Monday, 27 January 2014

-FOL NJË HERË SADIK SELMANI!






-Nga blloku i shenimeve të shkrimtarit-

-… atë kohë, në fillim të viteve ’70, i kam thënë kolegut, shokut e mikut tim Zeqir Lushaj: "Mësoni prej Sadikut, se është njeri shumë i zgjuar"!
-- Zeqiri m'u përgjigj: "S'mundemi me' i nxjerrë gjë per kollaj babës o Gjon. Vetem kur na vijnë mysafirë, at-here baba shprehet krejt lirshem, na ben muhabetin e kendshem e shprazet në urti….-

                                                                                                         Nga: Gjon Markokaj

                                                                                        
Sadik Selmani i Grisë ka qenë një burrë shumë i zgjuar, fisnik e bujar i cili I kishte edhe në traditën familjare keto cilësi. Unë kam qënë disa herë në shtepinë e tijë, ku kam gjetë bujari, ku kam ndigjuar prej tijë "Urtinë Popullore", e s' mundem që t' i diftoi të gjitha, por mundem të sjell ndonji aspekt të cilat i ruaj në kujtesen dhe shenimet e mia.
…!
-- Nji natë shkova për t’fjetur në shtepinë e Sadikut. Aty gjeta edhe dy mysafir të tjerë Kjo shtepi e tillë ishte. Pa mysafir s'e gjeje asnjiherë! Sadiku ishte bujar dhe e këthente bukën pa interes, për udhëtarë, nevojçarë, në "Drumin e Grisë" e te malesise në rrugen historike shekullore Gjakove-Shkoder.
--Nji nga mysafiret që ishte si më 'i zgjuari i drejtohet Sadikut:
-- Fol nje here Sadik Selmani. Na kallxo psh se si e  kur kthehet buka?
-- Sadiku: -- Buken, kur e këthen; se po e ha nëser te ai, apo ajo, s' është bukë. Eshte vetem interes.
Buken, kur e këthen; se ai tjetri e ka nji grue të mirë ose nji çikë të mirë, përsëri ajo, s' është bukë.
- Herë tjeter, kurdo e kujtdo t' ja këthejsh bukën është bukë e mirë!
Une i thash Sadikut,- na thuaj ndonji gje, na pyet edhe Ti ndonji gje...,
--Sadiku: Me pyet, s'eshte e lehte. Pyet i zgjuari, jo budalla. Me folë, s' po di kah me ja nisë....,
Dhe, prap vazhdoi:
Ishte kane shkue Dede Zef Preka, i Currajve te Eperm, te Bek Ahmeti i Gjonajve te Gegysenit.
Të dy, burra të zgjuar.
Beka e priti me respeket. Gjate kohes qe po e pjekte kafen Deda i drejtohet Bekës:
-- Ani ma Bekë Ahmeti?
-- Beka: - hiç, arahrazolla!
-- Deda perseri: - ani ma Bekë?
-- Beka, hiq arahrazolla!
--Deda i thote se treti.
-- Ani ma Bek Ahmeti i Gjonajve?
--A din ma, Dedë, hagerte dreqi, a din ndryshej?
--Deda: Di gjitheqyshe Bekë....,
--Beka, aje kane ne oden e grave ndonjihere?
--Deda, -shpesh here.
--Beka, -ç’fare kie pa ne oden e grave?
--Deda: - çfare pata me pa? Kusinë në zjarr, grate ka i futin krande.
-- Aaa, tash po. Edhe muhabeti eshte si kusija ne zjëm; futi krande per me vlue,- tha Beka
Sadiku e kishte fjalen per neve, ( me bani pyetje që t' flas). Me thane te verteten  ne e kishim te veshtire, t' i benim pyetje Sadikut.
-- Në muhabet e sipër, Sadiku na shtron nji pyetje; pra , na muar neve mysafirët në intervistë:
-- Ç’farë është ma'i keqi sënd?
Të gjithë sa ishim në dhomë, u preokupuam dhe filluam të epnin mendime:
— Skamja është e keqe - thash unë.
—Sadiku: -Jo, se je fukara e pasurohesh, neser edhe bëhesh zinxhin.
— Pleqëria - tha nji tjetër.
— Sadiku: -Plaket gjithkush që ka ymër.
— "Gruaja e keqe" - thashë përseri unë.
-- Sadiku: -Jo, burri i forte e lëshon gruen e keqe e merr nji tjetër te mirë.
-- Përgjigjet tona, nje nga nje, po na i "hidhte për dere"!
Kjo ishte shumë interesante, sa unë e "vrava shumë mëndjen" që, t' i përgjigjem dhe përsëri e mora fjalen:
-- Sadik e kam gjetë, - thirra une jo pa optimizem se do e kaloj klasen.
-- Jo tha ai.
-- E kam gjetë Sadik, - vazhdova përseri unë, me nji ton sikur isha tepër i sigurtë....,
— Sadiku: -Folë të lumtë goja !
— "M' i keqi sënd është, kur koritësh e s'ke si nderesh" - thashë unë, me nji siguri të plotë.
— Sadiku: -Të lumtë se e gjete; por më thuaj ndonji shëmbull.
-- Shëmbuj i thashe aqë, sa e binda:
— Kur e vret, tjetrin në besë, pret mikun vetit e, s' ke si ndreqesh.
- Kryen nji poshtersi që, s' kie si e shlyen. I tregova, njerëz me fakte sa edhe e binda.
— Sadiku ngase i erdhi mire që e gjeta vazhdoi:
-- "Aga Imeri, shkonte pazarit duke thënë: - "Si koritësh, kur s' ke si nderësh"? "Si koritësh, kur s' kie si nderesh"?
-- Ishte e njëjta pergjigje, por me (fjalë të tjera) si ajo imja. Qeshem të gjithë, se më këtë Sadiku, desh t' na thoshte se, s' ishte e veshtirë, se e kapasë thanë edhe Agë Imeri i Grisë i cili qe sëmur; e së fundi i thonin: -Aga është ( i ndërruem orësh).
Unë e rrespektoja shumë Sadikun dhe e mora më të qeshur...
…!
-- Sadik Selmani ka qënë aqë i zgjuar, të bënte pyetje sa s’të lente bri ngjitur.
— Mundem, t’u sjell disa pyetje që i ka drejtuar, në forëm intervistimi në biseda më njerzit që, mi ka treguar më gojen e tijë.

-- I shkon në shtepi me fjetë Sekretari i Rinisë i Rrethit Shkodres, shok i Zeqirit.
— Në muhabet e sipër, i drejtohet Sadikut: Na fol ndonji gjë, na pyet ndonji gjë që të hymë në muhabet.
— Sadiku u drejtohet: - Ju jeni me shkollë. Pyetjet a t’ jau bëj me u lënë në klasë, apo me kalue klasën? (sigurisht këtë jua tha m' i frikësue, me i habitë).
-- Sekretari: Pyet çfarë të duash o xha Sadik!
-- Sadiku: - Pse Shiponja është kuq e zi?
-- Shqiponja e zezë, dykrenare simbol, i bijëve t'shqipës, i shqiptarëve, sfondi i kuq, gjaku i deshmorëve.
-- Me ngjyrën e kuqe jam dakort, e tregon gjakun e deshmorëve, ndersa për shqiponjën ngyrë të zezë s' jam fort dakort… Ka edhe shqiponja të bardha, bile shkojnë nga dy. (këtë të fundit ja thashë; m'e futë në pyllë, shpjegonte Sadiku)
—Sekretari: Vazhdo xhajo, ndonji pyetje tjetër.
— Sadiku: - Te je me origjinë nga Shkodra;
pse i thonë, -tërë Shkodra, janë munduar e nuk kan mujt  me’ i dhanë një gomari uji?
--E dija se përgjigjen e kishte të veshtirë - më thoshte Sadiku, atëhere kur m' tregoi.
— Sekretari: -O,o, xhajo kjo pyetje është shumë e veshtirë s'e gjëjë dot!  Zgjidh ndonji pyetje tjetër!
— Sadiku: -Unë e kam pyetjen tjetër edhe më të veshtirë se të parën.
Sekretari: - S’ka mundësi, m’e gjetë; më të veshtirë se këtë pyetje që m'the.
Sadiku: --"Çe, diten shkodranët që gomari është asht eqëm e u munduan aqë fort, m’i dhanë ujë"?
Sekretari, s’ i dha "dum, asë maje", pyetjes së xha Sadikut….,
-- Sekretari: O,o,o, xha Sadik ! A po na le rehat! Te je plak shumë i zgjaur e, s’kena mundësi t' ua dalim juve.
Zgjuarsitë e urtitë e Sadikut janë të shumta e të regjisruara edhe në mëndjen time, por unë mundem të demonstroj vetem skëjin e tyre.
…!
-- Sadik Selmani; në muhabet e sipër më tregoi:
--"Më erdhen në shtepi Lumturi Rexha, me të shoqin, e shoqëruar, nga Mire Marku, Sekretarja e Partisë së Rrethit e do te tjere. Edhe Zeqiri ishte me ta.
-- Sadiku: Deshta m' i provuar zgjuarsinë, shoqës Lumturi.
-- Shoqja Lumturie,- thash. - I kie ble këpucët me lekë; janë sosë e nuk bajmë ma.Tash a  me ndëjtë zdathë a, me' i ble nje palë të tjerat?
Në atë moment, m' hyri plaka ime në dhomen e pritjes - vazhdoi Sadiku: Ajo ja lëshoi sytë, plakës sime dhe më tha: "Edhe nji herë je mirë Xha Sadik; me hecë me ato që i kie, m' i meremetua, m' i lustruar e m' i marrë me të mirë, shkon edhe do kohë"!
-- Sadiku: Përgjigjja e zgjuar, m' epë kurajo!
-- Shoqja, Lumturie: -Kur po ndahen vëllaznit nderveti; kush e ka fajin; vjehrra, reja apo djali?
-- Ajo pa hezituar më tha: - vjehrra.
-- Sadiku: --Shoqja Lumturie, s' jam dakort, i ndan reja.
Kisha deshirë ta gjurmoj edhe më shumë -- vazhdoi Sadiku.
-- "Ti që je Kryetare e Grave të Shqipërisë; a mundesh, me eksperimëntue, nji diçka të thjeshtë? S' po të them në t'gjithë Shqipëri, por në Rrethin e Tiranës. Nëpërmes grave, pyet e verifiko: "Sa reja e kanë fotografinë e vjehrrës në dhomën e gjumit"?
-- Lumturia: -"Atë pune e bëj kollaj xha Sadik!
-- A e sheh kët burrin, n'anen e oxhakut?
-- Sadiku: Po e shoh.
Lumturia: -- Është burri im; si të doket? (Ishte fjala per te shoqin e Lumes, Bardhylin, professor ne UT).
-- Sadiku: Burrë i mirë, mos koftë "gacë e mblueme me hi".
Hahahahahahaha, -plasi gazi ne odë.
-- Pse i the ashtu?-- I thashë unë Sadikut.
Sadiku: -I thashë se; se "burri e gruaja tërë jetën e ndjekun njëri - tjetrin, ku po e nxënë keq"...
--Thonë se pyetja e Sadikut; Lumturi Rexhen e preokupoi dhe  se me verifikimin që kreu në Tiranë nëpërmes organizatave t' gruas; s' nxorr veçse dy - tre reja që mbanin në dhomën e gjumit foton e vjehrres. Kështu është folur; (kjo e fundit, s' di sa është e vertetë)?
…!
Me 15 dhjetor 1970, mua më vdiq baba im Ndue Pjetra dhe u varros me 16 dhjetor. Sadik Selmani erdh me pa dhe në muhabet e sipër me burra në odë; ju drejtue Pjetrush Colit: "A, i kie borxh djalit"?
-- Pjetrushi: -Jo kur ta rriti e ta martoj; ç' borxh i kam djalit?
-- Sadiku: --"Djalit i kie borxh tërë jetën"!
Pjetrushi ishte i zgjuar bile edhe me kishte thane shpesh se due me u takue me Sadik Selmanin e Grisë; mem tregue se pse "djalit i kie borxh tërë jetën"?
Nji ditë i thash Pjetrushit: A kie thanë: "I foli djalit mos m'u rrëzue, nëpër fërkëmat mi"?
-- Po tha Pjetrushi.
-- A mos është e njëjta. -- I thashë unë.
-- Djalit i kie borxh tërë jeten; se kudo të jetë, e ngado të shkojnë, mëndon për të, mërzitësh për të, rrin tuj e porositë etj. Këtë, t' tha Sadik Selmani, me sa kuptoj unë.
--Kujtojmë këngën e Sylës: / Po ban Syla medet për mue/ Janë kanë t' ri djemt, mu kanë merue/
Afer tyre t' ishna qellue/ Nga nji kobure jau kishna ndihmue/! Deshira per te ndihmuar djalin, s' te hiqet gjithe jeten
-- Kangë e vjetër me shumë kuptim: "Babai, i ka borxh djalit", këtu bie në nji mëndim me Sadikun....,
Kot s' thonë toskët: "Bënem babi, të të ngjajë"!
Me këto që thashë ja mbusha mëndjen Pjetrush Colit se Sadik Selmani kishte të drejtë...
…!
-- Një kohë, data s' me kujtohet; të "klubi i Rrustem Nezës", po pinim kafe me Dedë Gjeloshin, nëpërmes të tjerave më tha:
-- Gjon e kie jaran Sadik Selmanin e Grisë.
-- Po i thashë unë
-- Ai në nji ziafet ka thanë: "Ma t' madhin jaran e kie jaranin e grues". Është debatue shumë; s' është shpjeguar. Ështe ënde e pa zgjidhur. Si mëndon për këtë shprehje të tijë?
Edhe unë, s' e dita se çfarë; t' i them, por kisha besim se Sadik Selmani, s' flet fjalë që "s' hahet", është i zgjuar e nuk gabon per kollaj....,
-- Unë i thash: "Dedë fjalët janë merri, ka t' i marrësh"! Janë si "gurët e shahut". Po i vëndove aty ku ka vëndin e zën tjetrin "mat"; po i vëndose pa vënd, zihesh vetë "mat"
Sadik Selmani me fjalën e tijë s'është zënë kurrë "mat"....,
Ai e shpjegon vetë, se ç' ka deshtë, t' thonë me ate shprehje?
Pimë kafet dhe u shpërndamë. Deda iku, për n' Gri, unë shkova, në punën time te shkolla.
E vrava mëndjen edhe unë shumë kohë, e bëra veshin mizë, të ndigjoj, zberthimin e asajë shprehje të Sadikut, duke pasë, nji besim të plotë të "logjika e Sadikut", i cili kur të bien dakort, m' e zbërthye atë shprehje ai; i jep nji teh familjar edukativ.


Mbas dy vjetësh e mora vesh; se Sadik Selmani i kishte dhanë nji shpjegim shumë edukativ.
Në turizëm, në qytetin Bajram - Curri, Sadiku duke pirë kafe, me nji grup shokësh; njëri prej tyre i tha:
-- Xha Sadik, na kie lënë, me "veshë hapur"; s' na tregove se ç' kie deshtë, t' thuajsh, me shprehjen: " Më t' madhin jaran, kie jaranin e grues"?
-- A s'e keni gjetë hala, -foli xha Sadiku?
-- Duke shikuar rreth e qark tavolinat në lokal; e shikon nji burrë të vjetër, sigurisht të zgjuar, të cilin Sadiku e njifte shumë mirë, vetë i dyti duke pirë kafe.
-- Cili prej jush mundet; me shkue e m' i thanë, atijë burri t' vjetër: "A, i din jaran grues"?
-- Njëri prej tyre e muar guximin e shkoj dhe e pyeti:
"A i din jaran grues, o Filani"?
-- Plaku i zgjuar, e shikoi, drejt në sy, dhe i tha: "A, të shtini Sadiku, m' e ba këtë pyetje?
-- Thuaj Sadikut: "Dy ja di e, më të tretin janë shëjzat".
-- Këthehet, në tavolinë dhe u thotë; se ai burrë më tha:
"Dy ja di e me të tretin, janë shëjzat"...,
-- Ata që ishin në tavolinë e vranë mëndjen; por prap - seprap, s' e zgjidhen dot "enigmën".
-- Si nuk e kuptoni more; si nuk e kuptoni?-- Vazhdoi Sadik Selmani.
*-- "Ai burri, i ulur atje në tavolinë, ka dy djem; dy djemt janë jarana të nënës, se nëna s' don kënd ma shumë se djalin; në të njëjtën kohë janë edhe jarana të babait; ndersa me të tretin janë shëjzat; ata jânë burrë e grua që tërë jetën duhen, por kontrollojnë njëri - tjetrin"!
Sqaroni e thuajauni burrave; se këtë ka deshtë të thonë, Sadik Selmani i Grisë!
…!
Ai ishte i zgjuar, i njifte, burrat dinte ta shtronte muhabetin me ta, prandaj që atë kohë, në fillim të viteve ’70, i kam thënë kolegut, shokut e mikut tim Zeqir Lushaj: "Mësoni prej Sadikut, se është njeri shumë i zgjuar"!
-- Zeqiri m'u përgjigj: "S'mundemi me' i nxjerrë gjë per kollaj babës o Gjon. Vetem kur na vijnë mysafirë, at-here baba shprehet krejt lirshem, na ben muhabetin e këndshem e shprazet në urti….-
                                                               ------------------

Shenim i autorit:
I publikoj (pjesërisht) keto kujtime e shenime te mijat, në vitin e 110 vjetorit të lindjes se burrit të njohur të Malësisë së Gjakovës, Sadik Selmani  - Lushaj – (1904-1986).

  - Per Fjala e Lirë,  Londer,  nga Uashington State,  Janar 2014-

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: