je yll, s’rroj dot pa ty!
Ja që shpirti,
S’paska kufijë, dhëmb,
Për çdo yll që ndrin në gjithësi.

Le të shkrihemi
Të rinjë e të vjetër
Ç’më duhet ta njoh zëmrën tënde?
Jaseminit
S’i duhet  gjë tjetër
Veç bletës që thith mjaltën gjer në dhëmbje…

TI MË THOSHJE…

Më thoshje,
Kur puqen buzët
Shpërthen flaka që fle brënda:
Harbon shpirti,
Hapen udhët
Të papara as në ëndërra.

Dashuria,
Thoshje ti
Rron sa rron vesa mbi fletë:
Sepse ndjenja,
S’do t’ia dijë
Kush të mburr e kush të vret…

Kur merr flakë,
Nuk do të shuhet
Të digjet të bëhet hi…
Me një tjetër,
Kur të puthet
prapë rilind më thoshje ti…

AJO E BUKURA…

Asaj të bukurës,
Përballë shtëpisë time
Që vjet mbushi njëqind
I dridhet pak mjekrra,
I dridhen pak duart
Kur pi kafenë e mëngjesit,
Dhe më përshëndet.                                        

Ajo e bukura,
Përballë shtëpisë time,



Që s’di sa vjeç është,
Sa herë kalojnë nuse të bukura me bebe
U bënë kryqin tri herë
Me ç’duket,
I quan ëngjëj a shënjtë
Që zbojnë ERRËSIRËN DHE VDEKJEN…
MYSLIM MASKA
ATHINË, 28 MARS 2013.
                                                  




































PËRSHTYPJE GJATË LEXIMIT TË ROMANIT “KOJRILLAT”
TË SHKRIMTARIT F. TERZIU

Pa marrë përsipër një analizë studimore, do të them thjesht disa përshtypje mbresëlënse.
Romani “kojrillat”është sipas meje një roman “konvencional”. Fillon me rrëfimin e një fëmije
Gjashtë vjeçar Granit Jetonit, i cili është dhe protagonist kryesor I këtij romani, ai që thur, pleks dhe shpleks fije të çuditshme ngjarjesh, ndodhish faktesh tronditës e tragjik të kombit, kur gërrmon për gjashtë vjet në arshivat e vjetra sekrete në bibliotekën e Londrës.     
Romani në pamje të parë të krijon përshtypjen e një romani policor: vrasja apo vetvrasja e bukuroshes shqiptare e Madam Zeinep Vlora. Ky është boshti themelor I romanit. Gjithçka vërtitet rreth tij. Shkrimtari Fatmir Terziu me mënyrën si e ka konceptuar dhe kompozuar romanin ngre dilehma dhe intriga që e mbanë në tension dhe ankth të vazhdueshëm , lexuesin. Për nga ideja që përpiqet të shtjellojë dhe që për mendimin tim e ka realizuar, romani merr përmasa të mëdha. Ai shtrihet në kohë mbi një shekullore dhe në hapsira ndërkontinentale. Gjejmë në roman fakte tronditës për pavarësinë. Firmëtarët që ishin të mohuar si firmëtarë.Të gjitha këto kalojnë në plane të kithta rreth boshtit qëndror për vrasjen ose vetvrasjen e Madam Zeinep Vlora. Hetuesi anglez dr. Smith, diku thekson: “Zonja ishte gruaja e Xhemil Vlorës, i cili është nipi I Esat Pash Toptanit. Esat pasha është daja I Ahmet Zogut. Xhemil Vlora njihet si beu që hapi shtëpinë e tij për ngritjen e Flamurit. Esat Pash Toptani njihet si tradhëtar.”…Dhe më tej ja si shkruajnë tanët për atë që andej e quajnë tradhëtar më shkurt 1916: “ Ay që lufton sot për Shqipëri të lirë ,sipas vendimeve të konferenceës së Londrës është Esat Pash Toptani”etj.(citim nga romani,f.75–76)
Ngjarjet e romanit kanë një shtrirje të madhe gjeografike,nga Roma në Paris,Tiranë,Amerikë,Beograd, Londër,Elbasan me personazhe të skalitur bukur si Granit Jetoni
Lutfi Çela,Dr. Smith, Lenini etj. Studiuesi dhe shkrimtari Fatmir Terziu krahas personazheve krejtësisht të besueshëm jetësor që permëndëm më sipër, kompozon e ndërthur me ta në mënyrë të pazgjidhshme personazhe të tjerë të mrekullueshëm konvencional ose siç thuhet ndryshe simbolikë, si Kojrilla, E UJTA, Legjenda e liqenit, Gurët e Kështjellës që flasin etj. Pikërisht në këta kapituj romani merr një ndriçim të brendshëm e vezullues dhe një dramacitet tronditës që të habit për nga bukuria artistike p.sh. “ E UJTA krijesë qëndroi para meje.Kristalizohej e gjitha.Shkëlqente ambienti. Një princeshë e vërtetë . Trupujtë e tëra. E përkryer në bukurinë e saj.Flokargjendi, tërë xixëllima si një ujvarë nën goditje rrezesh të forta dielli.etj.” ( citim nga romani f.33) Pikërisht kjo E UJTË e përshkon romanin si një lajtmotiv nga fillimi në fund…
Ndërkohë misteri i Madam Zeinep Vlorës ngelet pezull. Zbulimi i krimit do të nxirrte në dritë letra dhe dokumenta tepër sekrete, me vlerë kombtare dhe ndërkombtare, gjë që fuqive të mëdha  s’u interesonte,lë të nënkuptohet hetuesi dr. Smith, edhe pse, sipas testimit dhe studimeve të psikologut të madh gjerman Uilliam Stern në vitin 1912 rezulton: “Shqiptarët janë populli më inteligjent në botë”– nënvizon  Ai.
     I vogli ngelet i vogël, sado i zgjuar qoftë.  Lojën e bëjnë të mëdhenjtë!...Ndonjëherë, “ Edhe i vogli e mund viganin”…

                                                               Athinë, 26–4–2013

                                                               M.MASKA
                                                        

                                                      



















































































































































































































































































































++++


––








































































































































































       

























                      




































































               


                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   

                                                                                                                                                                                                   




















































































































































































































































































































































                                                    














































































































































































































































































































   






























































                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               






               


































                                                                                                                                                                                                                                                                                                   
           








































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































                            Më mori malli sot










Fjala e Lire - Free Speech

No comments: