Saturday, 14 May 2016

Luis Aragon 1897-1982

Luis  Aragon  1897-1982Këto poezi të përkthyera në gjuhën shqipe,
ja kushtojë mikut tim shkrimtarit dhe poetit
Myslim Maska. Përkthysi.
Në hapat e fundit
për-dore më mori
poshtë qiejve
të Baltikut
kur  po trazoja
të fundit fole të milingonave
para baticës
dhe të fundit mendim tim të plotë
dhe të fundit dashuri  të rrënuar
Ah! Lufta.
Shumë vonë
Për të thirrur ndal.
Shumë vonëqë të mbetet nga njerëzit
një shenjë e dënesës
një ngjashmëri e hijes
një mbresë
aty ku ishte
pikëllimi i përbashkët.
Shumë vonë
për të qenë toka
diçka tjetër
prej reflektimit
të hënës
një lloj pasqyre
me sy të mbyllur.
Josif, JosifKëtu dhe i fundit
Ledhatim njeriu
Sillet si anije e humbur
Në drithërimën
E krahut tim.
Rërë  dëshpërimi
Buza e kotësisë
Ku puthja e fundit
U qetësua
Çfarë do të bësh atje
Ku vdekja të shpie?
Atëherë cili diell i mesnatëssipër kuajve shfaqet
duke gdhendur gjurmët.
E bardha, e zjarrta,
e zbehta dhe e zeza
trazojnë tokën
i japin formë ose hingëllin.
Një mëngjes i paformuar
më ngacmon në ballë
me gonxhet
e zambakëve të gdhendur.
Cila është ajo këngë,
para së gjithash,
që nuk kuptoj?
Fillimisht si ndryshim
i qenies,
një aromë vanilje.
Në vagëllim një fjalë e ëmbël
një shtrirje bari
një freski e ujit.
Fillimisht dritë që rrëshqet
nga  e çara e perdeve,
në thellësinë e dhomës
një send që shkëlqen.
Ja së fundimuzika që kërkoj,
ja muzikantja
dhe ritmi ndryshe
në gishtat e saj
me kupletin antikë njësohet.
Alternimi u ndërpre
dhe vargu më nuk pret
veçse
që të mbaj ison e tij një  tjetër
para  zërit të saj.
Nuk e dëgjoj më në zërin tim
veç zërit të saj.
Nuk shikoj më
vetëm atë që shikojnë
sytë e saj.
Mbahem në pragun e jetës
dhe të vdekjes
sytë për tokë
dhe duart e mia bosh
dhe deti
që i dëgjoj gjëmimin
është deti
që asnjëherë nuk jep
të mbyturit e tij.
Dhe bëjnë të rrënojnë
shpirtin tim
kur mungojë
të shesin për hiçgjë
ëndrrat e mia.
Ja pse fjalët 
thahen si gjethi
në buzën time të lagësht.
Do t’i shkruaj këto vargje
me duar të krejt të shtrira
ku të dëgjohet
tingulli i zemrës sime
katër herë
Nëse nuk do të vdes
do t’i jem superior
laringut dhe zërit tim
frymëmarrjes dhe këngës sime.
Jam korrësi
i ikuri i Qershorit
që shikon jetën dhe pasurinë e tij
të shkatërruar
dhe duke përfunduar
për kohën që humbet
rreh dhe sërish rreh
draprin si gips
Zgjodha të jap në vargjet e mia
këtë shtrirje të Kryqëzimit
dhe të bjerë rastësisht
diku sipër meje
griha e heshtjes.
Duhet në fund të fundit
të kap masën
e jashtë qendrës sime
në trupin e realitetit
të pres një pallto
nga mitet.
Jeta do të ketë shkuar
si një kullë e madhe e trishtuar
që e shpojnë erërat
rrymat rrahin portat
megjithatë asnjë kulm* nuk mbyllet.
Pushojnë të panjohur
të varfër dhe të lodhur jashtë mase
disa të armatosur-kush e di?
Barërat u rritën në hendeqe
kështu që të zvarritësh
më mirë nuk mundesh.
*kulm-çati prej dheu. 
Në këtë strehim
aq dosido
pleq dhe të rinj
u strehuan.
Askush nuk di
me siguri
ç’na mblodhi këtu
ndoshta është plotë ëndrra.
Disa kanë ftohtë,
të tjerët pinë
më të shumtit
kanë një sekret
që i ha përbrenda.
Herë pas herë kalojnë
mbretër pa fytyrë
të gjithë gjunjëzohen
përpara tyre.   
Kur isha i ri
më thoshin do të vijë shpejtë
fitorja e engjëjve.
Ah! Sa besova, sa besova
dhe na tani u bëra plak.
Koha e të rinjve
është si një tufë flokësh
që gjithnjë mbi sy
bie
dhe çka mbetet
tek pleqtë
është shumë e rëndë
dhe e shkurtër
për ta ngritur era.
 Dhe pyesin veten për parësorenpër atë që ja vlen
bile të jepesh,
shohin të paktat
që kryen
në monopatin e frikshëm
që lënë.
Hija më shumë se një pre
njerëzit e mi të varfër
për të ardhmen
që askujt nuk i përket
Vogëlushët e mi që luani në rrugë
fëmijë
sa e padyshimtë dhembshuria
që kamë për ju.
Shikoj se qëndron para jush
për keqardhje, për gjak, për ngurrimin,
s’kini për tu penduar
për iluzionet tona,
asnjë mësim
nga hapat tanë
të gabuar.
Për asgjë s’ju kemi pasur
nevojë
duhet të paguani koston
me radhën tuaj,-
-shikoj supet tuaj
të kërrusen
Në ballin tuaj
rrudhat e rutinës.
Sigurisht, sigurisht do të më thoni
Gjithmonë ishte disi kështu
por mendoni dhe të gjithë ata që
shikojnë gishtat e tyre
plotë jetë
duart e tyre gjithë mish
mes  ingranazhit.
Ta kthejmë.
Mendoni
dhe ata që nuk flisnin
për prangat e tyre.
Mund të kemi të drejtën
në humbjen e shpresës
të drejtën
e çlodhjes
për një çast?
Dhe do të vij një ditëqë do të keni
sipër jush diellin
e fitores.
Mbani mentë
dhe ne e dinim
dhe të tjerë u ngjitën
të heqin
flamurin e skllavërisë
nga  Akropoli
dhe i hodhën
ata dhe lavdinë e tyre
akoma të hutuar
në varrin e përbashkët
të historisë.
Do të kaloni andej
ku dhe ne
dikur kaluam.
Ju lexoj
si  libër i hapur
dëgjoj zemrën tuaj
të pulsojë
sikur  të pulsonte
zemra ime.
Do ta harxhoni
e di se
dhe  si
brenda jush
shuhet dhe heshtë,
se në vjeshtë
çngjyroset
si heshtja
rreth një trëndafili
dimëror.
Nuk i them ato
për të inkurajuar
duhet të shikojmë
në sy zbrazëtinë
që të dimë
 t’i triumfojmë.
Kënga
nuk është më pakë e bukur
kur humbet ngadalë
duhet të dimë gjetkë
ta dëgjojmë
ashtu si  rilind 
jehona në kodrina .
Nuk jemi vetëm
në këtë botë
që këndojmë
dhe drama është
tërësia  këngëve.
Është radha ime
ju lë dhe unë
si valltari
që çohet
për herë të fundit.
Mos e kritikoni
në sy
nëse tani e tradhton
ajo që mbartë brenda tij hije.
Nuk mund t’ju bëj më
dhurata të tjera
veç kësaj drite  të zymtë.
Njerëz të së nesërmes
i fryni  thëngjijve.
Përktheu: Vasil klironomi.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: