Friday, 4 December 2015

BËRTHAMA ENERGJETIKE E TOKËS PËRMBYS SHPËRTHIMIN E MADH

        BËRTHAMA ENERGJETIKE E TOKËS
        PËRMBYS SHPËRTHIMIN E MADH
-          Vështrim mbi Teorinë e "Tokës në Rritje dhe Zhvillim"  prej  transformimit Kozmik të Materies   --
                                                                  Nga Vedat Shehu
Nja dy  fjalë
Bërthama e Tokës qenka burim energjie dhe përmbyska Shpërthimin e Madh! – Me këto fjalë do të shprehte habinë kushdo qoftë midis nesh, sapo të lexonte titulliin e këtij artikulli dhe autorin. Një shfaqje e tillë habie spontane shpreh, në mënyrë lakonike, refuzim, inferioritet dhe mosbesim ndaj aftësive të një autori siç jam unë, një gjeolog fushor i trojeve malore të Shqipërisë, që goxoj të përpilojë një teori të kundërt me teorinë e pranuar botërisht për bërthamën e Tokës dhe Shpërthimin e Madh, sidomos të plotësuar me përshtatjen e fakteve  të zbuluara njëpasnjëshmërisht  që nga themelimi i saj. Pavarësisht nga këto qëndrime shpërfillëse, teoria ime mundi të botohej (1988). Megjithatë, përshtatja e zbulimeve të reja gjithnjë e më të papritura të reja ndaj standardit teorik, vazhdon edhe këto 15 vjet te këtij shekulli. Rezistenca kundër pranimit të kësaj teorie ishte dhe është e natyrshme si vazhdë  e mohimit të një interpretimi të ri, nëpërmjet deformimit të së resë brenda së vjetrës. Eshtë fakt, teoria e prejardhjes së Tokës dhe bërthamës se saj ishte dhe është njëra ndër teoritë që bënë revolucionin shkencor gjatë Rilindies Evropiane. Kështu, nuk ishte dhe nuk është e lehtë që kjo teori kaq e famshme, të ndryshohet, megjithëse zbulimet e reja në Tokë dhe kozmos tregojnë qarte se ajo e ka luajtur rolin saj të lavdishëm historik dhe është e domosdoshme ti nënshtrohet modifikimit, jo nëpërmjet përshtatjeve, por nëpërmjet rikonstruktimit të elementeve strukturorë të saj. Praktikisht, modifikimi që i kam bërë unë është fare i thjeshtë; duke nxjerre në pah faktet e mirënjohura, kam arritur në përfundimin që burimi i energjisë së brendshme të Tokës nuk mund të jetë në mbështjelljen  silikate të gurtë të bërthamës, por brenda në strukturën e bërthamës. Ky përfundim dikton nevojën që të rikonstruktohen elementët përbërës të  teorisë së formimit të bërthamës së Tokës. Autoriteti i teorisë standarde, i kudo ndodhur, stimulonte qëndrimin jo aq kundër argumentave të teorisë sesa kundër besueshmërisë së autorit duke shprehur kundërshtimin kategorik, pak a shumë, kështu: “Si dhe ku i gjeti forcat një autor i tillë të përballet me interpretimet e standardizuara për origjinën e berthamës së Tokës, të sistemit Diellorr dhe të pretendojë se mund të hedh poshtë   Shpërthimin e Madh”?
Këtij qëndrimi që vë në dyshim konkluzionin shkencor të teorisë sime për bërthamën e Tokës, i jam përgjigjur dhe i përgjigjem thjeshtë, afërsisht kështu: “Për të riintegruar të dhënat dhe interpretimet e mëparshme që mbështeteshin tek standardi teorik, mua më orientuan dhe më dhanë forcë dy faktorë. Së pari, konstatimi se interpretimet e mëparshme të standardit nuk përputheshin me vrojtimet e mia reale në terren, dhe se përshtatja e zbulimeve të reja brenda në kornizën së interpretimeve të standardit bëhej artificialish. Së ë, Vlerësimi real që i bëja unë forcës së abstraksionit tim shkencor, dhe vullnetit konsekuent për arritjen e njohjes së  objektivit të marre në studim dhe të bëja interpretimin përkatës në nivelin e dialogut për ndreqjen e ceneve e mangësive që shfaqeshin në adaptimin shabllon të fakteve të reja në konstruksionin e futur në kornizën e teorisë standarde.
     Ceni i i madh i standardit, që konstatova unë, qëndron në përcaktimin e gabuar të burimit të energjisë së brendshme të Tokës. Fakt real esencial është ky, Izotopet radioaktive janë kaq të pakët në masën silikate të Tokës saqë energjia e nxjerre prej zbërthimit të tyre është krejt e pamjaftueshme për rolin që i jepet, nga standardi, në zhvillimin gjeologjik (shkakton vullkanet, tërmetet, copëtimin dhe lëvizjen e blloqeve të kores tokësore).  Ky fakt më obligoi ti përvishem studimit për të gjetur shkaktarin e proceseve dhe dukurive gjeodinamike të brendshme, burimin e energjisë së brendshme të Tokës dhe pozicionin e tij, jo më në masën e gurtë së veshjes silikate, po sigurisht në bërthamë. Kështu nisa punëen sistematike qysh 15  vjet para publikimit.  Sot, i njëjti konkluzion i arritur fillimisht shprehet në një nivel që i përket punës time të pandërprerë, krahas progresit të njohur gjatë këtyre tre dekadave.
     Le të vështrojmë në vijim komponentët e Teorisë që i takojnë “Tokës në Rritje dhe Zhvillim” që ka për strumbullar bërthamën energjetike të Tokës.

Toka Mostër e Universit, Ja Pseja

Toka është mostër e universit në duart Tona. Me këte përcaktim real unë munda ti vështroj  proceset dhe fenomenet e Tokës në lidhje te natyrshme me origjinenen kozmike të Sistemit Diellor, i  cili është gjithashtu, për ne, nje mostër e yjeve te rendit të vet në Galaktikën tonë, ndërsa Galaktika jonë është një mostër ndër miliarda e miliarda galaktika brenda rrezes së arritur të vrojtimit prej rreth 46 miliard vjet dritë, po edhe galaktikave të hapësirës së pafundme matanë kësaj rrezeje vrojtimi.
     Pra, unë duke u futur, për kureshtje,  thelle në teorinë e formimit të komponentëve të shkëmbinjëve mbizotërues në Tokë, në tëresi të njejtë me komponentët e meteoritëve, deteve të Henes, kometave, pluhurit e copërizave të reve kozmike etj, arrita në përfundimin, që, proceset e brendshme të zhvillimit të Tokës, nuk mund të veçohen nga ato kozmike. Këtej, konkludova unë, procest e brendshme të zhvillimit të Tokës duhet të ishin objekt studimi i astronomisë dhe kozmologjisë. Ky kënd vështrimi më futi mua në boshllëkun e krijuar nga mënjanimi i proceseve të brendshme të Tokës prej proceseve kozmike.  
     Proceset e formimit te sistemeve diellore me yje e planet brenda galaktikës tonë janë të njëjta me ato të këtyre objekteve në galaktika të tjera dhe konfirmojnë unitetin energji-materie të universit; sigurisht, ujnitet me procese të njëjta bashkëveprimi e transformimi, por jo me shfaqje uniforme, sepse dukuritë e proceseve të njëjta janë në varësi të kushteve përkatëse. Konkretisht, Toka deferencohet nga planetet e tjerë, pavarësisht proceseve të brendshme të njëjta të trashëguara nga origjina e përbashkët. Kështu proceset që shkaktojnë dukuritë e Tokës janë të pashkëputura nga proceset kozmike të origjinës. Ketë e nxjerre në pah argumentimi im duke u nisur nga shkaku i gjenerimit të pandërpre të magmës qe pasqyrohet në formimin gradual, dhe rritjen e kores oqeanike midis kontinenteve, si dukuri që dëshmon procesin e rritjes së Tokës nëpërmjet transformimit të materies kozmike në energji dhe magmë apo lavë vullkanike.
      Një thënie e mirënjohur thotë se  “Nuk vlerësohet vera pasi ke pirë tërë fuçinë, por duke e shijur vetëm me një gotë si mostër”. Kjo thënie është orientim për të kuptuar dhe njohur  gjërat me anë të mostrave përkatëse. Kuptohet, për të njohur funksionimin e transformimit të materies në gjithësi mjafton të njohim sesi transformohet materia në një planet të lidhur me yllin përkatës dhe yllin me galaktikën e vet. SI gjeolog, si studiues i planetit tonë, i ri-integrova, proceset e Tokës nën këtë këndvështrimi dhe gjeta se ato proces që çuan në formimin e Sistemit Diellor vazhdojnë në zhvillimin gjeologjik të Tokës dhe formulova konkluzionin: “Toka rritet e zhvillohet si pasoje e transformimit të materies kozmike brenda në struktuen e bërthamës së saj”.
     Në këtë rast më duhet të nënvizoj se, në shpjegimet përkatëse të standardizuara, hasa në një arsyetim të bazuar në premisa sipërfaqësore. Nën kënd-vështrimin e logjikes shkencore, ky lloj arsyetimi do të na ngjante me mënyrën e të menduarit  të një foshnje që sapo i bien në sy fenomenet e natyrës , si për shembull, për erën, një foshnje do të  fkillonte të mendonte, afërsisht kështu: “Kur gjethet e pemëve s’lëvizin fare, s’frynë fare erë. Sapo lëkunden gjethet fillon era, sa me tepër lëkunden gjethet aq më e fortë bëhet era, kur gjethet ndalin së lëvizuri edhe era ndalet. Gjethet janë tregues i intensitetit të erës. Konkluzioni: Erën e shkakton lëkundja e gjetheve”. Nën këtë kënd vështrimi mund të  vlerësojmë hipotezën e standardizuar për origjinën e Tokës, e cila ka për premisë  anën e dukshme të jashtme të përbërjes së masës së gurtë silikate dhe origjina e saj supozohet kështu: “Kjo masë silikate është formuar si lëmsh aglomeratik i ftohët nga pluhuri dhe copërizat silikate të resë kozmike, mandej, pas nxehjes e shkrirjes tërësore, materiali më i rendë prej hekuri e nikeli ka precipituar si bërthamë inerte në qendër. Konkluzioni: Masa e gurtë e jashtme ka formuar bërthamën e Tokës”. Ky arsyetim bie prej vet strukturës së bërthamës dhe të dhënave të tjera të lidhura me të.
     Në mënyrë të përngjashme arsyetohet edhe për Diellin. Nga masa mbizotëruese e atomeve të hidrogjenit (70%%), ndaj të heliumit pas tij (28%) dhe tej-mbizotruese ndaj të gjithë elementeve të tjerre të tabelës periodike (më pak se 2%), ka dalë konkluzioni se këtë përbërje ka e tërë masa e Diellit dhe se masa hidrogjenit të tej-stërngjeshur formon bërthamën. Protonet e hidrogjenit të kësaj mase shkrihen me njëra tjetrën dhe formojnë bërthama heliumi. Ketej gjenerohet energjia rrezatuese e Diellit. Ky reaksion krijon kushte për procesin e sintezës së bërthamave të të gjithë elementeve të tjerë të klasifikuar në Tabelën Periodike. Të nisur këtej, disa studiues e përshtatin këtë skemë teorike  tek Jupiteri i mbuluar me një atmosfere gjigante hidrogjeni dhe heliumi afërsisht si në Diell. Këtej supozohet se,  duke shtuar masën e vet, Jupiteri do të arrij madhësin përkatëse per procesin e nukleosintezës dhe do të bëhet Diell. Kur fakti, i konstatuar pas themelimit të standardit teorik, që Jupiteri gjeneron valë elektromagnetike dhe një fushë magnetike jashtëzakonisht të fortë (shumëfishi i asaj të Tokës), tregon se brenda tij transformohet materie kozmike si në Diell. Por kjo nuk do të thotë se Jupiteri ka filluar të bëhet yll i tipit Diell. Fakti që Jupiter gjeneron  energji, pa qenë nevoja të arrije madhësinë përkatëse të një ylli, tregon nevojën e një rikonstruksioni të teorisë standarde.
     Në fakt, teoria standarde është shkencërisht e bazuar, por, në premisat bazë të logjikes shkencore për nxjerrë interpretimet përkatëse, nuk përfshihen të dhënat nga zbulimet kozmike për transformimin kozmik të materies: në yjet e ultra-tej-ngjeshur, në rrezatimet kozmike, në shpërthimet kozmike dhe në procesin e formimit e yjeve dhe planetëve. Kështu duhet një integrim i ri që të përfshijë, se bashku me faktet dhe intrrpretimet bazë, edhe zbulimet e njëpasnjëshme.
     Le të vështrojme sesi është bërë ky integrim në rradhët që vijnë, duke patur për strumbullar transformimin e një trajte kozmike të materies të pozicionuar në bërthamën e Tokës.

Zjarri, model i transformimit të materies

Zjarri e shpreh materien në rajtë energjie, prandaj shkenctarët e antikitetit, e fusnin në grupimet më të larta të materies, krahas tokës, ujit dhe ajrit prej nga formoheshin të gjitha llojet e tjera te materies që ndryshonin prej njëra tjetrës nga  sasia dhe mënyra sesi konstruktoheshin pjesëzat përbërëse të tyrë, atomet.  Në këtë përcaktim të zjarrit qëndron madhështia e kuptimit shkencor të botës nga Shkencëtarët e lashtësisë, sepse ata zjarre kozmik konsideronin edhe Diellin.
Zjarri i thjeshtë transformon materien drusore në nxehtësi. Këtë dukuri, në epokën e revolucionit shkencor dhe rilindjes se qytetërimit antik, Anshtain-i (Einstein) e formuloi në mënyrë lakonike, “energjia është materie” dhe fizika moderne e njeh si “uniteti energji-materie”.
Zjarri është burim energjie, materia drusore, e përbër kryesisht prej molekulash celuloze (C31H34O11)n dhe elementesh litofilë të kripërave minerale, duke u djegur jep energji rrezatuese nxehtësor. Zjarri, pra, është energji, pasoje e djegies së drurit. Nga djegia e drurit elementët biofilë të kriprave minerale formojnë hirin, ndërsa elementët e celulozës formojnë lidhjet flurore të gazit karbonik (CO2).  dhe të avullit të ujit (H2O). Druri si nocion u zhduk, por  komonetët përbërës: nuk u zhdukën u transformuan në energji nxehtësore të marrë nga Dielli, në elementë biofilë të marrre kripërat minerale të truallit, në ujë, poashtu, të marre nga trualli dhe në gaz karbonatik të marrë nga ajri.  Dielli është zjarr kozmik, si i till model kzmik i transformimit të materies.

Materia në Transformim Kozmik

Me pëercaktimin e Anshtain-it (Einstein) se Energjia është materie dhe të fizikës moderne për unitetin energji-materie hidhet poshtë koncepti anakronik për materien, sikur është vetëm në trajtën atom-molekulare dhe sikur tri gjendjet e sajë, e shkrire e ngrire dhe e gaztë janë trajta materieje, kur për shembull uji (H2O) është ujë molekular në tri gjendje dhe jo trajta të ndryshme materieje. Ky përcaktim mesjetar,   jo-real, që ende nuk ështëe hedhur poshtë kategorikisht, lë të qëndrojë në fuqi një koncept absurd që i vesh energjisë idenë e të qenit misterioze jashtë materies dhe stimulon konceptin e remë të zhdukjes dhe krijimit dhe jo të transformimit.
Kështu, në përputhje me arritjet e njohura në të  tëra degët e fizikës mund të konkludojmë se esenca e bashkëveprimit, shndrinit dhe diferencimit të materies në Tokë dhe në kozmos varet nga kushtet që përcaktojnë mënyrën sesi përqendrohen e shpërqendrohen grimcat elementare dhe ultra-elementare në këto trajta themeltare:
- në trajtën e zakonshme atom-molekulare, që është vetëm një trajtë, trajta e që na përbëen dhe na rrethon me shfaqjen e vet në të gjitha lendët inorganike dhe organike.
- në trajtë e ultra-tej rraluar valoro-korpuskulare: flukse rrezatimesh e fushash fizike;
- në trajtë të ultra-tej-ngjeshur në objekte kozmike si yjet kuark-neutronikë, vrimat e zeza, dhe në bërthamat e atomeve të elementëve kimikë.
- në trajtë te ultra-tej rralluar; flukset valoro-korpuskulare të rrezatimeve, flukset e fushave fizike të trupave kozmikë.
- në gjendje kalimtare si plazëm që kalon  në  trajtë atom-molekulare dhe rrezatim.
Problemi i materies së zezë dhe energjisë së zezë; nuk merret dot në konsideratë, sepse është i hamendësuar dhe llogaritur prej efektit gravitacional që ushtrohet ndaj lëvizjes së galaktikave, por ka mbetur i pa u identifikueshëm, për shkak të mungesës së shenjave diagnostikuese të bashkëveprimeve dhe transformimeve kozmike. Vetvetiu, ekzistenca e materies së zezë ka mbetur si problem astrofizik i së ardhmes, nëse nuk bazohet në llogaritje matematike mbi një bazë imagjinare, jo-reale, si problemi i Shpërthimit të Madh.
     Për srtukturën e objekteve kozmike të përbërë prej trajtës së ultra-tej-ngjeshu nuk është formuar ndonjë ide e mirëqenë. Por një gjë dihet se struktura e tyre formohet nga mënyra sesi grimcat elementare dhe ultra-elementare janë konstruktuar nëpërmjet ndërveprimit të objekteve energjetike. Ne dimë vetëm që çdo trajtë materieje, çdo objekt kozmik, çdo objekt tokësor, çdo llojë materieje molekulare, çdo rrezatim, çdo forcë lëvizëse është rezultat i bashkëveprimit dhe shndrinit të trajtave dhe llojeve të materies. Kështu, edhe gravitacioni është materie fluksesh valoro-korpuskulare, pasojë transformimesh, ende të papërcaktuara prej teoricienëve të fizikes.  Shkurt, ekzistenca është pasojë e transformimit të ekzistencës së mëparshme; nga mos ekzistenca nuk mund të formohet ekzistenca; domethënë, hiçi, hiç mbetet. Le ta ritheksojmë, duket si disi e pakuptueshme që yjet janë lëmshe gjigantë hidrogjeni dhe për më tepër në qendër digjet hidrogjeni në gjendje të tejngjeshur. Mirë hidrogjeni transformohet dhe jep helium, por nuk dihet se çfarë transformohet për të dhënë hidrogjenin, këtë burim fillestar të energjisë dhe i nukleositezës, shkaktarin e origjinës së yjve e planetëve.
     Duke ditur se në themel të çdo arsyetimi shkencor qëndron e vërteta universale se çdo gjë ështe pasoje transformimi, del si përfundim që edhe  hidrogjeni, si çdo element kimik, është pasoje transformimi prej rikonstruktimit të grimcave tej-elementare para-neutrono-protonike të cliruara nga djegia kozmike e materies se ultra-tej-ngjeshur,  në analogji me  djegien e drurit në Tokë. Edhe një djegie kozmike, pasi lëshon energjinë valoro-korpuskulare lëshon mbetjet nga djegia, përbërësit e bërthamave të atomeve dhe lidhjet përkatëse molekulare të gurta (ngjashmërisht me hirin që mbetet nga djegia e drurit) dhe të gazta (në analogji me fluroret nga djegia e drurit). Rrjedhimisht komponentët e pluhurit dhe copërizave shkembore të hapësirave kozmike dhe të reve kozmike janë hiri që del nga djegia kozmike, transformim i trajtës së ultra-tej-ngjeshur të materies. Nga kjo mbetje nuk mund të formohen direkt bërthamat energjetike të planetëve dhe yjeve, por nëpërmjet një riciklimi të transformimit kozmik të trajtave të materies. .

Bërthama e Tokës, Objekt Kozmik Energjitik

Nëse ne arrijmë të kuptojmë se burimi i energjisë që shkakton zhvillimin e Tokës ndodhet në bërthamë, atëhnere do të vijmë vet në përfundim se esenca e Tokës është  bërthama e saj, ndërsa, esenca e bërthamës është thelbi i saj i transformueshëm.
     Këtë e dëshmon vet struktura e bërthamës, që ështëe përcaktuar me metoda gjeofizike siç shihet në figurë shumë mbresëlënëse në krahasim me masën silikate  shkëmbore (të gurtë)  që e mbështjell ate si guaskë. Kjo strukture fletë domosdoshmërisht se energjia e brendshme e Tokës gjenerohet prej saj dhe jo prej pështjelljes silikate shkëmbore. Ky demonstrim kuptohet lehte duke e shqyrtuar me vëmëndje strukturën për të arsyetuar praninë dhe pozicionin e shkaktarit të energjisë.  
Së pari, nga pjesa e  jashtme mbizotëruese e shkrire që është bërthama e jashtme (E) dhe ka një masë 15 herë më të madhe se masa e saj e ngrire (e shtangët) që zë pjesën qendrore e quhet bërthama e brendshme (G).  Që bërthama e jashtme të qëndrojë vazhdimisht e shkirë


Struktura energjetike e bërthamës së Tokës
Dinamizmi i bërthamës shprehet tdemonstrativisht prej prej pozicionit të bërthamës se jashtme të shkrirë E (me shigjeta te përkulura) midis mantelit të shtanget D (me pika) dhe bërthamës së brendshem të shtangët G (me pika e pika me të forta diferencohet pjesa e saj me e brendshme). Për më tepër dinamizmi përforcohet me praninë e dy shtresave gjeosferike kalimtare me material te shkrirë dhe te ngrirë (secila me pllanga dhe pikëza brenda), njëra (F), në kontakt me berthamëm e brendshme (G), tjetra (D”), në kontakt me masën e ngrire te mantelit (D). Ky diferencim fazor shpreh praninë e burimit energjetik thelbit te bërthemës të supermgjeshur dhe ultra- të hollë (vija rrethore e ndërprë në zonën e kontaktit të të dy bërthamave).



mbi të brendshmen të ngrirë, duhet që ta mbajë një burim nxedtësie benda në bërthamë, aspak i shpërndarë në masën e bërthamës.
     Së pari, kjo masë e shkrirë e bërthamës së jashtme ndodhet ndërmjet dy stresash gjeosfrike kalimtare qe përkatsisht përbëhen me material të përzier të shkrirë dhe të ngurtë, njëra tregon ngurtësimin gradual në drejtim përjashta (D’’) në kontakt me masën e shtangët të guaskës së gurtë silikate (D), manteli dhe litosfera), tjetëra (F) ngurtësimin gradual në drejtim përbrenda në kontakt me masën e shtangët të bërthamës së brendshme (G). Pra, nëse kjo masë e shkrirë e bërthamës së jashtme, që ngurtësohet në të dy drejtimet, nuk do të zëvendësohej vazhdimisht, atëherë krejt bërthama do të ishte ngurtësuar shumë kohë më parë, pas formimit. Pra, konfirmohet fare thjesht se masa silikate gjenerohet vazhdimisht prej ndonje burimi ku transformohet materia Së ë, kjo masë e shkrirë (E) ndodhet midis dy shtresash gjeosferike kalimtare që kozmike. burimi energjetik i Tokës është brenda në bërthamë. . Kuptohet, nuk behet fjalë për energji të çliruar nga disintegrimi i izotopeve radioaktivë, por per ndonjë mënyrë kozmike transformimi të materies.
     Së treti, burimi, që funksionon si vatër zjarri dhe që prodhon energjinë dhe mbetjen përkatëse kozmike nuk mund të jetë vendosur në ndonjërën prej masave të shtangëeta (D) dhe (G) dhe as nga ana e jashtme e masës së shkrire, por nga ana e brendshme e saj, sepse çdo rrezatim tenton kryesisht të dalë përjashta burimit të vet.  Kështu i takon të jetë pozicionuar si një ekran gjeosferik i ultra-tej-ngjeshur në bazament të bërthamës së jashtme të shkrirë pranë kontaktit me shtresën kalimtare të brendshme (F) për në bërthamën e brendshme të ngirë (të shtangët).
     Së katërti, nga gjeo-fizikanët është zbuluar se bërthama e brendshme e shtangët ka shpejtësi rrotullimi rreth boshtit të diferencuar me tërë Tokën për një fraksion të sekondës në 24 orë. Ky tregues flet për nje ekran ndarës të rëndësishëm midis të dy bërthamave, të ngrirë dhe të shkrirë, që i takon të jetë burimi energjetik, thelbi gjeo-sferik i ultra-tej-ngjeshur.
     Kjo veçori e bërthamës demonstron se ajo është formuar së bashku me thelbin e vet në procesin e formimit të sistemit Diellor. Këtej del konkluzioni se bërthama energjitike, më sakët, thelbi i saj e bëri Tokën Tokë dhe aspak sipas standardit sikur Toka aglomeratike ka bërë bërthamën inerte.

Dy Tipa Shkëmborë të Kores
Tokësore, Dukuri Kozmike

Dukuria demonstrative e pamjes sipërfaqësore të  Tokës me kontinente të ngritur  lart dhe me oqeane të ulur poshtë nuk është pamje e thjeshtë e sipërfaqes nën dhe mbi nivelin e detit, por përfaqëson shfaqjen në sipërfaqe të proceseve te brendshme.  Pështjellja silikate e bërthamës shfaqet në sipërfaqe e  diferencuar në dy tipa shkëmborë të veçuar, të kores kontinentale dhe të kores oqeanike me përbërje, dhe moshë formimi të ndryshme.
     Koria kontinentale, pa mbulesën e sedimentosferës (sedimenteve) është shumë më e vjetër se ajo oqeanike dhe përbëhet prej shkëmbinjsh të tipit granitik prej lidhjesh minerale shkëmbformuese më të lehta dhe me ngjyrë të çelët deri ne të bardhë. Këto minerale kryesisht janë: silica (SiO2) dhe silikatet (SiO3 dhe SiO4) të alkaleve dhe kalçiumit (Na, K, Ca).
     Koria oqeanike,  pa mbulesën e hidrosferës (ujit) dhe sedimentosfrës (mbulesës sedimentare), është formuar gradualisht midis blloqeve kontinental që largoheshin, përbëhet kryesisht prej shkëmbinjsh të tipit bazaltik (llavash vullkanike të ngurtësuara) që përbëhen prej lidhjesh minerale shkëmbformues kryesisht më të rendë dhe me ngjyrë të errët-të gjelbërt  prej silikatesh të  hekurit (Fe) dhe magnesiumt (Mg). Në bazalte ka gjithënjë një përqindje të lartë silikatesh të bardha (Na, K, Ca), por zakonisht me mungesë të silicës (SiO2).
     Formulat kimike të këtyre silikateve si minerale bazë shkëmbformuese shpesh janë mjaft të ndërlikuara sipas raporteve që krijohen edhe me elementë të tjerë që kane afinitet kimik të futen, si anione apo katione, në strukturën e tyre.
     Këtu duhet të theksojmë se nëpër shumë çarje të kores kontinentale janë formuar breza të një koreje  të tipit oqeanik me shkëmbinj kryesisht të errët në të gjelbër. Për shkak të ngjyrës quhen breza ofiolitik. Një brez i tillë është ai i Mirditës që përshkon së gjati tej-përtej truallin e Shqipërisë dhe del jasht kufijve shtetëror. Për më tepër kore bazaltike është dhe ajo e deteve të Hënës, të Marsit. Mandej mineralet shkëmb-formuese të bazalteve gjenden neper copërizat dhe pluhurin kozmik të reve, në kometa dhe në asteroide. Kjo është dëshmi për universalitetin e formimit të mineraleve shkëmb-formues si lidhje molekulare që janë produkt mbetjes nga djegia kozmike, nga  transformimi i materies kozmike të ultra-tej- ngjeshur që gjeneron energjinë me dritën e dukshme brenda spektrit elektromagnetik. Shkurt, formimi i komponentëve të shkëmbinjve magmatikë në Tokë  është shfaqje e një procesi planetar që lidhet me origjinën e Sistemit Diellor.

Rritja e Kores Magmatike Oqeanike, Fakt i Rritjes së Tokës
nga Shpërbërja e  Materies Kozmike në Bërthamë
 .
Të dy fenomenet, i pari - energjia e brendshme e Tokës nuk gjenerohet nga masa silikate e saj   dhe i dyti - rritja graduale e kores oqeanike si tregues i rritjes së krejt Tokës, janë  pasoja të një procesi të përbashkët, proces që gjeneron trajtën energjetike dhe atom-molekulare të materies në bërthamë, jo nga krejt bërthama, as nga njera prej te dy bërthamave, por nga djegia e një materieje kozmike në vatrën e zjarrit të bërthamës. Le te vështrojmë passojën e kësaj djegieje ne figurën që paraqet largimin e kontinenteve prej rritjes së kores oqeanike në Oqeanin Atlantik si model i rritjes së tërë Rruzullit, ku duket demonstrativisht se koria e Atlantikut rritet dhe kontinentet largohen së bashku me fragmentet e kores bazaltike. Këto janë fragmente që formohen në mënyrë të njëpasnjëshme përgjatë çarjes mesoqeanike, karakteristike për tërë oqeanet. Fakti i padiskutueshëm i rritjes së së dy të tretave të kores tokësore që është kore oqeanike dhe dëshmon rritjen e kejt Tokës. Për çudinë tonë, Tektonike e Pllakave e  manipulon faktin e rritjes, sikur bëhet në një Tokë me përmasa të fiksuara; pretendon se po në atë masë që koria rritet në të tërë oqeanet, po në atë masë zvogëlohet prej zhytjes – rishkrirjes dhe ri-ngurtësimit në ciklimim e rritjës. Megjithëse një proces i tille i qarkullimit të litosferës me, mekanizmin e shkrirje-ngrirjes, nuk mund të funksionojë (me force lëvizese të një energjie të dalë prej izotopeve radioaktive të mangët), mekanizmi i Tektonikës së Pllakave vazhdon të

Paraqitja skematike e rritjes së kores oqeanike si dëshmi e rritjes së krejt Tokës::  “A”  dhe “B “
                 A – Prerja e kores akktualë e Oqeanit Atllantik të formuar gradualish midis kores kontiinentale Brazil-Gabon (Afrikë), dikur të përngjitur dhe të larguar nëpërmjet formimit dhe largimit te njëpasnjëshëm nga çarja globale prej brezave kur kontinentet ishin parete të ëarjes (1-1) deri në formimet e fundit të pudur në paretet e të njëjtës çarje mes-oqeanike (8-8).
                B  – Momenti i çarjes së kores kontinentale në një rruzull me rreze gati 2 herë me të vogël, paraqitet struktura e bërthamës me pozicionin e thelbit të  ultra-tej-ngjeshur të bërthamës që duke u transformuar,  digjet si zjarr kozmik, rrezaton nxehtësinë që ka shkrirë dhe mban të shkrirë bërthamën e jashtme dhe formon materien atom molekulare që rritë Tokën.


qëndrojë si i mirëqenë. Nëse teoricienët aktual të standardit teorik, do ta njihnin  të vërtetën e gjenerimit të energjisë nga bërthama, atëherë do të konfirmonin rritjen dhe se tensionet pranë-sipërfaqsore të shtrëngimit dhe rrudhosjes do te ishin pasqyrim i rivendosjes  së ekuilibrit gravitacional të prishur prej rritjes, dhe jo prej zhytjes. Kështu, lëvizja e pllakave tektonike nuk do të shpjegohej më me mekanizmin e shkrirje-ngrirjes dhe teoria e Tektonikës së pllakave do ta paraqitej me një titull pajtues të butë, pak a shumë kështu “Pllakat Tektonike të Tokës në Rritje”. E vërteta është që pllakat apo blloqet  tektonikë dhe deformimet e tyre prej lëvizjeve ndërëse she shtërnguese të Kores tokësore janë realitet objektiv dhe nuk i ka zbuluar Tektonika e Pllakave dhe nuk ndodhen me mekanizmin e ciklit shkrirje-ngrirje të litosferës.
    Le ta përqëndrojmë vëmëndjen në këtë figure të rritjes aë kores oqeanike. Në pjësën e siërme të figurës (A) del në pah fare qartë se prurjet e njëpasnjëshme të magmave bazaltike janë konsoliduar në breza bazaltikë përgjatë çarjes globale mesoqeanike  te kores që është spostuar simetrikisht në të dy anët e çarjes që ka ndarë kontinentet (B).






Vetkuptohet, pllakat tektonike janë realitet i ndarjes se kores dhe krejt litosferës prej rritjes të shkaktuar nga gjenerimi i energjisë dhe i magmës bazaltike që shkakton rritjen nga brenda të masës silikate dhe, për pasoje, mbushjen e menjëhershme të hapësirës që krijohet nga largimi i pllakave prej pareteve të çarjes. Ky proces ndodh përgjatë çarjeve globale që përshkojnë mespërmes të gjithë oqeanet dhe modeli i këtij procesi paraqitet këtu në figure për Oqeanin Atllantik.
     Procesi i rritjes së kores oqeanike vërteton drejtepërsëdrejti rritjen e Tokës. Ky fakt, pra, e kemi  vlerësuarmë lart, është pasojë të një shkaku, i cili nuk mund të gjendet në masën e gurtë silikate që pështjell bërthamën, por ne brendi të strukturës së bërthamës. Në pjesën e poshtme të figurës së keres së Atllantikut (B) vrehet gjendja e puqur e fragmenteve kontinentale në momentin e çarjes së kores kontinentale që ka pas përbër gjeosferën e jashtme  të Tokës me rreze gati dy herë më të vogël. Këtu, në prerjen e strukturës së Tokës, theksohet mire struktura e bërthamës dhe pozicioni i thelbit të ultra-tej-ngjeshur dhe të trnasformushëm, që siç e përcaktuam më sipër, eshtë një vatër zjarri, ku digjet materia kozmike dhe prodhon materie në trajtë energjie dhe në trajtë atom molekulare (si hi kozmik).
     Mohimi i konkluzionit që del nga rritja e kores oqeanike si rritje e Tokës në pajtim me standardin teorik, e ka vënë Tektonikën e Pllakave në pozitën rezistencës së dikurshme të sistemit gjeocentrik të standardizuar ndaj sistemit heliocentrik, botëkuptimit shkencor të funksionimit të botës të ri-paraqitur nga Koperniku (1543) të interpretimit të bërë  rreth 1800 vjet më paarë nga Aristarku  (310 ca.  - 230 p.e.s.), nga ky gjeni i harruar i Qytetrimit Antik.
Teooria e Rritjes së Tokës për shkak të  transformimit të materies në thelbin e bërthamës pranohet si variant i Teorisë së Zgjerimit (Ekspansionit) të Tokës. Në fakt, rritja prej  transformimit kozmik të materies pikërisht brenda në bërthamë, nuk është zgjerim (ekspansion) pa shkak që i ngjan fryrjes. Ky dallim e ka lënë teorinë e Ekspansionit (Zgjerimit) të Tokës pa mekanizëm si teori e fryrjes së Tokës si refleks i fryrjes së universit për shkak të Shpërthimit të Madh. Mungesa e bazës shkencore në arsyetimin e shkakut që Toka zmadhohet, ka bërë që, tërë faktet e prura nga Zmadhimi (Ekspansioni), të shpërfillen dhe Tektonika e Pllakave të qëndrojë si teori standarde. Kështu Zgjerimi (Ekspansioni) i shpërfillur i krijon vetes një opinion përbuzës, mandej, si atë të merituarin për veten e vet, krijon edhe për shkakun e vërtetë të rritjes së Tokës. Me këtë “harakiri”: të Zmadhimit, kuptohet sesa vështirë është të vështrohet ndryshe Rritja e Tokës nëpërmjet bërthamës së vet energjetike.

Thelbi i transformueshëm i bërthamës, Kalkulimi.

Deri tani thelbin e bërthamës e kemi vërtetuar me abstraksion shkencor duke u nisur nga faktet reale thelbësore. Këto fakte u analizuan dhe u integruan me të tjerat dhe u arrit konkluzioni i pranisë së thelbit të ultra-tej-ngjeshur qe transformohet në energji dhe materie atom-molekulare që bëhet shtese progresive për rritjen e Tokës. Metoda e abstraksionit shkencor ka për kriter kalimin nga e vërteta e njohur në të vërtetën e panjohur, nga pasoja e njohur në shkakun e panjohur, Esencën e kësaj metode Anshtaini e ka shprehur kështu "Imagjinata është më e rëndësishme se sa njohuritë. Sepse njohja është e kufizuar për të gjithë, me sa dimë dhe kuptojmë ne tani,  ndërsa imagjinata e përfshin të gjithë botën, dhe nuk mund të arrihet ndonjëherë që të njhen dhe të kuptohen të gjitha".Eshtë fakt, se mbajtja fakteve të hollësishme, të shpërndara apo te grumbulluara nën këndvështrimin e ideve standarde konstante bëhet pengesë për përgjithësime që çojnë në njohjen e ligjeve të zhvillimit, konkretisht, Tokës si planet.
     Tashmë që e dimë të vërtetën shkencore, praninë e thelbit të bërthamës mund të kalkulojmë sesa është pjesa që zë ai në masën e bërthamës dhe në tërë masën e Tokës. 
Për ketë na duhet të rivlerësojmë densitetin e kalkuluar e pranuar më parë nëpërmjet shpejtësisë së valës-p seismike të mirënjohur nëpër strukturën e Tokës. Në pajtim me kalkulimin standard,  bërthama e përbër prej fraksionit më të rëndë dhe nën presionit më të lartë ka një densitet shumë të madh, rreth 4 herë më të madh sesa koria e Tokës. Thelbi i bërthamës, duke qenë ultra-i hollë është i padiktueshëm nga shpejtësia e valëve sizmike  Kështu, në pajtim me varësinë funksionale në përpjestim të drejtë të shpejtësisë së valës-p sizmike me densitetin, këtu, në  logaritjet e densitetit të lëndës për mantelin dhe bërthamën e Tokës shihet një mospërputhje; shpejtësia e valës në mantel është mjafte më e larte sesa në bërthamë, kur mantelit i eshtë dhënë një densitet shumë më i vogësl sesa i është dhenë bërthamës, së cilës , kundrejt shpejtësisë së valles,i takonte nje densitet më i vogël se densiteti i mantelit. Kështu del nevoja të bëhen korrigjimet e llogaritjeve si më poshtë. Duke marrë parasysh faktin që manteli  Tokës përbëhet prej një mase shkëmbore silikate e shtangët deri në viskoze, densiteti i saj nuk mund të jetë më i madh sessa  3.9 - 4.9 g/cm³ përkundër kalkulimit të mëparshëm 4.7 – 5.7 g/cm³ (bile krahasuar me Marsin me densitet afere 4.0 g/cm³).. Nga ana tjetër, duke vlerësuar densitetin e bërthamës së jashtme në gjendje të lëngët (të shkrirë), ne nuk mund t’i japim nje vlerë më të madhe sesa vlera maksimale e densitetit të mantelit prej rreth 4.9 g/cm³ pëer kundër kalkulimit të mëparshëm prëj 9.9 g/cm³. Edhe densiteti i bërthamës së brendshme duhet të jetë rreth vlerës 6.1 g/cm³ përkundër kalkulimit të mëparshëm prej 12.2 g/cm³. Ky zvoglim i densitetit të bërthamës do të zvogëlonte masën e bërthamës afërsisht me një-të tretën deri në një të dytën, ndërsa masën e Tokëes me 10 deri 15%.  Masa e e patransformuar e thelbit të bërthamës e përbër prej meterieje të ultra-tej-ngjeshur duhet të zerë 12.5 % të krejt masës tëmirëqenë të Tokës.

Bërthama e Tokës,  
Origjina nga Eksplozioni Supernova

Nëse ne arritëm ta kuptojmë si të vërtetë shkencore që energjia e brendshme e Tokës prodhohet, jo nga bërthama, por nga thelbi i saj, nga vatra e zjarrit të saj të pashuar që nga origjina në renë kozmike, e cila u vu në rrotullim dhe u bë Sistem Diellor. Reja kozmike u vu në rrotullim nga prania brenda saj të një morie rruzash të ultra-tej-ngjeshura të zjarrta si fragmente në lëvizje të një eksplozioni të tipit supernova. Nëe procesin e planetformimit këto rruza në transformim u shkrinte me njëra tjetrën dhe formuan thelpinjtë me kurore plazme. Keto u bënë bërthamt potenciale të planetëve me kurore plazme dhe me thelbin e vetë brenda që po renditeshin gradualisht nëpër orbita në diskun protoplanetar me në qëndër bërthamën ultra-gjigante, proto-Diellin. Në poroto-diskun planetar, bërthama potenciale e Tokës ka qenë vetëm njëra prej bërthamave planetare shumë të jashtëzakonshme, secila e zhveshur nga mbulesa silikate dhe e zjarrte si një diell në miniature.
Në këtë faze, bërthama e Tokës ishte vetëm kurorë e thelbit të vet të transformueshëm, burim energjie, lëshonte plazmë, grimca e nën-grimca, rrezatim. Me kalimin e kohës, masa mbizotëruese e plazmës së sapoformuar rikonstruktohesh në një trajtë atom-molekulare që duke u ftohur formonte lidhje silikate që do te formonin masën e ngurtë gurore që do të mbështillte bërthamën si mantel. Kështu filloi procesi i formimit dhe rritjes së Tokës prej transformimit të thelbit energjetik të bërthamës. Në këtë proces u tërhoq edhe materiali i mjegullnajës brenda rrezes se veprimit të gravitacionit te bërthamës. Më tej masa e Tokës, gjatë rritjes, mbeti pothuajse konstante, sepse e njëjta masë e stërngjeshur e nëngrimcave dhe grimcave të lëshuara prej thelbit të bërthamës, rikonstruktohet në atome elementëve kimikë dhe lidhjet molekulare, duke ruajtur masën, por zë një vëllim jashtëzakonisht më të madh se në gjendjen e mëparshme të stërngjeshur.
       Le të vështrojmë sesi lidhet formimi i bërthamës së Tokës me eksplozionin supernova në galaktike që llogaritet të ndodh 2-3 herë në shekull. Shpërthimi ndriçon krejt galaktikën duke emetuar një energji kolosale, për disa javë apo me muaj. të cilën një yll i zakonshme do ta çlironte gjatë tërë jetëgjatësisë së tij. Ne fakt, nuk vrojtohet objekti që pëlcet por pasojat e plasjes së ttij. Kështu nuk ka të dhëna për konstruksionin e yllit që shpërthen dhe shkakun e shpërthimit. Si çdo eksplozion edhe supernova është një ndezje momentale e materialit që shpërthen prej ndonjë ngacmimi dhe, duke u djegur vrullshëm, transformohet. Edhe kjo djegie, si çdo djegie eksplozive, e quajtur supernova, emeton materie energjitike dhe atom-molekulare. Vrojtimet kanë konstatuar se supernova lëshon në hapësirë, me shpejtuesi kozmike, një sferë ultra-gjigante si mbetje të djegies prej gazi dhe pluhuri, si dhe gjenerim masiv elementesh fillestar të nukleosintezës. Ky proces nukleosinteze interpretohet si burim galaktik i fortë valësh gravitacionale. Këto tipare te mbetjeve të nukleosintesës konfirmojnë se shkaku i perbashkët i pluhurit kozmik, i burimeve të nukleositezës, energjisë së valëve elektromagnetike dhe energjisë gravitacionale, përbëhet nga moria e rruzave të ultra-tej-ngjeshura që behen thelpinj të bërthamave planetare dhe te bërthamës supergjigante të yjeve të tipit Diell. Supernova vërteton se prej mbetjeve të saj riciklohet materia kozmike ne yje dhe planete.
Rrjedhimisht, lidhja e berthamës së Tokës me Eksplozionin supernova  kërkon domosdoshmërisht një ristrukturim të të gjitha të dhenave dhe materialeve të teorisë së formimit të Sistemit Diellor, si mostër e formimit te yjeve dhe planetëve në galaktikë

Vështrim i Ri mbi Kozmosin,
Përmbyset Shpërthimi i Madh

Siç e pamë, gjatë krejt shtjellimit të artikullit, bërthama energjetike e Tokës, me origjinën e saj prej Supernovës, prej këtij eksplozioni marramëndës benda galaktikës, duke prurë një premisë të re për një orientim të ri në drejtim të origjinës së planetëve dhe yjeve, bije në kundërshtim me konceptin e Shpërthimit të Madh dhe me disa koncepte të gabuara që dalin prej bazes joreale të këtij koncepti.  
Është fakt, si rezultat i egzistencës së materies ne  preceptojmë hapëessirën; si rezultat  ndërveprimit dhe transformimit të materies ne preceptojmë lëvizjen dhe si rezultat i lëvizjes ne preceptojmë kohën. Pra, asnjë nga këto nocione të perceptimit të realitetit nuk mund të ketë fillim, siç na e paska llogaritur matematikisht Shpërthimi i Madh. Krahas sqarimit të pamundsisë të një fillimi absolut nga Hiçi, del domosdoshmëri që të kthjellohen edhe disa nocione jo reale si: Universi i Shperthimit të Madh, Perkulja e Hapësirë-Kohës ; Dallimi i enegjise nga Materia,; Shumë-dimensionet.
Shpërthimi i Madh, mit i matematizuar – Koncepti i thelbit të bërthamës rrjedh nga realiteti i bashkëveprimit dhe transformimit te materies; konkretisht e ka origjinën nga një plasje e madhe brenda galaktikëes, nga eksplozioni i tipit supernova; në kontrast me Shpërthimin e Madh. Ndërsa eksplozioni dhe pasojat e supernovës janë dukuri reale, teoria e shpërthimit të Madh synon të vërtetojë pamundsinë, një ngjarje jashtë procesit të bashkëveprimit dhe transformimit. Nëpërmjet bashkëveprimit dhe transformimit ka funksionuar dhe është duke funksionuuar botaa reale në Tokë dhe në Univers.
Procesi ynë i të menduarit duhet të përzgjedh në mënyrë të përshtatshme nëse imazhet tona për ngjarjet në botë janë të vërtetë apo të rremë. Në kujtesën tonë imazhet mund të egzistojnë, në një anëe si përralla dhe mite të pabesueshme dhe, ne anë tjëtër, si përshkrime ngjarjesh reale të dokumentuara mirë  që bazohen të dhëna e dëshmi; fakte të vërteta.
Por truri ynë jo gjithënjë arrin të dalloje diferencën e reales nga jo-relia, të dyja janë regjistruar në kujtesën tonë. Ndodh, nganjëeherë, që edhe një teori e regjistruar në kujtesën tonë si e vërtetë dhe e argumentuar mire merr inerci dhe, duke ruajtur gjendjen inerciale, kujtesa refuzon çdo interpretim që është në mospajtim me të. edhe kur interpretimi përbëhet edhe nga shumë të dhëna e fakte të reja e të papritura. Porse faktet e reja mbresëlënëse tashmë kanë pas qenë futura në kujtessen tonë të adaptuara qysh më parë dhe e kane përforcuar më tej stabilizimin e teorisë. Kjo ndodh aktualisht me faktet që vërtetojnë se burimi i energjisë ndodhet në bërthamë të Tokës.
Çelës për të kuptuar gjerat është të dallosh se çfarë në memorien tonë është regjistruar si egzitencë reale objektive dhe çfarë është vendosur si emazh jo-real; çfarë është e logjikshme dhe çfarë eshtë e palogjikshme për arsyetimin e shendosh.
Në këtë rast termi “Origjina e Universit” sjell një konfuzion të madh në arsyetimin tonë. Ky konfuzion vjen nga termi univers, që në vet-vete mbartë konceptin e të qënit një i tërë; ka kuptimin “ e tërë hapësirës që rrethon Tokën e mbyllur prej kupës sferike të qiellit; .  është trashëguar nga koncepti gjeocentrik i Aristotelit dhe është përforcuar keq nga kalkulimet e Ptolemeut. Ky koncept tashmë është modernizuar dhe është bërë qiell kozmocentrik dhe lidhet me konceptin e origjinës së universit.  Por, pavarësisht se termi “univers” tregon një të tërë, ai nuk mund të jetë një sferë që të mbajë brenda të tëren, siç nënkuptohet nga ky nocion.
Për më tepër, një perceptim i tillë aludon për Tokën sikur është qëndra e kësaj kupe qiellore e universit të zbuluar nga Shpërthimi i Madh, koncept i epokës sonë kozmike. Gjoja galaktikat, në këte kupë, largohen nga pika jonë e vrojtimit me shpejtuesi marramendëse. Në themel të kësaj teorie qëndron një premisë absurde. Kjo premise absurde është një pikë pa hapësirë, pa koordinata, mbi të cilën zhvillohet një logjikë e konstruktuar tërësisht mbi bazën e koncepteve të fizikes moderne dhe kalkulimeve matematike kompjuterike marramëndëse. Por ne e dimë që sido të ndërlikuara dhe te sakta që të jene llogaritjet matematike, me konkluzionet e tyre nuk mund te maskojnë premisën e tyre jo-reale. Matematikish, kalkulimet me koordinata 0 (zero) përfundojnë në zero. Për më tepër një pikë e ideuar në vetvete pa koordinata dhe pa bashkëveprime mjedisore, shkencërisht dhe matematikisht është e pakuptimte.
Edhe koncepti i modifikuar së fundi, se gjoja kjo pike e vetmuar është pasojë e koncenrimit të universit të mëparshëm, është mbështetja më e dobët që mund ë justifikoje fillimin e vetëm. Sipas këtij modifikimi, qielli kozmik, i llogaritur nga Shpërthimi i Madh, ështe në proces zmadhimi drejt përfitimit të hapësirës  nga asgjëja , nga hapësira zero (0) dhe, kur forca centrifuge e zgjerimit shteron, fillon procesi i kundërt i kthimit te zerua, te “vdekja” e universit, dhe përsëri te “ringjallja” e tij.  .
Pika fantastike, mbi të cilën ngrihen arsyetimet moderne shkencore dhe llogaritjet matematike-kompjuterike aktuale, është hedhur në qarkullim nga themeluesi i parë, prifti belg, teolog dhe kozmolog (Georges Lemaitre 1894 – 1966) dhe është quajtur “Atomi i Zanahillës”, i cili shpërtheu befas dhe u bë univers që zgjerohet për miliarda vjet dhe dhe në vazhdim, siç e vrojtojmë ne sot,
Kështu,  Shpërthimi i Madh, kërkon të vërtetiojë matematikisht se egzistencaa është krijuar nga mos-egzistenca. Ja pra, kjo ka qenë arsye që eshtë etiketuar si “vezë kozmike”, një vezë e pafekonduar paska bërë pulën pjellore. Këeshtu të marresh në diskutim shpërthimin e madh eshtë pakuptim.
Megjithatë , ne jemi të obliguar të nxjerrim në pah bazën e reme që fshihet nën petkun shkencor prej llogaritjesh të sofistikuara fiziko-matematike. Koncepti i krijimi të kësaj teorie nuk mund të zëvëndsojë ligjin universal te fizikës dhe kimisë të bashkëveprimit dhe transformimit të materies.
Kështu, teoria e vetmisë së Shpërthimit të madh është një përpjekje për pëcaktimin e datës së krijimit të universit, ngjashmërisht me thëniet mitologjike dhe biblike se Toka dhe i tërë universi brenda qiellit të saj u bënë egzistentë nga ngjarja e madhe e krijimit hyjnor, e ndodhur dikur. Këtej, shumë të diturë filluan të vrasnin mendjen sesa kohë më parë  ndodhi Krijimi Biblik.
Si bazë shkencore e teorisë së shpërthimit të madh dhe zgjerimit të universit është marrë interpretimi i gabuar i zhvendosjes së  diapazonit të valëve të kuqe në spektrin e dritës prej galaktikash të largëta. Ky fenomen i quajtur zhvendosja e kuqe u interpretua sikur shkaktohej prej largimit të galaktikave të largëta me shpejtuesi marramëndëse, mjaft nën shpejtësinë e dritës, e pamundshme për objektet kozmike. Në fakt, madhësia e zhvendosjes se kuqe eshtë tregues për largësinë e galaktikave, jo për largimin. Kështu, sipas madhësisë së zhvendosjes së kuqe u çmuan largësitë e galaktikave deri në më të largëtat. Mandej u pjesëtua largesia reale e vrojtuar me shpejtësinë ireale dhe u gjet koha sa vjet dritë (13.8 miliard) kishin udhëtuar galaktikat nga pika e shpërthimit, që pasikish lindur Universin 13.8 miliard vjet me parë. Aktualisht, pas rivlerezimesh është konkluduar se Universi qenka krijuar 20 miliard vjet më parë. Nëe fakt bashkë-veprimi dhe transformimi i materies në hapësirë funksionon pambarimisht vjet më parë, ndersa Xitemi ynë Diellor, vërtetohet se është formuar para rreth 4.6 miliard vjetësh nga transformimi ciklik i materies kozmike.
Studjues konsekuentë të kozmosit kanë vërtetuar se nuk është largimi i galaktikave që shkakton zhvendosjen e kuqe, po vetëm largësia, sepse, si pasoje e udhëtimit jashtëzakonisht të gjatë, ndodhin procese të brendshme te dritës që shkaktojnë këtë dukuri.
Mjaftë autorë janë angazhuar që ta bëjnë Shpërthimin e Madh më të pranueshëm dhe kanë sajuar interpretime me tituj tërheqës si “ Universi i vrojtueshëm”, “Universi ynë”, “Universet e tjera”, “universi i vetëm shumëdimensionsh dhe universet e tjera brenda tij”, etj. Me këto interpretime tentohet qe teoria e krijimit te avitet me kuptimin shkencor te hapësirës reale që është gjithëansisht e pafundme në përmasa, në përmbajtje, në  bashkëveprime dhe transformime. Pafundësia e bashkëveprimeve duhet kuptuar si pafundësia e kombinimeve të mirënjohura si  plusi (+) me minusin (-) në matematikë; si pika me vijën ne alfabetin e Morsit; si “0” me “1”-shin në informatikë, si acidi me bazën në kimi, si “grimca me antigrimcën në fiziken e grimcave, etj.
Si shpesh, edhe se fundi doli një lajm i bujshëm për një zbulim që “vërteton” Fillimin”. Një rrezatim kozmik i caktuar, i kapur rishtas nga Observatori Kozmik i Antarktidës, u etiketua nga vrojtuesit si fluks gravitacional, i dalë nga momenti fare fillestar i Shpërthimit të Madh, dhe se me këtë rrezatim “fiksohet” momenti i krijimit të madh nga plasja e pikës së vetmuar. Edhhe nëse ky rrezatim është fluks gravitacional, i takon flukseve gravitacionale qe lëshon eksplozioni supernova brenda galaktikës.
Një tjetër interpretim i tille, përforcues  na tregon se në universin e vetëm të dimensionit të lartëe paska plasur një vrime e zezë si pikë e vetmuar ngjashmërisht si një explosion ultra-supernova dhe ka krijuar universin tonë tre-dimensional brenda universit shumëdimensional të Shpërthimit të Madh. Gjithashtu, edhe ky është një interpretim fare i pakuptimte.
Termi “universi ynë” krijon iluzion të gabuar për hapësirën brenda rrezes së vrojtimit  që rritet  krahas përmirësimit të teknologjisë së vrojtimit. Pse? Sepse është fakt që hapësira nuk mbaron aty ku mbaron aftësia jonë e vrojtimit; përtej sferës së vrojtueshme shtrihet hapësira e pafundme.
  Për tëe kuptuar hapësirën e pafundme, le të përfytyrojmë praninë e vrojtueseve në galaktika  periferike të universit (hapësirës) të vrojtuar. Çdo vrojtues i atyshëm e sheh galaktikën tonë në periferi të sferës se vet të vrojtimit dhe në drejtim matanë periferisë tonë vështron galaktikat e hapesirës (universit) të tij të vrojtimit. Kështu duke e zhvendosur përfytyrimin tonë nga hapësira jonë e vrojtuar tek hapësirat analoge të vrojtueshme nga galaktikat periferike dhe progresivisht në vazhdimësi ne mund të perceptojmë pafundesinë e hapësirës, ku materia transformohet dhe riciklohet prej asaj të ultra-tej-ngjeshur tek ajo e ultra-tej-rralluar dhe anasjelltas duke prodhuar dhe shkatruar edhe  trajtën e materies atom-molekulare.
Ky transformim shfaqet sipas kushteve të bashkëveprimeve kozmike së pari në galaktikën tonë , por krahasuar me galakttikën, në një shkallë të tej-vogëel ndodh brenda në Diell dhe krahasuar me Diellin, ndodh në miniature brenda në bërthamën e Tokës, në këtë tej-mbetje minore të eksplozionit supernova.
Përkulja e hapësirë-kohës - Egzistenca e materies si masë, si sasi (kuantitet) skalar, natyrisht perceptohet me hapësirën e vet të nevojshme , ndërsa, koha si sasi (kuantitet) vektorial perceptohet si pasojë i lëvizjes së materies, me të cilën matet mosha e ngjarjeve. Praktikisht, koha matet me njësinë e vet të matjes që është një lëvizje relative. Nëse komunikimi valor midis sistemeve të mbyllura në hapësire bëhet nëpërmjet një udhe të përkulur, kjo muk do të thotë se koha varet nga kubatura e kësaj udhe. Eshtë njëlloj sikur, duke parë përkuljen e traktores së predhës,  të thoshim, së pari,  se distanca nga arma tek objektivi eshtë vija e përkulur e përshkuar nga predha dhe jo distanca reale midis të dyja pikave; së ë, se kubatura e flure-udhës së predhës ndikon kohëen të përkulet edhe ajo. Me këte shembull kthjellohet mire sesa pa kuptim eshtë nocioni i përkuljes se hapësire-kohës kozmike.
Si lëvizjet e objekteve dhe flukseve valoro-korpuskulare ne hapësirën kzmike nuk janë diçcka në vetvete, por pasoje bashkëveprimes dhe s’mund të bëhen në vijë të drejtë, por gjithënjë në një vije të përkulur si rezultante e disa forcave. Por kjo nuk ndikon fare në përkuljen e hapësirës,, ndërsa zgjatja e kohës së lëvizjes së përkulur midis dy pikave nuk ka kuptimin e përkuljes së kohës nëse lëvizja, nuk do të ndikohesh nga bashkëveprimet dhe do të bëhej drejtvizore.
Gjithashtu, është e qarte se se lëvizja e përkulur e flukseve energjetike valoro-korpuskulare drejt një objekti ultra-kompakt nuk mund ë shkaktoje përkuljen e hapësirës apo përkuljen e kohës. Vetëm  sipërfaqet e përkulura të objekteve energjetike të caktuara apo sistemeve të ndryshme të vargëzuara ne hapësirë mund ti japin formen e përkuljes së tyre siperfaqsore përmbajtjes brenda tyre.
Njësia e matjes së kohës, si parametër i matjes së lëvizjes, përcaktohet me ditën dhe vitin, pëerkatsisht me lëevizjen e Tokës rreth boshtit dhe rreth Diellit. Kështu nocioni i gabuar i përkuljes së hapësirë-kohës qartësohet po ta konkretizojmë me përkuljen e njësive matese përkatëse; përkulja centimetër-sekondë.
Energji-Materie Nganjëherë bëhen përpjekje për të mohuar unitetin energji-materie, duke shkëputur energjinë nga materia, duke kuptuar me mtarie vetëm trajtën e saj atom-molekulare. Kjo ndodh se shkëputet koncepti i grimcave e nën-grimcave në përbërjen e strukturës së atomit nga  grimcat dhe nëngrimcat e lira dhe në lëvizje, qe formojnë trajtën e materies valor-korpuskulare çdo grimce brenda apo jashtë strukturës së atomit ka masë. Kjo do të thotë se energjia nuk është diçka tjetër veçse trajtë materieje. Njësia matëse e energjisë është masa e një elektron-volti rreth 10 mijë herë më e vogël se masa e vetë elektronit. Edhe ky fakt demonstron se energjia ësshtë materie, apo më sakët, materie në lëvizje. Lidhja energji-materie shprehet me formulën e Anshtainit: E=mc².
Dimensionet – Shpesh dëgjohet për dimensionin e katërtë e më rrallë për të pestin apo për shumedimensionet.
Hapësira deri në pafundësi është e përhershme Euklidiane tre-dimensionshe. Teoritë e universit të fundmë dhe të mbyllurr, siç është edhe teoria e Shpërthimit të madh, nuk mund të vënë në diskutim hapësirën tredimensionale, por aludojnë për egzistencën e tyre matanë kupës qiellore, dikur tokësore, aktualisht kozmike. Këto koncepte s’kanë fare idhje me koncepte fizike dhe matematike dhe krijojnë konfuzion në përftyrimet e njerezëve, duke aluduar për parametrat sikur jane dimensione. Këeshtu, shpesh pandehet se koha ështgë dimensioni i katërt. Po siç e pamë, koha përcaktohet nga lëvizja dhe është thjeshtë një parametër, si shumë të tjerre. Parametrat e kalkulimit luhaten dhe varen nga vetitë e sipërfaqes përkatëse që mbështjell një hapësirë të caktuar apo në hierarkinë e lëvizjes. Për shembull hapësira që përmbyll një kub apo një sfere është tredimensionale, por për të nxjerre në pah vëllimin përdoret vetëm nje parametër, brinja apo rrezia. Në qoftese ne do të llogarisnim një vjellim kozmik të përmbyllur nga sipërfaqe të përkulura e të lëvizshme ne do te përdornim shumë parametra në pajtim me sipërfaaqet përmbyllëse. Parametrat llogaritjes s’janë dimensione apo përmasa hapësire. Kështu, shpejtësia e lëvizjes, dhe lëvizja si masë e kohës janë parametra llogaritjes, jo dimensione.  





No comments: