Friday, 30 September 2016

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Bashkimi Evropian ka heshtur për faktin që një shtet anëtar i tij, siç është shteti grek, ndodhet në gjendje lufte me një vend fqinj...







Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri :Bashkimi Evropian ka heshtur për faktin që një shtet anëtar i tij, siç është shteti grek, ndodhet në gjendje lufte me një vend fqinj...

Image result for eshref ymeri

I dashur Flori,

Me këtë shënim, Ju drejtohem Juve, si një moderator i talentuar i faqes autoritare të internetit " Agjencioni Floripress", e cila qëndron në pozitat e shëndosha të nacionalizmit shqiptar dhe të objektivitetit shkencor.

Siç e u bë e njohur nga mjetet e informimit masiv, Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, e ka njohur Çështjen Çame. Me këtë rast, zotëria i nderuar Jahanes Hahn, duhet falënderuar publikisht nga ana e qeverisë shqiptare për deklaratën e tij për Çështjen Çame.

 Deri tani, Bashkimi Evropian ka heshtur për faktin që një shtet anëtar i tij, siç është shteti grek, ndodhet në gjendje lufte me një vend fqinj, Republikën e Shqipërisë, që prej vitit 1940, sipas ligjit fashist të luftës që Athina vazhdon ta mbajë në fuqi.

Image result for europa map

Këtë paradoks Bashkimi Evropian e ka ditur që prej vitit 1981, kur Greqinë karagjoze e pranoi në radhët e veta, paçka se Greqia, sipas një deklarate të presidentit Karamanlis të po atij viti, përfaqëson një azil të çmendurish.

Evropa na njeh mirë se cilët jemi ne shqiptarët, grekosllavët na njohin mirë se cilët jemi, prandaj edhe qeshin dhe tallen me ne. Dhe kanë shumë të drejtë.

Sepse si është e mundur që Shqipëria arriti t’i lejojë vetes të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë më 08 maj 1971, duke e ditur që kjo e fundit kishte në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940?

 Ku është parë dhe ku është dëgjuar në mbarrë rruzullin tokësor, që dy vende, në gjendje lufte me ligj, të kenë lidhur ndonjëherë marrëdhënie diplomatike?

Një lëshim i tillë skandaloz, që iu bë shtetit shovinist grek, kishte për autor mercenarin e grekosllavizmit, me emrin Enver Hoxha.

Image result for bashkimi europian

Prandaj ambasadorja shoviniste greke, me emrin Eleni Sourani, ministri i jashtëm grek Kotzias, me prejardhje nazifashiste, janë në "të drejtën" e vet shoviniste kur deklarojnë se nuk ekziston Çështje Çame dhe, sipas tyre, gratë, fëmijët pleqtë e plakat çame “bashkëpunuan” me nazistët gjermanë dhe “bashkë” me ta u larguan për në Shqipëri.

Ministria e Jashtme greke nuk ka as turp as nder, prandaj edhe reagoi në një mënyrë aq të paturpshme ndaj deklaratës së Komisionerit të Nderuar Johanes Hahn, sepse asaj s’ia bën syri tërr, se e di që klasa politike shqiptare është mercenare e shovinizmit grekokaragjoz.

Trashëgimtarët e thekur të Enver Hoxhës i kemi në pushtet për më shumë se një çerek shekulli, prandaj edhe shtetit shovinist grek nuk i vunë asnjëherë si kusht kryesor heqjen e ligjit të luftës. Guvernatorin grek Janullatos e kemi në Tiranë, dhe klasën politike të Tiranës ai e ka vënë nën këmbë, duke përfaqësuar në hije një shtet shumë më të fuqishëm sesa shteti zyrtar shqiptar.

Në këto kushte, të gjitha përçapjet anësore, jashtë strukturave të shtetit shqiptar, për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe, për pasojë, të pronave të shqiptarëve të Çamërisë, si edhe të kthimit të tyre në vatrat amtare, janë thjesht rrahje uji në havan.

Image result for ligji i luftes me greqine dhe shqiperine

 Ligji i luftës është mburojë e pakapërcyeshme e shtetit shovinist grek. Me këtë ligj, Athina e ka mbyllur Çështjen Çame se është e bindur se në Shqipëri s’ka burra që t’i tregojnë vendin Greqisë. Prandaj ka plotësisht të drejtë Profesori i Universitetit të Oksfordit Xhejms Petifer, i cili thotë:
“Shqipëria ka qënë e paaftë të ribashkojë pjesët e copëtuara të territorit të saj” (Gazeta “Telegraf”. 08 maj 2012).



Image result for ligji i luftes me greqine dhe shqiperine

Të shikojmë se sa do ta ngrejë zërin në Bruksel Tirana zyrtare pas deklaratës aq objektive të Komisionerit Johanes Hahn.

___________________


img_7625.jpg

Ja çfarë tha fjalë për fjalë Johanes Hahn për Çështjen Çame


Pretendimet irredentiste kundër një shteti anëtar nga ana e koalicionit qeveritar të Shqipërisë

Më 5 qershor 2016, një ditë para vizitës së Ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri, Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke iu drejtuar konventës së “Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet” çame, referuar “shqiptarëve në Shqipërinë qëndrore, në Epir dhe Maqedoni “.

Më 6 qershor 2016, “Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet” e Çame, e cila ka ministra të rinj në qeverinë e Edi Ramës, organizoi një marshim nga sheshi qendror i Ministrisë së Punëve të Jashtme e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, deputet në parlamentin shqiptar.

Qëllimi i protestës që ishte toleruar nga autoritetet, e cila u zhvillua në hyrje të ndërtesës së Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndërkohë kur Ministri i Jashtëm grek po futej në ndërtesë për takimin me homologun e tij, Z. Bushati, protestuesit e kanë pritur me parulla të tilla si “Çamëria, nëna jonë, na pret ne!” në një përpjekje për të mos prezantuar realitetin historik.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria, një aplikant për anëtarësim në BE që nga 27 qershor 2014, ka marrë fonde para anëtarësimit në vlerë 649,4 milionë euro.

Në funksion të kësaj: Komisioni e konsideron këtë veprim të kësaj partie në qeverisje të jetë në frymën e një fqinjësie të mirë?

A do të marrë parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë?

Komisioneri Europian per Politiken e Fqinjesise Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, gjate nje takimi te Ministerialit te vendeve te Ballkanit Perendimor, organizuar ne Muzeun Arkeologjik ne Durres.

Përgjigjia e dhënë nga Z. Hahn në emër të Komisionit: Komisioni monitoron bashkëpunimin e ngushtë rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në vendet e zgjerimit.

Në Pakon e Zgjerimit 2015

(1) dhe raportin e tij për Shqipërinë

(2), Komisioni mirëpriti Shqipërinë, e cila ka vazhduar të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe për të ruajtur marrëdhëniet e mira fqinjësore, në përputhje me angazhimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Komisioni do të nxjerrë vlerësimin e tij të përditësuar në kuadër të Paketës së Zgjerimit 2016, të planifikuar për botim vjeshtën e ardhshme. Në nivelin politik, Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur.

Ndër të tjera, vizita e ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme në Athinë në muajin mars 2016 dhe vizita e ministrit grek të Punëve të Jashtme në Tiranë në qershor të vitit 2016, në kuadër të 25-vjetorit të Traktatit të Miqësisë dypalësh, ishin shenja të rinovohet angazhimi.



Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, edhe për dialog politik më të mirë. Komisioni mirëpriti se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale.

Këto përfshijnë caktimin e shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve, dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e përtërirë të tillë të rëndësishëm diplomatik, në këmbim të letrës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë.


_________________

“The Commission welcomed that the two countries are discussing the establishment of a joint mechanism, to be convened periodically, for the resolution of outstanding bilateral issues. These include the delimitation of Greek-Albanian continental shelf and maritime zones, the rights of persons belonging to minorities, and the Cham Issue.

Paketa e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për adresimin e çështjeve të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka marrë bekimin e Komisionit Europian.

Ka qenë komisioneri Johanes Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.

Image result for cameria

Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame. Floripress ka siguruar përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i ka kthyer shqetësimit të eurodeputetes greke Maria Spyraki lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.

Deputetja e nis që nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Konventën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe protestën e zhvilluar gjatë vizitës së ministrit grek në Tiranë. Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.

“A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?


A do të merren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë?”, pyeti eurodeputetja greke.

Përgjigjja e komisionerit Hahn ishte shumë e qartë. “Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë.

Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe.

Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe Çështjen Çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn.


_____________________

Tërbohen grekët me komisionerin Hahn. 

img_7649.jpg

Shpëtim Idrizi: Unë jam çam, unë jam Europian. 
 Reagon kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi:

 Keqardhje që shteti grek njehsohet me kriminelë si Napoleon Zerva dhe mbron krimet kundër njerëzimit. Ministria e Jashtme greke e ka vlerësuar të papranueshme deklaratën e komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, i cili i rekomandon Greqisë dhe Shqipërisë të zgjidhin së bashku Çështjen Çame dhe atë të kufijve detarë. Ministria e Jashtme greke deklaron: “Çështja Çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë të negociohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke”.

Pavarësisht kësaj deklarate, në agjendën e bisedimeve mes ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias,

img_7651.jpg
Çështja Çame është në krye të listës së problemeve të shtruara për zgjidhje. Deklarata e djeshme e zyrtarit të lartë të Brukselit ka shkaktuar reagimin e ashpër të shtetit grek, pasi për herë të parë Çështja Çame mbërrin në Bruksel, ku dhe kërkohet zgjidhje.

Lidhur me reagimin e Ministrisë së Jashtme greke, ka reaguar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Përmes një deklarate për mediat, ai shpreh keqardhjen për qëndrimin e shtetit grek duke e cilësuar si pergjigja e të fortit të lagjes dhe arrogancë e papranueshme e groteske. Deklarata Keqardhje e madhe për një vend të BE e vendin e Aristotelit. Reagimi i MJ greke më ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme dhe groteske.

Image result for cameria
I keqardhur për Qeverinë e sotme Greke që më detyron të them që është njësuar e mbron krimet e bandave vrastare të Napoleon Zervës.

 E ftoj Qeverinë Greke të distancohet nga krimet kundër njerëzimit e kompleksi i Makbethit. Deklarata e Komisionerit Hahn është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se Çështja Çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut.

Image result for cameria
Çështja Çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistojë qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë. Deklarata e BE përforcon qëndrimin e kahershëm të PDIU dhe Shoqatës “Çamëria” se integrimi europian i Shqipërisë dhe zgjidhja e Çështjes Çame janë e njëjta rrugë, pasi vetë Çështja Çame është çështje të drejtash evropiane. PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së Çështjes Çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Europian.

Fjala e Lire - Free Speech

No comments: