Saturday, 14 September 2013

ATDHETARET SHATKU



Qatip Mara – Saimir Shatku
              
    IV    Jeta, veprimtaria atdhetare e  Shefki Shatkut
          Komandant i  Xhandarmërisë Shqiptare   1931- 1939
          
 Fëminia          
       Shefki Shatku lindi në Dibër te Madhe më 19.05.1896, në një familje patriotike e atdhetare. Babai tij, Ismail Ibrahim Shatku, ishte tregtar e ekonomist në Dibër të Madhe. Gjyshi, Ibrahim Shatku dhe gjyshja, Hava Shatku ishin të gëzuar që të tre djemtë e tyre, Bexhet Shatku, Murat Shatku dhe Ismail Shatku kishin krijuar familje të shëndoshë, me fëmijë të edukuar me traditat më të mira dibrane. Fisi Shatku kishte kompaktësi, mblidheshin vazhdimisht me dashuri rreth trungut familjar, duke  dëgjuar e respektuar njeri-tjetrin, me një edukatë e kulturë të lartë qytetare.
      Në hapat e para të jetës së tij, Shefki Ismail Shatku u  edukua me normat e parimet e moralit shoqëror të Dibrës së Madhe, rrënjosi  dashurinë e madhe për vendlindjen e bukur, për gjuhën shqipe e atdheun e robëruar nga pushtimi i gjatë i turqve osmanllinj. Fëminia e tij në robëri u pagëzua me krismat e luftës për çlirim kombëtar. Nuk pati mundësinë të luante me lodrat fëminore, por vrojtonte me një ndjenjë të madhe ankthi luftëtarët trima dibranë, të cilët me pushkë krahut prisnin sinjalin e betejave çlirimtare.
        Ende kur Shefki Shatku ishte  fëmijë, kur  sapo kishte mbushur gjashtë vjeç, dëgjonte thirrjet për zhvillimin e kuvendeve dibrane, ku burrat e fisit Shatku zinin një vend të nderuar me fjalën e tyre të mençur. Ata ishin dalluar për besnikëri, ndershmëri, trimëri dhe ia kishin rritur peshën fisit Shatku në tërë hapësirën  e viseve të Dibrës e malësisë së saj.  Në formimin e Shefki Shatkut ndikuan fuqishëm ngjarjet e mëdha  të fundit të shëkullit XIX  dhe fillimit shekullit XX, ku trimat e Dibrës së Madhe u shquan si luftëtarë të vendosur deri në fund për lirinë dhe sigurimin e tërësisë kombëtare e tokësore të popullit tonë, që ishte edhe ideali më i lartë i Lidhjes Shqiptare së Prizrenit dhe Lidhjes Shqiptare të Pejës. Pikërisht kjo veprimtari e lartë patriotike e luftarake e popullit të Dibrës së Madhe, ku mbi male e fusha ngrihej tymi dhe flaka  e dibranët trimërisht binin për Atdhe, lanë gjurmë  të pashlyera në kujtesën e Shefki Shatkut.
        Shefki Shatku  që fëmijë shkonte në odat e burrave, odat ku mësohej historia, dëgjonta aty për krimet e armikut në fushat e betejës dhe heroizmin e luftarëve dibranë. Djali i vogël, Shefki Shatku, me bërrylat e mbështatur në ngjunjët e  xhaxhallarëve Shatku  dëgjonte me vemdnje të madhe rrëfimet  e luftatarëve dibranë  plot heroizëm, të cilat  rrisnin në zemrën e tij krenarinë për trimat dibranë. Ai hodhi shtat në mes të këtyre luftëtarëve dibranë të lirisë dhe pothuaj gdhihej e ngrysej  në mes të çetave të luftëtarëve të lirisë të zonës së Dibrës së Madhe. Shpesh, Shefki Shatku  iu afrohej luftëtarëve dhe iu merrte me shumë kënaqësi pushkën në krah. Ata e ledhatonin dhe i mësonin se si zihej prita, si merrej shenja. Në këto takime mbresëlënëse Shefki Shatku  nisi të kuptonte se liria për atdhe  ishte një gjë tepër e çmuar. Ai shpesh pyeste: “Pse  qëndronin çetat e lirisë nëpër male? Pse  binin luftëtarët në fushën e betejës pa e kursyer jetën?”
        Shefki Shatku  kishte filluar të mendonte e të  meditonte më shumë se sa ja lejonte mosha fëminore. Ndoshta,  do të jenë këto shtysa, që do ta motivojnë më vonë të bëhët një ushtarak i kualifikuar, me aftësi drejtuese të talentuara, në krye të Xhandarmërisë Shqiptare
                  Në shkollën fillore në Dibër të  Madhe
       Nëpër sokakët me kalldrëme të qytetit së Dibrës së Madhe ndihej gumzhitja e turmës së fëmijëve. Mes tyre, edhe Shefki Shatku ecte i gëzuar, për të shkuar në klasën e parë qytetase. Në vitin shkollor 1902-1903  filloi  klasën e parë. Mësonte shumë mirë dhe ishte shumë i vëmendshëm . Dëgjonte mësuesin me plot zjarr që fliste e iu mësonte fëmijëve shkronjat e gjuhës së bukur shqipe. Gjatë kësaj kohe, përfundoi shkollën pesëvjecare në Dibër. Pas emigracionit të madh të dibranëve, si pasojë e dhunës serbe të vitit 1912, ai së bashku me familjen e tij transferohet në Turqi. Atje ai perfundon gjimnazin ushtarak “ Kuleli“ në Stamboll. Pas përfundimit të shkollës së mesme, kryen Akademinë Ushtarake në Stamboll, duke u diplomuar në vitin 1915. Emërohet si instruktor i mësimit “armë e qitje” në shkollën e oficerave në Stamboll. Në vitin 1916, mori pjesë në luftrat e Sirisë, duke u bërë dhe komandant i kompanisë sulmuese. Për shërbimet e shquara u gradua toger. Mori pjesë dhe në te tjera luftime dhe u dekorua tri herë për trimërit e treguara dhe në fund u emërua “ Oficer Ordinanc “i komandantit të qëndrës në Stamboll. Në vitin 1920 vjen në Shqipëri për të kontribuar për ruajtjen e trojeve Shqiptare nga pushtimi Serb. Hyri në shërbim me gradën toger. Merr pjesë në luftën e Mirditës, më 13 tetor 1921 ku Shefkiu plagoset nga forcat serbe. Për merita të veçanta në këtë lëvizje gradohet kapiten i kl. II, më 1922. Emërohet në periudhën e Republikës Shqiptare si kryetar i gjyqit politik (1925-1927). Në vitin 1927 gradohet major dhe vazhdoi një kurs aplikimi në shkollën e lartë të luftës në Torino.
      Kur u kthye në atdhe mori detyrën e komandantit të shkollës së A’spirantavet në Tiranë. Gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare nga viti 1931 deri në 7 prill 1939 Shefki Shatku u emërua komandant i përgjithshëm i armatës së gjandarmërisë Shqiptare. I shquar për aktivitetet e tij dhe aftësitë organizative, më 28.XI.1938 mori gradën N/kolonel, kurse në vitin 1933 u dekorua prej mbretit Zog I me dekoraten “Komandor i Urdhnit Skënderbeg”. Në vitin 1937 u dekorua prej mbretit Viktor Emanuelit të II T ‘Italisë me medaljen Oficer i Madh i Kurorës së Italisë. Ishte një ndër anëtarët e grupit nismëtar për kthimin e eshtrave të poetit tonë të madh “ Naim Frashërit “ në Shqipëri në vitin 1937 së bashku me Ministrin e Arsimit z.Faik Shatku dhe intelektual të tjerë.
        Shefku Shatku  ishte njeri  me një humor  të rrallë , kishte komunikim  transparent duke treguar respekt  të sinqertë, ishte shumë i ndershëm në gjykimet e tij. Korrektesa në zbatimin e detyrave  dhe aftesite e tij organizarive  si talent ushtarak  e ngjitën në shkallën e lartë të drejtimit  të xhandarmërisë shqiptare, në mënyrë të merituar ai u emërua Komandant i xhandarmërisë shqiptare, të cilën e kryeu me përkushtim  e devotshmëri duke  e rioganizuar e lokalizuar në ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik
   Në librin “Shqipëria politike” të autorit  Gazmend  Bakiu vlerësohen tiparet burrërrore atdhetare të ushtarakut të talentuar Shefki Shatku, përshkruhen vetitë e larta morale si dhe aftësitë intelektuale  në futjen e ideve , modaliteteve profesionale në hapjen e shkollave të xhandarmërisë dhe të armatës shqiptare.
          Shefki Shatku  me aftësi brilante ushtarake  dallohet dhe shquhet duke luajtur një rol të vecantë  edhe  përkrah ekspertëve ndërkombëtar të xhandarmërisë si kolonelit Hill dhe Gjeneral Persy (Komandant anglez). Një ndihmesë  të dukshme Shefki Shatku  dha në krijimin e kurseve të kualifikimit  Brenda dhe jashtë vendit për oficerët e xhandarnmërisë shqiptare
         Komandant i  Xhandarmërisë Shqiptare   1931- 1939
       Shefki Shatku, duke bashkëpunuar me vartësit e tij,  realizoi  me sukses objektivat e  xhandarmërisë së mbretërisë shqiptare .Ai kishte pohuar e premtuar para Mbretit  Zog I, se do të kryente me përgjegjësi të lartë detyrën e komandantit të xhandarmërisë shqiptare, duke  hartuar programe e plane operative,  jo vetëm për ruajtjen e qetësisë e sigurimin e rendit public, por edhe  për mbrotjen e vendit nga agresioni i huaj.
      Në këshillin Ministror të mbretërisë shqiptare, së bashku me komandantin e ushtrisë shqiptare, komandanti i xhandarmërise shqiptare, Shefik Shatku ishte shumë aktiv në diskutime dhe jepte mendime për zgjidhjen e situatave të vështira të rritjes së tensioneve kundër regjimit të mbretërisë shqiptare. Me durim dhe me pjekuri Shefki Shatku normalizonte situatat e vështira në zonat më të nxehta antizogiste.
        Në pallatin mbretëror ai hynnte vazhdimist duke biseduar me mbretin Zogu I , i cili në fazën  e  acarimit të mardhënive me Italinë  u kish thënë “ - E gjithe veprimtaria e sakrificat e vendimet e marrura janë për mospranimin në asnjë mënyrë të sendeve, që cënojnë pamvarësinë e ndershmërinë e Kombit Shqiptar,. tani varet në ushtrinë e vogël që kemi, së bashku me xhandarmërinë për të cilën kam bindjen se ajo: Ka për t'i zbatue me trimëri, urdhërat e dhëna me kohë. Se me trimërinë e saj, me vullnetin, me gjakun e patriotizmin e saj, se gjaku i atij ushtari ka për të ndricuar e siguruar indipendencën e pamvarësinë e Shqipërisë. E pra, ky është mjeti kryesor, që duhet me cdo sakrificë e mundim ta kemi të gatëshme ushtrinë e vogël e trime. Qeë të jetë në cdo cast gati, që të vdesë për Atdhe dhe të na nxjerrë faqebardhë para botës së qytetëruar. Ne e dimë se, nuk ka mundësi që ushtria jonë trime të ndalojë forcat fashiste të armatosura me mjetet më moderne, por le ta shohë bota se shqiptari vdes për Atdheun e tij, e kjo duhet pra".

       Mbreti u kthye nga Komandanti, si ai i Mbrojtjes Kombetare dhe ai i Xhandarmerise, e ju tha: "Zotni Komandante, jeni dakort me sa spjegova me lart! Duhet ta dini, qysh sot, se ka një muaj e gjysëm që ju kam urdhëruar në përgatitjet e forcave. Po ashtu, edhe me keni paraqitur një plan, që e kam studjuar mirë e jam i kënaqur me fjalën tuaj, që më keni premtuar se të gjitha janë të gatëshme. Pra, qysh sot, mungesat që janë të paplotësuara, tani lirisht i plotësoni. E qysh në këtë minutë ta dini veten se jeni në lufteë. Të merren të gjitha masat e urdhëruara dhe në bazë të planit të paraqitur me kohe, po prej jush. Moszbatimi i këtij plani pikë për pikë në kohën e duhur, bën që e gjithë përgjegjësia varet nga ju, një përgjegjësi, e cila është e pafalshme.
Jua përsëris edhe një herë! Sot lipset të deklaroni se jeni të gatshëm në cdo orë e minut ose jo. Koha nuk pret më, për të bërë ndryshime. Jeni kryelartë për të kryer detyrën kombëtare që ju përket në mbrojtjen e cdo kërcënimi, që mund t'i vijë cënimit të Atdheut tonë të pavarur e të dashur. Ma thoni burrërisht po ose jo, dhe në rast se keni mungesa i shfaqni tani".
       Komandanti Pergjithshem i Xhandarmerise, Kolonel Shefki Shatku, u ngritë në këmbë dhe parashtroi: "Madhni, në bazë të urdhërave të Madhërisë Suaj, e sipas planit të paraqitur më datë 5 Mars 1939, kemi plotësuar të gjitha ato përgatitje dhe rendimin e nevojshëm ushtarak, si edhe pjestimin e Sektorëve të veprimit, sipas urdhërit që na u komunikua me anën e kolonel Husein Selmanit. E sot do t'ju parashtrojmë planin e përgatitjes me të gjitha detajet e rendimit të përfunduar".

      Mbreti Zog, pasi degjoi  komandantët mbi plotësimin e fuqive të porositura u kënaq, dhe u kthye nga ata e u tha: "Kënaqem kur ushtria së bashku me xhandarmërinë keni plotësuar kuadrot e urdhëruar, e gjënden të gatshëm për të kryer detyrën e shenjtë që ju përket për Atdheun.
     Fletë nga historia e vitit 1936
     Letra që kol. Shefki Shatku, komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë i dërgoi Mbretit Zog, mbi veprimtarinë e komunistëve në Shqipëri. Dokument i dt. 05.10.1936.
- Duke iu referuar Arkivit Qëndror të Shtetit Shqiptar, në fondin nr.658, dosja nr. 4, fleta 1-8 e vitit 1936, na jepen të dhëna mbi veprimtarinë e propagandës komuniste në Shqipëri, ku ndër të tjera të dhënat që na serviren flasin për periudhën e Mbretërisë Shqiptare. Komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë së mbretërise shqipëtare, kol. Shefki Shatku, i drejtohet me këto fjalë Mbretit Zog, më dt. 5.10.1936, duke i analizuar ndër të tjera gjëndjen e situatës së përhapjes së komunizmit në qytetet Shqiptare. Ndër të tjera letër-raportimi fillon me këto fjalë protokollare:

                  Nalt-Madhni !

     Kam nderin e lartë t'i parashtroj Nalt-Madhnisë së Juaj, hetimet që kam zhvilluar mbi jetën dhe tendencat e djalërisë. Propaganda komuniste po ndjehet mjaftë në rrethet e djalërisë, por jo deri në atë shkallë të anarkizmit dhe të revulucionizmit. Fakti është se kjo propagandë ka filluar të rrënjoset në formë letrare, dhe kryesisht në literaturën artistike. Krerët e këtyre organizatave këtu në Mbretëri, duke parë pamundësinë e një lufte të deklaruar idesh anarkiste dhe duke vënë re, se një organizatë e fshehtë nuk do të kishte jetë të gjatë nga survejimet e vazhdueshme që u bëhet, vendosën që të pranojnë leteraturën si mjet të vetëm propagande, që kështu të arrijnë qëllimet e tyre. Vihej re nga shërbimet sekrete të Komandës së Xhandarmërisë, se pjesa më e madhe e aktivistëve komunist ishin të rinjë të cilët ishin bërë komunist si një "modë" e kohës, por dhe duke u manipuluar nga kundërshtarët e mbretërisë dhe pseudointelektualëve       politikat e mbretërisë Shqiptare. Mesa duket të rinjtë komunist kishin rënë viktimë e ideve që shpalosnin në ato kohë grupe të caktuara shoqërore të cilat kundërshtonin mbretërinë dhe donin një sundim tjetër në vënd. Kjo vihet re në vazhdimin e letrës që Kol. Shefki Shatkut, i raporton Mbretit zog, në vitin 1936. Ndër të tjera thuhet se: Dhe kjo mënyrë propagande ka filluar të japë frytet e saju duke u shtuar në djalërinë e shkollave të mesme, për të cilat thonë se 80% e tyre kanë rënë viktimë e kësaj letërsie komuniste.
            Në analizën që Kol. Shatku, i bënë situatës së përhapjes së ideologjisë komuniste në Shqipëri, i parashtron Mbretit Zog, se kjo lëvizje ka karakter letrar dhe kulturor, por është përhapur gjerësisht në disa rrethe letrare dhe pamfleta të kohës. Letër-raporti tregon se këto lëvizje janë të përçara dhe janë tërsisht në kontrollin tonë, por përderisa janë disa lëvizje ato mund të kthehen në një rrezik dhe kërcënim për mbretërinë. Raporti i Komandantit të Xhandarmërisë, Kol. Shefki Shatku, përmbante dhe revistat dhe librat të cilat ishin me ideologji komuniste. Për shembull: Revistat " Flaga ", "Rilindja ", si dhe librat " Ne burg " dhe " Nëna " të shkrimtarit Maksim Gorgi dhe të përkthyer nga Tajar Zavalani, ishin mjetet më me zë të kësaj propagande. Ndër të tjera raporti i drejtuar Mbretit Zog më, 5.10.1936 ka hetuar me imtësi dhe vëndet dhe prefekturat e përfshirjes së këtyre lëvizjeve komuniste. Kështu Prefektura e Korçës, ajo e Tiranës, klasifikohen nga hetimi sekret si zona me një shkallë të lartë të lëvizjeve komuniste, kurse gjëndja parashikohet jo shumë shqetësuese në Prefekturën e Vlorës, e cila është quajtur në këtë raportim si " shkallë e dytë e veprimtarisë së organizatave komuniste ".
        Kol. Shefki Shatku, e informon ndër të tjera Mbretin Zog, se kjo djalmëri komuniste ishte e organizuar dhe e përfshirë në tre kategori:
         Në kategorinë e parë bëjnë pjesë: Komunistët e vërtëtë apo ideologjik.
Pra në këtë grup bënin pjesë komunistët me ideologji ekstreme, te cilat mernin rolin e organizatorëve dhe udhëheqësve të lëvizjeve komuniste në vënd.
         Ne kategorinë e dytë, merrnin pjesë të rinjë që thonin se janë komunista vetëm për modernizëm dhe për tu dukur në publik ( reklamista ). Pra bëhet fjalë për komunista me emër, që nuk e kanë idenë se ç'përmban kjo ideologji. Ato janë të ushqyer nga forca e masës, dhe e shoqërisë që kanë për të nxitur njëri-tjetrin për tu bërë komunista për modernizëm, dhe për tu dukur si njerëz që kanë ide të reja në shoqëri. Kol. Shefki Shatku, i quan këto grupime komunistash ne letër-raportimin si
" kominista reklamista ", pra i bëjnë reklamë një lëvizje të cilën nuk e njohin në përmbajtje dhe në thelb, se ç'farë rreziku real shfaqë për shoqërinë kjo lëvizje.
         Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë, grupi i të rinjëve që spekulonin duke u hequr komunist për interesa materiale dhe përfitime të tjera sociale. Kështu të rinjtë që mernin pjesë ne këto lëvizje siguronin përfitime dhe në të holla materiale, si dhe kishin mundësi te bëheshin dhe prijës te grupimeve dhe aktiviteteve të ndryshme social-kulturore dhe rretheve politike.
         Zonat më të rinjë që kishin këto ide komuniste sipas letër-raportimit të Kol. Shatkut, ishin Prefektura e Tiranës, Prefektura e Korçës, dhe më pak ajo e Vlorës. Kurse në Prefekturat e qyteteve veriore të vëndit si Dibra, dhe Prefektura e Kosovës ( sot qyteti Tropojë ), po sipas këtij raportimi ato nuk ishin të vëzhguara dhe hetuara.
Mbetet ende pikëpyetje fakti se përse Xhandarmëria nuk ushtroj kontroll mbi zonat e Prefekturës së Dibrës dhe atë të Tropojës, ndoshta për faktin se popullata e këtyre zonave e kanë parë gjithnjë komunizmin si një rrezik real për vëndin dhe se gjithashtu popullsia e këtyre qyteteve verire nuk mbështesnin të tilla ideologji famëkeqe, apo mos ndoshta këto zona veriore konsideroheshin si bastione apo mbështetës të zjarrtë të sistemit të monarkisë, dhe të vetë Mbretit Zog.
          Ndër të tjera Kol. Shatku, fletë për krerët e këtyre organizatave, planet e tyre dhe metodologjinë e fraksinizimit të tyre në dy grupime, dhe përse operojnë në këtë mënyrë. Gjithashu Kol. Shefki Shatku, i parashtron Mbretit Zog, dhe listën e emrave të personave të cilët bënië pjesë në këto grupime komuniste. Ku konstatohen personalitete si: profesorë, mësues, mjek, avokat, tregëtar, zanatçinjë, ish-ushtarak e deri tek studentët.Kështu ai thotë se: " Djalëria apo rinia komuniste, si dhe krerët e saj, ende nuk janë të organizuar dhe të grumbulluar rreth një personi të vetëm, por janë të përçar duke ndjekur secil metodat e veta. Këto grupe janë të ndarë në dy fraksione: Nëri fraksion me qëndër në Korçë, e fraksioni tjetër me qëndër në Tiranë, duke patur secili sipas mendimit tim ( thotë Kol. Shefki Shatku ), një revistë ose aktivitet tjetër artistik si mjet propagande. Grupi i kryeqytetit, i Tiranës, sipas hetimeve dhe përshtypjeve që dëgjohen, ka si mjet propagande revistën e Branko Merxhanit, e cila do të filloj të dalë këto ditë me titullin " Përpjekja Shqiptare ".
       Kurse grupi komunist i Korçës ka caktuar si mjet propagande revistën " Bota e re ". Në përfundim të këtij dokumenti raportues, Shefi i Xhandarmërisë së Mbretërisë Shqiptare, Kol. Shefki Shatku, informon Mbretin Zog, me listën e emrave të personave të implikuar në këto lëvizje komuniste, duke i komunikuar se: " Kam bindjen e plotë se këto grupe janë jo vetëm komunist por dhe propogandojnë për komunizmin. Në mbyllje të kësaj letëer-raportimi, Kol. Shefki Shatku nënvizon se "Në Prefekturën e Korçës, thuhet se, ka një shumicë të madhe të kësaj kategorie, të cilët jam duke i ndjekur për t'i zbuluar intesivisht ".
       Pra siç duket qartë në këtë dokument-raportim, të vjeshtës së vitit 1936, janë hapat e para të hedhjes së tentakulave të ideologjisë komuniste në vëndin tonë. Pasi infektoi ndjeshëm vëndet e Europës Lindore dhe u qartësua definitivisht pas luftës së dytë botërore. Ndau botën në dy kampe e vendosi ndërmjet saj ideologjinë e luftes së ftohtë dhe të një perde të hekurt, e cila do të përfundonte me një kosto të lartë morale, politike, ekonomike dhe sociale, për një varg shtetesh lindore. Fati deshi që të vuante dhe vëndi ynë, për një periudhë gjysëm shekullore.
Parlamenti shqiptar në 6 prill 1939: Monarkët të largohen
Fjalimi i Ministrit të Brendshëm Musa Jukës, përpara parlamentit, ishte i beftë, madje shokues. Tonet e tij fataliste shprehnin rrënim dhe rënie të plotë në grackën e amullisë dhe disfatizmit. Kapitullimi i tij, ngritja e flamurit të bardhë, i tramaksi të gjithë. Mbi të gjithë, monarkun shqiptar, që nuk e besonte këtë shkrehje përpara kësaj situate. Gjithsesi, Lartmadhërija vendos që të referojë vetë para Asamblesë duke shpjeguar periudhën e gjatë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Ai është i zhgënjyer me Fuqitë e Mëdha dhe shpjegon se ka dyshuar gjithmonë tek Italia. Ndërkohë, Mbreti është koshient për gjendjen në Shqiperi dhe shpjegon se me planin e mbrojtjes, paraqitur nga Komanda e Përgjithshme më 18 mars 1939, vendi mund të mbrohej. Por, komandantët e tij nuk janë në lartësinë e detyrës. Ky tashmë është një realitet. Në mesnatën e 6-7prillit, parlamenti shqiptar e fton përfundimisht mbretëreshën dhe princin që të largohet
            "Në këtë orë që ndodhemi, situata e brendshme është në këtë gjëndje sic u shpjegua. Prandaj dhe lipset të mirren masat e shpejta për të realizuar përsa e shohin të nevojshme për të vepruar Prefektat. Sepse në rast se nuk do të autorizohen në kërkesat që parashtrojnë, unë nuk mundëm të mbajë më asnjë përgjegjësi mbi situatën e vendit, se si po e shikoni propagandat janë aq shumë saqë në cdo ditë vjen duke u keqësuar dhe xhandarmëria është tërhequr nga postat. Kjo duhet të studjohet mirë", tha Ministri Brendshëm Musa Juka, para mbledhjes më 6 Prill 1939, para Qeverisë dhe Parlamentit, kujton adjutanti.i mbretit Zogu I
          Kryeministri Koço Kota, kujton adjutanti Selmani, ju drejtua Ministrit të Brendshëm, Musa Jukës dhe i tha: "Këto që na sqarove mbi gjëndjen e brendshme i morëm vesh. Po pse na thua sot e jo më parë. Nuk e kuptoni se tani jemi në pragun e ngjarjeve dhe ju Zotni Ministër deri dje na keni thënë se qetësia është në rregull, dhe çdo përgjegjësi e merrnit ju. Ndërsa sot nuk është më një justifikim për ju. Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e qetësisë së vendit. Keni patur e keni të gjithë kompetencat, kjo përgjegjësi nuk ju falet", iu drejtua Kryeministri Kota. Më pas, kryeministri Kota, u ngrit dhe më tha që:"A mundej të shikonte Mbretin një minutë?" Unë, kujton adjutanti,- hyra në zyrë ku ishte Mbreti dhe Mehmet Konica e i parashtrova se Kryeministri Kota, dëshiron një minutë për t'u parë. "Po, më tha Mbreti, të vijë". Pasi hyri kryeministri Brenda, Mbreti më tha:"Hajdeni dhe ju kolonel". Kota i parashtroi Mbretit për sa Musa Juka foli mbi situatën e brendshme. "E gjeta shume të shqetësuar këtë herë Ministrin, mbi sa na parashtroi", i tha mbretit Kryeministri Kota.
       Mbreti më urdhëroi të thërras Komandantin e Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Xhemal Aranitasin, Kryetarin e Shtatmadhërisë Gjeneral Gustav Mirdaicin e komandantin e Xhandarmërisë kolonel Shefki Shatku dhe N/kolonel Sami Kokën. Ata duhet që të vinin menjëherë në Pallat. "Sa të vijnë futi në këshill e më lajmëroni", më tha mbreti. Me këto dolëm. Kryeministri hyri në Mbledhje e unë u telefonova komandantëve që të vijnë në Pallat.
            Menjëherë erdhën si Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Xhemal Aranitasi, me të dy vartësit: Kryetarin e nënkryetarin e Shtatmadhërisë si dhe Komandantin e Xhandarmërisë kolonel Shefki Shatku. Pasi i futa brenda ne mbledhje e kam lajmëruar menjëherë Mbretin. Në këtë kohë Mbreti hyri brenda në Këshill e Mehmet Konica doli. Pas kësaj, kujton adjutanti,- Mbreti me urdhëroi ta përcillja e dolëm. "Po sa po kalonim në lulishte më shtriu krahun dhe më tha: 'Kolonel veni mend shumë Mbretit e hapi sytë, sepse punët nuk janë aspak mirë. Unë po nisem pas dy orësh për Jugosllavi dhe ja parashtrova të gjitha Mbretit. Me atë që më tha nën gojë Ministri Milcic, ma hodhi se ka posibilitet, që Shkodrën ta okupojë Jugosllavia e dhënë si shpërblim prej italianëve'.
       Unë i thashë: Se përse shkoni në Jugosllavi, apo ju dërgoi Mbreti. 'Jo, unë shkoj për t'u siguruar se nesër ka mundësi që edhe automobil të (mos) gjëndet'. Unë kam marrë gruan dhe dy vajzat e Osam Tarakun. Me këto fjalë u ndamë me Mehmet Konicën.
      Kur hyra brenda në Mbledhje, Zogu I Mbreti i Shqiptarëve, po ju fliste Asamblesë, mbi të gjitha ngjarjet e kaluara me sa Italia ka patur gjithmonë qëllimet e errëta kundrejt Shqipërisë. Ja cfarë thoshte ai: "Sot ndodhemi në situaten më kritike, gati të thuash se në luftë me Italinë. Sic e dini qëllimet e Musolinit, asnjëherë nuk kanë qënë të sinqerta kundrejt Shqipërisë, si ajo e 26 Dhjetorit 1926 me Baron Aloisin. Me zor të madh e kaluam dhe ajo e 1933, me Kokë, e sa që ishte një situatë shumë kritike por në atë kohë disa interesa të Shteteve të Mëdhaja nuk e lejonin të bënte këtë që do të bëjë sot, prandaj e kaluam.
         Kur Italia sulmoi Abisininë, ne si aleatë i ndenjëm realisht besnikë, ndërsa e gjithë bota i vunë sanksione. Ne, nga ana jonë, i ndenjëm besnikë dhe si aleatë abstenuam, se nuk mund të vinin kundra Aleates. Dhe nga kjo sjellje jona filloi të përmirësohej pak miqësia si në ngrohtësi me relata më të buta. Kështu thamë se e kaluam. Në Dhjetorin 1937 marrëveshjet Stojadinovic, që ishte Kryeministri Jugosllav dhe Konti Ciano, Minister i Punëve të Jashtme të Italisë, në Beograd na prekën shumë. Sepse Ministri i Shqipërisë në Beograd Tahir Shtylla, nuk mori pjesë në bisedimet, e as që u thirr d.m.th., se sipas Paktit të Aleancës nuk u përfill. Dhe ne, megjithëse kishim hollësisht lajmet e akordeve, të cilat ishin në dëmin e Shqipërisë nuk bëmë asnjë zë.
       Konti Ciano, pasi u kthye prej Jugosllavisë, na erdhi zyrtarisht për t'i bërë vizitë Qeverisë Shqiptare ku i shpjegoi sipas qejfit të tij se bisedimet Italo-Jugosllave nuk kanë asgjë mbi Shqipërinë. Na dëshironte që të lëshohej një komunikatë së bashku me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Natyrisht, kjo nuk u pranua dhe prej kësaj kohe e kuptova se Konti Ciano ka shumë influencë tek Musolini. Ai u përpoq të na afrojë në një menyrë miqësie, por ishte shumë megaloman dhe i paqëndrueshëm në bisedimet e tij dhe mendjemadh.
        Kontit Ciano, prej 5 ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, ju bënë gjithandej nderimet si mik e aleat. Ai me shumë dhe gjithandej u shoqerua nga Ministrat me shumë nderime se i kishte dëshirë e i pëlqenin. Por, në bisedimet që pata me ta, ditën e parë nuk ishin të ngrohta aq shumë. Megjithëqë e mbajta shumë mirë, por ditën e dytë kur e kisha për drekë, bisedova më haptas me të dhe më premtoi personalisht si një lloj besimi, dhe ai do të bënte cmos për një miqësi të sinqertë Italo-shqiptare. Saqë, sic e dini për të përfituar nga kjo, e bëra edhe dëshmitarin e martesës sime. Po ashtu e ndalova dy ditë prapa e fola me të, ku më dha mjaft premtime, po të kota. E këtu unë e kuptova se Musolini e dëgjon shumë, dhe ky ia mbushte mendjen Musolinit. Të gjitha këto pengesa , me pak fjalë i shpjeguam nga rrethanat.
          Nga përpjekjet që kemi kaluar me zor të madh dhe ashtu sic e dini, u bënë me mungesa ekonomike e financiare dhe me varfëri. Por, në cdo moment, nuk kemi lënë pas zhvillimet e vendit. Pra, unë sic ju thashë, se qysh në Nëntorin 1926 e kam kuptuar haptas qëllimin e errët të Musolinit kundër Shqipërisë. Asnjeherë nuk jam gabuar në ta, por nevojat e mëdha sic e dini na lanë gjithmonë t'i arrijmë në frikësimet italiane. Nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurimin e Shqipërisë, qysh ne vitin 1934. I kam propozuar ballkanasve për një lidhje ballkanike, duke qënë edhe Shqipëria brenda. I jam lutur Ataturkut, që ky të ndërhyjë  përbri Greqisë e Jugosllavisë, që kishin një aleancë në mes tyre, që të pranohej edhe Shqipëria. Ai më tregonte Greqinë të cilës i kisha propozuar shumë herë, sa që ra në vesh të Musolinit. Grekët vetë ja treguan që në atë kohë. Për këtë na dha një protestë Qeveria Italiane se si mund Qeveria Shqiptare të hyjë në marrëveshje me Shtetet Ballkanike, për të bërë aleancë pa u diskutuar me aleaten e vet Italinë, sipas traktatit të aleancës. Por, ajo vete me Jugosllavinë e të tjerë nuk ka gajle. Natyrisht, ne përpara kësaj nuk e mohuam se me grekët kemi pasur një bisedim. Por, kur ta shihnim se do të mbërrinim në një akordë, atëhere sic na imponon aleanca, kishim për të diskutuar me aleaten tonë Italinë më përpara se të nënshkruhej një aleancë, që mos të cënohen interesat e aleates sonë".
         Pastaj mbreti vazhdoi: "Si edhe në këto kohërat e fundit qysh më 14 Shkurt 1939, si Jugosllavinë, Greqinë dhe Turqinë, realisht i kam vënë në dijeni mbi kërkesat e Italisë, dhe sepse: Shpërblimet e ndryshme na premtonin për një Shqipëri të madhe etj. Po ashtu duke i ndricuar se Italia do të okupojë Shqipërinë për një Kreu-urë kundër Jugosllavisë e Greqisë. Sepse ky është plani i nazifashizmit, e kjo më tepër se Gjermania do të ketë siguruar me një armatë italiane Ballkanin. Kjo për të qënë i lirë në veprimet kundër Polonisë dhe se kryelartësia e Gjermanisë së sotme nuk e lën pa okupuar Dancingun. Aty ështeë lufte jo vetëm se Polonia është e fortë por as Britania e Madhe as Franca në këtë nuk do të mbeten më të mënjanuara e painters, sepse janë në luftë. Shtetet Ballkanike, i kanë kuptuar mirë qëllimet Fashiste, por tremben. Ato nuk kanë sigurinë.
        Dhe, pasi panë Austrinë, Cekosllovakinë që ishte e garantuar nga Anglo-Francezët dhe Rusia, u tërhoqen se nuk ishin gati; kjo i ka frikësuar edhe ballkanasit që sot bëhen indirekt aleatë të Fashizmit kundër Shqipërisë. Duke harruar që nesër e kanë tek porta e tyre. Edhe Shteteve të Mëdhaja, Britanisë së Madhe e Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, haptazi ua kam spjeguar qëllimet sepse Italia kërkon këto baza në Shqipëri. Dhe premtimet e garancitë, shpërblimet që na ofron gjithashtu edhe të Gjermanisë, që na dërgon me anën e Ministrit tonë në Berlin Rauf Ficës, që vetë Hitleri e Geringu, na garantojnë për një Shqipëri të madhe. Por, nuk na japin as të drejtë po mbyllin sytë e na këshillojne urtësi. Britania e Madhe, sic ua kam spjeguar, më dërgoi më 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashkë me Ministrin e akredituar këtu, Sir Andreu Ryani-n, tëe cilët haptazi më thanë për t'u marrë vesh me Italinë se jeni krejtësisht të izoluar.
        Dhe përsa u përket Greqisë e Jugosllavisë, këta sot varen nga kërcënimet gjermane, prandaj thanë: 'Në emër të Britanisë së Madhe dhe të Francës gjeni një mënyrë kompromisi e kaloni këtë errësirë shumë të rrezikshme'. Natyrisht, se ne nuk kishim asnjë mënyrë për të pranuar kërkesat italiane. Kjo ishte një tradhëti që do i bënim Atdheut. Këto kërkesa sa herë që janë paraqitur janë diskutuar e shqyrtuar në imtësi, si prej Qeverisë dhe Parlamentit, ku janë gjetur të papajtueshme me pavarësinë e Atdheut. Kështu prej jush me plot shpirt dhe unanimisht janë zbrapsur në mënyrë të papranueshme.
        Unë më 5 Prill 1939, kur Italia na dha ultimatumin e fundit, Parlamentit e Qeverisë së bashku ju deklarova të gjitha edhe ju thashë se unë në asnjë mënyrë nuk pranoj cënimin më të vogël: që t'i bëhet indipendencës së Shqipërisë, si shtet i lirë. Dhe kurrë nuk pranoj që t'i vihet njollë Kombit Shqiptar. Por, në është se Asambleja Kombëtare ka mundësi që mund ta shpëtojë Atdheun nga ky rrezik, unë jam gati dhe për shpëtimin e Shqipërisë e jap dorëheqjen e tërhiqem. Ju mund të proklamoni një regjim të ri, që të rimerrni bisedime të reja me Italinë". ,ju shpjegoi Mbreti Zog. "Kundrejt këesaj, ju nuk e pranuat në asnjë mënyrë mbi cënimin e Pavarësisë tokësore të Shqipërisë dhe unanimisht votuat refuzimin kryekeput të kërkesave italiane. Duke pranuar gjendjen më të kritikeshme që të lindi edhe luftë, e kjo është e papranueshme. Gjithashtu si mua po ashtu Qeverisë së some, na dhatë edhe më tepër votbesimin me plot fuqi. Dhe, e kjo fuqi vlen brenda eventualisht edhe për jashta shtetit për t'i shërbyer interesave të Atdheut.Tani kemi mbërritur përpara këtij kërcënimi e mund t'ju themi se jemi në luftë, por kam dëgjuar nga disa Ministra e Deputetë, që akoma kanë shpresë në telegramet e Musolinit dhe flasin nëpër kafenë, se u morën më qafë etj. Pra, po ju them se: Kjo nuk është aspak burrërore. Po lipset haptazi njeriu ta shfaqë mendimin e tij për të mirën e interesit të Atdheut. Ja sic ju thashë se me vite e vite jam përpjekur për ta siguruar Shqipërinë nga grabitësit. Po nuk kam mundur se interesat e të mëdhenjëve në Shqipëri janë të pakta e aspak. Edhe njëherë po ua them se në asnjë mënyrë me mua nuk bëhet kompromis kurrë, se shteti nuk është cifliku im, por është Atdheu i popullit që e ka trashëgiminë e të parëve të vet. Dhe, e ka larë më se me qindra herë me gjakun e pastër të tij edhe po me gjakun e vet do ta fitojë dhe do ta gëzoje. E pra unë preferoj vdekjen time edhe Fronin se të tradhëtoj popullin shqiptar.
            E pra do të dëshiroja të më thoni se a kemi tjetër rrugë përvec kësaj që kemi marrë, dhe cila është, kjo që ju pyes nuk është një akuzë. Por, një mendim që është e drejtë e secilit të shfaqë me ndihmën e tij për të mirën e popullit që na ka dhanë besimin për ta ruajtur me nder e të pacënueshëm. A ka një që të më pergjigjet, një mendim që mundemi t'i shpëtojmë këtij rreziku", tha Mbreti Zog. Pas kësaj, u ngrit Kryetari i Parlamentit Pandeli Evangjeli e tha:"Madheri, në emër të gjithë Parlamentit, i cili më ngarkoi se në përpjekjet e studime, në rrahje mendimesh, asnjë rrugë rrugë nuk kemi përvec asaj që është vendosur", tha Pandeli Evangjeli. Të gjithë rrahën duart se është e pranueshme vendimi i dhënë.
       Pas gjithë këtyre, Mbreti ju shpjegoi se: "Kam urdhëruar Komadantin e Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Xhemal Aranitën, qysh më 23 shkurt 1939, që të përgatisë në mundësi të fshehtë pa rënë në sy të italianëve një fuqi mbrojtje, duke i afruar në baza të afërta bregdetare. Por, kjo ka qënë shumë e vështirë, ngaqë në ushtrinë e vogël toneën kanë qënë organizatorët italiane, e nuk kishte mundësi asnjë lëvizje pa u diktuar prej tyre. Kjo nuk na interesonte, për arsye se nuk donim që të na quanin, ne nxitësa të ngjarjeve. Qe pa asgjë na kanë akuzuar duke na tërhequr vërejtje deri tek Lidhja e Kombeve. Duke parë se kjo është e vështirë, urdhërova po me këtë datë komandantin e xhandarmërisë kolonel Shefki Shatkun, të përgatisë 6 batalione të lehta xhandarësh brenda dhe ai i shkollës së xhandarmërisë, të cilët brenda një kohe shumë të shkurtër të vihen në dispozicion të komandës Mbrojtjes Kombëtare. Por, kjo e xhandarmërisë nuk mund të quhet ndonjë mobilizim, se vihet si shkak sigurim qetësie. Kjo është e përgatitur, me sa më kanë lajmëruar komandantët.
           Më 18 mars 1939, Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare, bashkë me kryetarin e Shtatmadhërisë, si dhe Komandantin e Xhandarmërisë, më kanë paraqitur një plan, që përmban 4 zonat e mbrojtjes së Atdheut, të pjesëtuara në thellësira, sipas evenimenteve që të paraqiten. Ky plan është shumë i përshtatshëm në është se do të kenë mundësine tani ta vënë në zbatim. Sepse sot të gjithë organizatorët italianë shkuan për Itali. Komanda e Mbrojtjes ka marrë masat e shpejta, sipas urdhërave të dhëna, në bazë të planit që ka paraqitur, se koha nuk pret. Kam bindjen se me forcimin e 6 batalioneve të xhandarmërisë, të cilat mund të jenë sistemuar nëpër vendet që më kanë parashtruar me kohën, sic me thanë. Sepse Durrësi u plotësua krejtësisht me forcat që ishin caktuar e gjithashtu pritet edhe Vlora, që është një pikë me rëndësi në vendet e tjera. Por kemi mësuar se ende nuk është plotësuar aspak. Madje edhe armët: 1200 pushkë akoma nuk janë shpërndarë Aty zhvillohet një propagandë e madhe italiane.Gjithashtu, po me atë datë 22 shkurt 1939 dhe Ministrin e Brendshëm Musa Juken, bashkë me komandantin e xhandarmërisë kolonel Shefki Shatkun, i kam urdhëruar, tha Mbreti,- për të marrë masat e shpejta për sigurimin e qetësisë së brendshme, duke u dhënë gjithë kopetencën për të ndryshuar nëpuneësit duke vënë ata që janë të aftë për sigurimin e brendshëm. Për në rast lufte më kanë dhënë sigurinë si njeri po ashtu edhe tjetri, se janë marrë të gjitha masat, e kanë sjellë besimin e plotë.
           Me sa më lajmëron Kryeministri, mbi disa raportime të Ministrit të Brendshëm Musa Jukës, sonte kjo me habiti. Ku duket se situata vjen në kundërshtim me ato sigurime të dhëna mbi sigurimin e qetësisë Dhe, kjo tani nuk mund të ndryshohet qoftë mbi qarkomandantin dhe as të tjerët. Sepse koha nuk lejon, që kjo duhet të merrej pak më parë. Unë them se: Kjo masë duhej marrë qysh se ju kam dhënë të gjitha kopentencat. Përsa i përket sjelljeve të Qeverisë Jugosllave kjo nuk na habit aspak. Sepse sic e shpjeguam, ajo më tepër është nga Fashizmi dhe nga frika mund të ndihmojë fashizmin, kundër nesh. Kjo ka qënë që po heqim dorë si qendër qëishte caktuar Shkodra dhe Homezhin. Unë ju thashë që të zgjidhni nga Jugu, se Greqia akoma nuk na ka nxjerrë ndonjë pengesë, por edhe ajo shumë e frikësuar sic ju përmenda nga mossigurimi nga Shtetet e Mëdhaja Anglo-Franceze. Ministri i Punëve të Brendshme Musa Juka dhe Komandanti i Xhandarmërisë kolonel Shefki Shatku, janë përgjegjës përsa i përket sigurimit të qetësisë të brendshme.
          Të marrin masat në cdo mënyrë me Prefektet e vetëm se përgjegjeësia është e këtyre të dyve e pafalshme. Ata tani duhet të vihen menjëherë në krye të sigurimit të qetësisë së vendit, duke pasur të gjitha kopetencat e emërimeve, e transferimeve", ju tha Mbreti. "Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Xhemal Aranitasi, e kryetari Shtatmadherisë Gjeneral Gustav Mirdaici dhe N/kryetari i Shtatmadhërisë  N/kolonel Sami Koka dhe Baron Kishner dhe si ndihmës i komandantit të ushtrise kolonel Shefki Shatku, sipas urdhërave të dhëna me kohë. Po ua konfirmoj edhe një herë, se e gjithë përgjegjësia e mosplotësimit dhe të zbatimit të mbrojtjes së Atdheut, jeni ju përgjegjës dhe më keni dhënë të gjitha sigurimet e plotësimit përsa i përket planit të paraqitur e kjo mjafton për vijat e para.     
          Pra, deri tani të viheni në krye të detyrës e të keni të plotesuar të gjitha mungesat se koha nuk pret. Dhe duhet ta dini veten se jeni në luftë dhe tani nuk ju pengon asgjë për cdo lëvizje ushtarake dhe mobilizimi, se ajo që na pengonte më përpara ishte fakti që mos të binim në sy të aleates sonë Italisë. Ajo sot është e vendosur të na sulmojë ushtarakisht, pra ju viheni në krye të detyrës së shënjtë që ju përket për mbrojtjen e Atdheut, duke mos lejuar shkeljen e tokës sonë pa gjak.
          E dimë, si na dha bota mbarë se ushtria jonë e pa armatosur dhe e vogël kundër një fuqie të madhe kolosale rreth 50 herë më e madhe se e jona, e armatosur me armët më moderne nuk mundemi ta ndalojmë. Por, ta marrë vesh bota mbarë, se shqiptari nuk përulet për të drejtat e veta por vdes me nder. Dhe, po ju siguroj se: gjaku i pastër i ushtarit tonë ka për të siguruar indipendencën e Shtetit vetë, me plot ndershmëri e ngadhnjim përpara botës se qytetëruar. E përgjegjësia është mbi ju, e nuk ka asnjë justifikim e duhet qysh në këtë minutë të jemi të gatshëm për të kryer detyrën, se koha nuk pret tani. Ju përgjegjësit e ushtrisë kombëtare viheni në krye të detyrës të shenjtë dhe ju shtrëngoj dorën duke ju thënë qeë Zoti qoftë me ushtrinë tonë trime".

         Pas kësaj, komandantët menjëherë dolën. Kjo ishte fjala para Asamblesë Kombëtare e Lartmadhërisë. Pasi komandantët dolën, Mbreti hipi për pak minuta lart, e la mbledhjen të bisedojnë. Ajo që pritej ishte ndonjë lajm prej komandantit të Mbrojtes Kombeëtare mbi plotësimin e disa qendrave që ende nuk janë plotësuar, pasi përgjithësisht ishin urdhëruar për t'u sistemuar në bazat e caktuara, kujton adjutanti.
        Në kujtimet e tij,  Dayrell Oakley-HILL  shkruan    Kur
Bajraktari u zëvendësua si i Komandant i përgjithshëm, vendin e tij e zuri kolonel Shefki Shatku. Fillimisht e kam takuar atë si një major të ushtrisë me emrin Shatku, një burrë i gjatë dhe zeshkan, në një gjyq ku hetohej çështja e një dosjeje të humbur, humbje për të cilën u bë përgjegjës një oficer i xhandarmërisë. Kam mendimin që njeriu priret të pëlqejë ata që përkrahin pikëpamjen e tyre, por unë paraqita interes kur Shefkiu u pajtua me mendimin tim sipas të cilit ajo që mendoja unë ishte një shprehje e një gjykimi të shëndoshë, pa asnjë paragjykim dhe dyshim, kështu që ne e fituam davanë dhe oficeri u shfajësua. Pasi kisha punuar me Shatkun pak a shumë për shtatë vitet pasardhës, unë ende vazhdova të mendoj se ai ishte një burrë i çiltër dhe i ndjeshëm, por gjithashtu edhe shumë punëtor. Meqenëse zyra ime ishte në të njëjtin korridor, unë kisha shumë kontakte me të dhe të gjitha shanset për të vlerësuar punën dhe karakterin e tij. Ai ishte gjithnjë i gjindshëm dhe gati gjithnjë gazmor.
       Energjia e tij dukej e pakufishme dhe jo rrallë në raste emergjencash ai i kryente veprimet në mënyrë të rrufeshme dhe të suksesshme. Ai gëzonte respektin e përgjithshëm, por oficerët dhe njerëzit edhe i druheshin gjer në njëfarë mase. Ai përpiqej të njihte gjithçka që kishte mundësi mbi forcat nën komandë dhe shpesh shkonte edhe në rrethe. Të metat dhe dobësitë e tij (dhe Qielli e di që nuk jemi pa to, apo jo?), në masën më të madhe, ndoshta, i detyroheshin paaftësisë së tij për t'i rezistuar ndërhyrjes nga jashtë, qoftë nga Musa Juka, nga Komandanti i ushtrisë apo të
            Një anglez në Shqipëri  
       Po të kishte kërkuar mbështetjen e Persit, ai do ta kishte siguruar atë padyshim, por nganjëherë Persi i merrte vesh situatat e sëkëlldisura vetëm pasi ato të kishin ndodhur dhe kur tashmë qe shumë vonë për të ndërhyrë. Shatku ishte një kuvendar i madh; ai të dëgjonte dhe nganjëherë e vlerësonte këshillën, por herë të tjera njeriu e kuptonte menjëherë që atij i ishte mbushur mendjen top që pikëpamja e tij ishte e padiskutueshme. Në tërësi punët shkonin mirë në shtabin e xhandarmërisë. Kishte disiplinë, oficerët ishin besnikë dhe të kujdesshëm në punën e tyre.
         Lidhjet tona me Komandën e Përgjithshme ishin në përgjithësi të mira. Persi qe i aftë për të kryer gjer në fund punën e tij të rekrutimit dhe të realizonte skemat e stërvitjes në shkollat ë ndryshme dhe kurset e kualifikimit për oficerët. Ai shpesh herë e gjente rrugën e zgjidhjes edhe për çështje të tilla si lëvizjen e oficerëve që kishin qëndruar shumë gjatë në një vend ose moslëvizjen e një oficeri thjesht për faktin që ai nuk i pëlqente një nëpunësi lokal civil. Patjetër që nga viti në vit kushtet e pagës, strehimi dhe puna e përgjithshme e shërbimit vinin duke u përmirësuar. Unë kisha simpati të sinqertë për Shefkiun dhe u gëzova kur mora vesh që pas përmbysjes së vitit 1939 ai kishte gjetur strehim të sigurta në Turqi, ku edhe jetoi deri sa vdiq në vitin 1973.
          Komandant i ushtrisë ishte një oficer i epokës të vjetër autentike turke, gjeneral Xhemal Araniti, nga Aranitasi, një fshat i Mallakastrës. Ai ishte shtatmadh, i shkueshëm dhe i njerëzishëm dhe njeriu mund ta pranonte atë si një nga tiparet e Tiranës. Efeklët' e filozofisë së tij për jetën ishin modifikuar pjesërisht nga fakti që ushtrinë e organizuan italianët dhe gjeneral Pariani, kreu i Departamentit të ushtrisë, ishte një burrë i rreptë dhe pjesërisht nga prania e një ushtaraku joshës dhe të pazakontë si shef shtabi. Është fjala për një austriak, gjeneralin Gustav fon Myrdac që ishte bërë mik me Zogun dhe kishte marrë nënshtetësinë shqiptare. Ai ishte një person i butë, ashtu si edhe gruaja e tij. Ata interesoheshin kryesisht për muzikë; ai i binte pianos, ajo e violinës dhe atyre u pëlqente të kishin një ose dy vetë në shtëpi përt'i dëgjuar kur loznin    
             Pushtimi i Shqipërisë, në prill 1939, nga Italia me anë të një agresioni ushtarak, pa dyshim përbënte një çështje të rëndësishme me të cilën duhej të merrej Lidhja e Kombeve, të përputhje me Kartën e saj. Faktorët ndërkombëtarë nuk patën kurajon ti kundërviheshin haptazi pushtimit, ndonëse ai dukej si drita e diellit
Ky qëndrim indiferent apo miratues ndaj pushtimit të Shqipërisë, në rrjedhat e zhvillimit të mëvonshëm të situatës ndërkombëtare, do tu kthehej shteteve të mëdha apo fqinjëve të Shqipërisë, në një bumerang. Ata do të pësonin fatin e Shqipërisë.
Italia fashiste e shfrytëzoi më së miri këtë indiferencë dhe filozofinë kapitulluese të Fuqive të Mëdha dhe të fqinjëve të Shqipërisë, për të përgatitur e për të kryer agresionin ushtarak. Ajo e llogariti mjaft mirë situatën e jashtme ndërkombëtare, si një faktor favorizues për realizimin e projekteve të saj në Shqipëri.
        Mberti Borisi i III i Bullgarisë, mik i kol. Shefki Shatkut
Princi Ferdinand Saxe-Couburg u bë car i bullgarve, në 14 shtator 1908, fill mbas Revolucionit të Turqëve të rinj, kur shpalli Mbretërinë e pavarur të Bullgarisë dhe i bashkoi pjesës veriore të Bullgarisë edhe pjesën jugore të saj, që deri atëherë kishte qënë nën pushtimin osman. Car Ferdinandi i Bullgarisë abdikoi në favor të të birit të tij, Borisit njëzetë e tre vjeçar (30.01.1894-28.08.1943).
        Shkrim në frëngjisht për Kol. Shefki Shatku, Komandant i Përgjithshëm i  
   Xhandarmërisë Shqiptare
L'état-major de la Gendarmerie royale à l'époque du roi Zog Ier. Au centre, le colonel Shefki Shatku, grand-officier de Skanderbeg, chevalier de la Croix de fer ; à sa droite, sur une marche, le général anglais Jocelyn Percy, grand-cordon de Skanderbeg, commandeur du British empire. Il était le commandant-en-chef de la Gendarmerie royale et resta toute sa vie au service du roi des Albanais.

Komandanti I Pergjithshem I Xhandarmerise Kol. Shefki Shatku se bashku me Kol. Angles  Perensy, Tirane 1932 dhe me komandantet e cdo prefekture te Mbreterise Shqiptare.
      Në shumë dokumente arkivore  vlerësohet  Shefki Shatku  për  aftësitë intelektuale ushtarake  që bëri   riorganizimin e forcave të  xhandarmërisë në cdo qark, rreth dhe post komanda.  Varësia e xhandarmërisë sipas rregulloreve përkatëse ishte tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme për qetësinë dhe nga Ministria e Drejtësisë për zbatimin e vendimeve të gjykatave. Shefku Shatku e  shndërroi xhandarmërinë shqiptare  si  një fuqi të armatosur që siguronte qetësinë e brendshme të shtetit dhe zbatimin e ligjeve e urdhrave të qeverisë. Komandanti i përgjithshëm i xhandarnërisë  shqiptare  Shefki Shatku,  kshte një bashkëpunim edhe  me  Ministrinë  e Luftës në marrëveshje me MPB-në, të  dekretuar nga Këshilli i Lartë.. Për çështje ushtarake si dhe për gradime, disiplinë, gjykime, faje ushtarake, xhandarmëria varej nga Ministria e Luftës, ndërsa për çështje administrative e qetësie nga MPB-ja dhe për çështje drejtësie nga MD-ja.
      Nga pikëpamja organike Shefku Shatku kishte krijuar strukturën funksionale të xhandarmërisë e cila  ndahej në qark (në çdo prefekturë), rreth (në çdo nënprefekturë), post – komanda (në çdo krahinë ose fshat). Emërimi e qarkullimi i oficerëve bëhej me propozim të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe me pëlqim të MPB-së.       
. Për riorganizimin e xhandarmërisë shqiptare Shefki Shatku   bashkëpunoi edhe  gjeneral – major  Jocelyn Percy.
Rregullorja e hartuar nga Shefik Shatku  përcaktonte marrëdhëniet e xhandarmërisë me degët e tjera të administratës, sipas së cilës për çështje ushtarake si gradime, emërime, nderime e disiplinë, varësia e saj ishte e drejtpërdrejtë nga komanda e përgjithshme e saj. Përveç kësaj të fundit, duhej marrë edhe mendimi i inspektorit të përgjithshëm i cili ishte përgjegjës para kryetarit të shtetit. Në rast konflikti midis komandantit të përgjithshëm të xhandarmërisë dhe inspektorit të përgjithshëm, zgjidhjen e jepte qeveria.
       Sipas ligjit të 18 majit 1933, Arma e Gjindarmërisë Mbretnore (AGJM), ndahej në komandën e përgjithshme, komandën e shkollës së gjindarmërisë, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Nga pikëpamja ushtarake varej nga komanda e përgjithshme, ndërsa përsa i përket mbajtjes së rregullit nga MPB-ja dhe për shërbimin e policisë gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë.
Xhandarmëria kishte rrjetin e saj informativ, të vënë kurdoherë nën dijeninë e prefektit.
Nga ana tjetër, Policia, nuk ka funksionuar në të njëjtin nivel me xhandarmërinë.
Në fillimet e saj kur policia drejtohej nga drejtori i përgjithshëm i saj, Ahmet Sinani, kishte detyra kryesore:
Administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese, etj).
Të drejtësisë
Civile dhe politike
      Në detyrat bazë të policisë ishte marrja e identitetit të njerëzve në hotele, hyrje – daljeve, hartimin e statistikave të ngjarjeve, etj.
Policia ka funksionuar në vitet 1920 – 1922, në vitet 1925 – 1935 dhe gjatë luftës. Pas kësaj kohe detyrat e saj i ushtroi xhandarmëria shëtitëse. Në kohën e luftës u organizuan disa lloje policish. Policia ishte një institucion civil, e cila urdhërohej në nivel vendor nga prefekti, ndërsa varej tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëpër qendrat e qyteteve vepronin komiseritë e policisë të cilat përbëheshin sipas rëndësisë, nga komisarë, inspektore, detektivë, etj. Gjurmimin e përfaqësive diplomatike për një kohë të gjatë e ka bërë policia. Më 1922 u shkri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pasi ishin shkrirë më parë disa zyra të këtij niveli.
Por me anë të ligjit të 22 dhjetorit 1925, u krijuan zyrat e policisë në Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Tiranë.
   Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte në varësi të prefektit. Dekreti i 20 dhjetorit 1926, formoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me të drejtat e drejtorive të tjera të MPB-së. Drejtoria kishte një drejtor që merrte 400 franga ari pagesë dhe një sekretar që merrte 300 franga ari.
Qeveria “Evangjeli”, zbatoi dekretligjin e 25 qershorit 1935, sipas së cilit policia u shkri dhe vendin e saj e zuri xhandarmëria qytetëse, duke vepruar nën urdhrat e prefektëve, nënprefektëve dhe kryetarëve të komunave.
      Në verën e vitit 1937 nisi projekti për formimin e Policisë së Sigurimit Botnor. Në provën e parë hynë në provë 275 policë, të gjithë të moshës 23 – 33 vjeç me shkollë të posaçme policie. Projekti parashikonte që kjo lloj policie të zëvendësonte xhandarmëritë e qyteteve Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Sarandë. Nëpër qytetet e tjera do të vazhdonte të ndihej më i fortë roli i xhandarmërisë. Varësia e kësaj strukture ishte nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ligji u miratua 19 janarit 1938 por zbatueshmëria e tij u duke shumë pak për shkak të pushtimit fashist të 7 prillit 1939.
Fragment nga libri i Ismail Strazimirit: “Lufta kundër Pavarësimit të Shqipëriseë”
Mbrojtja e Dibrës dhe Mirditës nga Kol. Shefki Sahtku
Autoritetet Serbe të Dibrës së Madhe të trembun nga sulmi i Dibranëve, e liruen qytetin dhe ikën në Gostivar e në Shkup. Elez Jusufi u dërgoj nji letër me ane të nji kapteri Serb q’ishte zanë rob dhe i njoftoj se fuqitë shqiptare që luftuen me e lirue viset mbrënda kufinit te vitit 1913-tes nuk do të kapërcejnë tej atij kufini. Mbas këtij njoftimi u kthyen rishtazi  autoritetet civile e ushtarake në qytet. Pak dit para se të bahesh sulmi i përgjithshëm kundra serbëve kishte ardhë nga Tirana Major Shefki Shatku  me nja dyqind ushtare dhe kishin marrë pjesë në ofensivën e përgjithshme q’u ba nga ana e Bulqizës dhe e Gollobordës. Shtigjet e kufinit ishin zanë prej popullit, për ta ruejte kufinin nga ana e qytetit ishte vendosë Dine Hoxha në katundin Spas me nja njiqind Murakë, edhe unë ndodhesha me ta bashkë. Ramiz Bej Iljaz Pasha që kishte cilesinë e Prefektit e të Komandantit, ishte vendos në Peshkopi, prej ku korespondonte me Tiranen dhe kërkonte fuqi municioni e të holla. Por ajo nuk përgjigjesh fare. Parsija e Dibrës e mbledhun në Peshkopi, projektonte mbi masat mbrojtëse që do te merreshin kundër çdo kundërsulmi që munde të bajshin serbët. Por kur erth festa e Bajrami shkuem nëpër shtëpija vetem Elez Jusufi tue e çmue randësin e kohës dhe përgjigjësin morale të ngjarjeve që zhvilloheshin preferoi të qëndroj në Peshkopi e të mos shkoj ndër shtëpija.
        Nja nji javë nuk ngjau kurgja. Gjendja vazhdoj të jetë e qetë. Ndërkohq erth Toger Shefki Shatku, i cili ishte nisun prej Tirane me detyrë që ti çonte municion ushtrisë së rrethueme në Mirdite, por me qenë se s’gjente shtek për me u fut erth këtu. E morri komandën e fuqisë prej nentoger Luigj Shantojes dhe e shpërndau municionin ndër ushtarët e vullnetarët që përbajshin fuqinë. Mbasandaj, muer dhe e nxiti për me i sulmue mercenarët q’ishin ngujuen’Arras. Me nji fuqi të perbame prej 200 Derjane dhe nja 300 nga Gryka Nokes i mësyen kundërshtarët, të cilët u thyen aq keq sa u vunë në t’ ikun, të tmerue dhe e kapërcyen Drinin të veshun me petka, nji numër i konsiderueshem nga komitët u vranë, nga kjo anë mbet deshmor vetëm nëntoger Osman Elez Mara nga Suhadoll.  Toger Shefkiu mbasi e kurorëzoi këtë vepër patriotike me ngadhnjim e armëve shqiptare vendosi nji fuqi në Arras nën komandën e oficerit z. Qemal Frasherit dhe vet u kthye në Tirane, me këtë mënyre Serbet u shporrën n’anen tjetër të Drinit, i cili u ba vetvetiu kufi.
     Nja gjashtë javë nuk ndodhi as ndonji  ndeshje ose ndryshim me rëndësi në këtë anë të kufirit. Këto dite, në Mirdite, prap ishte perkeqë gjendja. Kryengritësit e kishin pushtue Oroshin dhe e kishin zanë rob kapiten Fert Dervishin bashke me 200 ushtarë, të cilit i shpien në Spas. Gjithashtu komandantit të operacionit Ali Fehmi Kosturit, që ndodhesh ke ura e Vezirit ia presin shtigjet e prapsimit dhe e venë në gjendje gati të rrethuem. Edhe Rexhep Doçi……., që ishte çue prej Tirane me municion për Mirdite kapet rob bashkë me 100 e disa ushtarë dhe ja marrin krejt ushqimin e municionin.
      Rrugët e veshtira të Mirditës e mbyllin kryekput dhe pritet e pengohet dërgimi i fuqive.
          Qeverija Qendrore shqetësohet nga situate e nderlikuar e Mirditës prandaj mbledh nji fuqi prej Shijaku, Kruja e Tirana dhe e çon për në Mirditë nën komandën e toger Shefki Shatkut. Me këtë fuqi ishte çue edhe nja 40-50 ushtare të xhenjos, edhe Haxhi Jusuf Dani, deputet i Tiranes si dhe nentoger Mazar Bej Delliallisi komandant i rreth komandës gjandarmaris Shijakut [1] me fuqin e Shijakut kishte shkue. Kjo forcë e re vjen në Kthellë tue kalue nëpër Milot. Mbasi e pushton majën e kulmit që ndodhet në rrugë të Oroshit vjen në Rreshen, ku i marrin pjesërisht ato kafshë që i ishin grabit me parë Rexhep Dacit. Kjo fuqi qendroj këtu gati nji muaj dhe mbrenda kësaj kohe u rrethue dy herë prej kryengritësve, por pa u sigurue ndonji fitore rrethimtarve.
          Qeverija çon rishtzi nji fuqi prej nja 200 vetash të perbame prej dibranesh. Kjo fuqi e komandueme prej të nipit te Elez Jusufit, Suf Xhelilit, Murat Kaloshit nga Qidhna, Osman Lites nga Kalisi, Ibrahim Gjecit nga Lura, pat si kryekomandant Ali RizaTopallin. Mesyni kjo fuqi dhe me trimërin që tregoj u fut n’ Orosh nga ana e Selitës. Kësisoj u shkatërua rrethimi që ishte bamë Ali Fehim Kosturit dhe u sigurue udha e komunikacionit. Mbasandej fuqia erth në Lure. Ato mblodhen nja 700-800 vete nga banorët e Lurës e të Dardhës dhe formuen nji batalion. Osman Lita me fuqinë që dispononte, sipas urdhënit të komandantit Ali Fehmi Kosturit, shkoi ke ura e Vezirit për me e ruejtë pikat stategjike gjatë Drinit. Kapiten Ali Rizai bashkë me Jusuf Xhelilin e Murat Kaloshin muarrën udhën e shkuan ke shkalla e Gjonit, nji vend strategjik e tepër i fortë ku ishte përqendrue e ngunjue nji fuqi e madhe prej kryengritësve.
             Fuqija e Dibranëve i msyni kryengritësit të cilët qëndruen me kokfortësi. Por ma në fund u mundën. Edhe fuqit qeveritare e pushtuen pozitën e rëndësishme të shkallës së Gjonit. Njezet e tre veta ranë deshmor e u plagosen prej dibraneve. Dami i kryengritesave qe i math por s’dihet me përpikmeni. Kjo luftë e rreptë e ndrroi fatin e kryengritjes, sepse Mirditasit u tmeruan nga shuplaka e dibranëve dhe e humbën ma atë fuqi morale që kishin pasë ma parë.
       Në atë anë, ku ndodhesh Osman Lita zunë me u përkëmb e me leviz banoret të cilleve u çoj ndihmë Kapiten Mark Gjoni dhe serbet q’ishin n’atë anë të Drinit. Pozita e Osman Lites u veshtiresue si nga këto shkaqe ashtu dhe nga tradhetija qe i banë disa ushtarë vendas. Situata kritike e krijueme rreth Osman Lites e shqetësoj Ali Fehmi Kosturin, prandaj urdhërroj dibranët me i shkue në ndihme. Dibranët u nisën dhe shkuen me shpejtësin e vetëtimes, i sulmuen kryengritësitdhe i mundën në mënyrë që naltësuen forcën e prestigjin e qeverisë. Ndërkohe, arrestuan nji kryengritës që u fut kendej prej anës tjetër të Drinit dhe e varën natën mbi nji peme. Serbet ashtu dhe Kapidan Mark Gjoni kur e panë të nesërmen të varun i prenë shpresat e ngadhenjimit. Me sakrificat që banë Dibranet në Mirdite e hapen dhe e siguruen shtegun e nji pushimi e veprimi të dobishëm për qeverinë.
          Shefki Shatku  ishte i martuar me Myzejen Shatkun(Strazimiri),  nuk patrën fëmijë, por bënë birë në shpirt nipin  Bedri Strazimi, i cili jeton në Stamboll.
Shefki Shatku kishte vetem një vëlla, Muharrem Ismail Shatku, i cili ishte jurist, nëpëunës i lartë  në administratën shtetërore gjatë kohës së Republikës.           Shqiptare  dhe në periudhën e Mbretërisë Shqiptare, nuk ka patur fëmijë, pasurinë dhe të ardhurat   ja la vajzës së birësuar Hatigjare.
Shefki Shatku ndërroi jetë   në Stamboll ku u përcoll per në banesën e fundit me nderime nga bashkëkombasit e tij Shqiptar.
       vazhdon 
Qatip Mara – Saimir Shatku

No comments: