Friday, 7 February 2014

Lutje për pranim në Qarkun akademist



Minush M. Hoxha
  Shkelqsisë së tij Z. Kryetar dhe shumë të nderuarve akademistë

Tek hyra në këte amfiteater që duket një imitim i odave tona të kohës denbabaden, menjëherë Ju pashë pikërisht sikur ju kam imagjinuar që në rini -madhështor!dhe-jam i impresionuar:
Thash me vete:ç’i dinjitetshëm ky institucion i ndritshëm. Në veçanti Juve Kryeakademik që me atë shikimin e qetë që jep njeriun e sprovuar, atë qeshjen e matur, vigjilencën që nisi nga një thjeshtësi rurale për të mbërijtur të vetëdije që do e mbrojë intitucionin e vetën në tërë situatat-sikur ia konfirmuat peshën që ka. Se sa bukur u rri xherdani akademik, ato pjesët e argjendta me gurë të kalter të verdhë që imitojnë gjetjet arkeologjike të kohës antike.
Tamam pra, sikur që duke lexuar deri në mëngjes u imagjinoja në vete, tani më dolët vërtetë ashtu.
Nga fëmijëria më ka mbetur në kujtesë fjala që e thonte mësimdhënësi i gjuhes sa për të dëftuar dijën e vetë e që kumbonte aqë fuqishëm: savantët! Dini ju kujt i thonë savantët?- na pyette. Ne rrudhnin supet. Si kalamaj që ishim nuk na ishte bërë ta dinim!
Prandaj kjo dhe Ju të këtillë
Leja që më keni dhënë të paraqitëm para Jush Kryeakademik, Shkelqësi Juaj dhe ju të tjerët shumë të respektuar, më nderon tepër dhe më vë në çastin me të lumtur të jetës sime. Po futem në botën e të diturve!
Nuk e merrni dot me mend se ç’gëzim që solli kjo dhe në mjedisin tim! Të dhanë lejën t’u çasësh? Të pranohesh? -më thanë. Të futesh në atë ndërtesën me ornamentikë monumentale? Me ato shtyllat si të gotikes mesjetare të ngjyera me alltensuj!
Ua thash me një qeshje një “po” paksa fodull të shpejtë e të prerë kurse ata: t’u hap dera e parajses! Hej, tok me dijetarët e Akademisë!
Ishin njerëz të miteve ata që më flitnin ashtu që po ua heqe nga zemra ato, mbeteshin bosh! Do binin për toke! Nga ato u përbëhej shpirti. E ishin bërë të tillë duke u gjetur përherë tek cep i greminave të thella para këmbëve në të cilat mund të binin përherë nga një shtys minor pa zotësi t’i ndalen kush. Përherë ishte ashtu:sa më pak heronjë të vërtetë aqë më shumë mite për ta! Të tillë e kishin fatin historik!
S’do e thoja tani se çfarë mendova kur ma e thanë këte…Do vie koha dhe për këte. Po, isha i gëzuar…
E mendoj se kam dhe përse të kam një ndjenjë të tillë…
Unë jam një i panjohur. Një si do i thoshin i lojërave të thjeshta!Bile dhe në ato luaja ndonjë rol episodik nga i cili nuk varej as fitorja as humbja. Dhe kjo-gjithë ma thot mendja-nga një gjenealogji të thjeshtë që kam. Të themi, i prerë për këte. Largë jam të qenëmit në lartësinë Tuaj. Familja ime me Tuajat poashtu. Oo të ndritur se çfarë hasa në kurrikulumet Tuaja: karagjozllëqet prej më të njohurave! Ato përpëlitjet muskulore për të jetuar më mirë. E unë…? Kam një jetë pa salltanete. Në një kohë që tashmë ka ikur, kishte një emërtim për këte. Tani jo! Ama ani se i tillë isha, ja se kisha një si pasion me të cilin kisha lindur. Të këtheja prapa për hetim në kohën e hikur. Aventurë axhamiu –pandehi sot! .Po nuk bëra rrugë të gjatë dhe aty se hasa në një enigma, në një bastion të patejkalueshëm që më detyrojë të iki vrap nga pas pa gjetur atë që kërkoja- rrënjet e identitetit tim. Trishtuese! Çfarë nuk më sillte në mendje kjo zmbrapsje…!Në mos isha unë një kokëbosh i pandryshueshëm…!? Apo identiteti im ishte strukur dikund nën gërmadha të largëta për mua…!
E kush pra të nderuar do i lakmonte, kush do i kishte zili një njeriu, një yrnek qefi, një soji të tillë i cili nuk di të gjejë vetën hiq më largë se për disa qindvjetsha. Ma thoni ju-sikur e thonte mësimdhënësi im i gjuhës- savantët e lartësuar! Unë pjellë e një historia me nam, nuk di A-në e prejardhjes! S’është ky një turp e tej turpit! Provë e marrëzisë njerëzore!
Kur huqa të parën, gjeta një shtegun tjetër të mësoj të vërtetën. Të vërtetën se nuk kisha një version tjetër e diç duhej të kisha. Po s’dija unë-dijnë të mençuritë! Vajta tek ata që kishin bërë moshë, që kishin zotëruar odat e që akoma jetonin dhe më thanë: yt stërgjysh ishte dinjitar dhe një klerik me nam në këte xhami. Dhe nëpër një hartë të improvizuar, më treguan xhaminë. “kjo është lëndina, kjo xhamia e ky këtu lumi”. Dhe kishte autoritet” ma thanë.T ej kësaj, ishte dhe gjyqtar suprem i anës.
E të tjerët, poashtu nëpër një hartë të improvizuar më treguan duke më thënë: katragjyshi ishte poashtu dinjitar e klerik në një kishë të një krahu largë nga këtu një dite të tërë. Tek e tregonin me gishtin tregues shtuan të tjerët: në një lëndinë rrënzë shkrepave me pamje nga lindja” Dhe ai kishte një autoritet. Bëri dhe një histori për vetën.
E dij se mund t’i mohohet vërtetësia kësaj dhe të quhet gojëdhënë që për të mbërrijtur këte version, kishte kaluar nëpër panumër gojë e oda dhe ishte teleisur sipas tekeve të tyre, kohes e nevojës. Po tjetër nuk kishte…
Ma donte mendja edhepse gojëdhënë dhe më sajoj një asociacion: gicën e bardhë të këndëshme në oborrin e kishes e më pas gengjin e bukur të butë në oborrin e xhamisë.Që të dy mishërim të ëngjullires. Dy qenie të buta në dy idila pastorale impresive që ndonëse të tilla, bënin një përkufizim të ashpër të dy botrave. Mendoja: si bëhej që dy paraardhës të mij të gjetën të vërenjtur njëri kundruall tjetrit dhe të shihen me hakrrrim.
Pa përgjigje në pyetjet e më fijën e lëmëshit të dhënë nga mendtarët, me besim se kisha gjetur vendin ku do i merrja, eca një rruge të gjatë duke hetuar dhe, ja, tani vendosa kështu në dridhëtime të bëjë një punë të madhe dhe kur e mendova se begatova shpirtin aqë sa, vendosa të paraqitëm para Jush me shumë droje e dyshime nëse do e pranoni paraqitjen time, arsyetimin me dituri për paraqitjen që është një pjesë e pakonsideruar nga Ju.
E vëni re dhe do pyeteni: përse jam paksa i trishtuar! I stepur! ? Buzështangur! Me të drejtë po, këte e kam nga fakti se e cilësdo thellësi të jetë mendimi im ai përherë do të jetë patolerueshëm i cektë në krahasim më Tuajin Shkelqësi dhe Juve akademik të nderuar.
Po, nga një tjetër anë i shoh gjërat dhe pyetem: përse jeni ju-perllat e mençurisë?! Fare për ata të puadhët ngjashëm me mua që treten në mjergullën e mendjes së vetë dhe në labirintin e jetës, e Ju do i vëni me fjalën e dorën e butë në rrugën e mbarë…
Do me lejoni që t’ja filloj:
Kur isha në moshën që recitoja këngët epike nëpër shfaqjet e shkollës /ate të Gjergj Elez Aisë a të Mujë Halilit/ - isha i fryer si një bibë nga kinse lavdia-, ose kur luaja rolin e gjuetarit të ujkut që kishte ngrënë Gjyshën plakë dhe Ksulkuqen e njomë, çuditërisht kisha një instikt brënda meje që llapte monoton po dhe këshillat e paprapsueshme që më vinin ne mendje nga prindërit, nga njerëzit e fisit, mësonjësit dhe personazhert e tradites-ata përçuesit besnik të epikës e këngëve kreshnike /se në historinë e shekujve të ikur –sikur ma kishin thënë- kishim patur emëra me nam e të degjuar largë/, që të mirresha me çështje të dreqit që kishin frenuar rendjen më të shpejtë drejtë ngadhnjimit dhe për ti kuptuar e më pas që tu jipej zgjidhje gjërave, kërkonin dituri të gjerë. Bile shumë të gjerë.
Duke vajtur gjurmëve për të gjetur e kuptuar ato dhe duke marrë zemër nga ato, bëja pyetje të marra: përse fluturon në qiell zogu e nuk bie për tokë, po të ngjitej përpjetë gishti tregues ku do ndalej në qiell, ku gjënden kufijtë e gjithëçkajës-ku përfundojnë oqeanet, cili është fundi i havasë, përse Hëna nuk ngrohë si Dielli e në rreth gadi të një madhësie janë, përse z. Osmani do të vras njerëzit bile dhe Lejlanë e bukur pa qenë i ngacmuar e pa numër pyetje.
Ju të përndritur që ashtu të zgjuar sikur që jeni dhe me qëllime hyjrore, këto që në mënyrë shumë të simplifikuar po i paraqes, se nuk jam një stilist me nam- pak për shkak të çastit e më tepër në mungesë të metodit- i kuptoni fare mirë dhe më mirëkuptimin që do shfaqni në rastin tim e për mua, tek m’i shpiegoni ato, do shpërfaqni dimensionin Tuaj të pakapërthyeshëm nga mendja ime.
Po më lejuat do e vazhdojë:
Nuk dij si ndodhi. Sikur të kisha përfunduar ecjen nëpër një tunel gjysëm të errtë dhe të ardhi puna të them: kam një mikun tim. Në mos më mitosi, në mos më magjiosi që ta mendoj ashtu! Në mos mu gjetë pranë e pranë në çastet e vetmisë tragjike. Është vështirë të jap përgjigjën! Disi me krenari në kuptimin se ndonëse më pllakoste vetmia dhe unë – ja, kam diç të çmuar. Të më kishte thënë dhe një fallxheshë në kohën e urrejtjes adoleshente që kisha, të jetë vetë Vanga e njohur se, në një moshë do e kam një mik tek i mendoja të gjithë sikur ai për armik, do e thoja: punë falli është kjo! Më vonë e kuptova se fjala e fallxheshes ishte profecia e fatit tim.
Në një kohë të shkuar, në një kohë kur gjërat i gjykoja nga dukja nga jashtë, vëreja dy anë: ata kundra meje dhe unë kundra atyre. Atëherë për këte të sotit do mund të thoja: kam një armikun tim. Armikun tim të zi! Në mllefin që ma zotëronte shpirtin, më duhej vetëm çasti kur të mbledhë forcë dhe ta zhbëjë!
Se si është e përçudtë kjo natyra e njeriut! Natyra e cila herë tkurret tragjikisht e herë zgjërohet çuditërisht, një metafizikë e pakuptuar dhe në të cilën brënda një personi në një kohë ke vrasësin e në tjetrën-mikun, shpëtimtarin. Ç’metamorfozë! Gjuruldi e vërtetë! Bashkëekzistim i dy skajeve të kundërta! Kjo më kompromitonte shpirtin. Jam unë trimi e heroi i ditëve të revoltes apo harrestari deri në horllëk i atyre çasteve! Po këte do e shtroj më poshtë dikund...
Se çfarë është ai që dikur ishte kundra meje e tani mik- do ta njihni nga idetë të paraqitura në projektin të cilin me lejën Tuaj ua kam dhënë në dorëzim në kohën e duhur.
Dua të shtoj më parë një incidentin e vogël që më ndodhi me ca aparatçik të Akademisë Tuaj që më ngarkuan me procedura të padetyrueshme. “Ju-më thanë ata me denigrim-keni bërë një blasfemi. Një blasfemi që dhe me vdekje të dënohet është butë. Kini përdhosë pa skrupull nocionin e shenjtë:atëdhe! Dini ju ç’është kjo, ç’kuptim ka? Natyrisht që jo! Tërhiqeni at shkrim të mendjes tuaf! Të mendjes idiote!”
“Ju jeni zyrtarë të pjesës së poshtme të kijerarkisë akademiane dhe nuk mund të prekni thellësinë e projektit! Ju po nxitoni paksa…” ua thash.
“Ne nxitojmë…! Dini ju se ne, falë rutines sonë, ua shkruajmë librat akademistëve. Ju duket e pabesueshme…a? Doni prova për këte” e thanë zyrtarët e harlisur e me nerva.
U stepa të nderuar. Për një çast mu duk se u bashkuan qielli e toka. Zyrtarët që i merrja për debill të shkruajnë libra për akademistet. Shfletova me meskinitet shumë faqe të historisë, vëllime enciklopedike bile ato në tre vëllime të trasha “Larousse”, sa për të gjetur një shëmbëll të tillë. Birokratet të një diturie trishtuese të shkruajnë libra?! Kurrë! Asnjë!Hiq! Ata gënjenin sa të na zhvatnin ca të holla për ingranim në kijerarki… “Do i pranojmë veç sa të kaloni këte pëngesë po, do e denoncojmë blasfeminë se ne nuk tërhiqemi nga mbrojtja e dinjitetit të Akademisë”
“Blasfemi…!” pëshpërita nëpër dhëmbë.
Ata e kapën nga ajri fjalën dhe automatikisht ma thanë: Një armik të cërtifikuar njëherë e mirë nga historia, nga politika, nga juridikja, nga Zoti, Ju, e merrni për dore si një prind skofiar i luajtur mendesh e vëni në oborrin tonë si një benjamin. Si në romanet bizare të romantizmit! Jeni ju Zhan Vallzhan! Në këte shekull…! Jazek”
Se ç’më tunden imazhin për Akademinë të nderuar. Për një çast më iku gjaku nga trupi. Mu mavijosen buzët nga ngërqi i zemres. E mendova se po jipja shpirtë!
Po, tek ju njihja Juve, si një plehre, e hedha pas krihesh. “Janë hileqar” e thash në vete.
Ku mbeti fjala. Po…të lidhë mendimin…
Sikur e keni parë të nderuar, ai është sajuar duke vajtur udhës që keni përcaktuar ju. Do më lejoni të them, që keni deklaruar ju: në mitingje, tribuna e sesione dhe në shkrime të lartësuara që mbushullojnë bibliotekat e lexuesve të zellëshem.
Dini të nderuar se në një fshat- ndofta është më mire t’i them katund- pas një bjeshke ta them ashtu, aty ku kalamajt zënë mësimet, ka një raft me libra të tërat me ngjyra epike dhe me piktura trimërie e ngadhnjimi. Aty një lahutë, mëtej një çifteli, edhe më tej një tupan i sajuar nga lëkurë dhije përmes të cilit i jipet ngjyra epike ngjarjeve me ate bam bam-bam-bam e bam-e bam-e bam! Mahnitse! Po tek-tuk ka dhe ndonjë trofe gjuetarie: një drenushë të vrarë e të ngrirë mjeshtrisht. Dhe një skyfter mu në ballë. Sikur të gjallë.
Në te pra, ua parashtruam ca meditacione duke i kaluar më parë në fondamente të mendimtarëve të njohur, që rrekin paqjën midis dy mjediseve tashti për tashti të acaruar, të cilën ju-të pëndritur-e kini futur si lajtmotiv, gjithnjë në një shqetësim e të zgjuar në mos po iritojmë zotërat e acarimeve, se, ju e dini mirëfilli, ata janë krijesa të ndieshme dhe sedra e tyre lëndohet dhe nga një goditje sado minore dhe…u cenua suvereniteti i të adhuruarit shtet e të shejtit Atëdhe, e të Madhit Zot, e nis lufta. Është kjo një punë me rrezik.
Dhe bëmë replika të serta, akuza të ashpra, në fillim denigrime pa cipë e sall konsiderata të ulta ndaj njëri tjetrit, po më pas dhe kërcnime me fjalë të zgjedhura, pra kërcnime me zhargon akademik, demonstrime te teksteve, krahasime të lahutarëve, të shpatarëve të sertë, të hartave që nga parahistoria, të teksteve të historianëve të tyre dorëmëngjërosh, kaptinave të studimeve të thella derisa e menduam qëndrueshëm se bërthama e kësaj ideje, e thënë më ndryshe e këtij projekti për paqjën se ka në te një logjikë, metodologji dhe parime e mendime të sistemuara, është e puqshme në tërësi me parimet programore të Akademisë të cilat ashtu sikur që janë koncize dhe poaqë ose edhe më shumë të ngjeshura se në vete pëmbajnë përvojën historike/ pra kanë atë anën empirike/ por edhe atë të futurizmit si refleks të saj më bollëk për zhvillimin nga sot e mëandej. Kjo, pra ta them me troq-postullatet e programit Tuaj konfirmojnë pa as më të voglin dyshim lartësinë filosofike shkencore dhe të artit e të menduarit Tuaj të shtrirë gjithandej me aqë shkathtësi në programin e Akademisë.
Zotëri të përndritur e të nderuar
Kush njeh nga këto anë më mirë se ju kujtesën tonë që ne të vërtetë është një retrospektivë, një pamje në të shkuaren e që edhe një njëri me syrin miop e vëneron në projektin tonë. Ajo vec sa nuk pëlcet si një tullumbace kalamajsh se sa është e ngarkuar me ngjarje të hidhura të shkaktuara nga persona delirant e skizofrenik të anës së kundërtë Nga ata që, që moti kanë pësuar fiasco në normalitet shpirtëror. Nga ata që ose i kishin liruar nga burgu keqëbërësit ose nuk i kishin futur pas gjykimit si trajtë shpërblimi për krimet që do i bënin si kundërshpërblim të cilët, nga prapavija drejtoheshin nga cinikët, demagoget të cilëve në një shportë, më pare se Zoti, djalli ua kishte dhënë mendjen e lartësuar dhe pasionin për të bërë krim,.Të dëshpruarit, sklerotiket për shkak të kësaj matuf që endeshin pa busollë shek.19 –të, pa dijtur se, ishte në të sosur ai pas tij dhe fillimi i të riut, dhunuesit e historisë që flitnin nga lartësi akademiane dhe në emër të saj e të masës. Ata ndërsyesit e vërtetë të cilët i japin frymë idesë vrasëtare dhe e ngrijnë në shkallë të njëfarë shkence sa për të bërë plane të plojave dhe për t’i arsyetuar ato. .Por të nderuar të mos ju vë kjo në siklet! Të tillët deri në një çast-fakt- rrinë të lirë e të qetë largë shpates së drejtësisë, do thosha të paprekëshem, dhe kuptohet jasht parimeve rreligjioze të librave të shenjtë dhe mund të themi edhe gjyqeve juridike e anatemave morale që këtej e tutje. Bile të celebruar shesheve kryesore të megapolisit duke u spikatur nëpërmjet portreteve gjigante, gjithnjë të përcillur e nën vërojtim të fantazmës së koshiences njerëzore.
Po dhe shenjëtërit, apostujt, dhe tërë zotërat nga librat e shenjtë do duhej të janë skajmërisht të irituar nga veprim i tyre (po dhe ata here-herë, të duket sikur po mitosen sikur një zyrtarë i ultë komune), kurse ne, im mik dhe unë dhe të tjerët që për objektiv përpëlitem që të kemi nderin , sinqeritetin dhe drejtësinë kemi dyshime nëse për ta mund të prenotohet një vend në parrajsën qiellore dhe e kundërshtojmë këte me vendosmëri. Më pare se këte ata kanë prenotuar zjarrin e pashuar të ferrit. Do paguajnë ata hakun e vetë…
Kini vërejtje në këte introdukt të nderuar?
Jam i kuptueshëm në këte që e dhash përmes fjalës?
Ndofta trajta e fjalës së paraqitur nuk përkon me standardin e shprehjes së latuar dhe as me mendimin Tuaj dhe jam i dijshëm se del nga një cektinë gjuhësore imja. Kërkojë ndjesë me përkulje.
Po, ju po heshtni si mumiet dhe unë e marrë si pëlqim. E marrë si pëlqim ngaqë në të kaluarën kisha shënuar raste në kujtesën time kur ju, tek përfoleshin idetë vrastare, tek nisnin mësymjet e masës e nuk dinin kujt i drejtoheshin, ju qeshnit, hapnit me gojë ose bënit një gjysem gjumi në kolltuqe të butë. Gjithnjë më dukej se mendonit sipas të vërtetës iskonike: dhe përmbytja ka fundin e vetë, pra, do na kaloj furia përskaj…Dhe falë dijes Tuaj, profecia përmbushet përherë. Furia iku si një cunami dhe ju të relaksuar, duke këqyrë tej xhamave peisazhin e bukur pranveror para syve Tuaj përpeliteni me ide të mëdha…
Të vazhdoj:
Po të përndritur, ka në te një material të themi kështu e mund të themi edhe brum e t’mos pësojë asnjë ndryshim mesazhi që del nga projekti të cilin e rrotulluam dhe e poqem pa numërherë, ne të cilin-duhet ta kini vështruar- ka një tentativë që njeriu, ky i vogli i përditëshmi, ky që herë është mësyjtarë i sert e herë një përvujtor i urtë me unin e vetë pashpirtëshem të ndrydhur, të lirohët nga ai llum, nga zymtësia dhe cytje komplotiste e vrastare të brëndëshme të tij, që iu futen në zemër nga demagoget cinik, nga pallat e huaj akademist pa dashjen e tij, përmes magjisë së fjalës, nuk e them këte sa për të amnistuar delirantët e skizofrenët, as zotërat e së keqës e as dijetarët që shkruan vëllime të trashë për anatominë mbi nevojën për bërjën e krimeve dhe shkathtësinë për t’i bërë ato - i paraqiten ato si të paalternativë, por për ate që ai vetë ti këthehët dritës së jetës së vetë dhe duke hequr limitët që i shkakton atmosfera të cilën e përmenda më parë, të ripërtrijë energjinë sa për ta jetuar i qetë e i lumtur jetën ai dhe brezi të cilin e krijojë. Që paraardhësit dhe pasardhësit e mij t’mos shikojnë me hakërrim njëri gicën e tjetri gengjin në oborrin e tjetrit. Nga një trung dalin ore Zot!
Se që kam në mendje se Ju do bëni të pamundurën të ndalni shkarjet e tyre sa anash të mos bijnë ambiseve të thepisura.
Ju lutëm shumë, Ju që jeni të përndritur, e kuptoni se në asnjë cep të mendjës nuk më gjetët as dhe një mendim që ma kërkon harresën e asaj-ta them me një metaforë paksa të pazakontë- apokalipse që na ndodhi. Do t’ishte kjo një herezi që nuk falet! Si të harroj eshtrat e kufomave të djegura të fëmijëve të një prindi që ka shteruar nga vuajtja. Të një prindi që tek kundron trupat e djegur nuk dij nëse janë eshtrat e fëmijëve të vetë. Do ishte kjo një akuzë e rëndë e shumë dashakeqe. Kjo do ishte sikur të më kërkoj dikush të shlyej përvojën tragjike pa të cilën nuk do dihej se ç’vlerë ka atëdheu e liria, pra të nxjerrë trurin nga rrashta si të një gjedhi. Të shlyej një leksion të pavlerësueshëm për lirinë, mbi ate se ç’është krimi dhe shpirti bastard. Po në tërë këte ka një sherr, ka një hile të demonve tej krimit: pasiqë ata që shkritën tërë fuqinë e mendjes për ta shkruar anatominë e të bërit keq, anatominë e krimit dhe këte e bënë me pompë kolorite e plot gazmend duke abuzuar me diturinë dhe duke e shpallur hir të Zotit, duke qenë persona me paragjykime se kjo tokë është vend vetëm për një soj, sajuan llogarri si filigranistë të shkathtë dhe plane përfekte për efekte të zgjatura e t’mos them të përherëshme të së keqës. E menduan: kur të jetë harruar viktima, kur të janë ftohur gjakërat, është armiqësia që mbetët e qëndrueshme, e cila ushqen dhe i mbanë përherë gjallë ata dhe në pozitën e mësymjes. Ç’krim i paparë! Ç’vampirë! Të ruajnë të qenëmit e vetë me gjakun e tjetrit. dhe shkaku i saj, atëherë në mos ne, të mbërthyer nga një emocion i mëparëpërmendur në të vërtetë vëjmë vijës së thënies së popullit “vajti cjapi tek kasapi” dhe përsëri t’i bijmë në teh të prehtë thike pikërisht atij.
Të përndritur, në mos është kjo paksa e mjegulltë, e turbulltë.
Të kini durim sa të kjartoj ate që thash:
Kur druanim e dridheshim netëve në vitet e krimeve, kur njerëzit futeshin në terrin e nates e nuk gëdhinin në dritën e dites, dhe kur hapnim tema të rrëshqitshme e të rrezikshme me mikun tim që i përkisnim dy tendecave historikisht dhe aktualisht të përjashtueshme njëra nga tjetra, duke patur besim ne te /se ishte fanatik ne miqësinë e vetë dhe kurr nuk me denuncojë anise mund ta bënte kurdoherë/, i pata thënë jo sa për ta irituar se e kisha mik, jo as për shkak të kapriços se ishte kundra natyres sime, por për ta njohtuar me përvojen që tanimë e kishim mu para syve: kësaj rradhe përleshja midis mitit e realitetit, obligimisht do përfundoj në të mirë të të dytit. Është kjo një dashje jonë e kahmotshme po është dhë një zgjidhje, një separat e një dashjeje shumë më të gjerë dhe të fuzionuara në një, pasiqë ka një përkrahje kaqë të fuqishme nga qarqe që vogëlsia ime nuk i identifikon dot, është edhe logjike dhe e kuptueshme se përkon me një strategji që del nga një plan për veprim in futuram të një qarku shumë të fuqishëm.
Shkelqësi, a mund të përfytyroni sorollatjen poshtë të tij? Ai sikur i qëlluar nga objekt i fortë reagoj me mohim dhe me një paralajmërim të ogurit se do digjte zjarri gjithçka po doli realiteti ngadhnjyes.
Ishte trishtuese se si i rrënohej ëndërra. Thyhej në shumë copa si një gotë! Se si përnjëherë doli fatkeq dhe i humbur! Përnjëherë i dolën shekujt të huqur.
E po, ashtu do bëhet- i thash atëherë pa inat- dhe ashtu i doli.
Sapo ia thash këte, dhe unë si një mik i tij i shtrenjtë, shumë nga mendimet e të cilit benin jetë aqë mirë ne mendjen e tij bënë edhe e drejtonin në çastet e hutisë e ç’orientimit, ia shtova edhe një lutje: kur të vij çasti- ai çasti i dhimbëshem, e të shikohemi nga anë të kundërta, që të mos zhgënjehëm dhe të më dal falcitet miqësia kaqë e fortë, ajo lidhje që shkëlqen aqë ngulmërisht në këte errësirë, të tërat që i bënë, bëri sipas urdhërit zyrtar. Jo më dashje! Të mos pësoj lidhja! Dhe unë, po më ardhi puna deri aty, do bëjë mu kështu. Ndofta dhe më shumë…
Morra betimin nga ay se do ndodhë ashtu.
Ndodhi ashtu…? Mund të mirret si prove kjo që jam gjallë?
Ç’mendoni ju Akademik të nderuar…? Është e mjaftuar kjo mbetja ime gjallë pas persekutimit mizor që ndodhi, kjo mbetja ime gjallë që në gjyqin e kohës do fërfëris me te për të qetësuar shpirtërat hakmarrës…? Mendoni se jam i lumtur nga kjo…? Nga shqetësimi tragjik…? Kurrë!
Pata menduar shumë herash dhe sot nuk jam liruar nga kjo përpelitje: për sa jemi ne të dy krijues të historisë e sa viktima të saj. Sa tentonim ta krijonim ate nga mendje e lire e sa e pushtuar nga atmosferë politike e përgjithëshme. Nga atmosferë zjarri që del nga rrezikimi i atëdheut e të vë në vegime.
Ç’përfitoj ai nga një qëndrim mësyjtës i fortë e fanatik ndaj meje dhe unë si një bashkëkrijues dhe zbatues i një programi rezistues. Të marrim në pyetje të sotmën! Të nesërmen! Ardhmërinë! Jo me sertllëkun policor, jo me presingun e magjistarit. Thjeshtë. Të deklarohet pa presion!
Dhe me del një konklusion që më cytet si një zog me nerva tek me çokis i këtillë:
Ai egzilin dhe cinizmin e zotërinjëve të rremë të megapolisit-unë dyshimet në idetë dhe sentimentet e mija dhe mallkimin të atyre që futen aqë pushtet në grusht sa për të të katandisur.
Dhe atëherë si një rrëfe nga qielli më mësyen pyetja: Cili është atëdheu im? Është vetëm kjo tokë magjike e shtrirë përmes një konfiguaracioni të bukur dhe vetëm kjo, kjo tokë më përvujtarët përherë të zhgënjyer, të urtë e të qetë që përherë do i dalin në mbrojtje kur cenohet krenari e saj, kjo tokë në të cilën bashët e goxhobashet serbez, t’a katranosin jetën dhe të lënë të vdesesh i untë të shoqëruar nga qentë e rezignuar buzë kontejnerëve.
Të nderuar që në një mënyrë jeni gjyq i kohës, një mendje që gjenë at fijen e forte të hollë për t’i lidhë në një proces që të tre kohërat
Përsëri dua t’ju pyes:
Jemi në dy heronjë të vegjël të anëve kundërshtare apo viktima të zhgënjyera, të gjykuara që edhe kur nuk janë krejtë budalla, bile janë esull fare, duhet të bijnë në altarin e një të quajturi atëdhe.
Oo të nderuar, sa e ëmbël dhe sa neveritëse më ishte kjo fjalë në jetën time. Kurdoherë që konsideroja se kam legjitimitetin t’i përkas kësaj toke, t’i shërbej me zemrën çiltër që të mugullojë fuqishëm, që çdo brez kalamajsh të jetë më i zoti se i më parë, që të davaris trishtimin nga fytyrë e saj, isha kulmërisht i lumtur, fluturoja si një pëndel dallandysheje kur e mendoja se kryeja një mision të shenjtë.
Po rastet kur edhe atë grimcë toke të këtij atëdheu ma rrëmbenin bashët dhe goxhobashët dhe mua dhe atij mikut tim e nuk më lënin as aqë hapësirë sa t’i bëjë vetit derman, kisha ndjenjën dhe neveritesha se isha i humbur tek endesha i dëbuar nga atëdheu pa cak e pa orarë dhe pa pikë ndalimi gallaktikes fare i vetmuar dhe pa identitet. Si një meteor i shkretë i shkëputur gravitacionit, që vetëm gjezdis dhe s’di as ai e assekush ku do përplaset!
Ndofta kur ta futni këte në mendje e pastaj të vëni në katedrat për studimin e mendimit politik bashkëkohor, do frikoheni si nga një tërtabiq tek e mendoni këte si një ftesë për revolucion, sikur ata të tre shekujve të fundit. Si një thirrje për bashkim biçim “të vuajtur, bashkohuni…” dhe në këte të shihni një kanosje për rendin, sistemin, bashët e goxhobashet dhe vetë Ju!
Ndofta e trajtoni si një kërcnim i pafuqishëm pushtetrrëmbyes, si një klithje e shterë për mëkëmbjen e njëmendimësisë.. Vërtetë, kësaj thirrjeje mund t’i gjetën nofka prej gjithëfaresh që i mbani në enciklopeditë e trasha mbi raftet e Akademisë dhe do thoni me vete me ato metaforat e poetëve me nam: “krimbi…do revolucionin”
Jo Zotëri!
Vetëm dua hakun që sipas Zotit e ligjit më takon tek kjo tokë, nga ky vend. Kaqë! Dua që me një cope të vogël, në të vërtetë të vockël dhe fare të vockël-gadi të padukshme, si një nishan për dashurinë që kisha ndaj saj, si një trashigimi i stërgjyshit të gices e qëngjit që më lanë, të më jipet një shpërblim, një satisfakcion që do e ruaja nën jastekun e fortë të gjumit, se e mbaja ate në lartësinë më të madhe që mund ta ketë njeriu për një idhull që t’mos e lëndoj e cenoj assekush. Kjo më takon dhe këte dua. Dhe mua dhe të gjithëve se zotërinjë, nuk e besoj të ketë njeri pa të drejtë në një atëdhe. Dhe po të ketë, nuk dua t’a besoj se të kësaj toke jemi dhe na takon.
Të nderuar, në mos isha Kain…? Në mos vrava të vëllain? Në mos ishte miku im? Jo! Ishim kreatyra të vorbulles politike që na futi në te inercioni i gjakatarëve të mikut, inercioni i krimit të batakqinjëve tuaf.
Jemi që të dy gjallë. Ai shumë largë nga qyteti ku jetoj unë, e unë Shkelqësi me shumë probleme në mendje e vuajtje në kujtesë, por në këmbë. Kam problem të gjej vetën në kohën e këtij vendi. Të lirohem nga llumi i historisë e të jetoj bashkë me këte popull në lirinë e merituar.
Shkelqësi,
Mos i quani dengla këto që i them herë më shpejtë-herë më ngadalë, herë me kuptueshëm-herë më turbulltë, se të tilla nuk janë. Me sillet nëpër mendje se, projekti për paqjen, po deshet mund të riemërtojmë për pajtimin ose edhe ndonjë emërtim tjetër, zotëri të përndritur, akademik që jeni aqë të qëndrueshëm ne majanë e piramidës dhe ska dituri më të lartë se tuajen që do u përmbys, do duhej që t’ju inspiroj dhe atë fuqinë mendore Tuajen të pazakonshme, ta shtrini dhe ne kohëra e hapësira të cilat i kanë hikur postulateve të Programit Tuaj jo qëllimisht, por ndofta për shkak të traditës, ndofta për shkak se patet ndalesa nga eminanca gri që drejtojnë fatalisht nga passkena me forcën e tytës a të parasë jetën tonë, e bënë edhe për shkak se preokupimet Tuaja të çmuara ne momente drejtohen nga motive e nevoja joakademike të cilat ua ulin përgjegjësinë ndaj postit të të përndriturëve dhe u shndërrojnë në vdekatar të vegjël të dhimbëshem.
Zotëri të respektuar
E menduam se strumbullar i Projektit i cili qëndron mbi idenë e mikut time e mua duhet të jetë miqësia duke paramenduar se pikërisht kjo është e kundërta e asaj antagonizme, e atyre efekteve shkatrrimtare të zgjatura, nga të cilat do përfitojnë vegjlia duke e pranuar se u takon si një e drejtë historike dhe e natyrshme.
Duke ua njohur namin, duke dijtur se jeni mendja e një shoqërie, dhe syri i saj, i parabindur për nderin që keni dhe lartësinë etike, skam asnjë dyshim se do i ndalni tek kapi e Akademisë influencat e zotërave të së keqës e ngatrresave. Ju mund ta bëni këte dhe duhet t’a bëni. Tek e mbramja,ç’mendje më e lartësuar mund të ketë tej Tuajes? Nuk më besohet që ka!
Dini ju të përndritur
E sigurt që nuk e dini
Se një ky miku im, donjë viti më parë, doli një si kreatyrë e sajuar nga anatomistët që në një gjuhë paksa me të tjeshtë quhen ustallaret e së keqës, ata ishin maestrot e krimit, që në atë kohë ne mendje shihte dhe me ndjenjën te ftoftë gadi duke i përkrahur ato ploja e llahtari që më vonë ndodhën në jetë, dhe se, unë, iu çasa nga pas po jo nga pusia, jo që ta vras por ta shpëtoj nga çnderimi, jo për ta bërë për vete por për ta liruar, për t’ia zgjëruar hapsirën nga do shtrijë mendjën deri tek virtyti e drejtësia se kishte një inteligjencë që e drejtuar mbarë, do bëhej madhështore.
Ia dola, të Përndritur
Triumfoj nderi e miqësia, prirja për të vërtetën, koshienca.
Nga një njeri që i donte të gjitha për vete dhe mua nën te sipas së drejtës që ia jipte i Përzgjedhuri dhe batakqinjtë që endeshin në të kaluaren dhe sajonin historira sipas tekeve të dehura, u shndërrua – e besoj- në një apostull me ndjenjën e vëllazërisë, dhe hap pas hapi, ditë e për ditë, u shlirua nga filosofia politike e anatomistëve të së keqës, nga ilusioni i të përzgjedhurit dhe diktati kriminal i batakqinjëve të historisë dhe doli mu ne mes hapsirës së lirë nën rreze drite të fortë.
S’ju duket kjo e arritur madhështore…?
Sigurisht!
Dini se përse gjeta një këso interesi ne këte? Përveç të një miqësie? Do ua them se, tani e besoj, kam sfiduar kurreshtjen Tuaj.
Unë, të përndritur, që bëjë jetën ne një paralagje të ndyer të një qyteti poaqë të ndyer me një histori të gjatë e të begatë,
Tek ndiqja si një zagar gjahu nga pas mendimin e filosofinë Tuaj shumë të çmuar, jo gjithëherë të kuptueshme, më falni dhe Ju lutëm shumë që marrë guximin ta them këte, gjithë me dukej se brënda programit Tuaj akademik që e kaluat në filtra të ngushtë sa për ta ngjitur ne një lartësi tipike për akademinë e akademistet, endej si fshehtazi, disi ne mënyrë klandestine, një si cektinë, një si zverdhan që porsi një haker, shantazhon mendjen e ndritur. Sa herë e kam thënë: zot, t’mos ketë hyrë nga dera ne shënjën për të hyrë dhënë nga passkena e Akademisë Tuaj të lartësuar, nga eminenca gri e ingranuar aqë kënaqëshem në postet shtetërore e politike nga sendertojnë politiken, kurse restoranteve luksoze enterieresh gjithëfare-do birrari bavareze apo kuzhinë Stambolli- sajojnë planet e veta malicioze. Do t’ishte i trishtë ky fakt zotërinjë të përndritur.
E dini të përndritur se e keni të drejtën dhe zotësitë që të jepni interpretimin e nocioneve dhe falë kësaj, tashmë kini njoftime se ç’është cektina, zverdhani /ky i dyti ka një organizem difektoz/, si hyri, kush e shtyri nga prapa dhe me urdhërin e cilit zot u gjetë midis jush. Sa veneroj dhe ky sy imi që ka hikë largë nga dioptria gadi ne verbëri, Ju, të përndritur që keni kapur nga dora ketë njeriun e vogël, e kini futur në trajtat e kohës e të mësimit, e keni ndritur e mësuar ta kundërshtoj të nënshtruarit dikujt tjetër, të jap dhe jetën e vlerat e tjera /sikur i dha pa rreshtur/ po e deshi rasti dhe po ju, me të drejtën e të Përndriturëve, ia kërkat këto, nuk dij ne e bëtë nga dhimba apo patët një arsye tjetër madhore që hyrjen nga dera të cektinës, ati zverdhani që sëmuarjen e shndërron në epidemi me një lëvizje fare të vogël, ta celebroni me kokteje e fjalor të përzgjedhur të oratorëve perfekt e të kuazikrijuesve që janë benjamin të elites qeveritare.
Akademist të nderuar
Doni të përkujtoni përkuljën e strategëve para filosofëve? Diogjenin për shëmbëll.
Doni të përkujtoni mospërkuljen e dijetarëve pushtetarëve të kohes? Shëmbëll;Sokratin, Morin, Galileo, Lorka , të dijtur e të padijtur.
Doni të përkujtoni përkushtimin me jetë të dijetarëve për të vërtetën. Kini nevojë tua përmend akoma emëra!
Zotërinjë, dija nuk i përkulët askujt përveç nëse e tillë nuk është.
Nga dita qëkur nëpër deriçken hyri cektina, u hapen kapijat për cektina të tjera dhe shumë kam drojtje ne mos do shndërrohet ne epidemi. Si amebat! Janë tepër të vogla t’i zhdukesh, e tepër të rrezikshme t’i lesh! Shumohen, pushtojnë hapësirën zotërinjë! E pra, po u shndërrua ne epidemi, të përndritur që bëtë aqë shumë për minoret e të pambrojturit, për shkencën e artin, duke marrë parasyesh fondet e varfëra e mjekësinë e brishtë të shtetit që sapo ka zënë të lidhet me rrënjet për tokën, druaj se epidemi e tillë e mallkuar /se është e rrezikshme/, jo vetëm të lëshoj rrënjet e të bëhet e qëndrueshme po edhe të zgjërohet deri ne brezin që tashmë është nisur për në jetën tonë.
Zotërinjë të përndritur, pushtetarët tonë, sikur e dini ju fare mirë, nuk dolën nga katedrat e pedagogve të sertë-atyre që kishin bërë fida gjumin për dijën- jo- nuk e kishin një fat të tillë të mirë, por shkathtësitë e tyre e të drejtuarit me shtetin e pushtetin dhe me politikën i mbrrijten përmes aventurave gjatë rendjeve ne ekzil. Nuk e them se nuk janë të çmuara, por Zotëri të përndritur, ç’është një përvojë e tillë përballë një diturie në të cilën në palë të panumrueshme është palosur mu përvoja që nga lashtësia duke kaluar verifikimet e certifikimet filosofike e shkencore për tu ngritur pastaj në shkallë parimi e aksiome dhe për të bërë sistemin. E trajtoj fyese që juve akademikëve t’ua them ecejaken e mendimit filosofik shkencor që nis nga kultura arabe, kineze, induse ,helene, greke deri sot. Ju, sado që dispononi dije të specializuar- shembell për gjuhë e letersi, për gjeografi a kimi e fizikë, për matematikë e cila aqë sigurtë e pashpiegueshëm qëndron në të gjitha shkencat që i përmenda dhe të duket sikur do rrënohen pa te, Akademia Juaj pati një fat të keq e nuk ia doli të ketë një figure e mendje që korrespondon me kompetencë në hapësira e kohëra jashtë kufijve shtetëror dhe të futet në rradhen e figurave gjigante të mendimit njerëzor. S’patet një që iken nga niveli i diturisë i universitetit difektoz të provincës për të depërtuar deri të elita që për nga thellësi e mendimit ngjiti të kupa qiellore.
Ja po hutohem dhe çaste-çaste druaj në mos po e humbë fijen, pak nga droe në mos analitika ime po hap tema e po jep vlerësime të cilat nuk përkojnë me komocionin tuaj , në mos po u sjellin acar në ajrin e vaktë tuajin, e pak ngaqë nuk kam një autoritet pas që më jep mbrojtjen tek atakohem nga nevriket e akademikët tuaf. Ka të tillë të përndritur…
Ju të përndritur, sado të thinjur nga floket gjë që e flet moshen Tuaj, jeni kurrizi i Akademisë e cila në një çast, që të hap mundësinë të mirret me vetën dhe duke u marrë me vetën dhe duke e kuptuar dhe lartësuar ate deri te anëtari i një institucioni historik, ecen rruges së njëfarë mëvetësimi dhe vetëbesimi të ingranuar në te jasht censures kompetente-disi si hyrje nëpër deriçka, nëpër zgavra, dolet në skenë pa mësuar ”as tekstin, as nëntekstin e as rolin e drames” dhe gadi që mund ta them as emërin e autorit. Në këto rrethana ishte tragjikomike të shikosh aktorët e hutuar se si vërdallosen skenës së gjërë jetësore pa dijtur ta thonë ate për të cilën janë laureuar. Dukeshit si një koketë që kokorisë për të përfituar këndezin. Pas asaj skene makabër ishin dragamanët politik, goxhobashët ata që ua suflonin tekstin dhe lëvizjen në hapësirën e skenës. E ata kapobandat, bashët e goxhobashet, heronjtë e atëdhetarisë foklorike që të tillë i kishin bërë rrugaçëritë botore, as vetë nuk dinin as çfarë t’ju suflonin tamam e as nga duhet të lëvizni. Një situate tragjikomike. Bënit një vallëzim të pamend sipas politikes së kohes e ajo s’dinte si të vepronte në politikën e kohës.I bënte gjërat sipas instiktit: shpejtë e me furi.
Të tillë dolët nga marrëveshje e futur në korniza të arta solemne që solemnisht e nën betim kishit lidhur dhe nënshkruar në zyrat e shkëlqyera të shtetit të varfër me aventurierët e trimat e rrugaçërive botore të këthyer në shtetar, biznesmën e diplomat të pashkathtë dhe që programatikisht kishit marrë përsipër ndritjen e të vegjëlve e të shoqërisë. Ju lutem shumë, mos ma trajtoni këte që e thash fyrje të pamatur. Desha vetëm të përshkkruaj fatin historik tonë e të tyre!
Ekselencë-Kryetar i Akademisë dhe të tjerët, të gjithë të pëndritur
Duke u betuar publikisht se do përhapni dijën dhe të vërtetën dhe duke mos iu përmbajtur kësaj, rrezikuat falimentimin moral e pezmatimin politik të vegjëlisë.
Të nderuar, lartësia juaj, ka në mjedisin tonë illusionist-e them illusionist se janë më tepër se optimist- të cilët, duke dëgjuar nga Ju e parë në dukjën tuaj, duke dëgjuar shqiptimin nga ju me aqë lezet të fjalës komb, atëdhe, gjuhë kulturë në veçanti e dyta, tek hedhin menjanë realitetin shqetësues, e mendojnë si përhera të nesërmen tjetërfare nga kjo sot. Që në kohërat e shkuara, dijetarët tone epik, futën në nocionin atëdhe magjinë pushtuese si kundërpërgjigje mbrojtëse nga katandisja, nga shpërndarje gjithandej botës e popujve për t’u tretur pa nishan në turma të rrethinës duke humbur përgjithëmon identitetin e vetë.
Dhe dijetarët tek pretendonin ruajtën e veçorive të tyre, pra faktin historik që mëtonte të bëhej shkencor se rridhnin nga ky fis a popull, nga ky gadishull a kontinent, e shpërblyen me magjinë e atëdhetarisë duke i ngritur lisat deri në qiell e përrenjtë ua mbushullonin jo me ujë por me perla dritëverbuese. Dhe zhapini i shkrepave tona nuk frikësonte askend me atë ngjyrën jeshil-sarih tek nxjerrte kokën nga shkurra. E trajtonim pjesë të poetikes së Atëdhet tonë të shtrenjtë që jetonte në tokë dhe në mendjen tonë njësoj i butë dhe i dashur. Pas këtyre imazheve, të qeta ishin ditën që i kalonin e të rehatshëm e bënin gjumin e natës.
Po, tek ecte koha me nxitim dhe ikën nga skena tuafët e shkronjësit budalla të anatomisë të së keqës bashkë me delirentët e skizofreniket të pailaç, atëdheu i magjisë duke zbritur nga lartësi qiellore në të cilën e kishte ngjitur magji e fjalës, zu të shpërfaqet si një tokë reale gjithnjë shumë e shtrenjtë, mu para syve me bukurinë e vetë dhe vrazhdësinë e atyre që jetonin në te.
Lisat nuk arrinin më kupen qiellore e as që nëpër përrenjët rrjedhnin perlat. As zhapini i verdhë-ai bukuroshi i shkurresë -nuk ishte më i tillë dhe zu të perhap frikën se ka helmin në gjuhën që i lëvizë me shqetësim.
Nga ilusioni i njëqindëdyqindëqindvjetshit, atëdheu këthente në një realitet që kërkonte një tjetër ushqim: nuk donte më ëndërren e jetës po jetën e ëndërrres.
Po programi Juaj të përndritur, në mos zbriti nga folkkoncepti sa për ta trimëruar këte të voglin të davaris nga mendja pelegrinazhin nëpër meridiane për një ushqimplehre të mëshirës së oligarkëve sundues të huaj.
Ç’ndodhi në te të përndritur? U hoqen nga aty odat e baladat, ato vajathirrjet e vakta të pavlera,mashtruese, ato epikatet e vogla që i shpallët epokale e epike si një vardisje oligarkëve të rinjë në ndërrim për një gjum në këthinat e flladëshme të akademisë, folkkoncepti, tiradat për martizimin tuaj, prononcimet e kumbueshme për lartësinë e mendimit filosofik e shkencor, atëherë kur ishit në letargji të thellë ose sklerotik e nuk dinit në ishit në v.2012 apo 1878.
Ç’bëret që të ndërpritni kontinuitetin e hasmërisë sikur që kokat e mençura të kohës bënë pas një katrahure 6 vjeçare të shekullit të ikur, ç’bëret që një hasmëri të gjatë ta shndërroni në një miqësi të përherëshme, që ky yni i vogli të mos vëjë sërish te kasapi mizor po t’a gëzoj hisen e lirisë së vetë në copën e shtetit të vetë që i takon tani e denbabaden sipas ligjit e lindjes, qetë dhe i patrazuar.
Do t’i japim shansin për pendesë dhe faljën mikut tim tanimë-falë juve- të liruar nga shpirtëngushtësia e ndjenja hakmarrëse sa për të ndërprerë armiqësinë që anës tjetër i duhet aqë shumë sa për t’a mbajtur të gjallë pushtetin e kriminelëve të krisur?
Zotëri të pëndritur, tek i thash këto, se ç’më dolën para syve ide e zgjidhje të cilat më detyrojnë që, nga shkaqet të shtruara më lartë, dhe të tjjera që u ndërlidhën gjatë kësaj fjale, të heqë dorë nga lutja ime dhe t’a mendoj esull e gjatë, ç’të bëjë në vijim.
Deri atëherë, vetëm një lutje për Ju kam: të mbyllni kspiat për teknefeset e diturisë zotëri…Ata o zotëri, floririn në madem e shndërrojnë.
Ju flm. Me përkulje që kë dhatë kaqë kohë e më dëgjuat.
Kërkojë të falur për ndonjë ekzaltim të çastit po nga zhgënjimi e kam…

Minush M. Hoxha
2008-2012

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: