Tuesday, 4 February 2014

Mësues në shkollën “Qemal Hoxha” Selenicë



Nga Qatip Mara
 Fragment nga libri”Kujtime me Zile”


     Në muajin mars 1974 fillova punën mësues në shkollën 8 vjeçare “E Re” të Selenicës, e cila emrin e kishte e re, por ishte në gjysmën e godinës së vjetër të gjimnazit “H.Beqari”. Koridoret ishin të përbashkëta dhe drejtoritë dhe sallat e mësuesve ishin përballë njëra tjetrës. Drejtori i shkollës Remzi Nervaj më mirëpriti me dashamirësi duke më prezantuar me kolektivin pedagogjik të cilët ishin : Aleks Naci, Bashkim Sharra, Krisanthi Bifsha, Marika Vangjeli, Leonidha Dhrami, Lefteri Babe, Spiro Stefa, Bardhyl Osmani, Miranda Petova, Klara Zoto, Kristina Papa, Zoi Dhamaj, Drita Gjondeda, Vitori Mitraj, Dafina Bombaj, Neslie Mahilaj, Shqipe Ruci, Antigoni Ilia, Florina Pazaj, Edlria Guaci. etj
  Që ditët e para gjeta ngrohtësinë e kolektivit pedagogjik, i cili kishte mësues me përvojë pedagogjike që zbatonin disiplinën në punë me korrektësi , ishin shumë  të thjeshtë, modest e dashamirës. Drejtori i shkollës Remzi Nervaj ishte shumë i qetë, i   
 ekulibruar ,në gjykimet pedagogjike  nxiste përvojën e përparuar. Të gjithë antarët e kolektivit pothuaj kishin krijuar familje të rregullta , të konsoliduara që gëzonin respektin e opinionit shoqëror të qytetit të Selenicës.
  Për të fjetur u sistemuam në godinën e ndërmarrjes së furniyimit të punëtorëve, e cila u shërbente edhe me ushqim minatorëve që nuk kishin krijuar familjet e tyre. Në dhomën që  më caktuan kisha edhe shokët mësues Lavdosh Dalipi, Jani Shia dhe piktorin Agron Dine, i cili pikturën e pare e përgatiti në dhomën tone. Ajo piktuar e titulluar Vitet e para fitoi çmim inkurajues në konkursin kombëtar të arteve. Në mungesë të studios së piktorit mësuesi vizatimit punonte në dhomën e fjetjes dhe në një portret  në qendër të tablosë së pikturës ai pozoi portretin tim. Përballë dhomës sonë sollën të internuar Bedri Spahiun, ish prokurorin e përgjithshëm i cili sapo kishte dalur nga qelitë e burgut politik. Sigurimi I shtetit na kishte kërkuar ta vëzhgonim çdo lëvizje e bisedë të tij. Kishim një dhomë të përbashkët për tu  ngrohur me sobë me dru të minierës. Midis minatorëve që vinin në dhomë vinte edhe Bedri Spahiu, i cili gjithmonë qëndronte i heshtur. Në atë kohë ishte botuar vepra e diktatorit që fliste për grupet armiqësore të Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut. Organet e partisë na udhëzuan që në dhomën e përbashkët të zjarrit ku vinte Bedri Spahiu të lexonik pjesë nga vepra e diktatorit. Bedri Spahiu i dëgjonte leximet tona duke qëndruar i heshtur. Ai gjatë ditës vishej me kostumin e ish byrosë Politike me ngjyrë blu  duke shëtitur nëpër kodrat e Selenicës. Dikush zbuloi se Bedri Spahiu i kishte dhuruar disa sende një minatori veteran,  të cilin e raportuan në organet e sigurimit. Organet e pasrtisë e pushtetit e kritikuan minatorin veteran dhe e detyruan që tja kthente sendet e dhuruara Bedri Spahiut. Pas pak javësh erdhi i internuar në Selenicë ish ministry i mbrojtjes Beqir Balluku. Organet e partisë na udhëyuam që së bashku mësues e nxënës të parakalonim në rrugën ku ishte vendosur Beqir Balluku duke hedhur parrulla revolucionare për partinë e udhëheqësin diktatorë.
      Në mesin e vitit shkollor 1974-1975  gjimnazi u largua nga godina e vjetër në godinën e re, e gjithë godina e vjetër krijoji mundësi zgjerimi e shtimi të klasave të reja, dhe si rrjedhojë erdhën edhe mësues të tjerë si  Dhimitër Koceli, Meto Hoxha, Hysni Shyti, Hahir Fejzaj, Harilla Dhamaj.Shpresa Sinani . Në vitin shkollor 1975-1976 u inagurua godina e re e shkollës duke marrë emrin “Qemal Hoxha” . Erdhën edhe mësuesit e rinj Vasil Bombaj e Paskal Kote. Jeta e kolektivit u gjallërua nga veprimtarite edukative ku zhvilloheshin vazhdimisht seminare zonale, rajonale. Drejtimi i shkollës me përkushtim dhe puna me pasion e kolektivit pedagogjik  rriti ndjeshëm treguesit e kalueshmërisë e cilësisë mësimore . Shkolla “Qemal Hoxha”  fitonte konkurset në rethin e Vlorës dhe paraqitej denjësisht edhe në konkurset kombëtare të matematikës, biologjisë etj.  Në shkollën “Qemal Hoxha” u organizuan me suksese seminare kombëtare gjatë vitive 1976 – 1978. Punonim në mënyrë intensive nën trysninë e organizatës së partisë, e cila në godinën e shkollës tonë kishte rrëmbyer një klasë duke e bërë dhomë partie. Komunistët ishin më shumë punëtorë me nivel të ulët arsimor. Unë jepja lëndën e Historisë në të gjitha klasat e cilklit të lartë 8-vjeçar. Me ndihmën e drejtorisë së shkollës përgatita një  kabinet historie i cili u pasurua me dosjet që pregatisnin nxënësit. Nxënësit e të gjitha klasave kishim pjesmarrje aktive në orën e mësimit të histories duke diskutuar konceptet historike në zbatim të vijës së  së rreptë të partisë, e cila ishte shpallur si forca e vetme drejtuese e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Spjegoja mësimin i dyzuar në ndërgjegjen time nga presioni i ndëshkimit të partisë që kishte kudo spiunë që raportonin çdo informacion që dëgjonin.                                   
        Nxënësit ishin shumë të vëmendshëm në orën e mësimit, respektonin mësuesin dhe rregulloren e shkollës. Jo vetëm në shkollë por kudo në rrugë apo shtëpi të respektonin me shumë mirësjellje. Kur shkonim nëpër shtëpitë e nxënësve për kontroll të zbatimit të orarit të studimit duke gjetur tek prindërit e nxënësve një përkrahje dashamirëse.Kishte shumë nxënës që familjet e tyre kishin mbi 10 fëmijë që frekuentonin me vështirësi në shkollën. Kur shkoja në shtëpitë e këtyre familjeve dridhesha nga emocionet kur shikoja mjedise të mjeruara strehimi, sidomos në lagjen e Tubos kishja nxënës së klasës në kujdestari që nuk vinin në shkollë se ishin zbathur, prisnin prindërit të vinin nga turni i tretë nga miniera ku punonin që tu merrnin çizmet për të ardhur në shkollë.
      Në vitet e ndryshme  shkollore kishja nxënës shumë të mirë në mësime me sjellje shëmbëllore, të cilët ishi aktive në orën e mësimit duke qënë bashkëpunëtor e partner të mësuesit. Nxënësit Edmond Banushi, Burbuqe Breshani, Lumturi Aliaj, Dritan Xhaferi, Elisabeta Kasaj, Leonora Breshani,  e shumë të tjerë ishin të talentuar në përvetsimin e programit mësimor.
   Krahas punës mësimore-edukative u aktivizova në hartimin e historikut të minierës dhe qytetit të Selenicës. Organet e pushtetit më dërguan në Arkivin Qëndror të shtetit në Tiranë për të grumbulluar
informacionet nga dosjet për të gjitha periudhat historike. U sistemova në hotel Peza, dhe cdo dite në orën 8.oo  paraqitesha në oborrin e arkivit të shtetit ku ushtarët e shërbimit me automatikë në dorë  më kontrollonin gjithë trupin. Ngjitesha në sallën e studimit dhe në tavolinën që më kishin caktuar shfletoja dosjet e Prefekturës Vlorë të të gjitha viteve. Personeli arkivit më udhëzoi që të mbaja shënime për dokumentet që kishin informacione historike për minierën dhe qytetin e Selenicës . Për dokumente të rëndësishme  përcaktoja cilat do të filmoheshin se në atë kohë nuk kishte fotokopje. Kur largohesha cdo ditë nga arkivi kontrollohesha përsëri që të mos merrja asnjë informacion me shkrim, sepse ato do tu dërgoheshin zyrtarisht Komitetit Ekzekutiv Vlorë.            Në dosjet e prefekturës kishte shumë dokumente me informacione të ndrzshme, kishte letra anonime kundër udhëheqësve të partisë. Të gjitha infomacionet me shkrim që unë kisha shkruar, drejtoria e arkivit i kishte seleksionuar duke hequr shumë dokumente që përbënin secrete partie.
     Kur u paraqita në zyrën e kuadrit të komitetit ekzkutiv Vlorë për të marrë infomacionin e dokumenteve më thane se duhej të firmosja një process verbal, në të cilin ishin theksuar  masat ndëshkimore penale me heqje lirie në rast se unë do të tregoja sekretet e partisë që kisha lexuar nëpër dosjet e arkivit. Ushtrohej një çensure e egër që të detyronte ta kyçje gojën.
    Së bashku me kolegun e historisë Leonidha Dhima hartuam historikun e Selenicës me ndihmën e veteranëve Jani Bombaj, Thimjo Bombaj, Jani Vangjeli, Lili Sotiri, Paskal Dhimitri etj. Informacione të rëndësishme na dha Ban Miti, i cili ishte mbi 100 vjecar dhe kishte një kujtesë fenomenale. Historikun e hartuar e aprovoi komitetit partisë dhe filloi puna për ndërtimin e muzeut të minierës e qytetit minatory të Selenicës. Erdhën piktorë nga qyteti Vlorës qe drejtoheshin nga piktori Rakip Shabani. U porositën stenda estetike cilësore  në të cilat u vendosën fotografi, dokumente historike. Irfan Canaj përgatiti një maketë Selenica  dje dhe sot që u vendosë në qëndër të sallës së muzeut.  Muzeu përfundoi me sukses dhe kishte çdo ditë  shumë vizitorë të cilët në librin e përshtypjeve shkruanin mbresat e tyre. Në mënyrë të vazhdueshme e pasurova muyeun me fototekën, filmotekën e dokumenta të reja. Ministria e arsimit duke e cilësuar muye të rëndësishëm si muzeu e klasës punëtore më reduktuan normën mësimore në shkollë në masën 50%, dhe në shkollë shkoja vetëm dy here në javë. Vazhdova pasurimin e muzeut  duke grumbulluar material historike nëpër familjet  selenicare sidomos të lagjes Partizani, të cilët gabimisht emërtoheshin çobanë, por ata ishin banorët e hershëm që kishin krijuar Selenicën. Në të gjitha familjet e tyre më prisnin me shumë dashamirësi duke më dhënë sende etnografike për pasurimin e muzeut.  Paskal Papa ishte pergjegjesi i angjesnsise bankare te qytetit Selenice Vlorë. Qyteti i Selenicës është i njohur më tepër si qytete i minatorëve, i minierës së bitumit , i cili shtrihet buzë luginës së poshtëme të Vjosës, rrethuar nga lindja –jugu e perëndimi nga kodrat e fshatrave Resulaj-Rromës-Treblovë – Armen me fushëpamje vetëm nga veriu drejt fushës së Cakranit dhe kodrave të buta të Mallakastrës.                                 
                      Kur fillova punë në këtë qytetë minatorësh njoha edhe përgjegjësin e angjensisë bankare Paskala Papa, i cili tregonte shumë kulturë në shërbimin ndaj institucioneve dhe qytetarëve si në ditët e planifikuara të shpërndarjes së pagave të minatorëve, punetorëve të ndërmarjes bujqësore , mësuesve, personelit mjekësor , pensionistëve. Me buzëqeshje të sinqertë priste të gjithë klientet e arkës së kursimit, ishte i papërtuar duke shërbyer edhe jashtë orarit zyrtar. Pas tre muajve që banoja në hotelin e qytetit me familjen time, më dhanë për strehim një dhomë të vetme pa korridore e pa tualete, e cila kishte qënë pjesë e magazinave të shoqërisë SIMSA të vitit 1918. Përballë kësaj dhome disa metra larg ishte shtëpia private e Paskal Papës, i cili që ditët e para na ofroi ndihmën e tij bujare. Gjitoni i mirë është si vëlla pa pjesë e në disa raste ja kalon edhe vllazërisë më të mirë. Nuk mund të harroj ngrohtësinë familjare që gjetëm tek familja e Paskal Papës. Sapo isha martuar dhe në dhomë kishim vetëm krevatin e fjetjes. Paskal Papa me bashkëshorten e tij mësuesen e nderuar Kristina na u bënë “derë babe”, me shumë mirësjellje dashamirëse na prisnin në shtëpinë e tyre, na ftonin të gëzuar të shkonim pa ndrojtje për të parë edhe televizorin, i cili në ato vite shitej vetëm me autorizim nga
institucionet shtetërore.        
       Kur na lindi fëmija i parë ndihma dhe kujdesi i familjes Paskal Papa ishte prindërore, me shumë prekupim na jepnin ngrohtësi njerzore që nuk mund të harrohet.. Në dhomën tonë të vetmuar filloi jeta e gëzuar familjare duke patur mbështetjen miqësore-vëllazërore të familjes Paskal Papa. Edhe kur na lindi fëmija i dytë ndihma e kujdesi ishte i pandërprerë. Kur fëmijët filluan të ecnin e të shkonin në kopshtin parashkollor shkonin shpesh tek familja e Paskal Papës, hynin lirshëm pa ndrotje si në dhomën e tyre, sidomos për të ndjekur emisionet e televizorit. E gjithë familja e Paskal Papës, me vajzat e mrekullueshme Klarida, Albana dhe djemtë e urtë e shumë të dashur Moni e Nardi na prisnin të gëzuar me shumë dashuri vëllazërore.
      Miku im, gjitoni im i paharruar Paskal Papa edhe pse lodhej duke punuar me bilancet financiare në zyrën e angjensisë bankare, më ftonte me këmbëngulje të shkoja për të ndjekur ndeshjet sportive të kampionatit europianë e ndërkombëtare, të cilat ishin argëtimi ynë, por kjo kishte vështirësi se duhet ndërruar drejtimi antenës së televizorit . E ky ndërrim drejtimi bëhej illegal se të raportonin në organet e diktaturës së proletariatit dhe lufta e klasave nuk ta përtonte heqjen nga puna. Zhurma e madhe demagogjike e luftës kundër ideologjisë armiqësore borgjezo-revizioniste na shoqëronte çdo ditë në punë dhe n[ qytetin e minatorëve ishin shtuar të internuarit politikë, të cilët paraqiteshin në mëngjes herët, drekë dhe në darkë tek roja operative e pushtetit për t’u verifikuar ekzistenca e tyre në Selenicë. Ne mësuesit na përdornin për roje operative, turni i dytë dhe turni tretë. Na kishin dhënë një fletore me listën emrore të internuarve, ku sipas grafikut në një kollonë duhej shkruar (po) ose (jo), kur paraqitej ose nuk paraqitej personi listuar sipas grafikut ditor. Këtë fletore e kontrollonte vazhdimisht oficeri sigurimit. Kur të internuarit paraqiteshin në turnin tim ndjeja keqardhje se midis tyre kishte nga ish-nxënësit e mi me të cilët shkëmbeja me ta një buzëqeshje të fshehtë sepse vigjilenca proletare të survejonte edhe në gjumë.,
          Me gjitonin tim të paharruar Paskal Papa bisedonim për jetën që bëhej jashtë Shqipërisë së izoluar nga regjimi komunist. Ai kishte fituar shumë besim tek mua dhe diskutonte pa frikë për ndryshimet e jetës perëndimore me vendin tonë. Paskali kishte vëllan me banim në SHBA, ishte larguar që nga Lufta Dytë Botërore. Kur erdhi për herë të parë letër nga vëllai amerikan, Paskali më thirri dhe lexuam fjalitë që vëllai tij theksonte se : “ Këtu në amerikë gazetat shkruajnë që të ruhemi nga mishi kuq duke konsumuar më shumë mish të bardhë, dhe sa më shumë të kufizohet kripa e gjellës” . Ishin vitet e zeza të tufëzimit, ne furnizoheshim me tollona, mishin e e kuq e shikonim me sy një herë në muaj e nuk e shikonim fare mishin e bardhë (peshkun) sepse dilte jashtë për eksport.
       Në qytetin e Selenicës një ndihmë na jepte postëlegrafa e cila kishte drejtues Tomor Mema. Ai drejtonte  me shumë përkushtim postëlegrafen e Selenicës në vitet ’70 – ’90- të shekullit të kaluar,Sot, brezi i moshës së internetit ndoshta nuk mund të besoj rëndësinë që kishte postëtelegrafa në shekullin e kaluar, por ne brezi i moshës së tretë nuk harrojmë këtë shërbim postar-telegrafik, që ishte shumë i domosdoshëm për institucionet , familjet qytetare dhe për individët. Sidomos në qytetin e Selenicës si qëndër e veçuar e izololuar postelegrafa ishte i vetmi mjet komunikimi me letër-këmbime,telegrame e lajmëthirrje telefonike.Postëlegrafa e Selenicës kishte një ekip punonjësish të kualifikuar të cilët sipas specialiteteve shërbenin me dashamirësi ndaj çdo qytetari.Ata ishin vazhdimisht në shërbim 24 orë, kryenin me përkushtim detyrën duke zbatuar me disiplinë të lartë .udhëzimet dhe rregulloren e kodit të punës.Kujtoj punonjësit e papërtuar  Dhimitër Dapaj,Aleks Pashaj, Gjergj Kasaj, Xhevitin, Hënën, etj që na ofronin me shumë dashamirësi shërbimin e postëlegrafes. Në këtë ekip punonjësish shquhej drejtuesi i postëlegrafes Tomor Mema, i cili zotëronte disa specialitete në shërbimin e postëtelegrafës dhe drejtonte me përkushtim duke përmirësuar shërbimin në qytetin e Selenicës.Mbi të gjitha Tomor Mema ishte fytyrë qeshur, i ndritnin sytë kur të përshëndeste, buzëqeshja e tij ishte dashmirëse, miqësore e sinqertë, rrezatonte shpirtin e tij bujar,.Zëri tij melodioz shprehte pastërtinë e tij shpirtërore,.Ishte shumë komunikues i ëmbël që sado pak na i lehtësonte shqetsimet që na lindnin gjatë asaj jete të vështirë, Në atë kohë shfaqej një lloj intimiteti në këtë qytet, shkaku i të cilit ishte ndoshta për shkak të dimensioneve gjeografikë, ndoshta për ata shpirtërorë. Selenica ishte si një shtëpi e madhe për banorët e vet, që silleshin si pjestarë të një familjeje, gjithashtu të madhe.
     Në qëndër të qytetit, pranë lulishtes,në pjesën perëndimore të sheshit te qytetit ngrihej godina e pallatit të kulturës,ku veprimtaritë kulturore-artistike ishin të larmishme, funksiononte trupa e estradës e teatrit, biblioteka e muzeu qytetit minator.Aty shërbenin me përkushtim regjisori Baxhul Merkaj, kineasti Hzsen Çako dhe punonjësja e bibliotekës Lumturi Xhaferi nën menaxhimit të drejtorit të pallatit të kulturës  Kujtim Qalliu.Selenica kishte dy shkolla shkolla 8 vjeçare , kopshte parashkollore, një shkolle të mesme të përgjithshme, ku jepnin mesim mbi 100 mësues me reth 2000 nxënës.Shërbimi i postëlegrafës në Selenicë ishte i pranishëm jo vetëm në të gjitha këto institucione të qytetit, në sektorët e minierës, ndërmarrjes së furnizimit tregtar por edhe në familjet qytetare .Me përpjeket e Tomor Memës u krijua rrjeti i komunikimit telefonik në familjet qytetare. Tomor Mema ishte drejtues korrekt në punë, kishte aftësi organizuese, me shëmbullin e tij pozitiv nxiste edhe kolektivin për të realizuar të gjitha detyrat . Tregohej shumë kujdes në shpërndarjen e letrave,të personave të cilat ishin të kategorive të ndryshme si letra ankesash drejtuar institucioneve, qeveritarëve me kërkesa për strehim a punësim, letra dashurie të cilat ishin i vetmi mjeti komunikimit midis të dashuruarëve sepse në atë kohë nuk kishte celularë dhe as internet si sot që edhe kur janë duke kryer shërbimin në tualet celularin e mbajnë me vehte.
       Tomorr Mema si përgjegjës i Post-telegrafës në Selenicë mbante një dokumentacion të rregullt, kishte një shkrim shumë të bukur , ishte dizinjator,,ishte specialist që gjthçka ja shikonte syri ja bënte dora. Ai ishte altruist për të ndihmuar në rregullimin e orendevive që konsumoheshin , me çantën e tij me apartatet elektrike,veglat teknike të ngjitjes së metaleve vinte me shumë dëshirë dhe rregullonte falas televizorë, radio e paisje elektrike shtëpiake. Humanizmi tij buronte nga zemra e tij e pastër, rritur dhe edukuar me traditat më të mira të Labërisë, fshatit të dëgjuar me histori trimërie e bujarie, Kuçi i krahinës së Kurveleshit të Poshtëm, për të cilin,Tomorr Mema ndjente krenari dhe mall që jetonte larg tij.Në zyrën e tij të punës do ta gjeje përherë duke punuar, tregohej i vëmendshëm ndaj kërkesave të qytetareve, si një psikolog i mirë ishte model në komunimin me çdo moshë duke fituar respektin e të gjithë banorëve të Selenicës e krahinës rreth saj. Me thjeshtësinë e paraqitjes , me butësinë e tij njerëzore, me ëmbëlsinë e komunikimit dashamirës u jepte kuroja dhe shprese atyre që prisnin me ankth një fletë punësimi, një mundësi strehimi, një të drejtë studimi, të cilat atëhere ishin të racionuara me biçak apo hanxharin e luftës së klasave. Më kujtohet se edhe ish të internuarit shkonin padrojtje në postë-telegraf të Selenicës sepse gjenin gatishmërinë e dashmirësinë e Tomor Memës për t’u shërbyer njëlloj si gjithë qytetarëve të tjerë.  
         Kur punoja për të krijuar muzeun e qyetit minator të Selenicës, Tomor Mema ofronte me dashmirësi ndihmesën e tij duke dhuruar relike e fotografi, jepte mendime pozitive për pasurimin e muzeut të minierës më të vjetër të ziftit(serës) ose bitumit që  kishte asfaltuar  rrugët kryesore të Evpropës por nuk kishte asfaltuar rrugën Selenicë –Vlorë. Tomor Mema ishte inkurajues, përkrahës i pozitives në shoqëri, nuk kishte djallëzi apo hipokrizi ,në qëndrimet e tij karakterizohej nga ndershmëria e virtutet më të mira njerzore. Ai ishte edhe një përkrahës i veprimtarive kulturore-artistike të pallatit të kulturës së qytetit minator të Selenicës. Kur organizoheshin festivale, konkurse, takime midis qëndrave të punës, Tomor Mema ishte në krye të grupit të estradës së postëlegrafes duke luajtur bukur rolin e burokratit. Para pasqyrës vrojtjonte fytyrën e tij duke reflektuar në formën e monologut një dialog thumbues për tiparet e burokratit.Tomor Mema ishte një sportdashës i futbollit, ishte një interpretues i komentatorëve të shkëlqyer Anton Mazreku e Ismet Bellova, ishte adhurues i ekipit të futbollit “17 nëntori” të viteve ’70 të shekullit të kaluar. Ai ishte edhe miku mirë i librit artistik i revistës shkencore “Shkenca dhe Jeta’ ,Kishte fituar njohuri mbi teknikën, teknologjinë shkencore , me aftësi diskutonte në rrethin intelektual duke fituar admirimin e tyre.Tomor Mema ishte edhe një prind shëmbëllor në edukimin e arsimin e fëmijëve të tij. Agena e Merita ish nxënëset e mia ishin të zellshme në mësime e me sjellje shëmbëllore .Tomor Mema “fluturonte nga gëzimi kur djali tij Fatmir Mema mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin dhe në vazhdimësi shkëlqeu edhe në Universitetin e Tiranës në faklutetin ekonomik duke fituar me zotësin e tij gradat shkencore e duke drejtuar  dekanatin e fakultetit eknomik me detyrën e zv.dekanit.Atdheu nuk është vetëm teritori, malet apo fushat, por edhe njerëzit që me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar si qytetarë të denjë duke lënë mbresat më të mira të jetës së tyre.
      Rastësisht më 23 gusht 1985 ndodhesha në Vlorë, duke ecur tek sheshi Flamurit, nga nxehtësia e madhe e padurueshme shkova të pija ujë në një çezmë  që ishte poshtë kodrës së Kuzun Babasë. Afër çezmës një grua plakë po ziente raki. Rrufeshëm shpërthen kazani rakisë dhe gjithe mushti i rrushit i nxehtë më mbuloi gjithe trupin duke më shkakëtuar djegije të shkallës së rëndë. Fatmirësisht mbylla sytë kur mushti rakisë më mbuloi edhe fytyrën. Aty afër një makinë më shpuri në spitalin e Vlorës ku qëndrova tre muaj për tu kuruar. Dola nga spitali i pa shëruar dhe shkova tek prindërit për të vazhduar mjekimin me ilace popullore të përgatitura nga lëkura e drurit të vidhit.     Pasi u shërova u paraqita në punë, por tek shkolla Qemal Hoxha ishin shpërndarë orët  e histories që jepja mësim dhe më thane të paraqitesha tek shkolla” Todi Koçeli  “Selenicë.

              MËSUES NË SHKOLLËN  “TODI KOÇELI”  SELENICË VLORË

                Kur shkova tek shkolla “Todi Koçeli” më dhanë orë mësimi gjeografie. Drejtori i shkollës  Novruz Abilekaj më mirëpriti me shumë dashamirësi. Ai kishte shumë aftësi komunikuese dhe e drejtonte me shumë talent punën mësimore-edukative.  Ishte shumë  korrektë në zbatimin e disiplinës në shkollë. Kishte krijuar e  harmonizuar  një kolektiv kompaktë që punonte i motivuar për arsimimin dhe edukimin e nxënësve . Me thjeshtësinë që e karakterizonte  motivionte çdo mësues duke e vlerësuar punën mësimore edukative. 
Ndryshonte shumë nga të gjithë drejtorët që kisha punuar në vite, kishte shumë aftësi njohëse e me shumë takt pedagogjik përhapte përvojën e përparuar në shkollë. Kujdesi i tij për një mjedis të rregullt e të pastër në shkollë motivonte gjithë kolektivin për të punuar në forcimin e disiplinës në shkollë. Shkolla “Todi Koçeli” me punën cilsore drejtuese të drejtorit të shkollës Novruz Abilekaj kishte arritje të larta në proçesin mësimor –edukativ. Kishte ndonjë mësues    shikonte me xhelozi e ambicje të sëmurë performancën e admiruar të drejtorit Novruz Abilekaj. Ai udhëzonte metodikisht në mënyrë shkencore duke nxitur përvojën shumë të mirë të mësuesve të të gjitha profileve.Drejtori Novruz Abilekaj drejtonte me shëmbullin e tij personal , ishte edhe një prind shëmbëllor. Fëmijët e tij në shkollë shkëlqenin në mësime e sjellje shëmbëllore. Enton Abilekaj e Genci Abilekaj ishin model i nxënësve të zellshëm që përvetësonin saktë konceptet shkencore.           
            Që në ditët e para të fillimit të punës në këtë shkollë vëzhgova një frymë mobilzuese të gjithë kolektivit pedagogjik  në proçesin mësimos –edukativ. Kur hyja në orën e mësimit gjeja tek nxënësit  dashamirësinë për të më dëgjuar me vëmëndje spjegimin e mësimit. Në Klasat e gjashta kishte disa nxënës që vinin në mësim palibra dhe nuk kishin interes për të mësuar konceptet shkencëre të lëndës së gjeografisë. Këta nxënës ishin të vështirë për të komunikuar ,por me takt unë i afrova duke i aktivizuar në kryerjen e eksperimenteve të thjeshta gjeografike  për proçesin e trysnisë së ajrit, të avullimit e kondesimit të ajrit. Duke u dhënë ngrohtësi prindërore , ata filluan të ndryshojnë pozitivisht në orën e mësimit. U nxita interesin për të lexuar në libër çështjet kryesore të programit mësimor. Nuk dua të përmend emrat e tyre  por dua të theksoj se kur mësuesi i jep dashuri prindërore  nxënësit merr prej tij respekt  e dashuri njerëzore. Sidomos kur dilja në qytetin e Selenicës  shikoja që më përshëndetnin me shumë respekt. Prindërit Selenicarë ishin shumë arsimdashës dhe respektonin personalitetin e mësuesit.Ata ndikonin me kujdes në zbatimin e orarit të studimit të fëmijëve të tyre duke u krijuar kushte komode në familje.  Mësuesit e ciklit të fillores punonin me shumë përkushtim me klasat e tyre duke arritur rezultate të larta në kalueshmëri e cilësi.     

              
                                          Kolektivi pedagogjik i shkollës”Todi Koçeli” Selenicë Vlorë

                    Drejtori i shkollës Novruz Abilekaj  me taktin e tij  cilësor psikologjik-pedagogjik  kishte  nxitur pozitivisht mësueset e ciklit fillor për të punuar të motivuara në proçesin mësimor-edukativ. Si rrjedhojë e punës së mirë mësimore-edukative të ciklit fillor vinin në ciklin e lartë të shkollës nxënës shumë të mire. Aftësitë drejtuese të drejtorit Novruz Abilekaj në forcimin e punës në ciklin e ulët apo si thuhet fillor kishin rritur treguesit edhe në ciklin e lartë. Shkolla “Todi Koçeli” ishte bërë shkollë e përvojës së përparuar me nxënës cilësor dhe shumë të edukuar.    Drejtori i shkollës, Novruz Abilekaj, me një përvojë të sukseshme në drejtimin e arsimit  drejtonte me aftësi pedagogjike kolektivin mësues-nxënës duke arritur rezultate të larta në procesin mësimor-edukativ.. . Procesi mësimor-edukativ  në shkolla ka vështirësi, por drejtori Novruz Abilekaj organizonte me sukses relacionet familje –shkollë-nxënës duke perfeksionuar gjuhën e komunikimit të mësimdhënësit me nxënësin, duke nxitur përvojën e  mirë të mësuesve më  të mirë të shkollës  duke vlerësuar edukimin e nxënësve  përgjithësisht si pjesë përbërëse e jetës. Zbatimi me korrektsi i disiplinës në procesin mësimor edukativ  në këtë shkollë ishte realizuar me punën këmbëngulse  të drejtorisë së shkollës në solidaritet të plotë me trekëndëshin  e komunitetit prindër-mësues-nxënës.Qysh në hyrjen e shkollës dallohej fryma e disiplinës nga personeli . Në oborrin e shkollës mbizotronte një qetësi e plotë, të gjithë nxënësit ishin në mësim. Në mjediset e brendshme të shkollës  ndriçonte pastërtia e stendat e bukura të afishuara shumë bukur. Kudo nëpër koridoret e shkollës personeli pastrimit ishte në lëvizje duke punuar me përkushtim për një mjedis sa më të higjenizuar e estetik.    Në zyrën e drejtorisë së shkollës drejtori  punonte  materale studimore për edukimin. Dosjet e sistemuara për problemet procesit mësimor edukativ flisnin për punën e kualifikuar që  bënte drejtoria e shkollës me kolektivin pedagogjik, duke i  kushtuar shumë rëndësi edukimit të nxënësve.. Drejtoria e shkollës “Todi Koçeli”  edukimit të nxënësve i  kushtonte  shumë  rëndësi , duke  përcaktuar me përgjegjësi  synimin  e  vërtetë të sistemit të edukimit dhe arsimimit.              
        Në  biseda me drejtorin Novruz Abilekaj ai theksonte: “ se familja është një ndër shtyllat më të rëndësishme në edukimin e individit,si pjesë e pandashme e shoqërisë, por jemi të vetëdijshëm se me të vërtetë punohet pak nga familjet me nxënësit e vështirë. Ne në shkollën tone i  kemi orientuar shumë prindër në rrugën e duhur për të eleminuar indisiplinimet e fëmijeve të tyre dhe në kushte të veçanta i kemi ndihmuar që fëmijtë problematikë të mos ndihen të lënë pas dore.Për mendimin tim nxënësit të ndjehen pjesa më e rëndësishme e shoqërisë,ashtu siç edhe janë, e mos të ndjehen si “ udhëtarë “, që rastësisht u gjendën në “ stacion të.
    Gjithashtu të gjithë pjesmarrësit e veprimatrive në proçesin mësimor-edukativ kishin  arritur bashkarisht t’iu përmbahen rregullave shkollore duke siguruar disiplinë të ndërgjegjshme në parandalimin e largimit të nxënësve nga dukuritë negative shoqërore . Me trajnime profesionale drejtoria e shkollës kishte rritur aftësitë psiko-pedagogjike shkencore të stafit mësimdhënës e mësimnxënës.  Në shkollë  zhvilloheshin në vazhdimësi aktivitete kulturore-sportive, konkurse të ndryshme me qëllim të motivimit të nxënësve për dituri, duke krijuar vetëdijesim dhe shprehi leximi.Punohej me kujdes e merak pedagogjik duke mos harruar edhe sjelljen kolektive të nxënësve, të cilët nuk shkaktonin asnjë shqetësim tek banorët që jetojnin pranë këtij institucioni të rëndësishëm edukativo-arsimor 
              Drejtoria e shkollës me stafin pedagogjik e komitetin e prindëve të shkollës kishte zgjidhur e sheshuar konflikte e mosmarrëveshje si me prindërit ,ashtu edhe me nxënësit problematikë .Drejtoria e shkollës i  kushtonte rëndësi trajnimit të mësuesve me synim,ngritjen e tyre profesionale
       Ndjeja kënaqësi që jepja mësim në shkollën “Todi Koçeli”, punoja me përkushtim e pasion sepse edhe drejtori i shkollës Novruz Abilekaj na vlerësonte punën mësimore –edukative me objektivitet shkencor . Një punë shumë e mire bëhej mme komisjonet e lëndëve mësimore duke rritur bashkpunimin midis mësuesve sipas profileve. Në komisionin e lëndëve histori-gjeografi punohej për rritjen e aftësisë metodiko-shkencore të çdo mësuesi. Kryetari komisionit Leonidha Dhima me thjeshtësi e dashamirësi kontrollonte orë mësimi duke nxitur punën e mirë mësimore edukative. Shpesh në komunikim miqësor me kolegun Leonidha Dhima bënim edhe humorë. Më erdhi në një orë mësimi gjeografie në klasën e shtatë ku spjegim kisha temën për Turqinë, e cila jepej me leksione sepse këto tema nuk ishin pasqyruar në tekstet mësimore. Duke folur për kushtet natyrore ,zhvillimin ekonomik theksova arritjet e Turqisë në fushën industriale, në bujqësi e blegtori dhe nxënësit më dëgjonin me shumë vëmëndje duke mbajtur shënime leksionin që referoja para tyre. Në fund të ores së mësimit kolegu Leonidha Dhima më tha gjithë humor.
 -Fole shumë arritje për Turqinë, aq sa nxënësit do ta kenë mëndjen për të shkuar në Turqi. Qeshëm të dy miqësisht ,sepse propanganda e partisë i paraqiste vendet kapitaliste  të varfëra e me mjerim social. Në atë kohë këndohej kënga  Bota vdes nga urija, uli çmimet Shqipëria. Në fakt u ul çmimi aspirinës që komentohej nga populli në heshtje  shprehja  Pesë lekë, një bukë e një aspirinë për kukë. Ishte periudha e vështirë e tufëzimit ku jepej me racion çdo artikuj ushqimorë. Sidomos ishte stresuese kur natën zihej radha për të blerë një shishe qumësht. Megjithëse njerëzit ushqeheshin me tollona tregonin dashuri për sistemin socialist, sepse qyteti Selenicës kishte një trajtim më të mirë nga shërbimi i ndërmarrjes së furnizimit të punëtorëve të nëntokës.
    Nga varfëria disa shkonin natën në parcelat e ullinjëve apo të misrit  duke vjedhur pronën shtetërore. Duke punuar me 50% të normës mësimore në shkollë ,kohën tjetër paraqitesha herë tek muzeu por më shumë herë paraqitesha në zyrën e këshillit popullor.        Një ditë në mbrëmje në zyrën e këshillit popullor roja i fermës bujqësore solli disa të rinjë që kishin mbushur këllëfët e jastëkut me kokra ulliri. Aty u zhvillua një  bisedë gjithë humor se kush do ti administronte ullirin e vjedhur. Punonjësit e administrates së këshillit popullor muarën kokrat e ullirit, ndërsa këllëfët e jastëkut ju shpërndanë të rinjëve që ishin kapur nga roja.
    Një herë tjetër tek parcelat e misrit dy të rinj ishin duke dalur në rrugën automobilistike  me misra në duar. Rastësisht aty po vinte për në Selenicë sekretari i parë i partisë së rrethit Vlorë, i cili i xhindosur kishte urdhëruar shoqëruesit e tij të arrestonin të rinjtë, të cilët I dërguan në degën e punëve të brendshme të rrethit Vlorë. Kur hetuesit po i merrnin në pyetje të rinjtë u kërkuan të trgonin emrat e tyre dhe shtypnin me makinë shkrimi fjalët e të rinjve. Hetuesit duke bërtitur kundër të rinjëve, u kërkuan të tregonin emrat e tyre të vërtetë. Kur të rinjtë kishin shqiptuar emrat e tyre  ,hetuesit ishin nevrikosur dhe menjëherë muarën në telefon zyrën e këshillit popullor për të verifikuar emrat e të rinjve që ishin edhe emrat e heronjëve të popullit.
         Me përkrahjen e drejtorit  të shkollës “Todi Koçeli” Novruz Abilekaj fillova të grumbulloja fotografi të nxënësve në vite të shkollës “Todi Koçeli” dhe nisëm punën për ngritjen e muzeut të shkollës. Duke aktivizuar dizenjatorin e NFP  Aleks Jerasi  përfunduam stendat e muzeut të shkollës me një tematikë  të larmishme historike të shkollës “Todi Koçeli”. Muzeu vizitohej me interes nga nxënësit   e shkollës sepse nëpër stenda ishin afishuar informacione e fotografi të nxënësve në vite të ndryshme  shkollore.
Pasi përfundova ndërtimin e muzeut të shkollës “Todi Koçeli”  u trasferova në gjimnazin “Hajredin Beqari” Selenicë  
   
           Mësues në gjimnazin “Hajredin Beqari” Selenicë   Vlorë

                         Në vitin shkollor  shkollor 1985-1986 dorëzova inventarin e muzeut dhe 50% e normës të aprovuar nga ministria e arsimit sepse kisha dëshirë të jepja mësim në gjimnazin ” Hajredin Beqari” Selenicë. Bëra kërkesë dhe në semestrin e dytë të vitit shkollor 1985-1986 fillova punën në gjimnaz. Në gjimnazin e Selenicës  kishte shumë nxënës që vinin nga fshatrat për rreth Selenicës, duke udhëtuar shumë kilometra nga fshatrat Karbunarë, Rromës. Treblovë, Armen,Lubonjë , të cilët ishin nxënës shumë të mirë. Ata ishin Ariton Xhafa, Dilica Haxhiraj, Dionis Goxhaj etj. Që udhëtonin nëpër rrugët me baltë dhe shpesh lageshin nga shiu.Ishin nxënës të urtë me sjellje shëmbëllore. Njëkohsisht vinin nxënës edhe nga krahina e Mallakastrës, të cilët kalonin me vështirësi lumin e Vjosës me një lundër të drunjtë të pasigurtë për mbrotjen e jetës.
             Fillimisht mora në normën mësimore të jepja lëndën e historisë, të cilën e jepja  me pasion duke aktivizuar mendimin kritik të nxënësve si partner të orës së mësimit në diskutimin,gjykimin,arsyetimin e koncepteve historike , ligjeve e ligjëshmërisë  së ngjarjeve historike duke bërë interprentimin e tyre brenda kornizës kufizuese programit mësimor. Shpesh herë diskutonim hapur për zhvillimin e ngjarjeve  duke mos i interpretuar nga ideologjia komuniste. Me nxënësit  e shkëlqyer në mësime Edmond Banushi e Dritan Xhaferi diskutonim dukuritë e ngjarjeve historike duke gjykuar, arsyetuar  në mënyrë të pavarur.         

                                  
                                                                 Qatip Mara
                     
       Në vitin shkollor 1985-1986  jepja mësim  jo vetëm lëndën e historisë por edhe njohuri për ekonominë. Në klasën që ishte nxënësi Arjan Nervaj bëja mësim me shumë dëshirë e me pasion, sepse kishte nxënës shumë të interesuar me vëmëndje të përqëndruar që merrnin pjesë aktive në orën e mësimit duke analizuar përmbajtjen e koncepteve shkencore të lëndës mësimore. Kishin aftësi me shkallë të lartë gjykimi e arsyetimi duke bërë konkluzione për proçeset e ligjshmërinë historike. Nxënëset Malinda Mahilaj, Mimoza Demiri, Daniela Belishova, Luiza Zhupaj  etj. diskutonin në orët e mësimit si partnerë e bashkëpunëtorë të mësuesit
. Nxënësi Arjan Nervaj, një djalë i qetë, me dy sy të gjallë e shprehës,  qëndronte i vëmendshëm dhe shfaqte interesa në orën e mësimit. Shpejt, do të vëreja se midis gjimnazistëve të klasës, Arjan Nervaj dallohej për vëmendjen e përqendruar në mësim, për urtësinë e gjykimeve. Ai reflektonte pozitivitet, rrezatonte dije dhe urtësi, artikulonte butësinë e një njeriu të shtruar e të kujdesshëm dhe inteligjencën cilësore të një kërkuesi të apasionuar dijesh. Qëndronte në orën e mësimit me qetësi e maturi, i urtë dhe komunikues, me kërkesa për një mësimnxënie bashkëkohore, i përgjegjshëm në detyrat që kryente, i qartë në qëllimet që parashtronte. Ishte i saktë në përfundimet që nxirrte. Me këto cilësi dhe vlera, Arjan Nervaj kishte arritur t’i zhvillonte e njëkohësisht të gjente motivet  tek vetvetja, për t’u përqendruar në formimin e tij si karakter me vlera njerëzore. Të gjithë mësuesit e gjimnazit do ta vlerësonin atë për sjelljen shembullore, për punë pa përtesë dhe kualitet në marrjen e dijeve, për përgjegjësi në arsimimin dhe edukimin e tij, duke u përgatitur për vlerat intelektuale dhe profesionale që do të vijnë e rrënjosen me kalimin e kohës dhe ngjitjen në ciklet më të larta arsimore
       Gjimnazi Selenicës kishte edhe profilin bujqësor, në atë kohë kur sa kishja filluar punën
u hapë edhe teknikumi minierës, i cili kishte nxënës nga të gjitha zonat për rreth qytetit të
Selenicës, të cilët ishin vetëm meshkuj. Klasën e teknikumit drejtoria e shkollës ma dha
mua në kujdestari, e cila kishte probleme me zbatimin e disiplinës në orët e mësimit. Ata
duke qënë të gjithë djem bënin humorë e shkaktonin zhurmë në orën e mësimit. Në klasën
e teknikumit jepnin mësim inxhinjerat e administratës së minierës së Selenicës, të cilët nuk
e duronin humorin e teknikumasve. Inxhinjerat  duke mos njohur pedagogjinë e
psikologjinë e nxënësve , konfliktoheshin me nxënësit dhe shpeshë herë i ofendonin ose i
ndëshkonin duke i bërë problem në drejtori.Drejtoria e shkollës merrte vendime që unë të forcoja punën edukative me komunitetin prindër-nxënës, të cilët mua më dëgjonin me
respekt.    
            Me taktin pedagogjik që përdorja me nxënësit, ata më dëgjonin me vëmëndje
duke premtuar se do të respektonin inxhinjerat në orët e mësimit. Shumë nga teknikumasit
ishin nga zonat që rrethonin qytetin e Selenicës dhe prindërit e tyre komunikonin pak me
stafin pedagogjik të shkollës. Nxënësit  teknikumas ishin të zgjuar e shumë të shkathët
edhe në stërvitjet mësimore ushtarake. Duke bërë stërvitje ushtarake  nuk i lodhja në
taktikën luftarake, por ua spjegoja  me skema në tokë se si do të hapeshin në formacion
luftimi. Shpeshë herë teknikumasit që ishin nga fshatrat sillnin zogjë të skuqur me pije
alkolike dhe këndonin këngë satirike duke u stresuar nëpër hijet e drurëve. Kur komanda
ushtarake vinte për të bërë kontrollin e përvetsimit të programit, teknikumasit vepronin me
shpejtësi duke u hapur në formacion luftimi. Dikush nga mësuesit e gjimnazit raportonte
tek komanda ushtarake se teknikumasit nuk bëjnë stërvitje ushtarake por këndojnë nëpër
hijet e kodrave të pyllëzuara. Instruktorët e komandës së repartit ushtarak verifikonin
informacionin e dhënë nga mësuesi dashakeqas  dhe habiteshin që teknikumasit vepronin
saktësisht në taktikën luftarake.
Në vazhdimësi të punës në gjimanzin e Selenicës ,drejtoria e shkollës më dha në
kujdestari një klasë gjimnazi që kishte nxënës të talentuar, të zellshëm për të mësuar dhe
me sjellje shëmbëllore. Në këtë klasë shkëlqenin në mësime ish-nxënësit Dritan Simoni,
Majlinda Prifti, Genci Abilekaj, Areti Papingji, Neritan Dhrami, Nazmi Canaj etj, të cilët
aktivizoheshin në orët e mësimit duke analizuar përmbajtjen e koncepteve shkenore,
fenomenet e ligjet në të gjitha lëndët mësimore.         
      Në çdo temë mësimore ata diskutonin e debatonin duke bërë konkluzone të sakta shkencore
. Kur bëja mësim në këtë klasë nuk 
lodhesha për të spjeguar, por ndjeja kënaqësi me formimin e tyre shkencor, të cilët nuk
vetëkënaqeshin me rezultatete arritura. Me këtë klasë organizoja edhe veprimtari
edukative argëtuese duke festuar ditëlindjet e nxënësve në shtëpitë e tyre. Viti shkollor me
këtë klasë më jepte gëzim që të punoja me pasion me  të gjithë nxënësit.
   Në vitin shkollor 1988-1989 kur filluan ndryshimet  demokratike në Evropën indore,udhëheqja
e partisë-shtetë kishte shpërndarë instruktora për të mësuar mendimet e rinisë shkollore për
pluralizmin politik. Në gjimnazin Hajredin Beqari kishte ardhur në drejtori të shkollës një
             instruktorë partia dhe thërriste për të biseduar  përfaqësues të zgjedhur në forumet e rinisë të    cilët i pyesnin se çfarë mendimi kishin për pluralizmin politik. Kur isha duke bërë mësim më lajmëruan të shkoja në drejtori të shkollës. Kur shkova në drejtori gjeta instruktorin i cili më tha se si mësues i filozofisë çfarë mendime keni për pluralizmin politik, dhe a bisedojnë nxënësit të diskutojnë për ndryshime të sistemit socialist.  E dëgjova indiferent pyetjen  instruktorit të partisë duke i thënë se në gjimnazin tonë diskutohen vetëm ato çështje që janë pasqyruar në programet e tekkstet shkollorë të aprovuar nga ministria e arsimit dhe nxënësit nuk kanë diskutuar asnjëherë për probleme politike të pluralizmit.
             Pas disa ditëve na lajmëruan se pas orëve të mësimit organizata e partisë dë të bënte mbledhje me kolektivin pedagogjik të gjimnazit. Orën e fundit së bashku me dy kolegë të mi e kishim pushim dhe dualëm tek klubi i anxhensisë së udhëtarëve. Në klub na qerasi një prind me verë, por nuk kishim meze, e pimë verën kur stomakun e kishim boshë se nuk kishim ngrënë drekën. Vera më solli marrje mendësh dhe kur shkova në sallën e mbledhjes isha i turullosur.
                    Kur filloi mbledhja i deleguari i organizatës bazë të partisë  na lexoi një buletin sekret të udhëheqësit të partisë Ramiz Alia, i cili analizonte gjëndjen e vështirë eknomike dhe kërkonte që intelektualët të shprehnin mendimet për të metat e punës së organeve të partisë e të pushtetit. I deleguari i organizatës së partisë më drejtoi pytjen mua se çfarë mendoja për çështjet që trajtoheshin në buletinin e komitetit qëndror të partisë.  Unë i turullosur nga vera që kisha pirë  fola haptas për pabarazinë e jetës midis popullit dhe udhëheqsve të partisë dhe të pushtetit, të cilët bëjnë një jetë luksoze në bllokun ku banojnë. Argumentova me fakte se udhëheqësit e partisë e të pushtetit ecnin me vetura luksoze, ndërsa populli ecin në këmbë, edhe në tren kur udhëtojmë qëndrojnë në këmbë. Fola për të metat e organeve të hetuesisë që mbulojnë vjedhjet e pronës së përbashkët socialiste..Tregova me shëmbuj konkretë të korrupsionit në organet e partisë e pushtetit. Të gjitha fjalët e mija regjistroheshin në proçesverbalin e mbledhjes dhe do i dërgoheshin udhëheqjes qëndrore të partisë.
                 Pas dy ditëve të mbledhjes më lajmëron sekretari organizatës së partisë se do të shkonim në komitetin e partisë në Vlorë se na kishte thirrur sekretari komitetit të partisë që mbulonte problemet e kuadrit dhe të degës së punëve të brendshme.U nisa në Vlorë i shoqëruar nga sekretari organizatës së partisë me kryetarin e këshillit popullor të qytetit të Selenicës. Kur arritëm në komitetin e partisë së rrethit na priti në zyrë sekretari komitetit të partisë që më përpara kishte qënë mësues i gjuhës ruse. Ai mbante në dorë informacionin që kishte dërguar organizata e partisë dhe më drejtoi mua pyetje për diskutimin që kisha bërë në mbledhjen e kolektivit. Unë ju përgjigja se ato që kisha diskutuar ishin të vërteta. Ai u xhindos dhe më kërcënoi se do më arrestonte për të futur në burg. Për të më frikësuar mori në telefon kryetarin e hetuesisë së rrethit Vlorë, i cili mbriti  shpejtë duke më kërcënuar se dë më dënonin me burg. Qëndrova me guxim para kërcënimeve të tyre, duke shtruar pyetjet pse ishte shkruar buletini i udhëheqjes qëndrore të partisë. Vazhdova argumentat e mija se vetëm në kohën Xoxes sigurimi shtetit kishte në kontroll partinë, ndërsa tani partia është forca e vetme e shtetit dhe shoqërisë. Debatuam me zë të lartë. Sekretari komitetit të partisë më kërkoi të tërhiqja diskutimin që kisha bërë në mbledhjen e kolektivit dhe të bëja autokritikë që kisha gabuar me diskutimin duke bërë një punë armiqsore. Përsëri nuk pranova të bëja autokritikë për ato që kisha thënë në mbledhje duke argumentuar se ato që kisha thënë ishin të vërteta.
                    Sekretari komitetit të partisë së rrethit urdhëroi organizatën e partisë e këshillin popullor të qytetit të Selenicës që të organizonin mbledhje me kolektivin pedagogjik të gjimazit për të më ndëshkuar  duke më pushuar nga puna si mësues dhe të edukohesha tek punëtorët duke punuar në ndërmarrjen bujqësore të Selenicës. Një miku im më lajmëroi që të mos shkoja në mbledhjen e kolektivit se do më ndëshkonin. U mendova dhe vendosa të shkoja në Tiranë. Në komitetin e partisë së rrethit Tiranë kisha kushërirën time që punonte në zyrën e pritjes. Kur mbrita në komitetine partisë së rrethit Tiranë kërkova të takoja kushërirën time, por dezhurni nuk më pranoi të hzja as tek dera e jashtme e komitetit të partisë. Rastësisht kushërira im po dilte në hollin e katit të parë dhe sa më pa e urdhëroi dezhurnin të më lejonte për të shkuar në zyrën e saj. Bisedova me kushërirën për atë që më kishte ndodhur në Vlorë. Ajo më dëgjoj me vëmëndje dhe me keqardhje më tha “ – Pse ti, do ta rregullosh Shqipërinë ? ! “
                       Pas bisedës me kushërirën time, ajo më mori dhe më zbriti në katin e nëndheshëm që ishte gjithë lukës ku ishte kafe dhe për të ngrënë. Kishte shumë pije që nuk shiteshin në tregun e popullit. Atz vinin edhe nga komiteti qëndror i partisë që pinin apo hanin duke diskutuar problemet e tyre. Kushërira më prezantoi me ministrin e tregëtisë që ishte nga fshati Gorrisht Vlorë. Kushërira bisedoi me të për problemin tim dhe më këshilluan të mos diskutoja në mbledhje apo edhe me shokë çështje delikate që kritikonin sistemin komunist. Ata biseduan me një në komitetin qëndror që kishte në vartësi komitetin e partisë së rrethit të Vlorës. Kur shkova në gjimnazin “Hajredin Beqari” Selenicë më takuan kuadrot drejtues të partisë e të pushtetit duke më thënë të vazhdoja punën si mësues në gjimnaz se nuk do më shqetësonin për ato që kisha diskutuar në mbledhjen e kolektivit.
                       Klasa me nxënës të talentuar ishte edhe klasa ku ishte nxënësja e shkëlqyer në mësime
Briseida Mema ku konkurenca midis nxënësve ishte me motivime për të përvetësuar sa më
mirë programin mësimorë të lëndëve mësimore. Në këtë klasë ishin nxënësit me rezultate
të shkëlyera në mësime si Ariton Xhafa, Fabiola Harizaj, Taulant Musaraj, etj, që kishin
           edhe sjellje shëmbëllore në shkollë. Në këtë klasë u organizuan orë mësimi të hapura ku
           merrnin pjesë mësuses e drejtues shkollash nga gjithë rrethi i Vlorës. Më caktuan të organizoja një orë mësimi të hapur ku do të vinin mësuesit e drejtuesit nga rrethi Vlorës. Lënda që do të zhvilloja orën e hapur ishte njohuri për ekonominë,të cilën e jepte mësuesi filozofisë Vullnet Rushiti, i cili ishte mësues i ri që sa kishte ardhur nga fakulteti. Tema që do të spjegoja ishte Paraja dhe funksionet e parasë. Në këtë klasë unë jepja lëndën e historisë. Ora e mësimit të hapur u zhvillua me nivel të lartë shkencor ku nxënësit kishin sjellë informacione  financiare dhe diskutonin duke argumentuar funksionet e parasë.Ora u vlerësua nga mësuesit e drejtuesit e rrethit Vlorë dhe ata nuk e kuptuan që unë nuk isha mësuesi i lëndës Njohuri për ekonominë.
                    Kur ndërmarrjet filluan vlerësimin e kategorive të punëtorëve duke u kërkuar të vazhdonin shkollën e mesme, punëtorët u ndyndën për të vazhduar shkollën e mesme natën dhe me korespodencë. Ne mësuesit jepnim mësim paradite dhe mbas dite na detyruan të jepnim mësim me nxënësit e natës, të cilët vinin formalisht pa mësuar. Ishte një torturë që na stresonte, nuk kishim kohë  për të ngrënë drekën, por partia na vëzhgonte duke ushtruar presion që për orët e mësimit të natës të mos paguheshin nga shteti. Komiteti partisë-shtetë na detyronte që përveç kësaj pune të lodhshme të shkonim nëpër sektorët  minierës për të zhvilluar reçesione librash me minatorët që nuk kishin fuqi të na dëgjonin nga lodhja e punës së rëndë  e nëntokës.
          Klasa që ishte në garë me klasën ku zhvillova orën e mësimi të hapur ishte klasa ku
ishin nxënësit e talentuar Dilica Haxhiraj ,Altin Nervaj Mirela Dode etj , të cilët mësonin
sistematikisht duke marrë pjesë aktive në orët e  mësimit. Kishte edhe nxënëse të
zellshme me sjellje shëmbëllore siç ishin Enkeljeda Merkaj, Rezarta Aliaj . Me këtë klasë
më caktuan që të shkonim dy muaj në aksionin kombëtar në Leskovik. Bashkë me klasën
tjetër paralele me autobuza u nisëm nga Selenica  me këngë e ovacione . Udhëtimi ishte i
gjatë , kaluam nga rruga e Mallakastrës dhe mbritëm në qytetin e Përmetit, ku rruga për në
Leskovik kishte dy degëzime, njëra kalonte nga Tri Urat dhe tjetëra kalonte në një rrugë të
pa asfaltuar, një rrugë malore me shumë kthesa. Rruga që kalonte nga Tre Urat ishte e
asfaltuar dhe shumë e shkurtër  ku shkoje në  Leskovik për gjysëm ore, ndërsa rruga nga
kaluam ishte shumë e gjatë dhe e vështirë duke mbajtur shumë orë. Kur mbritëm në
qytetin e Leskovikut  nxënësit  ishin shumë të lodhur. Qëndruam disa minuta në qytetin
Leskovikut për të pirë uje. U nisëm për në qëndrën e aksionistëve që ishte me shumë
                      kapanone poshtë  qytetit të Leskovikut. Kur zbritëm nga autobuzat na pritën drejtuesit e qëndrës së aksionistëve. U bënë përshëndjetjet e mirëseardhjes nga drejtori i qëndrës së aksionistëve, të cilët ishin të shumtë nga rrethet jugore dhe juglindore. Ishte një qëndër aksioni për punët e ndërmarrjes bujqësore.  Ditët e para të aksionit na caktuan të punonim në mbledhjen e qershive , të cilat ishin nëpër drurë të lartë dhe duhej kujdesë që nxënësit të mos rrëzoheshin nga lartësia e pemëve të qershive. Norma e punës ishte shumë e madhe për tu realizuar nga nxënësit , të cilët nuk e realizonin normën e punës, por në mbarim të ditës së punës kur dorëzoheshin koshat me qershi, brigada jonë dilte me realizim të normës, sepse nxënësi Altin Banushi ishte shumë i shkathët duke i peshuar koshat me qershi nga dy herë. Ai i drejtonte pyetje magazinjerit të qershive se si quheshin vendet për rreth Leskovikut dhe në çastin që magazinjeri drejtonte shikimin në drejtimim të kodrave, Altin Banushi merrte koshin e qershive që ishte peshuar një herë dhe e vendoste në peshore për ta peshuar përsëri.
    Me brigadën e aksionistëve nxënës që kisha në ngarkim për ta drejtuar na shoqëronte  një
kandidatë partie nga rrethi Vlorës që na vëzhgonte se si punonim, sidomos më tepër na
survejonte kur kalonim në thellësi të vijës kufitare. Përballë vendit të punës shikonim qytetin e
Konicës se vijën e kufiririt e kishim disa metra largë nesh, ku ushtarët e shërbimit kufitarë na
ruanin se mos ndonjëri nga aksionistët mund të arratisjes. Në atë kohë në malin e Gramozit
vriteshin  të gjithë ata shqiptarë që tentonin të kalonin kufirin, disa herë pasi i vrisnin i
tërhiqnin zvarrë sikur të ishin kafshë . Kufiri kishte një hije tmerri kur e shikoje dhe e mendoje
kapërximin ilegal të tij. Vendi ngjitur me kufirin që punonim quhej Gropa e Zogut, e cila ishte
e mbushur me kulturën e hardhive të rrushit ,të cilat ishin shumë të larta dhe nxënësit
zgjateshin me vështirësi për të hequr gjethet e tepërta të dendura të hardhive të rrushit. Ky vend
quhej Gropa e Zogut sepse kishte formën e një grope të gjërë ku kishte ndriçim diellor që
ndikonte ne cilësinë e rrushit më të mirë. Rushi i vjelë ishte për përdorim vetëm nga mbreti
shqiptarë Ahmet Zogu. Më vonë ai përdorej vetëm për udhëheqësit e partisë, për bllokmenët
komunistë. Drejtuesit e qendrës së aksionit të ndërmarrjes buqësore të Leskovikut  që kishte
vetëm aksionistë jo punëtorë me rrogë, tregonin se një herë në Tiranë kishte ardhur një
delegacion i huaj partie dhe udhëheqësi diktator Hoxha kishte porositur që trupa e shërbimit të
sillte vetëm rrush nga Gropa e Zogut të Leskovikut,  trupa e shërbimit nuk kishte arritur të
shkonte në Leskovik për të marrë rrushë nga Gropa e Zogut.por kishte marrë rrushë nga
Pogradeci. Kur ishte shtruar banketi udhëheqjes, diktatori kishte parë që në tavolina mungonte
rrushi i Gropës së Leskovikut dhe me zemërim të egër kishte goditur me shqelma produktet që
ishin mbi tavolinat e banketit.
         Nxënësit lodheshin nga rruga që bënin çdo ditë duke zbritur  poshtë në një pjerrësi të
madhe ,që kur ishte diell dilnin gjarpërinj të mëdhenjë që na tmerronin ng frika. Kur binte shiu
vendi bëhej plotë baltë rrëshqitëse, ku nxënësit me shumë mundime ngjiteshin nga brezi kufirit
në një malore për në qëndrën e aksionit, shumë nga vajzat aksioniste rrëshqisnin në rrugën e
pjerrët të Gropës së Zogut. Nxënësit djem të Brigadës  Altin Nervaj, Xhelal Kasaj,Altin
Banushi etj. ndihmonin  vajzat duke realizuar normën e punës së tyre,  kishte një kolektivitet të
admiruar ku shprehej solidariteti i nxënësve . Komandantja e brigadës nxënësja Dilica Haxhiraj
kishte një komunikim mirëkuptimi me gjithë brigadën e nxënësve aksionistë, të cilët si vajzat
ashtu edhe djemtë nxënës aksionistë e dëgjonin me shumë respekt duke zbatuar rregullat e
punës të aksionit.
      Në muajin qershor na dërguan për të punuar në majë të malit të Melesinit ku ishin parcelat
e misrit. Ruga malore për të shkuar tek parcelat e misrit  ishte shumë e mundimshme sepse jo
vetëm do udhetonim në një pjerrësi të madhe malore, por bënte shumë nxehtësi dhe distanca
ishte e largët që vetëm rruga të lodhte. Kur shkonim në majën e malit shikonim pllaja me
parcela misri. Nxënësit aksionist të paisur me shata duhet të prashisnin misrin duke bërë edhe
rrallimin e misrit që ishe shumë i dendur. Shumë nga nxënësit aksionist nuk kishin punuar
ndonjë herë në prashitjen e misrit  dhe nuk e përdornin mirë shatin, por më tepër e prisnin
misrin se sa e prashisnin. Norma e punës per prashitjen e misrit ishte e madhe dhe nuk
realizohej  nga nxënësit, të cilët të raskapitur edhe nga vapa, nga mungesa e ujit të pijshëm u
thahej buza për ujë. Me etjen për të pirë uji , sidomos vajzat nxënëse aksioniste torturoheshin
edhe nga duartë që u dhimbnin nga përdorimi i shatit.
      Drejtoria e qendrës së aksionistëve bënte çdo mbrëmje  apelin e nxënësve duke shpallur
rezultatet e brigadave aksionistëve duke kritikuar edhe brigadën që kisha në përgjegjësi. Disa
herë drejtoria e qendres së aksionit më kritikonte e më kërcënonte me masa ndëshkimore.
Shqetësime kishte edhe kandidati partisë që kishte përgjegjësi për mos realizimin e normës në
parcelat e misrit. Disa herë organizoheshin mbledhje të drejtorisë  ku vazhdimisht më
kritikonin për mos relizimin e normës, por unë qëndroja indiferentë ndaj kritikave dhe mbroja
nxënësit se aq mundësi kishin për të realizuar normën e punës në kushte shumë të vështira.
Shpesh herë nga lodhja vajzat nxënëse aksioniste gjatë natës sëmureshin  dhe aty në qëndrën e
aksionit nuk kishte shërbim mjekësor. Drejtorija e aksionistëve nuk prekupohej për shëndetin e
nxënësve por vetëm për realizimin e normës së punës.
     Në një mbrëmje gjatë natës u keqësua nga shëndeti nxënësja Mirela Dode, e cila ishte
 nxënëse shëmbëllore. Kur më lajmëruan se në godinën e vajzave ishte një nxënëse e sëmurë,
menjëherë vrapova dhe shkuam në spitalin e qytetit të Leskovikut  për ti dhënë ndihmën
mjeksore. Spitali qytetit të Leskovikut kishte personel mjeksorë  që shërbenin me përkushtim
ndaj të sëmurëve. Drejtori i qëndrës së aksionit ishte një agronom, nga zona e Kolonjës që nuk
interesohej për shëndetin e nxënësve, por kur nxënësit aksionistë flinin, ai me miqtë e tij
shtronte bankete duke pirë e duke ngrënë mishin e racionuar për nxënësit aksionistë.
    Një mbrëmje në mesnatë na u sëmurë një vajzë aksioniste dhe unë vrapova duke shkuar tek
zyra e drejtorit të qëndrës së aksionit për të kërkuar ndihmë mjeksore nëpërmjet telefonit që
ishte vetëm në zyrën e drejtorit.  Pa trokitur ,hapa derën e drejtorisë dhe u befasova me pamjen
që pashë në zyrën e drejtorit, i cili  kishte harruar ta mbyllte derën me çelës. Tavolina e zyrës
së drejtorisë ishte e mbushur me pjata me mish nga racioni i nxënësve  aksionistë.  Me
drejtorin në zyrë ishte një mësuese filozofije nga një qytet jugor afër qytetit të Fierit.   Ajo
kishte pirë verë dhe qëndronte e zhveshur duke argëtuar drejtorin e qendrës së aksionit. Isha
vetëm  nuk munda ta bëja problem në organet e pushtetit e partisë dhe nuk kisha as
mbështetjen e kolegut të brigadës paralele , i cili  një mësues shumë i përgatitur shkencërisht,
por kishte vese të këqija.
          Prindërit e nxënësve aksionistë dërgonin me postëtelegraf  lekë  për
fëmijët e tyre.Gjithmonë për të tërhequr lekët e nxënësve tek postelegrafa e qytetit të
Leskovikut shkonte kolegu im , i cili kur ua shpërndante nxënësve përvetësonte gjysmën e
shumës së lekëve të nxënësve, duke mashtruar e gënjyer  nxënësit. Një herë në mbrëmje  tek
drejtoria e qendrës së aksionit  erdhi përgjegjësi  i postëtelegrafës së qytetit të Leskovikut për
ankesë ndaj kolegut tim, i cili kishte përvetësuar  një sasi lekësh që gabimisht përgjegjësi
postëlegrafës  ja kishte dhënë bashkë me lekët e nxënësve. Më thirrën edhe mua në zyrën e
drejtorisë së aksionit për të diskutuar për veprimet e kolegut tim.  Përgjegjësi postelegrafës së
qytetit të Leskovikut ishte një burrë shumë i gjatë dhe tepër seroz në të komunikuar. Kur më
pyetën se çmendim kisha për kolegun tim, unë e mbrojta atë duke argumentuar se është një nga
mësuesit më të mirë të gjimnazit të qytetit të Selenicës. Kolegu im ishte mosmirënjohës ndaj
ndihmës time duke e mbrojtur para drejtorisë dhe punonjësve të sigurimit që kishin ardhur për
të verifikuar e vepruar ndaj kolegut tim mashtruesë.
    Pas një pune të lodhshme dy mujore që ishte komponenti i gjimnazit në zbatim të
trekëndëshit revolucionarë të shkollës  -mësim-përgatitje ushtarake-punëprodhuese, nxënësit u
kthyen ne fillim të muajit korrik për në vendbanimet e tyre. Kur mbritëm në qendër të qytetit të
Selenicës nxënësit vrapuan të malluar për të takuar prindërit e tyre,sepse ishte hera e parë që
ishin larguar nga shtëpia . Kur erdhi viti 1990 me dyndjet e 2 korrikut drejt amabasadave të
huaja,në fillim të nëntorit 1990 së bashku me regjizorin e pallatit të kulturës Baxhul Merkaj
dëgjonim me kureshtje radion “Zëri Amerikës” sepse shpresonim për ndryshimet e sistemit
komunist,dhe vendosjen e pluralizmit politikë të vërtetë . Ato ditë të fillimit të dhjetorit 1990
unë isha shumë aktiv duke folur haptas për nevojën e ndryshimit politik të sistemit që na kishte
zënë frymën. Ëndërroja se ndryshimi do të bëhej pa shkatërrime të pronës, të objekteve të
punës, pa urrejtje midis njerzve të ndryshëm në ide e mendime. Familja  Caushaj në Selenicë
kishte shumë vëllezër që mbështetnin njëri tjetrin. Arjan Caushi dhe Fatmir Caushi që ishte
ushtarak ishin mbështetesit e mi. Vendosëm me Arjan Caushin për të hartuar një listë të
antarësimit në parti politike pluraliste, kur akoma nuk ishte krijuar partia demokratike në
Tiranë.Arjan Caushi punonte kamarier ne klubin e NFP dhe u tregua i gatshëm për të hartuar
listën e simpaziantëve apo anëtarëve që do të futeshin me vullnetin e tyre në radhët e partisë
pluraliste që nuk ishte krijuar akoma.
    Oficerët e sigurimit ishin vënë në lëvizje ,kishin organizuar e vendosur kundër meje një grup
fanatikë komunistë ekstremistë, të cilët kudo që më shihnin në formë kori më shanin me fjalët
më të ndyra, ofendonin edhe familjen time.  Më kishin hedhur letra poshtë derës së shtëpisë
time ku më kërcënonin se do më vrisnin edhe fëmijët. I detyruar nga këto rrethana u largova
vetëm me vajzën  në emigracion. Punova tre muaj e stinës së verës si argatë në punët më të
vështira duke përballuar edhe diskriminimin si emigrant shqiptarë. U ktheva nga emigracioni
dhe vazhdova punën si mësues në gjimnazin Hajredin Beqari Selenicë.   Kisha një klasë
kujdestari me nxënës shumë të mirë në mësime.Nxënëset  Nevila Jaupaj, Ida Çullaj, Mariola
Llanaj etj. shkëlqenin në mësime e me sjellje shëmbëllore. Nga rrënimi eknomik që u bë nga
falementimi i sistemit socialst u keqësua shumë jeta sociale  dhe u detyrova të largohem përsëri
në emigracion gjatë pushimeve verore.                         
       Në emigracionin e dytë sigurova një vizë nga ftesa e një greku që njoha në emigracionin e parë . Sigurova vizë edhe për familjen. Familjarisht u nisa për në Porto –Raft të Athinës. Fillimisht përballuam shumë vështirësi , strehimi ishte  pa drita, një ndërtesë e vjetër, por nga e keqja banuam aty. Njohëm një grua besimtare greke. Ishte  shumë humane. Ajo pagëzoi gruan time në kishën greke që e kishte ngjitur me shtepinë e saj. Aty u pagëzuan  pas dy javësh edhe vajzat.,zgjeruam njohje me familje intelektuale, na ndihmuan shumë familjet greke. Punuam me bashkëshorten katër muaj, krijuam një ngjëndje financiare . Të lodhur  e të raskapitur u kthyem në Vlorë. Filluam përsëri punën si mësues. Sigurova truall në Ujin e Ftohtë Vlorë dhe ngrita  katin e parë të shtëpisë. Filluam përsëri punës si mësues, por gjëndja ekonomike erdhi duke u keqësuar.Vendosëm dhe u larguam nga puna si mësues.
      Unë vendin e punës time si mësues filozofie ndihmova duke sistemuar në punë  regjisorin e pallatit të kultures Baxhul Merkaj.U vendosëm familjarisht në Athinë. Mjekja greke që kish pagëzuar  vajzën, na strehoi në vilën e saj në Porto-Raft,një gji detar si gjiri Vlorës. Nuk na merrte asnje lekë , përkundrazi na dhuronte ushqime. Ajo na ndihmoi për të gjetur punë.. Vajzat shkuan në shkollën greke. E madhja  mbaroi shkëlqyer liceun grek. Vajza e dytë mbaroi gjimnazin grek duke shkëlqyer në mesime . Vajza e tretë mbaroi shkollën fillore,ndërsa vajza e katërt  mbaroi vetëm dy klasë fillore.Punuam me bashkeshorten katër vjetë në punët më të vështira, u bëmë skelet sa nuk qëndronim dot në këmbë. Përfunduam një shtëpi të bukur dy katshe në Ujin e Ftohët Vlorë. Të mashtruar nga firmat piramidale u kthyem në Vlorë. 

 .. Sapo isha kthyer nga emigracioni në Vlorë, e cila ishte shpallur kryeqyteti piramidave.Takoja shumë të njohur të mi të cilët nuk punonin por paguheshin nga firmat piramidale. Me paratë e emigracionit kisha ndërtuar një shtëpi të bukur në Ujin e Ftohtë Vlorë, ku banova shumë pak kohë.Na zuri viti  zi 1997. Jetuam mes plumbash.  Nuk e di se si Zoti na ka shpëtuar nga plumbat që na kalonin nëpër këmbë. Ngjarjet tragjike të vitit të zi 1997 më detyruan të largohesha për në Tiranë.  Në jetë ne përjetojmë dhimbje e humbje ashtu edhe gëzime   
Vazhdon
Qatip Mara





Fjala e Lire - Free Speech

No comments: