Tuesday, 21 May 2013

DUKE KUJTUAR VITET E EMIGRACIONIT 1991 - 1996





Nga  Qatip Mara
                  
                     
  
                Qatip Mara ne vitin 1993     Porto –Rafti  Athine

                           
Fragment nga libri kujtimeve :
1. Emigracioni ne Greqi
Këtë ditar fillova ta shkruaj në Porto-Raft Athina , pasi kaluan 10 ditë punë në Janinë. Me duar që janë mbushur me plagë nga gërvishtjet e Blloqeve e punëve të tejzgjatura kam hedhur disa shënime të jetës së përkohshme në Greqi.
          E premte 7 qershor 1991
Me vizën që kisha marrë për arsye shëndetsore në ora 4.30’ hipa në një makinë në stacion e angjensise se udhetareve. Ne oren 12.oo kalova doganën greke. Hipa në një autobus komod. Udhëtova për Janinë. Rrugët rrethoheshin me gjelbërim dhe ngjanin si tunele të gjelbërta , sepse pyjet ishin të virgjër. Në orën 13.oo arrita në Janinë. U befasova me reklamën me mallra por nuk dija përdorimin e tyre. Pavionet e mallrave evropiane konkuronin me mallrat amerikane. Lumi i veturave nëpër Janinë ishte i pandërprerë., me larminë e ngjyrave dhe markave ishin njëra më e mirë se tjetra.
Unë edhe ndonjë shqiptar ecim në këmbë.Asnjë mbeturinë nuk kishte rrugës.Kudo kishte pastërti. Ora 17.oo mbrita në fshatin Stavrakis, i cili eshte ngjitur me Janinën. Aty u strehova në shtëpinë e Jorgo Bellos. Të zotët e shtëpisë na pritën mirë., por nuk kishin dhomë për të fjetur. Natën fjetëm në stallat e dhënëve me krevatë, por mbi kokë nëpër trarë kishte pula dhe këndezë të mëdhenjë që të zgjonin herët dhe nuk përtonin të lëshonin nga lart glasa sa një bajgë lope.
         E shtunë 8 qershor 1991
Fillova punë për të ngarkuar bar. Vandakët ishin të ngjeshur dhe me madhësi sa një dollap rrobash, të lidhur me spango të trashë me makineri. Nëpër duar u ngulën gjëmbat e parë. Pasi bëmë disa ngarkime e shkarkime bari e sistemuam nëpër hauret e tyre duke i trasportuar me karro. Ditën e parë mora 3000 dhrahmi.
         E djelë 9 qershor 1991
Nëpër një shi më muarën për të ngarkuar bar. Atë ditë erdhi dhe Luan Mara dhe punuam bashkë. Puna ishte e vështirë pa bërë asnjë minutë pushim. Temperatura ishte e lartë., të zhuriste vapa dhe te thahej buza për ujë. Pronari ishte njeri shumë nur zi dhe na shpërbleu pak duke na dhënë 2000 dhrahmi. Darkën e kaluam tek qymeci i pulave. Fjetëm shumë keq.
         E hënë 10 qershor 1991
Punova me Luan Marën përsëri në ngarkim bari.. Pronari na shfrytëzoi barbarisht. Barin e futnim në një pozicion të mbyllur në rrugicë të ngushtë në një kasolle të gjatë të ulët që të bëhej koka me xhunga nga goditjet me trarët e shtrëmbër.
Temperatura e lartë, tymi i bykut të mbyste. Djersa na shkonte lumë. Kanatjerja dhe këmisha notonin në djersë. Flokët ishin shndërruar në burim djerse. Përsëri na dhanë pak, vetëm 2000 dhrahmi. Në darkë Luani dhe Leveni largohen nga fshati, shkojnë për punë diku larg. Fjeta tek koteci pulave. Rrobat i mbulonim me gazeta që të prisnin gëlasat e pulave.
              E martë 11 qershor.
Deri në orën 10.oo mbeta pa punë. Në orën 11.oo një burrë më merr për të qethur delet në hangar. E zonja e shtëpisë një grua e shëndosh topolake mbante këmbët e deleve, sepse dhente jo vetëm konkuronin nga madhësia me lopët por ishin të serta si mushka.
Delen e parë e qetha me vështirësi, djersët më venin lumë nga sikleti dhe nga vapa. Gërshërët prisnin shumë e ndonjherë prisja lëkurën me copën e mishit të deles. Qetha edhe delen e dytë. Me shumë vështirësi. Pas deles së dytë radha i erdhi Dashit të kopesë. Dashi ishte si kau i arës. Fillova ta qethja nga barku. Duart më dridheshin nga lodhja dhe pa pritur në një fazë të punës dashi godet me shqelëm në hunde të zonjën e shtëpisë dhe e përplas për tokë. Hangarin e mbuloi e qeshura ime se grekja me këmbë përjetë bërtiste e sokëllinte nga dhimbjet e goditjes së dashit. Pasi e përfundova së qethuri dashin ora po shkonte 15.oo shkova te stalla e deleve ku flija.
Sapo u lava me uje te cezmës më thirrën për punë. Puna ishte ngarkim bari në parcelat e livadheve larg Janinës. Hipa në një makinë.Shoferi ishte njeri i mirë.Unë nuk dija gjuhën dhe nuk komunikova dote me të. Doja të shkoja të përfundoja tre delet që kisha lënë pa qethur te e zonja që u godit nga shqelmat e dashit, që të merrja edhe pagën 2000 dhrahmi.. Shoferi më thotë se do të ktheheshim shpejtë se një rrugë do të ngarkonim bar. Ndërruam makinë. Hipa në një skodë të madhe si vagon treni. Brënda në kabinën e skodës gjeta një prift. U larguam 30 km lag Janinës., u futëm në një pyll të ndëndur me rrugë të keqe. Gjithë rrugës prifti më pyeste Unë i përgjigjesha gjysma –gjysma shqip-greqisht. Më mundonte pyetja e dyshimit : cfarë donte prifti në makinë e punës ? . Duke udhëtuar mes pyllit në rrugë gropa-gropa skoda u fundos në një rrugicë tërë llucë e baltë. Prifti i alarmuar nga fajësia se e futi shoferin në rrugë të keqe, u largua me shpejtësi duke ecur në këmbë për të gjetur ndonjë zetor. Me mjetet rrethanore pak drure e dhera të thata unë ndihmova shoferin dhe makina doli nga gropa ku ishte fundosur. Vazhduam përsëri udhëtimin nëpër pyll deri sa arritëm në pronën e priftit. Bëntë shumë vapë, isha vetëm, denekët ishin të mëdhenjë. Procesi ishte i vështirë. Makina kishte sponte shumë të larta. Denekët e mëdhenj duhej ti ngjisja dy herë në makinë dhe ti sitemoja duke i stivosur në radhë të ngjeshura. Bari I thatë më ngjitej për lëkurën e trupit gjithë djersë.
Nga lodhja merrja frymë me gojë., por këtë e paguaja duke gëlltitur tymin e bykut dhe fije bari të thërmuara. Nga puna dhe nga vapa trupi kullonte vetëm djersë. Grimca të vogla bari futeshin deri në stomak, disa herë mu provokua vjellje. Rrugët e sipërme të frymëmarrjes më bllokoheshin nga tymi mbytës i barit të thatë. Ndërkohë prifti më sillte bidonin me ujë. Kur ai pa se unë isha shumë i lodhur, hoqi rrobat e zeza dhe më ndihmonte duke më afruar barin.
Kur pashë priftin që me shpejtësi hoqi kostumin e zi e filloi të punoi si djalë i ri, fillova të punoj me vullnet për ta mbaruar procesin e punës. Pas mbarimit të ngarkimit të barit, u kthyem në një rrugë tjetër sepse do të shkonim tek shtëpia e priftit. Kur dualëm në rrugë kryesore , prifti zbriti nga skoda dhe hipi në veturën e tij. E shpumë barin në shtëpi të priftit. Shpresoja se prifti do të më jepte shumë dhrahmi., por ai u tregua shumë kurnacë, më dha vetëm 1500 dhrahmi. Isha tepër i mërzitur se edhe qethja e deleve më humbi dhe të zotët e shtëpisë nuk më dhanë paratë e punës që bëra paradite.
       E mërkurë 12 qershor 1991
Fillova punën në Janinë. Ora 7.30’ vinte padroni me makinë për të më marrë për punë. Për herë të parë pashë egërsi në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu. Isha me një djalë nga Skrapari. Bënim 8 orë punë me kazmë , lopatë dhe vare për të hapur themele.
Asnjë minutë pushim. Pronari ishte 63 vjec dhe punonte së bashku me ne. Ishte tepër kërkues. Sa shumë djersë ! Sa herë kam pirë ujë . Djersa vazhdonte lumë. Stomaku ishte kthyer si një radiator makine ku vazhdimisht pinim ujë. Duart na gjakoseshin sepse vendi ku hapeshin themelet ishte gjithë gurë. Në ora 15.oo u larguam nga puna me makinë.Megjithëse kisha tetë orë që punoja në një kodër të Janinës, vetëm kur po freskohesha pashë se ndodhesha mbi liqenin e Janinës, kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Pronari na pagoi 3000 dhrahmi.
         E enjte 13 qershor 1991
Punova gjithë ditën në Janinë duke hapur themele me kazëm. Vetëm punë pa ndërprerje 8 orë me kuriz të përkulur. Pronari na rrinte në kokë si një xhandar i egërsuar. Kishim frikë edhe të shkonim për të urinuar, sepse të përzinin nga puna. Duart kishin filluar të krijonin plagë dhe të enjteshin. Gërmimi ishte shumë i vështirë , përdorim edhe varenë për të thermuar gurët. Pronari na shikonte me rreptësi, ishte i vrazhdët , na trajtonte sikur të ishim skllevër. Djersa rridhte lumë nga koka tek këmbët, por pinim ujë pa ndërprerje duke e mbushur barkun plotë.
Në ora 15.oo u larguam nga puna, pronari na dha 3000 dhrahmi.
           E premte 14 qershor 1991
Përsëri në punën e hapjes së themeleve. Pasi kishja punuar dy orë bashkë me një djalë nga Skrapari , pronari 63 vjecar po lëvizte gishtrinjtë e duarve me shënja. Ne vazhdonim të punonim. Përsëri pronari me dorën e majtë dhe me të djathën i kryqzonte, duke lëvizur lartë e poshtë gishtin tregues të dorës së djathtë, duke e future në dorën e majtë. Lëvizjet e gishtave të tij ishin imitime të lëvizjeve të organeve gjenitale kur bëhën mardhënie seksuale. Pronari disa herë përsëriti veprimet dhe priste përgjigjet tona. Unë dyshova se mos pronari ishte homo, pederast dhe na ftonte të bënim seks me të. Për disa momente shtangëm. Bisedova me djalin nga Skrapari dhe i rekomandova të shkonte me të, ti plotësonte dëshirat. Pronari vazhdonte me këmbëngulje duke kërkuar përgjigje nga ne, duke i lëvizur më shumë duart drejt organeve gjenitale. Më në fund e kuptuam , se pronari donte të mësonte si quheshin në gjuhën shqipe emrat e organeve gjenitale të meshkujve dhe të femrave dhe se si quhej mardhënja seksuale në gjuhën shqipe.
Pronari pas i dëgjoi fjalët shqip të organeve seksuale , i përsëriti disa herë dhe i mësoi përmëndësh. Ai qeshte me ne, që me turp i thamë ato fjalë seksi. .Kjo ishte
dita e rrallë që pronari ishte në humor të mirë. Pasi mbaruam 8 orarshin e punës morëm 3000 dhrahmi dhe nuk u kthyem më tek kjo punë.
         E shtunë 15 qershor 1991.
Në ora 10.oo u nisa nga Janina për në Kakavijë, do prisja vajzen. Në orën 11.30’ tek dogana greke erdhi Mondi dhe Arturi. U takova me vajzen, na përvëlonte malli. Mënyra se si u takuam gjithë mallë tërhoqi vemënjdjen e nëpunësve grekë, të cilët nuk kërkuan ta verifikonin atësinë. Në këto momente përfiton Petriti dhe kalon doganën duke u bashkuar me ne. U ndava me Arturin dhe Mondin duke biseduar që ata të kalonin pasdite pyllin dhe unë do ti prisja tek ura për të ikur së bashku në Janinë. Ky ishte një gabim, sepse tek urat klishte repartee ushtarake që kishin nën kontroll gjithë zonën, për të mos lejuar kalimin e kufirit nga emigrantët pa viza. Unë duhej të hipja në autobus me vajzen dhe Petritin për ti shpurë në Janinë dhe pastaj të kthehesha përsëri për të marrë Arturin. Mondin dhe Benin. Preferova të merrja njëkohësisht Petritin dhe të tjerët, por i humba të dy palët. Njeriu kur ka tama , humbet atë që ka.
Pas orës 12.oo u nisa në këmbë me vajzen dhe Petritin që të shkoja tek ura, ku do të prisja “ilegalët”. Sapo kisha bërë 100 metra më doli përpara ushtari nga pylli dhe më ndalon.Verifikoi pasaportën dhe më mori Petritin. U mërzita shumë që ma mori nipin si skifteri pulën. Ika me vajzen tek ura., qëndruam poshtë urës dy orë, duke pritur ilegalët. Ata nuk po vinin. Dola në rrugë për të dhënë ndonjë shënjë për Aturin, por ndaloi një taksi dhe më lutej për të na marrë në Janinë. Ndërkohë ishte afruar edhe makina e policisë. Polici na pyeti : “Pse rrini në rrugë “. Na verifikoi pasaportën me vizë të rregullt. Kur policet mësuan problemin shëndetsor treguan shumë keqardhje dhe na futën në makinën e tyre të policisë . dhe na shpunë drejt e në spitalin e Janinës. Njëri prej policëve dinte shqip, ishte martuar me një vajzë nga Xara e Sarandës.
Në spital qëndruam pak se nuk kishte mjek. Hipëm në taksi dhe shkuam në Stavraqis të Janinës. Familja e Jorgo Bellos e pritën shumë mirë vajzen time 10 vjecare.. Kaluam një darkë të gëzuar. Duke e pasur vajzen afër meje isha i gëzuar që më lehtsonte të mos mërzitesha për vështirësit që më prisnin.
Me vëllan e Jorgo Bellos kishim biseduar që do na ndihmonte për të shkuar natën në Kakavijë për të marrë Arturin, Mondin dhe Benin., por ai na mashtroi dhe nuk erdhi
       E djelë 16 qershor 1991
Ishim të të mërzitur, sepse makina që do të merrte Arturin e Mondin natën e datës 15 qershor nuk na erdhi. Në orën 10.oo u nisa në Kakavijë. Në doganën greke takova Arturin . Lashë takim për tek ura natën duke u gëdhirë 17 qershor ora 3.oo., ku me një taksi do të shkoja për të marrë ilegalët.
        E hënë 17 qershor 1991
Në ora 3.oo te nates me taksi nisem për në Kakavijë, arrita në orën 4.oo. Qëndrova tek ura, lëviza me ngandalë me taksi, flisja o Artur, por ata i kishte zënë dremitja nga lodhja. Pasi lëvizëm edhe tre herë të tjera me taksi, më në fund Arturi u përgjigj. Kur u fut në taksi u befasova se në vend të Mondit pashë një selenicar, Feim Dimraj Mondi nuk kishte pranuar të kalonte kufirin për së dyti herë. Në ora 5.oo arritëm në Stavraqis. Aksionin për marrjen e Arturit e kaluam me sukses.
Në ora 12.oo shkuam për vizitë mjeksore në spital. Fillimisht hapa kartel rregjistrimi pacienti. Ishte një vapë e tmerrshme dhe lëvizjet nëpër spital ishin shumë të mundimshme. Mjeku nuk pranoi të na vizitonte, pavjoni i optikës ishte i tejmbushur me pacientë.. Kanë vërshuar shumë shqiptarë. Personeli i spitalit ishte indiferent ndaj shqiptarëve
I mërzitur që nuk e vizitova vajzen u ktheva në Stavraqis dhe kishim në plan të largoheshim për në Athinë. Folëm në telefon me, të shoqin e mbesës dhe na premtoi se do na strehonte në Athinë. ,më kishte gjeur punë kamarier dhe se kishte edhe 10 vënde pune të tjera., por duhet të shkonim sa më parë në Athinë.
Nisja për në Athinë
Në ora 10 të natës, unë me vajzen dhe Arturin u nisëm me taksi nga Stavraqis për në stacionin e autobusve të Janinës. Në orën 11.oo hipëm në autobizin Janinë- Athinë. Udhëtimin e bëmë natën 6 orë. Rruga natën dukej si qielli me yje nga larmia e dritave dhe ndërtesat me arkitekturë të bukur. Kaluam Artën dhe hipëm në tragetin për në Patra.. Gjithë udhëtimin e kaluam me shqetsimin e ndonjë kontrolli, sepse Arturi nuk kishte vizë. Në autobus kishte shumë turiste ceke, të cilat ekspozonin mishin e bardhe, i ngrinin këmbët përpjetë tek ndenjëset e karrikeve. Përpara meje ishte një ceke dhe një ushtar grek , i cili e kishte mbërthyer nga të gjitha anët duke e puthur dhe duke e fërkuar me duar. Vajza ceke kishte interes të mesonte fjalë greqisht dhe bisedonte me ushtarin duke e pyetur për fjalë të reja greke. Ushtari ishte tendosur dhe po e copëtonte me duar, ajo nuk e duroi dhe u largua nga karrikja.
         E martë 18 qershor 1991
Në stacionin e Athinës mbritëm në orën 5.oo të mëngjezit. Muarëm një taksi për të shkuar në Anavisos, ku na kishte adresuar i shoqi mbesës. U nisëm në ora 7.oo.Për herë të parë ditën po udhëtonim në autostradë, që ishin të zbukuruara me ndërtesa shumëkatëshe buzë detit. Arritëm në Anavisos në orën 8.oo. Kërkuam në telefon të shoqin e mbesës , por ai ishte ne Porto-Raft., në një gji deti në lindje të Athinës. Të mërzitur nuk po kuptonim pse na tha jam në Anavisos. Ne kishim shumë pak dhrahmi. Të shqetësuar hipim në një taksi për të shkuar në Porto-Raft. Porto-Rafti ishte një vend turistike me vila dhe mjedis shumë piktoresk. Edhe banorët e Athinës Porto-Raftin e përdornin për ditët e pushimit të shtunat e të djelave
Në orën 14.oo u takuam me të shoqin e mbesës. Na priti shumë keq. – Pse keni ardhur ? , - na tha i nevrikosur. I kërkuam ndihmë për një batanije, që të flinim natën jashtë për të mbuluar vajzen..
Ai me indiferentizëm na tha : - Nuk kam batanije ! Të mërzitur nga kjo pritje antinjerëzore që na bëri., u larguam prej tij me dhimbje dhe te ofenduar. Hipokrizia më e madhe ishte se vetë na premtoi dhe na ftoi të vinim në vëndin ku ai kishte kredi edhe për të na punësuar. Ai, jo vetëm që nuk na ndihmoi por na bëri pesimist duke na thënë se do të vuani.
Kur po afrohej darka e do të fillonte errësira, pamë një ndërtesë anës së rrugës, që po ndërtohej. Në katin e parë gjetëm shkumë deti të bardhë e shtruam për tokë dhe sajuam jastëk me shkumë deti. U ulëm pranë njëri-tjetrit. Vajzën e vendosëm në mes dhe e mbulova me xhaketën time Kaluam natën e parë jashtë duke mbyllur sytë nga lodhja.
         E mërkur 19 qershor 1991
Në mëngjez herët u ngritëm të dërmuar nga brinjët nga dërrasat e vjetra që ishim shtrirë gjatë natës. Dualëm te pazari ku shitej forca fizike e refugjatëve. C’farë të shikoje ? Shqiptarë të drobitur e të shqetësuar që kërkonin punë. Ndalonin veturat, blerësit e mallit fuqi punëtore. Shqiptarët turreshin se kush të shitej i pari për punë. Sa keqardhje ndjeva ato caste. Nuk matet hidhërimi. Sa të varfër ishim...
Arturi hipi në një një veturë për të shkuar në punë. Pranë meje afrohet një veturë e kuqe, më kërkoi për punë. Hipa në makinë duke marrë me vete edhe vajzën. Udhëtuam me shoferin që ishte murator. U futëm në rrugicat buzë detit. Një austriak po ndërtonte një vilë majë kodrës. Puna që do të bëja ishte e re.për mua. Do të shtroheshin pllaka guri në oborrin e vilës. Unë nuk e dija gjuhën greke, sidomos gjuhën teknike të muratorit. Ustai murator ishte si mushka, donte vetëm punë, ishte shumë i ashpër. Unë mëngjez nuk kisha ngrënë se fjetëm jashtë si spartanët. Procesi i parë i punës ishte gatimi i llacit me lopatë, në një pozicion të pjerrët.
Filluam nga puna. Asnjë minutë pushim. Ustai bërtiste donte llac dhe pllaka guri
Ai u nxeh disa herë me mua, sepse unë nuk kuptoja cfarë më kërkonte. Kur ai thoshte rikse (hidhe llacin)! , unë duke mos ditur fjalën i shpija pllaka, kur ai thoshte :vale ! (vendose pllakën) unë gabimisht i hidhja llac. Më shante greqisht por unë nuk e kuptoja. Pas një ore pune mosmarrveshjes , unë i fiksova fjalët e procesve të punës dhe fillova të plotësoja nevojat e ustait. Sa shpija llac, më kërkonte pllaka guri, të cilat ishin shumë të mëdha e të rënda. Djersa ime shkonte rrëke në trup.
Vajza kur shikonte që mbytesha në djersë më sillte cdo 10 minuta shishe me ujë, të cilat sa i pija ato avulloheshin nga nxehtesia e madhe. Sa keq i vinte vajzes që unë bëja punë të rëndë raskapitëse. Mu copëtuan duart nga pllakat e gurit dhe gëlqerja. .
Në orën 16.oo u larguam nga puna.,dhe shkova tek vendi në rrugë ku fjetëm jashtë. Ishim shumë të lodhur.. Erdhi edhe Arturi nga puna. U gëdhim përsëri jashtë. Hëngrëm bukë me domate. Ushqimet ishin të shtrenjta. Ne nuk kishim dhrahmi., ndjeheshim shumë të përbuzur. Gjetëm një dyshek mbeturinë dhe një batanije dhe natën tjetër do përmirësonim fjetjen jashtë.
       E enjte 20 qershor 1991
Në mëngjez përsëri me vajzen u nisa për punë tek vila e Austriakut. Erdhi ustai dhe më mori në punë. Punova pa ndërpreje tetë orë punë me llac e pllaka, por tani nuk gaboja në kuptimin e gjuhës së ustait. U larguam nga puna në orën 16.oo, shkuam tek ndërtesa në rrugë, e cila ishte hapësirë nga të katër anët se nuk ishin bërë muret, ishte vetëm me soleta betoni.
Në mbasdite dola tek rruga.Përball meje po flisnin shqip dy burra. Ata ishin nga Piluri Himarës. Njëri prej tyre ishte baxhanaku i M. C.. Sa mësuan që unë me vajzën e vëllan flija jashtë u indinjuan dhe na morën në shtëpinë e tyre. Kaluam një darkë të gëzuar. Simoni, baxhanaku djalit të tezes , na premtoi se do të na gjente shtëpi, sepse unë isha me vizë të rregullt. Lamë takim të nesërmen të takonim të zotin e shtëpisë që do të na strehonte. Vajzën e lamë në shtëpinë e Simonit, ndërsa unë me Arturin fjetëm tek rruga ku kishim fjetur kur erdhëm.
        E premte 21 qershor 
Në ora 7.oo shkova për punë në një familje. Pastrova kopshtin nga akaciet deri në orën 15.oo. Më paguan me 5000 dhrahmi. Mbasdite shkuam për të parë dhomën që do të strehoheshim. Pronari i shtëpisë 63 vjec quhej Andon Kutandis, njeri i pamartuar, zotëronte disa gjuhë të huaja., se kishte punuar në emigracion në evropë, por më shumë në Gjermani. Ishte njeri shumë korrekt dhe zemër mirë.. Unë komunikova me të italisht. Shkova me të në zyrat e Policisë të Porto- Raftit, së bashku me vajzën. Policia më ndihmoi të mos paguanim qira shtëpie. Me Andon Kutandis dilnim me veturën e tij për të bërë psonisjet e ushqimeve. Filluam jetë të rregullt, duke gatuar gjellë. Arturi mori të gjitha paisjet e duhura shtëpiake dhe ushqeheshim normalisht më mirë. Dhoma ku flinim është mbi rrotat e një makine, e cila ishte përdorur nga ish pronari për plazh. Vec dhomës kishim guzhinën, ishte me remeso nga Brenda e pastër, estetike,, shumë komode.
Natën e parë këtu fjetëm shumë shpejt se ishim shumë të lodhur.
       E shtunë 22 qershor 1991
Dola për punë në orën 6.30’. Vajza shkoi në Athinë me Arturin, me veturën e muratorit që punonte Arturi. Deri në orën 9 nuk gjeta punë.. Në momentin që do të largohesha vjen një burrë dhe më fton për punë. Hipi në makinën ë tij dhe shkuam në vilën e tij. Fillova pastrimin e kopshtit të vilës nga barishtet. Temperatura ishte shumë e lartë.. Cdo ore më shërbenin me kafe, qumësht e ujë të ftohtë.. Ishin dy vëllezër që kalonin mirë.Familja e tyre kishte disa vila. . Hëngra drekë bashkë me ta.. Kur mësonin që ne paguheshim pak në Shqipëri shprehnin keqardhje.. Në orën 16. më dhanë 5000 dhrahmi dhe ushqime per vajzën.. Darkën e kaluam me humor duke vlerësuar guzhinjer Arturin , i cili dha prova në gatimin e gjellëve të mira.
        E djelë 23 qershot 1991
Mora vajzen dhe dola për punë.Menjëherë na mori një veturë.Udhëtuam në jugë të Athinës. vajza ishte përpara në makinë.Pasi udhëtuam 1 orë me veturë nëpër rrugë të drejta e me asfaltim cilësor hymë në një gji deti. Nëpër kodrina me pisha ngriheshin vilat e Athinasve.Punova në pastrimin e taracës. Erdhi i zoti i shtëpisë dhe na gjeti duke ngrënë mëngjezin. Ustai i dha një pjesë të byrekut. Përball meje plaku lëvizste kokën e duart dhe me shënja më kërkonte ndihmë për ti dhënë ujë, se po mbytej. Unë se kuptova dhe u hutova.. Në cast shoqja e plakut turret tek i shoqi. . Ustai bërtiti fort. Ustai e qëllonte me pëllëmbë në kurriz.. U krijua një skenë humori, nuk na mbahej të qeshurit. Një djali i ri nga Vlora që ishte punëtor , bërtiste shqip : lëreni qenin të mbytet. U ngjitëm në katin e tretë të vilës. Vazhduam punën në lyerjen e soletës me zift. Kthimin për në shtëpi e bëmë të gëzuar. Darkën e kaluam shumë mirë me sinjor Andonin.
     E hënë 24 qershor 1991
Vajzen në mëngjez e cova në shtëpinë e Simonit.. Deri në orën 14 u enda nëpër rrugë për të kërkuar punë.. Nuk gjeta punë. Duke ardhur për në shtëpi një familje më dhuroi një torbë me rroba të mira. . Darkën e kaluam me shaka me vajzen, të cilën ka filluar ta marrë malli për motrat e mamin. Të gjithë kemi shumë mall.
         E martë 25 qershor 1991.
Vajzen në mëngjez përsëri e lashë në shtëpinë e Simonit.. Në orën 7.30’ më thot një tregtar të shkoja me një specialist në punë.
Para meje qëndronte një djalë me mjekërr., ngjante shumë me ata të mafies. Ai më ftoi të shkoja pas tij. Hipa në motor të tij.Fluturoi me shpejtësi..Kur po udhëtoja dyshoja se ku do më shpinte.. Kaluam një orë në udhëtim.Më në fund u futëm në një kantier anijesh peshkimi. Lyeva gjithë ditën me bojë anijen. Deri në orën 15 punova pa ndërpreje duke u shtrirë nën fundin e anijes për të lyer pjesët që nuk dukeshin horizontalisht.. Kur mbarova punën doja të merrja paratë. Në kantier kishte mbetur vetëm një qen që ishte sa një kau i arës. Kërkova specialistin për paratë.Kalova një orë në pritje. Në një anije gjeta një teknikë që rregullonte motorin e anijes. I fola . Atij i merrej goja. I thashë se sot punova në anijen e pronarit me mjekërr., dhe ku do ti marrë paratë. Ai mu përgjegj me fjalët Mut- mut.,,.; pastaj më qetësoj duke më thënë të prisja pronarin. I mora paratë me shumë mundime. Kisha gjithë ditën që kisha lyer me bojë të kuqe antiruxhë fundin e anijes , duke u shtrirë barkas. Nga fytyra dhe nga barku isha latërzhyer me bojë.. Në orën 17 udhëtoja në këmbë i uritur, nuk kisha ngrënë as mëngjes dhe as drekë. Rrobat i kisha bërë me bojë, këpuca kishte hapur gojën nga llaci gëlqeres.. Ecja buzë rrugës e dukesha i mjerë para banorëve të zonës. Mbrita me shumë vonesë në shtëpi . Pranë shtëpisë ku banonim ishin dy vila dhe të zotët e tyre na mbanin në frigorifer mishin që blenim. Të zotët ë vilave ishin Dhimitri dhe Jorgua. Dhimitri kishte grua Elenën, e cila e afronte shumë vajzën. Ata nuk kanë fëmijë.
        E mërkurë 26 qershor 1991
Fillova punë në orën 7. 30’ Puna ishte shumë e rëndë. Të zotët e shtëpisë ishin njerëz shumë të këqinj. Si fashistë të egër. Më mbajtën në punë 9 orë . Furnizoja me beton dhe llac dy ustallarë, që ishin babë e bir. U grinda me ta se më dhanë 4000 dhrahmi, kur puna bënte dyfishin. Mbasdite kaluam vizite tek gjitonët. Ne darkë shkuam për të folur në telefon. Pamë një godinë të madhe e cila ishte me xhama . Nuk dinim nga të hynim. Pamë njerëz në një pjesë të katit të parë. Me Arturin dhe me vajzen iu afruam ndërtesës. Xhamet ishin të tejdukshme, unë nuk i dallova dhe përplasa kokën në sipërfaqen e tyre. Goditja ime me kokë shkaktoi një zhurmë të madhe. Vajza dhe Arturi u gajasën së qeshuri.,me përplasjen e kokës time në xhama.
         E enjte 27 qershor 1991
Dola në mëngjez për punë. vajzen e lamë në shtëpi. Deri në orën 9 punë nuk gjeta. Për dy orë rresht togje-togje refugjatësh si hysmeqarë në përgjim të shitjes së krahut të punës. Luftë për ekzistencë. Ushqimet janë shtrënjtësuar shumë duke qënë se është edhe pikë turistike me vizitorë nga gjithë bota. Po nuk punove cdo ditë kërcënohesh nga uria., nga mjerimi.
Në orën 9.oo erdhi një burrë me veturë dhe më kërkoi në punë.bëmë pazar sa do të më paguante. Ai thoshte 3000 dhrahmi, unë i kërkova 5000 dhrahmi, ramë dakord 4000 dhrahmi. Shkova në vilën e tij. Do të ngjitja në katin e dytë , rërë dhe granil Sapo fillova punën pronari më solli për të ngrënë sallam, kos, dy birra dhe djath.Punova deri në orën 14.oo. duke hyrë plotësisht në rolin e hamallit. Mora 4000 dhrahmi. Darkën e kaluam me humor.
         E premte 28 qershor 1991
Vajzen e lashë tek familja e gjitonit. Ata nuk kanë fëmijë.U paraqita për punë tek një familje që kish biseduar Simoni. Punova deri në orën 16.oo nëpër një vapë të padurueshme. Transportoja me karro granil, rërë dhe mbeturina. Më tepër më mundonte etja për ujë.. Hëngra bukë tek pronari. Darkën e kaluam me humor . Bëmë një vizitë tek gjitonët dhe na dhanë një termus dhe fruta.
         E shtunë 29 qershor 1991
Vajzen e lamë në shtëpi. Unë dhe Arturi dualëm për punë. Deri në orën 8.45’ mbetëm pa punë. Erdhi një djalë i ri dhe na kërkoi për punë. Bëmë pazarin me nga katër mije dhrahmi sejcili.Kishin pastrim të kopshtit të shtëpisë. Kur shkuam në shtëpi gjetëm prindërit e tij dhe vëllan. Ishin binjakë. Ishin djem punëtorë shumë të njerëzishëm. Quheshin Dhimitri dhe Theodhori. Njeri ishte futbollist. Puna ishte me kazëm e shatë. Punim i tokës për zbukurimin e vilës.. Ata punonin së bashku me ne. Në orën 11.oo na shtruan për të ngrënë me sasi e cilësi të lartë gatimi. Vazhduam punën deri në ora 14.oo. Hëngrëm një drekë turistësh.Na premtuan që të shtunën tjetër do të na jepnin rroba. Gjitoni i tyre na kërkoi për punë. Menjëherë sapo mbaruam ngrënjen e bukës u paraqitëm tek shtëpia e vilës tjetër. Do të trasportonim copa betoni të shtëpisë që po ribëhej me përmasa të mëdha. Punuam 2 orë pa pushim. Lumi i djersës s’kish të pushuar. Na dhanë 5000 dhrahmi së bashku me Arturin. I zoti i shtëpisë na pruri me veturën në shtëpinë ku banojmë, Hirovunjë-Porto –Raft. . Mbasdite dualëm ,psonisëm me veturën e Andon Kutanis.. Bëmë shumë humorë.
        E djelë 30 qershor 1991
Dita e fundit e qershorit.. Mora vajzen dhe dola tek tregu i shitjes së krahut. Nuk kishte punë. Një vlonjat me emrin Nard i martuar, më shpuri në një familje për të bërë pastrim. Puna ishte transport pllakash me karro. Duke punuar, poshtë pllakës doli një nepërkë. E vrava me lopatë. E zonja e shtëpisë u tmerrua., por edhe u gëzua që e asgjësova. Punova deri në ora 13.oo.. Ishte pak punë. Më dhanë 5000 dhrahmi..Bashkë me vajzen bëmë vizitë në një familje që na premtoi për punë. Në darkë shkuam tek Simoni për të bërë pazarin për një murë rrethues. Nuk mbaruam punë, se nuk kishim metër, sepse edhe Simoni ishte pa qejf, sepse punon shumë në ndërtimim duke bërë suva. Duke lakmuar shumë paranë është tretur nga puna me një fizik të dobët përballonte punën e rëndë të krahut.
        E hënë 1 korrik 1991
Vajzen e lamë në shtëpi, e cila kishte shkuar tek gjitonia athinase(Elena e Dhimtrit) që nuk kanë fëmijë. Elena e do shumë . Cdo ditë na jep ujë të ftohtë dhe ëmbëlsira.
Në orën 7.oo u nisa për në tregun e punës.Kishin ardhur shumë refugjatë, sidomos vlonjat. Konkurenca për të gjetur punë është rritur. Grupe-grupe qëndronin në këmbë në pritje të zotërisë . Në orën 8.oo vura re që drejt nesh po afrohej një grua plakë. U tregova i shkathët e prita i pari në bisedë greqisht. Donte për pastrim vile dy ditë punë.. Unë për të martën kisha punë, më kishte gjetur Arturi; pra i thashë gruas plakë që të merrja edhe një shokë dhe ta mbarojmë punën sot.
Së bashku me një djalë nga Tepelena-Nivica. U nisëm me plakën në vilën e saj. Punuam deri në orën 14.30. Plaka më dha 5240 dhrahmi. Më dha edhe disa kukulla për vajzën. Kur do të ikja më tha ti shkoja për punë në vilën e saj ditën e enjte e të premte. Në shtëpi mbritëm në ora 15.30. Kisha lënë një punë që do të futja blloqe betoni në një shtëpi afër gjitonit.. Blloqet nuk erdhën,. Hëngra pak bukë me vaj ulliri dhe u shtrimë për të fjetur.. Sapo më zuri dremitja më foli gjitoni im Jorgua. Fillova punën në transport blloqesh betoni.. Prisja të më vinte Arturi, . Kaloi edhe ora 19.30 dhe Arturi nuk po dukej. U bëra shumë merak. Dy mendime më goditnin pa pushim trurin. Arturi më kish folur që shoferi që udhëtonte pinte dhe e zinte gjumi rrugës në makinë.. Arturi frontin e punës e kishte shumë të vëshirë me hekura në lartësi të mëdha ku rrezikohej nga rrëshqitja.Ngjitja e hekurave në lartësi të ndërtesave shumëkatëshe përbënte rrezik. Mendimi i dytë më ngacmonte se mos e kish zënë policia në Athinë. Kaloi edhe ora 21.oo, Arturi nuk po dukej. Edhe gjitonët treguan shqetësim për vonesën e Arturit. Në orën 21.05’ erdhi Arturi.Unë i kisha transportuar 300 bloqe në terren të thyer malor vetëm, me shpirtë në dhëmbë i ngjita .Më lodheshin duart se nuk kisha ngrënë mirë drekë. Punuam bashkë me Arturin dhe i ngjitëm ato 100 copë blloqe. Gjitonët më dhanë me detyrim për punën që bëmë 7000 dhrahmi.. Ne kundërshtuam gati pesë minuta. I sqaruam se i ndihmuam si gjitonë. Ata na kishin dhënë plotë ushqime, sidomos vajzes i jepnin vazhdimisht kasata dhe fruta. Pra dita e sotme ishte më prodhimtarja .e 12540 dhrahmi në ditë.
Arturi më tregoi pse ish vonuar, kish punuar mbasdite deri në orën 20.30’ tek shtëpia e ustait, ndërsa me shkathtësi gjitonëve u tha se u ishte prishur makina rrugës.. Fjetëm të lodhur. Vajza ishte e gëzuar se Arturit i kish dhënë ustai tij nje palë rroba të bukura për Brunën, fund e bluza dhe për mua një kostum të ri
        E martë 2 korrik 1991
Shkova në orën 7.30 tek shtëpia ku më tha Arturi, prita një orë , por aty nuk kishte njeri. Hyra nëpër rrugica për të kërkuar punë.Rreth dy orë kërkova por asnjë nuk më hapte portën Bëra disa xhiro nëpër rrugica por asgjë nuk doli. Duke kërkuar punë u ngjënda përball një shtëpie, ishte një grua që po qante. Mendova se në shtëpi i ka ndodhur fatëkeqësi., vdekje thashë me vete. Gruaja me bastunin në dorë po vazhdonte të qante me ngashërim. Ndan një gradhi më foli që ta ndihmoja për të marrë të dashuren e saj, një mace të ngordhur. Dikush ja kish vrarë. Më jep bastunin, që ta ngrija lart. Ajo vazhdonte të qante.I dhashë bastunin dhe e lashë duke e qarë. Patjetër do ti ketë zhvilluar cermoninë e varrimit. Në këtë zonë qeni dhe macja ushqehen në tavolinë me gjellë speciale dhe flenë në krevat mbuluar me mbulesa.Edhe në dyqane shiten ushqime për qen dhe mace. Shkova mbasdite nga Simoni për të mos gjetur punë, por asgjë nuk gjeta. Në darkë kaluam me humor me sinjor Andonin.
        E mërkurë 3 korrik 1991
U nisa për punë në orën 6.oo. tek shtëpia e ustait të Arturit. Erdhi edhe vajza. Punova 9 orë pa ndërprerje.Bëra pastrim të vilës, kishte sipërfaqe të madhe, ishte barë krisje e njomë dhe kishte cakëll- zhavor të holl që të pengonte kur punoje. Në pamje të parë të dukej sikur kjo punë realizohej për 2 orë. Punova deri në ora 15.oo. Erdhëm në shtëpi dhe lava disa rroba me ujin që ngrohej nga rrezet e diellit.Në darkë hëngrëm fasulet që mezi zienin
        E enjte 4 korrik 1991
Arturi iku në punë në orën 6., nga nxitimi ka marrë këpucën e djathtë timen dhe sandalen e majtë të tij.. Kur të vij në darkë do të bëjm pak humor.. Vajzen e lashë në gjumë në shtëpi.. Në orën 6 e 30 minuta u nisa në këmbë për në shtëpinë e plakës, arrita në orën 7 e 30 minuta..Plaka më priti shumë mirë. Më solli mish e djath për të ngrënë , por unë kisha ngrënë fasule në shtëpi. Fillova pastrimin e kopshtit. Aty nga ora 10. vjen vajza e plakës që ka studjuar në itali. Bisdeuam italisht .. Nga biseda italisht me të bijën, plaka fitoi më shumë respekt për mua dhe u bind që kishte me një njeri të shkolluar.
Kjo plakë quhej Eleni Antiakli, ishte ruse, kishte ardhur kur ishte fëmijë me prindërit në greqi si emigrante në luftën e parë botërore. Më dhuroi shumë enë guzhine , si dhe krevat e mbulesa për në shtëpi, por nuk kisha mundësi për transport. . Në orën 13. 30 u largova për në shtëpi. Kjo plakë aq e mirë më prezantoi me një plakë tjetër qe kishjte dy ditë punë, të cilat i planifikuam për ti kryer ditën e martë e të mërkurën e javës tjetër. Ditn e hënë do të vijë përsëri tek plaka Eleni për të vaditur lulet. .Shkova në shtëpi, hëngra drekë me vajzen. Jemi në pritje të Arturit. Në mbrëmje pritëm deri vonë Arturin., por nuk na erdhi. Gjithë natën fjetëm me merak për Arturin, si duket ka pasur punë edhe mbasdite dhe mund të ketë fjetur tek shtëpia e ustait Athinas.
          E premte 5 korrik 1991
U nisa për punë në orën 6 e 30 ‘ .Nuk kishja për të ngrënë mëngjez. Vajza shkoi tek gjitonja Eleni Dhimitri. Deri në orën 9 e 30’ nuk po më dilte variant pune. Në tregun e punës kishin ardhur shumë refugjatë. Vendosa të largohesha e të shkoja nëpër shtëpitë e lagjes për të kërkuar punë.. Afrohet një veturë, ishte një djalë i ri. Menjëherë me shkathtësi arrita i pari tek makina e tij. Konkureca është aq e madhe , sa ta rrëmben punën tjetri. Nuk bëhet shaka me mbijetsën.Duhet të punosh që të jetosh, aq më tepër në Porto-Raft që është vend turistik dhe cmimet janë të shtrënjta.
Arrita tek vend i punës.. Do të gatuaja beton. Dhe do ta transportoi me karrocë. Do të mbuloi tubat e instalimit Punova në një pjerrësi me shumë vështriësi. Ngjitesha me karrocë në malore, duke ndjerë uri, sepse nuk kisha hëngër mëngjes. Punova gjithë ditën duke mposhtur ndjenjën e urisë. Jashtë binte shi. Ustallarët në pushim hëngrën bukë, por mua më vendosën në një punë tjetër. Ishin të pashpirt më trajtuan jo si punëtor por si një skllav të përbuzur, aq më tepër me një urrejtje kur mësuan se isha shqiptar. Nuk më lanë asnjë minutë pushim. Në orën 15 e 30. më dhanë 5000 dhrahmi. Binte shi i dëndur. U kërkova të më shpinin me makinë në shtëpi, por as që më dëgjuan. Gjeta një copë plasmasi dhe e vendosa në kokë duke ikur i uritur për në shtëpi.
Në shtëpi më erdhi vajza më solli një pjatë gjellë nga gjitonët. Në orën 17 erdhi edhe Arturi. Bëmë pak humor për këpucën e sandalen e ngatërruar.
       E shtunë 6 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7. Bëra beton 8 orë. E transportova me karro. Lodhjen më të madhe e pata pas orës 12.oo kur trasportin e bëja në krah me teneqe që te bënte supet dhe zverkun gjith gunga e gjak. Vendi ishte i thepisur. Disa herë u rrëzova me beton në krah. Thyeva edhe orën , me të cilën matja kohën e mundimshme të punës.Në orën 16 u largova për në shtëpi. Erdhi Arturi dhe shkuam për një punë që kishte biseduar Arturi, por grekët na gënjenin, Ata premtonin shumë, por menjherë harronin. Në mbrëmjë bëmë vizitë tek familja e Simonit.
        E djelë 7 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Pronari ishte inxhinjer që fliste spanjisht. Më shfrytëzoi në punë egërsisht 8 orë pa asnjë minut pushim.. Punonte bashkë me mua. Ndjeva lodhje të madhe.. I uritur ika në këmbë në shtëpi. Rrugës takova Arturin. Në shtëpi gjetëm vajzen që ditën rri tek Elena-Dhimitri dhe ushqehet shumë mirë.
       E hënë 8 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Punova 8 orë pa pushim. Lodhje dhe turturë me barkun bosh. Mora 5000 dhrahmi. Vajza shkoi në mëngjes me Elenën në Athinë.Në orën 15.30’ filluam një punë me Arturin duke trasportuar tulla te gjitoni Jorgo. Morëm me Arturin 5000 dhrahmi. Në darkë erdhi vajza nga Athina.Eleni i kishte blerë shapka dhe nëpër vizitat që kishte bërë nëpër familjet greke i kishin dhuruar disa rroba e atlete, i kishin dhënë 1000 dhrahmi. Në darkë lava disa rroba.Ndjehesha shumë i lodhur dhe tepër i malluar për familjen. Bëmë vizitë në familjen e Kostës që ka telefon. Mora në telefon familjen e Vaso Kantu për të punuar ditën e martë e mërkurë., por ajo ishte sëmurë dhe kishte ikur tek mjeku, . të shohim nesër se cfarë pune do të bëjë.
       E martë 9 korrik 1991
U nisa në punë në orën 6 e 30’ së bashku me Arturin. Rastësisht i gjeta punë Arturit për pesë ditët që nuk i punonte ustai në Athinë. Vetë shkova në shtëpinë e porositur, por ajo nuk ishte aty. Punova tek plaka duke e djegur radhën e të enjtes.. Punova deri në orën 13e 30’ , bëra pak punë, nuk u lodha.Kur ika plaka më dha dy tenxhere dhe disa këmisha e bluza e pantallona, dhe një pallto të zezë të sajën. Vajzen e gjeta në shtëpi.. Në mbasdite dualëm për të psonisur, kaluam rrugës tek puna e P…, na tha se kish ardhur H .. E takuam edhe atë, bëmë pak muhabet, se do të blenim mish e bukë. Blemë mish dele dhe me qejf shkuam në shtëpi për të ngrënë darkën në shtëpi. Mishin e vumë për të zier. Nga uria hëngrëm bukë me domate.. U shtrimë për të bërë muhabet duke pritur të ziente mishi. Na zuri gjumi mua, vajzen dhe guzhinjerin ton Arturin. Në orë 2 e 30’ pas mesnate u zgjova për të mbuluar vajzen, kur dola tek dera pashë që tenxherja me mish po digjej.. I fola Arturit. Nga stërmundimet e punës kishim harruar të hanim darkën..Mishi i deles ishte përvëluar..Arturit nuk i vinte keq për mishin, por si t’ia bëntë tenxheres së gjitonit që ishte e nxirë sterrë fare.
       E mërkurë 10 korrik 1991
Dola për punë në oren 7.oo. Kishte si zakonisht shumë refugjatë., të cilët bënin muhabet në grupe të vogla.Unë qëndrova në këmbë te rruga. Kunati Muratit m’u lut të uleshim tek muri, por unë duhej të gjëja punë, duhej të shitej edhe sot fuqia e krahut. Qëndrova vigjilent, sa erdhi , iu afrova i fola greqisht. Pa e ditur se cfarë pune do të bëja dhe sa do të paguhesha u futa me të shpejtë në veturë. Puna ishte sistemim dheu, të cilën e bëra për dy orë. Pronari ishte në dilemë si do të më paguante. Unë i thashë se keni disa mbeturina tullash dhe teritori duhej pastruar. Kaloi edhe një orë punë. Pronarit i thashë se kishte shumë barishte dhe duhej te pastroheshin. Mirë, më tha pronari, por do më spërkatësh edhe hardhitë. Pronari më tha a merrja vesh nga spërkatja e hardhive ? Refugjatët e shkretë pranonin të bënin cdo punë dhe kështu mësuam të kryenim punë që nuk i kishim bërë kurre, aq më tepër unë që kisha punuar mësues. Fillova të spërkatja hardhitë, në majën e shkopit varej një trast me gurëkali gjyrë të kaltër. Duke e tundur në drejtim të erës përballë verigëve të rrushit. Mbi trupin tim shpërndahej pluhuri i gurit të kalit, i cili më mbuloi edhe fytyrën duke më bllokuar frymëmarrjen dhe më përcëllonin sytë. Të gjitha punët i bëra me shumë shpejtësi. Pronari duke më vëzhguar qeshi dhe më tha se do më paguante 5000 dhrahmi. Pronari duke ngelur i kënaqur nga puna ime më tha që të shkoja në shtëpinë e tij ditën e premte për të punuar. Më mori me veturë dhe më përcolli në shtëpi., duke më blerë edhe ushqime. Erdha shumë shpejtë në shtëpi. Fillova të pastroja tenxheren e cila ishte djegur. U ula edhe shkruajta këto rreshta në këtë ditar të emigrantit. Sot do të shkruaj letër për në Vlore se do te iki baxhanaku i Muratit.
       E enjte 11 korrik 1991
Dola për punë por nuk gjeta, leviza nëpër lagje për të kërkuar punë, por kjo është zonë turistike dhe njerëzit duan të pushojnë. U lodha nëpër dyer dhe asnjë përgjigje.
      E premte 12 korrik 1991
Shkova në punë në vend të Arturit. Erdhi dhe vajza. Punova duke ngjitur materiale me vinc në një ndërtesë me pesë kate, në të cilën shtroheshin pllaka.në dysheme.Ustallarët ishi shumë të njerezishëm. I dhanë vajzes 1500 dhrahmi, . Mbas dite me Arturin punuam në një familje në shtrim betoni dhe muarëm 10.000 dhrahmi
       E shtunë 13 korrik 1991
Dualëm për punë dhe nuk gjetëm.Dualëm edhe nëpër lagje por nuk gjetëm punë. Erdhëm në shtëpi dhe e qujtëm dita e higjenës, U pastruam. dhe lamë rrobat
         E djelë 14 korrik 1991
Dola për punë me vajzen dhe Arturin në ora 7/oo. Në sheshin e tregut kishte shumë refugjatë, të ndarë në grupe sipas krahinave., vlonjate, gjirokastritë, tepelenas et. Sapo vinte një veturë turreshin kush të hynte i pari në të për të punuar. Grupi i tepelenasve lëviste nga një cep rruge në tjetrëm. Një vlonjat bërtit fort. – Sot fillon festivali folkloristik “ Na bashkoi kënga popullore”. Edhe pse ishim të mërzitur nga papunësia , plasi të qeshurit dhe humori nuk pushonte.
Një veturë ndalet mes refugjatëve., pronari vrojtonte te gjitha grupet e refugjatëve. Unë qëndroja me vajzen në krah në anë të rrugës..Pronari duke na peshuar me sy, më ftoi me vajzen në makinë, Shkuam në supervilën e tij që ishte ngritur majë një kodre të madhe shkëmbore,. Ishte një godinë madhështore. Përpara vilës ishin qindra tarraca me cimento në të cilat ishin mbjellur qindra pemë dhe lule.. Bëra dis prashitje dhe vaditje deri në orën 13.oo Mora 5000 dhrahmi. Largimin për në shtëpi e bëmë në këmbë, ecëm dy orë nëpër një vapë shumë mbytëse.
Në mes të natës në dhomë bëhet një zhurmë e madhe. . U cova dhe dola tek dera.. Në guzhinë dicka lëvizi. Bërtita fort. Hajdutët, hajdutët. O Turi, cohu se na vodhen. Arturi u cua dhe erdhi tek unë. Unë i shqetësuar po i tregoja vendin ku ishte hajduti.
Dhe në vend ti flisja shqip i thashë greqisht : ine edho !
Në këto momente nga vendi, ku unë mendoja se ishte hajduti doli vajza që gjatë natës ishte ngritur nga vend i fjetjes dhe kishte shkuar tek një karrike tek kuzhina nga vapa.. Në gjumë në karrike ,vajza ishte rrëzuar nga karrikja që shkaktoi zhurmën dhe frikën nga hajdutët.
Hajde të mbaje të qeshurat e Arturit. e vajzes.. Disa dite rresht kjo ngjarje na mbante me humor.
      E hënë 15 korrik 1991
Dola për punë në oren 7.oo.Shkova në punë me brigadën e shtrimit të pllakave mermeri. Ata ishin 7 vetë dhe ishin njerëz shumë të mirë. Puna ishtë e vështirë, por me sjelljen e tyre ata të bënin ta përballoje lodhjen. Sillnin edhe ushqim për drekë. Punova deri në ora 15.oo.
Darkën e kaluam me humor.
          E martë 16 korrik 1991
Shkova për punë. Punova deri në orën 15.oo. Vajza shkoi me Arturin në Athinë.
Bëmë mbasdite psonisjen Darkën e kaluam me humor. te sinjor Andoni.
        E mërkurë 17 korrik 1991
Punova nga ora 7 deri në ora 15. Ustallarët ishin njëri më i mirë se tjetri., na bënin kafe në orën 8.oo. Punën nuk e ndjeja fare nga shakatë e tyre.. Kanë një harmoni të përsosur si në punë edhe kur ecin në rrugë.. Ke dëshirë që të qëndrosh sa më tepër me ta. Mbasdite lëvizëm disa rroba por ecëm në kembë. Gjithmonë në këmbë. Ky ishte fat i shqiptarit si më i varfëri i Evropës.
        E enjte 18 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Vajzën e cova tek familja e Simonit.
Punova deri në ora 15.30’. U lodha nga vapa e madhe. Punë dhe vetëm punë pa e ngritur kokën, as për të fshirë djersën lumë. Me stomakun bosh po punoja dhe trupi im kish filluar të hollohej e të tretej.
       E premte 19 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Vajzen e lashe tek shtëpia e Simonit Në punë punova deri në orën 12.oo. Ustallarët kishin porositur disa tava me pula të pjekura dhe shikonin tërë humor se si ne shqiptarët hanim shumë shpejt pulen e pjekur dhe përlanim në seri të tjerat. Bënin kryqin kur shikonin që me një rrotullim të pulës ajo kishte përfunduar në barkun tonë të uritur.. Darkën e kaluam si zakonisht me humor.
         E shtunë 20 korrik 1991
Dola tek sheshi i tregut të punës, me vete kisha edhe vajzen. Deri në porën 9 e 30’ nuk pata asnjë kërkesë për punë. Ishin shumë refugjatë në rrugë. Gati cdo minutë refugjatëte shikojnë njëri-tjetrin me shumë urrejtje, në garë kush të shitet për punë. Vjen një taksi. Një vlonjat afrohet dhe bëhet gati për tu future në makinë, por kur pronari hapi derën e makinës hodhi sytë drejt meje.Më njohu që kisha punuar katër ditë rresht tek vila e tij., ku mu thye edhe ora. Pronari nuk mori vlonjatin por më ftoi mua të futesha në makinë.
Shkova në vilën e tij dhe punova deri në orën 17.oo,gjithë ditën nuk kisha futur asnjë kafshatë bukë në gojë.Në një familje aty afër vajza hëngri drekën. Kur do të ikja nga puna erdhi shoqja e pronarit dhe pasi u njoh me vajzen më kërkoi që ta pagëzonte .. Pronaria u gëzua që do të vaftiste vajzen, na shoqëroi me makinën e saj për në shtëpi. Na bleu edhe ushqime për vajzen dhe na ftoi që të shkonim të nesërmen në vilën e saj
        E djelë 21 korrik 1991
Shkova me vajzen në këmbë tek vila e pronarit të keq, njeri i,lig, grabitës i gjakut të shqiptarit, të shfrytëzon në maksimum në punë dhe nuk të jep asgjë për të pirë. Në orën 12 erdhi e shoqja e pronarit shumë e mërzitur dhe pa i flolur të shoqit më tha: Nuk mundem ta vaftisë vajzën tuaj dhe u largua tepër e mërzitur.. E kuptova që ishte grindur me të shoqin, i cili është shumë kurnacë .
      E hënë 22 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.00 .Arturit nuk i erdhi ustai. Kalova në punë mjaftë mirë.Vizitë tek plaka. vajzës i dhanë 1000 dhrahmi.
      E martë 23 korrik 1991
Vajzen e lashë në shtëpi. Në punë kalova mirë . Punova 8 orë.
Mbasdite shkuam te senjori Andon Kutandis dhe bënë humor, dhe na premtoi se do të na ndihmonte për të shkuar në Athinë për vizitë në spital .
         E mërkurë 24 korrik 1991
Vajzen e shpura tek plaka.që ruan kishën. Shkova në punë. Punova nëpër vapë. Erdha në shtëpi në orën 16.. Vajzes i dhuruan 3000 dhrahmi. Në darkë në rrugë gjeta një televizor. Darkën e kaluam tek Kosta.
E enjte 25 korrik 1991
Në punë shkova në orën 7.oo. Punuam shumë. Erdha në shtëpi në orën 16.oo dhe mora vajzen për vizitë tek mjeku Arturit.,sot punon edhe pasdite.
         E premte 26 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo.Vajza shkoi për vizitë në spital.Punuam shumë. Na kanë shfrytëzuar gjatë javës dhe siguruan materialin për javën tjetër, pra na shkurtuan ditët e punës, duke na shfrytëzuar egërsisht në punë.
        E shtunë 27 korrik 1991
Bashkë me vajzen shkuam pë punë tek shtëpia e places. Qëndruam deri në orën 15.oo . Në orën 16 së bashku me Arturin e vajzen shkuam në familjen e Vangjelit për punë. Muarëm nga 3000 dhrahmi.
       E djelë 28 korrik 1991
Së bashku me vajzen shkuam tek Vangjeli, punova paradite dhe pas dite.Më dha 8000 dhrahmi., hëngrëm drekë dhe rashë dakord që të punoi tetë ditë nga 6000 dhrahmi me 8 orë punë.
E hënë 29 korrik 1991
Shkova në punë në këmbë sepse makina kish kaluar se unë u vonova se përcolla vajzen për në Athinë. Punova deri në orën 16.oo Vajza kish qenë për vizitë me xhajën në Athinë.
Jemi shumë të lodhur nga puna, tepër të mërzitur nga vetmia në vend të huaj.
       E martë 30 korrik 1991
Dita e fundit me ustallërët grekë që shtrojnë pllaka. Punova deri në orën 15.00.U ndava me ta me mbresat më të mira. Sidomos Kosta dhe Thanasi. Duke rritur intesitetin e punës sime dhe të një himarjoti të lig antishqiptar na shfrytëzuan barbarisht, tekniku i brigadës ndërtimit , i cili shfrytëzoi mosnjohjen tonë të proceseve të punës. Mbasdite shkova në Markopolo për të rregulluar orën , por asaj i kish humbur akrepi i sekondave dhe i minutës, kështu e hodha poshtë. Në darkë punuam me Arturin tek një shtëpi afër banimit tonë.
       E mërkurë 31 korrik 1991
Në orën 7 e 30 minuta me vajzen dhe sinjor Andonin u nisëm për Athinë për vizitë. Udhëtuam drejt Athinës dhe kur dualëm në kodër mbi Athinë pame gjithe shtrirjen e madhe të Athinës. Madhësia e shtrirjes nuk kapej dot nga syri ynë. Për dy orë kontrolluam klinikat e Athinës. . Hëngrëm drekë. Unë për të kursyer mora vetëm një pjatë fasule. Kursyem lekët. Kontrolluam dyqanet e televizorëve dhe manjetofoneve, shifnim me sy se nuk i blenim dot. Mbas dite me Arturin shkuam për punë dhe nxora lekët që spunova paradite.
          E enjte 1 gusht 1991
Dola për punë në orën 7.00 Deri në orën 10 nuk gjeta punë. Në mëngjes takova …H…., i cili më porositi të mos tregoja se jemi kushërinj. Pse ? ! Edhe ditën e parë këtë gjë më kërkoi, nuk e di si ta përcaktoi karakterin e tij.. Mu lut që të iknim , se punë sot nuk ka. Në këtë moment vjen një kërkesë për punë, por duhej kazëm dhe lopatë. Dhe duheshion dy vetë. Kur prisja të shkoja … ai bëri sikur nuk më pa dhe mori një tepelenas Shova vizitë tek plaka dhe më dhuroi 500 dhrahmi. Darkën e gatova une, gjellë me mish sepse Arturi erdhi me vonesë.
      E premte 2 gusht 1991
Punova tek plaka shpirte mirë.Elena, e cila më dha pak punë deri në ora 11.00. Mora 5000 dhrahmi. Dita bënë shumë e nxehet dhe temperature rritet me tepër tek baranga e plumbit ku nuk flihet gjumë.
      E shtunë 3 gusht 1991
Punova tek shtëpia e Vangjelit, njeri shumë i mirë. Shkuam për furnizim në Athinë, në shtëpi punuam shumë pak Punova edhe mbasdite dhe gjeta edhe një punë për të hënën pasdite.
      E djelë 4 gusht 1991
Bashkë me vajzen shkuam tek shtëpia e Vangjelit. Punova për raftin në bodrum, ku nxehtësia të bënte qull në djersë.Punova edhe me sharrë duke sharruar durë për të djegur në furrin e pjekjes së mishit. Drekën e hëngrëm shumë mirë. Punova edhe mbasdite. Darkën e kaluam me Arturin si të vdekur nga lodhja e ditës.
         E hënë 5 gusht 1991
E hëna e fundit që do të kaloj në Porto-Raft. Filloi java e fundit e emigracionit të parë. Ditët na duken shumë të gjata., jemi tepër të mërzitur. Megjithëse cdo mëngjes udhëtojmë me veturë në mjedise shumë të bukura, ato nuk më tërheqin më, edhe ushqimin e hamë të menduar. Kemi shumë mall për fëmijët. Në orën 8.oo na erdhi Vangjeli për të na marrë bashkë me vajzen. Punova deri në orën 12oo. Bëmë banjë në detë. Në orën 17.ooo punova me Arturin tek puna që na gjeti Panajoti., do të punojmë tre pasdite pune. Darkën e kaluam shumë të mërzitur, se sinjor Andoni nuk e la Arturin për të qëndruar tek baranga e tij ku ne mbushim ujë.
         E martë 6 gusht 1991
Punova tek Vangjeli. Kaluam shumë mirë. Në orën 19.oo shkova tek puna pasdite. Darkën e kaluam pa bukë se nuk kisha gatuar.
          E mërkurë 7 gusht 1991
Punova tek Vangjeli deri në orën 14.oo. Kaluam një drekë të mirë. Në orën 17.oo punova tek puna pas dite. U lodhëm shumë nga puna, sa që nuk kishim takat të hanim darkën dhe fjetëm pa bukë.
         E hënë 8 gusht 1991
Bashkë me vajzen shkova në shtëpinë e Vangjelit. Lyeva me gëlqere deri në orën 15.oo. Në orën 17 shkova tek puna tjetër. Punova deri në ora 20.oo. Bëra debate për lekët, na dhanë pak lekë për katër pasdite punë. Darkën e kaluam vetëm se Arturi kishte qëndruar në Athinë.
          E premte 9 gusht 1991
Punova deri në orën 14.oo tek Vangjeli. Ishte edhe i vjerri, hëngrëm drekë. Muarëm edhe adresën e njëri-tjtrit. Vajza u miqësua shumë me vajzën e tij Elenën. U ndamë shumë me respekt, një ndarje prekëse. Na shpërblyen shumë mirë me lekë, na trajtuan sikur të ishim vëllazëri. Njerëz tepër të mirë.. Vangjeli premtoi se në shtator do të vijë në Vlorë., ndërsa vitin tjetër në shtator më ftoi me familje në Athinë. Dita e sotme ka qenë e nxehtë.
         E shtunë 10 gusht 1991
Punova tek plaka Eleni. Më priti shumë mirë, që në mëngjes më dha qumësht me djath.Punova deri orën 12.3o.Më dha me vete një tavë me pulë të pjekur. Dhe 6000 dhrahmi. U nda me shumë emocione. Është dita e fundit që po punoj në Athine. Po bëjmë sistemin e plackave se nesër do shkojmë në Pire në Pazar për të blerë gjëra për shtëpi. Problem mbetet strehimi i Arturit, sepse sinjor Andoni nuke lejon më te strehimi i kabinës tonë.
         E djelë 11 gusht 1991
Shkuam me Arturin dhe vajzen në Pire.
Blemë dis gjëra. Kishte shumë dëndësi mallrash, nuk lëvizje dot në Manastiraq. Edhe nga njerezit. Duhej të ruheshe edhe nga hajdutët e shumtë., të përlanin paratë me mjeshtërinë më të sofistifikuar. Bleva dy manjetofonë dhe një sixhade të madhe. Drekëm e hëngrëm në një tavernë, dhe provuam manjatefonët për të bërë incizim. Imcizimi doli i dobët.
          E hënë 12 gusht 1991.
Në orën 6 e 30 minuta erdhi ustai i Arturit dhe na mori me makinë për të na shpurë tek stacioni i autobuzit. U ndamë tek stacioni i autobuzit me Arturin. Në orën 9 e 30 minuta u nisëm për në Janinë. Udhëtuam 7 orë drekëm e hëngrëm në një pikë turistike. Erdhëm në Janinë në orën 18.oo. Shkova me taksi në Stavraqis në orën 20.oo. Kaluam darkën tek shtëpia e Jorgo Bellos.
            E martë 13 gusht 1991
Gjithë ditën me vajzen nëpër dyqanet e Janinës, blemë disa gjëra që na duheshin.
Darkën e kaluan duke pirë.
            Emërkurë 14 gusht 1991
Udhëtuam për në Kakavijë. .Mbrita ne Vlore .

2. Emigracioni i dytë me familje maj - gusht 1992
Ne emigracionin e dyte sigurova nje vize nga ftesa e nje greku qe njoha ne emigracionin e pare . Sigurova vize edhe per gruan. Familjarisht u nisa per ne Porto –Raft te Athines. Fillimisht perballuam shume veshtiresi , strehimi ishte pa drita, nje ndertese e vjeter, por nga e keqja banuam aty. Njohem nje grua besimtare greke. Ishte shume humane.. Punuam kater muaj, krijuam nje gjendje financiare .Te lodhur e te raskapitur u kthyem ne Vlore.Filluam perseri punen si mesues. Sigurova truall ne Ujin e Ftohte dhe ngrita katin e pare te shtepise.
Emigracioni trete me familje me afate te gjate 1993- 1996
Vendosem dhe u larguam nga puna si mesues. U vendosem familjarisht ne Athine. Mjekja greke , na strehoi ne vilen e saj ne Porto-Raft,nje gji detar . Nuk na merrte asnje leke , perkundrazi na dhuronte ushqime. Ajo na ndihmoi shume. Vajzat shkuan ne shkollen greke
Punuam kater vjete ne punet me te veshtira, u beme skelet sa nuk qendronim dot ne kembe. Perfunduam nje shtepi te bukur dy katshe ne Ujin e Ftohet Vlore. Te mashtruar nga firmat piramidale u kthyem ne Vlore. Na zuri viti zi 1997. Jetuam mes plumbash. Nuk e di se si Zoti na ka shpetuar nga plumbat qe na kalonin neper kembe.
Me dhimbje shita shtepite ne Ujin e ftohte, por isha i gezuar se parate do ti harxhoja per ta nisur vajzen me studime ne Amerike., E realizova me shume perpjekje nisjen e saj.
…….
Vazhdon
Qatip Mara
Foto: DUKE  KUJTUAR  VITET  E  EMIGRACIONIT
Qatip Mara
Fragment nga libri kujtimeve :
1.       Emigracioni   ne Greqi
       Këtë ditar fillova ta shkruaj në Porto-Raft  Athina , pasi kaluan 10 ditë punë në Janinë. Me duar që janë mbushur me plagë nga gërvishtjet e Blloqeve e punëve të tejzgjatura kam hedhur disa shënime të jetës së përkohshme në Greqi. 
                  E premte 7 qershor 1991
         Me vizën që kisha marrë për arsye shëndetsore   në ora 4.30’ hipa në një makinë në stacion e angjensise se udhetareve.  Ne oren 12.oo kalova doganën greke. Hipa në një autobus komod. Udhëtova për Janinë. Rrugët rrethoheshin me gjelbërim dhe ngjanin si tunele të gjelbërta , sepse pyjet ishin të virgjër. Në orën 13.oo  arrita në Janinë. U befasova me reklamën  me mallra  por nuk  dija përdorimin e tyre. Pavionet e mallrave evropiane konkuronin me mallrat amerikane. Lumi i veturave nëpër Janinë ishte i pandërprerë., me larminë e ngjyrave dhe markave ishin njëra më e mirë se tjetra.
        Unë edhe ndonjë shqiptar ecim në këmbë.Asnjë mbeturinë nuk kishte rrugës.Kudo kishte pastërti.  Ora 17.oo mbrita në  fshatin Stavrakis, i cili eshte ngjitur me Janinën. Aty  u strehova në shtëpinë e Jorgo Bellos. Të zotët e shtëpisë na pritën mirë., por nuk kishin dhomë për të fjetur. Natën fjetëm në stallat e dhënëve me krevatë, por mbi kokë nëpër trarë kishte pula dhe këndezë të mëdhenjë që të zgjonin herët dhe nuk përtonin të lëshonin nga lart glasa sa një bajgë lope. 
                        E shtunë 8 qershor 1991 
Fillova punë për të ngarkuar bar. Vandakët ishin të ngjeshur dhe me madhësi sa një dollap rrobash, të lidhur me spango të trashë me makineri. Nëpër duar u ngulën gjëmbat e parë. Pasi bëmë disa ngarkime e shkarkime bari e sistemuam nëpër hauret e tyre duke i trasportuar me karro.  Ditën e parë mora 3000 dhrahmi.
                            E djelë 9 qershor 1991
Nëpër një shi më muarën për të ngarkuar bar. Atë ditë erdhi dhe Luan Mara dhe punuam bashkë. Puna ishte e vështirë pa bërë asnjë minutë pushim. Temperatura ishte e lartë., të zhuriste vapa dhe te thahej buza për ujë. Pronari  ishte njeri shumë nur zi dhe na shpërbleu pak duke na dhënë  2000 dhrahmi. Darkën e kaluam tek qymeci i pulave. Fjetëm shumë keq.
                     E hënë 10 qershor 1991
Punova me Luan Marën përsëri në ngarkim bari.. Pronari na shfrytëzoi barbarisht. Barin  e futnim në një pozicion të mbyllur në rrugicë të ngushtë në një kasolle të gjatë të ulët që të bëhej koka me xhunga nga goditjet me trarët e shtrëmbër. Temperatura e lartë, tymi i bykut  të mbyste. Djersa na shkonte lumë. Kanatjerja dhe këmisha notonin në djersë. Flokët  ishin shndërruar në burim djerse. Përsëri na dhanë pak, vetëm 2000 dhrahmi. Në darkë Luani dhe Leveni largohen nga fshati, shkojnë për punë diku larg. Fjeta tek koteci pulave. Rrobat i mbulonim me gazeta që të prisnin gëlasat e pulave.
                          E martë 11 qershor.
Deri në orën 10.oo mbeta pa punë.  Në orën 11.oo një burrë më merr për të qethur  delet në hangar. E zonja e shtëpisë një grua e shëndosh topolake mbante këmbët e deleve, sepse dhente jo vetëm konkuronin nga madhësia me lopët por ishin të serta si mushka.   
Delen e parë e qetha me vështirësi, djersët më venin lumë nga sikleti dhe nga vapa. Gërshërët prisnin shumë e ndonjherë prisja lëkurën me copën e mishit të deles. Qetha edhe delen e dytë. Me shumë vështirësi. Pas deles së dytë  radha i erdhi Dashit të kopesë. Dashi ishte si  kau i arës. Fillova ta qethja nga barku. Duart  më dridheshin nga lodhja  dhe pa pritur  në një fazë të punës dashi godet me shqelëm në hunde  të zonjën e shtëpisë dhe e përplas për tokë. Hangarin e mbuloi e qeshura ime se grekja me këmbë përjetë bërtiste e sokëllinte nga dhimbjet e goditjes së dashit. Pasi e përfundova  së qethuri dashin ora po shkonte 15.oo shkova te stalla e deleve ku flija. Sapo u lava me uje te cezmës  më thirrën për punë. Puna ishte ngarkim bari në parcelat e livadheve larg Janinës. Hipa në një makinë.Shoferi ishte njeri i mirë.Unë nuk dija  gjuhën dhe nuk komunikova dote me të. Doja të shkoja të përfundoja tre delet që kisha lënë pa qethur te e zonja që u godit nga  shqelmat e dashit, që të merrja edhe pagën 2000 dhrahmi.. Shoferi më thotë se do të ktheheshim shpejtë se një rrugë do të ngarkonim  bar. Ndërruam makinë. Hipa në një skodë të madhe si vagon treni. Brënda në kabinën e skodës gjeta një prift. U larguam 30 km lag Janinës., u futëm në një pyll të ndëndur me rrugë të keqe. Gjithë rrugës prifti më pyeste  Unë i përgjigjesha gjysma –gjysma shqip-greqisht. Më mundonte pyetja e dyshimit : cfarë donte  prifti në makinë e punës ? . Duke udhëtuar mes pyllit në rrugë gropa-gropa  skoda u fundos në një rrugicë tërë  llucë e baltë. Prifti i alarmuar  nga fajësia se e futi shoferin  në rrugë të keqe, u largua me shpejtësi  duke ecur në këmbë për të gjetur ndonjë zetor. Me mjetet rrethanore pak drure e dhera të thata unë ndihmova shoferin dhe makina doli nga gropa ku ishte fundosur. Vazhduam përsëri udhëtimin nëpër pyll deri sa arritëm në pronën e priftit. Bëntë shumë vapë, isha vetëm, denekët ishin të mëdhenjë. Procesi ishte i vështirë. Makina kishte sponte shumë të larta. Denekët e mëdhenj duhej ti ngjisja dy herë në makinë dhe ti sitemoja duke i stivosur në radhë të ngjeshura. Bari I thatë më ngjitej për lëkurën e trupit gjithë djersë.
 Nga lodhja merrja frymë me gojë., por këtë e paguaja  duke gëlltitur   tymin e bykut dhe fije bari të  thërmuara.  Nga puna dhe nga vapa trupi kullonte vetëm djersë. Grimca të vogla bari futeshin deri në stomak, disa herë mu provokua vjellje. Rrugët e sipërme të frymëmarrjes më bllokoheshin nga tymi mbytës i barit të thatë. Ndërkohë prifti më sillte bidonin me ujë. Kur ai pa se unë isha shumë i lodhur, hoqi rrobat e zeza dhe më ndihmonte duke më afruar barin.
 Kur pashë priftin që me shpejtësi hoqi kostumin e zi e filloi të punoi si djalë i ri, fillova të punoj me vullnet për ta mbaruar procesin e punës.  Pas mbarimit të ngarkimit të barit, u kthyem në një rrugë tjetër sepse do të shkonim tek shtëpia e priftit. Kur dualëm në rrugë kryesore , prifti zbriti nga  skoda dhe hipi në veturën e tij. E shpumë barin në shtëpi të priftit. Shpresoja se prifti do të më jepte shumë dhrahmi., por ai u tregua shumë kurnacë, më dha vetëm 1500 dhrahmi. Isha tepër i mërzitur se edhe qethja e deleve më humbi dhe të zotët e shtëpisë nuk më dhanë  paratë e punës që bëra paradite.
                                         E mërkurë 12 qershor 1991
Fillova punën në Janinë. Ora 7.30’  vinte padroni me makinë për të më marrë për punë. Për herë të parë pashë egërsi në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu. Isha me një djalë nga Skrapari. Bënim 8  orë  punë me kazmë , lopatë dhe vare për të hapur themele. Asnjë minutë pushim. Pronari ishte 63 vjec dhe punonte së bashku me ne. Ishte tepër kërkues. Sa shumë djersë ! Sa herë kam pirë ujë . Djersa vazhdonte lumë. Stomaku ishte kthyer si një radiator makine ku vazhdimisht pinim ujë. Duart na gjakoseshin sepse vendi ku hapeshin themelet ishte gjithë gurë. Në ora 15.oo u larguam nga puna me makinë.Megjithëse kisha tetë orë që punoja në një kodër të Janinës, vetëm kur po freskohesha pashë se ndodhesha mbi liqenin e Janinës, kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Pronari na pagoi 3000 dhrahmi.
                                 E enjte 13 qershor 1991
Punova gjithë ditën në Janinë duke hapur themele me kazëm. Vetëm punë pa ndërprerje 8 orë me kuriz të përkulur. Pronari na rrinte në kokë si një xhandar i egërsuar. Kishim frikë edhe të shkonim për të urinuar, sepse  të përzinin nga puna. Duart kishin filluar të krijonin  plagë dhe të enjteshin. Gërmimi ishte shumë i vështirë , përdorim edhe varenë për të thermuar gurët. Pronari na shikonte me rreptësi, ishte i vrazhdët , na trajtonte sikur të ishim skllevër. Djersa rridhte lumë  nga koka tek këmbët, por pinim ujë pa ndërprerje duke e mbushur barkun plotë. Në ora 15.oo  u larguam nga puna, pronari na dha  3000 dhrahmi.
                                 E premte  14 qershor 1991
Përsëri në punën e hapjes së themeleve.  Pasi kishja punuar dy orë bashkë me një djalë nga Skrapari , pronari 63 vjecar po   lëvizte gishtrinjtë e duarve me shënja. Ne vazhdonim të punonim. Përsëri pronari  me dorën e majtë dhe me të djathën i kryqzonte, duke lëvizur lartë e poshtë gishtin tregues  të dorës së djathtë, duke e future në dorën e majtë. Lëvizjet e gishtave të tij  ishin imitime të lëvizjeve të organeve gjenitale  kur bëhën mardhënie seksuale. Pronari disa herë përsëriti veprimet dhe priste përgjigjet tona. Unë dyshova se mos pronari ishte homo, pederast dhe na ftonte të bënim seks me të.   Për disa momente shtangëm. Bisedova me djalin nga Skrapari dhe i rekomandova të shkonte me të, ti  plotësonte dëshirat.  Pronari vazhdonte me këmbëngulje duke kërkuar përgjigje nga ne, duke i lëvizur më shumë duart drejt organeve gjenitale. Më në fund e kuptuam , se pronari donte të mësonte si quheshin në gjuhën shqipe emrat e organeve gjenitale të meshkujve dhe të femrave dhe se si quhej  mardhënja seksuale në gjuhën shqipe.
Pronari pas i dëgjoi  fjalët shqip të organeve seksuale , i përsëriti disa herë dhe i mësoi përmëndësh. Ai qeshte me ne, që me turp i thamë ato fjalë seksi. .Kjo ishte 
dita e rrallë që pronari ishte në humor të mirë. Pasi mbaruam  8 orarshin e  punës morëm 3000 dhrahmi dhe nuk u kthyem më tek kjo punë.
                           E shtunë  15 qershor 1991.      
Në ora 10.oo u nisa nga Janina për në Kakavijë, do prisja vajzen. Në orën 11.30’ tek dogana greke erdhi Mondi dhe Arturi. U takova me vajzen, na përvëlonte malli. Mënyra se si u takuam gjithë  mallë tërhoqi vemënjdjen e nëpunësve grekë, të cilët nuk kërkuan ta verifikonin atësinë. Në këto momente përfiton Petriti dhe kalon doganën  duke u bashkuar me ne. U ndava me Arturin dhe Mondin duke biseduar që ata të kalonin pasdite pyllin dhe unë do ti prisja tek ura  për të ikur së bashku në Janinë.  Ky ishte një gabim, sepse tek urat klishte repartee  ushtarake që kishin nën kontroll gjithë zonën, për të mos lejuar  kalimin e kufirit nga emigrantët pa viza. Unë duhej të hipja në autobus me vajzen dhe Petritin për ti shpurë në Janinë dhe pastaj të kthehesha përsëri për të marrë Arturin. Mondin dhe Benin. Preferova të merrja njëkohësisht Petritin dhe të tjerët, por i humba të dy palët. Njeriu kur ka tama , humbet atë që ka.
Pas orës 12.oo  u nisa në këmbë me vajzen  dhe Petritin që të shkoja tek ura, ku  do të prisja “ilegalët”. Sapo kisha bërë 100 metra më doli përpara ushtari nga pylli dhe më ndalon.Verifikoi pasaportën dhe më mori Petritin. U mërzita shumë që ma mori nipin si skifteri pulën. Ika me vajzen  tek ura., qëndruam poshtë urës dy orë, duke pritur ilegalët.  Ata nuk po vinin. Dola në rrugë për të dhënë ndonjë shënjë për Aturin, por ndaloi një taksi dhe më lutej për të na marrë në Janinë. Ndërkohë ishte afruar edhe makina e policisë. Polici na pyeti :  “Pse rrini në rrugë “.  Na verifikoi pasaportën me vizë të rregullt. Kur policet mësuan  problemin shëndetsor treguan shumë keqardhje dhe na futën në makinën e tyre të policisë . dhe na shpunë drejt e në spitalin e Janinës. Njëri prej policëve dinte shqip, ishte martuar me një vajzë nga Xara e Sarandës.
Në spital qëndruam pak se nuk kishte mjek. Hipëm në taksi dhe shkuam në Stavraqis të Janinës. Familja e Jorgo Bellos e pritën shumë mirë vajzen time 10 vjecare.. Kaluam një darkë të gëzuar. Duke e pasur  vajzen afër meje  isha i gëzuar që më lehtsonte të mos mërzitesha për vështirësit që më prisnin. 
Me vëllan e Jorgo Bellos kishim biseduar që do na ndihmonte për të shkuar natën në Kakavijë për të marrë Arturin, Mondin dhe Benin., por ai na mashtroi dhe nuk erdhi 
                                    E djelë 16 qershor 1991
Ishim të të mërzitur, sepse makina që do të merrte Arturin e Mondin natën e datës 15 qershor nuk na erdhi. Në orën 10.oo u nisa në Kakavijë. Në doganën greke  takova Arturin . Lashë takim për tek ura natën duke u gëdhirë 17 qershor ora  3.oo., ku me një taksi do të shkoja për të marrë ilegalët.
                               E hënë 17 qershor 1991
Në ora 3.oo  te nates me taksi nisem për në Kakavijë, arrita në orën 4.oo. Qëndrova tek ura, lëviza me ngandalë me taksi, flisja o Artur, por ata i kishte zënë  dremitja nga lodhja. Pasi lëvizëm edhe tre herë të tjera me taksi, më në fund Arturi u përgjigj. Kur u fut në taksi u befasova se në vend të Mondit pashë  një  selenicar, Feim Dimraj Mondi nuk kishte pranuar të kalonte kufirin për së dyti herë. Në ora 5.oo arritëm në Stavraqis. Aksionin për marrjen e Arturit e kaluam me sukses.
Në ora 12.oo shkuam  për vizitë mjeksore në spital. Fillimisht hapa kartel  rregjistrimi pacienti.  Ishte një vapë e tmerrshme dhe lëvizjet nëpër spital ishin shumë të  mundimshme. Mjeku nuk pranoi të na vizitonte, pavjoni i optikës ishte i tejmbushur me pacientë.. Kanë vërshuar shumë shqiptarë. Personeli i spitalit ishte  indiferent ndaj shqiptarëve
I mërzitur që nuk e vizitova vajzen u ktheva në Stavraqis dhe kishim në plan të largoheshim për në Athinë. Folëm në telefon me, të shoqin e mbesës dhe na premtoi se  do na strehonte në Athinë. ,më kishte gjeur punë kamarier dhe se kishte edhe 10 vënde  pune të tjera., por duhet të shkonim sa më parë në Athinë.
                         Nisja për në Athinë
Në ora 10 të natës, unë me vajzen dhe Arturin  u nisëm me taksi nga Stavraqis për në stacionin e autobusve të Janinës. Në orën 11.oo hipëm në autobizin Janinë- Athinë. Udhëtimin e bëmë natën 6 orë. Rruga natën dukej si qielli me yje nga larmia e dritave dhe ndërtesat  me arkitekturë të bukur. Kaluam Artën dhe hipëm në tragetin për në Patra.. Gjithë udhëtimin e  kaluam me shqetsimin e ndonjë kontrolli, sepse Arturi nuk kishte  vizë. Në autobus kishte shumë turiste ceke, të cilat ekspozonin mishin e bardhe, i ngrinin këmbët përpjetë tek ndenjëset e karrikeve.   Përpara meje ishte një ceke dhe një ushtar grek , i cili  e kishte mbërthyer nga të gjitha anët  duke e puthur dhe duke e fërkuar me duar. Vajza ceke kishte interes të mesonte fjalë greqisht dhe bisedonte me ushtarin duke e pyetur për fjalë të reja greke. Ushtari ishte tendosur dhe  po e copëtonte me duar, ajo nuk e duroi dhe u largua nga karrikja.
                  E martë 18 qershor 1991
Në stacionin e Athinës mbritëm në orën 5.oo të mëngjezit.  Muarëm një taksi për të shkuar në Anavisos, ku na kishte adresuar i shoqi mbesës. U nisëm në ora 7.oo.Për herë të parë ditën po udhëtonim në autostradë, që ishin të zbukuruara me ndërtesa shumëkatëshe buzë detit. Arritëm në Anavisos në orën 8.oo. Kërkuam në telefon  të shoqin e  mbesës , por ai ishte ne Porto-Raft., në një gji deti në lindje të Athinës. Të mërzitur nuk po kuptonim pse na tha jam në Anavisos. Ne kishim shumë pak dhrahmi. Të shqetësuar hipim në një taksi për të shkuar në Porto-Raft. Porto-Rafti ishte një vend turistike me vila dhe mjedis shumë piktoresk. Edhe banorët e Athinës Porto-Raftin e përdornin për ditët e pushimit të shtunat e të djelave 
Në orën 14.oo  u takuam me të shoqin e mbesës.  Na priti shumë keq.  – Pse keni ardhur ? , - na tha i nevrikosur.  I  kërkuam ndihmë për një batanije, që të flinim natën jashtë për të mbuluar vajzen..
Ai me indiferentizëm na tha : - Nuk kam batanije !  Të mërzitur nga kjo  pritje antinjerëzore që na bëri., u larguam prej tij me dhimbje dhe te ofenduar.  Hipokrizia më e madhe ishte se vetë na premtoi dhe na ftoi të vinim në  vëndin ku ai kishte kredi edhe për të na punësuar. Ai, jo vetëm që nuk na ndihmoi por na bëri pesimist duke na thënë  se do të vuani. 
Kur po afrohej darka e do të fillonte errësira, pamë një ndërtesë anës së rrugës, që po ndërtohej.    Në katin e parë gjetëm shkumë deti të bardhë e shtruam për tokë dhe sajuam  jastëk me shkumë deti.   U  ulëm  pranë njëri-tjetrit. Vajzën e vendosëm në mes dhe e mbulova me xhaketën time   Kaluam natën e parë jashtë duke mbyllur sytë nga lodhja.
                                  E mërkur 19 qershor 1991
Në mëngjez herët u ngritëm të dërmuar nga brinjët nga dërrasat e vjetra që ishim shtrirë gjatë natës. Dualëm te pazari ku shitej forca fizike e refugjatëve.  C’farë të shikoje ?  Shqiptarë të drobitur e të shqetësuar që kërkonin punë. Ndalonin veturat, blerësit e mallit fuqi punëtore. Shqiptarët turreshin se kush të shitej i pari për punë.  Sa keqardhje ndjeva ato caste. Nuk matet hidhërimi.  Sa të varfër ishim...
Arturi hipi në një  një veturë për të shkuar në punë. Pranë  meje afrohet një veturë e kuqe,  më kërkoi për punë. Hipa në makinë duke marrë me vete edhe vajzën. Udhëtuam me shoferin që ishte murator. U futëm në rrugicat buzë detit. Një austriak po ndërtonte një vilë  majë kodrës. Puna që do të bëja ishte e re.për mua. Do të shtroheshin pllaka guri në oborrin e vilës. Unë nuk e dija gjuhën  greke, sidomos gjuhën teknike të muratorit.  Ustai murator ishte si mushka, donte vetëm punë, ishte shumë i ashpër. Unë mëngjez nuk kisha ngrënë se fjetëm jashtë  si spartanët. Procesi i parë i punës  ishte gatimi i llacit me lopatë, në një pozicion të pjerrët. 
Filluam nga puna. Asnjë minutë pushim. Ustai bërtiste donte llac dhe pllaka guri
Ai u nxeh disa herë me mua, sepse unë nuk kuptoja cfarë më  kërkonte.  Kur ai thoshte rikse (hidhe llacin)! , unë duke mos ditur fjalën i shpija pllaka, kur ai thoshte :vale ! (vendose pllakën) unë gabimisht i hidhja llac. Më shante greqisht por unë nuk e kuptoja.  Pas një ore pune mosmarrveshjes , unë i fiksova fjalët e procesve të punës dhe fillova të plotësoja nevojat e ustait. Sa shpija llac, më kërkonte pllaka guri, të cilat ishin  shumë të mëdha e të rënda. Djersa ime shkonte rrëke në trup.  
Vajza  kur shikonte që mbytesha në djersë më sillte cdo 10 minuta shishe me ujë, të cilat sa i pija ato avulloheshin nga nxehtesia e madhe. Sa keq i vinte vajzes që unë bëja punë të rëndë raskapitëse. Mu copëtuan duart nga pllakat e gurit dhe gëlqerja. .
Në orën 16.oo u larguam nga puna.,dhe shkova tek vendi në rrugë ku fjetëm jashtë. Ishim shumë të lodhur.. Erdhi edhe Arturi nga puna. U  gëdhim përsëri jashtë. Hëngrëm bukë me domate. Ushqimet ishin të shtrenjta. Ne nuk kishim dhrahmi., ndjeheshim shumë të përbuzur. Gjetëm një dyshek mbeturinë dhe një batanije dhe natën tjetër do  përmirësonim fjetjen jashtë.
                       E enjte 20 qershor 1991
Në mëngjez përsëri me vajzen u nisa për punë tek vila e Austriakut. Erdhi ustai dhe më mori në punë. Punova pa ndërpreje tetë orë punë me llac e pllaka, por tani nuk gaboja në kuptimin e gjuhës së ustait. U larguam nga puna në orën 16.oo, shkuam tek ndërtesa në rrugë, e cila ishte hapësirë nga të katër anët se nuk ishin bërë muret, ishte vetëm me soleta betoni.
Në mbasdite dola tek rruga.Përball meje po flisnin shqip dy  burra. Ata ishin nga Piluri Himarës. Njëri prej tyre ishte baxhanaku i Murat Cepaj.. Sa mësuan që unë me vajzën e vëllan flija jashtë u indinjuan dhe na morën në shtëpinë e tyre. Kaluam një darkë të gëzuar. Simoni, baxhanaku djalit të tezes , na premtoi se do të na gjente shtëpi, sepse unë isha me vizë të rregullt.   Lamë takim të nesërmen të takonim të zotin e shtëpisë që do të na strehonte. Vajzën e lamë në shtëpinë e Simonit, ndërsa unë me Arturin fjetëm tek rruga ku kishim fjetur kur erdhëm.
                               E premte 21 qershor  
Në ora 7.oo shkova për punë në një familje. Pastrova kopshtin nga akaciet deri në orën 15.oo. Më paguan me 5000 dhrahmi. Mbasdite shkuam për të parë dhomën që do të strehoheshim. Pronari i shtëpisë 63 vjec quhej Andon Kutandis, njeri  i pamartuar, zotëronte disa gjuhë të huaja., se kishte punuar në emigracion në evropë, por më shumë në Gjermani. Ishte njeri shumë korrekt dhe zemër mirë.. Unë komunikova me të italisht.  Shkova me të në zyrat e Policisë  të Porto- Raftit, së bashku me vajzën. Policia më ndihmoi të mos paguanim qira shtëpie. Me Andon Kutandis dilnim me veturën e tij për të bërë psonisjet e ushqimeve. Filluam jetë të rregullt, duke gatuar  gjellë. Arturi mori të gjitha paisjet e duhura shtëpiake dhe ushqeheshim normalisht  më mirë. Dhoma ku flinim është  mbi rrotat e një makine, e cila ishte përdorur nga ish pronari për plazh. Vec dhomës kishim guzhinën, ishte me remeso nga Brenda e pastër, estetike,, shumë komode. 
Natën  e parë këtu fjetëm shumë shpejt se ishim shumë të lodhur.
                       E shtunë 22 qershor 1991
Dola për punë në orën  6.30’. Vajza  shkoi në Athinë me Arturin, me veturën e muratorit që punonte Arturi. Deri në orën 9 nuk gjeta punë.. Në momentin që do të largohesha vjen një burrë dhe më fton për punë. Hipi në makinën ë tij dhe shkuam në vilën e tij. Fillova pastrimin e  kopshtit të vilës nga barishtet. Temperatura ishte shumë e lartë.. Cdo  ore  më shërbenin  me kafe, qumësht e ujë të ftohtë.. Ishin dy vëllezër që kalonin  mirë.Familja e tyre kishte disa vila. . Hëngra drekë bashkë me ta.. Kur mësonin që ne paguheshim pak në Shqipëri shprehnin keqardhje.. Në orën 16. më dhanë 5000 dhrahmi dhe ushqime per vajzën.. Darkën e kaluam me humor duke vlerësuar guzhinjer Arturin , i cili dha prova në gatimin e gjellëve të mira.
                    E djelë 23 qershot 1991
Mora vajzen dhe dola për punë.Menjëherë na mori një veturë.Udhëtuam në jugë të Athinës. vajza ishte përpara në makinë.Pasi udhëtuam 1 orë me veturë nëpër rrugë të drejta e me asfaltim cilësor hymë në një gji deti. Nëpër kodrina me pisha ngriheshin vilat e Athinasve.Punova në pastrimin e taracës. Erdhi i zoti i shtëpisë dhe na gjeti duke ngrënë mëngjezin. Ustai i dha një pjesë të byrekut. Përball meje plaku lëvizste kokën e duart dhe me shënja më kërkonte ndihmë për ti dhënë ujë, se po mbytej. Unë se kuptova dhe u hutova.. Në cast  shoqja e plakut turret tek i shoqi. . Ustai  bërtiti fort. Ustai e qëllonte me pëllëmbë në kurriz.. U krijua një skenë humori, nuk na mbahej të qeshurit. Një djali i ri nga Vlora që ishte punëtor , bërtiste shqip : lëreni qenin  të mbytet.  U ngjitëm  në katin e tretë të vilës. Vazhduam punën në lyerjen e  soletës me zift.  Kthimin për në shtëpi e bëmë të gëzuar. Darkën e kaluam shumë mirë me sinjor Andonin.
                           E hënë 24 qershor 1991
Vajzen në mëngjez e cova në shtëpinë e Simonit.. Deri në orën 14 u enda nëpër rrugë për të kërkuar punë.. Nuk gjeta punë. Duke ardhur për në shtëpi një familje më dhuroi një torbë  me rroba të mira. . Darkën e kaluam me shaka me vajzen, të cilën ka filluar ta marrë malli për motrat e mamin. Të gjithë kemi shumë mall.
                         E martë 25 qershor 1991.
Vajzen në mëngjez përsëri e lashë në shtëpinë e Simonit.. Në orën 7.30’ më thot një tregtar të shkoja me një specialist në punë. Para meje qëndronte një djalë me mjekërr., ngjante shumë me ata të mafies. Ai më ftoi të shkoja pas tij. Hipa në motor të tij.Fluturoi me shpejtësi..Kur po udhëtoja dyshoja se ku do më shpinte.. Kaluam një orë në udhëtim.Më në fund u futëm në një kantier anijesh peshkimi. Lyeva gjithë ditën me bojë  anijen. Deri në orën 15 punova pa ndërpreje duke u shtrirë nën fundin e anijes për të lyer pjesët që nuk dukeshin horizontalisht.. Kur mbarova punën  doja të merrja paratë. Në kantier kishte mbetur  vetëm një qen që ishte sa një kau i arës.  Kërkova specialistin për  paratë.Kalova një orë në pritje. Në një anije gjeta një teknikë që rregullonte motorin e anijes. I fola . Atij i merrej goja. I thashë se sot punova në anijen e pronarit me mjekërr., dhe  ku do ti marrë paratë.  Ai mu përgjegj me fjalët Mut- mut.,,.; pastaj më qetësoj duke më thënë të prisja pronarin. I mora paratë me shumë mundime. Kisha gjithë ditën që kisha lyer me bojë të kuqe antiruxhë fundin e anijes , duke u shtrirë barkas. Nga fytyra dhe nga barku isha  latërzhyer me bojë.. Në orën 17  udhëtoja në këmbë i uritur, nuk kisha ngrënë as mëngjes dhe as drekë. Robat i kisha bërë me bojë, këpuca kishte hapur gojën nga  llaci gëlqeres.. Ecja buzë rrugës e dukesha i mjerë para banorëve të  zonës. Mbrita me shumë vonesë në shtëpi . Pranë shtëpisë ku banonim ishin dy vila dhe të zotët e tyre na mbanin në frigorifer mishin që blenim.  Të zotët ë vilave ishin Dhimitri dhe Jorgua. Dhimitri kishte grua Elenën, e cila e afronte shumë vajzën. Ata nuk kanë fëmijë.
                                 E mërkurë 26 qershor 1991
           Fillova punë në orën 7. 30’ Puna ishte shumë e rëndë. Të zotët e shtëpisë  ishin njerëz  shumë  të këqinj. Si fashistë të egër. Më mbajtën në punë 9 orë . Furnizoja me beton dhe llac dy ustallarë, që ishin babë e bir. U grinda me ta se më dhanë 4000 dhrahmi, kur puna bënte dyfishin. Mbasdite kaluam vizite tek gjitonët. Ne darkë shkuam për të folur në telefon. Pamë një godinë të madhe e  cila ishte me xhama . Nuk dinim nga të  hynim. Pamë njerëz në një pjesë të katit të parë. Me Arturin dhe  me vajzen iu afruam ndërtesës. Xhamet ishin të tejdukshme, unë nuk i dallova dhe  përplasa kokën në sipërfaqen e tyre. Goditja  ime me kokë shkaktoi një zhurmë të  madhe. Vajza dhe Arturi u gajasën së qeshuri.,me përplasjen e kokës time në xhama.
                           E enjte 27 qershor 1991
Dola në mëngjez për punë. vajzen e lamë në shtëpi.  Deri në orën 9 punë nuk gjeta. Për dy orë rresht togje-togje refugjatësh si hysmeqarë në përgjim të shitjes së krahut të punës. Luftë për ekzistencë. Ushqimet janë shtrënjtësuar shumë duke qënë se është edhe pikë turistike me vizitorë nga gjithë bota. Po nuk punove cdo ditë kërcënohesh nga uria., nga mjerimi.
Në orën 9.oo erdhi një burrë me veturë dhe më kërkoi në punë.bëmë pazar sa do të më paguante. Ai thoshte 3000 dhrahmi, unë i kërkova 5000 dhrahmi, ramë dakord 4000 dhrahmi. Shkova në vilën e tij. Do të ngjitja në katin e dytë , rërë dhe granil Sapo fillova punën pronari më solli për të ngrënë sallam, kos, dy birra dhe djath.Punova deri në orën  14.oo. duke hyrë plotësisht në rolin e hamallit. Mora 4000 dhrahmi. Darkën e kaluam me humor.
                      E premte 28 qershor 1991
Vajzen e lashë tek familja e gjitonit. Ata nuk kanë fëmijë.U paraqita për punë tek një familje që kish biseduar Simoni. Punova deri në orën 16.oo nëpër një vapë të padurueshme. Transportoja me karro granil, rërë dhe mbeturina. Më tepër më mundonte etja për ujë.. Hëngra bukë tek pronari. Darkën e kaluam me humor . Bëmë një vizitë tek gjitonët dhe na dhanë një termus dhe fruta.
                      E shtunë 29 qershor 1991
Vajzen  e lamë në shtëpi. Unë dhe Arturi dualëm për punë. Deri në orën 8.45’  mbetëm pa punë. Erdhi një djalë i ri dhe na kërkoi për punë. Bëmë pazarin  me  nga katër  mije dhrahmi sejcili.Kishin pastrim të kopshtit të shtëpisë. Kur shkuam në shtëpi gjetëm prindërit e tij dhe vëllan. Ishin binjakë. Ishin djem punëtorë shumë të njerëzishëm. Quheshin Dhimitri dhe Theodhori. Njeri ishte futbollist. Puna ishte me kazëm e shatë. Punim i tokës për zbukurimin e vilës.. Ata punonin së bashku me ne. Në orën 11.oo na shtruan për të ngrënë me sasi e cilësi të lartë gatimi. Vazhduam punën deri në ora 14.oo. Hëngrëm një drekë  turistësh.Na premtuan që të shtunën tjetër do të na jepnin rroba. Gjitoni i tyre na kërkoi  për punë. Menjëherë sapo  mbaruam ngrënjen e bukës u paraqitëm tek shtëpia e vilës tjetër. Do të trasportonim  copa betoni të shtëpisë që po  ribëhej me përmasa të mëdha. Punuam 2 orë pa pushim. Lumi i djersës s’kish të pushuar. Na dhanë 5000 dhrahmi së bashku me Arturin. I zoti i shtëpisë  na pruri me veturën në shtëpinë ku banojmë, Hirovunjë-Porto –Raft. . Mbasdite dualëm ,psonisëm me veturën e Andon Kutanis.. Bëmë shumë humorë.
                          E djelë 30qershor 1991
Dita e fundit e qershorit.. Mora vajzen dhe dola tek tregu i shitjes së krahut. Nuk kishte punë. Një vlonjat me emrin Nard i martuar, më shpuri në një familje  për të bërë pastrim. Puna ishte transport pllakash me karro. Duke punuar, poshtë pllakës doli një nepërkë. E vrava me lopatë. E zonja e shtëpisë u tmerrua., por edhe u gëzua që e asgjësova. Punova deri në ora 13.oo.. Ishte pak punë. Më dhanë 5000 dhrahmi..Bashkë me vajzen bëmë vizitë në një familje që na premtoi për punë. Në darkë shkuam tek Simoni për të bërë pazarin për një murë rrethues. Nuk mbaruam punë, se nuk kishim metër, sepse edhe Simoni ishte pa qejf, sepse punon shumë në ndërtimim duke bërë suva. Duke lakmuar shumë paranë është tretur nga puna me një fizik të dobët përballonte  punën e rëndë të krahut.
                            E hënë 1 korrik 1991
Vajzen e lamë në shtëpi, e cila kishte shkuar tek gjitonia athinase(Elena e Dhimtrit) që nuk kanë fëmijë. Elena e do shumë . Cdo ditë na jep ujë të ftohtë dhe ëmbëlsira. 
Në orën 7.oo u nisa për në tregun e punës.Kishin ardhur shumë refugjatë, sidomos vlonjat. Konkurenca për të gjetur punë është rritur. Grupe-grupe qëndronin në këmbë në pritje të zotërisë . Në orën 8.oo vura re që drejt nesh po afrohej një grua plakë. U tregova i shkathët  e prita i pari në bisedë greqisht. Donte për pastrim vile dy ditë punë.. Unë për të martën kisha punë, më kishte gjetur  Arturi; pra i thashë gruas plakë që të merrja edhe një shokë dhe ta mbarojmë punën sot. Së bashku me një djalë nga Tepelena-Nivica. U nisëm me plakën në vilën e saj. Punuam deri në orën 14.30. Plaka më dha 5240 dhrahmi. Më dha edhe disa kukulla për vajzën. Kur do të ikja më tha ti shkoja për punë në vilën e saj ditën e enjte e të premte. Në shtëpi mbritëm në ora 15.30. Kisha lënë një punë që do të futja blloqe betoni në një shtëpi afër gjitonit.. Blloqet nuk erdhën,. Hëngra pak bukë me vaj ulliri dhe u shtrimë për të fjetur.. Sapo më zuri dremitja më foli gjitoni im Jorgua. Fillova punën në transport blloqesh betoni.. Prisja të më vinte Arturi, . Kaloi edhe ora 19.30 dhe Arturi nuk po dukej. U bëra shumë merak. Dy mendime më goditnin pa pushim trurin. Arturi më kish folur që shoferi që udhëtonte pinte dhe e zinte gjumi rrugës në makinë.. Arturi frontin e punës e kishte shumë të vëshirë me hekura në lartësi të mëdha ku rrezikohej nga rrëshqitja.Ngjitja e hekurave në lartësi  të ndërtesave shumëkatëshe përbënte rrezik. Mendimi i dytë më ngacmonte se mos e kish zënë policia në Athinë. Kaloi edhe ora 21.oo, Arturi nuk po dukej. Edhe gjitonët treguan shqetësim për vonesën e Arturit. Në orën 21.05’ erdhi Arturi.Unë i kisha transportuar 300 bloqe në terren të thyer malor vetëm, me shpirtë në dhëmbë i  ngjita .Më lodheshin duart se nuk kisha  ngrënë mirë drekë. Punuam bashkë me Arturin dhe i ngjitëm  ato 100 copë blloqe. Gjitonët më dhanë me detyrim për punën që bëmë 7000 dhrahmi.. Ne kundërshtuam gati pesë minuta. I sqaruam se i ndihmuam si gjitonë. Ata na kishin dhënë plotë ushqime, sidomos vajzes i jepnin vazhdimisht kasata dhe fruta. Pra dita e sotme ishte më prodhimtarja .e 12540 dhrahmi në ditë. 
Arturi më tregoi pse ish vonuar, kish punuar mbasdite deri në orën 20.30’ tek shtëpia e ustait, ndërsa me shkathtësi gjitonëve u tha se u ishte prishur makina rrugës.. Fjetëm të lodhur. Vajza  ishte e gëzuar se Arturit i kish  dhënë ustai tij nje palë rroba të bukura për Brunën, fund e bluza dhe për mua një kostum të ri
                             E martë 2 korrik 1991
    Shkova në orën 7.30 tek shtëpia ku më tha Arturi, prita një orë , por aty nuk kishte njeri. Hyra nëpër rrugica për të kërkuar punë.Rreth dy orë kërkova por  asnjë nuk më hapte portën  Bëra disa  xhiro nëpër rrugica por asgjë nuk doli. Duke kërkuar punë u ngjënda përball një shtëpie, ishte një grua që po qante. Mendova se në shtëpi i  ka ndodhur fatëkeqësi., vdekje thashë me vete. Gruaja me bastunin në dorë po vazhdonte të qante  me ngashërim. Ndan një gradhi më foli që ta ndihmoja për të marrë të dashuren e saj, një mace të ngordhur. Dikush ja kish vrarë. Më jep bastunin, që ta ngrija lart. Ajo vazhdonte të qante.I dhashë bastunin dhe e lashë duke e qarë. Patjetër do ti ketë zhvilluar cermoninë e varrimit. Në këtë zonë qeni dhe macja ushqehen në tavolinë me gjellë speciale dhe flenë në krevat mbuluar me mbulesa.Edhe në dyqane shiten ushqime për qen dhe mace. Shkova mbasdite nga Simoni për të mos gjetur punë, por asgjë nuk gjeta. Në darkë kaluam me humor me sinjor Andonin.
                            E mërkurë 3 korrik 1991
U nisa për punë në orën 6.oo. tek shtëpia e ustait të Arturit. Erdhi edhe vajza. Punova 9 orë pa ndërprerje.Bëra pastrim të vilës, kishte sipërfaqe të madhe, ishte barë krisje e njomë dhe kishte cakëll- zhavor të holl që  të  pengonte kur punoje. Në pamje të parë të dukej sikur  kjo punë realizohej për 2 orë. Punova deri në ora 15.oo. Erdhëm në shtëpi dhe lava disa rroba me ujin që ngrohej nga rrezet e diellit.Në darkë hëngrëm fasulet që mezi zienin
                              E enjte 4 korrik 1991
Arturi iku në punë në orën  6., nga nxitimi ka marrë këpucën e djathtë timen dhe sandalen e majtë të tij.. Kur të vij në darkë do të bëjm  pak humor.. Vajzen e lashë në  gjumë në shtëpi.. Në orën 6  e 30 minuta u nisa në këmbë për në shtëpinë e plakës, arrita në orën 7 e 30 minuta..Plaka më priti shumë mirë. Më solli mish e djath për të ngrënë , por unë kisha ngrënë fasule në shtëpi. Fillova pastrimin e  kopshtit. Aty nga ora 10. vjen vajza e plakës që ka studjuar në itali. Bisdeuam  italisht .. Nga biseda italisht me të bijën, plaka fitoi më shumë respekt për mua dhe u bind që kishte me një njeri të shkolluar. 
Kjo plakë quhej Eleni Antiakli, ishte ruse, kishte ardhur kur ishte fëmijë me prindërit në greqi si emigrante në luftën e parë botërore. Më dhuroi shumë enë guzhine , si dhe krevat e mbulesa për në shtëpi, por nuk kisha mundësi për transport. . Në orën 13. 30  u largova për në shtëpi. Kjo plakë aq e mirë më prezantoi me një plakë tjetër qe kishjte dy ditë punë, të cilat i planifikuam për ti kryer ditën e martë e të mërkurën e javës tjetër. Ditn e hënë do të vijë përsëri tek plaka Eleni për të vaditur lulet. .Shkova në shtëpi, hëngra drekë me vajzen. Jemi në pritje të Arturit. Në mbrëmje pritëm deri vonë Arturin., por nuk na erdhi. Gjithë natën fjetëm me merak për Arturin, si duket ka pasur punë edhe mbasdite dhe mund të ketë fjetur tek shtëpia e ustait Athinas.
                         E  premte 5 korrik 1991
U nisa për punë në orën 6 e 30 ‘ .Nuk kishja për të ngrënë mëngjez. Vajza  shkoi tek gjitonja Eleni Dhimitri. Deri në orën 9 e 30’ nuk po më dilte  variant pune. Në tregun e punës kishin ardhur shumë refugjatë. Vendosa të largohesha e të shkoja nëpër shtëpitë e lagjes për të kërkuar punë.. Afrohet një veturë, ishte një djalë i ri. Menjëherë me shkathtësi arrita i pari tek makina e tij. Konkureca është aq e madhe , sa ta rrëmben punën tjetri. Nuk bëhet shaka me mbijetsën.Duhet të punosh që të jetosh, aq më  tepër në Porto-Raft që është vend turistik dhe cmimet janë të shtrënjta. 
Arrita tek vend i punës.. Do të gatuaja beton. Dhe do ta transportoi  me karrocë. Do të mbuloi tubat e instalimit  Punova në një pjerrësi me shumë  vështriësi. Ngjitesha  me karrocë në malore, duke ndjerë uri, sepse nuk kisha hëngër mëngjes. Punova gjithë ditën duke mposhtur ndjenjën e urisë.  Jashtë binte shi. Ustallarët në pushim hëngrën  bukë,  por mua më vendosën në një punë tjetër.  Ishin të pashpirt më trajtuan jo si punëtor por si një skllav të përbuzur, aq më tepër me një urrejtje  kur mësuan se isha shqiptar. Nuk më lanë asnjë minutë pushim. Në orën 15 e 30. më dhanë 5000 dhrahmi. Binte shi i dëndur. U kërkova të më shpinin me makinë në shtëpi, por as që më  dëgjuan. Gjeta  një copë plasmasi dhe e  vendosa në kokë duke ikur i  uritur për në shtëpi.
Në shtëpi më erdhi vajza më solli një pjatë gjellë nga gjitonët. Në orën 17 erdhi edhe Arturi. Bëmë pak humor për këpucën e sandalen e ngatërruar.
                             E shtunë 6 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7. Bëra beton 8 orë. E transportova me karro. Lodhjen më të madhe e pata pas orës 12.oo kur trasportin e bëja në krah me teneqe që te bënte supet dhe zverkun gjith gunga e gjak. Vendi ishte i thepisur. Disa herë u rrëzova me beton në krah. Thyeva edhe orën , me të cilën matja kohën e mundimshme të punës.Në orën 16 u largova për në shtëpi. Erdhi Arturi dhe shkuam për një punë që kishte biseduar Arturi, por grekët na gënjenin, Ata premtonin shumë, por menjherë harronin. Në mbrëmjë bëmë vizitë tek familja e Simonit.
                          E djelë 7 korrik 1991
Shkova në punë në orën  7.oo. Pronari ishte inxhinjer që fliste spanjisht. Më shfrytëzoi në punë egërsisht 8 orë pa asnjë minut pushim.. Punonte bashkë me mua. Ndjeva lodhje të madhe.. I uritur ika në këmbë në shtëpi. Rrugës takova Arturin. Në shtëpi gjetëm vajzen që ditën rri tek Elena-Dhimitri dhe ushqehet shumë mirë.
                       E hënë 8 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Punova 8 orë pa pushim. Lodhje dhe turturë me barkun bosh. Mora 5000 dhrahmi. Vajza shkoi në mëngjes me Elenën në Athinë.Në  orën 15.30’ filluam një punë me Arturin duke trasportuar tulla te gjitoni Jorgo. Morëm me Arturin 5000 dhrahmi. Në darkë erdhi vajza nga Athina.Eleni  i kishte blerë shapka dhe nëpër vizitat që kishte bërë nëpër familjet greke i kishin dhuruar disa rroba e atlete, i kishin dhënë 1000 dhrahmi. Në darkë lava disa rroba.Ndjehesha shumë i lodhur dhe  tepër i malluar për familjen. Bëmë vizitë në familjen e Kostës që ka telefon. Mora në telefon familjen e Vaso Kantu për të punuar ditën e martë e mërkurë., por ajo ishte sëmurë dhe kishte ikur tek mjeku, . të shohim nesër se cfarë pune do të bëjë.
                        E martë 9 korrik 1991
U nisa në punë në orën 6 e 30’ së bashku me Arturin. Rastësisht i gjeta punë Arturit për pesë ditët që nuk i punonte ustai në Athinë. Vetë shkova në shtëpinë e porositur, por ajo nuk ishte aty. Punova tek plaka duke e djegur radhën e të enjtes.. Punova deri në orën 13e 30’ , bëra pak punë, nuk u lodha.Kur ika plaka më dha dy tenxhere dhe disa këmisha e bluza e pantallona, dhe një pallto të zezë të sajën. Vajzen  e gjeta në shtëpi.. Në mbasdite dualëm për të psonisur, kaluam rrugës tek puna e Petritit, na tha se kish ardhur Hektori .. E takuam edhe atë, bëmë pak muhabet, se do të blenim mish e bukë. Blemë mish dele dhe me qejf shkuam në shtëpi për të ngrënë darkën në shtëpi. Mishin e vumë për të zier. Nga uria hëngrëm bukë me domate.. U shtrimë për të bërë muhabet  duke pritur të ziente mishi. Na zuri gjumi mua, vajzen dhe guzhinjerin ton Arturin. Në orë 2 e 30’ pas mesnate u zgjova për të mbuluar vajzen, kur dola tek dera pashë që tenxherja  me mish po digjej.. I fola Arturit. Nga stërmundimet e punës kishim harruar të hanim darkën..Mishi i deles ishte përvëluar..Arturit nuk i vinte keq për mishin, por si t’ia bëntë tenxheres së gjitonit që ishte e nxirë sterrë fare.
                       E mërkurë 10 korrik 1991
Dola për punë në orn 7.oo. Kishte si zakonisht shumë refugjatë., të cilët bënin muhabet në grupe të vogla.Unë qëndrova në këmbë te rruga. Kunati Muratit m’u lut të uleshim tek muri, por unë duhej të gjëja punë, duhej të shitej edhe sot fuqia e krahut. Qëndrova vigjilent, sa erdhi , iu afrova i fola greqisht. Pa e ditur se cfarë pune do të bëja dhe sa do të paguhesha u futa me të shpejtë në veturë. Puna ishte sistemim dheu, të cilën e bëra për dy orë. Pronari ishte në dilemë si do të më paguante. Unë i thashë se keni disa mbeturina tullash dhe teritori duhej pastruar. Kaloi edhe një orë punë. Pronarit i thashë se kishte shumë barishte dhe duhej te pastroheshin.  Mirë, më tha pronari, por do më spërkatësh edhe hardhitë. Pronari më tha a merrja vesh nga spërkatja e hardhive ? Refugjatët e shkretë pranonin të bënin cdo punë dhe kështu mësuam të kryenim punë që nuk i kishim bërë kurre, aq më tepër unë që kisha punuar mësues. Fillova të spërkatja hardhitë, në majën e shkopit varej një trast me gurëkali gjyrë të kaltër. Duke e tundur në drejtim të erës përballë verigëve të rrushit. Mbi trupin tim shpërndahej pluhuri i gurit të kalit, i cili më mbuloi edhe fytyrën duke më  bllokuar frymëmarrjen dhe më përcëllonin sytë. Të gjitha punët i bëra me shumë shpejtësi. Pronari duke më vëzhguar qeshi dhe më tha se do më paguante 5000 dhrahmi. Pronari duke ngelur i kënaqur nga puna  ime më tha që të shkoja në shtëpinë e tij ditën e premte për të punuar. Më mori me veturë dhe më përcolli në shtëpi., duke më blerë edhe ushqime. Erdha shumë shpejtë në shtëpi. Fillova të pastroja tenxheren e cila ishte  djegur. U ula edhe shkruajta këto rreshta në këtë ditar të emigrantit. Sot do të shkruaj letër për në Vlore se do te  iki baxhanaku i Muratit.
                            E enjte 11 korrik 1991
Dola për punë por nuk gjeta, leviza nëpër lagje për të kërkuar punë, por kjo është zonë turistike dhe njerëzit   duan të pushojnë. U lodha nëpër dyer dhe asnjë përgjigje. 
                          E premte 12 korrik 1991
Shkova në punë  në vend të Arturit. Erdhi dhevajza. Punova duke ngjitur materiale  me vinc në një ndërtesë  me pesë kate, në të cilën shtroheshin pllaka.në dysheme.Ustallarët ishi shumë të njerezishëm. I dhanë vajzes 1500 dhrahmi, . Mbas dite me Arturin punuam në një familje në shtrim betoni dhe muarëm 10.000 dhrahmi
                           E shtunë 13 korrik 1991
Dualëm për punë dhe nuk gjetëm.Dualëm edhe  nëpër lagje por nuk gjetëm punë. Erdhëm në shtëpi dhe e qujtëm dita e higjenës,  U pastruam. dhe lamë rrobat
                             E djelë 14 korrik 1991
Dola  për punë me vajzen dhe Arturin në ora 7/oo. Në sheshin e tregut kishte shumë refugjatë, të ndarë në grupe sipas krahinave., vlonjate, gjirokastritë, tepelenas et. Sapo vinte një veturë turreshin kush të hynte i pari në të për të punuar. Grupi i tepelenasve lëviste nga një cep rruge në tjetrëm. Një vlonjat bërtit fort. – Sot fillon festivali folkloristik “ Na bashkoi kënga popullore”. Edhe pse ishim të mërzitur nga papunësia , plasi të qeshurit dhe humori nuk pushonte.
Një veturë ndalet mes refugjatëve., pronari vrojtonte te gjitha grupet e refugjatëve. Unë qëndroja me vajzen në krah në anë të rrugës..Pronari duke na peshuar me sy, më ftoi me vajzen në makinë, Shkuam në supervilën e tij që ishte ngritur majë një kodre të madhe shkëmbore,. Ishte një godinë madhështore. Përpara vilës ishin qindra tarraca me cimento  në të cilat ishin mbjellur qindra pemë dhe lule.. Bëra dis prashitje  dhe vaditje deri në orën 13.oo Mora 5000 dhrahmi. Largimin për në shtëpi e bëmë në këmbë, ecëm dy orë nëpër një vapë shumë mbytëse.
Në mes të natës në dhomë bëhet një zhurmë e madhe. . U cova dhe dola tek dera.. Në guzhinë dicka lëvizi. Bërtita fort. Hajdutët, hajdutët. O Turi, cohu se na vodhen. Arturi u cua dhe erdhi tek unë. Unë i shqetësuar po i  tregoja vendin ku ishte hajduti. Dhe në vend ti flisja shqip i thashë  greqisht :  ine edho !
Në këto momente nga vendi, ku unë mendoja se ishte hajduti doli vajza që gjatë natës ishte ngritur nga vend i fjetjes dhe kishte shkuar tek një karrike tek kuzhina nga vapa.. Në gjumë në karrike ,vajza ishte rrëzuar nga karrikja që shkaktoi zhurmën dhe frikën nga hajdutët.
 Hajde të mbaje të qeshurat e Arturit. e vajzes.. Disa dite rresht kjo ngjarje na mbante me  humor.
                              E hënë 15 korrik 1991
Dola për punë në oren 7.oo.Shkova në punë me  brigadën e shtrimit të pllakave mermeri. Ata ishin 7 vetë dhe ishin njerëz shumë të mirë. Puna ishtë e vështirë, por me sjelljen e tyre ata të bënin ta përballoje lodhjen. Sillnin edhe ushqim për drekë. Punova deri në ora 15.oo.
Darkën e kaluam me humor.
                             E martë 16 korrik 1991
Shkova për punë. Punova deri në orën 15.oo. Vajza  shkoi me Arturin në Athinë. Bëmë mbasdite psonisjen Darkën e kaluam me humor. te  sinjor Andoni.
                              E mërkurë 17 korrik 1991
Punova  nga ora 7 deri në ora 15. Ustallarët ishin njëri më i mirë se tjetri., na bënin kafe në orën 8.oo. Punën nuk e ndjeja fare nga shakatë e tyre.. Kanë një harmoni të përsosur si në punë edhe kur ecin në rrugë.. Ke dëshirë që  të qëndrosh sa më tepër me ta. Mbasdite lëvizëm disa rroba por ecëm në kembë. Gjithmonë në këmbë. Ky ishte fat i shqiptarit si më i varfëri i Evropës.
                        E enjte 18 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo.  Vajzën e cova tek familja e Simonit. Punova deri në ora 15.30’. U lodha nga vapa e madhe. Punë dhe vetëm punë pa e ngritur kokën, as për të fshirë djersën lumë. Me stomakun bosh po punoja dhe trupi im kish filluar të hollohej e të tretej.
                          E premte 19 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo. Vajzen e lashe tek shtëpia e Simonit Në punë punova deri në orën 12.oo. Ustallarët kishin porositur  disa tava me pula të pjekura dhe shikonin tërë humor se si ne shqiptarët  hanim shumë shpejt pulen e pjekur dhe përlanim në seri të tjerat. Bënin kryqin kur shikonin që me një rrotullim të pulës ajo kishte përfunduar në barkun tonë të uritur.. Darkën e kaluam si zakonisht me humor.
                           E shtunë 20 korrik 1991
 Dola tek sheshi i tregut të punës, me vete kisha edhe vajzen. Deri në porën 9  e 30’ nuk pata asnjë kërkesë për punë. Ishin shumë refugjatë në rrugë. Gati cdo minutë refugjatëte shikojnë njëri-tjetrin me shumë urrejtje, në garë kush të shitet  për punë. Vjen një taksi. Një vlonjat afrohet  dhe bëhet gati për tu future në makinë, por kur pronari hapi derën e makinës hodhi sytë drejt meje.Më njohu që kisha punuar katër ditë rresht tek vila e tij., ku mu thye edhe ora. Pronari nuk mori vlonjatin por më ftoi mua të futesha në makinë.
Shkova në vilën e tij dhe punova deri në orën 17.oo,gjithë ditën nuk kisha futur  asnjë kafshatë bukë në gojë.Në një familje aty afër vajza hëngri drekën. Kur do të ikja nga puna erdhi shoqja e pronarit dhe pasi u njoh me vajzen më kërkoi që ta pagëzonte .. Pronaria u gëzua që do të vaftiste vajzen, na shoqëroi me makinën e saj për në shtëpi. Na bleu edhe ushqime për vajzen dhe na ftoi që të shkonim të nesërmen në vilën e saj
                                    E djelë 21 korrik 1991
Shkova me vajzen në këmbë tek vila e pronarit të keq, njeri i,lig, grabitës i  gjakut të shqiptarit, të shfrytëzon në maksimum në punë dhe nuk të jep asgjë për të pirë. Në orën 12 erdhi e shoqja e pronarit shumë e mërzitur dhe pa i flolur të shoqit më tha: Nuk mundem ta vaftisë vajzën tuaj dhe u largua tepër e mërzitur.. E kuptova që ishte grindur me të shoqin, i cili është shumë kurnacë .
                              E hënë 22 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.00 .Arturit nuk i erdhi  ustai. Kalova në punë mjaftë mirë.Vizitë tek plaka. vajzës i dhanë 1000 dhrahmi.
                          E martë 23 korrik 1991
Vajzen  e  lashë në shtëpi. Në punë kalova mirë . Punova 8 orë.
Mbasdite shkuam te senjori Andon Kutandis dhe bënë humor, dhe na premtoi se do të na ndihmonte për të shkuar në Athinë për vizitë në spital .
                         E mërkurë 24 korrik  1991
Vajzen  e shpura tek  plaka.që ruan kishën. Shkova në punë. Punova  nëpër vapë. Erdha në shtëpi në orën 16.. Vajzes  i dhuruan 3000 dhrahmi. Në darkë në rrugë gjeta një televizor. Darkën e kaluam tek Kosta.
                            E enjte 25 korrik 1991
Në punë shkova në orën 7.oo. Punuam shumë. Erdha në shtëpi në orën 16.oo dhe mora vajzen për vizitë tek mjeku Arturit.,sot punon edhe pasdite.
                           E premte 26 korrik 1991
Shkova në punë në orën 7.oo.Vajza  shkoi për vizitë në spital.Punuam shumë. Na kanë shfrytëzuar gjatë javës dhe siguruan materialin për javën tjetër, pra na  shkurtuan ditët e punës, duke na shfrytëzuar egërsisht në punë.
                        E shtunë 27 korrik 1991
Bashkë me  vajzen shkuam pë punë tek shtëpia e places.  Qëndruam deri në orën 15.oo . Në orën 16 së bashku me Arturin e vajzen shkuam në familjen e Vangjelit për punë. Muarëm  nga 3000 dhrahmi.
                             E djelë 28 korrik 1991
Së bashku me vajzen  shkuam tek Vangjeli, punova paradite dhe pas dite.Më dha 8000 dhrahmi., hëngrëm drekë dhe rashë dakord që të punoi tetë ditë nga 6000 dhrahmi me 8 orë punë.
                       E hënë 29 korrik 1991
Shkova në punë në këmbë sepse makina kish kaluar se unë u vonova se përcolla vajzen për në Athinë. Punova deri në orën 16.oo Vajza  kish qenë për vizitë me xhajën në Athinë.
Jemi shumë të lodhur nga puna, tepër të mërzitur nga vetmia në vend të huaj.
                           E martë 30 korrik 1991
Dita e fundit me ustallërët grekë që shtrojnë pllaka. Punova deri në orën 15.00.U ndava me ta me mbresat më të mira. Sidomos Kosta dhe Thanasi. Duke rritur intesitetin e punës sime dhe të një himarjoti të lig antishqiptar na shfrytëzuan barbarisht, tekniku i brigadës ndërtimit , i cili shfrytëzoi mosnjohjen tonë të proceseve të punës. Mbasdite shkova në Markopolo për të rregulluar orën , por asaj i kish humbur akrepi i sekondave dhe i minutës, kështu e hodha poshtë. Në darkë punuam me Arturin tek një shtëpi afër banimit tonë.
                          E mërkurë 31 korrik 1991
Në orën 7 e 30 minuta me vajzen dhe sinjor Andonin  u nisëm për Athinë për vizitë. Udhëtuam drejt Athinës dhe kur dualëm në kodër mbi Athinë pame gjithe shtrirjen e madhe të Athinës. Madhësia e shtrirjes nuk kapej dot nga syri ynë. Për dy orë kontrolluam klinikat e Athinës. . Hëngrëm drekë. Unë për të kursyer mora vetëm një pjatë fasule.  Kursyem lekët. Kontrolluam   dyqanet e  televizorëve dhe manjetofoneve, shifnim me sy se nuk i blenim dot.  Mbas dite me Arturin shkuam për punë dhe nxora lekët që spunova paradite.
                            E enjte 1 gusht 1991
 Dola për punë në orën 7.00  Deri në orën 10 nuk gjeta punë. Në mëngjes takova …., i cili më porositi të mos tregoja se jemi kushërinj. Pse ? ! Edhe ditën e parë këtë gjë më kërkoi, nuk e di si ta përcaktoi karakterin e tij.. Mu lut që të iknim , se punë sot nuk ka. Në këtë moment vjen një kërkesë për punë, por duhej kazëm dhe lopatë. Dhe duheshion dy vetë. Kur prisja të shkoja … ai bëri sikur nuk më pa dhe mori një tepelenas Shova vizitë tek plaka dhe më dhuroi 500 dhrahmi. Darkën e gatova une, gjellë me mish sepse Arturi erdhi me vonesë.
                            E premte 2 gusht 1991
Punova tek plaka shpirte mirë.Elena, e cila më dha pak punë deri në ora 11.00. Mora 5000 dhrahmi. Dita bënë shumë e nxehet dhe  temperature rritet me tepër tek baranga e plumbit ku nuk flihet gjumë.
                          E shtunë 3 gusht 1991
Punova tek shtëpia e Vangjelit, njeri shumë i mirë. Shkuam për furnizim në Athinë, në shtëpi punuam shumë pak Punova edhe mbasdite dhe gjeta edhe një punë për të hënën pasdite.
                         E djelë 4 gusht 1991
Bashkë me vajzen shkuam tek shtëpia e Vangjelit. Punova për raftin në bodrum, ku nxehtësia të bënte qull në djersë.Punova edhe me sharrë duke sharruar durë për të djegur në furrin e pjekjes së mishit. Drekën e hëngrëm shumë mirë. Punova edhe mbasdite. Darkën e kaluam me Arturin si të vdekur nga lodhja e ditës.
                      E hënë 5 gusht 1991
E hëna e fundit që do të kaloj në Porto-Raft. Filloi java e fundit e emigracionit të parë. Ditët  na duken shumë të gjata., jemi tepër të mërzitur. Megjithëse  cdo mëngjes udhëtojmë me veturë në mjedise shumë të bukura, ato nuk më tërheqin më, edhe ushqimin e hamë të menduar. Kemi shumë mall për fëmijët. Në orën 8.oo na erdhi Vangjeli për të na marrë bashkë me vajzen. Punova deri në orën 12oo. Bëmë  banjë në detë. Në orën 17.ooo punova me Arturin tek puna që na gjeti Panajoti., do të punojmë tre pasdite pune. Darkën e kaluam shumë të mërzitur, se sinjor Andoni nuk e la Arturin për të qëndruar tek baranga e tij ku ne mbushim ujë.
                         E martë 6 gusht 1991
Punova tek Vangjeli. Kaluam shumë mirë. Në orën 19.oo shkova tek puna pasdite. Darkën e kaluam pa bukë se nuk kisha gatuar.
                         E mërkurë 7 gusht 1991
Punova tek Vangjeli deri në orën 14.oo. Kaluam një drekë të mirë. Në orën 17.oo punova tek puna pas dite. U lodhëm shumë nga puna, sa që nuk kishim takat të hanim darkën dhe fjetëm pa bukë.
                           E hënë 8 gusht 1991
Bashkë me vajzen shkova në shtëpinë e Vangjelit. Lyeva me gëlqere  deri në orën 15.oo. Në orën 17 shkova tek puna tjetër. Punova deri në ora 20.oo. Bëra debate për lekët, na dhanë pak lekë për katër pasdite punë. Darkën e kaluam vetëm se Arturi kishte qëndruar në Athinë.
                            E premte 9 gusht 1991
Punova deri në orën 14.oo tek Vangjeli. Ishte edhe i vjerri, hëngrëm drekë. Muarëm edhe adresën e njëri-tjtrit. Vajza u miqësua shumë me vajzën e tij Elenën. U ndamë shumë me respekt, një ndarje prekëse. Na shpërblyen shumë mirë me lekë, na trajtuan sikur të ishim vëllazëri. Njerëz tepër të mirë.. Vangjeli premtoi se në shtator do të vijë në Vlorë., ndërsa vitin tjetër në shtator më ftoi me familje në Athinë. Dita e sotme ka qenë e nxehtë.
                        E shtunë  10 gusht 1991
Punova tek plaka Eleni. Më priti shumë mirë, që në mëngjes më dha qumësht me djath.Punova deri orën 12.3o.Më dha me vete një tavë me pulë të pjekur. Dhe 6000 dhrahmi. U nda me shumë emocione. Është dita e fundit që po punoj në Athine.  Po bëjmë sistemin e plackave se nesër do shkojmë në Pire në Pazar për të blerë gjëra për shtëpi. Problem mbetet strehimi i Arturit, sepse sinjor Andoni nuke lejon më te strehimi i kabinës tonë.
                         E djelë 11 gusht 1991
 Shkuam me Arturin dhe vajzen  në Pire.
Blemë dis gjëra. Kishte shumë dëndësi mallrash, nuk lëvizje dot në Manastiraq. Edhe nga njerezit. Duhej të ruheshe edhe nga hajdutët e shumtë., të përlanin paratë me mjeshtërinë më të sofistifikuar. Bleva dy manjetofonë dhe një sixhade të madhe. Drekëm e hëngrëm në një tavernë, dhe provuam manjatefonët për të bërë incizim. Imcizimi doli i dobët.
                  E hënë 12 gusht 1991.
Në orën 6 e 30 minuta erdhi ustai i Arturit dhe na mori me makinë për të na shpurë tek stacioni i autobuzit. U ndamë tek stacioni i autobuzit me Arturin. Në orën 9 e 30 minuta u nisëm për  në Janinë. Udhëtuam 7  orë  drekëm e hëngrëm në një pikë turistike. Erdhëm në Janinë në orën 18.oo. Shkova me taksi në Stavraqis në orën 20.oo. Kaluam darkën tek shtëpia e Jorgo Bellos.
                            E martë 13 gusht 1991
 Gjithë ditën me vajzen nëpër dyqanet e Janinës, blemë disa gjëra që na duheshin.
Darkën e kaluan duke pirë.
                           Emërkurë 14 gusht 1991
Udhëtuam për në Kakavijë. .Mbrita ne Vlore . 

2.  Emigracioni  i dytë   me familje    maj - gusht 1992                              
Ne emigracionin e dyte sigurova nje vize nga ftesa e nje greku qe njoha ne emigracionin e pare . Sigurova vize edhe per gruan. Familjarisht u nisa per ne Porto –Raft te Athines. Fillimisht perballuam shume veshtiresi , strehimi ishte  pa drita, nje ndertese e vjeter, por nga e keqja banuam aty. Njohem nje grua besimtare greke. Ishte  shume humane.. Punuam  kater muaj, krijuam nje gjendje financiare .Te lodhur  e te raskapitur u kthyem ne Vlore.Filluam perseri punen si mesues. Sigurova truall ne Ujin e Ftohte dhe ngrita  katin e pare te shtepise.     
               Emigracioni  trete  me familje me afate te gjate   1993- 1996  
Vendosem dhe u larguam nga puna si mesues. U vendosem familjarisht ne Athine. Mjekja greke , na strehoi ne vilen e saj ne Porto-Raft,nje gji detar . Nuk na merrte asnje leke , perkundrazi na dhuronte ushqime. Ajo na ndihmoi shume. Vajzat shkuan ne shkollen greke
Punuam  kater vjete ne punet me te veshtira, u beme skelet sa nuk qendronim dot ne kembe. Perfunduam nje shtepi te bukur dy katshe ne Ujin e Ftohet Vlore. Te mashtruar nga firmat piramidale u kthyem ne Vlore.  Na zuri viti  zi 1997. Jetuam mes plumbash. Nuk e di se si Zoti na ka shpetuar nga plumbat qe na kalonin neper kembe. 
  Me dhimbje shita shtepite ne Ujin e ftohte, por isha i gezuar se parate do ti harxhoja per ta nisur vajzen   me studime ne Amerike.,   E realizova me shume perpjekje nisjen e saj. 
   ……. Vazhdon
Qatip Mara

Top of Form





Fjala e Lire - Free Speech

No comments: