Tuesday, 8 December 2015

LËVIZJA STUDENTORE DHE GREVA E URISË, E DHJETORIT 1990


Fjala e Lire - Free Speech

Kujtime të një pjesëmarrësi:
LËVIZJA STUDENTORE DHE GREVA E URISË, E DHJETORIT 1990
 Nga: Ing.Artan K. Tahiri
           Bruksel-Belgjikë
1.Fillimi e demontratave studentore dhe pranimi i pluralizmit politik
Ne ate vit historik per demokracine shqiptare, kam qene student i vitit te 4-t te Fakultetit Inxhiniri Elektrike, ne Universitetin Politeknik te Tiranes.Tani, kur kane kaluar kaq vite ne emigracion, i kujtoj me krenari e dhimbje ato ngjarje te stuhishme. Keshtu,  ne Tirane, ne grupe te vogla, prej kohesh “flitej” shume (thashetheme me karakter politik). Sidomos, nga vitet ’90-te, pati filluar me fort pakenaqesia ndaj rregjimit ne fuqi. Me kujtohet se ishim ne semestrin e pare te vitit te katert te asaj dege. Kane qene disa studente tek Artet, te cilet e paten kerkuar Hekuran Isain(ish-Ministri i Brendshem) per te sqaruar disa gjera. Edhe te ne paten ftuar Adil Çarçanin, kryeminister. Megjithse ky kishte premtuar se do te vinte, takimi nuk u be asnjehere!
Goje me gjoje, flitej per pakenaqes, kunder komunizmit, per ceshtje politike dhe per ndryshimet qe ndodhnin ne Lindje, sodomos ne Rumani. Mbaj mend se, pas ngjarjeve te ambasadave, morem vesh qe i kishin porositur profesoret tane: “Mos u acaroni shume me studentet! Se, po na u ngriten edhe keta, hajde e merru vesh pastaj. Ambasadat i sqaruam disi, se ishin: alabake, te papune, njerez te degjeneruar, te rruges, te prekur etj. etj., po studentet si do t’i perligjim?!”
Hekuran Isait, tek Artet, studentet i kishin drejtuar pyetje te ndryshme per çeshtje politike, situaten nderkombetare, po jo edhe shume, sepse ishte ende me zarar. Midis nesh, bisedohej per kopjet, miqesite, nderhyrjet, per gjerat teorike te panevojeshme, qe mesoheshin, po dhe per diplomat e vitit te fundit etj. Profesoret, me te cilet bisedonim diçka, hidhnin ndonje “kunje”, sipas rastit. Ndersa disa nuk reagonin, por dhe kishte nga ata, qe t’i “nxirrnin syte” per nje llaf te vogel!  
Ngjarjet kryesore kane filluar diten e shtune, me 8 dhjetor 1990. Studenteve ne konvikte, kishte disa kohe qe u iknin dritat. Per kete gje, shpesh ata bertisnin, shanin, hidhnin llafe edhe “me zarar”(d.m.th., politike). Ate nate, atyre u iken dritat, siç thonin dhe nuk dihej shkaku i demtimit te transformatorit. Kishte rene (derdhur) pak vaj dhe studentet e hodhen çarçafin ne flake. Kjo ka ndodhur te ndertesa e konviktit te Inxhinierise. Pas kesaj, shpertheu transformatori. Atehere, kane dale studentet konviktore dhe kane filluar te marshonin permes ndertesave. Ata shanin dhe u therrisnin shokeve: “Hajdeni me ne, qe te protestojme!” etj.
Ky revoltim rinor ishte krejt spontan, pa ndonje qellim te veçante ose te paracaktuar.Te revoltuarit bertisnin, protestonin. Nderkohe, nje grup studentesh, jo shume, kane zbritur poshte, diku atje te Liceu Artistik. Pak me siper, ata i kane bllokuar forcat policore. Policia i ka kercenuar me pyetjet: “Çfare doni?” “Ku shkoni?”, “Kthejuni mbrapsht!” etj. Studentet protestues jane pergjigjur, se donin takim me Ramiz Aline. Keshtu, jane bere diskutime te ndezura te studenteve, me uniformat blu. Kane ardhur edhe studente nga Artet, sepse ishte nje pervjetor i Bitellsave. Me protestuesit ka qene edhe Azem Hajdari, student i Fakultetit Juridik, nga Tropoja.
Se fundi, policet u kane thene studenteve qe ta nxirrnin nje perfaqesi. Sudentet protestues kane caktuar nja 10 shoke, te cilet gjendeshin ne rreshtin e pare. Policia e sigurimsat i kane çuar ata te ndertesa e korpusit kryesor te Universitetit. Aty ishin mbledhur police, sigurimsa etj. Ne fillim u ka shkuar, me duket, Xhelil Gjoni, dore e fort e partise ne ato vite,  por nuk e kane pranuar.
Ne oren 24.00 te nates ka shkuar aty vete Ramiz Alija. I ka pyetur studentet se çfare kerkonin. Po, ata flisnin ne pergjithesi, per provimet, buken, dritat etj. Pra, ishin kerkesa te karakterit te thjeshte ekonomik. Ramizit, ne fakt, nuk i kane shprehur ndonje gje serioze. Atehere, ai u ka thene protestuesve qe te shkonin  dhe te pergatiteshin, per te treguar se çfare kerkesash kishin dhe pstaj do te takoheshin, ne ato 2-3 dite. Ky grup i perfaqesise se stuudenteve u kishin thene shokeve te tyre, te cilet prisnin, se po qe se nuk ktheheshin per 1-2 ore, d.m.th., I kishin arrestuar!?
Kete perfaqesi te studenteve, policia e kthyeu te shoket protestues. Kur ata arriten te shoket e tyre, te pakenaqur nga perfundim i takimi I zhvilluar me Ramiz Aline, protestuesit kane tentuar qe t’i çajne kordonet e policies dhe te marreshonin perpara. Siç na tregonin me vone ata, policet kane nderhyre egersisht, duke i goditur, me shkopinjet e gomes, duarve e kembeve, trupit e ku mundnin. I shynin e i perplasnin pertoke, bertisnin, shanin, godisnin me shqelma etj. Midis tyre kishte edhe shume vajza.
Pas kesaj kasaphane te vertete, studentet jane shperndare ne drejtim te konvikteve, pra qytezes se tyre, ku ndiheshin me te sigurte. Ndersa policia nuk e ka marre guximin qe te vershonte per atje.
Siç thashe me lart, kjo ngjarje ka ndodhur naten e dates 8 dhjetor 1990.
Me vone, per ta perligjur reprezaljen mbi studentet, eshte “shpjeguar” se ‘incidenti”, qe ka ndodhur, ka qene provokim i policies, sepse, gjoja, studentet ia paskane rrembyer pistoleten nje oficeri te uniformave blu!
Te nesermen, pra diten e diel, ne shkuam ne Fakultet. Na kishin thene se do ta zevendsonim nje dite mesimi, qe e kishim bere pushim per Festat e Nentorit. Shkuam atje, po aty nuk gjetem njeri. Sqaroj ketu, se une e kisha shtepine ne nje lagje te Tiranes dhe banoja aty. Na treguan, se çfare kishte ndodhur naten e mepareshme. Studentet konviktore nuk kishin ardhur fare ne Fakultet. Atehere, ne, tiranesit shkuam ne qytetin “Studenti”. Atje i gjetem shoket para mences, ku ishin mbledhur nje pjese e tyre. Ishin bere disa kerkesa ekonomike, te cilat i firmosem edhe ne, sepse gjithashtu ishim ne nje mendje me ata. Zienin diskutimet ndermjet grupeve te  studenteve. Gjendja ishte mjaft e acaruar, per shkak te trajtimit barbar, qe policia u kishte bere studenteve, ate nate.
Ne kete situate, dikush shprehu mendimin qe te shkonim, ashtu siç ishim dhe te protestonim ne qender te kryeqytetit. U nisem. Ishim nje grup prej disa qindra studentesh. Zbritem nga qyteti i “Studenti”, duke u thirrur te tjerve, qe te bashkoheshin me ne, por erdhen fare pak. Ata rrinin neper dritare e na veshtronin. U nisem nepepr “Rrugen e Elbasanit”, ku po kalonin njerez te ndryshem, automjete etj. Ata habiteshin, pra nuk kuptonin se çfare po ndodhte ashtu?! Kur kaluam tek ambasadat italiane e franceze, ata na hapen dyert, por nuk u fut aty asnje student ose njeri tjeter. Vazhduam rrugen dhe na ndalen te Liceu Artistik. Policia na bllokoi edhe nga mbrapa. Qendruam aty dhe nisem qe  te hidhim parulla, si: “Poshte burokratet!”, “E duam Shqiperine si Europa!” Nderkohe, kane mberriturar Lisien Bashkurti, ish-sekretar i Komitetit Qendror te Rinise dhe Skender Gjinushi, ish-minister i Arsimit dhe Kultures. Ata tentuan te flisnin, por nuk i lame!
Aty nga ora 13.00 e ca, ne stadiumin “Qemal Stafa” do te luhej nje ndeshje futbolli. Pritej qe  te vershonin tifozat, te cilet, me gjase, do te bashkoheshin me ne. Prandaj, policia e shpejtoi aksionin kunder nesh. Sulmi agresiv i uniformave blu dhe civileve te sigurimit ka qene nga me brutalet, barbar, i pameshireshem. Ne, studentet demonstrues, te papergatitur dhe te pambrojtur, na kane ndeshkuar rende. Sidomos ata te kreut e kane pesuar keq. Ne fillim civilet e forcat speciale dhe pas tyre policet i qellonin studentet me shkopinjet e gomes, godisnin me grushta e shqelma, rrihnin, shtynin, perplasnin e rrezonin pertoke cilindo. Ata kalonin edhe mbi trupat e studenteve, te plagosur e pergjakur. Police te  tjere rrembenin egersish studente e studente dhe i rrasnin me force ne makinat  e tyre. Me tej, nje numer jo i vogel studentesh te plagosur, midis tyre edhe vajza, u shtruan ne spital.
Perballja ka qene beteje e vertete, midis forcave speciale e policise te pajisura me mjetet moderne bashkekohore dhe nesh, studenteve qe demonstronin ne menyre paqesore, krejt demokratike. Skafandrat e uniformave blu aty i kemi pare per here te pare. Gjate asaj kohe, sigurimsat filmonin nga dritaret e Liceut Artistik “Jordan Misja.”
Ne kete situate dramatike, ne kemi ikur neper fushen prane Ambasades Italiane dhe shkuam e u futem neper shtepite e lagjes, pjesa me e madhe e te cilave i kishin hapur dyert per ne. Por, pati edhe nga ata qe nuk i happen!? Me kujtohet se, me disa shoke, u futem ne nje shtepi. Aty nuk ndejtem shume, por dolem e qendruam ne korridor, sepse pame qe policia u ndal midis pallateve e nuk u fut neper shtepia. Policet, mbas pak kohe, u larguan dhe ne ikem prej andej. Te pakten, une ika nga ajo banese dhe shkova ne banesen time. Ndersa konviktoret u kthyen ne Qytetin “Studenti.” Pati edhe studente tiranas, te cilet shkuan te konviktet.
Ndersa une, me shokun tim Dritan Myftiu, me te cilin banonim ne nje lagje, u  kthyem e qendruam ne shtepite tona. Natyrisht, qe prinderve u treguam per ate, qe kishte ndodhur me ne. Kjo edhe nga qe ishim grisur dhe bere tere balte, si nga rrobat e kepucet. Me kujtohet, se erdhi te ne Dritani dhe prisnim qe te na arrestonin. Ai tha, se me shume se burg, s’kishin se çfare ten a benin! Rrinim ne tension e prisnim ne dritare, se mos ktheheshin makinat te ne. Por, nuk erdhi askush. Babai im telefonoi dhe shkoi ne Fakultetin Histori-Filologji, ku ishte peda-gog.
Ne kujtim te kesaj ngjarjeje, vite me vone, publicisti Mujo Bucpapaj ka shkruar: “Aty rreth ores 13.00, me qene se nuk po vinte asnje pergjigje e sakte rreth kerkesave te tyre, studentet kane filluar ta humbnin durimin. Ata po provokoheshin haptazi edhe nga njerezit e sigurimit. Studentet, te irrituar, kane tentuar ta çanin gardhin e policeve, qe kishin perpara. Ky ka qene edhe çasti i perplasjes se vertete. Nepermjet nje radioje, eshte degjuar urdheri “Qelloni!” dhe ashtu ka ndodhur.  Te paret kane qelluar civilet e sigurimit, me shkopinje gome, pastaj policet me uniforme dhe forcat speciale. Ka filluar nje masaker e vertete. Ne ate kohe, jane pare vetem trupa, qe binin per toke, shkopinje qe tundeshin ne ajer dhe sharje, qe vinin nga policet. Gjitheçka ka ndodhur ne pak minuta.
Pas kesaj dhune te papare, turma eshte shperndare, per t’u grupuar ne Qytetin “Studenti”. Siç dihet, ne kete beteje me policine jane plagosur shume student, perfshire edhe vajza! 7 studente u arrestuan. Siç thane shoket e tyre, ne rajonin e policise ishin rrahur, keqtrajtuar dhe fyer”. (Gazeta RD, “Heronjet vriten, fallsifikohet historia”,  e merkure, 28 tetor 1998. Speciale, faqe 7).
Te nesermen, ne mengjes, shkuam perseri ne Qytetin “Studenti”. U mblodhem te sheshi kryesor. Tani ishim shume me teper, se me pare. Gjendja e jone ishte mjaft e tensionuar, per shkak te trajtimit barbar, qe na kishte bere policia, nje nate me pare. Aty nisem te organizoheshim. Filluan te vinin studente edhe nga fakultete te tjere. U krijua edhe tribuna. Aty nisen te vinin  edhe pedagoge, te cilet flisnin nga tribuna. Nder ta, me kujtohet se ishin: Arben Imami, Gramos Pashko, Arben Demeti etj. Ne çdo rast, kur ndonje pedagog kerkonte qe ne te shkonim ne mesim, ai nderpritej me britma e fishkellima nga masa e studenteve.
Ne nje nga ato netet e stuhishme, ku gjemonte revolta e studenteve, filloi te bjere shi i rrembyer. Keshtu, ata qe ngelem aty, afer 100-200 veta, u futem ne mencen kryesore, afer sheshin. Aty kam qene me Dritan Myftiun e shoke te tjere.  Me kujtohet mire, se ka hipur mbi nje tryeze, Arben Imami (pedagog tek Artet) dhe ka thene, midis te tjerash: ”... Kjo, qe po beni, eshte gje shume e madhe. Edhe sikur vetem nje person te shkonte qe te takohej me Ramiz Aline, ka rendesi. Sepse do ta marrin vesh, nga televizori edhe neper rrethe, se çfare kerkojne studentet. Per ju, thuhet, se jane nje grup studentesh te privilegjuar, qe as vete nuk e dine se çfare kerkojne dhe fjale te tjera, jo te mira…Pra, e mira eshte qe te shkojme ne takim”. Pas shume debatesh, u vendos qe perfaqesia jone te takohej me presidentin R.Alija.
Te nesermen  nisen zgjedhjet per perfaqesine. Ne ate mengjes, pedagogu Arben Demeti ka thene: “Une jam pedagog dhe detyra ime eshte qe t’u them te shkoni  ne mesim, por po ju them; “Haram e paçi, po shkuat! Vazhdojeni kete, qe keni nisur, sepse kjo eshte historike”!
Gjate atyre diteve, vertete te stuhishme, ne sheshin e Qytetit  “Studenti”, i cili me vone u emrtua “Sheshi Demokracia”, hidheshi dhe shoqeroheshin ne kor parulla, si: ‘Poshte diktatura!”, “Liri-Demokraci!”, “ Hekuran-Sllobodan!”, “ Enver-Hitler”.Ne mitingjet, nga pjesemarresit e revoltuar,  buçisnin kenget e vjetra atdhetare, si: “Se mjaft ne roberi, o moj e mjera, Shqiperi”, si dhe “Himni i Flamurit” etj.  Nga te gjitha fakultetet u zgjodh grupi,  qe do te shkonte ne takim me Ramiz Aline.(Ne ate kohe, ai ishte sekretar i pare i K.Q. te Partise dhe President i vendit). Ky grup, tashme, eshte i njohur, pasi eshte paraqitur shpesh here ne televizor, po ashtu, si dhe pikat e kerkesave, qe do te beheshin. Kane qene, afer 10-12 kerkesa. Ndermjet tyre, kerkesa me kryesore ishte lejimi i pluralizmit politik.  Ndermjert atij dhe perfaqesise se studenteve pati debate. Perfaqesia ngulmonte ne kerkesen per pluralizmin politik partiak.
Ne, shumica e studenteve, pritem aty te sheshi yne, deri sa erdhen shoket tane nga takimi. Ata na treguan se, mbi bazen e kerkeses se tyre, pluralizmi u miratua nga Ramiz Alia. E deklaroi presidenti apo u detyrarua ai, nga kerkesat e perfaqesise se studenteve, nuk ka shume rendesi. Themelorja ka qene se, nga ai takim, ne Shqiperi u dekarua pluralizmi politik. Pas kesaj protestuesit, studentet e te gjitha shkollave te larta te kryeqytetit dhe populli i Tiranes, jemi shperndare. 
Te nesermen paradite u organizua mitingu i madh, ne Sheshin “Demokracia” dhe nisen diskutimet, se si do te quhej: “Levizje” apo “Parti”. U tha se do ta quajnim “Levizja Sudentore Rinore”, por nuk kishte forcen e duhur, prandaj do ta quanim parti, per te cilen populli do te votonte, sepse ishte mesuar me parti. Keshtu, njeziri  u vendos qe do te quhej “Partia Demokratike”. Kjo faze ka zgjatur ne 8-12 ditet e dhjetorit 1990.
      2.Mbresa dhe emocione te thella, nga “Greva Studentore e Urise
Nga fundi i janarit 1991, kane nisur protestat, qe synonin heqjen e emrit te Enver Hoxhes, qe mbante Universiteti yne. Ato zgjaten rreth dy jave dhe verehej se ra shume numri i personave, qe merrnin pjese. Ne keto kushte, u shpreh mendimi e te nisej greva e urise. U bene regjistrimet perkatese. Ne fillim, aty kane qene me pak se 100 veta. Kur shkuam te futeshim ne greve, pra ku isha edhe une, nga entuziazmi ky numer u rrit ndjeshem dhe arriti ne rreth 600-700 studente.
Diten e dyte te greves, aty erdhi ministri i Arsimit e Kultures, Skendr Gjinushi dhe sekretari i K.Q. te Rinise, Lisien Bashkurti.Ata deklaruan se ishte vendosur ne Byrone Politike, qe do te hiqej nga Universiteti, emri i Enver Hoxhes. Ne kete kohe, ne greve u futen edhe shume te tjere. Kur u njoftua me radio, se Byroja Politike nuk e miratoi propozimin per heqjen e emrit te tij, u kerkua qe ne te dilnim te gjithe nga greva e urise, perndryshej do te ndeshkoheshin rende. Ministri, ne ikje e siper, na kercenoi me cinizem, se: “Ne vendin tim, do te vijne: gjendja e jashtezakonshme, sambistet dhe tanket!?”
Pas daljes nga greva e urise, mesova se shoku im i ngushte i Fakultetit, Gjergji Malo, perkrahes i zjarrte i Levisjes Studentore, i shqetesuar per fatin tim e te grevisteve nga thashethemet, qe perhapte sigurimi, por edhe nga rrethimi ushtarak i nderetses sone, kishte shkuar ne shtepine time, ku takoi babain dhe tere shqetesim i kishte thene:                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      
- Xhaxhi Kola! Gjendja e grevisteve eshte shume e rende. Flitet se sigurimi do t’i vendose ata para murit...! Shko shpejt dhe nxirre Artanin prej andej !”
Ndersa babai im, i cili i ndiqte me vemendje keto zhvillime, ishte pergjigjur:
-Gjergji ! Te falnderoj shume per  lajmin. Por ti e di mire, se Artani eshte futur ne greve me deshiren e vet, si dhe miratimin tone. Ai, per kete, vendos vete. Mendimi im eshte se ai do te kete ate fat, qe do te kene edhe shoket e tjere greviste. Prandaj, Gjergji, qetesoju! Ajo, qe thua ti, vertete eshte kercenim teper serioz, por edhe eshte veshtire te behet. Ata, qe e kane ne dore kete pune(nomenkleatura komunist) mendojne edhe per kokat e veta!?
Sidoqofte, perpara nje presioni te tille psikologjik, pati edhe studente, te cilet u larguan nga greva e urise. Kjo, sepse eshte e njohur, qe kur diktatura i nxjerr kthetrat, nuk ben shaka. Njeherit, po shtohej presioni ushtarak. U vendosen kordonet, qe ishin sjellur nga shkollat e larta ushtarake, makinat luftarake renditeshin anes “Rruges se Elbasanit”, u shtuan uniformat blu, u pozicionuan edhe tanket etj. Pra, tensionet kishin arritur nivele shume te larta.
Pikerisht ne kete kohe, u mblodh populli i Tiranes, i cili na jepte guxim dhe perkrahje te zjarrte. Ate nate, ne(grevistet) kemi qendruar aty, ne mjegullen e terrorit, por te paepur. Te gjithe ne ishim te vendosur ne qellimin tone. 
Siç ka pohuar me vone Sali Berisha: “Nje rol shume te rendesishem kane luajtur shkollat ushtarke, sepse u be nje perpjekje e hapur per t’i futur studentet ushtarke, kunder civileve. Ata, jo vetem kundershtuan, por thane; “Ne jemi me ata!”. Dhe, ajo ishte nje goditje shume e rende per nomenkleaturen”! 
Gjate diteve te greves, siç e ndieja, por edhe e mesova me vone, ne ate turme mbeshtetese, qe gjemonte e lekundej si deti ne dallge, gjendeshin edhe prinderit e mi: mami me babin, motrat Valbona dhe Enkelejda, se bashku me shokun tim, Gjergjin; kusheririn e babes, Muratin, me bashkeshorte Katerinen dhe dy djemte e tyre, Arianin e Altinin; Niku Çomo, kusheriri im, nipi i Maqo Çomos (me Nikun ruaj nje fotografi, ku kemi dalur gjate diteve te greves). Prinderit e te afermit, te tronditur per fatin tim dhe te grevisteve te tjere, protestonin energjikisht, se bashku me masen e madhe te qytetareve te kryeqytetit.
Te nesermen, tere populli i Tiranes, si dhe te ardhur nga rrethet e vendit, mbushen sheshin tone. Turma u ngjesh rreth godines, ku ne ishim te ngujuar. Hidheshin parulla te ashpera politike kunder diktatures dhe udheheqesit Ramiz Alia. Degjohej parulla ‘Liri demokraci”, “ O Ramiz, o zagar!”, “Poshte Dinastia!”, “Poshte burokratet!” etj. Zemrimi i mijera e mijera qytetareve, urrejtja e tensioni kishin arritur kulmin.
Nxitje e madhe ne u be edhe telegrami i ardhur nga SHBA, ne te cilen emigracioni shqiptar atje ishte ne perkrahje te plote me greven tone.
Nga dritaret tona kemi pare, se turma e revoltuar eshte larguar per ne qender te Tiranes, me synim Bllokun e Udheheqjes(lagjia e mbyllur e udheheqjes se parties-shtet). Por, aty te ura e Lanes demonstruesit kane devijuar drejtim dhe vershuan ne Sheshin “Skenderbej”. Ne perleshje me forcat e rendit dhe ato ushtarake, turma e egersuar ka rrezuar  bustin e Enver Hoxhes dhe, te terhequr zvarre, na e kane sjelle koken e bustit te diktatorit, aty perpara klubit, ku ne ishim ne greve.
Ne ato çaste edhe mund te dilnim nga ndertesa, ku ishin ngujuar. Rrethimi i nderteses sone nga policia ishte hequr. Po, jo, ne nuk dolem, pa u marre vendimi perfundimtar. Kemi pritur shpalljen e vendimit te Byrose Politike. Komisioni(delegacioni) yne bente takime me perfaqesuesit e qeverise dhe vinte e na tregonte, se çfare vendosej ne ato bisedime. Ne nje rast, komisionit tone i kishin vene disa kushte, te cilat i kishte pranuar. Kur u kthyen dhe na njoftuan, mbas diskutimesh te nxehta, ne nuk rame dakord dhe e shkarkuam komisionin. Por, per te mos lene shteg per opinionin se jemi perçare, e lame komisionin perseri, por pa te drejte per te vendosur per asgje, vetem te shkonte ne takime e te sillte mendimet, qe thuheshin atje.
Ne kete kohe, gjendja jone ka qene tejet e acaruar. Rreziku i vdekjes qendronte ne ajer. Nga dritaret shihnim kudo, rreth e rrotull, forca te medha dhe makina te shumta ushtarake. Per ta shtuar terrorin dhe friken, kishin sjellur edhe tanket. Diktatura po shterngonte rripat, hekurat po “nguleshin” me thelle ne mish. Tensionet ushtarake e civile jashte, por edhe brenda greves, kishin arritur nivele, qe nuk mbanin me. Ne, ndonese te rraskapitur nga uria, pagjumesia e debatet, e vazhdonim qendresen pa u lekundur aspak.
Morem vesh se ne kulmin e zemerimit, studentet jo greviste, pra jashte, nga rreziku per vdekjen tone, qe po rrezistonim,  çmontonin krevatet dhe kembet e hekurta i ngrinin lart si arme. Ata pergatiteshin per perballje fizike me  diktaturen. Ky ishte shpirti shqiptar i qendreses heroike te rinise studentore edhe ne kushtet e pabarabarta me kundershtarin. Kjo ishte ndihme e jashtezakonshme per ne, te ngujurit ne greve.
Siç shihnim nga dritaret, por edhe nga njoftimet, qe na sillnin komisioni i greves, gazetaret etj., mesuam se sindikatat kishin ngjitur ne shtyllen perballe dritareve tona mbishkrimin: “Neser minatoret e Valiasit fillojne greven e urise nen toke. Rrofshin Studentet!”.Tirana ziente. Qytetare te shumte, te ardhur edhe nga rrethet, protestonin. Ndersa prinderit tane, me qytetare te tjere, po pergatiteshin te hynin edhe ata ne nje tjeter greve urie. Hidheshin parulla:“Studentet jane heronje”, “Tirana eshte me studentet!” etj.
Ne kete atmosfere te perndezur, dikush nga ne, me letra shkroi ne xhamat e dritareve tona:“Faleminderit!”
Ne keto rethana, u mor vendim i Byrose Politike per heqjen e emrit te Enver Hoxhes nga Universiteti.
Vendosmeria jone, e perkrahur nga tere studentet dhe nga populli, doli fitimtare mbi erresiren. Dy kerkesat tona kryesore u plotesuan, valvola e zemerimit te masave u shkarkua, ne u lehtesuam dhe, ashtu te raskapitur, por fitues, dolem nga Greva e Urise. Te gjithe ne, me radhe, e puthem Flamurin Kombetar, siç beme, kur u futem ne greve. Rast i tille i ngjashem, nuk ishte pare ndonjehere ne historine e vendit tone.
Ndjeheshim te raskapitur: lodhja, uria treditore, pagjumesia, tensionet nervore, pse jo, edhe frika kishin lene gjurmet e tyre. Por, megjithate, ne ndjeheshim krenare per vendosmerine tone, per fitoren e arritur.
Kujtoj emocinet e fuqishme, qe kemi perjetuar, qe nga fillimi i kesaj ngjarje te paharruar ne jeten time. Ne hyrje per ne greven e urise, ne puthnim Flamurin Kombetar. Ishte vertet çast mallngjyes e krenar, qe perseritet ralle ne jeten e njeriut. Nga kjo u entuziazmuan edhe shume studente te tjere. Keshtu, u shtua shume numri i grevisteve. Kane qene edhe mjaft vajza. Ne nderim  per Flamurin tone, duke e puthur e vene ate ne balle, e kemi mbyllur greven tone.
Ne greven e urise kane marre pjese djem e vajza, nga te gjitha rrrethet e Shqiperise. Nga pedagoget, me kujtohet, se kane marre pjese ne greve: Ylli Vejsiu, Omer Stringa e ndonje tjeter nga Fakulteti Ekonomik. .
Greva e urise ka zgjatur tri dite e dy nete(18,19 dhe 20 shkurt 1991). Na vizitonin, vetem personalitete, si (ministri, sekretari i komitetit qendror te rinise), gazetare etj. Çdo gje ishte ne mbikqyrje mjekesore dhe kontoll te eger policor. Greva e urise ka qene e vendosur ne ndertesen e Klubit “Studenti”, kati i dyte, ne Qytetin “Studenti” te Tiranes. Per çudi, ne kete ndertese me vlera historike, sot e kesaj dite nuk eshte vendosur, qofte edhe nje pllake perkujtimore, sado e vogel. A nuk eshte, vertete, padrejtesi ?!
Pas perfundimit te greves se urise kemi vazhduar mesimet. Sepse misioni yne ishte kryer me shume sukses. Ne, studentet iu kthyem jetes se zakoneshme te mesimeve. Por pati edhe mjaft te larguar jashte vendit. Por te gjithe, kudo qe ndodheshim, ndjeheshim krenare per misioni tone. Atdheu dhe koha do te mbeteshin deshmitare dhe mirenjohes per kete hap te vendosur e gjurmelenes, ne historine e zhvillimeve tona poltikoshoqerore, bashkekohore.

                   3.Jehona e vleresime per Levizjen Sudentore te vitit ’90-te
Per Levizjen Studentore te Dhjetorit ‘9O-te  dhe “Geven e Urise te Studenteve” eshte folur e shkruar. Per me teper, kohet e fundit kane nisur marrshe urrejtje, sulm i organizuar ndaj kesaj levizjeje. Ne median e shkruar dhe ate elektronike po behen perpjekje per te hedhur balte mbi kete çast solemn te historise se zhvillimeve demokratike shqiptare, veçanerisht mbi roli e  rinise stuentore, e cila e para ngriti flamurin e protestave per rezimin e diktatures enveriste ne vendin tone. Nuk eshte e re dhe e panjohur, se ne historine shqiptare nuk kane munguar klane te caktuara dhe individe, te cilet per interesat e tyre politike kane qene gati te mohojne edhe vlerat e spikatura, te ketij çasti-kthese ne historine tone kombetare.
Gjthashtu, dihet se kjo levizje studentore eshte perdorur gjeresisht nga forcat e ndryshme politike, sidomos nga Partia Demokratike. Pavaresisht nga shkalla e realizimit te idealeve te Levizjes Studentore, per mua, duke veshtruar nga largesia, ne kohe e hapsire, me duket se nuk eshte e drejte historikisht dhe objective, shkencerisht, qe te sulmohet kjo Levizje. Nuk mund te mohohet, se kjo ngjarje ka shenuan arritje te prekeshme e konkrete, te cilat e futen vendin tone ne rrjedhat e xhvillimeve demokratike, e nxoren ate nga izolimi, i hapen “dyer e dritare” ndaj Perendimit.
 Levizja Studentore e Dhjetorit ’90-te dhe vazhdimi i saj me greven e urise mbeten gur kilometrike,piketa te zhvillimeve tona bashkekohore, drejte lirise se vertete, demokracise dhe emancipimit tone properendimor. Ketu mund te vecohen:
1. Permbysja e diktatorit Enver Hoxha, qe nisi me :
a)Rrezimin e bustit te tij, te vendosur dhuneshem ne Sheshin “Skenderbej”, simbol i urryer i diktatures. Studentet protestuan me parullat:  “Liri-demokraci!”, “ Poshte dinastia!” etj.
b). Heqja e emrit te diktatorit nga Universiteti i Tiranes u be i mundur nga kerkesat e studenteve te ngujuar ne greven e urise dhe perkrahja, qe dhane sindikatet dhe tere populli yne.    
2. Hapja e perspektives drejt Perendimit e SHBA. “E duam Shqiperine, si gjithe Europa!” ka qene nje nga parullat me te perdorura, gjate tere kohes se zhvillimit te Levizjes Studentore.
 3. Shpallja e pluralizmit politik dhe themelimi i Partise Demokratike Shqiptare u shoqerua me hapat e para te shtypit pluralist, ne radhe te pare, te gazetes “Rilindja Demokratike”(RD).
 4. Dhe jo vetem per studentet, por per mbare popullin shqiptar, nje nga fitoret me te medha, ne ate periudhe, ka qene  mundja e frikes, shkulja e saj nga shpirti dhe zemra e njerezve, qe ishte rrenjosur perdhunisht te shqiptaret, nga diktatura e asaj kohe te vrazhdet e cinike(nenvizimi: A.T.).
Pavaresisht se diktatura nuk mund te qendrinte indiferente ndaj kesaj Levizjeje, ajo u plasi si bombe ne dore dhe ishte e pazonja qe ta ndalonte apo, aq me pak, ta mbyste ate. 
Shkrimtari Blendi Fevziu, pjesmarres aktiv ne kete Levizje, midis tjerash, shkruan se: “...Levizja studentore e dimrit te vitit 1990, i dha fund... njeres prej diktaturave me te ashpra te Europes, e cila kontrollonte vendin qe prej gjysem shekulli, hapi... per Shqiperine, perspektive drejt Perendimit dhe ata tre muaj prodhuan klasen politike, qe e drejton ende Shqiperine”. (Libri “Pedestale pa statuja” Tirane, 2011).
Eshte e vertete qe nje “klase e re politike”, me emertimet si: demokrate, socialiste, republikane, socialdemokrate, demokristiane etj. mori frenat e drejtimit te Shqiperise, duke nisur me Partine Demokratike. Eshte po aq e pamohueshme, se kjo klase e re nuk i perligji plotesisht shpresat dhe idealet e Levizjes sone Studentor, pra i zhgenjeu rinine, demokratet, popullin.
Shqiperia vazhdon te mbetet vendi me i varfer i Europes, me papunesi te madhe, me emigracionin me te larte per numer te popullsise, me korrupsion galopant, krim te organizuar, me gjakmarrje, trafiqe njerezore, droge, aksidente, qe po marrin me shume jete njerezish, se lufta etj.
Ideali i studenteve per Europen, edhe mbas kaq vitesh, mbetet ende i larget. Keto deshtime e zhgenjime e kane burimin ne faktin, se pushtetin e rimoren komunistet dhe pinjollet e tyre. U menjanuan demokratet e vertete, qe nga Azem Hajdari dhe ashtu, “urte e bute”, me propogande demagogjike, asfiksuan PD-ne dhe vazhdojne te fallsifikojne historine e vertete te shqiptareve. Kjo gjendje eshte veper e ‘”lases se re politike”, te mbizoteruar nga komunistet, sigurimsat dhe pinjollet e tyre.
Publicistja dhe gazetarja Elida Bucpapaj, ne gazeten “Bota sot”, ne perkujtim te dhjetorit 1990, veren se: “Ne kalendarin e festave kombetare apo publike te SHBA, perveç Dites Kombetare te 4 Korrikut, kremtohen si te tilla edhe disa data te rendesishme: “Dita e Martin Luter Kingut”, per ndere te drejtave civile te njeriut; ”Dita e Falnderimeve” etj. etj. Te gjitha keto festa lidhen me ngjarje shume te rendesishme te historese se SHBA-ve, te cilat nuk duhet te mbeten te paharruara ne kujtesen e amerikaneve,... pa dallime partiake, etnie apo religjioni.
Edhe Gjermania ka dy data shume te rendesishme te historise se saj bashkekohore, qe jane: “9 Nentori, Dita e Rrezimit te Murit te Berlinit”...dhe 3 Tetori 1990, “Dita e Bashkimit te Gjermanise”, qe njihet edhe si “Dita Kombetare e Gjermanise”. Si Gjermania, data te tilla ka çdo vend i Evropes Lindore, qe e permbysi komunizmin dhe sot eshte integruar ne BE e NATO.
Keto data i ka edhe Shqiperia, por historianet e Shqiperise, duke abuzuar me profesionin e Herodotit, nuk i vene ne kalendarin e festave kombetare”. (Nenvizimi nga: A.T.) (Gazeta “Bota sot”, 14 dhjetor 2005, faqe.3).                                                                        

Bruksel, dhjetor 2015  

No comments: