Monday, 7 October 2013

Buqet me poezi Nga: Bashkim Saliasi



MENDIMI

Kë quan të drejtë një pjesë e njerëzimit,
Të padrejtë e quan pjesa tjetër.
Kush është gjykatësi më i mirë i mendimit?
Koha, ecën e mendjet me fakte ndriçon,
Të drejtat, e të padrejtat në vendin e tyre i çon.

Të gjendet e drejta, të vihet në vend e padrejta,
Vite e shekuj duhet të kalojnë. Brezat të ndërrohen
mendimet ndryshojnë. Historitë e shkruara
me fakte duhet të faktohenë.

Njerëzimi ka njohur shumë padrejtësi,
Janë dashur shekuj të kthehen në drejtësi.
Drejtësia triumfon kur koha kalon,
Brezat ndëshkohen e  njerëzia evolon…

E pa drejta bëhet e drejtë këtu qëndron bukuria,
Duhen shekuj që të ndërtohet demokracia.
Por prapseprapë deri sa të ekzistojë njerëzia,
E drejta dhe e pa drejta janë trashgimnia…

Jeta                                

E pamëshirshme është jeta,
Kur drejtohet nga sharlatan,
Kërkojnë të marrin atë që s’u takon,
Harram e paçin djersën, të tyre s’e kanë.

E pëson bujku, fshatari e çobani,
Kur bëhen pronar të ardhur nga stani,
Në servil e prostituta përfundojnë,
Emrin e familjes nga rrjedhin  harrojnë.

Pa emër i lë historia,
Kur me sharlatanët i kryqëzojnë,
Në servile e prostitute i kthejnë,
Eremitë(1) i hanë dhe emërin s’ua kujtojnë.

Kush përfiton nga kjo botë!?
I pabesi, kurvari e i pabinduri,
Ai që të qenurit njeri e harron,
Me grykën e kobures, pasurinë  ka zgjedhur,
Kur bie pre e mëkateve bërtetë:- o Zot shpëtomë!!!

Lumenjtë rrjedhin, jeta galon,
fundërrinat në rrëpira, drejtë detit udhëtojnë,
Ku venë, fundin a e dine? Pozedonia i prêt,
Për jetë të jetëve do humbasin lirinë.

Zullumi

U  erren sytë, mendja u fluturon,
Kur të paudhtë me gjuhën e djallit flasin,
“Të pasur do bëheni do jetoni si mbret,
Gjuha e tyre s’pushon ditë dhe netë”.

Me  mendime të mbrapshta dheun që i lindi tradhëtojnë,
Mos u kthefshim në tokën tonë mallkojnë!
pre e zullumit bien dhe Zotin harrojnë,
poshtrojnë bashkëkombasit, skllever i trajtojnë.

Kalojnë kohët, zullumi i mbyt,
Tradhëtija ndaj vatanit ua zë bukën në fyt.
Një zë i brendshëm për natë si lë të qetë,
Ndërgjegja! Pre e djallit u bëre vet…                                                30.7.2013

Gonxhja

Sa shpejtë u vyshk gonxhja,
petalet rrëzoi. vapa, e dogji
sa nis të lulëzojë. Era e mblodhi,
bryma e shkatërroi, vështirë t’a nis jetën,
pranvera e dogji, vera e shkatërroi…  

Miliardat

Fushat u bënë male dhe malet fusha,
Në Lazarat gjenden miliardat,
Fusharakët i përtypin dhe kënaqësnë provojnë,
Lumi kush jeton në mal, qytetarët e pësojnë.

“Shijen” ia di malësori vet nuk e provon,
“Dhuratë” ia dërgoin fusharakut,
Me endje ky e suporton. Ua shpërndan miqëve,
ata me ëndje gostira shtrojnë.

Gostira shtrojnë, miliarda fitojnë…
Qytetarët janë viktimat, ata e pësojnë                                           10-21 gusht në plazhin e Golemit

Valët

Përlasen valët në bregun e brishtë,
Me vete sjellin simfoni muzash,
Vallëzojnë, vallëzojnë valët në preri,
në breg përplasen, muzat marrin në thellësi.

Të tjera valë lodrojnë pambarim,
Muza me sinfoni të reja sjellin,
Sekretet e hyjnisë Pozedonia1 tregojnë,
Flasin për jetën e bukur, që gjallesat në det jetojnë.


Sekrete në formë simfonish,
Valët përcjellin pambarim,
Kur zëmërohet Pozedonia,
Me forcë përplasen valët në bregdetin e detit tim.

1.Pozedonia=Mbretëreshë e deteve

Vjollca

Në baçen e shtëpis sime,
Një vjollcë hodhi shtat,
ende pa formuar frutat mirë,
gjëmbaçi i futi kthetrat në shtat.

Brengë  në zemër më mbeti,
Dhimbjen ende e ruaj në mendje,
Gjëmbaçi që vrau bukurinë,
Jetën e Vjollcës,  skllavërojë.

Vjollca erëmirë lulëzoi,
Nga zemra mua  s’më del,
Sa herë që sytë te gonxhja hedh,
Zemra ime therë e aromën e saj ndjejë…

Trëndafili

Me tërndafila kurorat e nuseve zbukurohen,
Petalet ngjyra-ngjyra, tavolinat zbukurojnë,
Shumë i pëlqejnë gratë, kur burrat ua dhurojnë,
Por më shumë kënaqen plakat,
Vitet e rinisë së hershme kujtojnë…

Golem pasdite ora 16 e 20
Udhët e jetës
Sa dola në dritë rruga e jetës më thirri,
Këmbadoras eca deri sa u çapita,
Fillova të belbëzojë e, rrugët e jetës nisa,
Se kisha iden seç furtuna më prisnin!

Çdo hap që hidhja rreth e rrotull shkëmbinj,
Kthepa, gremina, gjëmbaça e gjarpërinj,
Mbromë, o nënë thërrisja!
Por në rrugën e jetës asnjë herë s’u ndala.

Sefte i ndjeja, një ulërim të lehtë nxirrja,
Kaluan pak kohë e këmbët e mija u argasën,
Gjëmbaçët, hithrat e ferrat më shponin,
Por unë vrapoja, veç vrapoja në rrugët e jetës.

Unë ecja, gjëmbaç të tjerë lulëzonin,
Ata nga hera kërkonin të më shponin,
Gjakun e trupit tim të thithnin,
E, në botën tjetër të më dërgonin.

U argasa në rrugët e jetës, nuk u ndala, veç udhëtoja,
U shmangesha gjarpërinjëve e akrepave pashpirtë.
Udhëtoja përmes errësirës  së pafund,
Në majë të kodrës doja të arrija.

Gjatë rrugës ruhesha mos më kafshojnë,
Ndonjë gjakpirës apo lugat,
Vetmia më mundonte, por unë eca vetëm eca,
Në majë të kodrës njerëzit e mençur të takojë!

Më në fund në majë arrita,
Flladi  i freskët faqet e mija ledhatojë,
Panorama shumëngjyrshe sytë e mi panë,
Sa më lartë ngjitesha njerëz të mëdhenjë takojë.

Aty gjeta njerëzit e mëdhenj: artist, shkrimtar, dramaturg e  piktor,
U këndojnin luleve, fushave, maleve, krojeve e lëndinave,
Por ata kurrë nuk harronin, fëmijët e,me bodecin “e artë”,
gjarpërinjë, nepërkat e akrepat i thumbojnë…

Përsëri unë eci, në kodrat e zbukuruara,
Sa më lartë ngjitem, aq më shumë shtohet etja për marshim,
Unë eci, vetëm eci e, rrugët e jetës më thërrasin,
Të eci e të eci pa mbarim…


Golem, më 12.08.2013
Bota

Katër shkronja e formojnë këtë fjalë,
Fantazia e njeriut shkon shumë larg,
askush s’ia di fundin botës,
por njeriu për të mendon ditë e natë.

Bota vetëm sekretin e vet fsheh,
kjo fjalë shton misterin e artë,
Njerëzimi të jetojë në këtë planet,
E botën ta eksplorojë  sa më gjatë…

Çmenduria
U shthur bota kaloi në çmenduri,
Ka filluar të thellohet hipokrizia,
Lindur tjetër filozofi. Mashtrimi,
e filozofia botën po rrënon,
fundin askush s’e di profetët filozofojnë,
një çmenduri fsheh bota që na rrethon…
hyjnitë paralajmërojnë…

Bota   me mbretëritë e saj po shkatërrohet,
një perandori e re po lulëzonë,
krimbat kufomat e vdekura në dhe të zi i shëndërrojnë,
bota përsëri nga e para nis e lulëzonë,
eremitë1 në këtë shekull po festojnë…
kurbane me mish të njomë ato gllabërojnë. 

1.Eremitë= mbretëria e nëntokës

Vashat

Si pjeshkët e vjeshtës,
Vashat hedhin shtat,
Djemtë lozonjar,
U bëjnë serenatë.

Muza dashurie,
Vashave u këndojnë,
Mbretëresha Afërditë 1
Në gjirin e saj i ftonë…

1.Afrditë=mbretëreshë e dashurisë, dëshirave e bukurisë.


Sekreti e misteri

Sekreti e misteri dy të fshehta janë,
Sekreti ruanë dashurinë e parë,
Misteri fsheh ëndrrat e pa realizuara,
Si sekreti e misteri me njeriun janë bashkudhëtar…

Mendimi

I fshehur qëndron mendimi,
Në memorjen e të qenurit njeri,
Zhvillohet e rritet ngadalë,
Deri sa frytet fillon të japi ai…


Sila

Shumë më gëzove gonxhe tërndafilli,
Buzqeshje e këndoje ëmbël si bilbili,
Lodroje në pritje me këmbë e duar,
Gjyshen kërkoje për t’a përqafuar.

Mu  shkëpute nga dora në krahët e gjyshes u hodhe,
E puthje me mall fortë e shtërngoje,
Zemrën na e bëre mal, shumë na lumturove,
Shumë u hidhëruam, kur ti na u largove…
Sila

Erdhe  si furtuna,
Ike  si veriu,
Zemra na u  coptua,
Buzqeshja na ngriu.
Plaxhistat

Enden në shazllone,
Sytë nga qielli mbajnë,
Retë pupulore,
Të qeta notojnë mbi plazh.

Deti i trazuar,
Mbushur plotë me dallgë,
Përshëndet plazhistat,
Sot Zeusi e ka fjalë…   20 gusht 2013

Sila

Sa shumë na gëzove,
kur na erdhe në darkë,
Shtëpisë ju çelën muret,
Sila e vogël lozte në krevat.

Nuk fjete gjithë natën,
Me nënën bëre muhabet,
Prisje të gëdhihej,
Të shkonit në det.

Gëzojë si shqerkë,
Lodroje si beronjë,
Na mbushe me gëzim,
Jetë të gjatë të urojmë.

Pula dhe gjarpëri

Shumë vite më parë pula e gjarpëri jetonin në një mbretëri,
Vërdall i vinte  gjarpëri ta kollofiste pulën me gjithë fëmijë.
Pula herë e afronte dhe herë e largonte fqinjin e tij,
Gjarpëri punonte nën rrogoz si të mbillte farën në këtë mbretëri.

Vitet kalonin e gjarpërinjtë  fituan pavarësi,
U shkëputën nga mbretëria me ta lidhën krushqi.
E kafshonin pulën rastin kur ia gjenin,
Gjelatë kodosha filluan me flori t’i gënjenin.



Gjarpëri fërkonte barkun i gëzuar,
Farën që mbolli shumë vite më parë me vezët që i gllabëroj,
Gjarpërinjtë pula vet i rriti i përgëzoj,
Ata kokën do i hanin e farën e tyre më shumë do shtonin.

Nuk ndodhi ajo që prisnin gjarprinjtë,
Se pula e zgjedhur një gjelkokosh lindi,
I dërrmoji gjarprinjtë e lartë ngriti mbretërinë,
Fëmijët e pulës me gjartërinjtë u ndeshën në vend vunë historinë.

Shumë vjet kaluan e gjelkokoshi ndërroi jetë,
U ringjallën gjarprinjtë mjekërrzinjë e kokën ngritën përpjetë,
Kërkojnë përsëri pulën të coptojnë,
Shtëpia tani ka zot  e gjelat e rinj me gjak po e mbrojnë…

Gjurmët (Sila)

Gjurmët e tua
Shoh anë e mbanë,
I dallojë edhe sot,
Të freskta ato janë.

Mbajnë erë tërndafili,
I shikojë me mall,
Askush nuk i prek,
Të Silës ato janë…

Sila
Një kanarinë e bukur erdhi në Golem.
Fluturoi gjithë diten deti e rrëmben.
Pllaq a plluq në ujë, bregut Ti vrapoje,
Tapa a pup me këmbët e vogëla, bregun zbukuroje.


Gjyshi-gjyshi, erdha unë, dua të luaj sa më shumë,
Ne të ndiqnim me zili, duam e lumtur të rritesh TI.
Fluturoje si bletë puntore, mami-mami cicëroje,
Koha na erdhi me shi, me vrap shkuam në shtëpi…    Mali Robit Durrës 23/8/2013
Gonxhe tërndafili

Gonxhja e tërndafilit
Lindi nga një vezë,
I hapi petalet,
mori frymë thellë.

U lëshuan insektet,
Të thithën nektarin,
  coptuan zemrën,
Jetën t’a shkurtuan.

Shpëtoi një lule,
Pas la kapedan,
Sot e kësaj dite,
Emrin e tërndafilit ruan.

V jollca

Në anë të Adriatikut,
Hodhi shtat një vjollcë,
Hije i bënte ferra,
gjemba lëshoi plotë,

E shponin nga hera,
vjollca s’lëshonte lotë,
S’u ankua vjollca,
Me insekte mbushur plotë.

Pa na iku vera,
vjeshta me të ftohtë,
u larguan insektet,
gjembat ranë në tokë.

Vjollca u çlirua,
Ngadalë hodhi shtat,
Kokën e mban ngritur,
Ka lindur me fat…


Në tokën e Arbrit

Në tokën e Arbrit,
Vjollca hodhi shtat,
Zili e kanë shoqet,
Vjollca ishte me fat.

Ajo u rrit,
Lindi kapedanë,
Ndal u tha armiqve,
Zot jemi ne në këto anë…

Njeri

Njeriu lind i bardhë, i verdhë apo i zi,
Asnjë herë hipokrit a shpirtkeq!
Gjakpirës a mospërfillës,
Hundëngritur a kryelartë,
I ndershëm a i pa ndershëm,
I drejtë a ginjeshtar,
Në jetë ai mbron interesin e tij,
Si e si të sigurojë paratë.


Që të rrosh duhen para,
Të sigurosh para, të jesh i ndershëm,
Gënjeshtar a mashtrues. Para,
lipset të jesh “shenjtor” a firar,
Me çdo rrugë ajo do siguruar,
Ndryshe lipsar jetën ke për ta çuar…





Misteret e sekretet

Misteret e sekretet të njeriut janë,
Shenjtor qoftë a firar.
I nderëshëm a bujar,
Hipokritë a ginjeshtar,
Për mëkatet që në jetë kë bëre,
Shpirti nuk del sekretet pa treguar.

Misteri!- enigmë e tërë jetës,
Hipokrizi njerëzore.
Mister të dashurosh, të vjedhësh,
Grabisësh a kurvëroshë…
Mister… për të siguruar parat,
 me punë të ndershme a hipokrizi.
Të gjithë para se të vdesim duan të rrëfehemi,
Të ndershëm të shkojmë në varr,
Emrin për keq mos na përmendi njeri…

Njeriu
Si është njeriu?!
Enigmë, kur se njeh,
Altruizmi, marrëzi e tepruar,
 mendon ai, në mendjen e vet,
Të fshehtat brenda vetes që ruan,
I lexojnë të tjerët në sytë e tij, …

Bebi
Brenda në oqean,
Një lule nis e çel,
Rrethuarë nga kështjella,
Ushqimetë bio merr.

Nëntë muaj në errësirë,
As dritë, as diell,
Petaletë xhvillohen,
Fruti formën merrë.

Vjenë një ditë,
Oqeani shpërthen,
Varkën e nxjerrë jashtë,
Spirancën me vete e merr.

Nga varka del bebi,
40 ditë s’sheh diell,
Me lëngun e jetës,
Nëna e ushqen.



Bebi                       Varianti dytë

Se  di bebi,
Burgun që kalon,
Nga dita që formohet,
Deri sa botënë shikonë.

Brenda në burg,
S’i duhen para,
Kujdeset nëna,
S’ka nevojë për baba.

Sa del në jetë,
Nisë vështirësia,
I vihet emiri,
I gjendet atësia.

Nga do që shkon,
Për nënën se pyesin,
Babain i kërkojnë,
Farën ka mbjellë…                                                 Ora 8 e 38’. Tiranë, më 03.08.2013

Vota                   

Sa frikë kanë politikanët,
Vetëm nga ty votë,
S’duan t’ia dinë në katër vite,
Popull: -në je gjall, apo rronë.

Shumë prentime ty të bëjnë,
Sa ta marrin atë votë,
Më pas s’u bje në mendje,
A  jetonë në këtë botë.

Pa ta marr të premtojnë,
Gjithë dëshirat t’i plotësojnë.
Të gostitin, të kujtojnë,
Mesazhe të mirat të dërgojnë.

Të quajnë shok e të quajnë mik,
Numrin e telefonit t’a japin pa frikë.
Dërgojnë mesazhe falenderim,
Në “parajsë” bashk do arrijmë.

Mendjen ta bëjnë dhall,
Ngrihesh në mëngjes, vjen vërdall,
Pranë kutis nisesh të shkosh,
Kujt mesazhin e votës do i besosh.

Shikon te dera, vijnë vërdall,
Djem të bukur me celular,
Shefave u njoftojnë,
Erdhi filani, do votoj.

U ndrisin sytë xixa u lëshojnë,
Votën tënde e kërkojnë,
Nuk kanë faj more mik,
Një copë kockë duan të lëpijnë.

Në stres janë, në stres qëndrojnë,
Filani vall a do vij të votojë.
Se veç mua më premtoi,
Kam frikë mos më tradhëtoi.

Me këto mendime vijnë vërdall,
S’gjejnë prehje, s’gjejnë karar.
Fjalën shefit ia kanë dhënë,
Të gjitha premtimet duhen bërë.

Shkon mëngjesi e vjen dreka,
Mendja u rri vetëm te karta,
Atje fshihet i gjithë sekreti,
A do ma ketë dhënë votën mileti.

Dalngadal vapa vjen,
Populli  që s’ka votuar, në gjumë bien,
Pret vapa që të kalojë,
Pranë kutis votën e premtuar ta çojë.

Veç te ti popull fshihet sekreti,
Votën e artë të do edhe mbreti.
Politikanët i lumturon,
Votën tënde popull gjithë natën,
Politikanët në ëndërrë e shohinë.

Sa gëzohen politikanët,
Në radhë popullin kur e shohin,
Zemra nga gazi u gufon,
Të mirat e votës mendojnë.

Një zë i brendshëm u flet,
Ishin premtime mor lanet,
Mblidhe mendjen mos u stresoni,
të mirat e votës mbrapa do i shikoni…

Duaje votën
Duaje votën, ki respekt,
Armikut tënd mos ia jep,
Mendou mirë mos nguro,
Çoja votën atje kudo.

Ky është një mesazh,
Rrezet e arta ngrohin avash,
Ato fshihen në kuti,
Me votën tënde shpërndaj ti.

Votën tënde mos shpërdoro,
Jepja subjektit që do,

Po mos rri pa shkuar,
Një herë në katër vjet je duke votuar.

Mere djalin, mere gruan,
Mere kunatën, mere vëllan,
Bashkohu bashk në gjini,
Hidheni votën në kuti.

Të gjithë bashkë të bashkuar,
Demokracia ecën më para,
Në Europë të na pranojnë,
Kur na shohin se votojmë.

Fabulë “ I ndershmi e Hajduti”

I ndershmi

Kujdes ti o hajdut,
Je mësuar duke vjedh,
Dorën sot mos e zgjat,
Se ta presim o lanet.

Hajduti

Të kam thënë a derzi,
Ves e kam këtë zakon,
Po nuk vodha, nuk rrojë dot,
U mësova në shoqëri.

I ndershmi

E kam ditur o hajdut,
Nuse s’para gjeje ti,
Po mos vidhje e plaçkisje,
I përbuzur mbetëshe a derzi.

Hajduti

Kur ma di tarbijatin,
Pse më bie më qafë ti,
Unë pa vjedhur dot s’rri,
Po nga unë o i ndershëm,
Ke  mësuar, vjedh edhe ti.

I ndershmi

Këtë zakon e kisha harruar,
S’kisha nevojë për hajni,
50 vjet të shkuara,
Me hajdutllqe s’u mor njeri.
Hajduti

Thuaj ti o i ndershëm,
Me kallinj misri mbushnin xhepin.
Por tani vjedhin votë.
Hajrin ja kanë parë, besa plotë.

I ndershmi

Halli vall si do vej,
Ju s’do vidhni jetë e mot,
Masat ne i kemi marrë,
Do e mbrojmë atë votë.

Hajduti

Kot e ke i dashur mik,
Vjedh mes ditës nuk kam frikë,
Se Europa mua më don,
Jam më i miri ata më thonë.

Fabulë Dhelpëra e luani

Dhelpëra

S’të kuptova more luan,
Pse u vonove për të dal,
Dashamirësve t’ u thoje,
Humba, por prap jam gjallë.

Luani

Sa bukur flet moj dhelpër,
As një herë se ke provuar,
Mbrojtje më ke pasur mua,
Nëpër këmbë kush s’të ka marë.

Dhelpëra

Këtë e kam ni more luan,
Shumë herë të kam puth,
E pse burrin kisha krahit,
S’doja ta dija për të gjallë.

Luani

Mos u tut ti moj dhelpër,
Unë akoma jam gjallë,
Kam besim të lë partinë,
Nga ai shuli nuk ma mban.




Dhelpëra

Je ma i miri ndër të tanë,
Të dua fortë më rrite nam,
Po ti luan mos u mërzit,
Do të mbështes unë për ditë.

Luani

Hiqu dhelpër më rri larg,
Shumë armiq kam rreth e qark,
Më mirë në hije të rrimë,
Më pas shohim për partinë…

Qyqja e harixhiu një fat kanë!
Si t’a kuptojmë, qan qyqja apo këndon,
Sa vjen pranvera, pemë më pemë flutuonë.
Kërkon një strehëz, pasardhësin të sigurojë,
E vendos vezën e në fole dhe nis e vajton.

Bilbilat që e dëgjojnë, huqin ja dinë,
Qyqja vajton, pasadhësi në jetë a të do vijë.
Qan për fatin e të voglit që e le në embrion,
a do ketë fatin të rritet sokol.

Vera e nxehtë pasadhësin në jetë e sjell,
Nëna kopile në kraharor e mer.
E ushqen me qumësh e nektar,
E lanë me ujë burimi, jetën jep për të.

Kopili i lindur, qëllon e bëhet mbret,
Nënës që e rriti, kokën ai i pret.
Qyqaja e harixhiu varr nuk kanë,
Zanatë  të trashëguar në jetë të jetëve e kanë.


 Ndëshkimi 

Në rrjedhën e lumit lundron një djep,
në trupin e vet mban një bep!
Se dinte lumi e pranojë në gjirin e vet,
Do vinte një ditë bebi do bëhej mbret.

Mbreti e harroi lumin që e rriti,
I prishi shtratin, të gjithë e shiti.
Po lumi Zeusit iu drejtua:Shpëtomë,
 nga kjo e keqe që më zuri mua.

Zeusi, mbret i qiellit rrufet dërgoi,
Zjarri e dogji tokën, mbretërinë shkatërri,
Shpëtoi lumi, jeta lulëzojë,
Të gjithë rrojnë në paqe, Zeusin lavdërojnë.

Mos mbetet pa varr!

Këndoi qyqja këtë behar,
Shkeli vërri  më vërri dhe nuk la as mal,
Vërdallë erdhi e strehëz nuk gjeti,
E përcollën me vaj i gjithë mileti.

U mundua qyqja vajin t’a përcjell,
Te çakenjtë e hienat, gjumë mos të  flenë.
Qyqja rivalët ftoi në arenë,
Pyeti!-kush nga ju, vendin po m’a  merr.

Pak  ditë u kam lënë mendohuni mirë,
Paraqisni platëforma, unë po bëjë sehir,
Dolën pallëtarët, këngës ia nisën,
Krenohen rivalët, punën po bitisim.

Të shohim qyqja kë do caktojë të parë,
Mendjen  po vret se mos mbetet pa varr…

Sorrat

Shtegëtuan sorrat,
Erdhën në metropol,
Se harrojnë zakonin,
Krrau-krrau bëjnë ngado.

Qetë  rrinë bilbilat,
Kanë mbetur jetim,
Sorrat krrau-krrau,
Nuk bëjnë as pushim…

Porsa hynë shqiponja,
Sorrat bien në qetësi,
Shpëtuan bilbilat,
 u ranë veshët në qetësi…                             12.09.2013



No comments: