Sunday, 2 February 2014

Gjenerali de Gaulle dhe rezistenca mbreterore shqiptare





Thomas Frasheri[1]
Udheheqesi i Frances se lire pati rastin te njihte dhe te vleresonte disa prej besnikeve te mbretit Zog Ire.
Nen flamurin e Forcave Franceze te Lira, ata luftuan per atdheun dhe mbretin e tyre, por edhe per Francen dhe lirine kudo ne bote[2]
SHENIM I AUTORIT
Behet e ditur per lexuesin qe pjese te tera nga ky artikull jane perdorur, pa u cituar referencat, ne nje liber te titulluar « Te Franket » dhe me autor Z. Luan Rama, i botuar ne Tirane se fundmi.
Perdorimi i tekstit pa referenca eshte bere ne kundershtim me te drejten e autorit si dhe me te drejten e botuesit te pare, Fondacionit Charles de Gaulle ne Paris.
Ne baze te se drejtes se prones intelektuale ky perdorim jo shkencor eshte nje plagjiat i denueshem nga ligji.
« Pas menxyrave te qershorit, ne territorin anglez kishin mberritur sovranet dhe ministrat e Norvegjise, Hollandes, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeverise polake dhe me vone kabineti qeveritar belg. Cekosllovaket nisen te organizoheshin, nderkohe qe mbreti i Shqiperise ndermerrte disa kontakte [3]  Ne « Kujtimet e luftes » se gjeneralit de Gaulle eshte i vetmi aluzion qe i behet qeverise shqiptare mbreterore ne mergim.
Lakonik, pothuajse i parendesishem, ky shenim kumton gjithsesi opinionin qe kreu i Frances se lire kishte mbi situaten e Mbreterise shqiptare gjate viteve te para te Luftes se dyte boterore : ai njihte legjitimitetin e mbretit te shqiptareve dhe duke e radhitur perkrah sovraneve te tjere te merguar te vendeve aleate (Hollande, Luksemburg, Poloni, Cekosllovaki), e konsideronte Shqiperine si nje vend aleat rezistent. Ai nuk e ndryshoi as me pas kete opinion dhe do te shprehet vazhdimisht me keqardhje per faktin qe ky vend aleat ra nen zgjedhen e sundimit sllav dhe komunist[4]. Bindja qe gjenerali de Gaulle kishte mbi kete pike nuk ishte e parendesishme ne vitet 1940.
Duke njohur rezistencen shqiptare, Franca e lire[5] permbyste pozicionin franko-anglez te prillit 1939, qe konsistonte ne mosdenoncimin e hapur te agresionit italian mbi Shqiperine te datave 7-12 prill te te njetit vit.  Nese Republika III franceze kishte heshtur mbi kete agresion, kjo i detyrohej faktit qe Franca nuk donte te riperseritej kundervenia e saj e hapur ne Lidhjen e kombeve ndaj pushtimit italian te Abisinise, tre vjet me pare. Ky reagim e kishte shtyre Duçen te nenshkruante « Paktin e hekurt » me Hitlerin, nderkohe qe vete Musolini vazhdonte te shprehte nje vullnet afrimi me « Plutokracite » perendimore, siç i cilesonte ai demokracite e pasura kapitaliste, Angline dhe Francen ne veçanti.
Me 1939, nderkohe qe qeveria fashiste projektonte aneksimin e Shqiperise, e cila ndodhej tashme prej kohesh nen influencen italiane, per te kunderpeshuar aneksimin e Cekosllovakise nga Rajhu gjerman, dhe bente perpjekje per te mos bashkndare fatin e Gjermanise dhe Japonise, Franca nuk mund te bente gje tjeter, vecse te shpresonte nje zbutje te konfliktit ne dukje te menjehershem dhe te paevitueshem me Romen[6]. Mos angazhimi i Italise duhej ruajtur me cdo kusht edhe pse Parisi dhe Londra ishin ne dijeni te faktit qe Roma nuk ishte ne gjendje te angazhonte njesi te plota ushtarake perpara 1942[7].  Keshtu duhej hequr dore nga c’do perplasje frontale me Boshtin mbi çeshtjet ballkanike dhe ne menyre te veçante ne lidhje me Shqiperine, per te evituar nderhyrjen e Gjermanise, gje e cila mund te zgjonte simpatite e fjetura te qeverise greke, jugosllave, bullgare ose asaj rumune per Rajhun III.
Kjo eshte arsyeja per te cilen Republika III franceze, jo vetem qe kishte pranuar ne menyre te heshtur uzurpimin e kurores mbreterore shqiptare prej mbretit Viktor Emanuel III, por kishte vepruar ne menyre te tille qe denoncimi i agresionit italian mbi Shqiperine, i transmetuar zyrtarisht kryetarit te Lidhjes se kombeve, Jozef Avenol[8], nga vete mbreti Zog Ire i ndodhur ne Greqi, me 9 prill 1939,  te mos kishte asnje jehone ne arenen nderkombetare. Si per cinizem te historise, Franca do te ndodhet ne nje situate te ngjashme me ate te Shqiperise ne maj-qershor te vitit 1940, pasi, e agresuar nga Italia e Musolinit, do ta shohe veten te shkelur prej « cizmes[9] » se Duçes. 
Ne menyre te logjikshme dhe si pasoje e denoncimit te politikes se jashtme te papergjegjshme te viteve 1930 te Republikes III, gjenerali de Gaulle do te konsideroje te pavlefshme dhe te paqene rrezimin e mbretit Zog Ire i shqiptareve nga italianet, gje per te cilen deshmon korrespondenca midis dy liderve shteti, nepermjet se ciles udheqesi i Frances se lire i drejtohet nje sovrani legjitim,  jo thjesht perfaqesuesit te nje grupimi te caktuar ne mbrojtje te interesave shqiptare.
Ishte pikerisht pushtimi italian ai qe e detyroi familjen mbreterore te braktise Shqiperine. Mbreti Zog Ire  nuk mundi te organizoje nje rezistence te brendshme, per arsye te ndryshme per te cilat historianet debatojne ende, por ai shpresoi ne organizimin e nje rezistence jashte Shqiperise me trupa dhe materiale me te shumta ne krahasim me ato c’ka dispononte aktualisht Shqiperia dhe qe ndodheshin prej kohesh ne duart e italianeve. 
Per te, nje rikthim ne vend ishte i mundshem, nepermjet bashkimit te forcave qe i kishin qendruar besnike, ashtu si kishte ndodhur ne vitin 1924, kur, i larguar nga pushteti dhe i merguar per shkak te nje revolucioni, ai kishte triumfuar mbi kundershtaret. Megjithate, konteksti nderkombetar ne vitet 1939-1940, nuk ishte me i njejti si ne vitin 1924. Si perfaqesues i unitetit te te gjithe kombit shqiptar, autokton ne disa territore jugosllave dhe greke, prezenca e mbretit Zog nuk ishte me e mirepritur as ne Beograd, as ne Athine. I detyruar te largohej nga trojet shqiptare nepermjet nje udhetimi te gjate ne det, ai kaloi neper Turqi, ne vendet baltike, ne France ku mes te tjerash, ai njohu dhe disfaten e Republikes III.
Mbreti Zog dhe suita e tij u instaluan ne Angli, ne 26 qershor te vitit 1940[10], si fillim ne hotelin Ritz, pastaj ne vila Forest Ridge te Sunningale Ascot dhe me se fundi ne vilen e Parmoor House, ne Oxfordshire[11].  Nuk eshte e pamundur qe mbreti Zog dhe nje pjese mire e te rinjve shqiptareve, te ndodhur brenda dhe jashte territorit shqiptar, te kene degjuar apelin e 18 qershorit ose ate te 22 qershorit 1940 te gjeneralit de Gaulle[12] nepermjet valeve te BBC, ashtu siç eshte pranuar nga disa deshmi. Edhe pse anglezet i kishin ndaluar kategorikisht c’do lloj akti rezistence[13], mbreti Zog tentoi dy here ndermjet nentorit te vitit 1940 dhe prillit te vitit 1941 te organizoje trupa luftimi, te cilet do te depertonin ne territorin shqiptar nepermjet Jugosllavise ose Greqise per te destabilizuar italianet dhe per te nxitur popullin shqiptar ne kryengritje. Po ne kete periudhe, mbreti Zog u perpoq te hidhte bazat e nje aksioni te perbashket anti-fashist greko-shqiptaro-jugosllav, por pa sukses.
Keto projekte nuk u miratuan nga anglezet, te cileve regjenca jugosllave, ne afrimitet me Rajhun, i kishte bere te ditur oponencen e saj formale. Qeveria greke nuk deshironte ne asnje menyre perforcimin e nje rezistence shqiptare nacionaliste, konkurente me te sajen, e cila mund te behej pengese ne te ardhmen per aneksimin e jugut te Shqiperise nga Greqia[14].  Vlen te nenvizohet qe anglezet besonin me shume ne te ardhmen e rezistences komuniste te organizuar dhe te konsoliduar fuqishem, fale ideologjise se emisareve te Partise komuniste jugosllave.
Ne keto rethana mjaft te veshtira, mbreti Zog, i cili perpiqej te kishte sa me teper kredibilitet perpara fuqive aleate, e shihte te arsyeshme te mos braktiste mundesine per te peshuar sadopak, ne zgjidhjen e ardhshme te konfliktit boteror. Per kete arsye, ai vendosi te ndihmoje rezistencen mbreterore te krijuar brenda Shqiperise rreth nje oficeri te ish-ushtrise se rregullt shqiptare, majorit Abas Kupi. Po per kete arsye, mbreti filloi te inkurajonte dhe te autorizonte oficeret e rrethit te tij, por gjithashtu dhe te gjithe shqiptaret qe e mbeshtetnin jashte Shqiperise, te angazhohen ne kuadrin e forcave te armatosura te fuqive aleate per te qene prezent ne teatret e ndryshme te operacioneve luftarake. Edhe pse ky angazhim nuk mund te ishte, numerikisht, veçse simbolik, ai duhej te kontribuonte ne pjesemarrjen e Shqiperise ne fitoren perfundimtare.
I frymezuar nga shembulli i rezistences goliste jashte Frances, mbreti i Shqiptareve deshironte nje pjesemarrje ushtarake, simbolike, por konkrete. Kete deshmojne memorandumet e ndryshme qe monarku i dergoi Ruzveltit[15], por edhe fuqive te medha te mbledhura ne Konferencen e Londres, ne 23 shtator 1941[16]. Gjenerali de Gaulle iu pergjigj kerkeses se mbretit nepremjet nje letre te 3 dhjetorit 1941, ne te cilen mes te tjerash lexojme : « Madheria Juaj mund te jete i sigurt se Franca e shumevuajtur  nga lufta dhe pushtimi i huaj, merr pjese ne hidherimin dhe vuajtjet e popullit shqiptar dhe i qendron besnike miqesise tradicionale midis dy vendeve[17] ».
Gjenerali de Gaulle kishte dijeni per organizimin e nje rezistence ne Shqiperi. Ai i ndiqte nga afer dhe me mjaft interes luften dhe rezistencen greke dhe jugosllave duke shprehur nje parapelqim te theksuar dhe pa komplekse per nacionalistet ne dem te partizaneve komuniste te Titos[18].  Ai kishte synuar, qe prej vitit 1940, dergimin e nje kontigjenti  francez ne Shqiperi, me qellim pjesemarrjen ne çlirimin e ketij vendi dhe te Greqise, por Foreign Office i ishte kundervene duke u bazuar mbi pretekste te rreme. Ne fakt, qeveria angleze nuk e shihte me sy te mire vendosjen e nje kontigjenti francez ne Greqi i cili mund te vinte ne rrezik, te nesermen e fitores perfundimtare, influencen angleze ne rajon[19].
Ne Shqiperi rezistenca komuniste, e cila kishte bere disi te veten moton e gjeneralit de Gaulle, « Nje lufte te vetme, nen nje udheheqes te vetem » [20] , ishte e organizuar dhe e pergatitur mjaft mire fale misioneve angleze. Megjithate, edhe pse Enver Hoxha, shef i rezistences komuniste, degjonte ne radio emisionet e Londres, asnje kontakt nuk duket te jete ndermarre me Francen e lire, deri ne krijimin e qeverise provizore te Republikes franceze ne Algjer dhe hyrjen e komunisteve ne kabinetin qeveritar[21]. 
Gjenerali de Gaulle pati rastin te njihte dhe te vleresonte elemente te rezistences mbreterore shqiptare te ndodhur jashte vendit. Ketyre te fundit ju desh te luftonin nen flamurin e Frances luftetare, per atdheun dhe sovranin e tyre, por edhe per Francen dhe per lirine kudo ne bote. Ky angazhim nuk do te ishte pa pasoja ne konceptimin e politikes ballkanike te Frances gjate momenteve te para te pas luftes se dyte boterore.
Angazhimi i shqiptareve dhe i diaspores nen flamurin francez
Te paret qe shfaqen hapur angazhimin e tyre, ishin anetaret e nje grupimi shqiptar te Stambollit, besnike te mbretit, te inkuadruar nga oficeret e ushtrise shqiptare, veçanerisht nga oficeret e Gardes mbreterore qe ndodheshin ne kryeqytetin e vjeter te perandorise Osmane, nje nder te rrallet ku konsullata shqiptare ishte ende e hapur. Republika e Turqise nuk e kishte njohur, ne fakt, aneksimin italian te Shqiperise dhe vazhdonte te kishte marredhenie diplomatike me mbretin Zog.
Te mobilizuar nga agjentet angleze te SOE (Special Operations Excecutive) shqiptaret qe jetonin ne Stamboll kembengulnin per pjesemarrjen e tyre ne lufte nen uniformen franceze dhe jo nen ate angleze[22].  Disa dite pas pergjigjes qe gjenerali de Gaulle i drejtoi mbretit, ne lidhje me Konferencen e aleateve, ne fundvitin e 1941, tridhjete e tete shqiptare u bashkuan me Forcat franceze te lira te Legjionit te huaj ne Siri, Liban dhe Palestine. Kembengulja e shqiptareve per tu rradhitur ne njesite franceze dhe retiçenca e tyre per te luftuar nen flamurin anglez i linte te habitur agjentet e Madherise se Tij. Nese i referohemi dokumetacionit anglez te kohes, behej fjale per emigrante shqiptare te Stambollit, te dobesuar nga kushtet e veshtira te jeteses, por me shpirt luftarak dhe jashtezakonisht te disiplinuar. Shumica e tyre ishte myslimane por pak praktikuese. Ata deshironin te beheshin pjese e njesive te dislokuara ne Lindjen e aferme ose ne Egjipt, vende keto te njohura nga shqiptaret e asaj kohe. Nuk duhet harruar qe nga familje te shquara shqiptare kishin dale qeveritare katolike osmane te rajonit te Mont-Liban ne shekullin e XIX, si edhe guvernatore myslimane te Palestines dhe Sirise.  Shqiptare ishte edhe Familja mbreterore e Egjipit dhe nje pjese e aristokracise otomane egjiptiane.
Duke u bazuar edhe nje here ne dokumentacionin anglez, vullnetare shqiptare ngriten zerin dhe protestuan me shkrim prane konsullates shqiptare ne Stamboll ne 20 dhe 23 janar 1942, kunder provokimeve angleze, qe kishin per qellim perfshirjen e njesive shqiptareve ne Legjionin grek te Palestines dhe si pasoje detyrimin e mbajtjes te simboleve helene[23].  Vullnetaret shqiptare kerkonin te benin pjese ne Forcat franceze te lira dhe ne pamundesi te kesaj te fundit, c’do lloj formacioni ushtarak qe nuk do te kishte lidhje me forcat greke ose serbe. E njejta kerkese duket te jete bere, ne menyre paradoksale, prej disa « greko-shqiptareve », anetare te minoritetit grek te Shqiperise se jugut.
Anglia akuzohej se bente nje loje filo-helene dhe se nuk e mbante premtimin e dhene, per sa i perket inkuadrimit te vullnetareve shqiptare ne njesite e Forcave franceze te lira te cilat nuk i pengonin shqiptaret te shfaqnin kombesine e tyre. Duke dashur te qetesonin sadopak situaten e krijuar, anglezet i kishin propozuar njesive shqiptare te shpalosnin disa here flamurin e tyre, por kjo e fundit u gjykua si e pamjaftueshme dhe vullnetaret shqiptare duket se mbeten te vendosur per tu bashkuar me Forcat franceze te lira.
Vullnetaret shqiptare ishin te vendosur per t’ju bashkuar forcave franceze te gjeneralit de Gaulle ne Siri dhe Liban, nderkohe qe shumica e tyre nuk kishte qene kurre ne France. Fushatat shpesh here te diskutueshme te rekrutimit qe anglezet zhvillonin ne Siri dhe Liban edhe prane vete forcave franceze te regjimit te Vishise, duket se nuk ja arrinin lehte qellimit me elementin shqiptar.
Me kalimin e kohes keto evenimente moren dimensione gati romaneske ne Orientin e komplikuar i cili, nese besojme gjeneralin de Gaulle, nuk mund te kuptohet veç me ide te thjeshta .[24]
Shumica e vullnetareve shqiptare ishin pro monarkise. Kontaktet e tyre te perhershme me mbretin Zog siguroheshin nepermjet oficereve te Gardes mbreterore : kapitenit Adem Shehi dhe Faik Elmazi, nen-togerit Rexhep Bajraktari dhe rreshterit Ismail Shemsedini. [25] Te gjithe udhehiqeshin nga kreu keshillues i mbretit, koloneli i Gardes, Hysen Selmani. Midis atyre qe u angazhuan nen forcat franceze te lira nuk pati vetem individe mbi te cilet harresa ka hedhur pluhurin e koherave. Rrethi intim i mbretit Zog nuk mungoi te jepte shembullin. Nuk mundemi te mos kujtojme komandantin Hysen bej Agolli-Doshishti (1914-2004), nipin e mbretit Zog, anetar i familjes mbreterore [26] ish-student i Saint Cyr[27] i cili ju bashkua Legjionit te huaj qe ne vitin 1941 dhe luftoi perkrah forcave shqiptare te inkorporuara ne Forcat franceze te lira ne Levant. Qe ne momentin e rekrutimit si vullnetar, ai mori pjese ne batalionin e VI te kembesorise,  te brigades se III te forcave te Levantit, te krijuara pas riorganizimit te tyre nga gjenerali de Gaulle, me 16 korrik 1943[28].
Mbretit Zog ju desh gjithashtu te ndahej per shume vite nga nje nder personat me besnike te tij, togeri i Gardes Jusuf Begeja (1912-1992). Ky ish-student i shkolles ushtarake te Romes (Collegio Scoula militare di Roma), e kishte filluar karrieren e tij ushtarake si toger i kembesorise te batalionit te 1re te regjimentit te 1re te Gardes mbreterore ne Tirane ne vitet 1930, ashtu si komandanti Hysen bej Agolli-Doshishti. Oficer i mbretit Zog ne mergim, ai i kishte kerkuar leje sovranit per tu angazhuar vullnetarisht nen forcat franceze te lira. 
Ashtu si komandanti Agolli-Doshishti (miku i tij me mire i armeve), ai u emerua fillimisht ne kampin ushtarak Old Dean te Anglise per te kaluar, disa kohe me vone, ne Algjer, me 1943. Pasi u vu ne dijeni te shkrirjes se forcave te armatosura vishiste te Levantit prej gjeneralit de Gaulle, ne nentor 1942, togeri Begeja u be pjese e forcave ushtarake te Levantit te riorganizuara, ne 1943. Po ne keto njesi u anganzhua edhe komandanti Agolli-Doshishti. Mjaft i vleresuar prej oficereve dhe ushtarakeve franceze, togeri Begeja iu rikthye jetes civile ne 1946, pasi kishte luftuar denjesisht per çlirimin e Frances. I cituar ne rendin e dites se brigades se I franceze te pavarur, nen komanden supreme te Levantit, me 1 shkurt te vitit 1946, koloneli Sajous e pershkruan me keto terma : « Ky oficer i huaj i angazhuar vullnetarisht ne forcat franceze te lira ka dhene prova ne c’do rrethane, te ndergjegjes dhe vlerave te larta profesionale, te denja per tu marre shembull, duke merituar vleresimin dhe miqesine e shokeve te tij. Largohet nga brigada me kujtimin me te mire prane eproreve, trupave qe komandoi dhe te gjithe atyre qe e njohen[29]. »
Me nje besnikeri te padiskutueshme ndaj kujtimit te gjeneralit de Gaulle dhe Frances luftetare, ky njeri modest dhe vetemohues, i cili u dekorua mes te tjerash edhe me Medaljen perkujtimore te sherbimeve vullnetare te Frances se lire[30], i sherbeu per vite te tera kurores mbreterore shqiptare, si oficer i shtatmadhorise te mbretit Zog, e me vone mbretit Leka i Ire i shqiptareve. Me dekret mbreteror te dates 2 tetor 1975 te publikuar ne Madrid, mbreti e emeroi kolonel komandant te Gardes mbreterore ne mergim. Mbi varrin e tij ne varrezat pariziene te Thias, aty ku ndodhej, deri ne nentor 2012, varri i mbretit Zog, kryqi i madh i Lorenes[31] shihet i gdhendur dhe, bashke me te, edhe nje pllake perkujtimore ne te cilen mund te lexohet letra qe gjenerali de Gaulle i shkroi togerit Begeja me 1 shtator te 1945, ne homazh te angazhimit te tij. Ne mars te  vitit 1992, kur Jusuf Begeja nderroi jete, ish-eprori i tij, por mbi te gjitha miku i armeve, komandanti Agolli-Doshishti mbajti nje fjalim te shkurter ne frengjisht : « Jusuf Begeja vuri gjithçka qe ai kishte, energjine, cilesite, virtytet e tij, ne sherbim te çeshtjes shqiptare….. duke provuar se ishte nje njeri i afte dhe besnik, veti keto te kombit toneMiqte e tij te armeve, komandati i batalionit te tij dhe shoket e tij nuk do ta harrojne kurre . Nje trim nuk vdes kurre per atdheun.  Lamtumire Jusuf, miku im. »
Franca mirenjohese
Ne letren qe gjenerali de Gaulle i shkruante togerit Begeja, me 1 shtator 1945, gjenden keto fjale : « Duke ju pergjigjur thirrjes se Frances dhe duke rrezikuar jeten, ju u bashkuat me Forcat franceze te lira. Ju u bete pjese e ekipeve vullnetare te shokeve tane te luftes, fale te cileve vendi yne mundi te vazhdonte, me nder, luften e nisur. Ju ishit nder me te meritueshmit e atyre qe i mundesuan vendit tone fitoren.  Tanime qe qellimi eshte arritur, me lejoni t’ju falenderoj miqesisht, thjeshtesisht, ne emer te Frances ! »
Per gjeneralin de Gaulle, kontributi i dhjetera shqiptareve qe luftuan me krenari nen flamurin francez, nuk ishte thjesht prova e vertetesise sethirrjes universale te Frances ne luften per liri. Ky kontribut deshmonte hapur se populli shqiptar nuk kishte rreshtur se dashuri, megjithe veshtiresite e panumerta, te luftonte perkrah Frances se lire dhe aleateve. Keshtu, kur me 22 janar 1959, Charles de Gaulle, president i Republikes takoi, per here te pare ne Paris ministrin fuqiplote te Shqiperise, e cila ishte tashme nje republike popullore, ai pati rastin te shprehe keto konsiderata : « Jam i lumtur qe po ju njoh. Kam nje vleresim teper te madh per popullin shqiptar trim, i cili luftoi me arme ne dore. Shpresoj se marredheniet midis dy vendeve tona do te zhvillohen dhe do te permiresohen, ashtu sic ka ndodhur kur nje fuqi e trete s’ka mundur te nderhyje mes nesh[32]. »   Diplomat i holle, gjenerali de Gaulle i referohej si Italise, e cila kishte penguar mbretin Zog ne vitet  1930 te vendoste marredhenie me te forta me Francen, ashtu edhe Bashkimit sovjetik, i cili i bllokonte vazhdimisht marredheniet midis Perendimit dhe Shqiperise. Sjellja ne kujtese dhe ne bashkebisedim me diplomatin shqiptar i rezistenteve shqiptare qe luftuan perkrah tij, deshmon kujdesin e gjeneralit de Gaulle per te mos i lene ne harrese vullnetaret shqiptare, te cileve kreu i Frances se lire pati rastin t’u njihte dhe t’u admironte vlerat dhe virtutet.
Ishin pikerisht keto vlera dhe virtute qe e binden gjeneralin de Gaulle per ti dhene Shqiperise, vendin e nje fuqie aleate dhe fitimtare pas mbarimit te Luftes. Keshtu, me 1945, i mbeshtetur nga Quai d’Orsay (Ministria e puneve te jashtme franceze) ai ishte i mendimit qe kushdo te ishte regjimi qe do te vendosej ne Shqiperi, me kusht qe te garantonte pavaresine e vendit, duhej te gezonte ushtrimin e sovranitetit mbi te gjithe territorin shqiptar ne kufijte e para 1939. 
Me 7 janar 1945, gjenerali de Gaulle dergoi ne Tirane misionin e pare ushtarak zyrtar prane qeverise se perkohshme shqiptare. Shqiperia sapo ishte cliruar,  (29 nentor 1944) pa ndihmen e ushtrise se kuqe dhe shefi i rezistences komuniste, Enver Hoxha, ishte ende thjesht komandanti i ushtrise nacional-clirimtare dhe jo kreu i nje republike sovjetesh. Qellimet e tij totalitare do te dalin ne drite pak kohe me vone.
Raporti i pare, i drejtuar ne daten 20 janar 1945 kreut  te qeverise franceze, nenvizonte faktin se ky vend eshte tashme i pavarur edhe pse influenca jugosllave e Titos ishte shume e ndjeshme[33]. Raporti nxirrte ne dukje rrezikun e copetimit te vendit midis influences sllave dhe asaj italo-angleze dhe theksonte faktin se Franca kishte te pakten nje rol  moral per te luajtur ne favor te garantimit te unitetit te vendit[34].
Por ne vitin 1945, rreziku me i madh nuk ishte qe Shqiperia te binte nen orbiten sllavo-komuniste. Vendi rrezikonte serish - ashtu si dhe shume here te tjera - nje copetim ne perfitim te Greqise, e cila megjithese i njihte mire meritat e rezistences shqiptare,  kembengulte, me aprovimin gjysem te heshtur te anglezeve, te kishte te drejta kompensimi territoriale mbi Shqiperine, meqenese Greqia ishte sulmuar nga ky vend « bashkepuntor  » i fuqive te boshtit  me  1940. 
Mbreti Zog, i ndodhur fillimisht ne Angli, pastaj ne Egjipt, ku mergoi pas luftes, nuk rreshti, per vite me rradhe, se luftuari pretendimet  greke ne Shqiperi. Emisareve greke te cilet i propozuan disa here ndihme per ta rivendosur ne fron, ne shkembim te leshimit ne favor te Athines te  nje pjese te territoreve te Epirit te veriut, ai i pergjigjej se preferonte te ndihmonte komunistet shqiptare qe luftonin perkrah Enver Hoxhes, te cilet kishin ne plan te pare sovranitetin kombetar, se sa ti jepte  Greqise qofte edhe nje grimce  te territorit shqiptar. Gazetat e Athines e akuzuan madje Zogun e Ire se ishte ne sherbim te komunisteve te Tiranes, nderkohe qe ne realitet ai ishte armiku i tyre i betuar. [35] 
Ne kundershtim me ate ç’ka pohuar nje autor[36], nuk ka fakte te pakundershtueshme qe Franca  te kete mbeshtetur - ne vitet 1940 - rivendikimet greke mbi te ashtuquajturin Epir te veriut, dhe as qe te kete inkurajuar planet e inkorporimit te vendit te vogel  ne federaten jugosllave, mundesi qe nuk perjashtohej as nga  Beogradi, as nga Moska dhe as nga Londra. 
Drejtoria politike e Quai d’Orsay ne nje leter te dates 25 qershor 1945 e inkurajonte gjeneralin de Gaulle  per te bere gjithçka qe ishte e mundur per ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit shqiptar prej  orekseve territoriale te fqinjeve te saj, nepermjet nje aktiviteti te dendur ne fushen ekonomike dhe kulturore, duke evituar ferkimin me interesat angleze dhe sovjetike ne vend. Ne kete leter rekomandohej nje nderhyrje prane niveleve me te larta te Selise se shenjte, per te emeruar ne Tirane nje nunc apostolik me  kombesi franceze. Kjo do te zhvillohej ne traditen me autentike te mbrojtjes se katolikeve shqiptare nga Franca, aq me teper qe ne kete fushe, Italia e mundur, sapo kishte humbur  rangun e saj te te privilegjuar ne Shqiperi[37].   
Franca nuk i neglizhoi elementet e lartpermendur dhe megjithese tregoi kujdes te madh qe politika e saj te mos dukej si nje aprovim pa kusht i regjimit te ri, ajo e njohu qeverine shqiptare ne dhjetor te 1945, nepermjet nje letre te firmosur nga Gjenerali. Me kete akt, Parisi jepte nje sinjal ne favor te ekuilibrimit te forcave ne rajon  duke kontribuar keshtu ne dobesimin e te gjithe  pretendimeve te shpallura haptazi  nga  Athina  dhe hoveve aneksioniste me te permbajtura te Beogradit.
Edhe  pas largimit te gjeneralit de Gaulle nga pushteti, nje muaj pas njohjes zyrtare, Franca beri gjithçka qe ishte e mundur per mbajtjen e ekuilibrit dhe nuk u bashkua me  oponencen greko-angleze–amerikane lidhur me ftesen e Shqiperise ne Konferencen e paqes se Parisit e cila filloi punimet ne 29  korrik 1946.  Duke konsideruar se Shqiperia duhej te njihej si nje vend viktime e agresionit italian[38], Georges Bidault, president i Konferences, votoi kunder pretendimeve territoriale greke te kryeministrit Caldaris,  dhe mundesoi njohjen e se drejtes se demshperblimeve te luftes, nga ana e Italise, ne favor te Shqiperise. Franca ishte gjithashtu, ne favor te njohjes perfundimtare te sovranitetit shqiptar mbi  ishullin e lakmuar te Sazanit ne gjirin e Vlores.
Mbeshtetja qe Franca i ofroi shtetit shqiptar te asaj kohe, mbeshtetje e bazuar mbi kujtimet e nje rezistence te perbashket, nuk do te thote se Parisi zyrtar i dha, ne çdo kohe,  « carte blanche » regjimit te Tiranes. Ne emer te kujtimeve te perbashketa te rezistences, qe misheronte ne nje fare menyre figura e mbretit Zog, si dhe te ushtarakeve  vullnetare te tij, qeveria franceze e beri veshin shurdh ndaj te gjitha kerkesave te perseritura te Republikes popullore te Shqiperise, per arrestimin dhe rikthimin e emigranteve politike, te cilet, rreth mbretit Zog, kishin krijuar ne 1949 Komitetin e Shqiperise se lire. Ky komitet vazhdoi ne menyre te lire aktivitetet politike dhe propogandistike antikomuniste, gjate presidences se gjeneralit de Gaulle midis 1959 dhe 1969,  situate qe krijoi nje konflikt madhor ndermjet Parisit dhe Tiranes, ne fillimet e Republikes V [39]. 
Por ka edhe me. Gjenerali de Gaulle nuk hezitonte te shkembente letra zyrtare, kur qe nevoja,  me mbretin Zog, sidomos ne muajt qe paraprine ndarjen e tij nga jeta, ne prill 1961. Disa here, madje, korrespondenca zyrtare qe sherbimet postale te Quai d’Orsay, duhet te dorezonin prane perfaqesise se « Mbreterise shqiptare », ne pamundesi per te lokalizuar kete te fundit, depozitohej ne kutine e Ambasades se Republikes popullore te Shqiperise, gje qe s’kishte si te mos i deshperonte diplomatet e Tiranes[40]. Sipas te dhenave te kunder spiunazhit shqiptar, Gjenerali e kishte takuar te pakten nje here mbretin dhe princin Leka, por ky informacion nuk eshte konfirmuar aktualisht nga asnje burim tjeter[41].
Duke mos harruar qendrimin  e mbretit Zog gjate luftes dhe besnikerine  e ushtarakeve te tij ndaj Frances, gjenerali de Gaulle president i Republikes franceze, i beri homazh sovranit  kur ai nderroi jete ne spitalin amerikan te Neuilly-sur-Seine, ne prill 1961. Ai dergoi si perfaqesues, Roger Frey, minister i Brendshem, i cili kishte lidhje te vjetra me rrethet anti-komuniste dhe njihte mire familjen mbreterore. Roger Frey asistoi edhe ne funeralin e njeres prej motrave te mbretit Zog me 1965.
*****
Per shqiptaret e angazhuar vullnetarisht ne Francen e lire, kthimi i pavaresise se vendit te tyre  ishte i lidhur me perpjekjet per rimekembjen e madheshtise se Frances, vend i lirise dhe i vellazerise. Lufta e tyre nen ngjyrat e flamurit francez, deshmi e  vazhdimesise se panderprere   te nje kombi te vjeter,  gati te panjohur, te cilit historia nuk ja kurseu vuajtjet , eshte mbi te gjitha nje homazh ndaj vizionit golist te historise dhe universalitetit te apelit  te 18 qershorit 1940 drejtuar pa dallim te gjithe « njerezve te lire ».
Fale ketyre luftetareve, mundemi te kuptojme mprehtesine e urtesise politike goliste, « Ekziston nje pakt njezet here shekullor,  midis madheshtise se Frances dhe lirise ne bote. »   
                                                                                                                                                Perktheu nga frengjishtja
                                                                                                                                                                Dr. Jonilda Bejko



[1] I ngarkuar me pune prane Mbrojtesit te te Drejtave te Republikes franceze, anetar i Fondacionit Charles de Gaulle. Laureat i Akademise se Shkencave morale dhe politike te Frances dhe i Fakultetit te drejtesise se Parisit.
[2] Artikull i botuar per here te pare ne frengjisht ne revisten « Espoir » te Fondacionit Charles de Gaulle nen referencat : T. Frasheri, Le général de Gaulle et la résistance royaliste albanaise, Revue Espoir, n° 163, 2010-2011, pp. 65-74.
[3] Charles de Gaulle, « Kujtimet e luftes », vellimi 1, « l’Appel », Plon, Paris, 1954, f. 82.
[4] Fjalim i gjeneralit de Gaulle ne Rene ne 27 korrik te 1947, ne De Gaulle i flet francezeve, Ligjerate historike, kasete audio volumi i 2 (1946-1958), Clémusic, Paris 1999 N°5.
[5] Shenim i perkthyeses : Duke filluar nga 18 qershori 1940 gjenerali de Gaulle organizoi nje rezistence te jashtme te transmetuar nepermjet valeve te BBC nga Londra. Kjo thirrje mjaft e njohur do te perbeje aktin themelues te Frances se lire. Gjenerali de Gaulle luftoi per njohjen e Frances se lire dhe deshiroi te bashkoje territoret e Perandorise koloniale franceze dhe te gjitha ata qe ishin te vendosur te luftonin ne pjesemarrjen e Frances ne fitoren e perbashket te Luftes se II boterore. Nepermjet valeve te BBC gjenerali de Gaulle e beri te njohur emertimin Franca e lire per te kundershtuar ate te Frances se pushtuar nga Gjermania.
 njohur emertimin Franca e lire per te kundershtuar ate te Frances se pushtuar nga Gjermania.
[6] A. François-Poncet,  Misioni im i fundit ne Rome – Historia N° 316 mars 1973, faqja 146.
[7] Gjate Konferences se Mynihut te 1938, Musolini ju kishte komunikuar bashkefolesve te tij gjermane, vendosmerine e tij per tu dhene fund me shpejtesi pretendimeve territoriale te Berlinit. Marre nga  Informacione te delegacionit gjerman te derguar ne Berlin ne lidhje me zhvillimin e konferences, 29 nentor 1938, Dokumenta dhe materiale ne lidhje me vigjiljen e Luftes se dyte boterore (1937-1938), EBU, Tirana 1948, faqja 146.
[8] Patrice Najbor, Historia e Shqiperise dhe e familjes mbreterore, volumi V (dokumenta), shtepia botuese  Je publie, Paris 2008, faqja 1902-1903.

[10] Fjalim i gjeneralit de Gaulle ne BBC ne 23 qershor 1940, ne « De Gaulle ju flet francezeve », diskutime historike, kasete audio, volumi 1 (1940-1945), Clémusic, 1999, N°2.
[11] P. Najbor, Op. cit.  Vellimi III, f. 817.
[12] A. Puto, « Kujtime dhe refleksione per de Golin », Aktet e kolokiumit « De Gaulle dhe fillimet e Republikes se V franceze », Universiteti i Tiranes, 11 dhjetor 1988, Dituria, Tirane 2001, f. 60.
[13]  Gje e cila u konfirmua nga Sir Andrew Ryan, funksionar i Ministre se puneve te jashtme (Foreign Office) ne 3 korrik 1940 si nje kusht sine qua non i lejes se qendrimit te familjes mbreterore ne Angli, P. Najbor, op. cit. ibidem. f. 819
[14] H. Selmani, « Nga notimet e Zogut I, Mbretit te shqiptareve », Tirane, 2008, f. 482-487. Propozimet zyrtare te mbretit Zog, ne formimin e nje brigade shqiptare  me 5000 veta nen komanden greke.
[15] « …. Si perfaqesues ligjor i Shqiperise, kam nderin ti lutem Shkelqesise Suaj, te shqyrtoje situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia si dhe mundesine per ti dhene rastin kesaj te fundit te luaje rolin e saj, ne luften kunder armikut te perbashket te demokracive…. Vendi im deshiron dhe mundet te luftoje per kauzen e perbashket…. » Memorandum i mbretit te shqiptareve drejtuar presidentit te Shteteve te bashkuara te Amerikes, Z. Franklin Roosvelt si dhe Fuqive te medha te mbledhura ne Konferencen e Londres , 23 shtator 1941, P. Najbor, Op. cit. Vellimi V, N°70, F. 1905.
[16] Per tekstin e memorandumit, H. Selmani, Op. cit. F ; 516-517.
[17] Cf., per tekstin e letres, H. Selmani, op. cit. f. 523.
[18] P. Maillard, « De Gaulle dhe Europa », Tallandier, Paris, 1995, F. 89.
[19]  B. Mathiopoulos, « De Gaulle dhe rezistenca helene » Espoir N° 80, mars 1992, F. 11.
[20] S. Pollo « Nga rezistenca antifashiste ne France dhe ne Ballkan, veprimtaria e de Gaulle » Espoir N° 80, mars 1992, F. 17.
[21] Hyrje e cila per Enver Hoxhen, « …. Perben nje hap para, per levizjen e popullit francez » E. Hoxha, Vepra vellimi II, Tirane 1965, F. 268.
[22]   A. Tare, « Zbulohet fakti historik : Flamuri shqiptar ne Sirine e larget », Shqip, 5 nentor 2009.
[23]  A. Tare, « Qeveria britanike favorizon Greqine ne demin tone », Shqip, 23 tetor 2009.

[24] De Gaulle, Op. cit.  F. 145.
[25] A. Tare « Te dhenat e rekruteve shqiptare per ne Palestine », Shqip, 29 nentor 2009.
[26] P. Najbor, Op cit. Vellimi III, F. 851.
[27] Shenim i perkthyeses : Behet fjale per Ecole militare de Saint Cyr, themeluar nga Napoleon Bonaparte ne 1802 ; shkolle ushtarake e nivelit superior francez formuese e oficereve te ushtrise dhe e nje pjese te oficereve te xhandarmerise nacionale. 
[28] Shenim i sherbimit te gjeneralit te divizionit, komandant i Forcave franceze te lira te Levant, ne lidhje me organizimin e forcave te levizshme te Levant ; N° 1199/3, 16 korrik 1943.

[29] Rendi i dites i Brigades se III franceze te pavarur te 1 shkurtit 1946.
[30] Certifikate N° 7204 e Ministrise se forcave  te armatosura te dates 18.02.1947 ne aplikim te dekretit N° 46-742 te dates 4 prill 1946.
[31] Shenim i perkthyeses : Simboli i Forcave franceze te lira ishte Kryqi i Lorenes, i quajtur ndryshe Kryqi i Anjou. Eshte admirali Georges Thierry d'Argenlieu i cili i shkruan gjeneralit de Gaulle se francezeve te lire ju duhej te luftonin nen simbolin e kryqit ne kundershtim me kryqin e thyer hitlerian. Admirali me origjine nga Lorena, Emile Muselier (1882-1965), i emeruar komandant i forcave detare dhe ajrore franceze, krijoi per Forcat franceze te lira te gjeneralit de Gaulle, emblemen qe permban Kryqin e Lorenes. Kjo embleme figuron pothuajse ne te gjitha simbolet e qeverise se gjeneralit de Gaulle.

[32] Arkivat e Ministrise  shqiptare te puneve te jashtme, « Raport i ministrit te plotfuqishem  te Republikes popullore te Shqiperise ne Paris ne lidhje me pritjen e trupit dimplomatik shqiptar ne Elize », 22 janar 1959, dosja N° 274.
[33] Per kete raport, shih P. Milo, « Midis shpreses dhe zhgenjimit » Klan N° 7, 18 maj 1997, f. 32. 
[34] P. Milo, Op. cit.  ibidem.

[35] « Per zhvillimin me detaje te takimit midis emisareve greke dhe mbretit Zog I », H. Selmani, op. cit.  F 637-655.
[36] B. Mathiopoulos, Op. cit. f. 14.
[37] Per shenimin shih P. Milo Op. cit.
[38] Shih Kujtimet e ish ambasadorit te Shqiperise ne Paris, J. Malo, « Pershtypje dhe mbresa » (Paris 1946-1950), 8 nentori, Tirane 1987, f. 45.
[39] Per me teper detaje shih T. Frasheri, « Nga te dyja anet e murit, histori sekrete te marredhenieve franko-shqiptare ne fillimet e Republikes se V, sipas arkivave shqiptare », disertacion i pabotuar, 2005, F. 60-63. (Ndodhet ne biblioteken e fondacionit Charles de Gaulle.)
[40] Mbi permbajtjen e letres se 11 qershorit 1960, objekt i se ciles ishte ishte nje « deshire » qe mbreti Zog shprehu ne lidhje me konferencen e 4 prillit te te njetit vit, te cilen gjenerali de Gaulle nuk e kishte kundershtuar dhe mbi reagimin e Republikes popullore te Shqiperise, Shih T. Frasheri Op. Cit. F. 62.
[41] Arkivat e ministrise shqiptare te puneve te jashtme, « Informata mbi varrimin e motres se Zogut viti 1965 », dosja N° 368 (dokumenti B/I-8). 



Fjala e Lire - Free Speech

No comments: