Sunday, 1 May 2016

KTHEHU NEKTARINA IME!


Vullnet Mato

KTHEHU NEKTARINA IME!
 (Refleksion nga nostalgjia e një beqari.)

Nektarina, njëmijë lulesh,
sytë m’i ke lënë pa qiell.
Sill sërish mjaltin e puthjes,
Sill në jetën time diell!...

Mbeta zog, pa tjetër zogëz,
beqar në fole të shkretë.
Pika shiu, breshër kokërr,
bien mbi mua nga çdo fletë.

Eja, se jam plagosur keqas,  
melhem shpirtit për t’i vënë.
S’më sheh syri grua tjetër,
gjithë fjalët, s’i kemi thënë...

Me puthjet e tua, s’u nginja,
si do ngopesha me nektar,
kur ti, flutur, Nektarina,
le vjeljen në lulnajën e parë?

Ndenje aq, sa rri një flutur,
mbi zambakun petale ar,
Me thumbin tek unë futur, 
thithe pikat e para me nektar.

Pastaj ike bashk’ me erën
kapërceve dete, oqean,
të rrëmbeu dufi pranverës
në viset e globit pa anë.

Kur ishe vajzë, kur isha djalë,
në të kujtohet, kudo ku je,
mos harro ëmbëlsin’ e parë,
që dhash’ e bujarisht më dhe.

Ne u ndamë krejt rastësisht,
lamtumirë s’më përmende.
Ndaj në kujtime, çuditërisht,
ndjej aromën vajzëris tënde.

Eja, me fustan të bardhë,
si atëherë kur ishim të ri!
Të shkuarën, ta nisim radhë,
ti zhvish mua, un’ të zhvesh ty.

Unë të pres, si sot si nesër,
gjoks më gjoks për të frymuar.
Mos prit kot fundin e jetës,
të thahemi pleq të vetmuar!...
Fjala e Lire - Free Speech

No comments: