Tuesday, 4 February 2014

RASTI I DOKTORIT TË NUMRAVE


Minush Hoxha
Kur Doktori një dite këthehej nga puna që e bënte në një institucion të një rendësie të veçantë shtetërore, kishte një ndjenjë të pazakont. Të pazakontë se kishte kryer një punë hulumtuese me peshë të madhe e tashti, i rikëthente vemendjen nëse kishte bërë ndonjë lëshim që do e komprometonte. Dhe kjo që për shkak të përgjegjësisë shkencore që ndjente, nuk i ishte paraqitur më parë. Nga ky shkak, rrugës që vëte , i tretur në vete me shikim të ngulitur në lëvizjen e këmbëve thua se njehësonte hapat, nuk dëgjonte përshëndetjet e të njohurëve e as që u përgjigjej. Jo që i nënvlersonte se kishte një natyrë të butë e më konsiderata, por ajo ndjenjë e cila e kishte mbëthyer të tërin, hapëronte shtegut për tu shndërruar në gjëndje. E kishte bërë që njerëzit t´i shihte ndryshe. Sikur t´i takonte për herë të parë e ata këte hutueshëm. “Doktor, kini hikur large në mendje …?” ia tha një mjek që ia kuronte qarkullimin e gjakut, e të cilit ky, kohë më pare aqë bindshëm ia kishte shfaqur me shembuj shumë të kuptueshëm ecejakën e katandisjës së mendjës dhe ndjejti keqardhje e duke ngritur supët vajti rrugës së vetë. Nuk ia tha as edhe një fjalë. Mjeku pau se Doktori nuk ishte i tëri i vetës dhe vajti tutje jo pa dhimbësuri për te.
Po ajo gjëndje ne të cilën u gjetë Doktori, kishte historinë e vetë. E ne atë histori kishte një shkak i cili, ndonëse Doktori kishte një karakter të fortë, një here gadi se ia thyejti, e më pas pësojë një metamorfozë… Dhe me këte fakt të dijtur, ai, tashmë kur kjo ndjenjë furishëm përmbyllej në një gjëndje ne të cilën ai zhytej si ne një pusetë pa fund , dhe kështu hap pas hapi, më ngadalë por megjithate tjetërsohej nga jeta, përkujtonte fjalët që ia kishte thënë Drejtuesi pak më parë se të dalë nga zyra nga i jipej gjykimi.
“Doktor, zbulimi juaj nuk e gjeti vendin në projekt dhe duhet të shkoni!”
Kjo e çakordojë të tërin por e mbajti disi vetën. Vetëm ia tha, bile me shumë mundim e shumë pak siguri:
“Tashti ma thoni këte? Kaqë papritur! Ju dinit konceptin dhe vetë i dhatë vizen!”
Priti nja disa çaste dhe ia shtoj: ” E procedurat…?”
Drejtuesi i institucionit që ishte edhe kryeprojektant, ia kumtoj ftoftë e parevokueshëm kërkesën dhe pa lënë asnjë dyshim se kishte dhe një dikush tjetër që i jepte fuqi kërkesës së prerë.
„Si nuk e menduat më thellë këte punën e largimit tim. Bëra një hulumtim të gjatë e të thellë dhe, e kalova nëpër qarqe kompetente nga morra dhe miratimin për vlerën e punës sime e ju, më kërkoni të shkojë” ia kishte thenë Doktori tashmë i zgjatur paksa nga fotela që ishte nën tavolinën e Drejtuesit, dhe me shtytje të brëndëshme mësyerjeje.
„Zotëri, atë që bërët ju është një ripërsëritje vulgare e gjërave tashmë të njohura në lidhje me koordinatat që provojnë se mbetja juaj këtu është fare e panevojshme!”
„ Ashtu e mendoni ju… Lëshova koordinatat të një pike e paparë që do ndryshojnë thelbin e shkencës dhe të jetës e ju e quani ” përsëritje vullgare” ia tha me zemërim Doktori.
”E ç’duhej të bëja…?” e pyeti me hakërim.
„ Një zbulim që tejkalon këto të deritanishmët. Ja këte…!” ia kishte thenë preras Drejtuesi pa shpërfaqë asnjë skrupul ndaj tij.
„ Dhe tash duhet të iki! Pa një tjetër!”
Kishte ulur për ndonjë cast kokën, pastaj e kishte shikuar më gjatë dhe kishte shtuar: ”Them se jam i fyer! Po do orvatem për një zbulim tjetër!”. Pas kësaj u ngritë dhe duke u dridhur dhe pa pritur ndonjë pyetje tjetër, muar të dolë nga aty.
” Do e bëjë dhe e besoj takohemi…Do mahniteni nga zbulimi im!”

Gadi që kishte dalur kur ia tha Drejtuesi vendosmërisht me fytyrën të mërdhezur zjarr
“ Epo, kohë e juaj skadojë, mos zhvatni timën!”
Doktori reagojë në këte duke u këthyer për nja dy hapa dha nga distance iu përgjegj:

„ Kini ju një kohën Tuaj? Ju…? Kanë të tillët sikur ju kohën e vetë…!” ia tha Doktori dhe duke shikuar dhe njëherë Drejtuesin njësoj me hakrrim po dhe dy- tre sosh zyrtarësh që qëndronin në qoshkun e zyrës e që lëviznin gadi makinalisht letrat sa këtej-andej në një apati neveritëse, dukej të projektit për të cilin flitte Drejtuesi. Ata që nga ardhja shikonin në çaste Doktorin me një shikim të topitur pa as më të voglën grimas ne fytyrë e kohëpaskohe sikur të magjiosur silleshin rrotull tavolinës ovalle, ndalën për një çast të lëvizurit, dhanë një qeshje cinike, ndoshta thanë dhe diçfarë nëpër dhëmbë, dhe pasataj vazhduan njësojë punën deri ne çastin kur Drejtuesi ua tha:
“E ju, krimba hikni që këtu!”
Ata si të trembur, lëshuan letrat që kishin ne dorë mbi tavolinë shikuan për disa çaste Doktorin dhe duke e anashkaluar dolen me shpejtësi nga zyra..
„Zotëri” iu drejtua Drejtuesi Doktorit me të dalur dalur ai nga zyra “ Më duhet t´ua them dhe këte: ju shkermoqni numrat si kokrra nga kallij gruri për ti riradhitur ne formula që, qëmoti mendja Juaj nuk mund t´i jap domethënien. Ndërkaqë unë më pushtetin që kam dhe përgjegjësitë për të cilat kam të lidhur projektin dhe suksesin e të drejtuarit, bëra detyrimin tim..” ia tha më në fund dhe i bëri më dije se me këte përfundojë.
„Patjetër, patjetër” ia këtheu Doktori, tashmë fare i humbur në vendqëndrimin dhe duke endur shikimin sa andej-ktej.
“Këte e mendoja ndryshe!” arriti t’ia thot gadi instiktivisht.
„Ndryshe?.” Reagoj me zemërim Drejtuesi. „ Ç’pamje jep kjo “ndryshe”?
„Paj…se ne pafundësi kjo ditë nuk është pika që më nxjerrë nga radha. Logjika tjetër e kohës më jep të drejtën ta mendoj se ajo nuk ka përfunduar dhe për tu vazhduar do trajta të tjera të ecjes. Po më nxorri nga rradha një force madhore, ka një tjetër që më këthen…”
Teksa bënin këte muhabet, tashmë dhe Drejtuesi në këmbë ngaqë iu ngritën nervat dhe dukej se që ne çastin tjetër, do e hedhë tej derës Doktorin. E Doktori, ne mundime të shtuara dhe fare i djersitur, shliroj kravaten mavi dhe tek ndjente se po i sosej fryma, morri ajër me fuqinë e mbetur, lëvizi për të dalur. Kur arrit në gjysëm të rrugës, hyri një zyrtare e parazyres së Drejtuesit dhe dukshëm me nerva iu ças Doktorit dhe e gadtshme ta kap nga krahu ia tha “Çe mendoni vetën…. E tërbuat zotërinë…”
Pastaj e shoqëroj pakës përtej derës dhe akoma pa ikur nga aty, Doktori shikojë Ate, njëherë-dy me atë fytyrën e zbehur dhe, kur Zonja deshi ta mbyllë derën, ai e shtyu pak me më fuqi dhe ne një dridhëtim të vërejtshëm, ia hedhi “Ju jeni një askush …” por pjesa e tjetër e fjalisë nuk u dëgjua nga që zyrtarja përplasi derën me një fuqi që duhej ta bindë drejtuesin për lojalitetin.
Tek zbritte poshtë shkallëve të katit, duke u ngritur lartë e takojë Zyrtarja e dokumentacionit të aktivitetit përgatitor, njësoj e kujdesshme, me një buzqeshje të shkurtër , kalimthi ia tha Doktorit:
“Po ikni Doktor? S’ keni kohë as dhe për një kafe? Më vie keq!”
Doktori u ndalë, ia nguliti shikimin më gjatë dhe ajo nuk mund të mësonte nëse e qortonte apo i falenderonte për ofërten ose asnjëra, por thjeshtë ishte stepur si një cung druri.
“Do jemi ne në të Juajën Zotëri” ia tha ajo ne të larguar dhe kur deshi ta bëjë hapin e parë nga podesti i shkallëve, shtojë “Mos u jipni kollaj, ju lutem….!”.
Ai njësoj e shikonte derisa ajo nuk treti ne të djathtë korridorit të ngushtë.
Si një sumnabul doli ne rrugë, ecte shkujdesshëm trotoarit dhe herë-herë ndeshej me trupin e ndonjë kalimtari, pastaj me keqardhje përkulej i kërkonte të falur dhe vazhdonte tutje.
Tek i vinte përballë një taksi i zezë , mbërrijti ti jap shënjen për ndalim. Iu ndal mu pranë skajorit të rruges, i hapi derën një thatan, e ftojë të ulët,dhe pasi u ulë në karrigen e pasme, ia dha më rrëmbimë makinës.
”Nga ktej jeni…”
Heshti.
”Dukeni fytyr e pare.”
”Ndofta dhe nuk jam!”
”Nuk jeni! Një përgjigje e pakuptuar!” ia tha dhe vazhdojë rrugën.
Tek pau se Doktori ishte në një disponim të keq, heshti.
”Ndalo ktu” ia tha si me nerva dhe pasi i pagoj, doli mu para shtëpisë së vetë.
Taksisti e shikoj me habi tek largohej dhe në vete nkërkonte shkakun se cili ishte që kishte sjellë kte njeri të ky hutim. Po Doktori nuk e shikoj më.
Hyri me nxitim nepër oborr të çrregulluar pa shikuar anash pastaj njësoj vendosmërisht dhe në shtëpi.
Sapo hyri në shtëpi e deshi të ngjitë shkallët për ne dhomën e punës gruaja që i kishte zënë pritën i doli para dhe e ndalojë dhe pasi ia tha me shumë vështirësi “ Keq dukem, apo jo…!”. Kur pau se ajo nuk lëvizë vendit duke pritur t’i jap shkakun e vërtetë, ia tha në vazhdim:
”Më hap njëherë rrugen e... të tjerat më pas”
„ E dij punën…Pa shqetësime…Do e rikthesh postin…”
„Ashtu e mendon…?”
„Patjetër! E dij punën e projektit… e pas një ndërprerje i shtoj, ” e futi ai-mendonte Drejtuesin- papërgjegjëshem studimin tëndë në projekt e ty ta tha se është jashtë kohe.”
Ai e shikoj më gjatë por duke mos menduar për ate që ia tha ajo, në një çast, tek vërejti se i duhej pushimi, ia tha „ Takohemi te dhomë e televizorit” dhe iku nga ajo pandijshëm dhe pa thënë asnjë fjalë e asnjë shpiegim më shumë, ngjiti shkallët e drejtë ne dhomën e vetë të punës.
Kishte aty libra të matematikes së lartë ne më shumë gjuhë, të algjebres, të gjeometrisë, pastaj të fizikës, filosofisë të shpërndara gjithandej dhomës ne anën e djathtë të së cilës kishte një krevat, bri saj një tavolinë me llambadarë nate dhe automatçajnikun.
Ndonëse ajo vajti në guzhinë e ky u gjetë në atmosferë të qetë, nuk bëri gjum. I kaloj koha në makthe duke i ardhur në mendje pjesë nga jeta të hikura nga tërësia por që jepnin pamje herë të lojes me moshatarët në lagjet e pluhurosura e herë konfliktet me persona që nuk i identifikonte e që e mohonin. I bëhej sikur drejtuesi kishte hikur nga turmë e tyre, sikur kishte ardhur aty nga urdhër i tyre.
Përkujtoj mbrëmjen në një bjeshkë, daljen para tbanit pasmesnate, hordhinë e ujqërve që në një distancë të vogël ulërinin dhe u vezullonin syt në dritën e hënes. Gjënte diç krenare në atë pamje, një pavarësi e guxim të tyre pa u frikësuar se do e mësynin. Shkëputshëm nga ajo pamje përkujtoj çastin kur një profesor i njohur i kishte pranuar zotësitë prej matematikani…dhe nuk dinte se ç’lidhje kishin ato dy pamje, sado që instiktivisht ndjente se kishte diç që i puqte…
U ngritë nga shtrati e vajti te dritarja. Menjanoj perden dhe shikoj largë në peisazhin, majat e bjeshkës në të cilat tashmë kishte rënë shtresë e trash bore.
”Do bie dhe më…” e tha dhe e dëshirojë që të gjetej atje, në at heshtjen meskine e sekrete, të patrazuar duke shetitur gjithandej dhe duke i fshirë limitet e mendimit të mbërrij te zgjidhja për problemin që i doli aq befasisht para.
Për një çast përkujtoj përrallat që kishte dëgjuar për egërsirat, se si ato fshihnin në vedi veti njerëzore dhe, po dijte t´ju çasesh do i bësh mik sikur edhe e kundërta që janë egërsira të rrezikshme që shqyejnë viktimen në fyt. I ardhi në mendje skena kur një bish kafshoj në fyt një drenush të sapoardhur në jetë dhe dridhëtoj fuqishëm. Sikur t´i ndodhte vetë atij.
U largua nga aty, nxorri nga komoda tableta qetësimi dhe, në shkallë me shqetësimin, iu duk se i duhen dy dhe i gëlltiti me ujin nga komoda skaj krevatit. Më pas u gjunjëzua te librat, merrte një e shikonte më gjatë sikur mendonte për te, e hedhte lehtas menjanë, merrte tjetrën, e tjetren dhe kur kapi një të matematikes të trash, botim më i ri, e tha:„ Mbretëreshë sovrane! Enigma e jetës që deshi ta përdhunojë një hiq Drejtuesi!”
Vazhdoj të mendoj me librin në dorë dhe shtoj: „u fut në tërë universin me fuqinë e vetë por, nuk mundi në zemrën e Djallit” tek aludonte te Drejtuesi. Pastaj e hodhi për mur. U ul mu aty ku ishte, ashtu i fyer, mbeti i nemitur më gjatë. Se si, nga brëndi e tij ecte patrandëshem një mllef që merrte përmasen e një cytjeje të pandalshme. Diçka nga brënda i urdhëronte tërbimin dhe goja i morri trajtën në pajtim më këte, që, në kundërshtim me kodeksin moral të tij, të shndërrohej në një bishë që vënte drejtësinë në vendin e vetë. Kjo ide e dridhi paksa ngaqë tashmë kishte ngritur parime që e kundërshtonin fuqishem. Si t´i lë ato e t´i bëjë vendin idesë…
U ngritë dhe zu të endej dhomës trup e tërthor. Duke lëvizur kështu, përkujtoj inercionin, gravitacionin, fuqinë e trupave dhe tek i zbërthente definicionet për to, kërkonte gjetjën e burimit të fuqisë, ndryshimin e mendësisë së vetë sa për të arritur mundësinë e një veprimi të domosdoshëm për momentin e që i gjënte mbështetjen morale sa për t´mos u pënduar.
Ajo pasdite, nata dhe shumë të tjera, i kalojë së menduari dhe në të shumtën e tyre pa dalur nga dhoma dhe me komunikime të reduktuara me gruan e vetë.
Në një nga mëngjeset e atyre ditëve, pa dijtur nga ishte informuar, i ardhi sipas urdheresës së Koncilit Informal të shkencës një zyrtar i përrulur, që ishte përqëndruar në mbrojtjen e krijuesve dhe të personave të arritur në shkencë, cingërrojë zilën e hyrjes, doli gruaja dhe nga nënshkallët e korridoret e thërriti Doktorin për takim me te.
Ai e mendojë këte punë dhe njëherë nuk u përgjigj por kur gruaja këmbënguli, ia këtheu :
”Një autoritet sikur që ka Koncili, nuk i bënë ballë një autoriteti sikur ka Qarku Akademik dhe instancë të tjera…!”
Dhe zyrtari i Koncilit me një rezignatë të plotë u këthye mbrapshtë. Gruaja, pas kësaj përgjegjeje, nuk mund të mirte vendim t’i shkojë në dhomë, me dyshime në mos do e trazojë dhe më shumë.
Dhe ky rast tentimi, mbylli çdo ofertë tjetër…
„Çfardo që do bësh do e përkrah” ia tha ajo vendosmërisht për ta trimëruar derisa pinin çajin e mbrëmjes në një nga brëmjet e fundit tek kishte zbritur në dhomën e televizorit, sikur për takim para hikjes..
„Nuk parandjenë ndonjë rrezik…?” e pyeti ai me një qehre të lodhur e të rendë.
„Rrrezikun parandjejë po s´e bëre…” ia ktheu, fëtefëtë ndonëse, e befasuar nga një reagim i tillë, reagim të njeriut që përherëshem ishte i butë, u mendua gjatë për vendqëndrimin e asaj ndjenjeje në te ”Në anën e duhur je…” shtojë.
„Po më humbe…? Do e përballosh kte…?”
„Sa të kesh një satisfakcion… dhe ksaj i bëjë ball” iu përgjegj në vazhdim.
Ia nguliti shikimin gruas duke ia kumtuar heshtazi atë që e mendonte, shkurtas ia ledhatojë duart si kërkimfalje e më pas me mendime vajti largë-largë që aty…Me një spontanitet të pandalshëm sajonte një plan shokant, ndjente se i fikeshin konsideratat ndaj të gjithave, se do bëhej epiqëndër e rrëfimeve, trillimeve, mediave, po tashmë ajo që i sillej nëpër mendje si në një çikrrik, kishte mbërrijtur pikën e kulmit….
Në një çast ndërpreu meditimin, shikojë gruan për një cast dy dhe ngjiti shkallët..
Gruaja vetëm e shikoj pastaj ia tha ”ani…“ dhe sikur i vu vulën planit të tij, nuk i vajti pas që t’mos e trazojë dhe bëri gjumin në divan në dhomën e televizorit.
Të nesërmen në mengjës hapi syt dhe shikojë nga bjeshkët që mirë shiheshin nga ajo dhomë.
Ishte ftohtë jasht dhe kishte rënë një shtresë mjaft e trash dëbore. Një mot i tillë kishte marrë që disa dite më parë.
Ajo u ngritë, veshi robdeshambrin dhe, tek vuri për të bërë kafenë, thirri Doktorin të zbritte poshtë. Nuk morri përgjegje as në disa thirrje të tjera.
Nga një parandjenjë që tërthorrazi kishte paralajmëruar Doktori ajo u dridhë por nuk deshi t´i besoj.
Ngjiti shkallëve dhe tani me një shpejtësi të shtuar nga kurreshtja, pa trokitur, hapi derën ku lexonte Doktori.
U step!
Ai nuk gjëndej aty.
Shtrati i çrregulluar, jorgani rënë nga një anë, libra të hedhura gjithandej dhomës, dritare e hapur nëpër të cilën kishin depertuar fjolla bore e bënë të ndjejë një ogur dhe menjëherë pas kësaj dhe një parandjenjë se nuk ishte dhe aqë i qëndrueshëm. Kte instikt e lidhi për faktin se nga çivilleku kishte marrë rancin të cilin të mbushur me ushqime a ndonjë veshje shtesë e mirrte kurdoherë vëte në pikniqe bjeshkëve.Doktori ishte një bjeshkatar i pasionuar që kishte gjezdis tërë masivin dhe majat më të njohura të një hapësire më të gjerë se shteti. E kuptojë se ai kishte ikur nga dritarja sa për t´mos e trazuar ate. Nxorr paksa kokën nëpër te në mos po vërej ndonjë gjurmë të tij por ai kishte qenë shumë i kujdesshëm. Gadi që nuk shiheshin as gjurmët e këmbëve mbi dëborë….
#
Sapo iku një muaj e më shumë i fillimdimërit, nga Doktori asnjë gjurmë e asnjë lajm. Rasti u paraqit te organet e hetimit, u thirren më shumë dëshmitarë në mos kishin parë Doktorin. Dolen hetuesit dhe e kërkuan nëpër skuta të qytetit, në parqe, në zona me pemë ku nuk kishte banorë, bile eskadrila gjurmuesish vajtën dhe në bjeshkë-punë gjëkoti. Hetimi lëshoj dhe një fletëkërkim në media e internet-por më kot. Në fund hoqen dorë.
Opinioni trajtoj shkakun e zhdukjes së tij me mbetjen prapa hapit të shkencës, duke e mbështetur në deklaratën e Drejtuesit për të cilën ai ishte kujdesur që të arrij te veshi i banorëve. Ishte punë gjëkoti të kundërshtohej një mendim i tillë kur ai nuk ishte aty…Kishte dhe të tillë që mendonin se Drejtuesi kishte dorë në tërë kte se kishte smirë Doktorin. Po rasti mbeti në kujtesë me më shumë të vërteta…
Përkundrejtë shokut që shkaktojë tretja e Doktorit dhe supozimeve për shkakun, qyteti dhe qarqet që e mbanin si një figurë me peshë, në një ritem jo dhe aqë të ngadaltë zunë të mos mirren me te. Kishte halle të tjera më të mëdha që kte rast e hidhnin pas krihesh. Më në fund, nëpër familje e kuloare përflitej për fillimin e ndërtimit të një ”tempulli të shpresës” si e quanin me metaforë projektuesit dhe zyrtarët, i cili- tani, pas një katrahure rraskapitëse, do ndryshojë për të mire gjëndjen në qytetin –e mbi të cilin pushtetarët e ardhëshem, mbështetnin shpresën se nga garë zgjedhore do mbërrimin deri tek pushteti.
Sakaqë gruaja e tij që të gjitha këto e kishin hedhë fare në skaj të ndodhjeve, çuditërisht e besonte se ai edhe mund të jetë gjallë por e kishte të pamundur që ta imagjinoj vendin dhe mjedisin ku gjëndej…

Po Drejtuesi ?,
Ai tashmë i kënaqur që Doktori nuk ishte dhe që Pjesa e Projektit autorësinë për të cilin ia kishin pranuar dhe ngritur lavdinë, ishte në disponim të mirë. Pikërisht pjesën të cilën e kishte punuar Doktori, Qarku Akademik i Vlerësimit, i kishte dhënë një notë që Drejtuesit i hapte mundësinë të ngritej dukshëm mbi atë Qark. Origjinaliteti i kundrimit të koordinatave, avancimi i aplikueshmërisë së tyre dhe perspektiven jetësore që hapnin, i kishin lënë Qarkut një përshtypje të pashlyeshme dhe i kishin hapur rrugën për tu rradhitur midis dijetarëve të pranuar.
Pas promovimit publik të Projektit dhe autorit-Drejtuesit i veshur me togo shkencore tek raportonte për Projektin, me ç’rast i kishin aplauduar gjatë,ai kishte shkuar në shtëpi pa zdeshur togon, në mbrëmje dhe ashtu krenar nga triumfi, me një buqet trëndafilash të kuq që i kishte blerë rruges, në të hyrë i kishte thirrur gruas për sihariqin sapo ishte futur në salonin e madh të mobiluar me shije eksperti. Bashkëshortja sa nuk u rrëzua tek zbritte nga kati dhe me vrap iu hodhë në kraharor duke i përuruar arritjen.
”Për mua…” ia tha tek pranoj trëndafilat dhe u morri erë. Tek i la ato në një vazo mbi një komodinë dhe zu ta përqafojë fuqishëm, ia tha:
„Nuk kisha dyshime për zotësitë tuaja”.
„Bëra shumë mundime…” ia ktheu.
“ Një Zyrtar i lartë qeveritar, më bëri menjëherë ofertë që t´i ngjitem një grupi hulumtues
në një institut për hulumtimet në gjithësi, kurse rektori i Universitetit „A.Ajnshtajn” z. Piski më ftoj për një cikël ligjëratash dhe antarësim në katedren e matematikes. Pata dhe të tjera…”
„Ç´emër të çudiçem që paska ai farë rektori! Piski…!” ia tha gruaja si në shaka.Duke mos i vërë mendjen shakasë së gruas, vazhdojë:
„Lëre Piskin me kombinatoriken e vetë, sill shampanjën. Është ditë e madhe apo jo?”
Ajo në vrap soll një shampanjë france, ky e hapi dhe tek ngritej shkumba në lartësi ngriten dolli.
„Do shkojmë sëbashku…” ia tha gruas pas gëllenjkes së parë.
„ Mendon se është mirë kjo…” ia ktheu.
„Patjetër. Të kisha frymëzues dhe recenzentë i rrept” plotësoj mendimin.
„Po unë s´marrë vesh nga kjo puna” vazhdoj gruaja.
„Mjafton që më shikoje,…” e mirrte me të mirë akoma.
„S´dëgjove ndonjë haber për Doktorin” i ndërhyri asaj një mendim në mendje dhe e pyeti duke i ikur temës.
„Përse të duhet kjo?” ia ktheu përgjigjen si i therrur me gjilperë. „ Kishte një insuficiencë cerebrale pasojë e moshes, një çorroditje truri dhe i dilnin gjërat të gabuara!”
„ Po si treti atëherë pa gjurmë” pyeti përsëri ajo më kurreshtare se më parë me një parandjenjë se ka bërë vetëvrasje nga dëshprimi se nuk ia doli në analizën shkencore.
„Ndofta ke të drejtë. Ndofta dhe unë e mendoj ashtu. Por…” dhe la një dyshim pezull dhe u ngritë. „Sikur nuk shkon ky version…”
Me gotën me pije që e mbante akoma në dorë pasiqë pau se ndërhyrje e saj i ndërroj disponimin i thirri:„Për savantin që do ngjitet te majatë akademike! Rrofsh!”
„Për zonjen elegante e frymëzuese!” ia ktheu ai jo më me entusiazmin e më parë.

Bashkëshortja e Doktorit që tashti kishte bërë moshë dhe më nga dhimbja për bashkëshortin, bënte jetën e vetë në vetmi, shkonte në zyrë dhe bënte punën e administratores me një vullnet të dobësuar por me diciplinë kurse, kur vete në shtëpi, vetëm tek-tuk pranonte ndonjë mysafirë. Kushdo që i shkonte hapte temën për bashkëshortin e saj dhe ajo, përherë i hikte duke e përfunduar me „ dij se nga i ardhi…” por pa e thënë as personin e as shkakun .
Kur çështja e Doktorit kishte rënë pothuajse në harresë, kur Drejtuesi ishte komoduar më se miri në lavdinë që i ardhi pas suksesit nga projekti e Rektori Piski i cili si një mecenë e promovonte dhe i hapte rrugën drejtë sukseseve të reja dhe kuptohet fitimeve, dikund pas Kërshëndellave të një viti më vonë, tek ndjente mprehtësinë therrëse të vetmisë tashmë e ve e Doktorit, e qyteti kalonte dimërin në përditshmërinë e vetë tashti të acartë se temepaturat kishin rënë në 25 gradë dhe në orët e mbrëmjes veçanërisht pak kalimtarë gjeteshin në rrugë, zu të ndodhi diç që nuk mbahej në mendje të ketë ndodhur ndonjëherë.
Në rrugën që qëndronte mu nën rrënzë kodrash e zhytur thellë në një heshtje dimërore tek fluturonin nga qielli tymi nga tymtarët e shtëpiave a tek-tuk ndonjë sorr e tretur në qiellin gri, si në një ecje të dirigjuar, zbriti nga kodrat një kope që për nga madhësia i përgjigjej ujqërve. Kopesë i printe një që ishte më i madh dhe për nga konstruksioni, i shikuar nga një distance, stë bëhej se ishte ujk. I krrusur, ishte mbuluar me qime po kokën e kishte më ndryshe: nga siluetë të dukej si një njeri që ishte shndërruar në ujk. Kur përfunduan uljën poshtë u lëshuan rrugës, duke nuhatur nga të dy anët dhe duke ecur sipas një komande të heshtur, sikur jipej përmes valëve të ajrit. Kaluan më shumë dyer shtëpiash dhe sikur të donin të identifikonin dikend, vetëm nuhatnin e vazhdonin më tej. Prijatari nëpërmjet një gjuhe të pakuptueshme jepte urdhërinë dhe ata, njësoj qetë vazhdonin rrugën. Arritën deri tek një shesh në miniaturë me një çezme në mes të ndriçuar nga një llampinjon i forte. U sollen aty vërdallë njëherë-dy, prijatari u vu nën çezme, piu me një ëndje ujë të mbledhur nën puseten e çezmes e pastaj vazhdoj të drejtoj kopenë. Mu përskaj kishte një shtëpi e bukur me halor të bardhë e pemë jogjethërënëse që ndërrojnë ngjyren nga oker i çeltë në të kuqrremtë, me një hobor, tashti mbuluar me bore, por në pranverë magjepses nga bukuria. Asocionte në estetetikën angleze të hoborreve. Kishte një akcesor metali dekorativ kopjativ nga modelet italiane të atij lloji, të cilën dhe një fëmijë e tejkalon pa vështirësi. Nga zhardinera e sheshit të vogël, anise me perde të lëshuara, vëreheshin siluetat tej dritares së asaj shtëpie, drita e dobësuar dhe lëvizjet e familjarëve nëpër dhomën e madhe të ndenjes.
Kope iu afrua akcesorit , sikur pritnin urdhërin ç’të bënin dhe, atletisht kërcyen akcesorin e hyrjes së shtëpisë dhe të ballkonit dhe u zvarren me dy putrat mbi xhama të dritares. Për nja disa çaste vështruan patundshëm lëvizjet nga brënda, mobilerinë e dhomës dhe pasi zgërdhinë dhëmbët e bardhë të mprehtë, lëshuan një ulërimë të shkurtër ”uuu…” dhe, njësoj lehtësisht kërcyen mbrojtësit dhe me hap më të shpejtuar, iken nga ardhën.
Ishte ajo shtëpia e Drejtuesit që perceptohej si një oazë e bukur rehatie. Edhe nga brënda kishte një rregullim më shije, të bukur, me një komoditet përendimor, të cilën ai, nëpërmjet biznesit nga fusha shkencore, pjesëmarrësisë në punimin e elaborateve, projekteve, zgjidhjeve ideore për çështje si i thonte-kruciale të jetës së qytetit e më gjerë dhe të tjera të cilat ai dinte t’i gjurmonte dhe ti shpallte të vetat.
Tek ishte ulur përballë televizorit dhe shihte një film dokumentarë shkencor: kapërthyeshmëria moderne matematikore gjeometrike dhe aplikimi në teknologjinë bashkëkkohore, orvatej të regjistroj në kujtesë ndonjë sekuencë që do e shfrytëzonte për ndonjë projekt të rinjë.
Tek i kujtohej kohëpaskohe si një pamje e zbetë ajo puna e Doktorit, sikur e quante ai përrallë e një sklerotiku që e zhvati koha, iu bë se dëgjoj ulërimën. Shikoj anash, pas po nuk pau asgjë.
”Mos dëgjove një ulurimë?” i frikësuar pyeti gruan tek bluante një portokall në mikser.
” Ulërimë…? Ujku mendon?” e pyeti ajo me dyshime në mos rrjedhi nga mendja.
” Pikërisht…!” dhe brofi në këmbë e vajti nga dritarja për të shikuar në oborr.
” Dimëri e rraskapitja mendore. Ja kjo të shkakton ilusion dëgjimor!”
Por ai shihte më ngulm nëpër hoborr dhe në borën e fresket, pau gjurmet e putrave të më shumë ujqëve. Nuk ia tha gruas ate që pau. U ulë ku ishte më pare, vuri kokën mbi llëmen e dores, dhe- shihej mirë- i shqetësuar zu të mendonte për ate që dëgjoj.
Rasti i jipej si një absurd dhe e tëra që në at moment i përgjigjej ishte, ta trajtonte rastësi shkaku i së cilës qëndronte dikund por ishte i pambërrijtshëm për mendjen e tij. Në të kundërten, i vinte si një rast i kurdisur mirë e me kujdesë në të cilin ai ishte shënjestra e madhe në të qëlluar të së cilës nuk gabohej.
” Ke ndonjë arsye për shqetësim” ia tha gruaja tek u ul në fotelen përballë duke e kapur nga duartë.
” Paj… ka në jetë befasi… e ku ta dij…e di si e kam punën” ia tha duke ndryshuar dukjen e fytyres për shkak të konsiderates ndaj gruas.
”Si e ke hallin! Pozita yte është e forte! Mos bëj merak” ia tha duke e trajtuar të paarsyeshëm shqetësimin e tij. Pas pak ia shtojë:
”Ke dhe z. Piskin… ”
” Z. Piski është z. Piski…jo më! Po, ama, nuk ka një pushtet që të mbronë nga dhuna e ziliqarëve” ia tha ai josinqerisht e fare i brengosur ndonëse ishte largë nga të kuptuarit, në ishte ilusion dëgjimor apo një ulëritje e dëgjuar dhe reale. Po diçka nga brënda tij, një vërsulje e shpejtë e disa çasteve që kishte menduar se i kishte përpirë haresa, ia paraqiste ate si diçka që ia detyronte shqetësimin.
Ai vetëm e shikoj më gjatë dhe pastaj me një ngritje përtace nga vendi,, duke e ftuar të flinin gjumin, iku në dhomën në kat.
Duke e kaluar natën në ankth me duar nën kokë, gadi pa bërë fare gjumin, vërtetitej dhomës, çoj dhe dy gëllenjka wyski, hapi- ndonëse shumë ftohtë-dy herash dritarën për ajër të freskët kurse në mëngjes, me një vullnet të dobësuar bëri përgatitje të ngadaltë e doli për të vajtur në kabinetin e tij. Sapo hyri në pallat dhe zu të ngjitë shkallët drejtë kabinetit, vartësitë e tij, e përshëndetnin përrulshëm të habitur nga ajo fytyrë që u flitte për disponim të keq të tij.. E ai me gjysëm zëri, me përtesë bile, ua kthente.
Hyri në zyrë dhe u ul në vendin e rëndomtë dhe zu të shikoj njëherë flamujt që rrinin në një cep të tavolines së punës, pastaj një bist të një heroji dhe një tjetër të një shkenctari nga fusha e fizikes në fund dhe tekstin e programit në të cilin zinte vend dhe trajtimi i projektit të tij, që kishte kohë që e studjonte e në të cilin duhej të jipte mendimin në ishte cilësor për një edicion shkencor. Përnjëherë iu kujtuan gjurmët e putrave të ujqërve që i kishte parë nën dritën e llampinjonit në oborrin e shtëpisë së vetë. Instiktivisht shpejt e kurrioz vajti te dritarja e zyres dhe shikoj nëpër oborrin e ngrehines së institucionit. Deri aty e mbajti një ngërq për ate që mund të shihte dhe kur vajti te dritarja e mbërtheu dhe një dridhëtimë se pau gjurmët në shikimin e pare e pastaj furinë që do i coptonte trupin.. Por kur bëri një përqëndrim më të gjatë, ato nuk dukeshin më. ..
Ç’po ndodhë… e mendonte në vete. Kjo torturë i vie nga brënda apo nga jashtë.Cila është pista? Nëse nga brënda, atëherë e mbërtheu dyshimi se kishte nisur një devijacion nga mendja duke i dhënë emërtime të ndryshme neuropsikiatrike. E nëse nga jasht-sipas cilës logjikë! Tek meditonte kshtu, ra zile e telefonit. Ai sikur u gëzua se, së paku për ndonjë çast nuk do mendoj putrat në dritaree atë ”uuu…” lemeritëse e gjurmet dhe tërë pamjet që asocionin me ato.
” Në ora 14 ka një shqyrtim te zyrë e prezidentit në temat e programit në lidhje me Tempullin e Ardhmërisë që ua kemi dërguar” dëgjoj nga anë tjetër ” Ju jeni bashkëpunonjës dhe mbështetemi në studimin tuaj! Keni ndonjë gjë shtesë…? ” dëgjoj pyetjen.
“Nuk e besoj…” ia tha dhe mbylli receptorin.
Më pas hapi sërish celularin dhe asistentës që ia bëri ftesën pak më pare, tashmë fare i shqetësuar iu drejtua për ate çuditërisht ashpër.
“ Zonjë- me tërë konsideratën ndaj jush- po, ma thatë si urdhërueshëm mesazhin e prezidentit!”
“Përse e mendoni kështu zotëri. Isha fare e kujdesshme…” ia këtheu ajo përulshëm.
“ Dini ju ç`është zbulimi shkencor…ç`proces i vështirë që është! Ardhmëria? Të katandis fare…!”
“Me lejën tuaj e them po” ia këtheu ajo njësoj përulëshëm.
“ Jam mu në pikën qëndrore të të menduarit për projektin! I thoni prezidentit se kjo më ndalë e nuk i shkojë. E kuptuat mesazhin…?” ia tha dhe pa pritur përgjegjën mbylli celularin.
Vëri kokën mbi të dy duartë, pastaj i kalojë njëherëdy nëpër kokë dhe tek fshajti fuqimisht, u ngritë dhe vajti sërish te dritarja. I guduliste kurreshtjen ajo çështja e putrave në të cilën shihte një ogur të keq.
“ Dreq…” e tha tek shikonte në oborrin e ngrehines së institucionit.
“ Si ta trajtoj këte! Halucinacion apo një storie që si një rrëmojcë më nxjerrë nga thellësi e vetes ato që nuk dua t`i shikoj”.
Gjerë në të mbaruar të kohes së punës, shkoj si mos më keq. Pa punuar asgjë, duke u endur deri të dritarja, duke kundruar në mos sheh ato nga të cilat dridhej gjithnji dhe duke thirrë me zë të ultë për kafe dhe në fund duke pirë dy gota brendy.
Me të përfunduar të asaj dite pune, në shpejtësi veshi jaknën e rrotullojë dy herash shallin dhe, pasi i thirri taksisë pa përshëndetur askend doli nga ndërtesa e institucionit dhe vajti në shtëpi.
”Sikur të kishe parë fantazmën dukesh” ia tha gruaja menjëherë në të hyrë.
Ai e shikoi më gjatë me një pamje të pavendosur nëse t’ia thot ose jo dhe kur e vendosi, duke kaluar skaj saj për në dhomë ia ktheu:
”Dhe e pashë në tërë groteskën e vetë…”
Asaj, nga një dukje relaksi fytyra i kalojë në një pamje të frikësuar, bile të tmerruar.
Jasht bënte gjithnjë shumë ftohtë po dhe brënda në shtëpi nuk kishte një temperaturë sa për një akomodim të duhur, dhe gruaja zu të dridhët..
Pak para se të hyj në dhomë, këtheu kokën nga ajo që tashti ishte nemitur e nuk luante vendit, sërish u kthye nga ajo dhe ia tha duke bërë me gishtin tregues:
”Di atë majanë atje lartë? Shikoje nga dritarja. Ate të mbuluar me akull! Po shkrihet…” dhe u fut në dhomë.
Ajo nuk e kuptoj domëthënien e kësaj dhe këte e morri si një provë katandisjeje që i çonte gjërat të një përfundim i keq.
I vajti pas dhe kur hyri në dhomë, pau ate të ulur e duke u menduar. Nuk guxojë t’ia thot asnjë fjalë. Vetëm u ul skaj tij dhe me prezencën që ai e ndjente, i jipte njëfarë ngushlllimi.
Koha në vijim i iku në mundime se si të lirohet nga ky ankth.
E kishte menduar që për të ruajtur reputacionin që kishte arritur në veçanti me projektin e fundit, të orvatej të mbaj sjelljen e disponimin e njejtë. Po nuk ia doli në tërësi. Në veçanti kur Rektori Z. Piski që tashmë kishte hyrë si garant në kredi shkencore e financiare duke u mbështetur në te, e thirri një brëmjeje dhe qortueshëm por me kulturën akademike ia tha.
” Zotëri, ne nisëm sëndertimin e një projekti madhor që shënoj kulmin e njohurive Tona, në pikën më të lartë të së cilës jeni Ju”.
” Ashtu… E di…Po ja se…” desh t’ia thot shkakun e vonesës mirëpo, z. Piski nuk i dha kohë.
” Po na e konfirmuat abstenimin Tuaj ne do e interpretojmë si heqje dorë nga detyra e kryeprojektantit dhe ate, ngaqë ia shitët ate që kini pas dikujt tjetër ose që u mungojnë zotësitë. Në rastin e parë rrezikoni zhdëmtimin në të dytin kompremetimin dhe humbjen edhe të kokës si në lojë kumari”
” Zotëri Piski ky është fjalor mafioz! Të jini më i mirëkuptueshëm…”.
”I mirëkuptueshëm…! Më përqeshni ju…! Dini Ju zotëri se ç’vlera futem në këte…? Dini Ju se cili qëndron pas kësaj? Një hata që mendja Juaj e vocërr nuk e imagjinon dot!”
Pas një pushimi të shkurtër vazhdojë:
” Tashti e bëtë të kuptueshme se i keni hyrë ruletit rus! Po ju do i shkrepni vetes plumb në tamth! Nuk është herë e parë që luaj ruletin! Sa matrapazët sikur ju lane kokën para këmbëve të mia.!”
Z. Piski i mbylli celularin dukshëm me nerva kurse ate sa nuk e mbërtheu asfiksi. Sikur u kolofitë dy here tri dhe pa drejtëpeshim u hodhë në divan. Gruaja që e pau, kishte marë ujin e ia kishte hedhë në fytyrë, i dha dhe ta pijë e pastaj me një fashë ia fërkonte ballin.
”O zot, ç’po ndodhë kështu! Ç’ndryshim furioz! Përse…?” pyeste e shastisur.
Ai vetëm hapi e mbylli syt dy herë po nuk tha asgjë.
I lodhur nga ato që i ndodhën dhe i frikësuar fjeti gjumin deri në orët e para të pasmesnates dhe do e vazhdonte sikur të mos dëgjonte sërish ulërimën e ujqërve. Brofi në divan dhe me një shpejtësi rrufeje nguli shikimin në xhamat e drites që shikonin në oborr.
Njësoj si herën e pare pau imazhin sikur të përgatitur mekanikisht: putrat në xham dhe atë as njeri as ujk. Derisa u ngri nga divani, ashtu i lemeritur e i hutuar, u nis nga dritarja ku i ishin shpërfaqur putrat dhe si në hije kokat e ujqërve, kur përnjëherë pëlciten xhamat nga goditje e ujqërve, dëgjoj dhe një si qeshje si në zë ”hë…hë” të atij as njeriu as ujk dhe u zmbraps. Kjo- e mendoj në vete- tejkaloj vijen e të lejuares.
”Të mallkuar! Pse s’më lini të qetë!” thirri me zë të lartë dhe nxorri celularin dhe i thirri emergjences policore për ndihmë.
”Ka një kope ujqërish këtu…! Më kanë thyer dhe xhamat” ua tha me frymëmarrje të vështirsuar dhe duke u dridhur thupër.
”Ujqër! Thoni ujqër!” dëgjoj nga ana tjetër.
”E pabesueshme zotëri!” shprehi zyrtari i kujdestarisë policore dyshimin për të vazhduar ” Do mirremi ne me rastin!” dhe sa deshi të mbyll celularin, vazhdojë:
”Ka dhe një as ujk as njeri midis tyre. Ai duket drejton kopenë!”
“ O zotëri” ia këtheu duke qeshur. “tashti duket fantastike! Po do e marrim seriozisht, dhe do dërgojmë një patrullë aty” ia tha zyrtari njësoj me dyshime për vërtetërinë e kallzimit.
“Duket nuk e besojnë!” e tha me vete ndërkohë që e tmerruar i ardhi gruaja dhe pasi provojë ta qetësoj ndërmorri që t’a mbyllë dritaren me batanie.
Tek u dha gruaja në vënien e rregullit duke hequr copat e xhamave të thyer kurse ai qëndronte i stepur i mbështetur për murin afër dritares, ujqërit lehtë e lehtë kapërcyen pëngesat dhe u larguan nga vendi dhe kur ia mbërrtijti patrulla, ata ishin zhdukur kodrave përpjetë.
”E besoni tani…?” i pyeti kur dy nga ata u futen brënda.
”Shohim xhamat e thyer por s’është dëgjuar të bëjnë ujqërit një veprim të tillë”. iu përgjigj njëri nga ata dy tek merrte në shënim rastin.
”Ata do vijnë sërish…” ua tha gjithnjë i lemeritur dhe i sigurtë në paralajmërimin.
”Ju…sikur dini gjuhen e tyre…” ia tha zyrtari njësojë qetë dhe mjaft i bindur se zotëria paksa vërdallosej midis imagjinates të mbushulluar horror dhe realitetit.
”Përse nuk i besoni…” me një pezmatim ua tha gruaja tashmë e në këmbë dhe me xhama të hedhur në kovë mbeturinash.
”Nuk i shihni xhamat! Gjurmët e putrave. Shënjat e tërbimit dimëror të ujqërve”
”Zonjë…” deshi të ndërhyj kryepatrullanti pa ajo e prapësoj duke i thënë:
”Zotëri, do bëjë një ankesë për punën si e bëni” ia tha tek dridhej.
”Zonjë, bëjeni ama zotëriu ka nevojë për shërim” ia këtheu më të butë.
”Shihni putrat e doni ta quani të luajtur nga mendja!”
”Shoh xhamat e putrat por si t’i besohet kallzimit të burrit tuaj se kopenë drejtonte një si njëri. Pandeh se imagjinonte një spektakël cirku zonjë?” ia tha njësojë i patrazuar.
”Do vini menjëherë pu ju thirrem përsëri” pyeti më në fund Drejtuesi tashmë paksa i shkarkuar nga shqetësimi.
”Është në detyrën tonë…Sado që kallzimi duket fantastik!” ia tha kryepatrullanti tek u dha shënjë të tjerëve të ikin. ”Kini dhe një grua të papërmbajtur…” i shtoj në fund.
”Zotëri” ia tha në dalje kryepatrullantit. ”Ka një besim se njerëzit shndërrohen në kafshë, në ujqër”
”E përse do e kishin bërë këte?” në largim fare ia këtheu.
Pasi iku patrulla në rrugën skaj çezmes, kalojë një rrugë më poshtë dhe në terrrin e nates u zhdukë sa andej.
Drejtuesi u çakërdis i tëri. Endej sa andej këndej shtëpisë, dilte në hoborr, bënte një shtëpi ngutas dhe të njejtat i përsëritte natën. Shikoj pastaj kodrat nga kishin ardhur ujqërit, bënte proven të jap shpiegim se si mund të ndodhë kjo por gjithnjë i mbetej te trajta e fantastikes, një si përrallë, një si diçfarë që mund të imagjinohej e të trajtohej metaforë për të fuqizuar mesazhin letrar dhe për t’i dhënë shëndetë vepres, por- e vërtetë jo.
Bashkëshortja që ishte harruar në disponimin e para disa kohërave, tashmë e tëra në shqetësime për ate që ndodhte e nuk e kuptonte, për bashkëshortin e vetë, për thyerjen që i ndodhi si kur thyhet një vazo shumë e shtrenjtë, doli dhe zu ta shoqëroj bashkëshortin.
”Di ti se ç’po ndodhë! Kjo lemeri…!” ia tha tek e mbante për krahu.
” Supozime kam po devijojnë nga normalja! S’bënë! Vërtetë nuk bënë” e thoshte sakaqë gruas i ngrirte të panjohuren edhe më dhe ia shtonte shqetësimet.
”E çfarë nuk bënë. Ç’është ajo? Ç’ka në jetë që nuk bënë?” ia thoshte ajo teksa në prapavijë e mendonte se burri i saj tashme vërejtshëm përjeton ilusione.
“ Ata do vijnë përsëri! E kupton”? ia tha me zë të ngritur e dramatik derisa e kishte kapur për supe dhe e shkundullonte.
”Përsëri do vijnë të mallkuarit!” ia përsëriti dhe pas kësaj morri drejtimin të futet brënda në shtëpi. Gruaja e ndiqte pas në hap dhe përnjëherë u gjetën në salon.
Rrëmbimthi hapi komoden e pijeve, mbushi gotat për vete e gruan se dhe ajo i dha për këte shënjen se ishte e shqetësuar dhe pasi i pinë nga disa flejtën gjumin në makthe…
Të nesërmen u ngritë nga shtrati me vështirësi dhe e vendosi të mos paraqitet në zyrë për punën. Ndjente se i kishte rënë koncentrimi fare poshtë dhe se do kompromitohej po futej në komunikime me zyrtarët e në veçanti me Z. Piski i cili ishte një trabant intelegjent dhe që tashmë kishte vërejtur ndryshimin tek ky.
” Çdo njeri ka ditët e këqija” ngushllonte vetën tek lante faqet me ujë të ftohtë në lavamanin e banjos.
” Është e drejtë imja leja nga puna. Një çështje e normativit të pamohueshëm” e tha këte më zë dhe aqë sa-meqë derë e banjos ishte e hapur e dëgjoj dhe gruaja.
”Kjo do iriton Z. Piskin! Dhe gjithë të tjerët” ia tha ajo paksa e ngritur me një krah nga shtrati.
“ Ç’të bëjë! Si të jap përgjigje për çështjet që janë shtruar në studimin për koordinatat. Ato sublimojnë në vete gjëra që dhe më pare si kuptoja e tani më hikën fare nga mendja. Mu bënë të pambrrijtshme. Një kohë që koordinon një tjetër, një proces që ekziston pakëputshëm dhe përherëshem dhe që paraqet boshtin e gjithëçkajes, duhet futur nën rregulla të cilat unë nuk mundem t’i kuptoj. Nuk mundem…”
“ Po ti këte e ke bërë. Përse do e bëje sërish” ia tha gruaja tashmë e ngritur por akoma në shtratë.
”Kështu e ke menduar ? E sheh se gjërat janë të komplikuara shumë dhe më nxjerrin nga koha në të cilën jetoj. Më këthejnë pas aty ku zotëron mjerrimi, ku jam asgjëkushi!”
Gruaja gadi që fluturonte mendesh nga habia.
” Si ta pranoj këte?” e tha njësoj nga pragu i banjos.
Kur më në fund doli nga aty dhe u vesh, luti gruan që t’i bënte telefonatë vartësve dhe eprorëve të vetë kurse për Z.Piski, ti drejtohet me një zhargon akademik dhe përlutes për mirëkuptim.Ajo nuk ia mori seriozisht këte se u tha në një çast kur kishte humbur toruan.
”Po të flije dhe pak…” ia këshillojë gruaja kurse ai vetëm e shikoj pyetshëm tek shtihej se nuk kishte kuptuar fare fjalën e saj.
”Rektori Piski …! S’kam, si t’i bijë tërthorr atij. Është tepër kaba që ta anashkalojë” e thoshte si më vete e gruaja gadi që nuk ia kuptonte.
” Ja do vijnë ata… Dhe ai…Tashmë vështrojnë nga një shkrepë!” e thoshte gadi në heshtje.
Gruaja iu afrua, e kapi për supe paksa e shkundullojë dhe ia tha më zë më të ngritur:
”Të thirrim z. Lapon? Nuk dukesh mirë.”
Ai e shikoj pyetshëm dhe jipej sikur nuk kuptonte asgjë.
” Neuropsikiatrin!”
” Ate…që vetëm qeshën. Ah, jo! Do më çmendë fare…!”
…Sa ecte koha Drejtuesi futej thellë e më thellë në dyshime dhe tek zhytej shkëputej më shumë nga bota e vërtetë. Mbërrijti të një konfuzion barabitshëm me çrregullim mendor, po ama, në vete dinte dhe e kishte të paster –lot të kuptuarit se ku kishte çështja pisten.

Tek kaloj nëpër mynxyra që i dolën tashmë mund të thohet nga çështja, dhe tek provonte që të gjitha që ndodhin ishin fare njerëzore dhe se në tërësinë e gjërave, kjo që kishte bërë , ishte veçse një kundërshti me atë faqen tjetër të asaj tërësie, epilogu kishte marrë rrugën e vetë dhe ngadal por sigurtë, sikur në sinopsis për ngjarjen, zhvillohej pa devijime.
Ishte një nga netët e acarrta të janarit.
Drejtuesi gjithnjë në vegime duke kërkuar një shteg nëpër të cilin do hikte nga zallahia në të cilën ishte gjetur, ishte ulur ballë televizorit dhe jo më si dikur që këqyrte programet shkencore, tashti këqyrte filma vizatimor, shumë-shumë ndonjë me pirat apo ata që paraqitnin krimin e paskulisave mbretërore. Sikur gjurmonte zgjidhjën…
Gruaja ishte në kat për punët e përditëshme të shtëpisë dhe krahas kësaj duke ia paraqitur vetes tabllon e asaj që ndodhte dhe duke bërë planin t’i hiki kësaj. Tashmë kishte dhe një plan të vogël: vajtja sekrete dhe ilegale në Kanada dhe brënda kohe kishte bërë dhe tek-tuk telefonatë ndonjë matrapazi duke marrë informacionet fillestare për çmimin e mënyrën e vajtjes atje.
Zbriti padëgjueshëm shkallët dhe iu shpërfaqë e tëra Drejtuesit.
”Të ikim për Kanada?” e pyeti me shumë kujdes e ngulur pingul para tij.
” Si…” dhe me ngritje vetullash përforcoj pyetjen të cilën memzi e kishte dëgjuar dhe që nisi ta kuptojë.” Pikërisht…aty!”
Ai vetëm e shikonte drejtë në sy po tjetër mendonte- nëse mendonte.
” E formula… si t’ia bëjë me te?”
Ajo e shikoj pyetshëm dhe me dyshime dhe tashmë gadi që pranonte për të vërtetë se kishte nisur të rrjedhë nga mendja.
” Formula…! Dhe do ti që shkaku i një formule të më katandisesh! Po jeta ime…?” pyeti ajo, kurse Drejtuesi nga një shqetësim i më parë u dha në disfori. Qeshte ritmikisht shpejtë e qetë dhe i shkonin lotët.
” Jeta…! Do kesh një të re…Ate që ishte kudo në këte shtëpi e nuk e shihnim…”
” Unë do hulumtoj atë mundësinë…” e shtoj dhe sërish nisi të ngjitë shkallët për në kat e lë ate vetëm here duke qeshur e here në trishtim. Pa mbërrijtur ajo në platon e vogël të mbishkallëve, nga vendi ku ishte i ulur i thrriti gruas:
” E ata…Ç’të bëjë me ata…”
” Ndofta dhe nuk vijnë më…”
“ Në mendje i kam dhe sa nuk më janë sulur! E kupton këte tek flet për Kanada!” ia tha me zemërim.
Ndërkaqë, gruaja e Doktorit që asnjëherë nuk kishte harruar burrin e vetë dhe njëherë vajti tek librat në dhomën ku doktori bënte hulumtimin për koordinatat, ua bëri një këqyrje të të gjithave, pastaj tek dritarja dhe nga aty shikoj errësiren njëherë në pyjet që qëndronin më poshtë e pastaj bjeshkët që ngriteshin guximshëm në lartësi. Gadi që i vinin mendime fantastike dhe si një refleks, si një shkëndi i i vinte një që i dukej sikur dikund vërdallë qëndronte burri i vetë. Për një cast, në një largësi pau dhe siluetën e tij, gadi dhe fytyrën tek i bënte mimikën e këthimit. I dukej sikur i qeshej…
Ora shkoj 2 pasmesnate.
Drejtuesi here shtrihej e here ngritej njësoj i frikësuar e në makthe. Në shtëpi zotëronte një qetësi frikësuese, jo që nuk relaksonte po shfaqte një ogur që këte e bënte të dridhëtojë. Gruaja e tij, tashmë e rraskapitur nga dita e kaluar dhe nga të tjerat para kësaj, kishte fjetur gjumin të rendë dhe nga dhomë e saj dëgjohej një gërhimë njëtrajtshe.
Drejtuesi vajti të dritarja nga shhikonte shatërvanin e lagjes. E shikoj më gjatë në mos po sheh ndonjë njeriu rrotull, automjet, sorra, Çkado por që jipeshin të gjallë e ti fuqizonin këtij ndjenjën e sigurisë dhe të mos qenit vetëm. Asgjë! Natë fantazmash që bëjnë gjyqin për mëkatarët.
Ngjiti shkallët në katin lartë duke i kaluar skaj dhomës ku i flinte gjumë gruaja, nuk u ndal. Vajti te dhomë e vetë, ashtu i frikësuar dhe për ta davarisur shqetësimin si një zbrazje deshi të hedhë plaçkat nga dritarja po ishte kjo nën kulturën e tij dhe u ndalë.
Sërish shikoj nga dritarja por ajo shikonte luginën e gjërë të nënqytetit. Si nuk e kishte vërejtur më pare butësinë e saj, bukurinë e saj të bardhë dimërore, shtëpiat e bukura të ulta dhe pemët që rrinin skaj tyre si roja…
Pas kësaj, sërish cyti dyshimi-parandjenja se ata do vijnë.
”Ata do vijnë! Tashmë janë nisur…!” e tha me vete dhe e para që i shkrepi në mendje ishte Policia.
Ngriti receptorin,dhe me zërin që i dridhej i foli po atij të më parit:
”Ata po vijnë…! Ngutoni sa të mundeni!”
”Ju bënë telefonat në cellularë apo fiksin?” qeshte kryepatrullanti.
”Zotëri, nxitoni po me deshët të gjallë!” ia tha me po atë zë.
”Mirë… do nisemi mënjëherë” ia premtojë kryepatrullanti.
Lëshoj receptorin në vendin e vetë dhe zu të shetis salonit duke i hedhë shikimin vazhdimisht dritares.
Nga majë e shkallëve ku erdhi gruaja pasi i dëgjoj thirrjen në receptor dhe tek mendonte se e kishte nga frikë e madhe, e pyeti:
” I thirre…?”
” Po vijnë…! Ua shoh siluetat…!” ia këtheu duke u ndalur mu në nisje të shkallëve.
Fytyra i morri një shprehje të mosbesimit pastaj të rezignates dhe duke lëvizur dhe me duar për të dhënë shenjën se nuk i beson po edhe s’kishte se ç’të ndërmarrë, vajti në dhomën e vetë për rregullime.
Drejtuesi u zemrua paksa se iu duk indiferente gruaja dhe ç’ishte dhe me keq, dyshonte për të vërtetën. Po, ishte ngushtë më kohën sa për ta trajtuar më gjërë këte ndjenjë.
Iku nga aty në majë të gishtave, hedhi shikimin tej shatërvanit, në një rrugë që shpinte te ai dhe pau një refleks drite që vinte nga një largësi jo edhe aqë e vogël dhe ndjejti një gëzim se ja, ata të policisë kishin kuptuar rrezikun dhe duke e kuptuar këte do e shpëtonin.
Akoma pa përfunduar këte mendim, tashmë më i qetë dhe i larguar nga dritarja, me një shpejtësi të furishme ujqërit kërcyen akcesorët metalik të tarraces dhe me një hov u hedhën në dritare, thyen xhamat e pas tyre ai që përherë i kishte shoqëruar-njeri ujk- dhe iu sulën te trupi e zunë të kafshojnë pa logjikë nëpër trup, fytyr e kudo. Atij zu t’i rrjedhë gjak nga shumë anë të trupit dhe arriti t’a alarmoj gruan e ta thot ”E dija…Kjo është zgjidhja…”.
Gruaja me të dëgjuar u gjet shpejtë të cep i shkallëve dhe sa pau plojen mbi burrin, e frikësuar dhe për vetën, vajti shpejtë në dhomën hapi dritarën dhe zu të thrras ndihmë.
Tashmë dhe policia kishte arritur fare afër dhe dëgjuan thirrjern e gruas.
” Ata po e masakrojnë…E coptuan!” u a tha e tëra e tmerruar e në vajë e duke gjestikuluar me duar.
Policët duke dashur që ta shpëtojnë, nga distancë tashmë e zvoglëuar, në urdhërin e kryepatrullantit, qitën një breshëri plumbash nga automatikët pa dijtur me tamam kend qëllojnë. Qëlluan dy ujqër-tre kurse ujknjeriun e qëlluan në mushkëri me një plumbë që i doli përtej dhe bëri një shenjë në mur. Tre-katër ujqër të tjerë, ndonjë dhe i plagosur ia dolën të hikin, kurse ujknjeriu që akoma kishte fuqi, duke njohur shtëpinë ku gjetej, kërceu nga një dritare e shtëpisë nga pas, dhe ia me një vrap të çalë ia dha rrugines.
Kur gjëndja e qetësua dhe erdhën policët brënda, panë se Drejtuesi i tëri i larë në gjak me shikim të ngulitur në tavan ishte vdekur.
”Se si e ditke këte…” e tha kryepatrullanti me fytyr të brengosur tek shikonte rrotull për ta regjistruar rastin sa për raport.
”Zonjë, kërkojmë ndjesë që arritem me vonesë. Nuk e pandehnim për të vërtetë kërcnimin” duke i shprehur ngushllimin ia tha gruas.
”Se si e coptuan! Si një kasap” e tha tek i qëndronte mbi kokë të deformuar...
Ujknjeriu tashmë kishte mbërrijtur të shtëpia e Doktorit, në të vërtetë të shtëpia e vetë.
Në të hyrë në oborr, ndali për një çast, e shikoj më gjatë nga të gjitha anët, pastaj stazes së ngushtër të akulltë, i ra përskaj çezmes deshi dhe t’i bëjë vedit qejfin duke pirë ujë në shtëpinë e vetë por ishte ngrirë.
Kur arriti tek dera kryesore e hyrjes e cila që kur ishte larguar nga aty, ishte e pakyqur, pandijshëm e hapi, hyri lehtas dhe sa deshi të ulët në divan që kishte një tavolinë përpara, nuk qëndroj dhe tek u rrezua theu vazon e porculanit dhe sikur i cingërrojë gruas ardhjën.
Ajo dëgjoj krismen dhe instiktivisht kuptojë se ishte ai, morri vrapin katit poshtë, gadi që u rrëzua dhe kur iu afrua, u ulë në gjunjë mu pranë tij. Ia kapi të dy duartë dhe thirri:
”O Zot, sa mirë që erdhe! E dija. Ti nuk mund të ishe vdekur!”
” Këtheva kohën time…ishte eklipsuar panatyrshëm…jasht logjikes së matematikës” ia tha me mundim në një qeshje të lehtë e cila, vështirë që vërehej në fytyrën e paruar.
”Qenke i plagosur! Të thrras emërgjencën…! “ dhe deshi të ngritet, mirëpo, ai zgjati dorën e djathtë lehtë, e kapi për dore dhe e tërhoqë nga vetja, kurse ajo e kuptoj si një ftesë për përqafim, e përqafoj më gjatë dhe në një çast, ia tha në vesh: ” Më duhet të iki…tashmë hedha koordinatën të një tjetër jetë…E kupton…?” ia the njësoj me një qeshje të butë dhe në një çast ajo mësoj se dorë e saj nuk ndjente shtrëngimin e butë të dorës së tij. Doktori i numrave iku në jetën tjetër…
Qyteti gjatë-gjatëkohë tregojë e ritregoj storien gjithnjë në dyshime nëse ishte një fantastikë gojëdhënash apo storie për një të vërtetë…

m.m.h. viti 2009 

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: